LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Prezantohet drafti i Kodit të Ri Penal/ Manja: Riformatimi i domosdoshëm dhe i pashmangshëm! Rakipi: Propozohet lirimi me kusht për të dënuarit me burg përjetë

• Ditën e sotme u prezantua drafti i Kodit të Ri Penal, i hartuar nga një grup ekspertësh dhe i udhëhequr nga Drejtori i Shkollës së Magjistraturës, Arben Rakipi. • Gjatë fjalës së tij, ministri i Drejtësisë Ulsi Manja, u shpreh se Kodi Penal aktual nuk i përgjigjet sdifave të kohës. Ai shtoi se riformatimi konceptual dhe strukturor është jo vetëm i domosdoshëm, por i pashmangshëm. • Manja tha se në këtë kuadër, puna për të pasur një draft të ri të Kodit Penal nga një grup pune i kryesuar nga prof.Rakipi kishte filluar që në vitin 2019, por vetëm në shkurt të 2023, Ministria e Drejtësisë e ngarkoi zyrtarisht këtë grup pune të pavarur dhe profesional, me ekspertë të njohur të fushës penale për të hartuar këtë projekt të Kodit të Ri Penal që nga sot do jete për konsultim publik. • Sipas tij, është shumë e rëndësishme të theksoj se ky draft nuk është produkt i Ministrisë së Drejtësisë apo i qeverisë.• Ai gjithashtu shtoi se Ministria e Drejtësisë ka pasur dhe do të ketë deri në fund vetëm rol organizues dhe mbështetës, ndërsa autorësia intelektuale dhe përmbajtja teknike e draftit është dhe do të mbetet krejtësisht në pronësi të grupit të punës në çdo fazë të konsultimit publik. • Kryetarja e Gjykatës Kushtetuese, Holta Zaçaj, gjatë tryezës së organizuar për prezantimin e ndryshimeve në Kodin e Ri Penal, theksoi se Kodi Penal nuk duhet të shihet thjesht si një listë ndalimesh, por si gramatika morale e shtetit dhe pasqyra e ndërgjegjes sonë kombëtare. • Ajo theksoi se Kushtetuta është kufiri dhe themeli mbi të cilin duhet të ndërtohet çdo normë penale, ndërsa të drejtat, liritë dhe garancitë kushtetuese janë telajoja ku shkruhen këto norma. • Drejtuesi i Grupit të Punës për hartimin e Kodit të ri Penal, Arben Rakipi, shpjegoi disa nga risitë gjatë fjalës së tij sot në takimin e prezantimit të draftit. • Rakipi tha se një nga propozimet më të guximshme që është përfshirë në draft është mundësia e lirimit me kusht për të dënuarit me burgim të përjetshëm. • Ai tha se ne kemi patur në ligj disa pengesa që lidhen me aplikimin e lirimit para kohe me kusht, lidhur me burgimin e përjetshëm.• Rakipi tha se diskutimi i gjatë u mbyll me propozimin që mund ta aplikojmë lirimin para kohe me kusht, për dënimin me burgim të përjetshëm. • Drejtuesi i grupit të punës theksoi se debati ka qenë i fortë seose pleksen shumë gjëra, viktima, procesi i riedukimit, paqja sociale, shkalla e kriminalitetit në vend. • Rakipi shtoi se propozimi është fryt i bindjes personale dhe profesionale se njerëzit mund të ndryshojnë, nëse vendosen në kushte që favorizojnë rehabilitimin dhe edukimin.

4 artikuj për këtë temë.

10 MUAJ ME PARE

Sot u prezantua drafti, ja cilat janë disa nga risitë e Kodit të Ri Penal

 

Prezantohet drafti i Kodit të Ri Penal/ Manja: Riformatimi i
Foto ilustruese

TIRANA- Ditën e sotme është prezantuar drafti i Kodit të ri Penal i hartuar nga një grup ekspertësh dhe i udhëhequr nga Drejtori i Shkollës së Magjistraturës, Arben Rakipi. Kodi i ri Penal bën një riformatim të sistemit të drejtësisë, duke e nisur nga përforcimi i mbrojtjes për të miturit, e deri te goditja e kriminalitetit të sofistikuar.

Gjatë fjalës së tij, drejtori i Shkollës së Magjistraturës, Arben Rakipi tha se qëllimi është modernizimi i legjislacionit dhe përshtatja e tij me zhvillimet sociale, teknologjike e fenomenet e reja të kriminalitetit. Ai shtoi se duhet një kalim nga një sistem që fokusohet në ndëshkim drejt një sistemi që promovon riparimin, rehabilitimin dhe riintegrimin e autorit të krimit.

Sipas Rakipit, një tjetër arsye që çoi në nevojën e një Kodi të Ri Penal është edhe harmonizimi me aktet ndërkombëtare, direktivat e BE-së dhe jurisprudencën e Gjykatës Evropiane të të Drejtave të Njeriut. Gjithashtu ai tha se për hartimin e këtij drafti është kryer një studim i boshllëqeve në kodin aktual, praktikave gjyqësore vendase dhe standardeve ndërkombëtare.

Më poshtë disa nga risitë e Kodit të Ri Penal:

Drejtësia Restauruese

Dispozita të posaçme për riparimin e dëmit të shkaktuar viktimës.

Ridimensionim tërësor i sistemit të dënimit penal, duke vendosur kritere objektive për caktimin e dënimit nga gjykata duke shmangur arbitraritetin dhe zbatimin preferencial të ligjit penal;

Shtimi i llojeve të dënimeve alternative të dënimit me burgim për vepra penale të lehta, si dhe i dënimeve plotësuese;

Përcaktimi i përgjegjësisë penale për mbajtjen e lëndëve narkotike sipas sasisë dhe llojit të lëndës.

Kriminalizimi i veprave të reja:

Terrorizmi kibernetik, trafikimi i armëve, evazioni fiskal i sofistikuar, krimet kundër mjedisit etj.

Trafikimi i armëve të printuara 3D, numërtimi i rremë i armëve dhe ndërhyrja në numërtimin e tyre

Veprat penale në fushën e prokurimit publik dhe konfliktit të interesit.

Ofrimi i ushqimit të pasigurtë, mashtrimi me produktet ushqimore, paraqitja e rremë të produktit ushqimor

Punësimin e paligjshëm të shtetasve të huaj apo pa shtetësi

Falsifikimi i mjeteve të pagesës cash dhe jo cash, mjeteve matëse, numrave të mjeteve motorike

Pengimi i drejtësisë, keqdrejtimi i organeve procedurës për autorin e krimit, ndikimi me dhunë në mbarëvajtjen e procesit gjyqësor, përdorimi i dhunës gjatë hetimeve, ndikimi në pavarësinë e gjykatës, konflikti i interesit të avokatit dhe mosparaqitja në seancë, dhënia e një vendimi në keqbesim

Vrasja me pëlqimin e viktimës, shkaktimi vetëvrasjes nëpërmjet bullizimit, porosia për të kryer vrasje

Dekriminalizimi:

Heqja e disa veprave të vjetruara nga lista e veprave penale.

Përkufizime të reja:

Përcaktim dhe përkufizim i nocioneve që i kanë munguar legjislacionit shqiptar në vite, duke reduktuar boshllëqet dhe paqartësinë që mund të haset në praktikë në praktikë;

Njehsimi i terminologjisë së Kodit;

Saktësimi i nocioneve juridike duke krijuar kushtet për zbatim korrekt dhe uniform të ligjit penal, si lidhja shkakësore, mosveprimi, tentativa, mbrojtja e nevojshme.

Përputhshmëria me Acuqis e BE-së:

Përafrimi i akteve të Bashkimit Evropian të cilat përcaktojnë kriminalizimin e sjelljeve, veprimeve ose mosveprimeve të cakturara në mënyrë që Kodi i ri Penal të jetë pjesë integrale e procesit të aderimit të Shqipërisë në BE.

Parashikimi i instituteve të reja të cilat kodi në fuqi nuk i parashikon, si dhe korrektimi i instituteve aktuale të cilat kanë shfaqur probleme gjatë zbatimit si:

Formimin e përgjegjësisë penale si faji dhe lidhja shkakësore me mosveprim, gabimi në fakt, gabimi në ligj, konkurrimin e veprave penale;

Tentativën për përcaktimin e kufijve të zbatimit të këtij instituti si dhe mekanizmin për zbutjen e dënimit;

Përcaktimin e formave shtesë të bashkëpunëtorëve dhe mekanizmit të dënimit për bashkëpunëtorët sipas rolit që kanë në kryerjen e veprës penale;

Dënimet penale (shtimi i dënimeve plotësuese dhe masave plotësuese) dhe përcaktimi i mekanizmit për caktimin e dënimit, dhe ndikimi i rrethanave lehtësuese dhe rënduese në masën e dënimit;

Rregullimi i ndikimit të institutit të kryerjes së veprës penale më shumë se një herë dhe recidivizmit në caktimin e masës së dënimit penal;

Rregullimin e përgjegjësisë penale dhe dënimet për personat juridikë në kod;

Shtim dhe saktësim të listës së rrethanave që përjashtojnë nga përgjegjësia penale autorin e një fakti penal;

Kemi për herë të parë të parashikuar institutin e lajthimit (gabimit) në faktin që përbën vepër penale, si dhe listimi i pasojave të tjera që buron nga kryerja e veprës penale.

Masat edukative për të miturit

Rikonceptim i trajtimit të të miturve;

Sigurojnë/garantojnë zhvillimin fizik, mendor, shpirtëror, moral dhe shoqëror të të miturit;

Llojet: këshillimi; mbikëqyrja e veçantë nga prindi, prindi birësues ose kujdestari, mbikëqyrja në përkujdesje alternative dhe vendosja në një institucion të përkujdesjes edukativo–korrigjuese;

Në caktimin e tyre merren parasysh një sërë faktorësh dhe Masa më e rëndë edukuese – aplikohet si alternativë e fundit;;

Një rol qëndror i jepet Njësisë për Mbrojtjen e të Drejtave të Fëmijës, strukturave përkatëse të mbrojtjes së fëmijës në nivel vendor apo çdo organi tjetër kompetent;

Së bashku me masat gjykata mund të cakton një/disa detyrime të veçanta ndaj të miturit, kur kjo është e domosdoshme për arritjen e qëllimit të masës, si kërkimi i faljes, dëmshpërblimi, ndjekja e rregullt e procesit arsimor, të mos frekuentojë vende të caktuara, të mos kontaktojë persona të caktura etj.

Ndërthurja e elementit material me atë procedurial

Harmonizohen natyrshëm, elementët material dhe ato procedurial penal;

Rritje e standardit të efektivitetit të ligjit;

Plotësim në mënyrë tërësore i instituteve të së drejtës;

Me objektivin për të konsoliduar lidhjen midis tyre si parakusht për kuptim dhe zbatim të drejtë të ligjit, si kusht për sukses në luftën kundër kriminalitetit.

Viktimat e veprave penale

Rritet nivelin i mbrojtjes për viktimat e veprës penale, duke ofruar më tepër garanci për to;

Viktima ka të drejtë të ankimojë vendimin gjyqësor (që pranon zëvendësimin e dënimit me burgim me një alternative të tij dhe lirimin para kohe me kusht), si  mekanizëm shtesë kontrolli gjyqësor ndaj organeve proceduese;

Ridimensionohet kompensimi i viktimës së veprës penale për një mbrojtje efektive të saj.

Ndërthurja e elementit material me atë procedurial

Harmonizohen natyrshëm, elementët material dhe ato procedurial penal;

Rritje e standardit të efektivitetit të ligjit;

Plotësim në mënyrë tërësore i instituteve të së drejtës;

Me objektivin për të konsoliduar lidhjen midis tyre si parakusht për kuptim dhe zbatim të drejtë të ligjit, si kusht për sukses në luftën kundër kriminalitetit.

Të miturit

Mbrojtje e posaçme për të miturit;

Dënim i rëndë i çdo veprimi kriminal të drejtuar ndaj tyre;

Saktësim i përgjegjësive të personave që duhet të kujdesen për ta;

Prioritizohet rehabilitimi dhe riintegrimi i të miturve të përfshirë në krim, duke harmonizuar në këtë mënyrë qëllimet dhe përcaktimet me Kodin e Drejtësisë Penale për të Mitur, dhe ligjet e tjera për mbrojtjen e të drejtave të fëmijës.

Personat juridike

Adresohet në mënyrë të përshtatshme përgjegjësia penale dhe mënyra e dënimit të personave juridikë;

Në përputhje me nevojën për të luftuar kriminalitetin e këtyre subjekteve

Në përputhje me modelin që ofron praktika evropiane.

Përcaktimi i saktë i zbatimit të ligjit penal mbi këto entitete dhe kriteret konkrete të përcaktuara në projekt krijojnë mundësi reale që organet proceduese ta godasin në mënyrë efektive krimin e organizuar.

10 MUAJ ME PARE

Drafti i Kodit të Ri Penal/ Drejtuesi i Grupit të Punës, Arben Rakipi: Propozuam lirimin me kusht edhe për burgimin e përjetshëm

Prezantohet drafti i Kodit të Ri Penal/ Manja: Riformatimi i
Arben Rakipi

TIRANA- Drejtuesi i Grupit të Punës për hartimin e Kodit të ri Penal, Arben Rakipi, shpjegoi disa nga risitë gjatë fjalës së tij sot në takimin e prezantimit të draftit. Rakipi tha se një nga propozimet më të guximshme që është përfshirë në draft është mundësia e lirimit me kusht për të dënuarit me burgim të përjetshëm.

Ai tha se ne kemi patur në ligj disa pengesa që lidhen me aplikimin e lirimit para kohe me kusht, lidhur me burgimin e përjetshëm. Rakipi tha se diskutimi i gjatë u mbyll me propozimin që mund ta aplikojmë lirimin para kohe me kusht, për dënimin me burgim të përjetshëm.

Drejtuesi i grupit të punës theksoi se debati ka qenë i fortë seose pleksen shumë gjëra, viktima, procesi i riedukimit, paqja sociale, shkalla e kriminalitetit në vend. Rakipi shtoi se propozimi është fryt i bindjes personale dhe profesionale se njerëzit mund të ndryshojnë, nëse vendosen në kushte që favorizojnë rehabilitimin dhe edukimin.

Pjesë nga fjala e Arben Rakipit:

Risitë kryesore të Kodit tonë penal. Ndër të parat kam listuar përshkrimin e koncepteve, instituteve kryesore. Përpos faktit që kjo është një e re, kodet e mëparshme s’e kanë,  dua të them rëndësinë. E para konceptet janë të rëndësishme për mënyrën sesi zbatohen duke zgjidhur një cështje konkrete. Në pamundësi të këtij rregullimi konceptual, lë shteg për keqkuptime të ndryshme. Deri më sot kanë qenë gjykatat ato që kanë përshkruar përmbajtjen e koncepteve dhe ne kemi menduar se konceptet janë të domosdoshme të shënohen në ligj për shkak të efektit të tyre detyrues. Efektet që lidhen me komentarë apo qëndrime të profesionistëve të caktuar nuk janë detyrues. Ishte e udhës paralel me sa vendime gjyqësore kanë shënuar si bazë e kuptimit të tyre, kemi shtuar gamën e interpretimit të atyre koncepteve në mënyrë që praktika gjyqësore të mbështetet në një dokument të unifikuar.

Jam me shprese se ato koncepte nuk do të lënë shteg për t’u keqinterpretuar. Sistemi gjyqësor do të ketë element më tepër pavarësie në raport me to. Vlen për çdo lloj të reje që lidhet me këtë kod, siç është disa elementë komentues në dispozita. Dispozitat, sidomos ato që lidhen me koncepte që kanë pasur keqinterpretime gjyqësore. Gjykata shpesh mban qëndrime të ndryshme sepse lidhen me elementë të faktit por edhe të njohjes dhe aftësive kanë bërë që elementë të njohjes të marrin ngarkesë të ndryshme. Një cështje tjetër që doja ta paraqisja si element me të reja është dënimi  në tërësi. Dënimi në tërësi në Shqipëri është rregulluar nga dy dispozita që janë të pamjaftueshme, përshkruan në procedurën për të cilën gjykata kalon për të dhënë vendim, por janë të pamjaftueshme për të dhënë rëndësi procedurës dhe elementëve u bazohet gjykata në vendim. Ne kemi bërë praktike rrugën nëpër të cilën kalon gjykata, duhet të kaloje në e kemi shndërruar në detyrim ligjor. Ngarkesë më tepër e prokurorëv e dhe gjykatës por është garanci për të arritur në një dënim, të drejtë.

I kemi dhënë peshë specifike të gjitha elementëve që lidhen me kriteret mbi të cilat bazohet vendimi, peshë e cila në rezultante të përgjithshme, supozohet të cojë në vendim të drejtë. Element tjetër që lidhet me dënimin është lloji i dënimit dhe shtimi i arsyeshëm dhe një game më të gjerë sesa sot i dënimeve plotësuese. Nisur nga një lloj dekrminalizimi apo ulje e masës së dënimit, e shënuar në ligjin penal, i kemi dhënë peshë aplikimit të dënimeve plotësuese apo disa lloj dënimeve që vlerësohen nga ky lloj procesi si i mjaftueshëm për të arritur në një edukim apo parandalim. Sidomos për vepra që krijojnë pasuri të padrejtë, është rekomanduar që përvec rasteve kur konfiskimet janë të detyruara, kjo masë parandaluese të ketë epërsi në të gjitha rastet e tjera kur nuk është e detyruar se mendojmë që efekti i një procesi penal duhet të jetë i plotë.

