Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
• Zjarret kanë mbërthyer vendin, ndërsa situata u përkeqësua në disa zona gjatë natës. • Në Borsh flakët iu afruan zonës së plazhit, ndërsa rruga Himarë-Sarandë pranë Borshit u bë e pakalueshme. • Sipas raportimeve, autoritetet kanë evakuuar rreth 40 banorë të cilët jetonin në banesat që rrezikohen nga zjarri masiv, si dhe pushuesit e akomoduar në hotelet e Borshit. • Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu ka bërë me dije se në Borsh, Piqeras dhe Sasaj ka rinisur ndërhyrja nga ajri me dy helikopterë për fikjen e zjarreve dhe situata aktualisht është e stabiziluar. • Mali i Shashicës në afërsi të fshatit Kaninë është përfshirë gjithashtu mbrëmjen e djeshme nga një zjarr që mori përmasa masive. • Bëhet me dije se flakët kanë përfshirë një sipërfaqe të madhe me bimësi të dendur. • Kjo vatër zjarri dyshohet se është ndezur qëllimisht, ndërsa në pranga lidhur me këtë është vënë shtetasi E.F., banues në Kaninë, ndaj të cilit ka nisur procedim penal për veprën penale “Shkatërrim i pronës me zjarr”, dhe hetimet vijojnë për zbardhjen e plotë të ngjarjes. • Motivi i zjarrvënies dyshohet të jetë hapja e kullotave të reja për bagëtinë, një praktikë e ndaluar që ka sjellë pasoja të rënda mjedisore dhe rrezik për banorët lokalë. • Lidhur me situatën e zjarreve ka reaguar sot edhe kryeministri Edi Rama, i cili ka postuar disa foto nga aksionet për shuarjen e zjarreve. • Kryeministri shprehet se çdo efektiv i Forcave të Armatosura dhe i Policisë së Shtetit meriton falenderim dhe respekt për punën që po bëjnë. • Ministria e Mbrojtjes në një përditësim të fundit, ka bërë me dije se gjatë 24 orëve të fundit janë evidentuar 45 vatra zjarri nga të cilat 21 janë ende aktive, 16 vatra nën monitorim dhe 8 janë shuar. • Nga zjarri në Qafë Buall në Bulqizë raportohet se janë evakuuar 6 banesa. • Në monitorim mbeten vatrat në Fshatin Ulëz, bashkia Mat; në Livadhet e Peladhisë, bashkia Bulqizë; Në Majën e Paliskës, dhe në vendin e quajtur Sashic, bashkia Vlorë; Në fshatin Markat, Bashkia Konispol; Në vendin e quajtur pyjet e Gurakuqit, bashkia Librazhd; Në fshatin Dishnicë, bashkia Korçë; në fshatin Strelcë, bashkia Maliq; Në fshatin Muzhakë, bashkia Skrapar; Në fshatin Konisbaltë, bashkia Dimal; Në fshatin Paftal, bashkia Berat, në zonën e Shpiragut; në fshatin Zgërbonjë, bashkia Poliçan; në vendin e quajtur Gryka e Motinës, mbi fshatin Dragobi, në malin Sukë, fshati Mamëz, bashkia Kukës; • Sot priten reshje të dobëta në qarkun e Shkodrës dhe lokale të dobëta në shumicën e qarqe të vendit, ndërsa theksohet se rreziku për zjarr mbetet i lartë në të gjitha qarqet. • Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu, përmes një postimi në rrjetet sociale, thotë se në Kalasë të Delvinës situata është nën kontroll dhe se operacionet do vijojnë gjatë gjithë natës. • Vengu shkruan se pas disa orëve ndërhyrje nga ajri, Forcat e Armatosura dhe MZSH kanë intensifikuar luftën me zjarrin në terren, si pasojë e erërave të forta që kanë ngacmuar flakët. • Sipas tij, fatmirësisht zjarri ndodhet larg zonave të banuara. • Ministri shton se efektivët do të vijojnë angazhimin e tyre gjatë gjithë natës, nën monitorimin dhe orientimin e dronëve.
19 artikuj për këtë temë.
KONISPOL- Vatra e zjarrit në fshatin Shalës, Bashkia Konispol vijon të jetë problematike. Gjithashtu sipas raportimeve, situata e rëndë nga zjarri paraqitet në lagjen Barç në fshatin Shalës, ku rrezikohen shtëpitë.
Bëhet me dije se në terren ndodhen 3 mjete zjarrfikëse, banorë dhe efektivë policie.
DELVINA- Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu, përmes një postimi në rrjetet sociale, thotë se në Kalasë të Delvinës situata është nën kontroll dhe se operacionet do vijojnë gjatë gjithë natës.
Vengu shkruan se pas disa orëve ndërhyrje nga ajri, Forcat e Armatosura dhe MZSH kanë intensifikuar luftën me zjarrin në terren, si pasojë e erërave të forta që kanë ngacmuar flakët.
Sipas tij, fatmirësisht zjarri ndodhet larg zonave të banuara. Ministri shton se efektivët do të vijojnë angazhimin e tyre gjatë gjithë natës, nën monitorimin dhe orientimin e dronëve.
POSTIMI:
Kalasë • Pas disa orëve ndërhyrje nga ajri , #FA dhe #MZSH kanë intensifikuar luftën me zjarrin në terren si pasojë e erërave të forta që kanë ngacmuar flakët.
Fatmirësisht zjarri ndodhet larg zonava të banuara, teksa efektivët tanë do vazhdojnë angazhimin e tyre gjatë gjithë natës, nën monitorimin dhe orientimin e dronëve.
SARANDA- Situata kritike me zjarret vion edhe në zonat përrteh Sarandës. Në pamjet e siguruara nga Dosja.al vërehet se sipërfaqe të tëra toke kryesisht në male dhe kodrina vijojnë të shkrumbohen nga flakët intensive.
Përveç zjarrit që duket të ketë marrë përmasa kritike, edhe tymi tashmë ka mbyluar zonën. Më herët Ministria e Mbrojtes deklaroi se në aksion janë angazhuar zjarrfikësit e Delvinës dhe Sarandës, efektivët e Forcave të Armatosura, zjarrfikës nga Baza e Mbështetjes së Emergjencave Civile dhe një helikopter Black Hawk.
GJIROKASTRA- Vijon beteja me flakët edhe në zonat p⌂rreth Gjirokastrës teksa një vatër e rrezikshme është shfaqur në pyllin e mbrojtur në fshatin Zhulat, ku zjarrfikësit, në bashkëpunim me forcat mbështetëse, kanë ndërhyrë intensivisht për izolimin e flakëve. Bëhet me dije se falë punës në terren, të gjitha vatrat e arritshme janë izoluar, ndërsa në disa zona vijon aktivizimi i flakëve, për shkak të pamundësisë së ndërhyrjes.
Një tjetër vatër problematike është regjistruar në malin e fshatit Fushë-Bardhë, ku prej orës 04:00 të mëngjesit deri në orën 17:10 është zhvilluar një ndërhyrje e koordinuar. Mësohet se vatrat u izoluan plotësisht, duke parandaluar përhapjen e flakëve në zona të banuara ose me rrezik të lartë.
DELVINA- Në fshatin Kalasë të Delvinës, situata paraqitet serioze për shkak të përhapjes së zjarrit nga era e fuqishme pranë zonës së banuar.


Bëhet me dije se në aksion janë angazhuar zjarrfikësit e Delvinës dhe Sarandës, efektivët e Forcave të Armatosura, zjarrfikës nga Baza e Mbështetjes së Emergjencave Civile dhe një helikopter Black Hawk.


Gjithashtu mësohet se Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu, dhe Kryetari i Bashkisë Delvinë Besmir Veli ndodhen në terren, ku po ndjekin nga afër operacionin në mbështetje të banorëve dhe përpjekjet për minimizimin e rrezikut për jetën e qytetarëve.

TIRANA- Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha ka bërë një reagim në rrjetet sociale duke publikuar disa pamje nga situata e zjarreve në vend. Berisha shkruan se Shqipëria gjendet "nën flakë" si kurrë më parë. Ai shton se mbi 50 vatra zjarri përhapen me shpjetësi në të katër anët e vendit duke djegur pyje, pemishte por dhe banesa. Sipas tij, kryeministri Edi Rama me satelit kontrollon tendat dhe karriget duke shkatërruar mijëra vende pune.
