LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Pëllumb Gjoka emëroi Drejtorin e Policisë së Shkodrës, Bardhi zbulon bisedat: Më duhet Mondi aty (REAGIMET)

• Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike Gazment Bardhi ka publikuar përgjimet e SKY ECC gjatë seancës së sotme plenare ku tregon se kush e ka emëruar Drejtorin e Policisë së Shkodrës. • Sipas përgjimeve të publikuara nga Bardhi, drejtorin e Policisë e ka vendosur Pëllumb Gjoka, duke i kërkuar favor një miku të Ministrit të atëhereshëm të Brendshëm që ishte Taulant Balla. • Pas përgjimeve të publikuara nga Bardhi, ka ardhur reagimi i drejtorit të Policisë në Shkodër, Edmond Sulaj, i cili ka paralajmëruar se do të depozitojë një kallëzim penal kundër Bardhit. • Ministri i Brendshëm Evin Hoxha ka reaguar gjithashtu duke theksuar se bisedat e SKY ECC që Bardhi lexoi në Kuvend janë të vitit 2021, ndërsa Edmond Sulaj është emëruar në vitin 2023. • Në mbrojtje të Sulajt ka ardhur dhe deputeti socialist Erion Braçe, duke e cilësuar atë njeri të ndershëm. 

5 artikuj për këtë temë.

1 VITE ME PARE

"Dyqani i të mbathurave nuk do vlejë për pampers"/ Bardhi përplaset me Braçen: Për Bajrat do flas një seancë tjetër

Pëllumb Gjoka emëroi Drejtorin e Policisë së
Bardhi dhe Braçe

TIRANË- Deputeti socialist Erion Braçe është përplasur me kreun e grupit të PD-së Gazment Bardhi ditën e sotme në lidhje me përgjimet nga SKY ECC që ky i fundit publikoi në Kuvend. Braçe në Kuvend, tha se bisedat nuk janë të vitit 2023 sikundër pretendohet, por të 2020. Ndërsa Bardhi gjatë fjalës së tij theksoi se i referohet dokumenteve zyrtare që ndodhen në dosjet e SPAK.

Braçe: Po hapa bllokun unë për ata që janë zëdhënësa të krimit, dyqani i të mbathurave nuk do të vlejë për pampers.

Bardhi: Se kush i bën emërimet në Policinë e Shkodrës e dinë të gjithë. Për Bajrat do të flas një seancë tjetër, por sot po flas për emërimet e Pëllumb Gjokës.

1 VITE ME PARE

Bardhi nxori përgjimet në SKY ECC/ Drejtori i Policisë Shkodrës: Do depozitoj kallëzim penal për deputetin

Pëllumb Gjoka emëroi Drejtorin e Policisë së
Edmond Sulaj

TIRANË- Drejtori i Policisë së Shkodrës Edmond Sulaj ka reaguar pas akuzave të bëra nga Kreu i Grupit Parlamentar të PD-së Gazment Bardhi në Kuvend. Sula është shprehur në reagimin e tij se kjo është një shpifje që synon të cenojë figurën e tij.

Sulaj po ashtu thotë se është emëruar në këtë detyrë 3 vite pas periudhës së cilës i referohet Bardhi. Më tej ai shtoi se e do të procedoj me hapat ligjorë që parashikon ligji në fuqi, përfshirë edhe depozitimin e një kallëzimi penal. 

Postimi i Plotë:

Lidhur me disa deklarime të bëra nga një përfaqësues i një subjekti politik në seancën plenare të datës 12.09.2024 të Kuvendit të Republikës së Shqipërisë për disa insinuata për emërimin tim Drejtor të Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër, unë ndiej përgjegjësinë morale dhe profesionale të sqaroj opinion publik se këto deklarata të bëra sot, janë shpifje, të pabazuara dhe synojnë që të cenojnë figurën time në këtë proces të rëndësishëm të hapjes së konkurseve për pozicionet drejtuese në Policinë e Shtetit. Sqaroj opinionin publik se unë Drejtuesi i Parë Edmond Reis SULAJ, jam emëruar në këtë pozicion sipas Urdhrit të Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit nr. 6108, datë 11.10.2023. Sqarohet qartësisht se emërimi im, është kryer rreth 3 vite  më vonë se periudha kohore së cilës i referohet deklaruesi. Në vijim, informoj se do të procedoj me hapat ligjorë që parashikon ligji në fuqi, përfshirë edhe depozitimin e një kallëzimi penal. Faleminderit!

1 VITE ME PARE

"Ia keni dorëzuar policinë krimit", Hoxha i përgjigjet Bardhit: Edmond Sulaj u zgjodh me meritë, bisedat e Sky ECC janë të 2021, ai u emërua në 2023

Pëllumb Gjoka emëroi Drejtorin e Policisë së
gazment bardhi, ervin hoxha

TIRANË- Ministri i Brendshëm, Ervin Hoxha i është përgjigjur akuzave të kreut të Grupit Parlamentar të PD-së, Gazment Bardhit, i cili tha se drejtorin e policisë në Shkodër e kanë zgjedhur bandat e krimit. 