Është i pamjaftueshëm dënimi penal nga një burgim apo dënim tjetër jo nga këto të karakterit pasuror nëse rikuperimi ndaj veprës nuk është i plotë, sic është rasti i konfiskimit. Cështje tjetër që lidhet me dënimin është me dënimin e tij. Ne kemi rikonfirmuar që një prej qëllimeve të dënimit është riedukimi. Duhet shoqëruar me rregullim konceptual që fillon nga ky kod dhe përfundon te mënyra se si realizohet mënyra e dënimit. Ne kemi konceptuar si të rëndësishëm konstatimin përgjatë riedukimit të këtij elementi. E dyta, praninë e viktimës. Ne kemi menduar se prania e viktimës në këtë proces, sic është ulja e dënimit, lirim para kohe me kusht dhe elementë të tjerë që janë lehtësues, roli i viktimës është deciziv. Gjykata është e detyruar të ketë parasysh dhimbjen e viktimës.

10 MUAJ ME PARE

Zaçaj në prezantimin e Kodit Penal: Ligji penal duhet të jetë parzmore për qytetarin, jo shpata e shtetit

Prezantohet drafti i Kodit të Ri Penal/ Manja: Riformatimi i
Holta Zaçaj

TIRANA- Kryetarja e Gjykatës Kushtetuese, Holta Zaçaj, gjatë tryezës së organizuar për prezantimin e ndryshimeve në Kodin e Ri Penal, theksoi se Kodi Penal nuk duhet të shihet thjesht si një listë ndalimesh, por si gramatika morale e shtetit dhe pasqyra e ndërgjegjes sonë kombëtare.

“Nuk ka tirani më të egër sesa ajo që ushtrohet nën mburojën e ligjit dhe në emër të drejtësisë,” duke cituar Montesquieun,  kreu i Kushtetueses dha një mesazh të drejtpërdrejtë mbi nevojën për kujdes në legjislacionin penal.

Ajo theksoi se Kushtetuta është kufiri dhe themeli mbi të cilin duhet të ndërtohet çdo normë penale, ndërsa të drejtat, liritë dhe garancitë kushtetuese janë telajoja ku shkruhen këto norma.

“Vetë normat penale janë tregues i nivelit të qytetarisë së një kombi,” deklaroi Kryetarja e Gjykatës Kushtetuese.

Në këtë tryezë, ku morën pjesë krerët më të lartë të institucioneve të shtetit, drejtues të organeve të drejtësisë, ambasadorë dhe përfaqësues të organizatave ndërkombëtare, znj. Zaçaj nënvizoi rolin e Gjykatës Kushtetuese duke theksuar se kjo Gjykatë nuk qeveris dhe as nuk harton ligje. Detyra e saj është të ruajë Kushtetutën dhe të sigurojë që çdo ligj të matet me standardin më të lartë të drejtësisë.”

“Ju siguroj se kjo Gjykatë nuk është tërhequr kurrë nga kjo përgjegjësi dhe nuk do të tërhiqet as në të ardhmen,” përfundoi fjalën e saj Kryetarja e Gjykatës Kushtetuese.

Fjala e plotë e Holta Zaçajt:

Ka momente në historinë e një kombi kur reforma legjislative bëhet më shumë se një akt institucional. Ajo bëhet një pasqyrë  jo e fuqisë sonë për të shkruar ligje, por e aftësisë sonë për të reflektuar. Jo e kontrollit tonë mbi shkeljet, por e urtësisë sonë në përballjen me to. Sot, me hartimin e Kodit të ri Penal të Shqipërisë, ndodhemi pikërisht në një moment të tillë. Kodi Penal nuk është thjesht një listë ndalimesh; është gramatika morale e shtetit, pasqyra e ndërgjegjes sonë kombëtare. Ai na tregon se çfarë na frikëson, çfarë dënojmë dhe, ndoshta më e rëndësishmja si zgjedhim të përgjigjemi ndaj së keqes, jo me hakmarrje, por me drejtësi.

Një shoqëri nuk gjykohet vetëm nga mënyra se si mbron të pafajshmit, por edhe nga dinjiteti që u garanton të akuzuarve. Sepse, në të vërtetë, drejtësia nuk është vetëm ndëshkim për të keqen, por edhe mënyra se si trajtojmë dobësinë njerëzore, se si balancojmë interesin e rendit publik me paprekshmerine e të drejtave individuale. Në këtë kuptim, Kodi i ri nuk është vetëm një tekst ligjor. Ai është një provë: për institucionet tona, për pjekurinë tonë politike, dhe për aftësinë tonë për të vendosur parimet mbi pasionet.

Dispozitat e këtij Kodi do të dëgjohen jo vetëm në sallat e gjyqeve dhe në media, por edhe në vendet ku kamerat nuk shkojnë në qelitë e paraburgimit, në heshtjen e një marrjeje në pyetje gjatë natës, në jetën e një të riu, fati i të cilit do të varet nga zbatimi i drejtësisë, jo nga teksti i saj. Nëse ky Kod do t’i shërbejë Shqipërisë, nuk duhet t’i shërbejë pushtetit. Nuk duhet të jetë dhe as të bëhet një mjet frike apo ndasie. Duhet të jetë parzmorja mbrojtëse e qytetarit, JO shpata e shtetit. Duhet të mbrojë sundimin e ligjit, JO sundimin e ligjvenesve.

Të nderuar kolegë,

Ne nuk reformojmë sepse bota na sheh. Reformojmë sepse i detyrohemi vetes që të ndërtojmë një sistem drejtësie penale, çka nuk është vetëm një angazhim formal por një ambicie morale e shoqërisë sonë. Ndaj, ky Kod Penal, nëse zbatohet me përkushtim na afron më shumë me idealet juridike dhe njerëzore që ndodhen në zemër të kulturës kushtetuese evropiane: proporcionaliteti, siguria juridike, rehabilitimi, ligjshmëria, drejtësia, dhe mbi të gjitha, paprekshmëria e dinjitetit njerëzor. Por të mos e ngatërrojmë përputhshmërinë teknike me reformën e vërtetë. Thelbi i drejtësisë nuk është konformiteti por besimi te vlerat kushtetuese, te guximi për të vepruar sipas parimeve kur askush nuk të sheh, si dhe forcimi i atyre parimeve edhe kur të gjithë janë duke të parë.

Gjykata Kushtetuese nuk qeveris dhe as nuk shkruan ligje. Ajo ruan Kushtetutën duke siguruar që çdo ligj, pavarësisht qëllimit të tij të matet me standardin suprem të drejtësisë. Dhe ju siguroj: kjo Gjykatë nuk është tërhequr kurrë nga kjo përgjegjësi dhe nuk do të tërhiqet as në të ardhmen. Në fakt, gjatë viteve, nëpërmjet vendimeve të saj, Gjykata ka formësuar rendin juridik dhe ka zhvilluar vetë kuptimin e drejtësisë në Shqipëri. Ajo: Ka Shfuqizuar dispozitat që shkelnin parimin e dënimit të individualizuar, për rrjedhojë kufizonin të drejtën e gjyqtarit për të përcaktuar dënimin sipas rrethanave të personit; Ka Shfuqizuar dënimet e paqarta apo të shpërpjesëtuara, që nuk përmbushin standardet e sigurisë juridike dhe të dinjitetit njerëzor; Ka Kujtuar kufijtë e pushtetit ligjvënës në çështjet penale, duke theksuar se edhe qëllime të tilla të larta si lufta kundër krimit të organizuar dhe korrusionit, nuk justifikojnë ligje spontane apo të pakonsultuara.

Të mos harrojmë se ishte kjo Gjykatë që shfuqizoi dënimin me vdekje në vitin 1999 — jo vetëm si një dispozitë ligjore, por si një plagë morale. Ai vendim nuk ishte vetëm një akt juridik. Ishte një vendim historik - Ishte një deklaratë: se edhe faji më i rëndë nuk ia heq njeriut njerëzoren.

Po ashtu, Gjykata ka folur qartë edhe për të drejtat procedurale, sidomos përballë zhvillimeve të vrullshme teknologjike dhe nevojave në ndryshim të shoqërisë: Në një çështje që përfshinte një gazetar, Gjykata rikonfirmoi lirinë kushtetuese të shprehjes dhe lidhur me të mbrojtjen e burimeve konfidenciale. Në atë rast ajo theksoi edhe se normat e vjetruara procedurale per te dhenat kompjuterike nuk mund të bëhen mjete të ndërhyrjes shtetërore në epokën dixhitale; Gjykata vijon të shqyrtojë edhe kuptimin kushtetues të “korrespondencës” në kontekstin e komunikimeve elektronike, duke pasur parasysh se privatësia nuk duhet lënë pas nga teknologjia; Në çështje që lidhen me masat parandaluese ndaj deputetëve apo qytetarëve, Gjykata ka mbrojtur lirinë personale nga kufizime të pajustifikuara; Në rastet e sekuestros preventive, ajo ka theksuar se sanksionet nuk mund të jenë të shumëfishta dhe të paqarta, por duhet të jenë të sakta dhe të arsyetuara ligjërisht.

Gjykata ka vënë në dukje se ligji penal duhet të jetë i menduar, i studiuar dhe i debatuar. Ligjet shpesh gjykohen nga qëllimet, megjithatë drejtësia e vërtetë shihet në mënyrën se si zbatohen ato, në aksesin efektiv të qytetarëve, në trajtimin e barabartë të tyre. Duke përshëndetur Ministrinë e Drejtësisë për iniciativën e marrë do të doja të kujtoja se ka ende boshllëqe ligjore në legjislacion që nuk janë plotësuar, siç është rasti i nenit 377 ne lidhje me disponimin e pasurise me testament në Kodin Civil për të cilin Gjykata konstatoi papajtueshmëri me Kushtetutën për shkak të boshllëkut ligjor dhe detyrimin për plotësim brenda 1 viti, por që vijon të mbetet pa ndërhyrje. Një boshllëk i tillë nuk garanton rendin — por pasigurinë. Dhe pasiguria në ligj është një formë padrejtësie.

Po kështu nëpërmjet vendimmarrjes së saj Gjykata Kushtetuese ka vënë në dukje edhe ekzistencën e problemeve sistemike sic janë: Mungesa e mjeteve efektive për të shmangur zvarritjen e proceseve gjyqësore dhe garantuar efektivitetin e instrumenteve ligjor mbrojtës; Nevoja për mekanizma më të qartë njoftimi të vendimeve nga Gjykata e Lartë, cka ndikon drejtpërdrejt në aksesin e qytetarëve në Gjykatën Kushtetuese por edhe sigurine juridike te paleve.

Reforma Ligjore, pra, nuk është një faqe e kthyer. Është një kapitull që ende po shkruhet. Ligjet nuk mbahen mend për mënyrën si janë shkruar — por për mënyrën si zbatohen dhe si ndikojnë jetën e qytetarëve. Me shpresën se ky Kod nuk është thjesht një reformë, por një rinovim i qartësisë sonë morale si komb për drejtësinë penale. Me shpresën se ky Kod do të jetë një ligj i mirë dhe i drejtë, që brezat e ardhshëm të mund të thonë:

-        Me të, Shqipëria zgjodhi drejtësinë jo si shfaqje, por si parim, nuk foli me frikë — por me dinjitet.

-        Këtu ne nuk shkruam vetëm një Kod — por respektuam Kushtetutën.

Në përfundim, dua të theksoj se Kushtetuta është limiti dhe themeli i së drejtës penale; të drejtat, liritë dhe garancitë kushtetuese janë telajo mbi të cilin shkruhen normat penale. Nga ana tjetër, vetë normat penale janë tregues i masës së qytetarisë së një kombi. Le të kujtojmë paralajmërimin e Montesquieu, i cili thote: “Nuk ka tirani më të egër sesa ajo që ushtrohet nën mburojën e ligjit dhe në emër të drejtësisë.” Ky Kod Penal duhet të mbetet një mjet i drejtësisë, JO i forcës. Ky është detyrimi ynë kushtetues.

10 MUAJ ME PARE

Drafti i Kodit të Ri Penal, Manja: Riformatimi konceptual dhe strukturor i domosdoshëm dhe i pashmangshëm

Prezantohet drafti i Kodit të Ri Penal/ Manja: Riformatimi i
Foto nga takimi

TIRANA- Ditën e sotme u prezantua drafti i Kodit të Ri Penal, i hartuar nga një grup ekspertësh dhe i udhëhequr nga Drejtori i Shkollës së Magjistraturës, Arben Rakipi. Gjatë fjalës së tij, ministri i Drejtësisë Ulsi Manja, u shpreh se Kodi Penal aktual nuk i përgjigjet sdifave të kohës. Ai shtoi se riformatimi konceptual dhe strukturor është jo vetëm i domosdoshëm, por i pashmangshëm.

Manja tha se në këtë kuadër, puna për të pasur një draft të ri të Kodit Penal nga një grup pune i kryesuar nga prof. Rakipi kishte filluar që në vitin 2019, por vetëm në shkurt të 2023, Ministria e Drejtësisë e ngarkoi zyrtarisht këtë grup pune të pavarur dhe profesional, me ekspertë të njohur të fushës penale për të hartuar këtë projekt të Kodit të Ri Penal që nga sot do jete për konsultim publik.

Sipas tij, është shumë e rëndësishme të theksoj se ky draft nuk është produkt i Ministrisë së Drejtësisë apo i qeverisë. Ai gjithashtu shtoi se Ministria e Drejtësisë ka pasur dhe do të ketë deri në fund vetëm rol organizues dhe mbështetës, ndërsa autorësia intelektuale dhe përmbajtja teknike e draftit është dhe do të mbetet krejtësisht në pronësi të grupit të punës në çdo fazë të konsultimit publik. 

“Kodi aktual nuk i përgjigjet më sfidave të kohës dhe zbatimi i tij paraqet vështirësi reale për gjyqtarët, prokurorët dhe avokatët. Riformatimi konceptual dhe strukturor është jo vetëm i domosdoshëm, por i pashmangshëm. Në këtë kuadër, puna për të pasur një draft të ri të Kodit Penal nga një grup pune i kryesuar nga prof. Rakipi kishte filluar që në vitin 2019, por vetëm në shkurt të 2023, Ministri i Drejtësisë e ngarkoi zyrtarisht këtë grup pune të pavarur dhe profesional, me ekspertë të njohur të fushës penale, nën drejtimin e prof. Arben Rakipit, Drejtor i Shkollës së Magjistraturës, për të hartuar këtë projekt të Kodit të Ri Penal që nga sot do jete për konsultim publik.

Është shumë e rëndësishme të theksoj se ky draft nuk është produkt i Ministrisë së Drejtësisë apo i qeverisë. Ministria e Drejtësisë ka pasur dhe do të ketë deri në fund vetëm rol organizues dhe mbështetës, ndërsa autorësia intelektuale dhe përmbajtja teknike e draftit është dhe do të mbetet krejtësisht në pronësi të grupit të punës në çdo fazë të konsultimit publik. Pasi të ezaurohet faza e brendshme e konsultimit publik, drafti do të duhet të marrë vulën e çertifikimit në Bruksel dhe vetëm atëherë Ministria e Drejtësisë dhe qeveria do të vijojnë me procedurat e miratimit parlamentar me shumicë të cilësuar, sipas Kushtetutës dhe Rregullores së Kuvendit.

Një ftesë të veçantë dua t’i drejtoj opozitës parlamentare: të kontribuojë me ekspertizë dhe pjesëmarrje aktive në tryezat e konsultimit publik. Kodi i Ri Penal është një akt shtetëror dhe përbashkët. Në Bashkimin Evropian shkon Shqipëria, jo vetëm një qeveri apo një forcë e caktuar politike. Vetëm përmes dialogut, mendimit kritik dhe bashkëpunimit gjithëpërfshirës mund të ndërtojmë një Kod Penal modern, efektiv dhe në përputhje me standardet më të avancuara evropiane dhe ndërkombëtare”, tha Manja.

kodi i ri penal

Sondazh

Poll

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë

"Kryeministri gënjeu"/ Gazetarja thirrje qytetarëve: Ai që të vjedh sot, do e bëjë dhe nesër

35-vjetori i PS në Tiranë/ Rama: Arsyeja e fitores së PS është aftësia për t’u hapur!

Mbyllet protesta për Zvërnecin #dosja #protesta #zverneci

Protesta për Zvërnecin/ Qytetarja: Ne nuk e lëshojmë sheshin pa u heq gardhi në Zvërnec dhe Rrjoll

Qytetarja: Kërkojmë anulimin e ligjit për zonat e mbrojtura, nuk ka negociata

"Anulo projektin"/ Me pankarta në duar, të rinjtë 'pushtojnë' kryeministrinë: Jep dorëheqjen

"Janë provokime"/ Çfarë po ndodh para ambienteve të Kryeministrisë?

Protestuesit i përgjigjen kryeministrit Rama: Jep dorëheqje nuk ka dialog!

Qytetarët zbresin sërish në shesh, protestojnë kundër projektit në Zvërnec

Ermonela Jaho mbështet protestën për Zvërnecin, shpërndan pamjet në rrjetet sociale

Skandali me ADS/ Berisha: U ngrit pa vendim qeverie, Rama krijoi një monstër për të vjedhur

"Populli flet në ditën e zgjedhjeve"/ Kryeministri: Thirrjet 'O Rama të QR' nuk funksionojnë me mua

Projekti për Zvërnecin/ Rama për hetimet e SPAK: Investimi nuk ndalon sa kohë unë jam këtu!

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën