Laert Haxhia
TIRANË-Në dëshminë e Artan Tafani janë zbardhur dhe tre tentativat për të vrarë avokatin Adriatik Guri. Autorët kanë siguruar materialet dhe organizimin për të kryer vrasjen por kanë dështuar të treja herët.
Në të treja bashkëpunimet Laert Haxhiu rezulton të jetë prezent. Konkretisht, në muajin tetor 2021, në Lushnjë, ndaj Adriatik Guri (Doga), me profesion avokat, me autorë të dyshuar:
-Laert Haxhiu, 31 vjeç, lindur në Lushnjë;
-Artan (Marjus) Tafani, 39 vjeç, lindur në Lushnjë;
-Lulzim Spahija (Arapi), 28 vjeç, lindur në Lushnjë.
Më datë 06.07.2022, në Lushnjë, ndaj Rexhep Gina, me autorë të dyshuar:
-Laert Haxhiu, 31 vjeç, lindur në Lushnjë;
-Artan (Marjus) Tafani, 39 vjeç, lindur në Lushnjë;
-Lorenc Lala (alias Ilir Lamberti, alias Kristian Lala), 36 vjeç, banues në Lushnjë;
-Ederin Caushi, 36 vjeç, banues në Lushnjë;
-Fatjon Veliu, 36 vjeç, lindur në Berat.
Në muajin maj 2023, në Lushnjë, ndaj Genci Hida, me autorë të dyshuar:
-Laert Haxhiu, 31 vjeç, lindur në Lushnjë;
-Artan (Marjus) Tafani, 39 vjeç, lindur në Lushnjë;
-Kristi Bixheku, 28 vjeç, banues në Lushnjë.
Si u zbardhën 6 vrasjet e bujshme?
Artan Tafani, 39-vjeçari i arrestuar 4 ditë më parë, pasi ishte në kërkim për vjedhjen në një 'Exchange', ka pranuar të bëhet bashkëpunëtor i drejtësisë duke zbërthyer 20 ngjarje të rënda kriminale, mes tyre dhe 6 vrasje. 39-vjeçari, i cili rezulton të jetë pjesë e bandës kriminale të Laert Haxhiut, në Lushnjë, ka zbuluar se dy prej vrasjeve të zbardhura kanë ndodhur në Greqi ndërsa 4 të tjerat kanë ndodhur në Elbasan Korçë, Lushnje, Tepelenë.
6 vrasjet e bujshme janë: Çajup Selimi, Alban Semaku, Albi Bashaliu, Lulzim Qorri, Fridmand Xhaferraj, Dikens Halili.
Pas zbardhjes, Policia ka nisur një operacion, i cili është shtrirë në disa qytete të vendit. Deri tani rezultojnë 12 të arrestuar dhe 4 në kërkim.