POSTIMI:
Shqipëria në flakë si kurrë më parë! Mbi 50 vatra zjarri përhapen me shpjetësi në të katër anët e vendit duke djegur pyje, pemishte por dhe banesa. Ramaduro me satelit kontrollon tendat dhe karriget në betejë me Lali Vjedhësin duke shkatërruar mijëra vende pune!
KONISPOL- Vijojnë problemet nga zjarret në disa zona të vendit teksa raportohet se dy vatra aktive janë edhe pranë fshatit Markat, bashkia Konispol. Sipas informacioneve, vatrat ndodhen konkretisht në vendet e quajtura Pllakoti dhe Kokotraf.
Momentalisht mësohet se zjarri po djeg sipërfaqe me pemë frutore dhe ullinj, ndërsa forcat zjarrfikëse të Konispolit dhe banorët janë angazhuar në përpjekjet për shuarjen e flakëve.
Gjithashtu bëhet me dije se për shkak të terrenit të vështirë dhe mungesës së aksesit për mjete të rënda, shuarja po kryhet me mjete manuale.
DELVINA- Vijon situata serioze në Delvinë nga zjarret teksa mësohet se pasditen e sotme, flakët kanë përparuar edhe drejt fshatit Kalasë. Sipas raportimeve paraprake, nga zjarri rrezikohen të digjen edhe banesat ndërsa policia ka nisur evakuimin e banorëve.
Ndërkohë, banorët kanë kërkuar edhe ndihmë nga ajri për të bërë të mundur shuarjen e zjarrit. Gjithashtu mësohet se drejt vendit të ngjarje janë nisur dhe po shkojnë edhe 2 zjarrfikëse nga Himara.
DIBRA- Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura, Arben Kingji, ndodhej sot në zonën e Qafës së Buallit dhe Planit të Bardhë në Bulqizë, në krye të operacionit për shuarjen e dy vatrave aktive të zjarrit. Me anë të një videoje të postuar nga Ministria e Mbrojtjes, Kingji konfirmoi se 35 trupa të FA janë angazhuar vetëm në këtë zonë. Gjithashtu ai tha se në koordinim me Emergjencat Civile dhe Agjencinë e Mbrojtjes Civile janë marrë të gjitha masat edhe për evakuim.
"Që në orët e para të mëngjesit jemi në zonën e Bulqizës, sepse jemi në rajonin e Qafës së Buallit ku jemi të angazhuar 35 forca pasi kemi dy vatra zjarri, njëra është këtu në Bulqizë dhe tjetra është në qafën e buallit. FA në zbatimin dhe koordinim të plotë me emergjencat civile po punojnë në gjithë qarqet e vendit.
Në qarkun Dibër, jemi në Qafën e Buallit dhe Bulqizës, në Lezhë jemi në Rrëshen, në Vlorë jemi në Himarë, Piqeras dhe në Kaninë. Në Berat kemi në Galinë, në Gjirokastër në Fushë- Bardhë dhe në qarkun e Korçës jemi në Pustec. Nëse do të kërkohet evakuim janë marr masat e plota. Jemi në kordinim edhe me agjencinë e mbrojtjes civile, FA janë të angazhuar në përballimin me sukses të kësaj situate", tha Kingji.
VLORA- Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu, në përfundim të mbledhjes së Komitetit të Emergjencave Civile në Vlorë, tha se angazhimi i institucioneve është i plotë dhe po punohet intensivisht për rikthimin e normalitetit në zonat e prekura nga zjarret. Ministri tha se janë shuar vatrat e zjarrit në aksin Borsh-Piqeras-Lukovë dhe zjarri në Kaninë, ndërsa theksoi se forcat zjarrfikëse janë në terren për të monitoruar situatën nga afër. Ai ka shtuar se forcat në tokë mbeten të angazhuar që vatrat të mos rindizen.
"Sapo kemi përmbyllur një mbledhje të Komitetit të Emergjencave Civile në prezencë edhe të ministres së Turizmit Mirela Kumbaro në zonat e prekura orët e fundit nga zjarret në Vlorë. Jemi në një situatë ku po përpiqemi që të rikthejmë normalitetin në mbarë zonën dhe kemi një situatë shumë më pozitive qoftë në aksin Borsh- Piqeras- Lukovë dhe në lartësinë e Kaninës ku vatrat janë shuar plotësisht. Vijojmë që të jemi vigjilentë dhe të kemi trupa të angazhuar në terren, dy helikopter dhe një Canadair italian. Kemi një situatë ku forcat në tokë mbeten të angazhuar që vatrat të mos rindizen", tha Vengu.
TIRANË- Ministria e Mbrojtjes ka dhënë informacionë lidhur me situatën e zjarreve që kanë mbërthyer të gjithë vendin. Gjatë 24 orëve të fundit janë evidentuar 45 vatra zjarri nga të cilat 21 janë ende aktive, 16 vatra nën monitorim dhe 8 janë shuar. Nga zjarri në Qafë Buall në Bulqizë raportohet se janë evakuuar 6 banesa.
Në monitorim mbeten vatrat në Fshatin Ulëz, bashkia Mat; në Livadhet e Peladhisë, bashkia Bulqizë; Në Majën e Paliskës, dhe në vendin e quajtur Sashic, bashkia Vlorë; Në fshatin Markat, Bashkia Konispol; Në vendin e quajtur pyjet e Gurakuqit, bashkia Librazhd; Në fshatin Dishnicë, bashkia Korçë; në fshatin Strelcë, bashkia Maliq; Në fshatin Muzhakë, bashkia Skrapar; Në fshatin Konisbaltë, bashkia Dimal; Në fshatin Paftal, bashkia Berat, në zonën e Shpiragut; në fshatin Zgërbonjë, bashkia Poliçan; në vendin e quajtur Gryka e Motinës, mbi fshatin Dragobi, në malin Sukë, fshati Mamëz, bashkia Kukës;
Sot priten reshje të dobëta në qarkun e Shkodrës dhe lokale të dobëta në shumicën e qarqe të vendit, ndërsa theksohet se rreziku për zjarr mbetet i lartë në të gjitha qarqet.
NJOFTIMI I PLOTË:
Gjatë 24 orëve të fundit janë evidentuar 45 vatra zjarri nga të cilat 21 janë ende aktive, 16 vatra nën monitorim dhe 8 janë shuar.
Mbeten aktive këto vatra:
- Në vendin e quajtur “Liqeni i Luleve”, pjesë e Parkut Kombëtar Lurë, vazhdon aktiv Vatra e quajtur Gropa e Madhe dhe Pllau i Gjurës mbi fshatin Gurë-Lurë Zjarri, ku janë rreth 50 forca nga strukturat operacionale.
- Në fshatin Zall Gjoçaj, bashkia Mat ka vazhduar puna për shuarjen e zjarrit të rënë më me një shtrirje mbi 14 km, me zhvillime në tre kahe: nga Masdeja ku përfshin sipërfaqe të konsiderueshme në pyje, në Qafa e Tollës si dhe në vendin e quajtur Fush Kuqe ku në terren operuan rreth 46 forca nga strukturat operacoinale.
- Në Qafë Buall, Bashkia Bulqizë është përhapur drejt zonës së Qytetit të Vjetër, fshatit Plan i Bardhë dhe drejt Krastës. Në operacionin e shuarjes së zjarrit janë angazhuar 120 forca nga strukturat operacionale dhe kanë ndërhyrë 2 helikopterë. Situata është më e qetë dhe nuk rrezikohen zona urbane. Janë evakuuar 6 banesa
- Në lartësitë e malit mbi fshatin Kalasë, bashkia Delvinë, ka vijuar operacioni me të gjitha strukturat, të ndihmuar nga 58 efektivë dhe 4 automjete zjarrfikëse të FA-së. Vartra ka midis fshatrave Borsh, Piqers. Sasaj, njësia administrative Lukovë, janë 4 vatra te shkëputura midis tyre por në lartësi dhe pa asnjë mundësi ndërhyrje me njerëz dhe mjete. Era ndihmon përhapjen me shpejtësi të flakëve. Ndërhyrje nga ajri ka në orët e para të mëngjesit.
- Vatra e zjarrit që përfshiu fshatrat Kalas - Tatzat - Senicë - Vergo - Kopaçëz - Palavli, të bashkisë Dlvinë , aktualisht vazhdon aktiv zjarti fshatin Kopaçëz në mal, ku janë angazhuar rreth 70 forca nga të gjitha strukturat operacionale, një autoa,bulancë dhe helikopteri Cougar .
- Në zonën e Shmilit në fshatin Lugaxhi, bashkia Elbasan, ka vijuar puna për shuarjen e zjarrit me angazhimin në teren të rreth 50 forcave bga strukturat operacionale.
- Në zonën mbrapa mali të Lisecit, Bashkia Gramsh, është izoluar në shumë pjesë vatra e zjarrit e aktivizuar që prej mbrëmjes së djeshme në terren të vështirë për ndërhyrne e forcave operacionale. Zjarri është sipërfaqësor dhe pa dëme, sepse pylli është shumë i lartë.
- Në zonën e Shkopetit, njësia administrative Milot, vazhdon aktiv zjarri vatra e të cilit është përhapur edhe në territorin e bashkisë Mirditë. Pjesa më aktive e vatrës është përhapur në zonën e kufirit ndarës mes bashkive Kurbin-Mirditë-Mat, mbi lartësitë e fshatit Lurth, kua janë angazhuar rreth 80 forca vendore të bashkive Kurbin e Mirditë. Nuk ka rrezik për banesat.
- Në fshatin Kulmë dhe fshatin Fang, bashkia Mirditë, zjarr i rënë në një sipërfaqe pyjore ka marrë përmasa të mëdha, favorizuar nga temperaturat ekstreme dhe era që fryn. Në fshatin Fang operuan forca zjarrfikëse, shërbimi pyjor, forca bashkiake dhe vullnetarë të ndihmuar dhe nga 80 forca ushtarake në total me 3mjete dhe rreth 40 forca bashkiake.
- Në vendin e quajtur Qeramica ndërmjet fshatrave Trestenik- Vishocicë të bashkisë Devoll, është aktivizuar një vatër zjarri, e cila për shkak të erës rrezikon të përhapet, pasi vendi ku ndodhet është e veshur me barishte e shkurre.
- Në fshatin Kriçkovë, bashkia Pogradec, forcat operacionale janë në terren për vënien në kontroll të situatës.
- Në Parkun Kombëtar të Prespës, fshati Lajthizë, Bashkia Pustec, është aktivizuar një vatër zjarri. Për shuarjen e zjarrit u aktivizuan në total rreth 60 forca operacionale, ndërsa sot pritet të angazhohen 75 forcave operacionale.
- Në fshatin Galinë, bashkia Berat zjarri është aktiv dhe në vendngjarje ka shkuar Shërbimi vendor i MZSH të bashkisë Berat.
- Në zjarrin e rënë në fshatin Fushëbardhë dhe pranë tunelit të Skërficës, bashkia Gjirokastër, i cili ka ardhur nga territori i bashkisë Delvinë, nga një zonë në lartësi të madhe, u angazhuan rreth 60 forca të strukturave operacionale, por zjarri është duke përparuar drejt vendit të quajtur Bregu i Pamjes, zonë e mbrojtur dhe pritet ndërhyrje nga ajri.
- Zjarri në fshatin Izvor i Vjetër dhe në fshatin Duraj, bashkia Memaliaj, vazhdon të jetë aktiv. Zjarri është izoluar dhe fikur ne fshatrat Levan, Bardhj, Xhafaj, Njësia Administrative Krahës.
- Vijon puna për shuarjen e zjarrit të rënë në Malin me Gropa, bashkia Tiranë, në një sipërfaqe rreth 30 ha kullotë dhe pyll. Në operacion morën pjesë rreth 55 forca nga strukturat operacionale. Është bërë arrestimi i një personi të dyshuar për zjarrëvënie të qëllimshme.
