Tronditet Elbasani/ Një person qëllon drejt një lokali, plagosen tre persona. Autori largohet menjëherë nga vendngjarja (EMRAT)
Plagosja me armë zjarri në Elbasan/ Sherri mes adoleshentëve nisi në një lokal 20 Korrik, 21:14 ...
Plagosja me armë zjarri në Elbasan/ Sherri mes adoleshentëve nisi në një lokal 20 Korrik, 21:14 ...
Dita e 51-të e protestës/ Nis organizimi i protestuesve në sheshin “Skënderbej”: Rama jepe dorëheqjen! 20 ...
"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time 20 Korr...
Berisha: Ja tre zyrtarët që kanë qenë në Aruba, SPAK fsheh emrat e tyre sepse është seksion i Partisë So...
• Një plagosje me armë zjarri ka ndodhur paraditen e sotme në zonën e Alliasit në Tiranë. • Gjatë një konflikti për motivë të dobëta, 38-vjeçari Korado Teodori ka plagosur në këmbë 31-vjeçarin Sandrino Baci. • Ky i fundit ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën, ndërsa autori është shpallur në kërkim dhe policia po punon për kapjen e tij. • Po ashtu kanë dalë dhe pamjet e para nga vendi i ngjarjes. • Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.
2 artikuj për këtë temë.
TIRANË- Një plagosje me armë zjarri ka ndodhur paraditen e sotme në zonën e Alliasit në Tiranë. Pas një konflikti për motivë të dobëta, 38-vjeçari Korado Teodori ka plagosur në këmbë 31-vjeçarin Sandrino Baci.
Ky i fundit ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën, ndërsa autori është shpallur në kërkim dhe policia po punon për kapjen e tij.
Po ashtu kanë dalë dhe pamjet e para nga vendi i ngjarjes. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.
TIRANË- Të shtëna me armë zjarri janë shënuar rreth një orë më parë në zonën e Alliasit në kryeqytet. Sipas informacioneve zyrtare, gjatë një konflikti për motive te dobëta, një 38-vjeçar ka qëlluar me armë zjarri komshiun e tij, 31-vjeç.
Ky i fundit është plagosur në këmbë dhe aktualisht ndodhen në spital jashtë rrezikut për jetën. Policia ka mbërritur menjëherë në vendin e ngjarje dhe po kryejnë kontrolle në zonë për kapjen e autorit.
NJOFTIMI I POLICISË:
Tiranë/Informacion paraprak
Rreth orës 07:50, në Allias, dyshohet se gjatë një konflikti për motive të dobëta shtetasi K. T., rreth 38 vjeç, ka plagosur me armë zjarri në këmbë shtetasin S. B., rreth 31 vjeç(komshi me njëri-tjetrin). Aktualisht 31-vjeçari ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.
Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjeherë në vendngjarje dhe vijojnë kontrollin e zonës për kapjen e autorit.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.