LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Përfshihet nga flakët kodra mbi resortin luksoz "Zoe Hora", dyshohet se fishekzjarret e hedhura nga kompleksi shkaktuan zjarrin, aktive ende vatrat në malin e Tomorrit dhe Bulqizë

• Një zjarr i madh ka rënë mbrëmjen e djeshme në Dhërmi ndërsa flakët rrethuan kodrën mbi resortin luksoz "Zoe Hora". • Dyshohet se në kompleksin "Zoe Hora" janë hedhur fishekzjarre të cilat më pas kanë bërë që të krijohet zjarri i cili ka dalë nga kontrolli.• Nga pamjet e publikuara nga vendi i ngjarjes duken flakët të cilat kanë pushtuar kodrën pranë kompleksit. • Nga zjarri në Dhërmi, mbrëmë u dogj kodra sipër fshatit Dhërmi pas një feste private me fishekzjarre në njërin prej resorteve aty pranë. • Hedhja në mënyrë të papërgjegjshme e fishekzjarre dhe temperaturat e larta kanë sjellë që të nisë një zjarr i madh ndërsa në lidhje me ngjarjen ska asnjë reagim.• Nëse në vendet e tjera si për shembull Greqia arreston 13 persona pasi i vunë zjarrin pyllit me fishekzjarre këtu te ne nuk tregohet as arsyeja e vërtetë sesi shpërtheu zjarri. • Madje nuk merret as iniciativa për të dalë me një njoftim zyrtar për ngjarjen. • Ndwrkohw ministria e Mbrojtes ka dalë më nje njoftim në lidhje me situatën e zjarreve në 24 orët e fundit. • Mësohet se janë regjistruar 44 vatra nga të cilat 34 janë shuar dhe 10 të tjera janë aktive. • Sipas ministrisë së Mbrojtes vatrat aktive aktualisht janë në zonat malore, pyje dhe kullota, larg qendrave të banuara, si në malin e Tomorrit, malin e Thatë në Prespë, bjeshkët e Bolotekut dhe malin Tërnovë në Bulqizë. •  Për izolimin dhe shuarjen e plotë të vatrave të zjarrit janë angazhuar 275 forca zjarrfikëse, 219 forca ushtarake, 44 efektive nga policia e shtetit, 161 struktura të emergjencës civile të pushtetit lokal, 52 nga administrata e zonave të mbrojtura, 54 shërbimi pyjor, si dhe 98 vullnetarë. •  Forca Ajrore me efektivët dhe mjetet janë në gatishmëri të plotë. 

4 artikuj për këtë temë.

1 VITE ME PARE

Dyshimet, fishekzjarret në kompleksin "Zoe Hora" shkaktuan zjarrin në Dhërmi, a po heton policia rastin?

Përfshihet nga flakët kodra mbi resortin luksoz "Zoe Hora",
Zjarri

DHËRMI- Një zjarr i madh ka rënë mbrëmjen e djeshme në Dhërmi ndërsa flakët rrethuan kodrën mbi resortin luksoz "Zoe Hora". Por çfarë e shkaktoi këtë zjarr në mes të natës? Dyshohet se në kompleksin "Zoe Hora" janë hedhur fishekzjarre të cilat më pas kanë bërë që të krijohet zjarri i cili ka dalë nga kontrolli. Nga pamjet e publikuara nga vendi i ngjarjes duken flakët të cilat kanë pushtuar kodrën pranë kompleksit.

Ndërkohë një pyetje e cila lind është a ka nisur ende hetimet policia. Pasi kohët e fundit policia është akuzuar për fshehje të ngjarjeve, mos ndoshta edhe në këtë rast ngjarja është tentuar të kalojë pa shumë bujë. Në Shqipëri arrestimet bëhet për arsye nga më të pakuptimtat ndërsa për veprat e rënda nuk merret asnjë masë. Në rastin e zjarrit në Dhërmi, mbrëmë u dogj kodra sipër fshatit Dhërmi pas një feste private me fishekzjarre në njërin prej resorteve aty pranë.

Hedhja në mënyrë të papërgjegjshme e fishekzjarre dhe temperaturat e larta kanë sjellë që të nisë një zjarr i madh ndërsa në lidhje me ngjarjen ska asnjë reagim. Nëse në vendet e tjera si për shembull Greqia arreston 13 persona pasi i vunë zjarrin pyllit me fishekzjarre këtu te ne nuk tregohet as arsyeja e vërtetë sesi shpërtheu zjarri. Madje nuk merret as iniciativa për të dalë me një njoftim zyrtar për ngjarjen.

1 VITE ME PARE

Situata me zjarret në vend/ Ministria e Mbrojtjes: Nga 44 vatra, 34 janë shuar dhe 10 janë aktive!

Përfshihet nga flakët kodra mbi resortin luksoz "Zoe Hora",
Foto ilustruese

TIRANË-Ministria e Mbrojtes ka dalë më nje njoftim në lidhje me situatën e zjarreve në 24 orët e fundit. Mësohet se janë regjistruar 44 vatra nga të cilat 34 janë shuar dhe 10 të tjera janë aktive. 

Sipas ministrisë së Mbrojtes vatrat aktive aktualisht janë në zonat malore, pyje dhe kullota, larg qendrave të banuara, si në malin e Tomorrit, malin e Thatë në Prespë, bjeshkët e Bolotekut dhe malin Tërnovë në Bulqizë. Për izolimin dhe shuarjen e plotë të vatrave të zjarrit janë angazhuar 275 forca zjarrfikëse, 219 forca ushtarake, 44 efektive nga policia e shtetit, 161 struktura të emergjencës civile të pushtetit lokal, 52 nga administrata e zonave të mbrojtura, 54 shërbimi pyjor, si dhe 98 vullnetarë. Forca Ajrore me efektivët dhe mjetet janë në gatishmëri të plotë.

Situata e zjarreve në vend

Gjatë 24 orëve të fundit janë evidentuar 44 vatra zjarri në zona të ndryshme të vendit, nga të cilat 34 janë shuar dhe janë vënë nën kontroll, ndërsa 10 vatra mbeten ende aktive, por janë nën monitorim pa ndërprerje. Gjatë ditës së sotme, strukturat Operacionale në nivel vendor dhe qendror, mbështetur edhe me ndërhyrje nga ajri nga ekipi rumun janë angazhuar për shuarjen dhe izolimin e vatrave të zjarrit.


Vijojnë të jenë aktive vatrat e zjarrit në malin e Tomorrit, malin e Thatë në Prespë, bjeshkët e Bollotekut dhe malin e Tërnovës në Bulqizë, të cilat janë larg qendrave të banuara. Për izolimin dhe shuarjen e plotë të vatrave të zjarrit janë angazhuar 275 forca zjarrfikëse, 219 forca ushtarake, 44 efektive nga policia e shtetit, 161 struktura të emergjencës civile të pushtetit lokal, 52 nga administrata e zonave të mbrojtura, 54 shërbimi pyjor, si dhe 98 vullnetarë. Forca Ajrore me efektivët dhe mjetet janë në gatishmëri të plotë.


Vlerësojmë punën e bërë deri tani nga bashkitë e prekura nga zjarret dhe u kërkojmë të angazhohen maksimalisht, të informojnë publikun dhe komunitetin e rrezikuar, të sigurojnë funksionimin e sistemit të monitorimit, të paralajmërimit të hershëm, të njoftimit dhe të alarmit në territorin e tyre si dhe të informojnë në kohë Prefektin e Qarkut dhe Agjencinë Kombëtare të Mbrojtjes Civile lidhur me situatat e zjarreve.


I ftojmë gjithashtu të bashkëpunojnë me bashkitë fqinje, duke angazhuar kapacitetet në përballimin e zjarreve. U kërkojmë autoriteteve lokale, në zbatim të ligjit, të mbajnë në gatishmëri strukturat e sistemit të mbrojtjes civile si dhe të aktivizojnë kapacitetet e subjekteve publike e private për përballimin dhe lehtësimin e situatës nga zjarret.  Ministria e Mbrojtjes, Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile dhe të gjitha institucionet dhe strukturat e sistemit të mbrojtjes civile do të vijojnë pa ndërprerje ndjekjen e situatës dhe angazhimin e të gjitha kapaciteteve në nivel kombëtar dhe ndërkombëtar sipas rastit.

1 VITE ME PARE

Zjarret në Fier djegin 4 hektarë me shkurre, shefi i shërbimit zjarrfikës: Situata sot më e qetë

Përfshihet nga flakët kodra mbi resortin luksoz "Zoe Hora",
Foto ilustruese

MALLAKASTËR- Situata në vatrën e zjarrit ne fshatin Mushonj – Bardhaj- Cerril paraqitet me e qetë ditën e sotme. Sipas shefit të shërbimit zjarrfikës, sot nuk ka vatra aktive në perimetrin e jashtëm te saj ndërkohë që 20 punonjës te strukturave të Bashkisë Mallakastër po bëjnë kontrollin e perimetrit të jashtëm të vatrës së zjarrit.

Perimetri i jashtëm po monitorohet me 1 mjet zjarrfikës dhe 5 efektivë të MZSH për çdo situatë të papritur. Mbrëmjen e djeshme në Fshatin  Metoh, Njësia Adm. Aranitas, bashkia Mallakastër, rreth orës 21:00 ka pasur një vatër zjarri e cila është izoluar në orët e para të mëngjesit. Si pasojë e këtij zjarri janë djegur rreth 4 ha me shkurre. Nga strukturat e tjera vendore të M.Civile, Qarku Fier, deri në këto momente nuk raportohen situata problematike.

1 VITE ME PARE

FOTO/ Përfshihet nga flakët gjatë natës Dhërmiu, flakët rrethojnë kodrën mbi resortin luksoz "Zoe Hora"

Përfshihet nga flakët kodra mbi resortin luksoz "Zoe Hora",
Zjarri

DHËRMI- Një zjarr është ndezuar gjatë natës në Dhërmi. Nga pamjet e publikuar anga vendi i ngjarjes shihen kodra të kësaj zone të përshirë nga flakët. Deri më tani nuk dihet situata në terren, nëse flakët janë lokalizuar apo jo.

Vendi yne prej ditësh është pushtuar nga vatra të shumta zjarri të cilat janë favorizuar edhe nga era si dhe nga temperaturaturat e larta. Gjithashtu është raportuar se shumë vatra zjarri kanë qenë të qëllimshme.  Zjarri dyshohet se ka qenë i qëllimshëm dhe brenda pak minutave ka "përpirë" gjithë kodrën mbi fshatin e Dhërmiut. Zjarri ka rënë në zonën pranë një prej resorteve më luksoze me vila "Zoe Hora". Resorti turistik është ndërtuar mbi themelet e shtëpive 200-400 vjeçare, siç ishin projektuar dikur nga ish-banorët e Dhërmiut, kohë më parë.

Fshati turistik është ndërtuar nga firma “Gjikuria” e Florenc dhe Milo Gjikurisë, ndërsa zyrtarisht pronësia e resortit "Zoe Hora" i përket zonjës Xheni Gjikuria, pronare e 100% të kuotave të kapitalit të kompanisë "COAST TO COAST".

 

zjarr ministria e mbrojtjes dhermi

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj