LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Plumbi i Artë/ Nga njohja me Erion Alibejn te vrasja e Emiljano Ramazanit, Dumani dhe Diva dëshmojnë në GJKKO: Eleminohej kush na dilte para! Dy deputetë donin vrasjen e Talo Çelës!

• I penduari i drejtësisë për dosjen "Plumbi i Artë, Nuredin Dumani po dëshmon në seancën e sotme gjyqësore që po zhvillohet në Gjykatën e Posaçme. • Dumani ka rrëfyer sesi është njohur me Talo Çelën dhe Erjon Alibejn. • Ai ka treguar se Çelën e ka njohur në vitin 2010 nga Ilirjan Feci, teksa njohje ka pasur edhe me dy vëllezër të tij. • Dumani tha se kontakte kishte edhe me të vëllanë e Talo Çelës, Bujar Çela, i ekzekutuar në shtator  të vitit 2020. • Ndërsa të penduarin tjetër të drejtësisë, Erion Alibej, Dumani deklaroi se e ka njohur në 2020 dhe se me të ka marrëdhënie shoqërore. • Ai ka thënë se ishte Elio Bitri i cili e kishte njohur me Alibejn. Dumani tha se shkoi të takonte Erion Alibejn për të negociuar për të vrarë Talo Çelën dhe Altin Ndocin. • Gjatë dëshmisë së tij Dumani foli edhe për vrasjen e Emiljano Ramazanit ndërsa theksoi se ekzekutimin e tij e ka urdhëruar Erjon Alibej. • Dumani shtoi se në verën e vitit 2020 kishte shume emra për tu vrarë në Elbasan. • Ai theksoi se nuk kishin një radhë të planifikuar për ekzekutimet por kush u dilte i pari e vrisnin. • Dumani theksoi se Emiljano Ramazani doli i pari dhe u ekzekutua. • Sipas tij informacionet në Elbasan i merrte vetën nga Elio Bitri. • Më tej në dëshmi ai shpreheht se Ramazani shkonte në palestër dhe kishin informacione të brendshme për të. Dumani shtoi se Alibej i shkonin foto herë pas here edhe për Bujar Çelën dhe Emiliano Ramazanin. • Ai tha se Erjon Alibej i niste fotot e Ramazanit në SKY dhe se ishte ai që komunikonte direkt me informatorin që kishin në Elbasan, Xhuljano Hoxhën. • I pyetur nëse kishte foto për Bujar Çelën gjatë vëzhgimeve, Dumani tha se ja sillte Erjon Alibej. • Ai tregoi se Hoxha paguhej nga Alibej për çdo informacion që jepte. 

10 artikuj për këtë temë.

1 VITE ME PARE

Vrasja e Bujar Çelës/ Nuredin Dumani zbardh detaje nga krimi në GJKKO: Atentatin e organizova unë! Makinën e mora nga njerëzit e Ervis Martinajt...

Plumbi i Artë/ Nga njohja me Erion Alibejn te vrasja e Emiljano Ramazanit,
Nuredin Dumani

TIRANË - I penduari i drejtësisë Nuredin Dumani, ka dëshmuar këtë të martë gjatë seancës gjyqësore në Gjykatën e Posaçme detaje nga krimet që ka qënë i implikuar. 

Ai ka treguar së fundmi detaje nga vrasja e Bujar Çelës. Dumani tha se vrasjen e Bujar Çelës e ka organizuar ai vetë, ndërsa shton se Çela sipas tij ishte i fundit në listën me emrat e personave që ishin planifikuar për t’u ekzekutuar.

Dumani thotë se Bujar Çelën e vranë sepse ai ishte vëllai i Tao Çelës. Ai deklaron se në vrasjen e Bujar Çelës u përdorën dy makina, në njërën ndodhej vetë ai ndërsa në tjetrën Enver Diva dhe Besiani Xhixha. Ai thotë se njërën nga makinat e përdorura në atentat një tip "Renault" e ka marrë nga njerëzit e Ervis Martinajt. 

Dumani tha se fillimisht Bujar Çelën e qëlloi Enver Diva me një automatik Scorpions dhe se ai donte të siguroheshe që Çela vra, e për këtë arsye ai shkoi dhe e qëlloi në kokë me pistoletë. Dumani tregon se në momentin e vrasjes ka qënë i veshur e kostum sportiv, kapele adidas, maskë covid dhe jelek antiplumb. Ai thotë se pasi kanë vrarë Çelën kanë djegur makinën në një vend ku e kishim planifikuar me herët dhe pasi makina është djegur kanë udhëtuar drejt Fushë Krujës.

Pjesë nga biseda në seancën gjyqësore:

Av: Çfarë flisnit me Enver Divën?

D: Për vrasje flisnim, se nuk flisnim për deputetë. Ne komunikonim për ngjarje të ndryshme, për vrasje, plagosje.

Av: A na e përshkruan listën rendore të atyre që do vrisnit.

D: I pari ishte Dorian Shkoza, i fundit Bujar Çela.
Nuk ka pasur radhë. Ishin 20-30. Kush ishte objektiv më i lehtë vritej i pari.

Av: Pse do të vrisnit Bujar Çelën, se thanë që është në listë?

D: Sepse ishte vëllai o Talos, i shërbente atij.

Av: Pse nuk ti dha lekët direkt Alibej?

D: Se unë isha në kërkim. Unë isha për Klevis Kapllanin aty, dy të tjerët janë paguar.
Bujar Çela ishte llogaritur edhe më parë për ta vrarë. Unë personalisht doja të hakmerresha për Kapllanin.

Av: Po pse angazhove dy të tjerë?

D: Po sepse ishin paguar për atë punë.

Av: Po derisa e kishe personale, pse i pagove?

Av: Po pse paguante Alibeaj për hakmarrjet e tua personale?

D: Sepse e kishte ne listë. Unë si Nuredin Dumani nuk kam kërkuar pagesë. Atë ditë, ne kishim Dine Çamin si plan. Unë e spostova, thashë do vrasim Bujarin, pasi vranë Klevis Kapllanin. Donim ta merrnin vesh dhe kundërshtarët tanë që ne reagonim nëse na qëllonin.

Av: A e diskutove me Erionin se si do ndikonte vrasja e Bujar Celës në marrëdhënien me Talon?

D: I kam thënë Talos, unë dua të vras vetem ty. Unë e dija që ai i kishte dhënë urdhër Altin Ndocit të vriste vëllain tim.

Av: Si u organizua vrasja e Bujar Çelës?

D: Organizimin e bëra unë. Kishim 2 automjete. Unë kam qenë shofer tek një benz. Enver Diva dhe Besiani Xhixha ishin në makinën tjetër. Fillimisht e qëlloi Diva me një automatik Scorpions. Unë doja të sigurohesha që u vra dhe shkova e qëllova në kokë me pistoletë. E qëlloi Kisha 2 pistoleta. Një në dorë një në marsup. Unë zbrita rreth 15 m larg lokalit dhe zbrita me pistoletë në dorë. Kur panë këtë Diva dhe Xhixha parkuan para lokalit.
Makinën “renault” e kam marrë tek njerëz të Ervis Martinajt. E gjeti Bes Xhixha. Ata kishin folur edhe një herë tjetër per nje makinë për atentat ndaj Preng Gjinit.
Nuk e kishin përdorur dot më makinë për Gjinin dhe ne e përdorëm për Bujar Çelën.

Dumani: Diva, Xhixha dhe një Berti, s’me kujtohet mbiemri, vepronin bashkë.

Av: Cfarë kishe veshur ti momentin e vrasjes?

D: Unë kostum sportiv, kapele adidas, maskë covid dhe jelek antiplumb. Makina është djegur në një vend ku e kishim planifikuar me herët. Pasi u dogj makina ne kemi udhëtuar drejt Fushë Krujës.

1 VITE ME PARE

"Për vrasje flisnim, se nuk flisnim për deputetë!" Nuredin Dumani zbulon njohjen me Enver Divën: Ja lista e atyre që do të eleminonim

Plumbi i Artë/ Nga njohja me Erion Alibejn te vrasja e Emiljano Ramazanit,
Nuredin Dumani

TIRANA- I penduari i drejtësisë Nuredin Dumani , tregoi sot gjatë seancës në GJKKO njohjen e tij me Enver Divën, i akuzuar për vrasjen dy vëllezërve Besmir e Viktor Haxhia në Durrës. Dumani zbuloi se është njohur me Divën që prej vitit 2020 duke shtuar se e ka njohur atë përmes Alban Skonjës, me të cilin ka qenë në burg dikur. Dumani tha se ka biseduam me Enverin dhe Skonjën për vrasjen e Mir Haxhisë, por më vonë sipas tij Skonja u tërho.

Dëshmia e Nuredin Dumanit në GJKKO i pyetur nga avokatja e Enver Divës:

Avokatja e Enver Divës: Si je njohur me Enver Divën?

Dumani: E kam njohur në 2020 nga një person tjetër, Alban Skonja, me të cilin kam qenë në burg dikur.

Avokatja: C’marrëdhënie kishte Skonja me Divën?

Dumani: Ishin shokë prej 2013. Skonja vite tek une. Më kërkonte punë të ndryshme, grabitje, vjedhje, mall. Unë nuk kisha punë tjetër për ti dhënë. Nuk i besoja shumë, se ishte konsumator heroine. I thashë: A mund të bësh një vrasje? I thashë, po të thashë emrin do mbash përgjegjësi. I thashë për Mir Haxhinë.

Ai më tha “do flas me shokët e tij e do të them”. Ai ka shkuar ka takuar Enver Divën dhe pastaj erdhën më takun në Shënavlash. Biseduam aty me Enverin dhe Skonjën për vrasjen e Mir Haxhisë, por më vonë Skonja u tërhoq.

Ata kërkuan kapar, por nuk i njihja, mendoja mos më gënjenin. I kam dhënë veç 5 mijë euro në Fushë Krujë Enver Divës. Aty ka ardhur Veri bashkë me Besian Xhixhën.

Avokatja: Pse të takoi me Divën.

Dumani: Po atë kishte shok. Më tha që ai e bënte punën, pasi bënte vrasje me pagesë.

Avokatja: A e konsiderove të besueshën Enver Divën?

Dumani: Derisa i dhashë kapar i besova. Unë isha punëdhënësi, ai ishte punëmarrësi.

Avokatja: Sa i gatshëm u tregua Enver Diva?

Dumani: Fillimisht u tregua shumë i gatshëm. Unë i dhashë shofer Klevis Allën.

Avokatja: Çfarë flisnit me Enver Divën?

Dumani: Për vrasje flisnim, se nuk flisnim për deputetë. Ne komunikonim për ngjarje të ndryshme, për vrasje, plagosje.

Avokatja: A na e përshkruan listën rendore të atyre që do vrisnit.

Dumani: I pari ishte Dorian Shkoza, i fundit Bujar Çela. Nuk ka pasur radhë. Ishin 20-30. Kush ishte objektiv më i lehtë vritej i pari.

Avokatja: Pse do të vrisnit Bujar Çelën, se thanë që është në listë?

Dumani: Sepse ishte vëllai o Talos, i shërbente atij.

Avokatja: Pse nuk ti dha lekët direkt Alibej?

Dumani: Se unë isha në kërkim. Unë isha për Klevis Kapllanin aty, dy të tjerët janë paguar.

 

1 VITE ME PARE

Dumani tregon aplikacionet e koduara: SPAK ka çdo pseudonim timin, kam MATRIX, BQ dhe SKY ECC

Plumbi i Artë/ Nga njohja me Erion Alibejn te vrasja e Emiljano Ramazanit,
Nuredin Dumani

TIRANË- I penduari Nuredin Dumani ka përmendur për herë të aplikacionin MATRIX, që përdorej nga rrjetet kriminale për të biseduar pa u përgjuar. Duke folur në seancën gjyqsore, Dumani  theksoi se në këtë aplikacion Suel Çela i ka dërguar me foto një procesverbal ku tregohej lidhja e Xhuljan Hoxhës me grupin Çapja.

“Suel Çela me çoi në aplikacionin “MATRIX” me foto një procesverbal të një dosjeje hetimore, ku Xhuljan Hoxha dilte lidhje e grupit Çapja. Do ta shikoni kur të hapet MATRIX!”, tha ai.

Dumani dha edhe detaje për bisedat në aplikacionet e koduara, duke pohuar se i kishte pasur të trija.  

“Kam pasur SKY ECC dhe Matrix, dolën pastaj edhe “BQ”, un i kam dhënë Prokurorisë gjithë pinet dhe pseudonimet e mia”, tha Dumani.

1 VITE ME PARE

Dumani zbulon gjatë dëshmisë kodet në PIN-et e SKY ECC, Enver Diva: Pse s’tregon për çantën me lekë që të dhanë 2 deputetët për vrasjen e Talo Çelës?

Plumbi i Artë/ Nga njohja me Erion Alibejn te vrasja e Emiljano Ramazanit,
Talo Çela dhe Nuredin Dumani

TIRANË- I penduari i drejtësisë për dosjen "Plumbi i Artë, Nuredin Dumani po dëshmon në seancën e sotme gjyqësore që po zhvillohet në Gjykatën e Posaçme. Gjatë dëshmisë së tij Dumani u shpreh se për vrasjen e Bujar Çelës nuk ka marrë asnjë para pasi sipas tij u përfshi për hakmarrje pas vrasjes se shokut të tij të fëmijërisë, Klevis Kapllani. Ai shtoi se paratë për vrasjen e Çelës i kanë dërguar të nesërmen në Vlorë me një makinë. Dumani theksoi se ato para i paguajti Erjon Alibej.

“Unë për vrasjen e vëllait të Talos nuk mora asnjë lek, sepse u përfshiva për hakmarrje, pasi u vra Klevis Kapllani, lekët për vrasjen e Bujar Çelës i kanë sjellë të nesërmen në Vorë, me një makinë, pagoi Erjon Alibej,” tha ai.

I pyetur nga avokatët se çfarë pseudonimesh ka përdorur në PIN-et e SKY ECC për të cilat tha se ka pasur disa, Dumani listoi tre prej tyre. Sipas tij tre pseudonimet e tij janë “Covid 19”, “alkatraz” dhe “totorina”.

Më tej në seancë është hedhur një detaj tjetër në dritë nga i arrestuari Enver Diva. Ai u shpreh se Nuredin Dumani ka takuar në një rast dy biznesmenë dhe dy deputetë në një lokal ku ata i kanë dhanë foton e Talo Çelës dhe një çantë me lekë për ta vrarë. Ai më tej i ka kërkuar llogari Dumanit se përse nuk i tregon këto ndërsa ky i fundit i ka hedhur poshtë këto deklarata. Sipas Dumanit ajo çfarë thotë Diva nuk është e vërtëtë.

“Nuredin Dumani takoi 2 biznesmenë dhe 2 deputetë në një lokal, i dhanë foton e Talo Çelës dhe një çantë me lekë dhe i thanë ‘e duam të vrarë’, pse nuk i tregon ky këto...?!”, tha ai.

“Nuk është e vërtetë kjo”, reagoi Dumani.

1 VITE ME PARE

Si ndodhi vrasja e Bujar Çelës? Nuredin Dumani: U vendos kur u vra shoku im i fëmijërisë, nuk kisha fjetur që prej asaj dite! Ia dija lëvizjet e tij dhe ku pinte kafe çdo ditë

Plumbi i Artë/ Nga njohja me Erion Alibejn te vrasja e Emiljano Ramazanit,
çela, dumani

TIRANË- I penduari i drejtësisë, Nuredin Dumani ka dëshmuar në gjyqin e sotëm në Gjykatën e Posaçme lidhur me vrasjen e Bujar Çelës, vëllait të Talo Çelës. Dumani ka rrëfyer se vrasja e Çelës ishte vendosur ditën kur i kanë vrarë shokun e fëmijërisë, Klevis Kapllanin. Dumani ka treguar se ia dinte lëvizjet dhe se ku e pinte kafen çdo ditë. Këto informacione, Dumani tha se ia siguronte Elio Bitri.  

Dumani: Ishte vendosur me herët. Ato ditë po shikonim ku rrinte Dine Çami. Si duket ai i kishte marrë masat. U vendos kur u vra shoku im i fëmijërisë, Klevis Kapllani, më 15 shtator, në mos gaboj. Vendosja mjetet e punës te shtëpia e tij, pasi e njihja mirë zonën. Më njoftoi Enver Diva se e kishin vrarë Kapllanin. Dola nga shtëpia e Arjan Spahiut dhe kam shkuar aty afër me Enverin dhe Xhixhën. Kaluam afër. E pamë makinën të qëlluar me plumba. Ikëm deri në Rrogozhinë dhe kur u kthyem mora Alibeajn dhe i thamë se do e vrisja Bujar Çelën.

Me 16 në darkë, mos gaboj, shtator, u bëmë gati morëm 2 makinat që kishim në disponim, të dyja të vjedhura. Pritëm jashtë atë natë. Unë nuk kisha fjetur fare, që kur u vra Klevisi. Unë i dija lëvizjet e Bujarit. Nga Elio e dija se ku pinte kafe çdo ditë. Unë nuk i shkova te shtëpia, por afër qëndroi Enver Diva dhe Besian Xhixha. Unë nuk doja të afrohesha në zonë. U duk sikur ranë në sy dhe lëvizëm drejt Cërrikut. Unë u thashë “ore ai do dali për kafe”. U kthyem dhe pasi furnizova mjetin me karburant shkuam dhe e gjetëm atje tek kafja.

Bujar Çela u vra më 17 shtator të vitit 2020, ndërsa edhe në seancën e 16 janarit të këtij viti, Dumani tha se shkak ishte bërë vrasja e mikut të tij Klevis Kapllani, i cili u ekzekutua më 15 shtator. Vrasja e Kapllanit dyshohet se ishte kryer inga Talo Çela dhe vëllezërit Manhasa. Për këtë shkak Dumani ka vendosur të hakmerret ndaj Talos duke i vrarë vëllain. 

Në seancën e  16 janarit të këtij viti Dumani ishte shprehur se bashkë me Enver Divën dhe Besmir Xhixhën pasi kishin marrë informacion nga Eljo Bitri, ishin nisur drejt shtëpisë së Bujar Çelës, por nuk kanë mundur ta kryejnë aty ekzekutimin, sepse u pikasën nga një person që nuk e njihte, dhe u larguan. Por nga informacionet që kishte e dinte se Bujari e pinte kafen në një lokal ku ndalonin autobusët që niseshin për Greqi, dhe sapo e ka parë drejt tij është nisur Enver Diva, i cili ka qëlluar mbi Bujarin, por ai është ende gjallë. Në këtë moment afrohet Dumani i cili nxjerr pistoletën të cilën ja kishte bërë vetë dhuratë Talo Çela, por ajo nuk i ka shkrepur, prandaj ai ka kërkuar që Besmir Xhixha të zbriste nga makina dhe të qëllonte mbi Bujarin me një pistoletë 9 mm. Pas vrasjes ata janë larguar në drejtim të Fushë-Krujës ku kanë djegur makinën që kishin përdorur për të kryer vrasjen, ndërsa armët i kishin hedhur në një kanal në Plepa në Durrës.

Nuredin Dumani, një nga emrat më të përfolur në botën e krimit, u vu në pranga  mbrëmjen e 29 Marsit të vitit 2022 në Fier, pak pasi kishte marrë mjekim për plagosje në shpinë nga tre mjekë në një shtëpi private. Pas burgosjes, Dumani u bë bashkëpunëtor i drejtësisë dhe dëshmitë e tij kanë zbuluar disa nga ngjarjet më të rënda kriminale në vendin tonë.

Ndërkohë Talo Çela, po ashtu një eksponent i njohur kriminal në vendin tonë vijon të jetë në kërkim nga autoritetet.

1 VITE ME PARE

"Kujt i kam shërbyer nga Çapjat?", Dumani përplaset me Xhuljan Hoxhën në gjyq: Këtë e di nga Suel Çela, ai kishte dhe dokument që e vërtetonte

Plumbi i Artë/ Nga njohja me Erion Alibejn te vrasja e Emiljano Ramazanit,
dumani, hoxha

TIRANË - I penduari i drejtësisë, Nuredin Dumani është përballur në seancën e sotme gjyqësore në GJKOO me Xhuljano Hoxhën. Ky i fundit është dënuar me burgim të përjetshëm për vrasjen e Regis Runajt e Emiljano Ramazanit në Elbasan.

Hoxha ka pyetur Dumanin se ku bazohet në deklaratën e bërë ndaj tij se i shërbente grupit të Çapjave dhe kujt konkretish. Dumani ka deklaruar se emër nuk di por këtë informacion e kishte marrë nga Talo Çela dhe Erjon Alibej. Çela sipas Dumanit, kishte dhe dokumente që e deklaronin se Hoxha i ka shërbyer grupit kriminal të Elbasanit. 

PJESË NGA REPLIKAT: 

Hoxha: Më herët Dumani ka thënë që unë i kam shërbyer grupit Çapja. Kujt i kam shërbyer unë.

Dumani: Emër nuk di.

Hoxha: Po ku e di ti.

Dumani: Në fillim më ka thënë Erioni. Por më vonë më ka thënë edhe Suel Çela. Ai kishte një dokument, deklarim, që sipas tij i kishte shërbyer Çapjave.

Hoxha: Ti më ke parë vetë me sytë e tu?

Dumani: Jo, unë vetë jo. Nuk të kam takuar ndonjëherë. Çfarë më ka thënë Erioni dhe Sueli.

Hoxha: A jemi parë ndonjëherë?

Dumani: Po, jemi shkëmbyer tek pallati.

Hoxha: Ku i kisha kamerat tek shtëpia?

Dumani: Tek dera e shtëpisë tënde kishte kamera.

Hoxha: Më ka parë me sytë e tij të marr lekë nga Alibeaj?

Dumani: Unë vete jo, por diskutoja me Alibeajn.

Në tetor të 2023, Gjykata e Posaçme për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka dënuar me burgim të përjetshëm Xhuljano Hoxhën. Po ashtu ka dhënë dhe dënimin me 17 vite burg për Euglent Halilin. Këta dy persona janë dënuar për vrasjen e Regis Runajt e Emiljano Ramazanit në Elbasan. Vrasja e këtyre dy personave ka ndodhur më 20 dhe 29 korrik të vitit 2020.

Hoxha dhe Halili akuzohen se janë përfshirë në 2 vrasje, atë të Emiljano Ramazanit dhe të Regis Runajt të dyja të ndodhura në Elbasan. Mbi Hoxhën dhe Halilin rëndojnë akuzat për vrasjen e Emiljano Ramazani më datë 20 Korrik 2020 në lagjen “28 Nëntori”, Elbasan dhe të vrasjes së Regis Runaj më datë 29 Korrik 2020 në lagjen “Emin Matraxhiu”, në afërsi të varrezave të qytetit Elbasan.

Në të dy krimet, ata duke bashkëvepruar dhe me të tjerë persona, janë nën hetim për bashkëpunim si “Grup i strukturuar kriminal” dhe “Pjesëmarrje në grup të strukturuar kriminal”. Për rastin e vrasjes së  Runaj, Hoxha dhe Euglen Halili, dyshohet se masakruan me thikë 23-vjeçarin, në afërsi të varrezave të qytetit, duke e qëlluar 27 herë. Ata akuzohen se janë të përfshirë dhe në vrasjen e shokut të Runajt, atë të Emiljano Ramazanit. Financues i vrasjes është Erion Alibej, organizator Nuredin Dumani, ekzekutor Skerdi Tasi dhe ndihmës për ekzekutimin kanë qenë Henrik Hoxhaj, Xhuljano Hoxha dhe Euglen Halili.

1 VITE ME PARE

Plumbi i Artë/ Nga njohja me Erion Alibejn te vrasja e Emiljano Ramazanit, Dumani dhe Diva dëshmojnë në GJKKO: Eleminohej kush na dilte para! Dy deputetë donin vrasjen e Talo Çelës!

1 VITE ME PARE

"Nuk kishim radhë, por kush të dilte para do eliminohej", Nurdin Dumani për vrasjen e Emiljano Ramazanit: Ishin shumë emra për t’u vrarë në Elbasan, ai doli i pari! Kishim informacion...

Plumbi i Artë/ Nga njohja me Erion Alibejn te vrasja e Emiljano Ramazanit,
Nuredin Dumani

TIRANË- I penduari i drejtësisë për dosjen "Plumbi i Artë, Nuredin Dumani po dëshmon në seancën e sotme gjyqësore që po zhvillohet në Gjykatën e Posaçme. Gjatë dëshmisë së tij Dumani u shpreh se ekzekutimin e Emiljano Ramazanit e ka urdhëruar Erjon Alibej. Dumani shtoi se në verën e 2020 kishte shume emra për tu vrarë në Elbasan.

Ai theksoi se nuk kishin një radhë të planifikuar për ekzekutimet por kush u dilte i pari e vrisnin. Dumani theksoi se Emiljano Ramazani doli i pari. Sipas tij informacionet në Elbasan i merrte vetën nga Elio Bitri. Më tej në dëshmi ai shpreheht se Ramazani shkonte në palestër dhe kishin informacione të brendshme për të. Dumani shtoi se porositësit të vrasjes Erion Alibej i shkonin foto herë pas here edhe për Bujar Çelën dhe Emiliano Ramazanin.

Pjesë nga diskutimi: 

Avokati Qani Hasa: Keni treguar dhe për vrasjet e Emiljano Ramazanit dhe Rigers Runajt? Kur e vendosët?

Nuredin Dumani: Ishte verë 2020. Ishin shumë emra për t’u vrarë në Elbasan. Nuk kishim radhë, por kush të dilte para do eliminohej. Emiljano Ramazani u bë i pari.

Në Elbasan unë informacion merrja veç nga Elio Bitri. Emiljano Ramazani shkonte në një palestër në Elbasan. Kishim informacion të brendshëm nga aty. Erion Alibejt i vinin foto herë pas here edhe për Bujar Çelën dhe Emiliano Ramazanin.

1 VITE ME PARE

Si ndodhi vrasja e Emiljano Ramazanit? Dumani: Bënte palestrën afër shtëpisë, Alibej më niste fotot në SKY

Plumbi i Artë/ Nga njohja me Erion Alibejn te vrasja e Emiljano Ramazanit,
dumani, ramazani

TIRANË- I penduari i drejtësisë, Nuredin Dumani ka dëshmuar në seancën e sotme gjyqësore në GJKOO edhe lidhur me vrasjen e Emiljano Ramazanit. Dumani ka treguar se Ramazani bënte palestrën afër shtëpise dhe kishte informacion për hyrjet dhe daljet e tij. 

Ai tha se Erjon Alibej i niste fotot e Ramazanit në SKY dhe se ishte ai që komunikonte direkt me informatorin që kishin në Elbasan, Xhuljano Hoxhën.  I pyetur nëse kishte foto për Bujar Çelën gjatë vëzhgimeve, Dumani tha se ja sillte Erjon Alibej. Ai tregoi se Hoxha paguhej nga Alibej për çdo informacion që jepte. 

Avokati Qani Hasa: Emiljano Ramazanin dhe Regis Runajn kush vendosi t’i vrasë?

Nuredin Dumani: Pasi ikëm nga Durrësi kishim disa emra për të vrarë, në verë të 2020. Ishin shume emra për t’u vrarë. Nuk kishte radhë, kush të dilte në rrugë do vritej. Emiljano Ramazanin e kishim më të lehtë për ta vrarë dhe u vra ai.

Avokati Qani Hasa: Kur ke qëndruar me Erjonin, ata që mernin informacion ishin shqiptarë?

Nuredin Dumani: Eljo me jepte informacion, ndërsa Alibej kishte vetë informatorë. Ramazani bënte palestër afër shtëpisë, kishim informacion për hyrjet dhe daljet. Alibej më niste fotot me aplikacionin SKY. Kisha dhe një hyrje në Elbasan. Alibej fliste direkt me informatorin, Xhuljan Hoxhën. Xhuljani bënte foto, sillte informacion. Xhuljanin e kam njohur në 2021.

Avokati Qani Hasa: Kishit foto për Bujar Çelën gjatë vëzhgimeve?

Nuredin Dumani: Po m’i sillte Erjon Alibej në SKY. Xhuljan Hoxha paguhej nga Erjon Alibej për informacionet që jepte. Një herë, Erjoni më ka thënë që i ka dhënë Xhuljanos 20 mijë euro, por unë nuk kam qenë i pranishëm.

Në tetor të 2023, Gjykata e Posaçme për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka dënuar me burgim të përjetshëm Xhuljano Hoxhën. Po ashtu ka dhënë dhe dënimin me 17 vite burg për Euglent Halilin. Këta dy persona janë dënuar për vrasjen e Regis Runajt e Emiljano Ramazanit në Elbasan. Vrasja e këtyre dy personave ka ndodhur më 20 dhe 29 korrik të vitit 2020.

Hoxha dhe Halili akuzohen se janë përfshirë në 2 vrasje, atë të Emiljano Ramazanit dhe të Regis Runajt të dyja të ndodhura në Elbasan. Mbi Hoxhën dhe Halilin rëndojnë akuzat për vrasjen e Emiljano Ramazani më datë 20 Korrik 2020 në lagjen “28 Nëntori”, Elbasan dhe të vrasjes së Regis Runaj më datë 29 Korrik 2020 në lagjen “Emin Matraxhiu”, në afërsi të varrezave të qytetit Elbasan.

Në të dy krimet, ata duke bashkëvepruar dhe me të tjerë persona, janë nën hetim për bashkëpunim si “Grup i strukturuar kriminal” dhe “Pjesëmarrje në grup të strukturuar kriminal”. Për rastin e vrasjes së  Runaj, Hoxha dhe Euglen Halili, dyshohet se masakruan me thikë 23-vjeçarin, në afërsi të varrezave të qytetit, duke e qëlluar 27 herë. Ata akuzohen se janë të përfshirë dhe në vrasjen e shokut të Runajt, atë të Emiljano Ramazanit. Financues i vrasjes është Erion Alibej, organizator Nuredin Dumani, ekzekutor Skerdi Tasi dhe ndihmës për ekzekutimin kanë qenë Henrik Hoxhaj, Xhuljano Hoxha dhe Euglen Halili.

1 VITE ME PARE

"Plumbi i Artë"/ "Nuk doja t'i vrisja me dorën time", dëshmon Nuredin Dumani në gjyq: Si jam njohur me Talo Çelën dhe Erion Alibejn

Plumbi i Artë/ Nga njohja me Erion Alibejn te vrasja e Emiljano Ramazanit,
nuredin dumani

TIRANË- I penduari i drejtësisë për dosjen "Plumbi i Artë, Nuredin Dumani po dëshmon në seancën e sotme gjyqësore që po zhvillohet në Gjykatën e Posaçme. 

Dumani ka rrëfyer sesi është njohur me Talo Çelën dhe Erjon Alibejn. Ai ka treguar se Çelën e ka njohur në vitin 2010 nga Ilirjan Feci, teksa njohje ka pasur edhe me dy vëllezër të tij. Dumani tha se kontakte kishte kontakte edhe me të vëllanë e Talo Çelës, Bujar Çela, i ekzekutuar në shtator  të vitit 2020.

Ndërsa të penduarin tjetër të drejtësisë, Erion Alibej, Dumani deklaroi se e ka njohur në 2020 dhe se me të ka marrëdhënie shoqërore. Ai ka thënë se ishte Elio Bitri i cili e kishte njohur me Alibejn. Dumani tha se shkoi të takonte Erion Alibejn për të negociuar për të vrarë Talo Çelën dhe Altin Ndocin, nuk doja t’i vrisja këta me dorën time.

Dumani: Talo Çelën e kam njohur në vitin 2009 ose 2010 nga Ilirjan Feci. Kam qëndruar tek shtëpia e Talos dhe ai tek shtëpia ime. Kam njohur dy vëllezër të Talos. Deri në 2019 kam pasur marrëdhënie te mira me Talo Çelën. Kam patur kontakte edhe me vëllain e tij, Bujar Celen, ne shtepi e kam takuar vetëm në 2013, më pas në një lokal. Bujari i shërbente Talos, bënte takim në emër të tij e ndihmonte për çdo gjë dhe kamuflohej si taksixhi .

Erion Alibejn e kam njohur në 2020. Kam krijuar marrëdhënie shoqërore.  Elio Bitri më ka njohur me Erion Alibejn. Jam vënë në dijeni që Erjon Alibej kërkonte të më takonte. Dhe Elio me tha që Erion Alibej ka rënë në gjurmët tuaja që vëllai im ka qëlluar në drejtim të vellait të Alibejt dhe familjes së tij. Në shtëpinë e Eljo Bitrit jam takuar me Arjan Spahiun, njëri i afërm i Erjon Alibejt për të sqaruar që nuk isha unë personi që ka qëlluar në drejtim të vellait të tij dhe familjarëve

Kur kam takuar Erjon Alibejn nuk shkuam për të bërë pazare për vrasje. Unë shkova të takoja Erion Alibejn për të negociuar për të vrarë Talo Çelën dhe Altin Ndocin, nuk doja t’i vrisja këta me dorën time. Doja t’i vriste Erjoni me njerëzit e tij. Pas takimit me Erjonin ndryshoi gjithçka dhe vendosëm të dy që të eleminonim kundërshtarët.

Prokuroria e Posaçme po vijon procesin për dosjen e bujshme, ku ka disa të pandehur. Dumani është në cilësinë e të penduarit, si bashkëpunëtor i SPAK, duke zbardhur të paktën 12 vrasje dhe dhjetëra krime të tjera në një dekadë, si dhe porositë që merrte për ekzekutime, me pagesa deri në 200 mijë euro.

nuredin dumani vrasja e emiljano ramazanit talo çela erion alibej

Sondazh

Poll

'Zvërneci'/ Berisha: Ju jeni mafie si në Beograd. Të gjitha dokumentet ju i shumëzoni me zero

'Zvërneci'/ Berisha: Ju jeni mafie si në Beograd. Të gjitha dokumentet ju i shumëzoni me zero

Berisha: Pse e fshihni kreun e Meduzës. Tokat në Zvërnec i ka rrëmbyer Pjerini nga Lezha dhe Agaçi

Reperi Gashi mbështet protestat për Zvërnecin: Fëmijët tanë nuk janë mysafir në tokën e tyre

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi