LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Amnistia/ Rama kërcënon krerët e Dhomave të Tregtisë: I dimë transaksionet e fshehta

• Prezantohet projektligji për amnistinë fiskale.  • Konsultimi publik është bërë me sipërmarrësit. • Në takim është kryeministri Edi Rama dhe ministrat.  • Drafti i ri me ndryshime nga i vjetri.  • Përjashtohen zyrtarët dhe politikanët bashkë me subjektet e OFL. • Rama sulmoi sot krerët e Dhomave të Tregtisë që kundërshtuan draftin. • Kryeministri akuzoi për cënim të sovranitetin Dhomën Amerikane. • Rama: Kemi fakte, jo hipoteza për transaksione të fshehta të Dhomave me flamuj të partnerëve. 

10 artikuj për këtë temë.

3 VITE ME PARE

Rama ia thotë në sy zv.ambasadorit të BE-së: Mos guxoni të na thoni mos e bëni amnistinë fiskale

Amnistia/ Rama kërcënon krerët e Dhomave të Tregtisë: I
Edi Rama dhe Alexis Hupin

TIRANË-Kryeministri Edi Rama gjatë takimit për amnistinë fiskale ka replikuar me zv.amabasadorin e Bashkimit Europian në vendin tonë, Alexs Hupin. Ky i fundit i tha Ramës se paratë e shqiptarëve që jetojnë në BE duhet fillimisht të vërtetohet që janë të ligjshme dhe më pas të futen në Shqipëri. Si përgjigje, Rama tha se janë të gatshëm të punojnë, por nuk duhet t’i thonë mos guxoni ta bëni amnistinë fiskale.

DISKUTIMET MES TYRE:

Alexis Hupin: Ne e mirëpresim këtë konsultim, kemi ndarë me shërbimet tuaja komentet tona pjesë që janë publike. Do lexoj disa pika. Akt balancues, akti i vështirë që do sigurojë të ardhura parashikueshmëri dhe besueshmëri që të jetë në vendin e duhur. Ju folët për faktin që edhe shqiptarët që janë në BE të kualifikohen për këtë amnisti, janë tatim pagues edhe të shteteve tona është shumë e rëndësishme që të sigurohet ligjshmëri e këtyre sigurimeve para se të futen në Shqipëri. Presim me padurim që të punojmë me ju sesi të vëmë mekanizmat e  duhur të kontrollit për rezidentët shqiptarë që qëndrojnë në BE. Në shumë vende amnistia fiskale është batuar si e tillë, por kryesisht për të ardhurat që lidhen me fiskalitetin. Duket se s’do kemi shumë kohë gjatë gushtit, do flasim ditët në vijim. Presim me padurim.  

Edi Rama: Ajo çfarë ju thatë është muzikë për veshët tanë. Kjo është gjithçka çfarë kemi kërkuar, për tu ulur dhe bërë realitet në mënyrën më të mirë. Jo që të thuhet pa filluar ende jo nuk duhet ta bëni. Jeni shumë të ndërlikuar, jeni një vend i dyshimtë. Kjo është e papranueshme. Për pjesën tjetër jemi të hapur të ulemi me ekspertët më të mirë. BE është plot me ekspertë s’do keni probleme të na gjeni për të na ndihmuar. Është një draft ndryshe nga ai që kishim vite më parë. Kemi trajtuar pika të ndryshme që janë ngritur nga BE dhe të tjerët në takime informale. Nuk po kërkojmë mbështetje nga ju të tjerë dhe jo më nga manivali. Ju kurrë nuk do të thoni bëjnë se kjo është e shkëlqyer për tu bërë, po kërkojmë vetëm respekt dhe për atë mundësinë e dyshimit, siç tha edhe miku ynë britanik. Zbatimi do të tregojë sesa të aftë jemi për të bërë saktësisht atë çka është shkruar në ligj. E meritojmë të na jepet mundësia dhe fakti është që jemi në shtëpinë tonë, jeni të mirëpritur si askund tjetër. Nuk kemi sekrete, ku nuk kemi axhenda që janë ndryshe nga partnerët tonë atlantikë. Ajo çfarë ju ngrittë është paksa me shumë uckël, është mënyra e përsosur e be për ti bërë gjërat me yçkël. Si? Do t’iu them që ata sjellin para këtu. Ka ins financiare që nuk janë banka që e bëjnë të mundur që deri në 10 mijë uro ti dërgosh dhe mos ti thuash askujt asgjë. Mund ta bësh shumë herë. Më duhet t’iu them që ka diçka që quhet kriptomonedhë, mund ti këmbejnë paratë me kriptomonedha të vijnë me një USB në aeroport dhe ti kenë paratë në telefon dhe çfarë të bësh pastaj, të punojmë sëbaSHku për të gjetur rrugën më të mirë. Ne punojmë ju na monitoroni, kjo është mirë kjo jo, por mos guxoni të na thoni mos e bëni kjo nuk është e mirë.

3 VITE ME PARE

Si do vijnë paratë e amnistuara? Rama e ZBULON: Jo me thasë, përdoret sistem elektronik

Amnistia/ Rama kërcënon krerët e Dhomave të Tregtisë: I
Edi Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka bërë me dije detaje lidhur me mënyrën sesi do të sillen në Shqipëri paratë e emigrantëve. Në fjalën e tij, në dëgjesën publike, Rama tha se paratë do të sillen me sistem elektronik, e jo me çanta. 

Edi Rama: Ky sistem nuk ka fare njerëz në mes, është elektronik transparent. Se disa e imagjinojnë...do marrin cash në Londër, do vijnë me çanta me thasë, edhe do zbrazet Londra dhe do mbushet Tirana. Këtu raporti ëshët i thjeshtë dhe i qartë. Kalon tek banka të dhënat, është vetëdeklarim elektronik. Me përgjegjësinë ligjore dhe penale. Nëse dikush është në kategoritë e ndaluara, i humbasin paratë. Po ta bënin, po ku ta gjejmë, se nuk ka shqiptarë budallenj.

Amnistia Fiskale është deklaruar nga qeveria si mundësia për të legalizuar paratë e të gjithë emigrantëve shqiptarë. Pasi u refuzua dhe u kundërshtua publikisht herën e parë që u propozua, u rikthye edhe njëherë me Këshillimin Kombëtar. Sipas projektligjit që ëshët prezantuar deri më tani, shteti u jep mundësinë emigrantëve që të legalizojnë deri në dy milionë euro.

Në rastet kur subjektet deklaruese duan t’i transferojnë shumat e deklaruara jashtë vendit para këtij afati, ndaj tyre parashikohet penalitet në masën 30% të shumës së transferuar. Nëse subjektet vendosin t’i investojnë pasuritë e deklaruara në tituj shtetëror, bono thesari apo obligacioni jo më të vogla se 2-vjeçare, Banka e Shqipërisë do të mbajë një tatim prej 5% të shumë totale për investimet e bëra në 4-mujorin e parë prej hyrjes në fuqi të ligjit dhe 7% pas kësaj periudhe kohore.

Projektligji parashikon në mënyrë jo shumë bindëse se politikanët dhe familjarët e tyre të afërt nuk do të mund të përfitojnë, por në kushtet e “familjarëve të afërt” kanë vendosur kriterin e gjendjes civile “në çastin e hyrjes në fuqi të këtij ligji.” Shqipëria konsiderohet si një vend me rrezik të lartë për pastrimin e parave dhe me mekanizma të dobëta ligjzbatuese për identifikimin, hetimin dhe sekuestrimin e parave të pista.

3 VITE ME PARE

Hysenaj i ankohet Ramës: Delialliasi më kërkoi ta "respektoja", Krifca më mbylli derën, drejtoreshën e kërcënova

Amnistia/ Rama kërcënon krerët e Dhomave të Tregtisë: I
Xhevit Hysenaj

TIRANË- Xhevit Hysenaj foli me kryeministrin Edi Rama lidhur me amnistinë fiskalë. Në fjalën e tij, Hysenaj shprehu pakënaqësitë e tij lidhur me raste të ndryshme, duke përmendur emra. Nisur nga një person që kishte tentuar ta "gjobiste" tek sherri me ministren e Bujqësisë, Frida Krifca. Rama nga ana e tij, i premtoi se do e shqyrtonte denoncimin e tij. 

PJESË NGA BISEDA:

 

Xhevit Hysenaj, kryetar i dhomës së Bimëve mjekësore dhe esencave të Shqipërisë: Ne si shoqatë nuk kemi për të deklaruar shumë. Nuk ngeleët më për diskutim, jo më dhe pak, jo më dhë shumë. Kam sy sugjerime të vogla, nuk duhet të jetë shumë 2 mln euro. E jo 7% për të gjithë. I mbaja dhe unë, e nga 15% që do paguaja, paguaj 7. Do marr shembull konkret për veten time. Zbatimi i ligjit ishte faktastik. Në fund të fundit, ai Delialliasi më kërkoi ta respektoja. Ai bëri 600 faqe raport, ku hyra dhe ku dola.Fatmirësisht jam i rregullt dhe e di ku kam hyrë dhe kam dalë. Vendosni afate, nëse regjistrimi i personave dhe përfituesit duhet që të kenë afat. 9 herë e kam aplikuar për të regjistruar partnerin amerikan, në fund fare, takova drejtoreshën e kërcënova se do e çoj në gjyq. Më kërkuan dokumetat që kisha dërguar. Zonjë Krifca, miken time e kritikova. Unë i sugjerova diçka, ajo më mbylli dyert e ministrisë.

Edi Rama: Nuk di të them për rastet që solle, e nuk besoj se ia kemi mbyllur derën ndokujt. Përkundrazi, por për t'u kthyer tek thelbi i çështjes, para disa kohësh, kur isha kryetar bashkie, më kërkoi ndihmë një ambasadë për të blerë një godinë. I kishin vënë syrin dhe nuk e shisnin dot. Ai që e shiste tha që si t'ja shes, kur i duan të gjitha me letra.

Amnistia Fiskale është deklaruar nga qeveria si mundësia për të legalizuar paratë e të gjithë emigrantëve shqiptarë. Pasi u refuzua dhe u kundërshtua publikisht herën e parë që u propozua, u rikthye edhe njëherë me Këshillimin Kombëtar. Sipas projektligjit që ëshët prezantuar deri më tani, shteti u jep mundësinë emigrantëve që të legalizojnë deri në dy milionë euro.

Në rastet kur subjektet deklaruese duan t’i transferojnë shumat e deklaruara jashtë vendit para këtij afati, ndaj tyre parashikohet penalitet në masën 30% të shumës së transferuar. Nëse subjektet vendosin t’i investojnë pasuritë e deklaruara në tituj shtetëror, bono thesari apo obligacioni jo më të vogla se 2-vjeçare, Banka e Shqipërisë do të mbajë një tatim prej 5% të shumë totale për investimet e bëra në 4-mujorin e parë prej hyrjes në fuqi të ligjit dhe 7% pas kësaj periudhe kohore.

Projektligji parashikon në mënyrë jo shumë bindëse se politikanët dhe familjarët e tyre të afërt nuk do të mund të përfitojnë, por në kushtet e “familjarëve të afërt” kanë vendosur kriterin e gjendjes civile “në çastin e hyrjes në fuqi të këtij ligji.” Shqipëria konsiderohet si një vend me rrezik të lartë për pastrimin e parave dhe me mekanizma të dobëta ligjzbatuese për identifikimin, hetimin dhe sekuestrimin e parave të pista.

3 VITE ME PARE

"Iu bëjmë njerëzve Vetting për këpucët"/ Rama ironi me Dhomën e Tregtisë: Po lexoja këta që thonë me flamuj...

Amnistia/ Rama kërcënon krerët e Dhomave të Tregtisë: I
Edi Rama

TIRANE- Kryeministri Edi Rama ka vazhduar sulmin ndaj Dhomës Amerikane të Tregtisë pas kritikave për projektligjin për amnistinë fiskale. Nga prezantimi që iu bë draftit Rama tha se sot Shqipëria bën Vetting dhe i kërkon subjekteve deklarime për sende të blera në një kohë që Shqipëria nuk kishte banka. Me nota ironie, Rama tha se "këta me flamuj të euroatlantizmit thonin që është skemë". 

Mendoni se po nuk u bë amnistia Shqipëria do të formalizojë cash-in. Është vendi që ka hyrë i fundit fare në tregun bankar. Kur të tjerët kishin banka ne kishim llogaritarët e kooperativës. Bankat na thonin se ishin mpirje e gjakut. Bankine partë e kemi bërë në fund të viteve 90. Dhe pastaj bëjmë vetting, u kërkojmë njerëzve fatura për këpucët që kanë blerë në Greqi në 91.Kryeministri holandez më tregoi që kanë bërë një amnisti fiskale pas Luftës së Dytë Botërore. Të gjithë e kanë bërë dhe ne nuk duhet ta bëjmë. Pse? Ka risqe? Patjetër që ka. Por e para po bëjmë një ligj që e përmban kushtetuta dhe  po bëjmë një ligj që krahasuar me amnistitë e BE është shumë më i shtrënguar. Ne do ta bëjmë këtë ligj. Kemi vënë tavanin 2 milion euro familjare. E dyta kemi vendosur që për pesë vjet se lexoja këto dhomat e tregtisë me flamujt e euroatlantizmit se thonin që kjo është skemë, si do ti nxjerrim nga dera tjetër, kur ligji thotë se paratë do ti investosh në Shqipëri.

3 VITE ME PARE

"Na cënoi sovranitetin"/Rama "nxjerr kthetrat" me Amerikanët: Keni bërë transaksione të fshehta

Amnistia/ Rama kërcënon krerët e Dhomave të Tregtisë: I
Edi Rama, kryeminister

TIRANE- Kryeministri Edi Rama tha sot se Dhoma Amerikane e Tregtisë ka cënuar sovranitetin e Shqipërisë duke ndërhyrë me deklarata për projektligjin e ri për Amnistinë Fiskale. Në prezantimin e sotëm të draftit të ri, krah disa ministrave dhe një grupi biznesmenësh shqiptarë, Rama tha se Dhoma e Tregtisë duhet ti provojë atij vetë që nuk ka bërë kurrë një transaksion të fshehtë. Rama tha se "ka fakte, jo hipoteza". 

Të çohen dhoma tregtie me flamuj të vendeve partnere dhe të bëjnë fletërrufe, për këtë iniciativë të qeverisë. Kjo është vetëm mungesë respekti për sovranitetin e Shqipërisë për të pasur ambicien e saj. Sepse institucione financiare mund të kenë kundërshti legjitime. Apo institucione kundër krimit mund të ketë. Por dhoma tregtie? Hajde ma nxirrni një biznesmen në Shqipëri, një që të thotë nuk duhet amnistia. Një ma nxirrni, një. Një kryetar dhome tregtie. Përjashto kryetaren e kryetarëve, Inesi që nuk ka bërë asnjëherë biznes, që nuk ka bërë një transaksion të fshehtë, përfshirë edhe kryetarët e dhomave me flamuj të partnerëve. Një, dhe nuk po flas me hipoteza por me fakte. 

Kjo është e papranueshme kjo nuk bëhet se shqiptarët janë kriminelë, apo se paratë duhet që të rrinë jashtë? Të flasim hapur? Pse nuk bëhet kjo? Është legjitime, shqiptarët janë pjesë stategjike e motorëve ekonomikë, sot që flasim.

Ne këtë ligj do ta bëjmë, të jemi të qartë. Dua ta bëjmë sa më të mirë, për këtë arsye ligji pa pësuar edhe ndryshime. 5 vite paratë do i sjellësh në Shqipëri, do i investosh këtu, si do bëhet kjo: fut nga një derë, nxirr nga një tjetër”. Jemi konsultuar me popullin shqiptar për këtë. E gjithë e kanë marrë pak si lehtë Shqipërinë dhe gjithë përfaqësuesit e këtij vendi, si rezultat i asaj që i bëjmë vetes. Ne nxijmë shkatërrojmë imazhin e vendit tonë, ia kalojmë atyre dhe ata i nxjerrin. Janë raporte bio nga Shqipëria, por kjo është temë tjetër. Nuk kemi si bëjmë njëri-tjetrin për budalla këtu, jemi një vend që po tregojmë sa serioz jemi në arenën ndërkombëtare, me partnerët tanë. Kemi të metat tona, sigurisht por nga mendja jemi në rregull, nuk vendosim njeri përpara kur vjen puna për respekt. Kemi dhe një hall tjetër i madh, s'dua të përmend me emra, ti do të bësh debat, s’duan të bëjnë debat, kjo është më e bukur. Hajde t’i ballafaqojmë”.

3 VITE ME PARE

Amnistia/ Rama: Ne do e bëjmë! Pyetëm popullin, do i dëgjojmë të huajit, por budallenj s'jemi

Amnistia/ Rama kërcënon krerët e Dhomave të Tregtisë: I
Edi Rama

TIRANË- Kreu i qeverisë Edi Rama i kërkoi biznesit të japë ide të frytshme për të ndërhyrë bashkarish në draftin për amnistinë fiskale dhe penale që Shqipëria pret të ndërmarrë për herë të parë. Duke folur për amnistinë fiskale dhe rezerva, Rama tha se shqiptarët kanë vendosur me anë të Këshillimit Kombëtar, ndaj dhe aministia do të bëhet. Por nuk e kurseu as gjuhën e ashpër. Sipas tij, ndërkombëtarët nuk bëjnë dot njeri për budallenj.

Edi Rama: Në kushtet e cilitdo ato para sekuestrohen. Nuk është si në rastin kur ti arreston një kriminel, ato para sekuestrohen në momentin që ai personi del i lidhur në momentin që del subjekti. Ne këtë ligj do ta bëjmë. Duam që ta bëjmë sa më të mirë. Prandaj ka pësuar edhe dyshime. Kemi vënë tavanin. Familjare, jo personale. Këto para për 5 vjet do të rrinë në Shqipëri, si do bëhet që t'i nxjerrin? Si? E fundit, ne kemi konsultuar popullin shqiptarin shqiptar. Kjo bëhet edhe për ata që janë këtu. Do të thoni tani se Shqipëria do e nxjerri gjithë cash-in në sipërfaqe? Jam i bindur se e gjitha kjo, vjen si rezultat i të marrurit pak si lehtë i Shqipërisë. Nuk kajnë faj partnerët dhe ne këtu nxijmë dhe shkatërrojmë komplet imazhin e vendit tonë, nuk kanë faj ata. Janë raporte bio nga Shqipëria. Por kjo është temë tjetër. Kjo është qasja jonë. Unë dua që të bëhem konstruktiv, i shkova deri në fund duke thënë gjithë ato gjëra që nuk duhen. Se ne nuk jemi budallenj. Kemi të metat dhe boshllëqet tona, por nga mendja jemi në rregull. Nuk vëmë njëri para kur vjen puna për respekt. Këtu është edhe një hall tjetër shumë i madh, ti do të bësh debat dhe nuk duan. Hajde ti ballaqojmë, se mbase keni kundërargumenta që të themi ok e shtyjmë. Siç thamë para 3 vitesh, nga se u tërhoqëm, nga frika? Ishin fjalët e pambështetura në infrastrukturë. Sot kemi drejtësinë, infrastrukturën kundër pastrimit të parave. Jo kemi bërë progres, por gjëra që nuk i kanë vendet e tjera. Na kërkoni një ndryshim, i thamë në thoni kush e ka që ta bëjmë...Thanë nuk e ka njeri, por duhet ta bëni dot. Shko kërkoja kryebashkiakut të Nju Yorkut që të fusë Moneyval, ç'do thotë? Shkoni dhe kërkojani. Ok, ne e bëmë. Se edhe në shqip e kemi atë fjalën për të voglin...

Amnistia Fiskale është deklaruar nga qeveria si mundësia për të legalizuar paratë e të gjithë emigrantëve shqiptarë. Pasi u refuzua dhe u kundërshtua publikisht herën e parë që u propozua, u rikthye edhe njëherë me Këshillimin Kombëtar. Sipas projektligjit që ëshët prezantuar deri më tani, shteti u jep mundësinë emigrantëve që të legalizojnë deri në dy milionë euro.

Në rastet kur subjektet deklaruese duan t’i transferojnë shumat e deklaruara jashtë vendit para këtij afati, ndaj tyre parashikohet penalitet në masën 30% të shumës së transferuar. Nëse subjektet vendosin t’i investojnë pasuritë e deklaruara në tituj shtetëror, bono thesari apo obligacioni jo më të vogla se 2-vjeçare, Banka e Shqipërisë do të mbajë një tatim prej 5% të shumë totale për investimet e bëra në 4-mujorin e parë prej hyrjes në fuqi të ligjit dhe 7% pas kësaj periudhe kohore.

Projektligji parashikon në mënyrë jo shumë bindëse se politikanët dhe familjarët e tyre të afërt nuk do të mund të përfitojnë, por në kushtet e “familjarëve të afërt” kanë vendosur kriterin e gjendjes civile “në çastin e hyrjes në fuqi të këtij ligji.” Shqipëria konsiderohet si një vend me rrezik të lartë për pastrimin e parave dhe me mekanizma të dobëta ligjzbatuese për identifikimin, hetimin dhe sekuestrimin e parave të pista.

3 VITE ME PARE

"Heqin picirin për një apartament", Rama zbërthen pse duhet amnisti fiskale: Paratë e fituara në të zezë ua dhanë evropianët, jo ne!

Amnistia/ Rama kërcënon krerët e Dhomave të Tregtisë: I
Edi Rama, kryeminister

TIRANE- Kryeministri Edi Rama tha sot se paratë e shqiptarëve që punojnë jashtë shtetit janë të bllokuara për shkak të mungesës së amnistisë fiskale. Rama tha se një emigrant sot në Angli, nuk blen dot shtëpi në Shqipëri. Ai thumboi kritikët e vendeve të huaja që janë kundër amnistisë fiskale pasi sipas tij, këto para janë të fituara nga shqiptarët në të zezë jo nga Shqipëria por nga pronarët evropianë.

Pjesë nga fjala e Ramës: 

Shqiptarët kanë punuar në të zezë jashtë, paratë nuk i kanë marrë nga ne, por nga pronarët evropianë, dhe një pjesë të parave nuk kanë mundësi sot ti çojnë nëpër banka. Sot një emigrant shqiptar nga Anglia, meqë Anglia e ka merak amnistinë fiskale dhe ka të drejtë sepse ka shumë emigrantë në Angli, përcjell një shumë qesharake. Këtu duhet të heqë picirin, dhe për të blerë këtu një apartament duhet të ketë përpara gjithë shtetin shqiptar me inspektorë me prokurorira etj. Për çfarë? Për paratë që ka bërë me punë atje?  Nuk blen dot një pronë në vendin e vet se i dalin para 100 lloj strukturash, pse ça mendoni se po nuk u bë amnistia do të formalizohet keshi:? Pse? është vendi me më shumë para kesh në Evropë, kemi hyrë të fundit në tregun bankar, kur të tjerët kishin banka ne kishim koperativën. Taksat na thonin ishin rrjepje e popullit, kreditë tradhtitë nga populli. Bankën e parë e bëmë në vitet '90. Bëmë Vetting dhe iu kërkojmë njerëzve fatura për këpucët që kanë blerë në 91. Isha me Kryeministrin e Holandës dhe më tregoi se kishin bërë amnisti në vitet '90, tregtarët më të vjetër të botës që kanë patur bankat bashkë me djepin. Kur lindnin kishin bankën edhe djepin. Të gjithë e kanë bërë, po ne pse jo? 

 

3 VITE ME PARE

Rama-kritikëve ndërkombëtarë: Mos na jepni mësime, doni lekët për vendet tuaja

Amnistia/ Rama kërcënon krerët e Dhomave të Tregtisë: I
Edi Rama

TIRANE- Kryeministri Edi Rama e quajti një mungesë totale respekti për Shqipërinë reagimi kundër i ndërkombëtarëve për projektligjin për amnistinë fiskale. Dy ditë pas reagimit të Dhomës Amerikane të Tregtisë që shprehte shqetësime "serioze" për projektligjin duke theksuar se "rreziqet e projektligjiot tejkalojnë përfitimet", Rama tha se është një mungesë totale respekti. Kryeministri tha se dhe kundërshtia lidhet me faktin se të huajtë duan që paratë të qëndrojnë jashtë në këto vende. 

"Nuk e kemi menduar sot amnistinë por 9 vite më parë, por nuk e kemi propozuar sepse e dinim që nuk i kishte ardhur koha. E kemi nisur kur na ra një gjëmë në kokë si tërmeti. Patjetër që angazhimi është në funksion të thithjes së parasë dhe nxjerrjes së parasë nga e zeza në të bardhë, kjo nuk diskutohet pse të bëjmë kot. Por ti vish Shqipërisë dhe ti thuash që amnistia "perse" është një gjë e papranueshme është mungesë respekti dhe si gjithnjë dhe kurdoherë unë miqve dhe partnerëve tanë iu them se respekti reciprok është A-ja e punës sime. Ne nuk jemi një vend me bisht, kur amnistia bëhet në të gjitha vendet që ne na japin mësime dhe ne i pranojmë mësimet me shumë kënaqësi kjo nuk është gjëja e drejtë dhe e duhur.  Ne kemi bërë 3 vite punë sepse tërmeti na shtyu të themi ta bëjmë, argumentet që na u dhanë ishin të vlefshëm dhe prandaj ne e shtymë këtë proces dhe pse do e kishim më të lehtë për votat në atë kohë, sepse e para sistemi ynë (ngrehina) ligjore kundër pastrimit të parave nuk ishte e ngritur, kjo ishte e para. Sot e kemi të ngritur të gjithën, sot strukturat e drejtësisë janë të ngritura. E treta, fiskalizimi nuk ishte ende i ngritur, sot është i ngritur dhe kur çohet Dhoma Tregtie me fletërrufe për këtë iniciativë kjo është vetëm mungesë respekti për të drejtën e Shqipërisë për të pasur ambicien e saj. Pse? Që paratë të rrinë jashtë?,"-tha Rama ndër të tjera. 

3 VITE ME PARE

Amnistia/ Rama kërcënon krerët e Dhomave të Tregtisë: I dimë transaksionet e fshehta


 

 

arben ahmetaj amnistia fiskale edi rama

Sondazh

Poll

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë

"Kryeministri gënjeu"/ Gazetarja thirrje qytetarëve: Ai që të vjedh sot, do e bëjë dhe nesër

35-vjetori i PS në Tiranë/ Rama: Arsyeja e fitores së PS është aftësia për t’u hapur!

Mbyllet protesta për Zvërnecin #dosja #protesta #zverneci

Protesta për Zvërnecin/ Qytetarja: Ne nuk e lëshojmë sheshin pa u heq gardhi në Zvërnec dhe Rrjoll

Qytetarja: Kërkojmë anulimin e ligjit për zonat e mbrojtura, nuk ka negociata

"Anulo projektin"/ Me pankarta në duar, të rinjtë 'pushtojnë' kryeministrinë: Jep dorëheqjen

"Janë provokime"/ Çfarë po ndodh para ambienteve të Kryeministrisë?

Protestuesit i përgjigjen kryeministrit Rama: Jep dorëheqje nuk ka dialog!