LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

PPE pranon kërkesën e Berishës: Misioni faktmbledhës do të dërgohet në Shqipëri! Kryedemokrati: Kartelet shqiptare paraqesin rrezik madhor për Europën

• Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, në fjalimin e tij në Asamblenë Parlamentare të Partisë Popullore Europiane (PPE), tha se gjendja në Shqipëri është shumë e rëndë, duke e cilësuar vendin si i vetmi narko-shtet në Europë. • Berisha akuzoi qeverinë shqiptare për manipulim masiv të zgjedhjeve, duke përdorur të gjithë shtetin si një trupë elektorale. • Sipas Berishës, gjatë fushatës janë shpërndarë para publike në mënyrë abuzive, përfshirë nga 100 euro për çdo pensionist dhe falje prej 200 milionë eurosh në gjoba, vetëm pak ditë para zgjedhjeve. • Ai riktheksoi rolin e patronazhistëve, të cilët kanë pasur qasje në të dhëna personale të qytetarëve dhe janë përdorur për t’i kërcënuar apo joshur ata. • Berisha e përshkroi Shqipërinë si një vend ku kartelet e drogës kanë kapur portet, trafikun e heroinës dhe janë në bashkëpunim me policinë, prokurorinë, ministrat dhe vetë kryeministrin, duke përmendur emrin e Ergys Agasit si koordinatori i lidhur me këto aktivitete kriminale. • Kryetari i PD, Sali Berisha theksoi se janë dhënë 138 licenca për kultivimin e kanabisit në një sipërfaqe prej 29,000 hektarësh, shumë më tepër se kufiri ligjor prej 200 hektarësh. • Berisha kërkoi nga PPE një mision fakt-mbledhës në Shqipëri për të verifikuar dokumentet që faktojnë lidhjet e shtetit me kartelet ndërkombëtare të drogës si Sinaloa, Medellín, Peru, Bolivi e të tjerë. • Partia Popullore Europiane (PPE) ka vendosur të përfshijë Shqipërinë në axhendën e saj për misione verifikimi. • Vendimi erdhi pas kërkesës së Kryetarit të PD, Sali Berisha, i cili kërkoi ndihmën e PPE-së dhe partive simotra gjatë fjalës së tij në asamblenë politike të PPE në Bruksel për të dërguar një mision faktmbledhës në vendin tonë.

3 artikuj për këtë temë.

1 VITE ME PARE

"U dënua farsa elektorale në çdo aspekt!" Berisha: Kartelet shqiptare paraqesin rrezik madhor për Europën, PPE do të dërgojë një mision faktmbledhës

PPE pranon kërkesën e Berishës: Misioni faktmbledhës do
Sali Berisha

BRUKSEL- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ndodhet në Bruksel ku ka zhvilluar disa takime, ndërsa mbajti një fjalë dhe në asamblenë Parlamentar të Partisë Popullore Europiane. Gjatë një intervistë të dhënë për SYRI TV, kryedemokrati Berisha u shpreh se, PPE do të sjellë në Shqipëri një mision faktmbledhës, sepse kartelet shqiptare paraqesin një rrezik të madh për vendet e Europës.

Ai deklaroi se, në të gjitha takimet është dënuar ajo që e quan farsë elektorale në çdo aspekt të saj. Gjithashtu Berisha tha se Rama me 92 përqind të votave në qarkun e Fierit nga Diaspora, me 90 përqind të votave në Vlorë, i afrohej Asadit dhe tejkalon Putinin dhe Lukashenkon e Bjellorusisë.

Gjithashtu ai tha se kjo është një betejë që vazhdon dhe se demokratët në betejën e tyre kundër asaj që e cilëson si narkoshtet do të mobilizojnë të gjithë potencialet që PPE disponon.

Intervista:

Pyetje: Zoti Berisha, çfarë do të thotë një mision faktmbledhës nga Partitë Popullore Europiane?

Sali Berisha: Së pari, kjo ishte një ditë intensive takimesh të shumta me personalitete që kanë fokus dhe interesa direkti për zhvillimet në rajonin tonë dhe në Shqipëri. Dhe paraqitëm para tyre të gjithë shëmtinë e farsës elektorale të 11 Majit, dirigjimin e kësaj farse nga narkodiktatori i vendit, Edi Rama dhe përmasat e pjesëmarrjes në këtë farsë të narkoshtetit shqiptar. Së dyti, siç mbase e pe dhe e dëgjove, gjeti mirëkuptim të plotë kërkesa jonë për dërgimin e misioni faktmbledhës pasi Shqipëria paraqet një rrezik madhor. Krimi shqiptar, kartelet e drogës të Shqipërisë paraqesin një rrezik madhor jo vetëm për liritë dhe të drejtat e shqiptarëve, për votën e tyre, por për rajonin dhe Europën si eksportues kryesor të drogave të forta që vijnë nga Lindja dhe nga Amerika Latine.

Shqiptarët duhet ta dinë se në këtë takim shumë të rëndësishëm, lidhur me kërkesat tona dhe farsën elektorale në Shqipëri, u shpreh presidenti i PPE, Manfred Veber, sekretarja Dolores Montserrat dhe diskutantë të tjerë, sekretari ekzekutiv i CDI, Antonio Isturiz Lopez. Përveç këtyre, ne zhvilluam një seri takimesh me përfaqësues të partive kryesore, anëtare të PPE dhe programuam me ta bashkëveprime të përbashkëta për suksesin e përpjekjes sonë në luftën pa kompromis kundër narkoshtetit shqiptar.

Pyetje: Në fjalët tuaj ju thatë se keni shumë dokumente që vërtetojnë farsën elektorale të 11 Majit. Dorëzuat ndonjë dokument sot? Për çfarë i vendosët në dijeni përfaqësuesit e PPE?

Sali Berisha: Ne paraqitëm dokumente tek përfaqësuesit kryesorë, dhe vazhdojmë të paraqesim dokumente.
Ne gjithçka e kemi të bazuar në dokumente zyrtare të pakundërshtueshme. Farsa elektorale e 11 Majit është më e shpifura që është zhvilluar në Europë që nga rënia e Perdes së Hekurt gjer sot. Në këtë farsë, në disa aspekte, Edi Rama me 92 përqind të votave në qarkun e Fierit nga Diaspora, me 90 përqind të votave në Vlorë, i afrohej Asadit të Rusisë dhe tejkalon Putinin dhe Lukashenkon e Bjellorusisë.

Pyetje: A mund thotë Sali Berisha se Partia Popullore Europiane është pika e tij më e fortë në arenën ndërkombëtare duke parë atë që ka ndodhur ditën e sotme?

Sali Berisha: Partia Popullore Europiane është mbështetësja më e fuqishme si institucion ndërkombëtar i PD dhe këtë ajo e dëshmoi me rezolutën e Valencias, me të cilën 10 ditë para se të zhvillohen zgjedhjet, farsa elektorale e 11 Majit u dënua në të gjitha aspektet. Dhe këtu i referuan edhe rezolutës së Valencias. Pra, farsa elektorale ishte e paralajmëruar nga rezoluta e Valencias. Natyrisht kjo është një betejë që vazhdon dhe ne në betejën tonë kundër narkoshtetit do mobilizojmë të gjithë potencialet që PPE disponon. Për ta ditur shqiptarët, Edi Rama ka nisur me urgjencë pasi mori vesh praninë tonë këtu, 2 përfaqësues të narkoshtetit, njëri prej të cilëve është...

Pyetje: Ku e morët vesh këtë informacion zoti Berisha?

Sali Berisha: E mora këtë informacion, njëri prej të cilëve është pastori pa Bibël, që ka për Bibël, manifestin komunist, që nuk ka asgjë të përbashkët me një pastor, siç është Toni Gogu, dhe tjetri një Etjen Xhafaj, i cili vjen në mision për të larë mëkatet e tij, por do ikin me turp siç do vijnë.

Pyetje: Edhe një pyetje të fundit, pas rezolutës së miratuar nga një organizatë që ka 108 forca politike, a prisni një tjetër rezolutë të miratohet nga PPE pas 11 Majit?

Sali Berisha: Ne nuk paraqitëm këtu rezolutë pasi rezoluta ishte miratuar më 30 prill me të gjithë problemet që u konstatuan në zgjedhjet. Por deklarata e presidentit të Partisë Popullore Europiane, sekretarit të përgjithshme të saj dhe të pranishmëve këtu ishin deklarata shumë të hidhura për narkoregjimin e Tiranës dhe mbështetje të plota për PD-në dhe popullin opozitar që votoi në kushte terrori dhe në kushte dhune të gjithanshme me 11 Maj.

1 VITE ME PARE

PPE pranon kërkesën e Berishës: Mision faktmbledhës do të dërgohet në Shqipëri (VIDEO)

PPE pranon kërkesën e Berishës: Misioni faktmbledhës do
Sali Berisha

BRUKSEL- Partia Popullore Europiane (PPE) ka vendosur të përfshijë Shqipërinë në axhendën e saj për misione verifikimi. Vendimi erdhi pas kërkesës së Kryetarit të PD, Sali Berisha, i cili kërkoi ndihmën e PPE-së dhe partive simotra gjatë fjalës së tij në asamblenë politike të PPE në Bruksel për të dërguar një mision faktmbledhës në vendin tonë.

Sekretarja e Përgjithshme e PPE-së, Dolors Montserrat, deklaroi: “Vendosëm të bëjmë dy misione, një në Liban dhe një në Moldavi, por tani do ta vendosim si prioritet edhe Shqipërinë. Mendoj se është një ide e mirë kur na kërkoni diçka, ndaj do ta vendosim si një nga prioritetet dhe objektivat tona që të bëjmë një mision në Shqipëri.”

Në fjalën e tij, Berisha kërkoi zyrtarisht që PPE dhe partitë simotra të angazhohen në dërgimin e një misioni faktmbledhës në Shqipëri. Berisha theksoi se ky mision ka rëndësi të madhe për Shqipërinë dhe Evropën. 

“Shqipëria është një eksportuese e madhe kriminaliteti, droge dhe emigrantësh. Ky mision do të kishte vlerë të madhe për të gjithë”, deklaroi ndër të tjera Berisha.

 
1 VITE ME PARE

"Shqipëria, në një situatë të vështirë!" Berisha në Asamblenë Parlamentare të PPE: Kemi dokumente që tregojnë lidhjen e shtetit me kartelet e drogës, duhet një mision fakt-mbledhës

PPE pranon kërkesën e Berishës: Misioni faktmbledhës do
Sali Berisha

BRUKSEL- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, në fjalimin e tij në Asamblenë Parlamentare të Partisë Popullore Europiane (PPE), tha se gjendja në Shqipëri është shumë e rëndë, duke e cilësuar vendin si i vetmi narko-shtet në Europë. Berisha akuzoi qeverinë shqiptare për manipulim masiv të zgjedhjeve, duke përdorur të gjithë shtetin si një trupë elektorale.

Sipas Berishës, gjatë fushatës janë shpërndarë para publike në mënyrë abuzive, përfshirë nga 100 euro për çdo pensionist dhe falje prej 200 milionë eurosh në gjoba, vetëm pak ditë para zgjedhjeve. Ai riktheksoi rolin e patronazhistëve, të cilët kanë pasur qasje në të dhëna personale të qytetarëve dhe janë përdorur për t’i kërcënuar apo joshur ata.

Berisha e përshkroi Shqipërinë si një vend ku kartelet e drogës kanë kapur portet, trafikun e heroinës dhe janë në bashkëpunim me policinë, prokurorinë, ministrat dhe vetë kryeministrin, duke përmendur emrin e Ergys Agasit si koordinatori i lidhur me këto aktivitete kriminale.

Kryetari i PD, Sali Berisha theksoi se janë dhënë 138 licenca për kultivimin e kanabisit në një sipërfaqe prej 29,000 hektarësh, shumë më tepër se kufiri ligjor prej 200 hektarësh. Berisha kërkoi nga PPE një mision fakt-mbledhës në Shqipëri për të verifikuar dokumentet që faktojnë lidhjet e shtetit me kartelet ndërkombëtare të drogës si Sinaloa, Medellín, Peru, Bolivi e të tjerë.

Fjala e Berishës:

Faleminderit, Zoti Sekretar i Përgjithshëm, i nderuar Z. President.

Së pari, dua të falënderoj PPE-në dhe Presidencën e PPE-së për konferencën që organizuan në Mal të Zi dhe për rezolutën që miratuan në Valencia, në të cilën paraqitën të gjithë situatën në vendin tim në prag të zgjedhjeve, një situatë që tregoi se vota ishte e vdekur para se të hynte në kutinë e votimit.

Në fakt, në këto zgjedhje, i gjithë shteti u shndërrua në një trupë elektorale. U përdorën fuqitë financiare, njerëzore, logjistike, ekzekutive, pa kufij për të ndaluar, për të kontrolluar dhe për të manipuluar votën e qytetarëve shqiptarë.

Qeveria, gjatë fushatës zgjedhore, në kundërshtim me ligjet dhe me parimet ndërkombëtare, u dhuroi çdo pensionisti, që përfaqëson 48% të votuesve, nga 100 euro. Dy ditë para zgjedhjeve, ajo fali 200 milionë euro gjoba dhe interesa.

Ajo mobilizoi dhjetëra mijëra punonjës të administratës, të kthyer në një lloj “policie politike” të quajtur patronazhistë. Patronazhistë të armatosur me të dhëna personale të marra nga sistemet digjitale të qeverisë dhe bankave, të cilat u përdorën për të joshur apo kërcënuar qytetarët në të gjithë vendin.

Nga ana tjetër, siç e dini, Shqipëria është i vetmi narko-shtet në Europë. Zoti Kryeministër i Shqipërisë dha 138 licenca për kultivim droge. Nëse ligji lejon kultivimin për qëllime mjekësore në vetëm 200 hektarë, këtë herë ai dha 29,000 hektarë – një shifër që përkthehet në më shumë se 100 milionë rrënjë kanabis. Një rrënjë ka vlerë nga 500 deri në 1,000 euro. Kjo ishte, pak a shumë, atmosfera në të cilën u zhvilluan këto zgjedhje.

Zonja Sekretare e Përgjithshme, ju theksuat përfshirjen e shtetit. Në të vërtetë, nuk ishte vetëm shtet, ishte një narko-shtet. Shqipëria është i pari dhe i vetmi narko-shtet në Europë.

Ne ndodhemi në një situatë shumë të vështirë. Kartelat e drogës në vendin tim janë, me diferencë, më të fuqishmet në Europë. Pse? Sepse kanë në dorë portet kryesore të vendit. Rruga e heroinës që vjen nga Lindja kalon nga duart e tyre. Ata janë në sipërmarrje të përbashkëta me policinë, prokurorët, ministrat – dhe vetë Kryeministrin. Në zyrën e tij, ai mban një person të quajtur Ergys Agasi, që vepron si koordinatori i kartelit të drogës në shërbim të pushtetit.

Nuk është një situatë e lehtë, por është një situatë që duhet dhe mund ta luftojmë.

Ndihma që kërkoj ende nga PPE-ja dhe partitë motra është dërgimi i një misioni verifikues në vendin tim, një mision fakt-mbledhës, që do të kishte rëndësi të jashtëzakonshme, jo vetëm për Shqipërinë, por edhe për vendet tuaja. Sepse Shqipëria është një eksportuese e madhe kriminaliteti dhe droge. Dhe gjithashtu, një eksportuese shumë e madhe emigrantësh.

Një mision fakt-mbledhës nga Partia Popullore Europiane është më se i domosdoshëm. Ne kemi në dispozicion një sasi të jashtëzakonshme dokumentesh që tregojnë si funksionon ky narko-shtet, cilat janë lidhjet e tij me kartelin Sinaloa të Meksikës, me kartelët në Medelin, Bolivi, Peru, Ekuador.

Besoj se së bashku mund të ndihmojmë kombin tonë, por edhe rajonin dhe vetë Bashkimin Europian.

Edhe një herë, ju falënderoj për ndihmën dhe mbështetjen tuaj.

Faleminderit!

sali berisha ppe

Sondazh

Poll

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë

"Kryeministri gënjeu"/ Gazetarja thirrje qytetarëve: Ai që të vjedh sot, do e bëjë dhe nesër

35-vjetori i PS në Tiranë/ Rama: Arsyeja e fitores së PS është aftësia për t’u hapur!

Mbyllet protesta për Zvërnecin #dosja #protesta #zverneci

Protesta për Zvërnecin/ Qytetarja: Ne nuk e lëshojmë sheshin pa u heq gardhi në Zvërnec dhe Rrjoll

Qytetarja: Kërkojmë anulimin e ligjit për zonat e mbrojtura, nuk ka negociata

"Anulo projektin"/ Me pankarta në duar, të rinjtë 'pushtojnë' kryeministrinë: Jep dorëheqjen

"Janë provokime"/ Çfarë po ndodh para ambienteve të Kryeministrisë?

Protestuesit i përgjigjen kryeministrit Rama: Jep dorëheqje nuk ka dialog!

Qytetarët zbresin sërish në shesh, protestojnë kundër projektit në Zvërnec

Ermonela Jaho mbështet protestën për Zvërnecin, shpërndan pamjet në rrjetet sociale

Skandali me ADS/ Berisha: U ngrit pa vendim qeverie, Rama krijoi një monstër për të vjedhur

"Populli flet në ditën e zgjedhjeve"/ Kryeministri: Thirrjet 'O Rama të QR' nuk funksionojnë me mua

Projekti për Zvërnecin/ Rama për hetimet e SPAK: Investimi nuk ndalon sa kohë unë jam këtu!

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Mesazhi i Antonio Costës: Përshpejtoni luftën kundër krimit dhe korrupsionit në vend