- Në fshatin Ibë, Bashkia Tiranë, zjarr ka rënë në terreni të vështirë dhe me rrugë të pakalueshme për mjetet zjarrfikëse. Në operacion janë angazhuar: 2 helikopterë të Forcave të Armatosura, 6 mjete dhe 25 forca nga struktura operacionale.
- Në fshatin Shetel, Bashkia Shijak, ka rënë zjarr në një sipërfaqe pyjore. Në vendngjarje janë dislokuar rreth 40 forca nga strukturat operacionale. Priet ndërhyrje nga ajri.
- Bashkia Malësi e Madhe është aktive vatra në vendin e quajtur "Rraze Veshtit". Në operacion për izolimin dhe shuarjen e kësaj vatre zjarri janë angazhuar 35 forca nga të gjitha strukturat operacionale . Terreni është mjaft i vështirë, nuk është e mundur te ndërhyhet me mjete zjarrfikëse.
Në monitorim mbeten vatrat në Fshatin Ulëz, bashkia Mat; në Livadhet e Peladhisë, bashkia Bulqizë; Në Majën e Paliskës, dhe në vendin e quajtur Sashic, bashkia Vlorë; Në fshatin Markat, Bashkia Konispol; Në vendin e quajtur pyjet e Gurakuqit, bashkia Librazhd; Në fshatin Dishnicë, bashkia Korçë; në fshatin Strelcë, bashkia Maliq; Në fshatin Muzhakë, bashkia Skrapar; Në fshatin Konisbaltë, bashkia Dimal; Në fshatin Paftal, bashkia Berat, në zonën e Shpiragut; në fshatin Zgërbonjë, bashkia Poliçan; në vendin e quajtur Gryka e Motinës, mbi fshatin Dragobi, në malin Sukë, fshati Mamëz, bashkia Kukës;
Në operacionet për shuarjen e zjarreve u angazhuan:
- 65 automjete zjarrfikëse,
- 1350 forca operacionale.
- Gjithashtu në operacionet e ditës së djeshme morën pjesë,
- 5 automjete zjarrfikëse dhe 2 Helikopterë nga Forcat e Armatosura,
- 2 helikopterë hungarezë, si dhe 2 helikopter Canadair të ofruar nga Mekanizimi i Mbrojtjes Civile Evropiane Kroat dhe Italian, që operuan në zonën e Vlorës.
Sipas informacionit të dërguar nga Instituti i Gjeoshkencave , sot priten reshje të dobëta në qarkun e Shkodrës dhe lokale të dobëta në shumicën e qarqe të vendit.
Për Zjarret në pyje: Sot pritet nivel rrezik “I LARTË” në të gjitha qarqet. Pritet rrezik “I LARTË” nё zona tё lokalizuara qarku Berat (Veri), qarku Dibër (Jug), qarku Elbasan (Perëndim), qarku Fier (Lindje), qarku Lezhë (Veri), qarku Vlorë (Veri).
BORSH- Ministria e Mbrojtjes ka njoftuar se aktualisht, situata nga vatrat e zjarrit në zonat e Borshit dhe Lukovës është e stabilizuar.
Gjithashtu bëhet me dije se Forcat operacionale dhe Forcat e Armatosura vijojnë të jenë të pranishme në terren, duke monitoruar nga afër zhvillimet në rast të përkeqësimit të situatës.
NJOFTIMI I PLOTË:
Aktualisht, situata nga vatrat e zjarrit në zonat e Borshit dhe Lukovës është e stabilizuar.
Forcat operacionale dhe Forcat e Armatosura vijojnë të jenë të pranishme në terren, duke monitoruar nga afër zhvillimet dhe mbajtur gatishmërinë maksimale për t’i paraprirë çdo përkeqësimi të mundshëm të situatës.
Në Borsh flakët i janë afruar zonës së plazhit, ku sipas raportimeve, autoritetet evakuuan shumë banorë të cilët jetojnë në banesat që rrezikohen nga zjarri masiv, si dhe pushuesit e akomoduar në hotelet e Borshit.
BULQIZË- Vatra e zjarrit në zonën e Qafës Buajjit në Bulqizë vijon të jetë aktive. Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu ka njoftuar në rrjetet sociale se forcat zjarrfikëse dhe efektivët e forcave të armatosura kanë punuar pa u ndalur gjatë natës për të ndaluar përhapjen e zjarreve dhe për të mbrojtur banesat. Ndërhyrja nga toka, thyuhet se ka vijuar në kushte të vështira terreni dhe erërash të forta.
POSTIMI I PLOTË:
Përballë flakëve që përfshinë zonën e Qafë Buallit në Bulqizë, efektivët tanë punuan pa u ndalur gjatë natës për të frenuar përhapjen e zjarreve dhe për të mbrojtur banesat dhe pyjet përreth.
Me mjetet dhe pajisjet në dispozicion, ndërhyrja nga toka ka vijuar në kushte të vështira terreni dhe erërash të forta.
Zjarri në Bulqizë ka shpërthyer mesditën e djeshme, ku flakët u përhapën në drejtim të qytetit të Bulqizës. Ditën e djeshmë për shuarjen e zjarrit u angazhuan edhe dy helikopterë të Forcave të Armatosura. Gjithashtu në operacion janë angazhuar 8 mjete zjarrfikëse, 40 efektiv të MZSH, 15 efektiv të Policisë së Shtetit, 25 forca bashkie dhe 10 forca vullnetare.
VLORË- Situata më kritike nga zjarrët paraqitet në jug të vendit. Në Borsh, Piqeras dhe Sasaj, ministria e Mbrojtjes bëri me dije se ka rinisur operacioni për shuarjen e flakëve.
Sipas informacioneve dy helikopterë të Forcave të Armatosura po operojnë nga ajri, ndërsa gjithashtu forcat zjarrfikëse vijojnë ndërhyrjen nga toka.
Në Borsh flakët i janë afruar zonës së plazhit, ndërsa rruga Himarë-Sarandë pranë Borshit momentalisht është e pakalueshme. Sipas raportimeve, autoritetet kanë evakuuar shumë banorë të cilët jetojnë në banesat që rrezikohen nga zjarri masiv, si dhe pushuesit e akomoduar në hotelet e Borshit.
TIRANË- Sistemi satelitor i NASA-s ka regjistruar shpërthimet e zjarreve në të gjithë Mesdheun. Në hartën e mësipërme, pikat e kuqe në imazhet satelitore korrespondon me një front të vogël ose të madh që është në zhvillim e sipër.
Në rajonin e Ballkanin shihet se Shqipëria ka numrin më të madh të zjarreve, ndërsa edhe Kosova gjithashtu ka shënuar disa vatra zjarri.
Imazhet korrespondojn me frontet që janë në zhvillim e sipër sot, në 24 orët e fundit dhe në shtatë ditët e fundit. Java që po lëmë pas ishte një nga më të nxehtat e verës, ku Ballkani dhe Italia kanë kaluar ditë përvëluese dhe të nxëhta.
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka bërë sot një reagim lidhur me situatën e zjarreve që kanë mbërthyer vendin. Në një postim në rrjetet e tij sociale, Rama ka postuar disa foto nga aksionet për shuarjen e zjarreve.
Kryeministri shprehet se çdo efektiv i Forcave të Armatosura dhe i Policisë së Shtetit meriton falenderim dhe respekt për punën që po bëjnë.
Në falenderim ai ka veçuar shefin e policisë së Delvinës, Agim Troci për të cilin thotë shpëtoi jetë duke rrezikuar të tijën. Më tej shprehet se forca të Urgjencës Kombëtare e të Emergjencave Civile, janë në gatishmëri në këtë kohë të vështirë zjarresh në gjithë Europën Mesdhetare.
POSTIMI I PLOTË:
MIRËMËNGJES dhe me falënderimin me respekt për çdo efektiv të Forcave të Armatosura e të Policisë së Shtetit po ashtu, me një veçim plot admirim për shefin e policisë së Delvinës, Agim Troci që shpëtoi jetë duke rrezikuar të tijën, si edhe zjarrfikës, forca të Urgjencës Kombëtare e të Emergjencave Civile, të cilën janë në gatishmëri në këtë kohë të vështirë zjarresh në gjithë Europën Mesdhetare, ju uroj të diel të mbarë
VLORË- Mali i Shashicës në afërsi të fshatit Kaninë është përfshirë gjithashtu mbrëmjen e djeshme nga një zjarr që mori përmasa masive.
Bëhët me dije se flakët kanë përfshirë një sipërfaqe të madhe me bimësi të dendur. Ndërkohë era e fortë dhe temperaturat e larta kanë favorizuar përhapjen e zjarrit me ritme të shpejta në drejtim të fshatrave Kaninë dhe Sherishtë, duke rrezikuar zonat e banuara dhe stanet e bagëtive në afërsi.
Kjo vatër zjarri dyshohet se është ndezur qëllimisht, ndërsa në pranga lidhur me këtë është ndaluar nga policia shtetasi E.F., banues në Kaninë, i cili posedon një stan bagëtish në zonën ku dyshohet se është ndezur zjarri. Ndaj tij është nisur procedim penal për veprën penale “Shkatërrim i pronës me zjarr”, dhe hetimet vijojnë për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
NJOFTIMI I POLICISË:
Vlorë/Ndezi zjarr për pastrim dhe si pasojë e përhapjes së flakëve, u dogj një sipërfaqe e konsiderueshme me bimësi në malin e Shashicës, ndalohet 33-vjeçari.
Si rezultat i punës hetimore dhe i veprimeve të shpejta për identifikimin dhe nxjerrjen përpara përgjegjësisë penale të autorëve të zjarrvënieve, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Vlorë ndaluan shtetasin E. F., 33 vjeç, banues në fshatin Kaninë, Vlorë.
33-vjeçari dyshohet se ka ndezur zjarr për pastrimin e barërave, në një sipërfaqe toke kullotë në pronësi të tij, në vendin e quajtur “Gryka e Zguros”, në malin e Shashicës, ku si pasojë e përhapjes së flakëve është djegur një sipërfaqe e konsiderueshme, me shkurre dhe bimësi të dendur. Zjarri është përhapur edhe në drejtim të territorit të fshatrave Kaninë dhe Sherishtë.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, për veprime të mëtejshme.
Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë apelon për të gjithë qytetarët që në asnjë rast të mos ndezin zjarre, pasi do të përballen me ligjin.
Në bashkëpunim me komisariatet në varësi, vijon intensivisht puna për identifikimin dhe vënien përpara përgjegjësisë ligjore të çdo autori të zjarrvënieve në territorin e qarkut të Vlorës.
Policia fton qytetarët që të denoncojnë në numrin 112 çdo rast të kësaj veprimtarie kriminale dhe të paligjshmërive në tërësi, duke iu garantuar anonimat, reagim të shpejtë dhe të paanshëm.
VLORË- Situata nga zjarret është përkeqësuar gjatë orëve të natës. Në Borsh flakët i janë afruar zonës së plazhit, ndërsa rruga Himarë-Sarandë pranë Borshit momentalisht është e pakalueshme.
Sipas raportimeve, autoritetet kanë evakuuar shumë banorë të cilët jetojnë në banesat që rrezikohen nga zjarri masiv, si dhe pushuesit e akomoduar në hotelet e Borshit.
Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu ka bërë me dije se në Borsh, Piqeras dhe Sasaj ka rinisur ndërhyrja nga ajri më dy helikopterë për fikjen e zjarreve.
POSTIMI I PLOTË:
Në #Borsh, #Piqeras dhe #Sasaj ka rinisur aksioni nga ajri me dy helikopterë të Forcës Ajrore për të neutralizuar zjarret që kanë kërcënuar banesat dhe bizneset e zonës për shkak të erës së fortë që favorizoi përhapjen e shpejtë të flakëve gjatë orëve të para të mëngjesit.
Teksa zjarrëfikësit dhe Forcat e Armatosura të stacionuara në Borsh gjatë natës siguruan perimetra sigurie përreth banesave, Policia e shtetit dhe punonjësit e emergjencave civile ndihmuan banorë dhe pushues të evakuohen nga zonat më të rrezikuara, duke shoqëruar drejt sigurisë 40 prej tyre.
Zjarrfikësit e Himarës dhe Forcat e Armatosura vijojnë operacionin në terren duke bashkërenduar me ekuipazhet e helikopterëve për të eliminuar çdo rrezik.