Hoxha tha se bisedat e SKY ECC që Bardhi lexoi në Kuvend janë të vitit 2021, ndërsa Edmond Sulaj është emëruar në vitin 2023. Më tej ministri tha se Sulaj është zgjedhur sipas meritës me konkurs.

"Zotëria Mondi është me gradën drejtues i parë dhe mban postin e drejtorit të Policisë në Shkodër. Kam punuar me Z Edmond Sulaj dhe është një nga oficerët në karrierë, që ka treguar aftësi dhe integritet gjatë gjithë karrierës së tij. Ai ka 27 vite punë. Sulaj ka marrë detyrën më 2023. Sulaj u zgjodh sipas meritës me konkurs.", tha Hoxha.

Bardhi i ka replikuar ministrit duke i thënë se iu deshën 5 orë për koordinim me Pëllumb Gjokën dhe se Hoxha ishte zëdhënësi i tij.

"Nuk përmenda raportin e EUROPOl. Nuk e di ca hyn këtu. Ju referova dokumentave zyrtare që ndodhen në dosjet e SPAK. Dhe po ta përsëris siç ti e di shumë mirë, në policinë e Shkodrës dy individë të ngrenë dhe të ulin. Bajrat për të cilët do të flas një ditë tjetër, me dokumenta se unë nuk flas pa dokumenta dhe Pëllumb Gjoka. Të fola për emërimin e Pëllumb Gjokës. Si zëdhënës i tij në këtë seancë, ke ndonjë përgjigje?! Ke përgjigje se Pëllumb Gjoka emëronte dhe shkarkonte drejtuesit në polici. Ke përgjigje, se “vëllai” o tij po i bëhej Ministër i Brendshëm. Ke përgjigje për këtë?! Mos më trego mua raportin e EUROPOL, se e di më mirë se ty”.", ishte replika e Bardhit.

Më herët në seancë, Bardhi tha se drejtori i policisë së Shkodrës u emërua një muaj pas emërimit të ministrit të Brendshëm, për të cilin demokrati tha se është përfaqësues i një prej bandave më të rrezikshme në vend.

“E dija që ishe ekspert i inceneratorë, por që të ishe ekspert i mbetjeve të rrezikshme këtë nuk na i kishte marrë mendja. E meqë fole që zotrote ja di mirë punëve të shtetit, Rai të akuzoi që je i lidhur me krimin e organizuar. Unë po të pyes ;SI ta quajnë drejtorin e policisë së Shkodrës, e di emrin? Ta them unë kush ta ka emëruar.

Kodi pin i Sky ECC, DGLXJM: O vëlla ka llafe për atë mikun tënd ministër të Brendshëm. Di gjë ti?

Përgjigjet kodi sky 7142D9: Po por kam frikë se nuk e bën

Ndërhyn prapë kodi DGLXJM: Mua Mondi më duhet një dimër aty vëlla.", tha Bardhi.

1 VITE ME PARE

Bardhi nxorri bisedat në SKY ECC/ Braçe: Mondi është një nga djemtë më të ndershëm që ka Policia e Shtetit

Pëllumb Gjoka emëroi Drejtorin e Policisë së
Erion Braçe

TIRANË- Deputeti socialist Erion Braçe i ka kthyer përgjigje kreut të grupit të PD-së Gazment Bardhi në lidhje me përgjimet në SKY Ecc që publikoi ditën e sotme. Nga Kuvendi, Braçe theksoi se Drejtori i Policisë së Shkodrës është një nga djemtë më të mirë dhe më të ndershëm që ka Policia e Shtetit. Po ashtu ai theksoi se Edmondi është ai polic që perefon të konsumojë ushqim në mensën e FNSH-së se sa të kapardisët në hotelet apo restorantet e luksit. 

"Një deputet u çua këtu dhe lexoi disa kode dhe e bën këtë në emër të prokurorisë dhe ngriti gishtin dhe ulëriti: Mondi i përfshirë në krimin e organizuar dhe kuysh është Mondi tha? Drejtori i Policisë së Shkodrës. Mondi, drejtori i policisë së Shkodrës është emëruar në tetor 2023. Mondi ai që njoh unë dhe që është drejtori i policisë Shkodër është një nga djemtë më të mirë që ka policia e shtetit, një nga djemtë më të ndershëm që ka policia e shtetit dhe që sot në Shkodër nuk kapardisët në hotelet apo restorantet e luksit por ha në mensën e FNSH atj. Mondi është një nga zyrtaret e policisë që ka vënë para përgjegjësisë çdokënd të përfshirë në ngjarjen e Peshkopisë pas vitesh harrese. Mondi është ai që merr kërcënimi për familjen dhe kurrë nuk ndalet dhe kurrë nuk i lë policët vetë atje”, tha Braçe.

1 VITE ME PARE

Bardhi lexon në Kuvend përgjimet e Sky ECC: Do ta them unë kush e emëroi drejtorin e policisë në Shkodër

Pëllumb Gjoka emëroi Drejtorin e Policisë së
gazment

TIRANË- Gjatë replikave të tij në interpelancë me kryeministrin Edi Rama për mbetjet toksike, kryetari i Grupit Parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi publikoi një komunikim në SKY ECC, që sipas tij tregun se kush e ka zgjedhur kreun e Policisë së Shkodrës.

Bardhi tha se ky drejtor i policisë së Shkodrës u emërua një muaj pas emërimit të ministrit të Brendshëm, për të cilin demokrati tha se është përfaqësues i një prej bandave më të rrezikshme në vend.

“E dija që ishe ekspert i inceneratorë, por që të ishe ekspert i mbetjeve të rrezikshme këtë nuk na i kishte marrë mendja. E meqë fole që zotrote ja di mirë punëve të shtetit, Rai të akuzoi që je i lidhur me krimin e organizuar. Unë po të pyes ;SI ta quajnë drejtorin e policisë së Shkodrës, e di emrin? Ta them unë kush ta ka emëruar.

Kodi pin i Sky ECC, DGLXJM: O vëlla ka llafe për atë mikun tënd ministër të Brendshëm. Di gjë ti?

Përgjigjet kodi sky 7142D9: Po por kam frikë se nuk e bën

Ndërhyn prapë kodi DGLXJM: Mua Mondi më duhet një dimër aty vëlla.

Në fakt Mondi është drejtori aktual i policisë Shkodër që u emërua një muaj pasi ky miku i ministrit të Brendshëm është përfaqësues i një prej bandave më të rrezikshme në vend u bë ministër i Brendshëm. Dhe vjen ti këtu dhe akuzon opozitën, se të thotë që je i lidhur me krimin e organizuar? Patjetër që do japësh llogari",tha Bardhi.

pëllumb gjoka edmond sulaj gazment bardhi

Sondazh

Poll

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Gjesti i veçantë i protestuesit, u dhuron lule efektivëve në shenjë solidariteti për policin e vrarë

Pas tre orësh protestë, turma vijon qëndresën: Dorëheqje!

Prej më shumë se tre orësh para Kryeministrisë, protestuesit ndezin flakadanë

"Kush s'kërcen nuk është shqiptar o hej"/ PAMJE me dron nga protesta madhështore për Zvërnecin

Thirrja e qytetarit të Rrjollit: Hajde rini, merre situatën në dorë dhe drejto vendin

Me flamuj dhe pankarta në duar, qytetarët e Durrësit sërish protestë për projektin në Zvërnec

Tentoi të futej në Kryeministri, protestuesja bën simbolin e shqiponjës

"Ne i duam parqet, lodrat, natyrën"/ Vogëlushi në protestë thirrje: Mbrojini për ne!

Protesta kundër projektit në Zvërnec/ Brohoret turma: Edi Rama o tradhtar, duhet lidhur me litar

Protesta për Zvërnecin, qytetarë mbajnë 1 minutë heshtje për efektivin e vrarë në krye të detyrës

"Ruani qetësinë, Ramën ta zhdukim me të mirë"/ Tensione në protestën kundër projektit në Zvërnec

PAMJE nga protesta madhështore kundër projektit në Zvërnec/ Oshëtin bulevardi: O pallosh o zagar

Mijëra protestues në shesh thirrje ndaj kryeministrit Rama: Duam dorëheqje

Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh

Mijëra qytetarë në Bulevard/ Thirrje kundër Ramës dhe Berishës: U ka ardhur fundi, në burg

Balla nga Kuvendi: Greqia u ka borxh shqiptarëve marrëveshjen për pensionet

Dita e 5-të e protestës për Zvërnecin/ Nis marshimi drejt bulevardit: Revolucion

Balla ‘thumbon’ Berishën: U trembe nga protestuesit që erdhën te selia e PD-së dhe ndryshove qëndrim

"Na keni ça k***"/ Noizy shpërthen keq ndaj protestuesve: Nuk po e shet njeri Shqipërinë!

'Zvërneci'/ Berisha: Ju jeni mafie si në Beograd. Të gjitha dokumentet ju i shumëzoni me zero

Berisha: Pse e fshihni kreun e Meduzës. Tokat në Zvërnec i ka rrëmbyer Pjerini nga Lezha dhe Agaçi

Reperi Gashi mbështet protestat për Zvërnecin: Fëmijët tanë nuk janë mysafir në tokën e tyre

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje