Tronditet Elbasani/ Një person qëllon drejt një lokali, plagosen tre persona. Autori largohet menjëherë nga vendngjarja (EMRAT)
Plagosja me armë zjarri në Elbasan/ Sherri mes adoleshentëve nisi në një lokal 20 Korrik, 21:14 ...
Plagosja me armë zjarri në Elbasan/ Sherri mes adoleshentëve nisi në një lokal 20 Korrik, 21:14 ...
Dita e 51-të e protestës/ Nis organizimi i protestuesve në sheshin “Skënderbej”: Rama jepe dorëheqjen! 20 ...
"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time 20 Korr...
Berisha: Ja tre zyrtarët që kanë qenë në Aruba, SPAK fsheh emrat e tyre sepse është seksion i Partisë So...
• Të shtëna me armë zjarri kanë ndodhur ditën e sotme në Durrës. • Nga të shtënat ka mbetur një person i plagosur. • Shkak për ngjarjen e ndodhur ka qenë një konflikt i çastit mes të plagosurit dhe autorit. • I plagosuri është 36-vjeçari Enidor Dedja, ndërkohë që autori është 30-vjeçari me Arbër Hoxha. • I plagosuri ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën, ndërsa policia po punon për arrestimin e 30-vjeçarit.
4 artikuj për këtë temë.
DURRËS- Janë zbardhur emrat e autorit dhe të plagosurit të ditës së sotme në Shijak. Pas një konflikti të çastit, është plagosur në këmbë Enidor Dedja, 36 vjeç, banues në Shijak.
Ndërkohë autori i dyshuar i plagosjes, shtetasit Arbër Hoxha, 30 vjeç, banues në Durrës është shpallur në kërkim.
Sipas policisë ngjarja ka ndodhur pas një konflikti të çastit mes dy personave. I plagosuri ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën, ndërsa policia po punon për arrestimin e 30-vjeçarit.
DURRËS- Detaje të reja kanë dalë nga plagosja e sotme në Shijak. Mësohet se ngjarja ka ndodhur për shkak të një konflikti çasti mes dy personave. I plagosur ka mbetur një 36-vjeçar, i cili ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën. Ndërkohë që autori është identifikuar dhe është shpallur në kërkim.
Njoftimi i Policisë:
Shijak/Informacion paraprak Rreth orës 11:15, dyshohet se gjatë një konflikti të çastit, për motive të dobëta, është plagosur me armë zjarri në këmbë shtetasi E. D.,36 vjeç, banues në Shijak, i cili është në kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën. Shërbimet e Policisë, me marrjen e njoftimit, shkuan menjëherë në vendin e ngjarjes dhe falë veprimeve të shpejta hetimore bënë të mundur identifikimin e autorit të dyshuar shtetasit A. H., 30 vjeç, banues në Durrës dhe vijon krehja e zonës për kapjen e tij. Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

DURRËS- Një person ka mbetur i plagosur ditën e sotme në Durrës. Mësohet se nga të shtënat mesditën e sotme, është plagosur një i ri.
Ende nuk dihet identiteti i të plagosurit apo të autorit. Por në vendngjarje ka shkuar policia dhe grupi hetimor, të cilët po punojnë për zbardhjen e ngjarjes.

DURRËS- Të shtëna me armë zjarri janë dëgjuar ditën e sotme në Durrës. Ende nuk dihet nëse ka persona të lënduar nga të shtënat.
Në vendngjarje ka shkuar policia dhe grupi hetimor, ndërkohë që autorët janë shpallur në kërkim.