Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
• Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Bledi Çuçi ka zhvilluar ditën e sotme një konferencë me gazetarët, ku ka bërë një bilanc për punën dhe sesionet parlamentare në Kuvend. • Çuçi tha se Amnistia Penale dhe marrëveshja me Italinë për pensionet, janë sipas tij dy nga arritjet e qeverisë këtë sezon. • Më tej foli për ngritjen e Komisionit të Dezinformimit dhe Komisionin antikorrupsion, ku shprehu keqardhjen që opozita nuk është bërë pjesë në këtë përpjekje për të vazhduar, sipas tij rrugën drejt modernizimit të shtetit shqiptar. • Pas përfundimit të fjalës së tij në nisje të konferencës, i është përgjigjur edhe pyetjeve të gazetarëve. • Çuçi është pyetur se përse Partia Socialiste nuk e çon në Gjykatën Kushtetuese mandatin e Olta Xhaçkës. • Në përgjigjen e tij ai tha se në gjykimin e mazhorancës, GJK ka tentuar të krijojë një normë të re kushtetuese që nuk ia lejon vetë kushtetuta. • Çuçi tha se një vendim që vjen në parlament për tu votuar, deputeti është i lirë në votën e tij. • Si përfundim, kreu i grupit të PS tha se këtë ngërç me GJK kanë vendosur ta zgjidhin duke kërkuar një mendim në Komisionin e Venecias. • Një pyetje tjetër që iu drejtuar ishte dhe për deputetin socialist Plarent Ndreca, për të cilin Çuçi e konfirmoi paraqitjen e tij në SPAK, por nuk e konfirmoi se atij i është komunikuar ndonjë kërkesë nga Prokuroria e Posaçme. • Lidhur me çështjen e votës së emigrantëve, Çuçi u shpreh se ka një konsensus me Partinë Demokratike. • Ai shtoi se vijojnë negociatat për herësin e votave për shpërndarjen e mandateve të deputetëve për të gjetur një variant konsensual maxhorancë-opozitë. • Ai ka shtuar se nuk i kthehen koalicioneve parazgjedhore. • Ndërkohë nga pyetjet që i drejtuan gazetarët, kishte edhe lidhur me kryebashkiakun e Tiranës, Erion Velia, për të cilin Çuçi tha se grupi i PS e mbështet absolutisht. • Gjithashtu e cilësoi si "kryetari i bashkisë me i suksesshëm që ka pasur Tirana dhe PS në këto vite".
4 artikuj për këtë temë.
TIRANË- Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Bledi Çuçi në konferencën e sotme me gazetarët, ka ngritur "në qiell", me lavde, kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliajn. Aq sa Çuçi e ka cilësuar si "kryetari i bashkisë me i suksesshëm që ka pasur Tirana dhe PS në këto vite", ndonëse tre nga drejtorët e bashkisë së tij janë në qeli dhe akuzohen nga Apeli i GJKKO si grup i strukturuar kriminal.
Mes aferave që "rrotullohen" rreth Veliajt si ajo e Inceneratorit të Tiranës dhe Kompanisë "5D", Çuçi tha se Veliaj ka mbështetjen absolute nga grupi i PS dhe shtoi "se nuk e bën pis asnjëlloj balte që hidhet ndaj tij", pasi sipas tij ka bërë punë me vepra e jo me fjalë.
"Erion Veliaj është kryetari i bashkisë me i suksesshëm që ka pasur Tirana dhe PS në këto vite. Transformimi historik i Tiranës është një realitet që nuk mund ta bëjë pis asnjëlloj balte që mund të hidhet mbi figurën e kryetarit. Ne jemi të nderuar që kemi zgjedhur nga gjiri i jonë apo nga pjesa jonë një kryetar bashkie që nderon jo vetëm Tiranë po përtej Shqipërisë, çdo socialist apo çdo tirons, me vepra dhe jo me fjalë. Çështjet e tjera janë çështje që lidhen me sektorët ligjzbatues. Grupi i PS i jep mbështetjen absolute Veliajt."- tha Çuçi.
Gjatë nderimeve për Veliajn, Çuçi u ndërpre nga njëra prej gazetareve e cila i drejtoi pyetjen: Veliaj edhe më shumë i suksesshëm se Rama?
Kreu i grupit të socialistëve duket se e kuptoi menjëherë gabimin e tij, ndërsa shtoi se e kishte vetëm për vitet e fundit,"Jo në këto vite thashë... që kur qeverisim së bashku dhe në nivel qendror dhe lokal"
Gazetarët po ashtu e pyetën nëse Veliaj po e nderon Partinë Socialiste dhe me arrestimin e tre drejtorëve, Mariglent Qato, Taulant Tusha dhe Redian Molla. Përgjigja e Çuçit ishte se "nuk na nderon arrestimi i drejtorëve, por duhet të presim të mos nxitohemi të presim fjalën e fundit të drejtësisë.", ndonëse Apeli i GJKKO, siç përmendëm edhe më sipër i ka rënduar akuzat ndaj tyre. Ndërsa SPAK ka sekuestruar disa ditë më parë edhe kompaninë "5D".

TIRANË- Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Bledi Çuçi në konferencë me gazetarët konfirmoi thirrjen në SPAK të deputetit socialist, Plarent Ndrecës.
I pyetur nga gazetarët a i është komunikuar Ndrecës akuzë nga Prokuroria e Posaçme, Çuçi nuk e konfirmoi, ndërsa u shpreh se “nuk i di raportet e Plarent Ndrecës me drejtësinë”.
Pyetje: Ka qarkulluar një lajm që deputetit Plarent Ndreca i është komunikuar akuzë nga SPAK për një çështje që lidhet me rindërtimin e disa komisariateve kur ka qenë sekretar i përgjithshëm në ministrinë e Brendshme. Është e vërtetë që i është komunikuar akuza?
Çuçi: Është një informacion që mund ta merrni pranë SPAK ose drejtëpërdrejtë nga zoti Ndreca. Po, e di që zoti Ndreca ka qenë në SPAK, të tjerat janë marrëdhënie të zotit Ndreca me SPAK. Mund të them se nuk ka asnjë kërkesë nga SPAK në lidhje me deputetin Ndreca. Këtë jua konfirmoj.
TIRANA- Kryetari i Grupit Parlamentar në Partinë Socialiste Bledi Çuçi ka thënë sot në një konferencë për shtyp se ka një konsensus për votën e emigrantëve. Çuçi ka shtuar se vijojnë negociatat për herësin e votave për shpërndarjen e mandateve të deputetëve për të gjetur një variant konsensual maxhorancë-opozitë. Ai ka shtuar se nuk i kthehen koalicioneve parazgjedhore.
"Për votën e emigrantëve kemi pasur konsensus me opozitën dhe do të arrijmë në një variant të përbashkët. Vazhdojnë diskutimet për herësin. Për listën ka pasur diskutime lidhur me herësin, ka pasur diskutime dhe për të adersuar vendimin e gyktaës kushetuese.
Të gjitha do të shkojnë drejt një formule që garanton qartë formulën që ka Kushtetuta. Ne nuk i kthehemi më asaj çështjeje. Nuk ka e nuk do të ketë ndonjë variant tjetër vec atij që kemi përcaktuar në 2020 në ndryshimet që bëmë", tha Çuçi.

TIRANË- Kreu i Grupit Parlamentar të PS, Bledi Çuçi në konferencën për mediat është pyetur se përse Partia Socialiste nuk e çon në Gjykatën Kushtetuese mandatin e Olta Xhaçkës. Në përgjigjen e tij, Çuçi tha se Kushtetuesja ka autoritetin të shfuqizojë çdo ligj apo vendim të Kuvendit, nëse e gjykon se nuk është në përputhje me Kushtetutën.
Më tej ai tha se në gjykimin e mazhorancës , GJK ka tentuar të krijojë një normë të re kushtetuese që nuk ia lejon vetë kushtetuta. Çuçi tha se një vendim që vjen në parlament për tu votuar, deputeti është i lirë në votën e tij. Si përfundim, kreu i grupit të PS tha se këtë ngërç me GJK kanë vendosur ta zgjidhin duke kërkuar një mendim në Komisionin e Venecias.
Çuçi: Çështja e raportit të Parlamentin me GJK mendoj që është një raport që e përcakton qartë Kushtetuta. GJK ka autoritetin kushtetues që të shfuqizojë cdo ligj, vendim apo akte të marrë nga Kuvendi nëse e gjykon që është në kundërshtim me Kushtetutën. Ka pasur një vendim të GJK që ka shfuqizuar dy vendime të marra nga Kuvendi. Kuvendi i Shqipërisë i shfuqizoi të dy vendimet.
Në rastin konkret është krijuar një paqartësi në lidhje me faktin që do të duhet që një deputet apo të gjithë deputetet duhet të votojnë në një formë të caktuar, të detyruar apo jo. Ky është një debat që nuk ka marrë dhe nuk ka gjetur trajtim as nga vendimi i GJK. Përkundrazi GJK në gjykimin tonë ka tentuar të krijojë një normë të re kushtetuese që nuk ia lejon vetë kushtetuta. Një vendim që vjen në parlament për tu votuar, vullneti i deputetit është i pavarur, madje Kushtetuta thotë që deputeti nuk mban përgjegjësi për votën e dhënë prej tij.
I vetmi moment kur kushtetuta e detyron parlamentin të votojë në një mënyrë të caktuar, është kur i jepet e drejta opozitës për të ngritur Komisionet Hetimore. Është edhe një moment tjetër kur pas disa mbledhjeve për shortet, deputeti është i detyruar të votojë. Këto janë dy momentet. Le të vijmë tek GJK. Ne kemi vendosur që këtë ngërç me GJK ta zgjidhim duke kërkuar një mendim në Komisionin e Venecias.