LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Plani franko-gjerman/ SHBA: Është thelbësor. Vuçiç: Nuk e njoh Kosovën si shtet të pavarur. Kurti: Duhet njohje reciproke

• Kryeministri i Kosovës Albin Kurti dhe Presidenti serb Aleksandër Vuçiç do të vazhdojnë dialogun në Shkup. • Mbrëmjen e djeshme Vuçiç ka theksuar se nuk ka pasur marrëveshje në Bruksel, pasi do të ketë edhe shumë bisedime. • Sipas tij e vetmja gjë që nuk do të plotësoj nga plani franko-gjerman është njohja e Kosovës dhe anëtarësimi i saj në OKB. • Ndërsa për pikat e tjera, Vuçiç ka deklaruar se janë të diskutueshme. • Ndërkohë që DASH ka theksuar se marrëveshja mbi udhërrëfyesin e zbatimit të planit evropian është thelbësore për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi. • Po ashtu mbrëmjen e kaluar Lajçak dhe Escobar kanë zhvilluar një takim të përbashkët për mënyrën se si do të ndiqen hapat e planit franko-gjerman.

12 artikuj për këtë temë.

3 VITE ME PARE

NATO: Mirëpresin hapat e mëtejshëm të dialoguT Kosovë-Serbi

Plani franko-gjerman/ SHBA: Është thelbësor. Vuçiç:
Takimi në Bruksel

KOSOVË- Zëvendëssekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mirce Geoana, ka zhvilluar një bisedë telefonike me të dërguarin e Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak. Geoana përmes një postimi në Twitter thotë se mirëpresin hapat e mëtejshëm të Prishtinës dhe Beogradit për normalizimin e raporteve derisa kërkojnë përparim të mëtejshëm.

Pata një telefonatë të mirë me përfaqësuesin special të BE-së, Miroslav Lajçak. Ne mirëpresim hapat e mëtejshëm të Beogradit dhe Prishtinës në rrugën e normalizimit dhe kërkojmë përparim të mëtejshëm. NATO mbetet fuqishëm e përkushtuar ndaj paqes dhe stabilitetit në Ballkanin Perëndimor, duke përfshirë KFOR-in”, ka shkruar ai.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, dhe presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, u takuan më 27 shkurt në Bruksel, me ndërmjetësimin e shefit të politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Josep Borrell dhe të dërguarit të BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak. Në përfundim të takimit nuk u arrit asnjë marrëveshje dhe bisedimet për çështjen u shtynë më 18 Mars në Maqedoninë e Veriut. Paraprakisht, dy udhëheqësit u takuan veç e veç me zyrtarët evropianë. Kurti dhe Vuçiç takuan edhe të dërguarin e SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, përpara takimit të përbashkët. Blloku evropian e konsideron takimin e sotëm mes tyre  të gjashtin me radhë si më të rëndësishmin. Propozimi, i cili u është dorëzuar atyre që në fund të verës, përkrahet edhe nga Shtetet e Bashkuara. Propozimi evropian nuk e përmend në mënyrë specifike Asociacionin, por përfshin zotimin e të dyja palëve për t’i zbatuar të gjitha marrëveshjet e arritura në kuadër të dialogut për normalizimin e marrëdhënieve, e ku bën pjesë edhe ajo për Asociacionin.

3 VITE ME PARE

Bislimi: Kosova nuk mund të krijojë Asociacion me kompetenca ekzekutive

Plani franko-gjerman/ SHBA: Është thelbësor. Vuçiç:
Besnik Beslimi

KOSOVË-  Zëvendëskryeministri i parë për integrim evropian dhe dialog i Republikës së Kosovës, Besnik Bislimi, në një intervistë për median kosovare RTK-Prime, ka thënë se për asociacionin nuk negociojnë dhe se janë pajtuar me palën ndërkombëtare që nuk mund të ketë asociacion me kompetenca ekzekutive. Ai tha se nëse do të kishte normalizim të plotë do të ishte e mirë për të gjithë.

“Nuk ka normalizim të plotë pa njohje reciproke, për ne do t kishte qenë zgjidhja optimale që normalizimi të ndodh sa më shpejt me që edhe qytetarët e Kosovës edhe qytetarët e rajonit, por edhe vet Bashkimi Evropian do të ishin përfituesit final të një normalizimi të raporteve Kosovë-Serbi. Fatkeqësisht është vetëm një pale e cila mendon se duke e mbajtur ende tensionet dhe jo normalizimin mund të përfitojë, kjo është Serbia”, tha Bislimi.

Për nenet, që kanë qenë temë debati ditët e fundit,  Bislimi vlerësoi se nuk do të harrohet e kaluara, por do të adresohet, pra do të merremi me pasojat, si dhe vetë ideja për harresë është paradoksale dhe absurde.

Bislimi, ka folur edhe për atë se ai është ky plan që ka synuar Republika e Kosovës në procesin e dialogut me Serbinë.

Jo ky nuk është plani që ka synuar Kosova e as bashkësia ndërkombëtare, në qoftë se shikoni qartë mandatin e zotit.Lajçak, mandati i tij konsiston në arritjen e një marrëveshje finale, ligjërisht të obligueshme e cila do të ketë në qendër njohjen reciproke. Zhvillimet e fundit e fundit në fushën e sigurisë në Evropës e në Ukrainë në e veçanti, kanë ndryshuar realitetin, ku edhe pastaj BE ka ardhur në përfundim që për momentin është e pamundur që të ushtrohet presion i mjaftueshëm mbi palën serbe që të jetë konstruktive në dialog”, deklaroi ai.

Ai tha se takimi i 27 shkurtit ka pasur dy qëllime dhe se Kosova ka qenë konstruktive në dialog.

Qëllimi i parë ka qenë që të përmbyllet diskutimi për propozimin evropian, në mbështetje nga vendet kryesore të Quint-it dhe qëllimi i dytë ka qenë që pastaj të diskutohet mbi elementet dhe parimet mbi të cilat do të ndërtohet teksti-aneksi i Marrëveshjes ku do të detaizohen mënyra sesi këto 11 Nene, e që në fakt janë 10 , pasi që njëri i referohet ekzistencës së Aneksit, do të implementoheshin nga palët”, tha ai sonte në RTK Prime.

Duke shtuar se qëllimi i palës kosovare ka qenë që jo vetëm të dakordohet për propozimin në fjalë, mirëpo edhe që ky dakordim të fuqizohet përmes nënshkrimit nga të dy palët. “Fatkeqësisht ka munguar gatishmëria nga pala e Serbisë, që kjo të finalizohet më nënshkrim për dokumentin e propozuar”, tha ai.  Sipas tij me nënshkrimin e atij dokumenti krijohet një bazë e mirë për fokusimin e plotë të palëve për dizajnimin e dokumentit.

Zëvendëskryeministri i parë për integrim evropian dhe dialog i Republikës së Kosovës, Besnik Bislimi, në një intervistë për RTK-Prime, ka thënë se për asociacionin nuk negociojnë dhe se janë pajtuar me palën ndërkombëtare që nuk mund të ketë asociacion me kompetenca ekzekutive.

3 VITE ME PARE

Dialogu Kosovë-Serbi dhe Asosacioni/ Vuçiç bisedë telefonike me Von der Leyen

Plani franko-gjerman/ SHBA: Është thelbësor. Vuçiç:
Aleksandër Vuçiç dhe Ursula Von der Leyen

SERBI- Presidenti i Republikës së Serbisë, Aleksandar Vuçiç ka zhvilluar sot një bisedë telefonike me Presidenten e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen. Ata shkëmbyen mendime për situatën aktuale në rajon, vazhdimin e rrugës së integrimit evropian të Serbisë, reformat e nevojshme, si dhe ecurinë e dialogut ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës. Vuçiç shprehu mirënjohjen e tij ndaj Komisionit Evropian për ndihmën dhe mbështetjen në zhvillimin dhe modernizimin e infrastrukturës energjetike dhe transportit në Serbi, si dhe për angazhimin personal që presidentja e Komisionit Von der Leyen i jep rrugës evropiane të vendit tonë.

 
 
 
 
 
Vieë this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Aleksandar Vučić (@buducnostsrbijeav)

Presidenti Vuçiç theksoi vendosmërinë e Serbisë për të vazhduar me proceset reformuese në mënyrë që të përmirësohet jeta e të gjithë qytetarëve dhe të arrihet statusi i një anëtari të plotë të Bashkimit Evropian. Me atë rast, presidentja e Komisionit Evropian von der Leyen theksoi se e ardhmja e Serbisë është në BE dhe kërkoi që të ndërmerren hapa të mëtejshëm të rëndësishëm në këtë rrugë. Vuçiç e informoi, Von der Leyen për gjendjen e dialogut ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës dhe vuri në dukje se Serbia mbetet e përkushtuar për bisedimet nën kujdesin e BE-së dhe për të gjetur një zgjidhje kompromisi për normalizimin e marrëdhënieve, me kufizime të përcaktuara qartë, të gjitha me synimi i ruajtjes së paqes dhe stabilitetit dhe zgjerimit të bashkëpunimit në rajon.

3 VITE ME PARE

Kurti: Normalizimi i marrëdhënieve me Serbinë mund të bëhet me njohje të ndërsjellë

Plani franko-gjerman/ SHBA: Është thelbësor. Vuçiç:
Albin Kurti

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë të mërkurën se Kosova është rrëfim suksesi dhe vend normal demokratik, por se marrëdhëniet me Serbinë nuk i ka normale.

“Duhet të normalizojmë marrëdhëniet ndërmjet dy vendeve dhe besoj se normalizimi i marrëdhënieve mund të bëhet me njohje të ndërsjellë, si pjesë qendrore. Kjo është thënë nga presidenti [amerikan, Joe] Biden, nga sekretari [amerikan i Shtetit, Antony] Blinken, kancelari [gjerman, Olaf] Scholz, që njohja e ndërsjellë është pjesa thelbësore për normalizim të plotë të marrëdhënieve, për çka jemi duke punuar me shumë zell”, ka thënë Kurti në Forumin Ekonomik, që është duke u mbajtur në Shkup.

Ai ka përmendur se si Kosova, ashtu edhe Serbia e kanë pranuar propozimin e Bashkimit Evropian për normalizim të marrëdhënieve më 27 shkurt.

“E kemi miratuar në të dyja kryeqytetet dhe pastaj edhe në Bruksel”.

Në fund të takimit të 27 shkurtit në Bruksel, Bashkimi Evropian ka thënë se palët kanë shprehur gatishmëri për të vazhduar në zbatimin e planit të BE-së.

Takimi i radhës mes kryeministrit Kurti dhe presidentit serb, Aleksandar Vuçiq pritet të mbahet gjatë këtij muaji.

“Mos të harrojmë që më 9 qershor të vitit 1999 në Kumanovë është nënshkruar kapitullimi i Jugosllavisë së [ish-liderit serb, Sllobodan] Millosheviqit dhe hyrja e forcave të NATO-s. Mendoj se këto elemente simbolike të Maqedonisë së Veriut kanë qenë shumë të rëndësishme për [kryediplomatin evropian, Josep] Borrell, që të na ftojë në Maqedoni [të Veriut] për takimin e radhës të nivelit të lartë”, ka thënë Kurti.

Propozimi evropian u është dorëzuar palëve fillimisht në vjeshtën e vitit 2022. Ky propozim parashihet t’i drejtojë palët drejt një marrëveshjeje gjithëpërfshirëse.

Propozim-marrëveshja që është bërë publike pas takimit, përfshin zotimin e palëve për t'i respektuar të gjitha marrëveshjet e arritura deri më tani në dialogun për normalizimin e marrëdhënieve, si dhe përkushtimin e tyre për të mos e penguar njëra-tjetrën në proceset integruese.

Marrëveshjet e deritashme përfshijnë edhe atë për themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe në Kosovë, e cila është arritur në vitin 2013, por nuk është zbatuar kurrë. Kurti thotë se në Kosovë nuk mund të ketë asociacion njëetnik me kompetenca ekzekutive, ndërsa Vuçiq insiston në themelimin e tij./REL

3 VITE ME PARE

BE shtyn 'ETIAS', Kosovës i hiqen vizat më 2024

Plani franko-gjerman/ SHBA: Është thelbësor. Vuçiç:
ETIAS

KOSOVË- Bashkimi Evropian ka shtyrë funksionalizimin e sistemit ETIAS për në vitin 2024, ndonëse ai është paraparë të hyjë në fuqi më 1 nëntor të këtij viti. Hyrja në fuqi e këtij sistemi është kthyer në temë të rëndësishme për qytetarët e Kosovës, sepse me të është lidhur liberalizimi i vizave për qytetarët e Kosovës.

Megjithatë, në vendimin për vizat për Kosovën, është thënë se nëse sistemi ETIAS, nuk hyn në fuqi deri në nëntor të këtij viti, liberalizimi i vizave për qytetarët e Kosovës do të hyjë në fuqi më 1 janar 2024. Në faqen e ETIAS-it nuk janë dhënë arsye për shtyrjen e këtij vendimi. Disa burime diplomatike i kanë thënë Radios Evropa e Lirë se qëndrimi që “jo më vonë se 1 janar 2024 nuk do të thotë se liberalizimi nuk mund të ndodhë më herët“.

Si funksionon ETIAS?

ETIAS është sistem evropian për autorizim dhe informacione rreth udhëtimit. Ky sistem, krejtësisht elektronik, mundëson verifikimin e të dhënave të qytetarëve të vendeve të treta, që nuk nevojë për vizë, për të hyrë në Zonën Schengen. Aty kërkohet emri, vendi i lindjes, gjinia, kombësia dhe secili që plotëson formularin duhet të ketë pasaportë, email dhe një kartelë krediti për të kryer pagesën simbolike për këtë dokument. Autorizimi për udhëtim lëshohet shpejt dhe në mënyrë automatike, përveç nëse ka dyshime për të kundërtën. dokumenti valid ETIAS më pas rishikohet nga roja kufitare e shtetit, që merr vendimin final për hyrjen potenciale të udhëtarit në një vend të Zonës Schengen.

3 VITE ME PARE

'Kurti është mashtrues tipik'/ Hoti: Marrëveshja me Serbinë s’është e favorshme për Kosovën

Plani franko-gjerman/ SHBA: Është thelbësor. Vuçiç:
Avdullah Hoti

KOSOVË- Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti, thotë se marrëveshja për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë nuk është e favorshme për Kosovën. Në një intervistë për median kosovare Kosova Press, ai thotë se nuk e di ku i ka pasur mend kryeministri Albin Kurti apo kur është dakorduar që pa njohje reciproke të pranojë formimin e Asociacionit, të jep aranzhime të vetëqeverisjes të komunitetit serb dhe t’i jep status të veçantë Kishës Ortodokse Serbe në Kosovë. Sipas tij, dakordimi për arritjen e marrëveshjes me Serbinë në bazë të planit të BE-së më 27 shkurt në Bruksel, dëshmon se kryeministri Kurti është mashtrues tipik.

Shqetësuese është fakti që është degraduar procesi që Kosova tash është detyruar të pranojë një marrëveshje që nuk është aspekt e favorshme. Është detyruar të pranojë një marrëveshje, ku kemi marrë rrugën shumë të gjatë të konsolidimit të shtetësisë së Kosovës dhe njohjes reciproke. Nuk shihet në perspektiv se kur do të përmbyllet çështja me Serbinë. Çështjet që i kemi të hapura me Serbinë mbyllen vetëm atëherë kur ndodh njohja reciproke. Dialogu ka qenë i strukturuar, dakoduar mes të palëve dhe me mbështetjen e partnerëve ndërkombëtar për njohje reciproke në qeverinë e kaluar. Tash degradon dhe jemi tek një marrëveshje që është teknike, bile edhe në ato elemente teknike ka probleme fundamentale. Janë kritikuar qeveritë e kaluara kur kanë arritur marrëveshje teknike në procesin e dialogut, të cilat kanë qenë aranzhime të përkohshme në normalizimin e marrëdhënieve të dy vendeve që se kanë njohur njëra-tjetrën. Pra aranzhimeve të përkohshme, ndërkohë tash ky hynë në aranzhime që të mbesin aty për vite të tëra. Këto gjëra nuk janë sot për nesër, por do t’i përcjellin popullin e Kosovës për vitet e ardhshme”, thotë ai.

Ish-kryeministri Hoti, përmend disa nene të marrëveshjes që sipas tij janë të dëmshme për vendin. Në mesin e tyre, ai thotë se është katastrofë vetëm diskutimi për çështjen e statusit të Kishës Ortodokse Serbe në Kosovë. Ndërkohë vë në mëdyshje edhe termet në nenin shtatë të marrëveshjes ku flitet për vetëmenaxhim të komunitetit serb në vend, që sipas tij shkojnë përtej marrëveshjes për Asociacionin të vitit 2013 dhe asaj të parimeve më 2015.

Këta pa njohje reciproke dakordohen ta zbatojnë marrëveshjen e Asociacionit, e cila në mënyrën si është shkruar në marrëveshje është e sigurt se shkon përtej marrëveshjes së vitit 2013 dhe marrëveshjes së parimeve të vitit 2015. Dakordohen që t’i japin status të veçantë Kishës Ortodokse Serbe në Kosovë. Dakordohen që të diskutojnë aranzhmane vetëqeverisje të komunitetit serb në Kosovë. Unë nuk e di a i kanë pas mend me veti kur janë dakorduar për këto gjëra, apo çfarë zori kanë pasur që kanë pranuar këtë marrëveshje”, thekson Hoti.

Duke folur për Asociacion, Hoti thotë se dakordimi për zbatim të të gjitha marrëveshjeve të kaluara dëshmon sa “mashtrues” është kryeministri Kurti. Ai përmend edhe raportimin e djeshëm të zëvendëskryeministrit Besnik Bislimi në Komitetin për Politikë të Jashtme të Parlamentit Evropian, ku mes tjerash iu referua edhe një letre që ish-shefja e politikës së jashtme të BE-së, Federica Mogherini i është drejtuar ish-kryeministrit Mustafa se Asociacioni nuk do të ketë kompetenca ekzekutive.

A po e vëreni që këta janë mashtrues tipik. Gjatë gjithë jetës së tyre politike vetëm kanë mashtruar. Është ushtruar dhunë brenda Kuvendit, institucioneve dhe nëpër sheshet e Prishtinës, kundër kësaj marrëveshje. Është shpallur Isa Mustafa tradhtar, kryeministrat paraprak për çështjen nga më të ndryshmet. Ndërsa tash thirren në marrëveshjet që këta kanë bërë atëherë. E kanë mashtruar Kuvendit para dy-tri jave me ato gjashtë kushtet e asociacionit. Ato siç ju kemi thënë në seancë, ato mund t’ia tregojnë vetës, elektoratit dhe Këshillit të Përgjithshëm kur i mbajnë të dielën. Por jo parterëve ndërkombëtar, ndërmjetësve, pasi nuk komunikohet me ultimatume me partnerët ndërkombëtar”, deklaron Hoti.

Ndërkaq, sa i përket njohjes de-facto, ish-kryeministri thotë se atë e kanë kaluar moti dhe tash ishte mëse e rëndësishme njohja de-jure nga Serbia.

Njohje de-facto të shtetit të Kosovës nga ana e Serbisë ka pasur që nga marrëveshjet e para, vitit 2013 kur janë nënshkruar marrëveshje mes dy shteteve. Kur është nënshkruar marrëveshja e vitit 2015 nga kryeministri Isa Mustafa, vetëm pika në atë marrëveshje ku thuhet se statuti i Asociacionit përpara se të dekretohet nga Qeveria e merr opinionin e Gjykatës Kushtetuese, çka nënkupton kjo. Po ashtu marrëveshja për vendosjen e zyrave ndërlidhëse Prishtinë-Beograd, a është kjo njohje de-facto. Nuk është mirë që kryeministri aktual t’iu tregoj përralla njerëzve për njohjen de-facto, pasi këtë kemi kaluar moti”, shton ai.

Në anën tjetër, ai thotë se kryeministri Kurti i harroi edhe parimet nga e kaluara, kur pranoi që në pikën dy të preambulës së marrëveshjes të tejkalohet e kaluar, ani pse Serbia ende s’ka kërkuar falje dhe s’ka paguar për shpërblimet për dëmet e luftës.

Në pikën e dytë të preambulës thuhet që duke tejkaluar të kaluarën dhe harruar atë, ndërkohë ky (Kurti) na ka qorruar sytë duke thënë se duhet me pas kërkim falje, shpërblime për dëmet e luftës, të pagjeturit dhe të tjera, kurse tash në preambulë e ka që palët pajtohen që shkojnë përtej të kaluarës dhe të shohin nga e ardhmja”, përfundon Hoti.

Të hënën, kryeministri Kurti dhe presidenti serb, Aleksandër Vuçiq, u takuan në Bruksel për ta diskutuar propozimin evropian. Megjithëse ndërmjetësuesi i dialogut, shefi i politikës së jashtme të BE-së, Josep Borrell, tha se palët janë pajtuar në parim për këtë propozim, nuk pati nënshkrim të tij. Ai tha se ai ishte i ishte i gatshëm për ta nënshkruar planin, por se për këtë nuk ishte Vuçiçi, ndërkohë, Borrell theksoi se palët janë shprehur të gatshme të diskutojnë edhe për zbatimin e planit, derisa paralajmëroi një takim tjetër në muajin mars.

3 VITE ME PARE

Kurti: Normalizimi i marrëdhënieve Kosovë–Serbi arrihet përmes njohjes reciproke

Plani franko-gjerman/ SHBA: Është thelbësor. Vuçiç:
Albin Kurti

KOSOVË- Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka cituar presidentin amerikan, Joe Biden se normalizimi i marrëdhënieve Kosovë–Serbi arrihet përmes njohjes së ndërsjellët. Ai në Forumin Ekomomik që po mbahet në Shkup ka thënë se edhe kancelari gjerman ka përmendur njohjen e ndërsjellët. Kurti tha se Kosova ka bërë progres ekonomik, por edhe demokratik por thotë se raportet me Serbinë akoma nuk janë stabile.

“Përkundër se jemi vend normal, marrëdhëniet tona me Serbinë tona nuk janë normale dhe duhet t’i normalizojmë dhe normalizimi mund të bëhet me njohje të ndërsjellët, kjo është thënë nga presidenti Biden, sekretari Blinken, kancleri Scholz”, ka thënë Kurti.

Pas takimit në Bruksel, Bashkimi Evropian tha se palët janë shprehur të gatshme të punojnë në zbatimin e propozimit. Kjo do të bëhet përmes diplomacisë fluturuese përkatësisht përmes udhëtimeve që pritet të realizojë në Prishtinë dhe Beograd i dërguari i posaçëm i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak. Më pas, BE-ja planifikon që në mars të ftojë liderët e Kosovës dhe Serbisë në takim për të diskutuar për zbatimin e propozimit evropian. Kosova dhe Serbia që nga viti 2011 zhvillojnë negociata për të arritur normalizimin e plotë. Megjithatë, palët kanë pikëpamje të ndryshme sa i përket marrëveshjes përfundimtare. Kosova insiston në njohje reciproke, e Serbia në një zgjidhje kompromisi, pa treguar se për çfarë kompromisi bëhet fjalë.

3 VITE ME PARE

Vuçiç: Nuk do ta zbatoj njohjen e Kosovës në OKB, do të ketë edhe shumë diskutime të tjera për planin evropian

Plani franko-gjerman/ SHBA: Është thelbësor. Vuçiç:
Aleksandër Vuçiç

SERBI- Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, ka thënë se nuk ka pasur marrëveshje në Bruksel, pasi do të ketë edhe shumë bisedime.

“Është e rëndësishme për mua që të përpiqem tu tregoj njerëzve në Serbi se çfarë po bëjmë dhe çfarë po ndodh prej disa muajsh, në mënyrë që njerëzit të kuptojnë pamjen e përgjithshme, sepse nuk është vetëm një çështje e një anëtari, një letre dhe një takimi”, tha Vuçiç.

Ai tha se pardje është zhvilluar vetëm një bisedë në Bruksel.

"Ne nuk u pajtuam dje, ne ramë dakord të bisedojmë. Do të ketë shumë biseda të tjera, asgjë më shumë se kjo nuk ndodhi dje," shpjegoi Vuçiç.

Ai ka theksuar se në çdo vend ka thënë pa mëdyshje se nuk mund të diskutohet për njohjen e Kosovës apo anëtarësimin e saj në OKB. Vuçiç theksoi se ai mbrëmë në Bruksel, si dhe më parë presidentit francez Emmanuel Macron dhe kancelarit gjerman Olaf Scholz në Mynih, i tha shumë qartë se Serbia është e gatshme të punojë për zbatimin e shumë gjërave, por se nuk mund të diskutojnë njohjen e Kosovës dhe anëtarësimin e saj në Kombet e Bashkuara.

“Për çdo gjë tjetër jam i hapur për të biseduar, jo vetëm për shkak të rrugës së BE-së drejt Serbisë, por sepse është mirë për marrëdhëniet mes serbëve dhe shqiptarëve, të bisedojmë dhe të negociojmë”, tha Vuçiç.

Ai theksoi se në propozim ka pika të rëndësishme, si hapja e vendkalimeve administrative për qarkullim të lirë të njerëzve, mallrave, kapitaleve dhe shërbimeve, vulat doganore, targat, që serbët dhe shqiptarët të jetojnë të qetë.

"Por, çështjet kyçe që kanë të bëjnë me Kushtetutën, shtetin e Serbisë, siç e kam thënë pa mëdyshje në çdo vend, nuk flitet për njohje, as për Kosovën në OKB. Prandaj as që kam nënshkruar asgjë”, ka theksuar Vuçiç.

Ai shtoi se të vërtetën e ka thënë çdo herë deri më tani dhe nuk ka fshehur asgjë nga opinioni, edhe kur u shfaq plani evropian. Ai përkujtoi se plani erdhi si ide e Macron dhe Scholz , të cilët erdhën në Beograd, sollën një copë letër dhe nuk pyetën askënd, ata thjesht thanë, merre ose lëre.

