Tronditet Elbasani/ Një person qëllon drejt një lokali, plagosen tre persona. Autori largohet menjëherë nga vendngjarja (EMRAT)
Plagosja me armë zjarri në Elbasan/ Sherri mes adoleshentëve nisi në një lokal 20 Korrik, 21:14 ...
Plagosja me armë zjarri në Elbasan/ Sherri mes adoleshentëve nisi në një lokal 20 Korrik, 21:14 ...
Dita e 51-të e protestës/ Nis organizimi i protestuesve në sheshin “Skënderbej”: Rama jepe dorëheqjen! 20 ...
"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time 20 Korr...
Berisha: Ja tre zyrtarët që kanë qenë në Aruba, SPAK fsheh emrat e tyre sepse është seksion i Partisë So...
• Me ritme të shpejta, njëra pas tjetrës, disa vende të botës po “fortifikohen” ndaj Kinës, pas shpërthimit të rasteve të reja të koronavirusit që shfaqen atje, por edhe frikës nga mutacionet e reja. • Qeveria britanike njoftoi se nga 5 janari udhëtarët nga Kina do të duhet të testohen për Covid-19 48 orë para nisjes, në përgjigje të heqjes së kufizimeve shëndetësore nga Pekini. • Masa kanë vendosur edhe SHBA, Izraelit dhe Itali etj.
2 artikuj për këtë temë.
TIRANË- Mjeku epidemiolog, Ilir Alimehmeti ka qetësuar qytetarët përsa i përket situatës alarmante që është krijuar lidhur me rritjen e numrit të personave të infektuar me COVID-19 në Kinë dhe rikthimin ne virusit dhe masave të rrepta kundër tij. Alimehmeti, nëpërmjet një postimi në rrjete sociale i ka bërë thirrje qytetarëve të qetësohen dhe mbi të gjitha të mos bien preh e dezinformimit në media duke shpjeguar dhe arsyet pse ata nuk duhet të shqetësohen për ripërhapjen e virusit, duke shtuar se: Tri gjëra nuk mund të fshishen dot gjatë: dielli, hëna dhe e vërteta.
“Tri gjëra nuk mund të fshishen dot gjatë: dielli, hëna dhe e vërteta.” Cit.: Buddha. Asnjë arsye për t’u shqetësuar nga Kina miqtë e mi mbi COVID-19! Kur një shtet prej rreth 1.4 miliardë persona ndryshon menjëherë strategjinë nga Covid-zero në hapje në dimër, nuk ka asnjë dyshim çfarë do të ndodhte. Nivelet minimale të imunitetit natyrore dhe nivelet e ulëta të imunizimit me vaksina të dobëta kineze do të thonin vetëm një rritje të rasteve në Kinë. Kujdes: Vala që goditi Kinën dhe që është aktualisht në rënie nuk shkaktohet nga ndonjë variant i ri, por janë sërish forma të ndryshme të Omicronit që e kemi prej mbi një viti në Shqipëri dhe Europë. BF.7 dhe BQ.1 janë të dyja nënvariante të BA.5 e pranishme prej të paktën 8-9 muajsh në Shqipëri dhe Europë. Në Shqipëri dhe Europë imuniteti kolektiv tashmë është i vendosur gjerësisht dhe asnjë nënvariant i Omicronit nuk gjen dot terren të virgjër, pra nuk mund të bëjë më dëme masive. Edhe në Kinë po të shohim të dhënat vërejmë të paktën dy elemente kyçe: Vala e rasteve të infektimeve ka të paktën dy javë që është në rënie (grafiku i sipërm). Humbjet e jetës ishin shumë më të larta me variantet e para (grafiku i poshtëm), ndërkohë që janë praktikisht pothuajse të papërfillshme gjatë valës së fundit të dhjetorit. Këto elemente i kemi shpjeguar më herët: Sa më shumë të jetë e imunizuar popullata (imunitet natyror kryesisht) aq më pak të dëmshme do të jenë valët e infektimeve. Sa më shumë të përshtatet virusi me njerëzit, aq më shumë infektime do të ketë por do të ketë gjithmonë e më pak humbje jete (fenomeni i homplazisë, ndryshe i njohur si evolucioni konvergjent). Si përfundim, rrini të qetë miqtë e mi dhe gëzoni festat me familjet. Fikni televizorët dhe bojkotoni çdo lajm, portal, televizion apo deklaratë që ka prirjen vetëm t’ju fusë në panik të panevojshëm,"-shkruan ai në postimin e tij të plotë.
POSTIMI I PLOTË:
KINË- Zyrtarët kinezë duhet të ndajnë më shumë informacion në kohë reale për Covid-in në vend pasi infeksionet rriten. Lajmin e ka thënë Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH). Shumë nga kufizimet e rrepta të vendit janë hequr gjatë javëve të fundit, por rastet janë rritur dhe disa vende tani po kontrollojnë udhëtarët nga Kina.
Zyrtarët e OBSH-së thonë se duan të shohin më shumë të dhëna për shtrimet në spital, pranimet në njësinë e kujdesit intensiv dhe vdekjet.
Shtetet e Bashkuara, Spanja, Franca, Koreja e Jugut, India, Italia, Japonia dhe Tajvani kanë vendosur të gjitha teste COVID-19 për udhëtarët nga Kina, pasi kanë frikë nga një përhapje e rinovuar e virusit. Dhe pasagjerët që mbërrijnë në Angli nga Kina do të duhet të tregojnë një test negativ përpara se të hipin në një fluturim. Në një deklaratë të lëshuar pas bisedimeve me zyrtarët kinezë, agjencia shëndetësore e OKB-së tha: OBSH përsëri kërkoi ndarjen e rregullt të të dhënave specifike dhe në kohë reale mbi situatën epidemiologjike... dhe të dhëna për vaksinat e bëra dhe statusin e vaksinimit, veçanërisht në njerëzit e cenueshëm dhe ata mbi 60.