Tronditet Elbasani/ Një person qëllon drejt një lokali, plagosen tre persona. Autori largohet menjëherë nga vendngjarja (EMRAT)
Plagosja me armë zjarri në Elbasan/ Sherri mes adoleshentëve nisi në një lokal 20 Korrik, 21:14 ...
Plagosja me armë zjarri në Elbasan/ Sherri mes adoleshentëve nisi në një lokal 20 Korrik, 21:14 ...
Dita e 51-të e protestës/ Nis organizimi i protestuesve në sheshin “Skënderbej”: Rama jepe dorëheqjen! 20 ...
"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time 20 Korr...
Berisha: Ja tre zyrtarët që kanë qenë në Aruba, SPAK fsheh emrat e tyre sepse është seksion i Partisë So...
• Prokuroria e Posaçme ka përfunduar hetimet për koncesionin e sterilizimit dhe i komunikuar akuzën për shpërdorim detyre ish-ministrit të Shëndetësisë, Ilir Beqja. • Ish-ministri Beqaj ka mbërritur mëngjesin e sotëm (18 mars) në ambientet e SPAK, ku po seanca gjyqësore po vijon. • Për koncesionin 100 milionë euro të Sterilizimit në pranga janë vënë 2 persona, ish zv.ministri Klodian Rjepaj dhe biznesmeni Ilir Rrapaj. • Ndërsa në hetim janë 8 persona të tjerë, mes tyre edhe ish ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj. • Beqaj pas komunikimit të akuzës u shpreh për mediat se sipas tij prokuroria nuk hetoi dy elementët kryesor të çështjes, procesin e sterilizimit dhe uljen e përdorimit të antibiotikëve.
2 artikuj për këtë temë.

TIRANË-Ilir Beqaj ish-ministri i Shëndetësisë ka folur për mediat pas komunikimit të akuzës nga SPAK ditën e sotme. Beqaj ka thënë përpara gazetarëve se sipas tij hetimi është jo i plotë dhe se garantimin e kujdesit shëndetësor e ka pasur mision.
Nga ana tjetër Beqaj tha se sipas tij nuk janë hetuar dy elementë kryesor, nga siguria që tha procesi i sterilizimit në operacione dhe ulja e antibiotikëve. Midis të tjerash Beqaj shtoi se ky koncesion dhe proces, sipas tij i ka kursyer shtetit shumë para.
"Garantimi i kujdesit shëndetësor e kam pasur detyrim dhe mision. Të përdorësh me efiçensë fondet, është detyrë. Por t’i përdorësh me eficensë është akoma më e mirë. Prokuroria në 50 muaj nuk ia doli të hetojë procesin e sterilizimit, uljen e ditëve të përdorimit të antibiotikut në spital. Janë kursyer para”, u shpreh ai.
Ish-ministri dhe 8 persona të tjerë, mes tyre ish-zyrtarë dhe biznesmenë, janë zyrtarisht nën akuzë nga SPAK për dosjen për koncesionin e sterilizimit. Në daljet e tij mediatike, Beqaj ka mohuar akuzën e shpërdorimit të detyrës, ndërsa ka qenë i hapur për hetime.
TIRANË-SPAK ka përfunduar hetimet për dosjen dhe mëngjesin e sotëm ish-ministrit i është komunikuar akuza shpërdorim detyre kryer në bashkëpunim për koncesionin e sterilizimit.
Beqaj dhe 8 persona të tjerë, mes tyre ish-zyrtarë dhe biznesmenë, janë zyrtarisht nën akuzë nga SPAK për dosjen për koncesionin e sterilizimit.
Ish-ministri Beqaj ka mohuar akuzën e shpërdorimit të detyrës në daljet e tij mediatike, ndërsa ka qenë i hapur për hetime.