“Secili prej nesh që ka ndonjë emocion dhe krenari do të thoshte ik nga këtu, por kur e udhëheq vendin nuk mund të udhëhiqesh vetëm nga kjo. Duhet të mendosh për pasojat”, tha Vuçiç.

Ai shtoi se i është paraqitur qartë se pasojat janë ndërprerja e integrimit evropian, që nënkupton edhe ndërprerjen e investimeve të mëtejshme, që nënkupton uljen e nivelit të punësimit.

Ata thanë drejtpërdrejt tërheqjen e investimeve dhe një sërë masash të tjera gjithëpërfshirëse, duke përfshirë se Serbia do të izolohej nga bota”, tha Vuçiç.

I pyetur nëse këtë ia kanë thënë edhe Kosovës, ai tha se nuk wshtw nw dijeni por qw nuk e beson njw gjw tw tillw.

"Nuk e besoj, sepse çfarëdo që të bëjë Prishtina duhet ta mbrojnë. Dhe dje një pjesë e ekipit tim menduan se do të dilnin me njoftimin se Kurti nuk është gati për ZSO, por e dija që nuk do të ishte”, tha Vuçiç.

Ai shtoi se Beogradi reagoi ndaj propozimit të Macron dhe Scholz, dërgoi kundërshtime, por të dërguarit u kthyen me disa ndryshime.

"Dhe pastaj ata thanë, ose - ose. Unë atëherë thashë pa mëdyshje se është e rëndësishme të flasim, sepse kur jeni në tryezën e bisedimeve, fati juaj nuk mund të vendoset pa ju, dhe kur nuk jeni... do të vuanim rëndë”, tha Vuçiç.

Presidenti i Serbisë theksoi se asnjë marrëveshje e nënshkruar me Kosovën nuk fshihet dhe porositi të gjithë që të shikojnë faqen e Zyrës për Kosovë dhe Metohi për të gjitha marrëveshjet që janë nënshkruar deri më tani.

Vuçiç ka shtuar se nuk ka fshehur asgjë kur bëhet fjalë për planin franko-gjerman dhe shton se qytetarëve ua ka lexuar vetëm pjesët më të këqija, edhe pse ai propozim përmban edhe të mira.

“Unë fola për konceptin dhe kornizën, ne jemi gjithmonë të gatshëm të flasim dhe kjo do të çonte në normalizim. Ne kemi nevojë për normalizimin e marrëdhënieve me shqiptarët”, thotë Vuçiç.

Në pyetjen lidhur me dispozitën e propozimit, ku thuhet se nga Serbia pret të mos e bllokojë Kosovën në procesin e anëtarësimit në organizatat ndërkombëtare, Vuçiç tha se për këtë as që ka nënshkruar asgjë.

"Kjo është arsyeja pse ne duhet të bëjmë një plan zbatimi, një udhërrëfyes. Le të biem dakord për atë që po zbatojmë. Unë nuk do të zbatoj njohjen e Kosovës, as anëtarësimin në OKB. Ne po bëjmë një plan zbatimi prandaj Lajçak do të vijë në Beograd dhe Prishtinë, kur të vijë do të bëjmë diçka që jam gati të flas për gjithçka, por nuk do ta nënshkruaj dhe këtë e kam thënë pafundësisht”, ka përsëritur Vuçiç.

I pyetur se çfarë do të ndodhë me propozimin, ai tha: Asgjë, do ta mbajnë si kornizë sepse de facto është bërë kornizë për procesin e negociatave. Unë nuk do të marr pjesë në zbatimin e gjërave të rregulluara dhe këtë ua kam thënë të gjithëve. Derisa jam president i Serbisë, nuk do të pranoj njohjen formale apo joformale të Kosovës, as hyrjen në OKB.

I pyetur se çfarë do të ndodhë më 18 apo 24 mars, të cilat përmenden si afate, ai tha se më 18 mars shefi i diplomacisë evropiane do të shkojë në Maqedoninë e Veriut, ku ftoi përfaqësuesit e Beogradit dhe Prishtinës.

“Një burrë shkon në një udhëtim atje, tha ta takojmë sa është rrugës... Le të themi se çfarë po bëjmë, dhe nëse nuk bëjmë mjaftueshëm, nuk na hapin grupime dhe nëse po, do të na hapin grupe”, tha Vuçiç.

3 VITE ME PARE

Takimi Kurti-Vuçiç/ SHBA: Plani evropian thelbësor për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi

Plani franko-gjerman/ SHBA: Është thelbësor. Vuçiç:
Gabriel Escobar

SHBA- Shtetet e Bashkuara të Amerikës thanë se marrëveshja mbi udhërrëfyesin e zbatimit të planit evropian është thelbësore për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi. Po ashtu edhe përparimi drejt themelimit të Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe është thelbësor për ndërtimin e së ardhmes së Kosovës. Kështu thuhet në një deklaratë të Departamentit Amerikan të Shtetit, një ditë pasi Kosova dhe Serbia u pajtuan në Bruksel me Planin Evropian që parasheh normalizimin e marrëdhënieve.

Escobar: Asociacioni obligim që duhet të zbatohet

"Takimi i djeshëm ishte një hap i mirë përpara, por mbetet një punë e vështirë. Marrëveshja mbi planin e zbatimit është thelbësore për normalizimin sipas propozimit të BE-së. Përparimi drejt themelimit të Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe mbetet kritik për ndërtimin e së ardhmes së Kosovës si një vend sovran, shumetnik dhe i pavarur i integruar në strukturat euroatlantike”, thuhet në deklaratën e Departamentit Amerikan të Shtetit.

Në Bruksel gjatë kohës së takimit të kryeministrit Kurti dhe presidentit Vuçiq, qëndroi edhe i dërguari amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, i cili takoi ndarasi Vuçiçin dhe Kurtin. Escobar, sa i përket çështjes së Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe ishte i prerë, "është obligim që duhet të zbatohet”.

"Kjo kërkesë paraqitet në marrëveshjen e Brukselit. Ka pritje që do të formohet. Pozicioni ynë është që të formohet në një mënyrë që përbën fitore për të dyja palët”, tha Escobar në një konferecë për medie. I pyetur nëse Kosova ka afate kohore për formim të Asociacionit, ai u përgjigj se "pyetja është se sa shpejt do të formohet”. "Besoj qe me këtë marrëveshje bazë, Kosova e ka kuptuar që duhet ta formojë Asociacionin. Nuk dua të vendos afate kohore, mirëpo dua të them se diskutimi duhet të nisë menjëherë”, tha Gabriel Escobar.

Rruga pas ujdisë më 27 shkurt jo e lehtë

Për kryeministrin e Kosovës Albin Kurti takimi i së hënës në Bruksel "konfirmoi që kemi të bëjmë me një platformë solide për të ecur përpara dhe gjithçka që na mundëson ecjen përpara është pozitive”. "Do të ketë bisedime jo të kollajshme, por qëllimi i Brukselit është që brenda muajit mars të ketë rezultate të prekshme”, tha Kurti, duke përsëritur se ai ishte i gatshëm të nënshkruante Planin Evropian, por kjo nuk ndodhi, meqë pala serbe nuk ishte e gatshme që ta nënshkruante.

E nga ana tjetër, Presidenti serb Vuçiç tha pas takimit të Brukselit se "një nga pikat e planit evropian nënkupton që Serbia do ta lejonte Kosovën të anëtarësohej në Kombet e Bashkuara, prandaj nuk kam nënshkruar”."Do të ketë më shumë bisedime”, tha Vuçiq duke ritheksuar se "diplomatët perëndimorë u kanë bërë me dije të dyja palëve se refuzimi i propozimit evropian do të nënkuptonte sanksione”.

Kryeministri Kurti dhe Presidenti Vuçiç, në takimin e 27 shkurtit në Bruksel nën ndërmjetësimin e shefit të diplomacisë evropiane Josep Borrel, u pajtuan se nuk kanë nevojë të diskutojnë më për propozimin evropian për normalizimin e raporteve dhe ata u pajtuan që të punojnë për zbatimin e propozimit evropian. Bashkimi Evropian, tha se zbatimi i propozimit do të bëhet përmes diplomacisë ecejake, ku i ngarkuari i BE-së për dialogun Mirosllav Lajcak, do të bëjë udhëtime të shpeshta në Prishtinë dhe Beograd. Takimi i radhës Kurti-Vuçiq, pritet të ndodhë me 18 mars në Shkup të Maqedonisë së Veriut, gjatë një vizite që do ta bëjë aty Josep Borrel. Bashkimi Evropian pret që udhërrëfyesi për zbatimin e marrëveshjes (planit evropian), të finalizohet para takimit të radhës të Këshillit Evropian, që do të mbahet më 23-24 mars. Plani evropian nuk përfshin njohjen e ndërsjellë, ndonëse kërkohet që Kosova dhe Serbia të respektojnë pavarësinë, sovranitetin dhe tërësinë territoriale të njëra-tjetrës.

Marrë nga DW

3 VITE ME PARE

Vuçiç: 99.9 përqind e shqiptarëve të Kosovës janë për pavarësi dhe kjo s’do të ndryshojë

Plani franko-gjerman/ SHBA: Është thelbësor. Vuçiç:
Aleksandër Vuçiç

SERBI- Presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç në një intervistë për Radiotelevizionin e Serbisë të martën ka folur për planin franko gjerman duke zbuluar detaje të procesit dhe takimit të së hënës në Bruksel. Sipas Vuçiç plani i dorëzuar nga Presidenti i Francës dhe Kancelari i Gjermanisë ka qenë dokument i panegocieshëm dhe se kur i është dorëzuar i është thënë merre ose lëre.

Sipas Vuçiç, Serbia është kërëcënuar me pasoja nëse refuzon duke theksuar se kjo do të ndodhte duke i tërhequr investitorët dhe duke shuar mijëra vende pune në Serbi. Po ashtu ai theksoi se në një përgjigje që u ka dërguar ndërmjetësve u ka thënë se është i hapur për bisedime rreth gjithckaje përvec njohjes së Kosovës dhe anëtarësimit të saj në OKB.

”Të ndalemi së gënjyeri veten. Kjo nuk do të ndodhë më kurrë. 99.999 përqind e shqiptarëve janë për pavarësinë e Kosovës dhe kjo s’do të ndryshojë,” ka thënë Vuçiç.

Pas takimit në Bruksel, Bashkimi Evropian tha se palët janë shprehur të gatshme të punojnë në zbatimin e propozimit. Kjo do të bëhet përmes diplomacisë fluturuese përkatësisht përmes udhëtimeve që pritet të realizojë në Prishtinë dhe Beograd i dërguari i posaçëm i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak. Më pas, BE-ja planifikon që në mars të ftojë liderët e Kosovës dhe Serbisë në takim për të diskutuar për zbatimin e propozimit evropian. Kosova dhe Serbia që nga viti 2011 zhvillojnë negociata për të arritur normalizimin e plotë. Megjithatë, palët kanë pikëpamje të ndryshme sa i përket marrëveshjes përfundimtare. Kosova insiston në njohje reciproke, e Serbia në një zgjidhje kompromisi, pa treguar se për çfarë kompromisi bëhet fjalë.

3 VITE ME PARE

Vuçiç: Nuk pres që Kurti të formojë Asociacionin

Plani franko-gjerman/ SHBA: Është thelbësor. Vuçiç:
Aleksandër Vuçiç

SERBI- Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç ka folur për mediat serbe pas takimit që pati në Bruksel me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti. Në një intervistë për Radio Televizionin Serb (RTS), Vuçiç u shpreh se nuk pret që Kurti të formojë Asociacionin e komunave me shumicë serbe.

“Duhet të mendojmë për veten dhe për të ardhmen tonë, kam frikë se pala tjetër nuk është serioze dhe po merren me gjërat e tyre ditore politike, a do të jetë pas një muaji, dy, tre, gjashtë, por një ditë dikush do të duhet të formojë Asociacionin. Kur kjo të ndodhë, atëherë na takon ne të diskutojmë tema jo të lehta dhe të vështira për ne,”- theksoi presidenti serb.

Vuçiç dhe Kurti zhvilluan një takim në Bruksel më 27 shkurt, në praninë e ndërmjetësuesve evropianë, ku dhe pranuan propozimin e planit franko-gjerman, por firmosje nuk pati. Hapi i radhës është zbatimi i propozimit evropian për normalizimin e raporteve. Pas takimit në Bruksel, Bashkimi Evropian tha se palët janë shprehur të gatshme të punojnë në zbatimin e propozimit. BE-ja planifikon që në mars të ftojë liderët e Kosovës dhe Serbisë në takim për të diskutuar për zbatimin e propozimit evropian.

Kosova dhe Serbia që nga viti 2011 zhvillojnë negociata për të arritur normalizimin e plotë. Megjithatë, palët kanë pikëpamje të ndryshme sa i përket marrëveshjes përfundimtare. Kosova insiston në njohje reciproke, e Serbia në një zgjidhje kompromisi, pa treguar se për çfarë kompromisi bëhet fjalë.

3 VITE ME PARE

DASH: Themelimi i Asociacionit, kritik për të ardhmen e Kosovës, dialogu i 27 shkurtit ishte një hap i mirë

Plani franko-gjerman/ SHBA: Është thelbësor. Vuçiç:
DASH

KOSOVË- Departamenti amerikan i Shtetit tha se përparimi drejt themelimit të Asociacionit të komunave me shumicë serbe, mbetet kritik për ndërtimin e të ardhmes së Kosovës.

“Progresi drejt themelimit të Asociacionit të komunave me shumicë serbe mbetet kritik për ndërtimin e së ardhmes së Kosovës si një shtet sovran, multietnik dhe të pavarur të integruar në strukturat euroatlantike”, tha përmes një deklarte, zëdhënësi i DASH-it, Ned Price.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është përballur me thirrjet e SHBA-së dhe BE-së që të themelojë Asociacionin, për të cilin Kosova dhe Serbia kanë arritur marrëveshje më 2013 dhe 2015. Por, ai është shprehur kundër një asociacioni njëetnik, me kompetenca ekzekutive.

Gjykata Kushtetuese më 2015 gjeti se Marrëveshje mbi parimet për themelimin e Asociacionit nuk është në harmoni të plotë me aktin më të lartë juridik të shtetit.

Kurti gjatë shkurtit ka paraqitur disa kushte për themelimin e Asociacionit, përfshirë edhe që të jetë në përputhje me ligjet e Kosovës, të mos ketë kompetenca ekzekutive dhe t’i ndryshohet emri.

DASH po ashtu e cilësoi si “hap të mirë përpara” rundin e dialogut të zhvilluar mes Kosovës dhe Serbisë më 27 shkurt, kur palët u pajtuan për propozimin evropian për normalizimin e raporteve.

Megjithatë, zëdhënësi i DASH-it, Ned Price, tha se tani mbetet “puna e vështirë”.

“Marrëveshja për zbatimin e ankesit është thelbësor për normalizimin, sipas propozimit të BE-së”, tha ai.

Bashkimi Evropian ka thënë se palët kanë shprehur gatishmëri që të punojnë në zbatimin e propozimit evropian, që synon të çojë palët drejt një marrëveshjeje ligjërisht të obligueshme për normalizimin e plotë të raporteve.

Gjatë takimit të 27 shkurtit, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, u pajtuan se nuk ka nevojë për negociata të mëtejme për propozimin e BE-së, që ata kanë pranuar shtatorin e kaluar.

Pas takimit, Vuçiq deklaroi se për shtetin e tij më i rëndësishëm është themelimi i Asociacionit, që kundërshtohet nga Kurti.

BE-ja tha se tani u mbetet palëve që të punojnë në planin e zbatimit, në mënyrë që gjatë marsit të ketë një takim të ri të liderëve për këtë propozim.

Marrë nga REL

dialogu kosove-serbi dash albin kurti aleksander vucic

Sondazh

Poll

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë