Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
• Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka dalë nga ambientet e Prokurorisë së Posaçme ku tha për mediat se është marrë si i pandehur për privatizimin e ish-kompleksit Partizani. • SPAK akuzon liderin e opozitës për "korrupsion pasiv kryer në bashkëpunim". • Ndërkohë, bëhet me dije se hetimet janë mbyllur edhe për dhëndrin e tij Jamarbër Malltezin, i cili duhet të paraqitet gjithashtu sot për t’u njohur me përfundimet e dosjes “Partizani”, por paraqitja e tij duhet të jetë në orën 14:00. • Në deklaratën e tij jashtë SPAK, Berisha tha se sot po shkon të njihet me "akuzat politike" të kryeministrit Edi Rama. • Ai u shpreh se është hetuar deri në 3 breza deri tek mbesat e tij, sipas tij kur ato nuk kishin lindur ende. • Kryedemokrati tha më tej se në dosjen e Klubit Partizani nuk ka absolutisht çështje penale, mungon fakti penal dhe se shteti nuk ka humbur asnjë cent para publike, përkundrazi, sipas liderit të opozitës, vetëm ka fituar nga zbatimi i ligjit. • Ndërkohë sot në SPAK është paraqitur edhe dhëndri i Berishës, Jamarbër Malltezi. • Edhe Malltezi është marrë i pandehur ndërsa u shpreh se akuzat janë të trasha dhe se prokurorët janë shërbyes të qeverisë.
13 artikuj për këtë temë.
TIRANË- Jamarbër Malltezi ashtu si kreu i PD-së, Sali Berisha është marrë i pandehur nga SPAK për privatizimin e ish-kompleksit Partizani.
Pas daljes nga SPAK, Malltezi akuzoi prokurorët e SPAK se janë "shërbyes të qeverisë". Ai tha se edhe akuza ndaj tij është e njëjtë me të Berishës.
Jamarbër Malltezi: Akuza të trasha. Gënjejnë kaq shumë këto prokurorë, janë afërmendsh shërbyes të qeverisë. Kanë gënjyer dhe janë për tu keqardhur. Kush i bën të gënjejnë aq trashë, sa nuk vendosin planin e 2008, i firmosur nga Edi Rama. Njerëz që gënjejnë, thjesht duhen mëshiruar. Nga njëra kemi Ramën që nxjerr 4 VKM për të vjedhur pronën e pronarëve. Nga ana tjetër, kemi ndërtimin e çerdheve. Janë të njëjtat akuza. Jemi në situate afërmendsh. Aty nuk isha as 5 minuta, nuk pashë më shumë.
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha pas daljes nga ambientet e SPAK ku dhe është njohur me akuzën e ngritur ndaj tij, dha sërish një deklaratë për gazetarët. Berisha tha se ishte marrë i pandehur dhe u shpreh se e gjithë kjo bëhej që t'i kapet koka PD-së.
I pyetur nga gazetarët, nëse do të ketë një zbutje të masës së sigurisë, ai tha se për këtë do të përgjigjen avokatët. Ai tha më tej se të qenit "i burgosur politik është turp i sistemit dhe është dëshmia më e shëmtuar e këtij narkoshteti."
PJESË NGA DEKLARATA E BERISHËS:
I gjithë qëllimi i kësaj është që t’i kapim kokën PD-së. I garantoj shqiptarët se Edi Rama do përgjigjet për këtë. Garantoj demokratët se shumë shpejt do e lëshojmë me atë që ai e ka aq qejf, në tokë.
...Masat e sigurisë u vendosën pa më thirrur, pa më pyetur. I kanë vendosur në kundërshtim me Kushtetutën pa më thirrur.
...Unë kam dhënë një përkufizim, pas fitores së zgjedhjeve do ketë një garë për kryeministër. Cilido që dëshiron, të vijë ta sfidojë Sali Berishën.
...Këto janë kukulla mjerane që zbatojnë urdhra. Kur e bënë më puç, unë e refuzova, mbrojta Kushtetutën, mbrojtën pushtetin e parlamentit. Këta e dërguan në parlament dhe morën miratimin në kundërshtim flagrant me Konventën Europiane të të Drejtave të Njeriut. Unë jam i vendosur t’u jap atë që meritojnë.
...Një njeri i arrestuar është një njeri me liri të privuar. Të qenurit i burgosur politik është turp i sistemit. Është dëshmia më e shëmtuar e këtij narkoshteti. Unë jam në betejë. Jeta ime ka qenë dhe do mbetet një betejë.
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka mbajtur një deklaratë para mediave menjëherë pasi u njoh vendimin e SPAK si i pandehur në lidhje me dosjen "Partizani". Gjatë fjalës së tij para gazetarëve Berisha u shpreh se sot vizitoi pjesën muzeale të Skapit. Sipas tij në pjesën muzeale të Skapit gjendej ora 400 mijë e 600 euro e qëndisur me diamante, dhurata e Edi Ramës.
Ai shtoi se gjithashtu aty gjendej fotografia e Amant Josifit për meritat e tij në spekulimin dhe mashtrimin botëror. Berisha theksoi se aty gjendejedhe fotoja e Ymer Lala tek i jepte Dumanit 1 milion euro për pyetjen që nuk i bëri. Kreu demokrat shtoi se gjendej edhe Taulant Balla, i cili po merrte shpërblimin e Suel Çelës për shpërblimin e vrasësve të Lulzim Kullës.
Berisha më tej tha se sot është zyrtarisht i pandehur për ato akuza që kam pasur, asgjë tjetër. Ai shtoi se nuk mori asnjë detaj të ri përveç 500 faqe me mashtrime. Ai theksoi se a sgjë nuk ndryshon dhe se është vazhdimi i një hakmarrje politike, zbatimi i një urdhri mafioz politik.
Fjala e Berishës:
Vizitova pjesën muzeale të Skapit. Në pjesën muzeale të Skapit gjendej ora 400 mijë e 600 euro e qëndisur me diamante, dhurata e Edi Ramës. Gjendej fotografia. Gjendej fotografia e Amant Josifit për meritat e tij në spekulimin dhe mashtrimin botëror. Gjendej Ymer Lala tek i jepte Dumanit 1 milion euro për pyetjen që nuk i bëri. Gjendej Taulant Balla, i cili po merrte shpërblimin e Suel Çelës për shpërblimin e vrasësve të Lulzim Kullës.
Gjendeshin horra që shkojnë nga gjykatësi në gjykatës dhe u bëjnë forma më të neveritshme presioni, duke përdorur dokumente antiligjore për t’i mbajtur peng ata. Gjendeshin dokumente nga Greqia të Irenës me 5 mbiemra, të cilat i ruante Dumani në kasafortë. Tregojnë që është një delinkuente e dënuar. Gjendeshin 100 milionë euro të Edi Ramës dhe Beqës. Gjendeshin 300 milionë euro të Vilma Nushit që i ndan me Edi Ramën. Gjendeshin 4 miliardë euro të Edi Ramës dhe Alabarit. Kjo është shpella e krimit të organizuar në Shqipëri. Organizata më e rrezikshme kriminale në Shqipëri dhe Europë.
Sot jam zyrtarisht i pandehur. Për ato akuza që kam pasur, asgjë tjetër. Asgjë tjetër përveç 500 faqe me mashtrime, mashtrime, mashtrime. Asgjë nuk ndryshon. Është vazhdimi i një hakmarrje politike, zbatimi i një urdhri mafioz politik. Për mua, kjo nuk ndryshon asgjë. Ajo që është themelore, që nuk ekziston asnjë provë, asnjë fakt, asnjë dokument që të dëshmojë që në të gjithë këtë proces ka ndodhur shkelja më e vogël.
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha ka deklaruar se kandidat për kryeministër do të jetë ai në zgjedhjet e ardhshme. Duke folur, pasi doli nga ambientet e SPAK, Berisha tha se pas fitores së zjedhjeve do të ketë një garë për kryeministër.
Berisha: Unë kam dhënë një përkufizim, pas fitores së zgjedhjeve do të ketë një garë për kryeministër, cilido që dëshiron të vijë të sfidojë Sali Berishën
Në zgjedhje jeni ju kandidat?
Berisha: Padiskutim, padiskutim dhe i fitores. S’ka diskutim ajo
TIRANË- Prokuroria e Posaçme i ka komunikuar sot akuzën kreut të Partisë Demokratike Sali Berisha. Sipas SPAK, Berisha akuzohet për 'korrupsion pasiv kryer në bashkëpunim", në lidhje me privatizimi i ish-kompleksit Partizani.
Kreu i Partisë Demokratike ka dalë nga ambientet e Prokurorisë së Posaçme pasi është njohur me akuzën ndaj tij. Pas më shumë se 8 muajsh i mbajtur në arrest shtëpie pa asnjë akuzë, Berisha është marrë sot i pandehur. Ndërkohë që demokratët janë mobilizuar sot para godinës së Prokurorisë së Posaçme, në shenjë proteste dhë mbështetje për Berishën.
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike ka dalë nga ambientet e Prokurorisë së Posaçme pasi është njohur me akuzën ndaj tij. Pas më shumë se 8 muajsh i mbajtur në arrest shtëpie pa asnjë akuzë, Berisha është marrë sot i pandehur.
Ndërkohë që demokratët janë mobilizuar sot para godinës së Prokurorisë së Posaçme, në shenjë proteste dhë mbështetje për Berishën. Berisha është pritur në SPAK me avacione.
TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka mbërritur në Prokurorinë e Posaçme, ku ka dhënë edhe një deklaratë për mediat.
Berisha tha se sot po shkon të njihet me "akuzat politike" të kryeministrit Edi Rama. Ai u shpreh se është hetuar deri në 3 breza deri tek mbesat e tij, sipas tij kur ato nuk kishin lindur ende.
Ai tha më tej se në dosjen e Klubit Partizani nuk ka absolutisht çështje penale, mungon fakti penal dhe se shteti nuk ka humbur asnjë cent para publike, përkundrazi, sipas liderit të opozitës, vetëm ka fituar nga zbatimi i ligjit.
DEKLARATA E PLOTË E BERISHËS PARA SPAK:
Prokuroria politike private e Edi Ramës, SPAK, bazuar ne kallëzimin e rreme të kryetarit të grupit parlamentar të PS dhe ish-ministrit të Brendshëm Taulant Balla ka hetuar Sali Berishën në 3 breza deri tek mbesat e tij dhe qysh prej kohës kur ato nuk kishin lindur ende;
Ata kanë hetuar edhe veprimtarinë e Partisë Demokratike duke filluar qysh para 20 vitesh dhe deri tek kandidatet e PD për kryetar bashkie në zgjedhjet e 2023;
Po me urdhër politik mercenaret e prokurorisë politike të Edi Ramës mbajnë në arrest antikushtetues kryetarin e opozitës në Shqipëri prej 255 ditësh pa asnjë fakt, dokument apo dëshmi, por veç me urdhrat politik të Edi Ramës dhënë publikisht në Kongresin e PS me 09.04.2022 dhe Asamblenë e PS me 07.05.2022 si dhe me kërkesën publike dhe jo publike tashmë të njohur të zyrtarëve dhe diplomatëve të korruptuar të një vendi mik si McGonigal e të tjerë.
SPAK-prokuroria private politike e Edi Ramës me dosjen e Klubit Partizani krijoi një piramidë mashtrimi, fshehu dhe manipuloj qendra dokumente publike, kreu shkelje kushtetuese të përsëritura dhe la në burgim të paligjshëm shtëpie Sali Berishën, me qëllimin e vetëm për t’i shërbyer Edi Ramës.
Nga ky hetim që zgjati sa një lufte botërore REZULTON SE:
Në dosjen e Klubit Partizani nuk ka absolutisht çështje penale; mungon fakti penal dhe shteti nuk ka humbur asnjë cent para publike, përkundrazi veç ka fituar nga zbatimi i ligjit.
Sali Berisha u vu nën arrest me kallëzimin e rreme të Taulant Ballës se toka ne territorin e Klubit Partizani nuk ju takonte pronarëve mbasi ishte shpronësuar nga autoritet italiane. Prokurorët e dinin që ky ishte mashtrim sepse fletoret zyrtare të vitit 1942-1943 faktojnë qartë se ajo toke nuk është shpronësuar kurrë por ishte vendosur nën rekuizim për 6 muaj.
Nga dhjetëra zyrtar që kanë firmosu dokumentet e procesit të njohjes dhe kthimit të pronarët legjitim të tokës së konfiskuar nga regjimi komunist dhe para blerjen prej tyre të objekteve të Klubit Partizani asnjë nuk është në ndjekje penale sepse ata kanë zbatuar strikt ligjet e vendit.
Firma e Sali Berishës nuk ekziston në asnjërin prej këtyre dokumenteve.
Nuk ka asnjë provë, dëshmi apo dokument që të tregojë se Berisha ka kërkuar apo ka bërë presion ndokujt që të firmosë qoftë dhe një dokument të vetëm në procesin e njohjes dhe kthimit të pronës dhe të të drejtës së parablerjes, në rastin e privatizimit të klubit Partizani.
Në vitet 2006-2013 nuk ka asnjë ligj apo VKM nominative të miratuar në lidhje me pronësinë dhe privatizimin. Të gjithë ligjet dhe VKM janë miratuar për të gjithë popullsinë dhe prej tyre pa asnjë diskriminim kane përfituar nga procesi i njohjes, rikthimit dhe parablerjes së objekteve nga ish-pronarët legjitimë mbi 500 mijë qytetarë shqiptarë.
Ndër këta pronarë të ligjshëm, dhëndri im, Jamarbër Malltezi ka përfituar 410 metër katror tokë te Klubi Partizani të trashëguar nga familjarë të tij, ndër ta edhe të pushkatuar nga regjimi komunist.
Ky qëndrim ligjor dhe kushtetues i qeverisë së Partisë Demokratike është krejtësisht i kundërt nga qëndrimi i Edi Ramës i cili me vendim të personalizuar VKM nr 183 dt i dha të vëllait, Olsi Rama, 37,000 m2 duke ua marrë në kundërshtim me ligjin pronarëve legjitimë; apo që përmes 4 VKM të personalizuara i dha me 1 euro gazetarit të tij Karlo Bolino, 4500 m2 të nga e cila 1500 m2 familja Begeja pronare të tjerë fisnikë ia kishin lënë komunitetit për ndërtimin e një shkolle të mesme.
Së fundmi rezulton se me manipulime dhe mashtrime Edi Rama ka marrë në Kanionin e Gjipes 224,000 m2 tokë, me emrin e nënës dhe familjarëve të tij, nënës së tij, pa patur asnjë dokument zyrtar kadastral apo shpronësimi nga ndonjë qeveri.
Zhvillimi i pronës private të rikthyer pesë familjeve të truallit të Klubit Partizani është kryer nga 3 trashëgimtarë të tyre, sipas vullnetit të tyre dhe në përputhje të plotë me ligjet e vendit.
Të gjitha lejet e zhvillimit të kësaj prone janë dhënë nga Edi Rama, Lulzim Basha dhe Erion Veliaj.
Asnjeri nga këta 3 partnere private nuk ka përfituar asnjë cent nga qeverisja e Sali Berishes dhe asnjë dëm nuk I është shkaktuar shtetit.
Sali Berisha u vu nën arrest me pretendimin se ai ka nisur procesin e privatizimit te Klubit Partizani dhe ka ka ndryshuar destinacionin.
Ndërkohe dokumentet zyrtare provojnë se privatizimi është nisur nga qeveria socialiste kurse ndryshimi i destinacionit nga terren sportiv ne truall ndërtimi është bere nga Edi Rama.
Ne rastin e ndërrimit te destinacionit të Klubit Partizani ku shteti nuk ka humbur asnjë qindarke, SPAK ka anashkaluar të gjitha vendimmarrjet e bashkisë së Edi Ramës dhe ka shkuar drejt e tek Kryeministri i vendit, i cili me vendim të Gjykatës Kushtetuese e kishte të ndaluar t’i ndryshonte ato. Ndërsa për analogji në rastin e inceneratorëve ku dëmi llogaritet në qindra miliona euro Spak-prokuroria private e Edi Ramës në vend që të hetojë, akuzojë apo arrestojë Edi Ramën që në kundërshtim me ligjin dhe qëndrimin kundër të dy ministrave i dha bonusin kompanisë së paregjistruar. Ata kanë arrestuar një drejtor bashkie qe ka bërë propozimin për dhënien e bonusit!
Sot unë po shkoje të marrë akuzën politike dhe të njihem me materialet që kanë manipuluar ose fshehur në kundërshtim me ligjin për të justifikuar aktin e tyre kriminal akuzën pa asnjë prove fakt apo dokument, por vetëm të diktuar nga Edi Rama.
Ne katër raportimet dy mujore të SPAK në gjykatë nuk ka dalë asnjë prove dhe nuk është përmendur as si emër Sali Berisha, ndërkohë që drejtësia politike e ka mbajtur 9 muaj në arrest. Në këto raportime, qe përbëjnë akte zyrtare, kanë dale manipulime flagrante nga prokurorët politik Dumani, Kraja, e Millonai.
Ky vendim pa asnjë baze ligjore ndaj Sali Berishës në vitin elektoral përfshirë dhe izolimin dhe pamundësimin e aktivitetit si deputet dhe lider opozite prej gati 1 viti, është dëshmi se Edi Rama është i gatshëm të bëjë gjithçka për t’i zgjatur jetën regjimit te tij, duke shndërruar krimin politik në votë dhe votën në krim.
Ky vendim është gjithashtu një dëshmi e qëndrimeve të Edi Ramës për një Shqipëri pa opozite, njëlloj si i ati i tij Kristaq Rama – ish zëvendësi Nexhmije Hoxhes-që në gusht të vitit 1988 firmosi varjen publike në litar të kundërshtarit politik, poetit disident Havzi Nela.
Sot gjithashtu unë dua te informoj shqiptaret se ky vendim vjen pasi Edi Rama dhe prokurorët mercenar te SPAK dështuan me turp, pasi tentuan në mënyrë të përsëritur të blejnë heshtjen time dhe të Partisë Demokratike, për lidhjet e tyre me bandat, krimin, drogën dhe për larjen e parave.
Këtu para jush, ju deklaroj shqiptarëve se Sali Berisha është sot me i motivuar se kurrë ne mbrojtjen e interesit publik te qytetarëve shqiptar nga Edi Rama mafia e tij shtetërore shqiptare dhe mafia ndërkombëtare.

TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka mbërritur në Prokurorinë e Posaçme ku dhe do të njihet me akuzat për privatizimin e ish-kompleksit Partizani.
Berisha është pritur me ovacione dhe brohorima nga demokratët e mbledhur në shenjë proteste dhe mbështetje për liderin e opozitës.
Ndërkohë pas dy orësh në SPAK do të paraqitet dhe dhëndri i tij, Jamarbër Malltezi ku dhe ai do të njihet me akuzat e ngritura ndaj tij për të njëjtën çështje.

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha ka deklaruar se ndihet më i motivuar se kurrë për t'i djegur mandatin e katërt kryeministrit Edi Rama. Duke folur, pasi doli nga banesa e tij për të shkuar në ambientet e Prokurorisë së Posaçme, Berisha tha se është i motizuar për fitorën e tij. Ndërkohë që i pyetur nëse ka zgjedhur një kandidat rezervë për kryeministër, Berisha tha se kjo është ajo që do Rama, por nuk do ndodhi.
Pjesë nga deklarata:
Berisha: Ndjehem më i motivuar se kurrë për fitore! Rama nuk na e cakton dot kandidatin për kryeministër. Unë ju prisja atje që të bëja deklaratën time, por atje duhet ta bëj.
Pyetje: Si ndjeheni pasi keni dalë pas 8 muajsh?
Berisha: Ndjehem më i motivuar se kurrë për t’i dhënë përgjigje këtij zotërisë. Më i motivuar se kurrë për fitore dhe për të gjitha.
Pyetje: Çfarë vendimi prisni sot nga SPAK?
Berisha: Një trillim fund e krye. Pres një vendim politik të Edi Ramës, i cili ka zgjedhur mënyrën atërore për të siguruar mandatin e katërt, por atë do ia djegim.
Pyetje: A keni kandidat për kryeministër?
Berisha: Këtë do Edi Rama, por jo, nuk mund t’ia caktojë kurrë kandidatin as kryeministrin, as kryetarin e partisë kësaj partie. Sot është forca politike më sovrane?
Pyetje: Ju çfarë doni zoti Berisha?
Berisha: Që t’u kthejmë shqiptarëve votën e lirë, rotacionin e pushtetit, fitoren e opozitës.
Ndërkohë që demokratët janë mobilizuar sot të mblidhen para godinës së Prokurorisë së Posaçme, në shenjë proteste dhë mbështetje për Berishën.

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha është nisur në këto momente drejt ambienteve të Prokurorisë së Posaçme. Berisha do të njihet sot me akuzat për privatizimin e ish-kompleksit Partizani.
Ndërkohë që demokratët janë mobilizuar sot të mblidhen para godinës së Prokurorisë së Posaçme, në shenjë proteste dhë mbështetje për Berishën.
TIRANË- Prokuroria e Posaçme po bëhet gati të mbyllë hetimet ndaj kreut të Partisë Demokratike, Sali Berisha, ndërsa rreth orës 12:00, Berisha duhet të paraqitet pranë SPAK për t’ju komunikuar akuza.
Ndërsa kreu i PD-së pritet të mbërrijë forca të shumta policie kanë rrethuar Prokurorinë e Posaçme. Ndërkohë, demokratët janë mobilizuar sot të mblidhen para godinës së Prokurorisë së Posaçme, në shenjë proteste.
TIRANË- Avokati i kreut të Partisë Demokratike Sali Berisha, Genc Gjokutaj është filmuar mëngjesin e sotëm teksa shkon në banesën e Berishës. Sot pritet që Berisha të paraqitet në SPAK për tu njohur me akuzat për privatizimin e ish-kompleksit Partizani.
Po ashtu bëhet me dije se hetimet kanë përfunduar dhe për dhëndërin e tij Jamarbër Malltezi, i cili për të shkojë në SPAK në orën 14:00. Demokratët janë mobilizuar sot të mblidhen para godinës së Prokurorisë së Posaçme, në shenjë proteste dhë mbështetje për Berishën.
TIRANË- Prokuroria e Posaçme po bëhet gati të mbyllë hetimet ndaj kreut të Partisë Demokratike, Sali Berisha. Ditën e sotme rreth orës 12:00, Berisha duhet të paraqitet pranë SPAK për t’i komunikuar akuzën.
Ndërkohë, bëhet me dije se hetimet janë mbyllur edhe për dhëndrin e tij Jamarbër Malltezin, i cili duhet të paraqitet gjithashtu sot për t’u njohur me përfundimet e dosjes “Partizani”, por paraqitja e tij duhet të jetë në orën 14.
Momentalisht nuk bëhet me dije se cilat janë akuzat e zyrtarizuara nga SPAK, të cilat duhet t’i komunikohen Berishës. Nën arrest shtëpie është edhe Jamarbër Malltezi, ndërsa Fatmir Bektashi vazhdon të jetë në detyrim me paraqitje. Ndërkohë, demokratët janë mobilizuar sot të mblidhen para godinës së Prokurorisë së Posaçme, në sehnjë proteste.