E rëndë në Maliq/ Vritet polici gjatë operacionit për kapjen e një personi në kërkim, plagoset dhe një tjetër (EMRAT)
Ngjarja në Maliq/ Zbardhen edhe identitetet e efektivëve 4 Qershor, 08:49 E rëndë në Maliq/ Vritet p...
Ngjarja në Maliq/ Zbardhen edhe identitetet e efektivëve 4 Qershor, 08:49 E rëndë në Maliq/ Vritet p...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
• Partia Demokratike dhe PBDNJ firmosën ditën e sotme marrëveshjen e koalicionit për zgjedhjet vendore të 14 majit. • Partia Demokratike i ka lënë tre zona te lira PBDNj në jug, në bashkinë Himarë, Finiq dhe Dropull. • Në Himarë garon Fredi Beleri, n3ë Finiq, garon Leonidha Hristu, në Dropull, Anastas Maneka. • Berisha u shpreh se ky koalicion synon që t’i kthejë bashkitë qytetarëve shqiptarë dhe të përmbysin monizmin.• Gjatë konferencës për mediat, Berisha deklaroi se janë në diskutime me PDIU-në. • Berisha foli sërish edhe për skandalin me ish-zyrtarin e lartë Charles McGonigal, duke kërkuar me këmbëngulje largimin e hetimin e kryeministrit Edi Rama.
10 artikuj për këtë temë.
TIRANË- Konferenca ku u firmos koalicioni parazgjedhor mes PD dhe PBDNJ-në u mbyll me shtrëngime duarsh dhe me një dhuratë. Kreu i PBDNJ, Vangjel Dule i dhuroi kreut të PD-së, Sali Berishës një libër. Berisha u duk i gëzuar nga dhurata.
Pas shtrëngimit të duarve, Berisha iu drejtua Dules duke thënë: “Mirë u pafshim, na vaftë mbarë edhe suksese! Do të fitojmë.”
TIRANË- Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka përshëndetur marrëveshjen e firmosur ditën e sotme midis Partisë Demokratike dhe PBDNJ-së. Meta e quan një hap të rëndësishëm në bashkëpunimin dhe bashkimin e opozitës për fitoren e 14 majit. Kreu i PL-së e quan këtë hap të rëndësishëm për ti dhënë fund monizmit në pushtetin vendor.
POSTIMI I METËS:
Përshëndesim marrëveshjen e sapo nënshkruar midis Partisë Demokratike dhe PBDNJ, si një hap i rëndësishëm i bashkëpunimit dhe bashkimit të opozitës për Fitoren e Ndryshimit në 14 Maj, për t’i dhënë fund monizmit në pushtetin vendor dhe rivendosur Llogaridhënien dhe kontrollin e qytetarëve!
Ditën e sotme, Partia Demokratike dhe PBDNJ firmosën marrëveshjen e koalicionit për zgjedhjet vendore të 14 majit. Partia Demokratike i ka lënë tre zona te lira PBDNj në jug, në bashkinë Himarë Finiq dhe Dropull.
TIRANË- Numri një i Partisë Demokratike, Sali Berisha kërkon dorëheqje nga kundërshtari i tij politik, Edi Rama. Në fjalën e tij gjatë një konference për shtyp, Berisha tha se kryeministri Edi Rama nuk mund të bëjë më asnjë hap për të shpëtuar veten.
"Rama është në panik, e kupton që ka nisur count-down. Foli për Big Brother, por e di që mediat e botës po çahen. Është afera që ka lënë pas çdo problem tjetër në mediat e botës. Nuk është pak ai, Rama nuk bën dot strucin më, të japë dorëheqjen. E shpëtuan njëherë me Bilalin, janë dy qytetarë amerikanë të dënuar për foton që bëri me Obamën. Ramën e kursyen si kryeministër. Tani ai ka bërë një akt që kurrë një vend partner nuk e bënte ndaj tjetrit dhe të dalë para drejtësisë, Duçka që ta dini ju është ish-drejtori i një konglomerati për 4 vite. A ju kujtohet një avion i gjatë që merrte Ramën, Tiranë-Kinë. Hipte dhe Olsi mbrapa. Atë e sillte kompania e Duçkës që ta dini ju. Është një hetim intensiv në SHBA dhe Duçka është një nga mafiozët më të rrezikshëm sot. Këto ngjarje tregojnë se mafia shqiptare është ndër më të rrezikshmet e botës,"-tha Berisha.
TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka kërkuar që ambasadorja amerikane në Shqipëri, Yuri Kim të dalë dhe të komentojë çështjen e arrestimit të ish-zyrtarit të lartë të FBI-së, Charles McGonigal në dosjen e të cilit përmendet edhe kryeministrit Edi Rama. Gjatë një konference për shtyp, Berisha tha se vetë ambasadorja ka përmendur një hetim të FBI në Shqipëri, ndaj dhe tani duhet që të dalë të sqarojë.
Ndërsa të gjithë aktivitetetin e saj në Shqipëri, Berisha tha se ia lë në dorë drejtësisë në SHBA për të hetuar.
Si e komentoni heshtjen e ambasadores Kim në Tiranë?
Berisha: Hetimi do të jetë kompleks. Oleg Deripaska ka arritur gjer në statusin e investitorit strategjik në Shqipëri. Kjo është e vërteta. Përveç të tjerash gjithçka do të hetohet. Dhe këtu ne nuk heqim dorë. Lidhur m e zonjën Kim, dihet botërisht qëndrimi im ndaj saj dhe i saj ndaj meje. Nuk mund të them se cili është roli i saj në aferën Rama-McGonigal, i takon drejtësisë në SHBA të bëjë hetimin e përgjithshëm. Ka vetëm një deklaratë, të cilën nëse u kujtohet, unë i jam përgjigjur flakë për flakë. Në një nga intervistat e saj, ajo shprehet se ka bërë hetime edhe FBI. Në këtë intervistë, ajo tha atë që DASH nuk e ka thënë kurrë. Tani që del lobimi i McGonigal, tani e din ajo nëse e përdori për të mbuluar gënjeshtrat e saj ndaj qeverisë amerikane për personin tim, unë ia la për hetim drejtësisë së SHBA. Ajo është qytetare e atij vendi mik dhe ata do e shqyrtojnë këtë punë.
TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka kërkuar largimin e kryeministrit Edi Rama nga detyra, pasi i doli emri në dosjen e hetuar nga FBI, ku në pranga përfundoi ish-zyrtari i lartë, Charles McGonigal. Në fjalën e tij, Berisha tha se e gjithë bota po zien me skandalin e publikuar, duke kërkuar menjëherë një hetim sa më të shpejtë në lidhje me ndikimin e kryeministrit Edi Rama.
"Këto janë të gjitha si i mbyturi që kapet në fijen e barit. Po zien bota, Shqipëria ka korruptuar dhe ka paguar shefin e inteligjencës së organizatës më të fuqishme në botë. Po për Duçkën dini gjëra. Keni dëgjuar për konglomertatin energjitik. Është nën hetim në Kinë dhe në SHBA. Edhe vetë Duçka që lidh Ramën me Sinaloan e Meksikës. Këto që lexoni janë thellësisht të redaktuara. Por janë vetëm maja e ajzbergut. Duçka me pasaportë qeveritare qarkullon. Një gjë e mbyll këtë punë, Rama është një përgjegjësi e madhe. Është krijesë e Sorosit. Edhe unë edhe njëherë e denoncoj para botës këtë rast. Po ja cilat janë pasojat. Kujt mund t'i shkonte ndërmend që Shqipëria të sillej me SHBA në këtë mënyrë. Është tejkaluar çdo vijë e mundshme, Rama duhet të ikë, përndryshe shqiptarët do e kthejnë,"-tha Berisha.
TIRANË- Ish-kryeministri Sali Berisha i është përgjigjur pyetjeve të sekretarit të Përgjithshëm të Partisë Socialiste, Damian Gjiknurit lidhur me çështjen e arrestimit të ish-zyrtarit të FBI-së, Charles McGonigal. Në fjalën e tij në një konferencë për shtyp, Berisha tha se ndryshe nga ç'pretendon Gjiknuri, ai nuk ka asnjë lidhje familjare me Agron Nezën.
PJESË NGA KONFERENCA:
Berisha: Edi Rama duhet të shkojë dhe të pësojë fatin e McGonigal. Ai ka kryer një nga aktet më të rënda. Tirana është një epiqendër botërore dhe Edi Rama nuk njeh asnjë parim. Asnjë vit më pak dënim nuk meriton Edi Rama. Ka kryer akte që nuk i bën kurrë kryeministri i një vendi. Ka përdorur elemente të policisë sekrete të Enver Hoxhës. Edi Rama duhet të zbërthehet do të ketë komision hetimor parlamentar. Do të ketë bashkëpunim me çdo institucion të SHBA për t'i shkuar deri në fund kësaj çështje. Lë hije të tmerrshme. Gjithë mediat e botës ziejnë se u pagua nga kryeministri shqiptar. E merrni me mend se çfarë përshtypjesh krijon kjo në botë. Ai duhet të ikë, nuk mund të ketë vend në qeverisje.
Gjiknuri foli për lidhjet tuaja me një prej personave që e keni akuzuar zotin Neza që tha se është kushëriri juaj, deklaratat i cilësoi për t'u ikur përgjegjësive për 21 janarin?
Berisha: Duhet të jetë kretin. Unë ia thashë Agron Nezën për shërbime, ai...Unë nuk e kam kushëri, nuk e njoh. Kam njohur të tjerë, por jo atë. Ai sekretari i PS është mafioz
TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha u pyet ditën e sotme nëse do të ketë marrëveshje me PDIU-në njëjtë siç bëri ditën e sotme me PBDNJ-në. Berisha tha se kanë vendosur disa kontakte mirëpo nuk ka asgjë për të thënë duke qënë se nuk kanë dalë në një përfundim. Nga ana tjetër, kreu i PD shtoi se nuk është i sigurtë nëse PDIU ka marrëveshje me maxhorancën.
PJESË NGA KONFERENCA:
Pyetja: Sot, keni lidhur me marrëveshje elektorale me Dulen, por me PDIU-së do të ketë një të tillë?
Berisha: Disa kontakte janë vendosur dhe them që më shumë nuk mund dhe nuk kam për të thënë. Unë nuk kam dijeni se PDIU ka marrëveshje me maxhorancën. Ne po diskutojmë.
Pyetja: Mbi ç'mekanizëm keni zgjedhur kandidaturat?
Dule: Kemi bashkëpunime me organizata që përfaqësojnë interesat e minoriteteve në vend. Në kuadër të tyre parashikohet dhe mënyra sesi do të zgjidhjen kandidaturat.

Një muaj më parë kishit qëndrime të kundërta për Mistotakis, e keni marrë bekimin e tij për koalicionin, pasi në Himarë u prit nga kandidati juaj?
Berisha: Nuk kishte asnjë dallim në deklaratat tona. Deklarata ime se kryeministri i Greqisë mund të vizitojë çdo vend. Nuk u pajtova me reagimet që ishin larg një realiteti.
Dule: Në lidhje me 'bekimin', në politikë nuk ka bekime. PBDNJ vendos me kritere që i ka në statutin e vetë duke marrë parasysh interesa në komunitetin që përfaqëson. As Mitsotakis, e as ndonjë kandidat tjetër grek, nuk ka imponuar individë apo dhe politika të caktuara.
Berisha: Një parti që përfaqëson interesat e minoritetit janë vlerë kombëtare. Një parti që merr përsipër në një mënyrë që të përfaqësojë një pakicë, pavarësisht se çfarë përqindje kap, ajo kryen një mision. Besoj se një vend demokratik këtë duhet të bëjmë.
TIRANË- Partia Demokratike dhe PBDNJ firmosën ditën e sotme marrëveshjen e koalicionit për zgjedhjet vendore të 14 majit. Partia Demokratike i ka lënë tre zona te lira PBDNj në jug, në bashkinë Himarë Finiq dhe Dropull.
Berisha u shpreh se ky koalicion synon që t’i kthejë bashkitë qytetarëve shqiptarë dhe të përmbysin monizmin.
'Shpreh kënaqësinë time dhe të PD për këtë marrëveshje me një aleat të hershëm të PD, me të cilin ne vendosim të bëjmë një betejë të përbashkët kundër monizmit të plotë, të vendosur nga regjimi më i korruptuar në Europë dhe botë, regjimi i Edi Ramës. Përmbysja e këtij monizmi është përparësi absolute e çdo qytetari të lirë, e çdo opozitari dhe në këtë kontekst, ne së bashku me PBDNJ, OMONIA-n, bashkojmë forcat me bindjen se me 14 maj do i japim një goditje fatale sistemit monist. Nga ana tjetër, ne synojmë që t’ju kthejmë bashkitë qytetarëve shqiptarë. T’i kthejmë bashkitë në shtëpitë e përbashkëta të qytetarëve shqiptarë. Qytetarët e parë të këtyre bashkive të kenë vetëdijen e plotë, përgjegjësinë e plotë, gatishmërinë e plotë për të funksionuar si shërbëtorë të këtyre qytetarëve. Për të përdorur në mënyrën më transparente dhe të ndershme të gjitha burimet njerëzore dhe materiale, financiare, të bashkisë, për të shfrytëzuar të gjitha potencialet e mëdha që çdo bashki ka sot në Shqipëri, së pari në interesin më të mirë të qytetarëve të atyre bashkive. Unë, duke falënderuar zotin Dule për mirëkuptimin dhe marrëveshjen që firmosëm, shpreh bindjen se kemi shënuar një hap shumë të rëndësishëm në realizimin e objektivave tona të përbashkëta.'- u shpreh Berisha.
Nga ana tjetër, Dule tha se ky bashkëpunim do të motivojë energjitë për partitë.
'Është bashkëpunim i hershëm me Pd dhe i suksesshëm si në opozitë ashtu dhe në qeverisje, do të veçoja 2005-2009.Bashkëpunimi ynë me të gjithë politikanët dhe aktivistët do të sjellim më 14 maj në çdo derë mesazhin se ata mund të ndryshojnë fatin e tyre dhe të familjes së tyre. Ne besojmë se do të motivojmë energjitë që duhen.'- tha Dule.
Në bashkinë e Himarës është vendosur te garojë Fredi Beleri, në bashkinë e Finiqit Leonidha Hristu dhe në Dropull, Anastas Maneka. Kreu i PBDNJ, Vangjel Dule më 21 janar zgjedhi 3 kandidatët për kryetarë bashkie që do garojnë në 14 maj, në mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm i Omonias.