LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Përballja Kosovë-Serbi për çështjen e dinarit në OKB/ Mediat serbe censurojnë fjalën e Kurtit, Rama: Seancë e pakuptimtë

• Në seancën e djeshme në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara është diskutuar në lidhje me çështjen e dinarit në Kosovë. • Kjo seancë u zhvillua pas kërkesës së Serbisë pas hyrjes në fuqi të rregullores së Bankës Qendrore të Kosovës ku I hodhën akuza ndaj Kurtit se vendimi për heqjen e dinarit serb po ndëshkon popullatën serbe në Kosovë. • Udhëheqësit e Kosovës dhe Serbisë shkëmbyen akuza të rënda. • Vuçiç akuzoi Kryeministrin Kurti se po pamundëson jetën e serbëve që jetojnë atje. • Ndërsa Kurti i hodhi poshtë si të pavërteta akuzat e Vuçiç dhe tha se institucionet e Kosovës do të sigurojnë një tranzicion për serbët e Kosovës rreth përdorimit të dinarit serb.• Ambasadorja amerikane në OKB, Linda Thomas-Greenfield kritikoi Prishtinën për veprime të pakoordinuara dhe Beogradin për shmangie të përgjegjësisë për sulmin në Banjskë vitin e kaluar dhe u bëri thirrje Kosovës dhe Serbisë të përmbahen nga “veprimet e pakoordinuara dhe përshkallëzuese”. • Në lidhje me seancën e zhvilluar ka reaguar edhe ish-drejtor i çështjeve evropiane në Këshillin e Sigurisë Kombëtare të Shteteve të Bashkuara, Charles Kupchan i cili u shpreh se Kurti dhe Vuçiç kanë mbetur te mosmarrëveshjet e së kaluarës në vend se të fokusohen tek e ardhmja. • Edhe kryeministri Edi Rama ka komentuar seancën ku theksoi se seanca ishte e pakuptimë dhe se Këshilli i Sigurimit nuk është vendi për të zgjedhur mosmarrëveshje të tilla. • Rama theksoi se dy vendet duhet që të fokusohen në dialog mes njëra-tjetrës. • Diskutimi është transmetuar drejtpërdrejt ndërkohë Serbia mësohet se nuk ka transmetuar replikat e Kurtit. • Këtë situatë e ka njoftuar Këshilltari i zëvendëskryeministrit, Klisman Kadiu i cili përmes një postimi në Facebook ka bërë me dije se në televizionin shtetëror të Serbisë transmetimi është ndërprerë sapo fjalën e ka marrë Kurti.

4 artikuj për këtë temë.

2 VITE ME PARE

Përplasja e Serbisë dhe Kosovës në Këshillin e Sigurimit për dinarin serb, Rama: Seancë pa kuptim

Përballja Kosovë-Serbi për çështjen e dinarit në

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka komentuar seancën në Këshilin e Sigurimit të OKB-së të kreut të qeverisë së Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit serb Aleksandër Vuçiç për heqjen e dinarit. Me anë të një postimi në X, Rama theksoi se seanca ishte e pakuptimë dhe se Këshilli i Sigurimit nuk është vendi për të zgjedhur mosmarrëveshje të tilla. Po ashtu, Rama theksoi se dy vendet duhet që të fokusohen në dialog mes njëra-tjetrës. 

Postimi i Ramës:

Ishte një seancë pa kuptim. Këshilli i Sigurimit i OKB-së është e qartë se nuk është vendi për asgjë që lidhet me Kosovën. Si dy vende sovrane që aspirojnë anëtarësimin në BE, Kosova dhe Serbia duhet të përqendrohen plotësisht në dialogun e lehtësuar nga BE-ja dhe të fokusohen në arritjen e marrëveshjeve për qarkullimin financiar, shërbimin postar, taksimin e dyfishtë dhe të gjitha çështjet e tjera që përfitojnë jetën e përditshme të njerëzve të zakonshëm. njerëzve, duke siguruar edhe një të ardhme paqësore për brezat e ardhshëm. Ndërsa qëndrojmë pranë Kosovës në parandalimin e çdo kërcënimi të jashtëm, Shqipëria do të vazhdojë t'i theksojë lidershipit kosovar rëndësinë e koordinimit të ngushtë me aleatët e saj kryesorë. Qëndrimi i palëkundur dhe i vazhdueshëm së bashku me ta tregon ndjenjën e vizionit dhe përgjegjësisë shtetërore, ndërkohë që çdo rast i qëndrimit të vetëm në rrugën e njohjes së plotë e zbeh pozitën e vendit në sferën publike të marrëdhënieve ndërkombëtare.

2 VITE ME PARE

Çështja e dinarit në Këshillin e Sigurimit/ Mediat serbe censurojnë Kurtin, ndërpresin transmetimin sapo ai nis fjalimin

Përballja Kosovë-Serbi për çështjen e dinarit në
Albin Kurti

SHBA- Në seancën e djeshme në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara është diskutuar në lidhje me çështjen e dinarit në Kosovë. Kjo seancë u zhvillua pas kërkesës së Serbisë pas hyrjes në fuqi të rregullores së Bankës Qendrore të Kosovës ku hodhën akuza ndaj Kurtit se vendimi për heqjen e dinarit serb po ndëshkon popullatën serbe në Kosovë teksa Vuçiç listoi grupimet e popullatës serbe në Kosovë që preken nga ky vendim.

Diskutimi është transmetuar drejtpërdrejt ndërkohë që Kosovën e ka përfaqësuar kryeministri Albin Kurti e Serbinë presidenti, Aleksandar Vuçiç. Edhe pse Serbia ka kërkuar seancë në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara mesa duket Serbia nuk i ka tranmetuar replikat e Kurtit. Këtë situatë e ka njoftuar Këshilltari i zëvendëskryeministrit, Klisman Kadiu i cili përmes një postimi në Facebook ku ka bërë me dijë se në televizionin shtetëror të Serbisë transmetimi është ndërprerë sapo fjalën e ka marrë Kurti. Kadiu këtë situatë e ka përshkruar si censurë.

“Në Serbi transmetimi është ndërprerë me fillimin e fjalimit të kryeministrit Kurti. Aq shumë për lirinë e medias dhe informacionin në Serbi. Censura. Fatkeqësisht, serbët atje nuk janë në gjendje të dëgjojnë për realitetin dhe të vërtetat. Vuçiç është në panik dhe frikë të madhe, përballë Republikës së Kosovës, një shtet progresiv dhe demokratik," shkruan Kadiu.

2 VITE ME PARE

"Kanë mbetur te mosmarrëveshjet e së kaluarës", Kupchan për REL: Kurti dhe Vuçiç po vështirësojnë zgjidhjen duke luajtur me karta nacionaliste

Përballja Kosovë-Serbi për çështjen e dinarit në
Charles Kupchan

SHBA- Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, po bën veprime të panevojshme provokuese, thotë Charles Kupchan, profesor në Universitetin Georgetown dhe ish-drejtor i çështjeve evropiane në Këshillin e Sigurisë Kombëtare të Shteteve të Bashkuara.

“Nuk mendoj se kjo është në interesin e Kosovës. Nëse kthehemi në vitin 1999 dhe menjëherë pas vitit 2008, Serbia është parë si problem, Serbia është parë si vend që e vështirësonte jetën, duke nxitur telashe në veri të Kosovës dhe duke refuzuar të angazhohej në normalizimin e marrëdhënieve”, thotë Kupchan në intervistën dhënë Radios Evropa e Lirë.

Sipas tij, të dy udhëheqësit - Kurti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç - kanë mbetur te mosmarrëveshjet e së kaluarës, në vend se të fokusohen tek e ardhmja.

Radio Evropa e Lirë: Kishte një debat të nxehtë mbrëmjen e së enjtes midis kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiç. Ata u përballën në një mbledhje të Këshillit të Sigurimit të OKB-së për ndalimin e dinarit serb në Kosovë. Si e komentoni ju debatin rreth kësaj çështjeje?

Charles Kupchan: Ky është edhe një tjetër rund i dialogut të ashpër mes Kurtit dhe Vuçiçit. Pavarësisht faktit se Marrëveshja e Ohrit, e ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian, është në tryezë, marrëdhëniet mes Kosovës dhe Serbisë duket se po kthehen prapa dhe nuk po ecin përpara.

Unë mendoj se kryeministri Kurti është duke bërë disa veprime të panevojshme provokuese. Ka qenë çështja e letërnjoftimeve, e targave, e instalimit të kryetarëve [shqiptarë] në veri, për të cilët ka votuar një përqindje shumë e vogël e banorëve... tani u thotë serbëve se nuk mund t’i përdorin dinarët më, ekziston vetëm një monedhë zyrtare dhe ajo është euroja.

A i ka të justifikueshme këto gjëra? Po, sepse çdo vend sovran duhet të jetë në gjendje të thotë se ne kemi monedhën tonë, euro... ose të ketë një autoritet përgjegjës për lëshimin e targave. Por, duket se Kurti po i ndërmerr këto veprime duke luajtur me një kartë nacionaliste - me ç’gjë e vështirëson përparimin e Marrëveshjes së Ohrit.

Debati në Këshill të Sigurimit:

Unë nuk mendoj se kjo është në interesin e Kosovës. Nëse kthehemi në vitin 1999 dhe menjëherë pas vitit 2008 [kur Kosova ka shpallur pavarësinë], Serbia është parë si problem, Serbia është parë si vend që e vështirësonte jetën, duke nxitur telashe në veri të Kosovës dhe duke refuzuar të angazhohej në normalizimin e marrëdhënieve. Tani, Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian kritikojnë Kosovën. Pra, nga një këndvështrim i gjerë, nuk jam i sigurt se këto veprime - edhe nëse janë të justifikueshme për sa u përket të drejtave sovrane - janë të dobishme.

Radio Evropa e Lirë: Me çfarë sfidash potenciale mund të përballet Kosova në aspektin e mbështetjes dhe partneritetit ndërkombëtar?

Charles Kupchan: Mendoj se kemi dëgjuar tashmë disa paralajmërime të hidhura, në formën e mesazheve të qarta se Kosova nuk do të jetë në rrugën e anëtarësimit në organizatat ndërkombëtare - BE, NATO - nëse nuk ec në rrugën e normalizimit. Flitet edhe për çështjen e ndihmës ekonomike.

Tani për tani, këto janë pjesë e bindjes, e komunikimit diskret me kryeministrin Kurti dhe anëtarët e tjerë të Qeverisë së Kosovës që të sillen në mënyrë më konstruktive. Por, një pjesë vjen edhe në formën e disa llojeve të dënimeve, në përpjekje për ta kthyer Prishtinën në një drejtim më pozitiv. Gjithsesi, unë nuk dua të them se Vuçiq është një person bashkëpunues, i cili është i gatshëm të bëjë marrëveshje me Kosovën. Ai luan me kartën e tij nacionaliste, ai bën dhe thotë gjëra provokuese, po ashtu. Pra, kjo është një rrugë dydrejtimëshe. Do të duhen kompromise të dhimbshme nga të dyja palët për t’i zgjidhur këto mosmarrëveshje të kahershme.

Radio Evropa e Lirë: Më lejoni t’i kthehem takimit në Këshill të Sigurimit, ku Vuçiq tha se “jeta e serbëve në Kosovë po bëhet e pamundur”, ndërsa Kurti tha se Serbia “duhet të ndalojë financimin e kriminelëve dhe terroristëve në Kosovë”. Ku mund të çojë kjo retorikë?

Charles Kupchan: Kemi parë tashmë incidente, përfshirë dhunën e turmës së armatosur në Banjskë. Kemi dëgjuar se Serbia i ka mobilizuar forcat e saj të armatosura, në përgjigje të kësaj dhune. NATO-ja ka diskutuar rritjen e nivelit të forcës së saj brenda Kosovës, si mënyrë për të ruajtur paqen dhe për t’u siguruar që dhuna të mos shpërthejë.

Por, vetë fakti se po diskutojmë për një rikthim të mundshëm në dhunë, që biseda ka marrë një kthesë të tillë... mendoj se është një shenjë se ne nuk jemi në një pozitë të mirë tani. Unë mendoj se kjo është edhe një nga arsyet përse Shtetet e Bashkuara dhe partnerët e tyre në Evropë e kanë intensifikuar angazhimin diplomatik, duke u folur hapur dhe drejtpërdrejt të dyja palëve - Prishtinës dhe Beogradit - për rëndësinë e ecjes përpara dhe të normalizimit.

Radio Evropa e Lirë: Kur bëhet fjalë për normalizimin e marrëdhënieve, a duhet ta shtyjë Kosova zbatimin e vendimit për dinarin?

Charles Kupchan: Po. Nëse shohim se çfarë përfiton Kosova kundrejt kostos së një vendimi të tillë, mendoj se duhet të lihet në pritje. Nuk kemi nevojë për më shumë masa që rrisin tensionet.

A po i mban Serbia institucionet paralele? Po. A po u dërgon Serbia fonde serbëve në veri? Po. A po bën gjëra që i inkurajojnë serbët që të mos integrohen plotësisht në Kosovë? Po. E përsëris, kjo është një rrugë me dy drejtime. Por, mua më duket se nuk është një investim i mirë e afatgjatë për Qeverinë në Prishtinë që të bëjë gjëra që në bashkësinë ndërkombëtare shihen si provokuese dhe të panevojshme.

Radio Evropa e Lirë: Në Këshillin e Sigurimit kishte thirrje edhe për themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe në Kosovë. A mendoni se mosmarrëveshjet e fundit mund ta ndikojnë atë?

Charles Kupchan: Asociacioni ka qenë pengesë prej fillimit. Me sa kuptoj, problemi tani mund të përshkruhet në këtë mënyrë: “cila është më e vjetër - pula apo veza”. BE-ja ka nxjerrë një propozim [v.j. draft-statutin për Asociacionin] që Kurti e ka pranuar, por ka thënë se nuk do ta zbatojë atë derisa Vuçiq ta nënshkruajë Marrëveshjen [e Ohrit].

Vuçiq thotë: si mund ta nënshkruaj marrëveshjen nëse ju nuk i keni ndërmarrë hapat e nevojshëm për të siguruar Asociacionin dhe për t’u siguruar serbëve nivelin e vetëqeverisjes që është në përputhje me marrëveshjen? Unë mendoj se jemi afër marrëveshjes, por mosmarrëveshjet që i pamë në Këshill të Sigurimit, retorika e ashpër që shohim si nga Vuçiç, ashtu edhe nga Kurti, nuk i ndihmojnë gjërat.

Radio Evropa e Lirë: A mendoni se mund të gjendet ndonjë qasje alternative që mund t’i përmbushë të dyja palët?

Charles Kupchan: Unë mendoj se kompromisi, i cili është në fokus, është tërheqës. Janë dashur vite punë. Ka pasur negociata të vështira në Bruksel, në Ohër, bisedime të tjera, presion nga SHBA-ja dhe BE-ja. Unë do të hezitoja të thosha se kjo nuk po funksionon dhe po kalojmë në planin B.

Mendoj se, së paku tani për tani, Marrëveshja e Ohrit është e mirë. Dhe, është e rëndësishme që të gjendet një mënyrë për të bindur Kurtin dhe Vuçiqin që të vazhdojnë me kompromiset, me vendimet e vështira politike që duhet t’i marrin. Një pjesë e problemit me këto bllokada për dinarin dhe mosmarrëveshje të tjera, lidhet me debatin e ashpër dhe me grindjet mes liderëve. E gjithë kjo ndikon në qëndrimet e publikut.

Kjo, pastaj, e vështirëson marrjen e vendimeve të vështira për Kurtin dhe Vuçiçin, sepse ata nuk besojnë se opinioni i tyre publik i mbështet. Kjo e ndërlikon situatën, sepse, në fund, Kurti dhe Vuçiq duhet ta ndjejnë mbështetjen e popullatës së tyre dhe të dy duhet të bëjnë një punë më të mirë në përgatitjen e qytetarëve për t’iu ofruar mbështetje. Kjo do të kërkojë deklarata publike dhe edukim më të fokusuar në të ardhmen, e jo përsëritje të mosmarrëveshjeve nga e kaluara.

Radio Evropa e Lirë: Muajin e ardhshëm do të bëhet një vit nga Marrëveshja e Ohrit dhe nuk kishte ndonjë përparim të rëndësishëm në zbatimin e saj...

Charles Kupchan: Ky është një realitet i kthjellët.

Radio Evropa e Lirë: Këtë vit ka zgjedhje në Shtetet e Bashkuara. Çfarë mund të presë Kosova nga një mandat i dytë i presidentit Joe Bidenit dhe çfarë nga mandati i mundshëm i presidentit Donald Trump?

Charles Kupchan: Është interesante që administrata e Trumpit - e cila nuk ka qenë aspak pro-atlantike, nuk ka qenë shumë e prirë drejt Evropës, BE-së dhe NATO-s - është angazhuar në Kosovë, duke siguruar një marrëveshje që synonte përmirësimin e marrëdhënieve ekonomike me Serbinë.

Në njëfarë mënyre, është bërë një përjashtim në qasjen e gjerë të administratës Trump ndaj Evropës. Kështu që, unë nuk dua të sugjeroj se nëse Trump zgjidhet, kjo vëmendje e SHBA-së do të zhduket. Mendoj se është e vështirë të konstatohet përse ai është fokusuar në këtë çështje, përse është angazhuar në atë mënyrë. Trump është një person disi i paparashikueshëm.

Nëse Biden rizgjidhet, mendoj se do të jemi dëshmitarë të angazhimit të mëtejshëm, të diplomacisë dhe të trysnisë së madhe. Unë, gjithashtu, besoj se nëse Trump zgjidhet, ai do të vazhdojë në të njëjtën rrugë, për të gjetur një zgjidhje për mosmarrëveshjet e kamotshme [mes Kosovës dhe Serbisë]. SHBA-ja, partnerët evropianë dhe aktorë të tjerë duhet të vazhdojnë t’i inkurajojnë të dyja palët që të pajtohen. Do të ishte gabim të thuhet që kjo marrëveshje e ka një vit, por nuk po zbatohet, ndaj duhet harruar.

Mendoj se ky është ndoshta shansi më i mirë që nga viti 2008, kur Kosova ka shpallur pavarësinë, dhe ne duhet të vazhdojmë të punojmë për të përfituar prej saj.

Marrë nga REL

2 VITE ME PARE

Çështja e dinarit në Këshillin e Sigurimit/ Kosova dhe Serbia "përplasje" gjatë seancës, VOA: Kurti dhe Vuçiç shkëmbyen akuza të rënda

Përballja Kosovë-Serbi për çështjen e dinarit në
SeancA e Këshillit të Sigurimit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara

SHBA- Në seancën e Këshillit të Sigurimit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara, udhëheqësit e Kosovës dhe Serbisë shkëmbyen sot akuza të rënda, përfshirë rreth zbatimit të vendimit për kufizimin e importit të dinarit serb në Kosovë, ndërkohë që ambasadorët e vendeve perëndimore kërkuan nga palët të përmbahen nga veprimet e njëanshme që mund të çojnë drejt përshkallëzimit të situatës.

Presidenti serb Aleksandar Vuçiç, që kishte kërkuar seancën e Këshillit të Sigurimit të OKB-së në Nju Jork për të diskutuar për zhvillimet në Kosovë, akuzoi Kryeministrin Kurti se po pamundëson jetën e serbëve që jetojnë atje.

Institucionet e Kosovës “kanë krijuar kushte të padurueshme të jetesës për serbët dhe tani ata po ndërmarrin sulme gjithëpërfshirëse, sistematike kundër civilëve serbë, si dhe po i përndjekin ata. Një situatë e tillë, në mungesë të një reagimi të duhur, mund të shkaktojë dëm të pariparueshëm për mbijetesën e popullit serb në Kosovë,” deklaroi zoti Vuçiç, duke shtuar se ata varen nga mbështetja financiare e buxhetit të Serbisë për pensionet dhe shërbimet e tjera bazë, përfshirë ato të kujdesit mjekësor dhe social, si dhe të arsimit.

Sipas tij, vendimi për heqjen nga qarkullimi të dinarit është “goditje e drejtpërdrejt ndaj mbijetesës së serbëve dhe të themelimit të Asociacionit të komunave me shumicë serbe në Kosovë.

“Është pikërisht krijimi i kushteve të padurueshme të jetesës dhe mohimi i mundësisë për të mbijetuar që ka për qëllim regjimi në Prishtinë, i cili përmes akteve të këtilla te dhunës strukturore po intensifikon sulmet sistematike kundër popullatës serbe, të cilat janë mirë të planifikuara me vite dhe përmes të cilave përndjekja e hapur e serbëve në Kosovë ka filluar.”

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, i cili për herë të parë mori pjesë në një seancë të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, i hodhi poshtë si të pavërteta akuzat e zotit Vuçiç dhe tha se institucionet e Kosovës do të sigurojnë një tranzicion për serbët e Kosovës rreth përdorimit të dinarit serb.

“Beogradi po i bie këmbanës… për shkak se po ndalojmë thasë parash në kufi. Po ankohen jo për shkak se janë të brengosur për fatin e serbëve të Kosovës, por për shkak se është gati t’iu mbyllet kanali fitimprurës i parasë së jashtëligjshme në veri të Kosovës”, deklaroi kryeministri Kurti.

Ai akuzoi Serbinë se po sillet si “kali i Trojës i Kremlinit” në rajon dhe shtoi se “rregullorja në asnjë mënyrë nuk ndalon dhe as nuk pengon qeverinë e Serbisë që t’u japë përkrahje financiare serbëve të Kosovës”.

“Çfarëdo pretendimi për të kundërtën nuk është asgjë më shumë se propagandë e rreme që ka për qëllim të nxisë tensione etnike”, tha zoti Kurti.

Sipas tij, “Beogradi nuk mund të lejohet pafundësisht të financojë kriminelët dhe terroristët e tij në Kosovë me shuma parash që qarkullojnë lirshëm dhe jashtëligjshëm në vendin tonë”.

Ambasadorja amerikane në OKB Linda Thomas-Greenfield kritikoi Prishtinën për veprime të pakoordinuara dhe Beogradin për shmangie të përgjegjësisë për sulmin në Banjskë vitin e kaluar.

Ajo u bëri thirrje Kosovës dhe Serbisë të përmbahen nga “veprimet e pakoordinuara dhe përshkallëzuese” dhe kritikoi institucionet e Kosovës për “veprimet e fundit të pakoordinuara” ndaj institucioneve komunale të mbështetura nga Serbia në pjesën perëndimore të Kosovës dhe ndaj organizatës joqeveritare “Qendra për Paqe dhe Tolerancë” në Prishtinë.

“Këto veprime nuk përputhen me përkushtimin e Kosovës për të punuar përmes dialogut të lehtësuar nga Bashkimi Evropian për t’i dhënë përgjigje çështjeve që prekin mirëqenien e minoritetit serb”, deklaroi ajo. “Dhe ato dëmtojnë rrugëtimin drejt normalizimit mes Kosovës dhe Serbisë”.

Ajo tha se zbatimi i vendimit të Bankës Qendrore të Kosovës është bërë “pa përgatitje të mjaftueshme apo konsultime me popullatën vendase”.

“Përsërisim thirrjen që zbatimi i këtij plani të shtyhet menjëherë deri në vendosjen e procedurave të duhura në përputhje me standardet dhe praktikat evropiane… dhe popullata e prekur të jetë informuar,” deklaroi ambasadorja Thomas-Greenfield. Sipas saj, pengesat në shpërndarjen e fondeve nga Serbia “duhet të minimizohen” gjatë kësaj periudhe të tranzicionit.

Përfaqësuesja amerikane në OKB gjithashtu përsëriti dënimin e sulmeve “të koordinuara, të dhunshme paraushtarake serbe ndaj policisë së Kosovës” në Manastirin e Banjskës më 24 shtator, gjatë të cili u vra një polic i Kosovës.

“Katër muaj kanë kaluar që nga ky sulm dhe Serbia ende nuk po i mban përgjegjës ata që janë të përfshirë në planifikimin dhe ekzekutimin e tij. Në fakt, udhëheqësi i vetëshpallur i sulmit mbetet i lirë në Serbi”, deklaroi ajo, duke i bërë thirrje Serbisë që “t’i mbajë plotësisht përgjegjës drejtuesit dhe organizatorët e sulmit të 24 shtatorit”.

“Serbia duhet gjithashtu të punojë me KFOR-in për t’u siguruar që një sulm i tillë të mos përsëritet”.

Ambasadorja amerikane Thomas-Greenfield tha se dialogu për normalizim mes Kosovës dhe Serbisë duhet të vazhdojë nën udhëheqjen e BE-së dhe jo në OKB.

Marrë nga VOA

keshilli i sigurimit te komebeve te bashkuara kosova kurti vuçiç

Sondazh

Poll

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë

"Kryeministri gënjeu"/ Gazetarja thirrje qytetarëve: Ai që të vjedh sot, do e bëjë dhe nesër