Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
• Parlamenti Evropian ka mbajtur një seancë ditën e djeshme për zgjedhjet e 11 majit në Shqipëri. • Në seancë kanë folur eurodeputetët që kanë qenë pjesë e misionit të vëzhgimit në Shqipëri, Eurodeputeti gjerman Michael Gahler ka theksuar se mungesa e një fushe të barabartë loje dhe përdorimi i burimeve shtetërore për qëllime elektorale janë tregues të qartë të abuzimit me pushtetin. • Eurodeputeti gjerman i CDU, David McAllister ka deklaruar se zgjedhjet e 11 majit në Shqipëri janë njollosur nga abuzimi me burimet publike dhe blerja e votës. • McAllister theksoi se zgjedhjet u zhvilluan në një ambient thellësisht të polarizuar. • Ndërsa eurodeputeti Andrey Kovatchev tha në seancën e djeshme për Shqipërinë në Parlamentin Europian se sistemi politik mbetet thellësisht i polarizuar dhe i fragmentuar, me përplasje shqetësuese mes shumicës në pushtet dhe opozitës. • Kovatchev theksoi nevojën urgjente për përpjekje të mëtejshme, veçanërisht në luftën kundër korrupsionit dhe garantimin e pavarësisë dhe funksionimit të duhur të sistemit gjyqësor, të lirë nga ndikimi dhe ndërhyrja e padrejtë.
3 artikuj për këtë temë.
STRASBURG- Eurodeputeti Andrey Kovatchev tha në seancën e djeshme për Shqipërinë në Parlamentin Europian se sistemi politik mbetet thellësisht i polarizuar dhe i fragmentuar, me përplasje shqetësuese mes shumicës në pushtet dhe opozitës. Ai theksoi nevojën urgjente për përpjekje të mëtejshme, veçanërisht në luftën kundër korrupsionit dhe garantimin e pavarësisë dhe funksionimit të duhur të sistemit gjyqësor, të lirë nga ndikimi dhe ndërhyrja e padrejtë.
Kovatchev tha se në zgjedhje pati praktika të paligjshme dhe sfida të vazhdueshme, veçanërisht blerjen e votës dhe keqpërdorimin e burimeve publike nga partia në pushtet, të cilat u theksuan nga vëzhguesit ndërkombëtarë. Ai shtoi se autoritetet shqiptare duhet të respektojnë shtetin e së drejtës dhe të sigurojnë ndarjen e pushteteve, në mënyrë që të përparojnë në rrugën e tyre drejt Bashkimit Evropian.
Fjala e plotë e Kovatchev:
Në këtë drejtim, dua të theksoj nevojën urgjente për përpjekje të mëtejshme, veçanërisht në luftën kundër korrupsionit dhe garantimin e pavarësisë dhe funksionimit të duhur të sistemit gjyqësor, të lirë nga ndikimi dhe ndërhyrja e padrejtë.
Media e lirë dhe e pavarur. Sistemi politik i Shqipërisë mbetet thellësisht i polarizuar dhe i fragmentuar, me përplasje shqetësuese mes shumicës në pushtet dhe opozitës. Kjo u bë e dukshme në prag dhe gjatë zgjedhjeve parlamentare të 11 majit, me praktika të paligjshme dhe sfida të vazhdueshme, veçanërisht blerjen e votës dhe keqpërdorimin e burimeve publike nga partia në pushtet, të cilat u theksuan nga vëzhguesit ndërkombëtarë.
Një opozitë funksionale dhe një pluralizëm i vërtetë politik janë jetike për shëndetin e çdo sistemi demokratik. Prandaj, i bëj thirrje autoriteteve që të ndërmarrin veprime vendimtare për të zbatuar të gjitha rekomandimet përfundimtare të OSBE/ODIHR-it dhe për të trajtuar ankesat dhe sinjalet e marra gjatë procesit zgjedhor. Autoritetet shqiptare duhet të respektojnë shtetin e së drejtës dhe të sigurojnë ndarjen e pushteteve, në mënyrë që të përparojnë më tej në rrugën e tyre drejt Bashkimit Evropian.
TIRANË- Eurodeputeti gjerman i CDU, David McAllister ka deklaruar se zgjedhjet e 11 majit në Shqipëri janë njollosur nga abuzimi me burimet publike dhe blerja e votës. Gjatë fjalës së tij në seancën e djeshme të Parlamentit Evropian, McAllister theksoi se zgjedhjet u zhvilluan në një ambient thellësisht të polarizuar. Ndërkohë që në fund të fjalës së tij, shtoi se ka nevojë urgjente për përpjekje të reja nga Shqipëria në luftën kundër korrupsionit dhe për garantimin e pavarësisë së sistemit gjyqësor, të lirë nga ndikimi politik.
"Zgjedhjet parlamentare në maj të këtij viti u zhvilluan në një ambient thellësisht të polarizuar. Ka bojkotime të shpeshta të parlamentit, përplasje të vazhdueshme dhe mungesë dialogu të vërtetë. Siç dëgjuam edhe më herët, misioni ynë i vëzhgimit të zgjedhjeve, i udhëhequr nga kolegu ynë Michael Gahler, konfirmoi se këto zgjedhje ishin konkurruese, por u njollosën nga abuzimi me burimet publike dhe blerja e votës. Zbatimi i kufizuar nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve nuk arriti të siguronte një fushë loje të barabartë.
Rruga përpara kërkon më shumë sesa rregullime teknike. Ajo kërkon vullnet politik dhe një konsensus të gjerë. Reforma e vërtetë nuk mund të vijë nga një parti e vetme. Ajo kërkon dialog, besim dhe përfshirje midis të gjitha forcave politike shqiptare. Bashkimi Evropian, dhe veçanërisht Parlamenti Evropian, është i gatshëm të mbështesë përpjekjet e Shqipërisë për reformë," tha McAllister.
STRASBURG- Eurodeputeti gjerman Michael Gahler ka komentuar në seancën e djeshme të Parlamentit Evropuan zgjedhjet në Shqipëri. Gjatë fjalës së tij në Parlamentin Europian, Gahler theksoi se, ndonëse teknikisht zgjedhjet shkuan mirë, mungesa e një fushe të barabartë loje dhe përdorimi i burimeve shtetërore për qëllime elektorale janë tregues të qartë të abuzimit me pushtetin.
Sipas tij zgjedhjet u shoqëruan me akuza për pastrimin parash dhe ndikim nga grupet kriminale në ekonomi. Ndërkohë që në fund të fjalës së tij theksoi se këto struktura duhet të çmontohen përpara se Shqipëria të anëtarësohet në Bashkimin Evropian.
"Kam qenë në Shqipëri gjatë zgjedhjeve të fundit. Teknikisht ato shkuan mirë, por në fakt ne si vëzhgues dhe OSBE-ja, arritëm në përfundimin se nuk kishte një fushë loje të barabartë, sepse pati abuzim me pushtetin aktual, që do të thotë, për shembull, ata dhuruan një shumë prej 100 eurosh për pensionistët, pak përpara zgjedhjeve, ose që gjobat e trafikut, për gjobat e makinave, u anuluan dy ditë para zgjedhjeve.
Këto janë çështje që nuk duhet të ndodhin dhe që do të duhet të adresohen, përfshirë edhe rekomandimet që ende nuk janë zbatuar. Dhe vërtet, duhet të them, historitë që dëgjon, përveç vëzhgimit të zgjedhjeve, për strukturat që lidhen me pastrimin e parave, ky është një fakt. Ka 30,000 apartamente që qëndrojnë aty, bosh, sepse janë ndërtuar me para të pastruara, dhe njerëzit që kërkojnë banesa, nuk mund t’i përballojnë.
Ekzistojnë këto skema të trafikut të drogës, dhe duhet të shohim, dhe unë jam i bindur, që do ta menaxhojmë këtë, që këto struktura të mos përfitojnë nga hyrja në Bashkimin Evropian. Ato duhet të shkatërrohen përpara se ky vend të hyjë në BE. Faleminderit shumë," tha Gahler.