Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
• Ushtria amerikane ka evakuuar diplomatët amerikanë dhe familjet e tyre nga Khartoum. • Po të njëjtën gjë kanë bërë edhe shtetet e tjera. • Më pak se 100 persona thuhet se u evakuuan sot, kur tre helikopterë Chinook u ulën pranë ambasadës amerikane për t'i mbledhur. • Holanda, Turqia, Italia, Belgjika dhe Japonia gjithashtu thonë se kanë filluar operacionet për evakuimin e qytetarëve të tyre. • Ministria franceze e punëve të jashtme njoftoi se po evakuonte gjithashtu shtetasit e saj dhe të vendeve të tjera të BE-së dhe aleatëve. • Megjithatë, si ushtria zyrtare e Sudanit ashtu edhe kundërshtarët e saj - një forcë paraushtarake e quajtur Forcat e Mbështetjes së Shpejtë (RSF) - kanë thënë se kolona e evakuimit u qëllua pas largimit nga ambasada franceze dhe duhej të kthehej prapa. • Ndërkohë, ka raporte se lidhja e internetit është shkatërruar pothuajse totalisht në Sudan, gjë që mund të pengojë seriozisht koordinimin e ndihmës për të bllokuarit në Khartoum dhe qytete të tjera. • Lufta për pushtet ka parë bombardime të rënda në kryeqytet, me qindra të vrarë dhe mijëra të tjerë të plagosur. • Por gjithashtu ka shumë reagime për ulje gjakrash.
5 artikuj për këtë temë.
FRANCË- Franca ka nisur një operacion për të larguar qytetarët e saj dhe stafin diplomatik nga Sudani. Lajmin e ka bërë të ditur ministria e jashtme e vendit, ndërsa luftimet hyjnë në javën e dytë.
"Qytetarët evropianë dhe të tjerë nga "vendet aleate" gjithashtu do të hiqen" , shtoi ministria franceze pa elaboruar.
Sipas një burimi diplomatik, ushtria sudaneze dhe Forca paraushtarake e Mbështetjes së Shpejtë (RSF) ofruan garanci sigurie për operacionin. Rreth 250 qytetarë francezë jetojnë në Sudan. Të njëjtin hap ka marrë edhe Britania e cila sot për shak të përshkallëzimit të luftës civile, ka vendosur të evakuuojë dhe tërheqë stafin diplomatik të saj.
Beteja në Sudan
Që nga 15 prilli, dy gjeneralët, në pushtet pas grushtit të shtetit të vitit 2021, kanë nisur një luftë të pamëshirshme në Sudan. Dhuna, kryesisht në Khartoum dhe Darfur (perëndim), ka marrë jetën e më shumë se 420 personave, ndërsa më shumë se 3,700 janë plagosur. Ata kanë shkaktuar gjithashtu zhvendosjen e dhjetëra mijëra njerëzve në shtete të tjera të Sudanit ose jashtë kufijve të vendit, në Çad dhe Egjipt. Gjeneralët kanë sjellë edhe mobilizimin e vendeve për të larguar shtetasit e tyre.
SUDAN- Belgjika është ndër vendet që tashmë ka nisur evakuimin e shtetasve të saj nga Sudani. Lajmin e ka bërë të ditur ministri i Jashtëm i vendit Jaha Lahbib. Përmes një postimi në rrjete sociale, Lakhbib shkruan se shërbimet e Belgjikës po mobilizohen për të ndihmuar në operacionet e evakuimit të qytetarëve evropianë.
“Në Sudan janë duke u zhvilluar shumë operacione, në bashkëpunim me Francën dhe Holandën, me synimin për largimin sa më të shpejtë të shtetasve evropianë, përfshirë belgët, të cilët kanë të drejtë. Të gjitha shërbimet tona janë mobilizuar për t’i ndihmuar. U bëjmë thirrje belgëve dhe atyre që kanë të drejtë në Sudan, të cilët ende nuk e kanë bërë këtë, të kontaktojnë sa më shpejt shërbimet tona diplomatike”, shton ai.
Au Soudan, plusieurs opérations sont en cours, en coopération avec la France ???????? et les Pays-Bas ????????, en vue d’évacuer le plus rapidement possible les ressortissants européens dont Belges et les ayants droit. Tous nos services sont mobilisés pour les aider.
— Hadja Lahbib (@hadjalahbib) April 23, 2023
Përpjekjet për largimin e banorëve të huaj në Sudan po zhvillohen në nivel ndërkombëtar. Ndër vendet pjesëmarrëse për lëvizjen e sigurt të qytetarëve janë Holanda dhe Turqia. Largimi i shtetasve turq nga dy lagjet e Khartoum dhe Wad Madani, 200 kilometra më në jug, ishte planifikuar fillimisht për mëngjesin e kësaj të diele (23/4) pas orës 06:00 (ora lokale, 07:00 me orën greke). Por evakuimi i turqve nga distrikti Kafouri në veri të Khartoum-it është shtyrë deri në njoftimin e dytë për shkak të një shpërthimi të dielën në mëngjes pranë një xhamie që ishte zgjedhur si pikë tubimi.
Beteja në Sudan
Që nga 15 prilli, dy gjeneralët, në pushtet pas grushtit të shtetit të vitit 2021, kanë nisur një luftë të pamëshirshme në Sudan. Dhuna, kryesisht në Khartoum dhe Darfur (perëndim), ka marrë jetën e më shumë se 420 personave, ndërsa më shumë se 3,700 janë plagosur. Ata kanë shkaktuar gjithashtu zhvendosjen e dhjetëra mijëra njerëzve në shtete të tjera të Sudanit ose jashtë kufijve të vendit, në Çad dhe Egjipt. Gjeneralët kanë sjellë edhe mobilizimin e vendeve për të larguar shtetasit e tyre.
Zyrtarë të lartë të Shteteve të Bashkuara njoftuan se ushtria amerikane evakuoi personelin e ambasadës amerikane nga Sudani dhe mbylli selinë diplomatike atje. Intensifikimi i luftimeve, pavarësisht një armëpushimi 72 orësh, të njoftuar të premten, ka nxitur edhe qeveritë e vendeve të tjera të fillojnë përpjekjet për evakuimin e diplomatëve dhe shtetasve e tyre të bllokuar në vendin afrikan.
Ndërsa luftimet në Sudan po intensifikohen, një zyrtar i Pentagonit tha se Departamenti i Mbrojtjes po shqyrton mundësinë e dërgimit të dronëve për të monitoruar rrugët tokësore drejt qytetit Port Sudan dhe dërgimin e anijeve të marinës amerikane për të evakuuar amerikanët që mund të arrijnë atje. Rreth 16 mijë shtetas amerikanë ndodhen në Sudan.
Ndonëse Departamenti i Shtetit thotë se nuk ka plane për një evakuim në shkallë të gjërë të shtetasve amerikanë, presidenti Joe Biden konfirmoi se ushtria amerikane ka evakuuar personelin e ambasadës amerikane në Sudan dhe e ka mbyllur atë. Zyrtarë të lartë të administratës amerikane thanë se ky ishte një vendim i vështirë dhe se do të vazhdojnë përpjekjet për të ndihmuar amerikanët që ende janë të bllokuar në Sudan.
Dy fëmijët e Thamir Muhamed, shtetas të Shteteve të Bashkuara dhe Sudanit, janë bllokuar në Kartum.
“Jemi shumë të shqetësuar. Jemi përpjekur të kontaktojmë ambasadën. Kemi dërguar e-maile dhe e kemi telefonuar dhe në shumë raste nuk janë përgjigjur”, thotë ai.
Familja e një nëne nga Masaçusetsi është gjithashtu e shqetësuar. Trillian Clifford, së bashku me vajzën e saj 18 muajshe, u zhvendos në Sudan më shumë se një vit më parë për të punuar si mësuese në një shkollë në Kartum.
“Si shtetase amerikane që punon jashtë vendit, ajo e ka marrë premtimin se gjithmonë do të kishte mbështetjen e ambasadës amerikane, dhe është shumë e qartë se tani ajo nuk e ka mbështetjen e tyre”, thotë kunata e saj Rebecca Winter.
Trupat amerikane janë dislokuar në rajon, por Departamenti i Shtetit i përsëriti paralajmërimet për shtetasit amerikanë në Sudan.
“Ne kemi qenë të qartë për këtë. Në muajt e fundit ne kemi paralajmëruar shtetasit amerikanë që të mos udhëtojnë në Sudan. Kemi komunikuar me shtetasit amerikanë në vend mbi masat e sigurisë që ata mund të marrin”, tha zëdhënësi i Departamentit të Shtetit, Vedants Patel.
Pavarësisht një armëpushimi 72 orësh, të njoftuar nga palët të premten, luftimet shpërthyen sërish sot në Sudan. Të paktën 400 njerëz janë vrarë që nga fillimi i luftimeve në Sudan, përfshirë një shtetas amerikan.
Zëvendës drejtorja e organizatës Human Rights Watch, Nicole Widdersheim tha për Zërin e Amerikës se gjendja në Kartum është e rëndë.
“Civilët në Sudan po përpiqen të largohen nga bombardimet dhe sulmet ajrore. Sipas ekspertëve tanë, të cilët janë në kontakt me njerëzit në Kartum, gjendja është duke u përkeqësuar”, tha ajo.
Televizioni shtetëror saudit tha se një varkë me 50 qytetarë sauditë dhe shtetas të tjerë të shpëtuar nga Sudani mbërriti të shtunën në Jeddah, në operacionin e parë të evakuimit për civilët që nga fillimi i luftimeve. Ndërsa disa vende po intensifikojnë përpjekjet për të evakuuar diplomatët dhe shtetasit e tyre nga Sudani, banorët e Kartumit po përballen me mungesa të ujit dhe ushqimeve, më shumë se një javë nga nisja e luftimeve./VOA
ITALI- Papa Françesku bëri thirrje për t'i dhënë fund dhunës në Sudan dhe nisjes së dialogut për të normalizuar situatën.
“Për fat të keq, situata mbetet serioze në Sudan, prandaj rinovoj apelin tim që dhuna të ndalet sa më shpejt dhe të ndiqet rruga e dialogut. I bëj thirrje të gjithë botës që të lutet për vëllezërit dhe motrat tona në Sudan”, tha Papa gjatë lutjes tradicionale publike të së dielës në Sheshin e Shën Pjetrit.
Që nga 15 prilli, dy gjeneralët, në pushtet pas grushtit të shtetit të vitit 2021, kanë nisur një luftë të pamëshirshme në Sudan, shkruajnë mediat e huaja. Dhuna, kryesisht në Khartoum dhe Darfur (perëndim), ka marrë jetën e më shumë se 420 personave, ndërsa më shumë se 3,700 janë plagosur. Ata kanë shkaktuar gjithashtu zhvendosjen e dhjetëra mijëra njerëzve në shtete të tjera të Sudanit ose jashtë kufijve të vendit, në Çad dhe Egjipt. Gjeneralët kanë sjellë edhe mobilizimin e vendeve për të larguar shtetasit e tyre.
SHBA- Presidenti amerikan Joe Biden tha se ushtria amerikane ka evakuuar diplomatët amerikanë dhe familjet e tyre nga Khartoum.
"Sot, me urdhërin tim, ushtria e Shteteve të Bashkuara kreu një operacion për të nxjerrë personelin e qeverisë amerikane nga Khartoum," tha ai në një deklaratë.
Një zyrtar amerikan tha se më pak se 100 njerëz u evakuuan herët të dielën, kur tre helikopterë Chinook zbritën pranë ambasadës amerikane për t'i mbledhur. Dhuna e ashpër shpërtheu javën e kaluar në Khartoum midis dy ushtrive kundërshtare.
Lufta për pushtet midis ushtrisë së rregullt të Sudanit dhe një force paraushtarake të quajtur Forcat e Mbështetjes së Shpejtë (RSF) ka parë bombardime të rënda në kryeqytet, me qindra të vrarë dhe mijëra të tjerë të plagosur. Në një telefonatë me gazetarët pas misionit, gjenerallejtënant Douglas Sims tha se më shumë se 100 trupa amerikane nga Navy Seals dhe Forcat Speciale të Ushtrisë fluturuan nga Xhibuti në Etiopi dhe më pas në Sudan dhe ishin në terren për më pak se një orë.