LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Peticioni për shkarkimin e kryetarëve në veri të Kosovës/ REAGIMET për mbledhjen e nënshkrimeve: Vendimi i takon qytetarëve

• Ditën e sotme po zhvillohet peticioni për shkarkimin e kryetarëve në veri të Kosovës. • Ky peticion u zhvillua në dy komuna në atë të Mitrovicës së Veriut dhe në Leposaviç. • Mbledhja e nënshkrimeve nisi në orën 09:00. • Në Mitrovicë të Veriut, peticioni u mbajt në sallën e sportit ndërsa në Leposaviç ishte marrë leje që të shfrytëzohej hapësira para komunës. • Në lidhje me këtë peticion ka reaguar kryetari i Leposaviçit, Lulzim Hetemi i cili u shpreh se nuk do të konkurrojë në zgjedhjet e ardhshme lokale nëse mblidhen nënshkrimet për shkarkimin e tij. • Në lidhje me mbledhjen e nënshkrimeve ka reaguar edhe presidentja e Kosovë, Vjosa Osmani e cila u shpreh se peticioni është një e drejtë që u takon qytetarëve në veri dhe se janë shtet pa dallueshmëri etnike. • Javën e ardhshme mbledhja e nënshkrimeve pritet të nisë edhe në Zveçan dhe Zubin Potok dhe që peticioni të jetë i suksesshëm kërkohet që të mblidhen të paktën 20 për qind e nënshkrimeve nga numri i përgjithshëm i votuesve të regjistruar. • Pas kësaj, rezultati i dërgohet Osmanit e cila ka afat ligjor prej 30 deri në 45 ditë për të shpallur mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme.

3 artikuj për këtë temë.

2 VITE ME PARE

Peticioni për shkarkimin e kryetarëve, Osmani: Vendim që u takon qytetarëve në veri, jemi shtet pa dallueshmëri etnike

Peticioni për shkarkimin e kryetarëve në veri të
Vjosa Osmani

KOSOVA- Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka reaguar në lidhje me peticionin e nisur ditën e sotme nga serbët e Kosovës për shkarkimin e kryetarëve në veri të vendit. Gjatë homazhe para bustit të Kadri Zekës në Prishtinë, Osmani u shpreh se ky peticion është një e drejtë që u takon qytetarëve.

“Sot ka nis peticioni për shkarkimin e kryetarit në komunat veriore dhe siç e dini ligjet e Republikës së Kosovës lejojnë procedure të tillë e cila është në Udhëzimin Administrativ, është e drejtë që u takon qytetarëve në komunat veriore. Si shtet që jemi pa dallueshmëri etnike ua lejojmë natyrisht edhe atyre”, u shpreh Osmani.

Ajo më tej foli edhe për veturën e ish-presidentit kosovar, Ibrahim Rugova. Osmani u shpeh se ka kërkuar që të ruhet për shkak të rëndësisë që ka.

2 VITE ME PARE

Peticioni për shkarkimin e kryetarëve, reagon Lulzim Hetemi: Nëse mblidhen nënshkrimet normal largohemi!

 

Peticioni për shkarkimin e kryetarëve në veri të
Qytetarët firmosin peticionin e shkarkimit të kryetarëve

KOSOVË- Ditën e sotme po mbahet peticioni  për shkarkimin e kryetarëve në veri. Në lidhje me këtë peticion ka reaguar kryetari i Leposaviçit, Lulzim Hetemi i cili për mediat në Kosovë u shpreh se është i hapur të lëshojë rrugë në rast se përmbushet peticioni i nisur sot në Mitrovicë të Veriut dhe Leposaviç. Më tej gjatë fjalës sëtij Hetemi shtoi se nuk do të konkurrojë në zgjedhjet e ardhshme lokale.

 

“Do të punojmë në bazë të ligjeve, s’e kemi problem atë, s’kemi ka shkojmë. Nëse mblidhet nënshkrimi i peticionit s’e kemi problem hiq, largohemi normal. Nuk besojë se do të konkurrojë më”, u shpeh Hetemi.

Mbledhja e nënshkrimeve ka nisur sot në orën 09:00 në Mitrovicë të Veriut dhe Leposaviç ku qytetarët e nacionalitetit serb kanë nisur nënshkrimin e peticionin për të shkarkuar kryetarët e komunave nga radhët e komunitetit shqiptar.

 

2 VITE ME PARE

Në veri të Mitrovicës dhe Leposaviç nis peticioni për shkarkimin e kryetarëve të komunave

Peticioni për shkarkimin e kryetarëve në veri të
foto ilustruese

KOSOVË- Në Mitrovicë të Veriut dhe Leposaviç, nga sot qytetarët mund të nënshkruajnë peticionin për të shkarkuar kryetarët e komunave nga radhët e komunitetit shqiptar. Mbledhja e nënshkrimeve do të nisë në orën 09:00.

Në Mitrovicë të Veriut, peticioni nis bëhet pasi asamblistët komunalë miratuan kërkesën e iniciatorit që mbledhja e nënshkrimeve të bëhet në sallën e sportit në këtë komunë në veri të Kosovës, të banuar me shumicë serbe.

Ndërkaq në Leposaviç, sipas njërit nga iniciatorët e peticionit, Vesellin Radoviç, është marrë leje që të shfrytëzohet hapësira para komunës për mbledhjen e nënshkrimeve.

Sanja Kërtiniç, një nga nismëtaret e kërkesës për nisjen e peticionit në Mitrovicë të Veriut, përmes mediave njoftoi qytetarët që të marrin me vete dokumentet e nevojshme për nënshkrimin e peticionit.

Ajo ftoi qytetarët që të nënshkruajnë kërkesën për shkarkimin e kryetarit aktual të komunës, duke u bërë thirrje edhe drejtorëve të institucioneve që financohen nga Serbia dhe punonjësve të këtyre institucioneve, që kanë vendbanim në Mitrovicë të Veriut, të marrin me vete letërnjoftimet dhe të nënshkruajnë peticionin.

Sipas disa burimeve të Radios Evropa e Lirë, mesazhe me thirrje të tilla për nënshkrimin e peticionit u janë dërguar punëtorëve të Qendrës Klinike Spitalore në Mitrovicë të Veriut, mësimdhënësve, punëtorëve të institucioneve komunale që punojnë sipas sistemit serb, si dhe atyre që janë larguar nga institucionet e Kosovës më 2022, por që tani paguhen nga buxheti i Serbisë.

Punonjës të institucioneve të ndryshme në Mitrovicë të Veriut pritet që të shkojnë të organizuar në sallën e sportit për të nënshkruar peticionin. Në rrjetet sociale u është bërë thirrje punonjësve që ata në orën 09:00 të jenë atje.

Radio Evropa e Lirë ka mësuar se drejtuesit e institucioneve paralele u kanë thënë punëtorëve që janë në pushime dimërore dhe nuk gjenden në Mitrovicë të Veriut, se mund ta nënshkruajnë peticionin deri më 21 janar.

Javën e ardhshme, mbledhja e nënshkrimeve pritet të nisë edhe në Zveçan dhe Zubin Potok. Kryetarët në katër komunat në veri të Kosovës, që banohen me shumicë serbe – Mitrovicë e Veriut, Leposaviç, Zveçan dhe Zubin Potok – janë shqiptarë, pasi partitë dhe popullata serbe bojkotoi zgjedhjet lokale të vitit të kaluar.

Nënshkrimet për largimin e tyre tani po mblidhen në bazë të Udhëzimit Administrativ të Qeverisë së Kosovës, i cili është miratuar në fillim të shtatorit 2023. Në mënyrë që peticioni të jetë i suksesshëm, kërkohet që të mblidhen të paktën 20 për qind e nënshkrimeve nga numri i përgjithshëm i votuesve të regjistruar.

Sipas Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), në Mitrovicën e Veriut duhet të mblidhen së paku 3.640 nënshkrime për shkarkimin e kryetarit të komunës, pasi në listën zgjedhore janë regjistruar 18.199 persona me të drejtë vote.

Në komunën e Leposaviqit të drejtë vote kanë 13.441 persona, që do të thotë se të paktën 2.689 prej tyre duhet ta nënshkruajnë peticionin për shkarkimin e kryetarit. Në Zubin Potok peticionit duhet t’i përgjigjen së paku 1.347 votues, që është 20 për qind nga 6.732 të votuesve të regjistruar. E në Zveçan, që peticioni të jetë i suksesshëm duhet të nënshkruhet nga së paku 1.411 persona.

Sipas Udhëzimit Administrativ për shkarkimin e udhëheqësit të komunës, një grup qytetarësh, pas marrjes së autorizimit për të shfrytëzuar një zonë publike apo vend për të nisur një peticion, kanë 30 ditë kohë për të mbledhur nënshkrimet për shkarkimin e kryetarit. Ky afat mund të zgjatet vetëm një herë deri në 15 ditë.

Mirëpo, ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, deklaroi javën e kaluar se qytetarët e Mitrovicës së Veriut, Leposaviqit dhe Zubin Potokut kanë afat për të mbledhur nënshkrime deri më 22 dhjetor. Ai shtoi se afati për qytetarët e komunës së Zveçanit është më i gjatë për rreth pesë ditë, për shkak në KQZ është dorëzuar më vonë kërkesa për të ditur numrin e saktë të votuesve të regjistruar.

Nëse KQZ-ja konfirmon se nënshkrimet e mbledhura janë aq sa kërkohet dhe i verifikon ato, më pas organizohet votimi për shkarkimin e kryetarit, i cili duhet të mbahet brenda 45 ditësh. Që ky votim të jetë i suksesshëm, duhet 50 për qind, plus një votë e qytetarëve me të drejtë vote.

Pas kësaj, rezultati i dërgohet presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, e cila ka afat ligjor prej 30 deri në 45 ditë për të shpallur mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme.

Nisja e detyrës së kryetarëve shqiptarë në komunat në veri, nxiti tensione në fund të majit të kaluar, tensione që kulmuan në Zveçan, pasi protestuesit serbë u përleshën me pjesëtarët e misionit paqeruajtës të NATO-s në Kosovë, KFOR.

Bashkësia ndërkombëtare ka kërkuar uljen e tensioneve dhe shpalljen e zgjedhjeve të reja në katër komunat në veri të Kosovës. /REL/

peticion shkarkimi kryetareve veri kosova

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj