LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Problemet me votën e diasporës/ Rama thirrje emigrantëve: Dorëzojini zarfet! PD: Kutitë e ardhura nga Greqia të trajtohen veçmas! Mbi 7.000 votues janë të 'zhdukur'

• Më 11 maj 2025 në Shqipëri zgjidhet qeveria e re, e cila pritet të drejtojë vendin për katër vitet e ardhshme. • Këtë vit për herë të parë voton edhe diaspora. • Deri më 7 maj 2025, pranë Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) kanë mbërritur 153,277 zarfe me fletë votimi të dërguara nga votuesit shqiptarë që jetojnë jashtë vendit, duke përfaqësuar 62% të totalit prej 245,935 zarfeve të shpërndara. • Nga totali i zarfeve të dërguara 37% e tyre u dërguan në Itali sipas të dhënave të publikuara nga KQZ, 27,8% në Greqi, 10,4% në Gjermani, 8.4% në SHBA, 7% në Angli, në Francë u dërguan 2.2% etj. • Nga totali i zarfeve të mbërritura në KQZ, sipas të dhënave 43% e tyre janë nga emigrantët që jetojnë në Itali, 18% nga Greqia, 12% nga Gjermania, 10% nga SHBA, 7% nga Anglia etj. • Kryeministri Edi Rama ka ndarë një mesazh për emigrantët shqiptarë në Greqi që janë regjistruar për zgjedhjet e 11 majit. • Rama iu bën thirrje të dorëzojnë zarfet me fletën e votimit në pikat përkatëse të postës të DHL dhe mos ta lënë për moment të fundit, pasi shton se ka mbetur shumë pak kohë. • Ai thekson se 11 maji është takim me historinë dhe sipas tij moment zgjedhje për të anëtarësuar Shqipërinë në Bashkimin Europian. • Partia Demokratike ka denoncuar ditën e sotme një tjetër seri problemesh që lidhen me zarfe të votimit të diasporës. • Në një konferencë për mediat, përfaqësuesi ligjor i PD-së, Franc Nuri, theksoi shqetësimet lidhur me procedurat e ndarjes dhe numërimit të votave të ardhura nga jashtë, sidomos ato nga Greqia. • Ai bëri me dije se, nga aspekti juridik dhe ligjor, PD do të depozitojë me urgjencë një kërkesë në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), duke kërkuar sqarime dhe veprime për trajtimin e këtyre zarfeve në mënyrë të veçantë, për të parandaluar problematika të mundshme në procesin zgjedhor. • Drejtuesja politike e PD-së për diasporën, Jozefina Topalli tha sot në një deklaratë për mediat se do të dorëzojnë një kërkesë zyrtare në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve. • PD do të kërkojë që që kutitë me votat e diasporës të ardhura nga Greqia të trajtohen veçmas. • Sipas Topallit, nga Greqia vijnë kuti me fletë votimi të plotësuara, ndonëse njerëzit nuk i kanë marrë fare zarfat për të votuar. • Ajo u shpreh se kjo është një derivat i skemës së manipulimit në tërësi, dhe se po ndodh vetëm në Greqi.

5 artikuj për këtë temë.

1 VITE ME PARE

"Në vend po vijnë kuti të plotësuara, ndërsa njerëzit nuk kanë marrë ende zarfet", PD kërkesë KQZ: Kutitë e ardhura nga Greqia të trajtohen veçmas!

Problemet me votën e diasporës/ Rama thirrje emigrantëve:
jozefina topalli

TIRANË- Drejtuesja politike e PD-së për diasporën, Jozefina Topalli tha sot në një deklaratë për mediat se do të dorëzojnë një kërkesë zyrtare në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve. PD do të kërkojë që që kutitë me votat e diasporës të ardhura nga Greqia të trajtohen veçmas.

Sipas Topallit, nga Greqia vijnë kuti me fletë votimi të plotësuara, ndonëse njerëzit nuk i kanë marrë fare zarfat për të votuar. Ajo u shpreh se kjo është një derivat i skemës së manipulimit në tërësi, dhe se po ndodh vetëm në Greqi. 

“Vijojmë të marrim ankesa nga qytetarë që nuk kanë marrë zarfin në shtëpi dhe nuk e kanë gjetur as në qendrat e përcaktuara. Ndërkohë që nga Greqia vijnë pa fund kuti me fletë votimi të plotësuara, ndonëse njerëzit nuk i kanë marrë fare zarfat për të votuar. Vijojmë të kemi problemet me votat në Greqi. Kemi shprehur shqetësimin nga qytetarët se zarfat nuk u shkojnë në shtëpi dhe se nuk e kanë gjetur as në qendrat e përcaktuara. Ndërkohë që në Shqipëri vijnë kuti të pafundme me kuti me fletë të plotësuara.

Ky është një derivat i skemës së manipulimit në tërësi, dhe kjo po ndodh vetëm në Greqi. Gjithë diaspora ka një numër të papërfillshme kutish ndërsa vijnë pa fund kuti me votat që nuk janë plotësuar nga vetë njerëzit që nuk kanë marrë zarfet për shkak të problematikave të DHL dhe nënkontraktorëve. Shërbimin postar të nënkontraktorëve mesa duket po e bën pushteti i Tiranës.

Manipulimi masiv, problem i madh. I kërkojmë KQZ që thotë se për thyerjen e standardeve do të sanksionohen nënkontraktorët, ne si forcë politike nuk jemi të interesuar për sanksione por për ruajtjen e integritetit që tani nuk ekziston më. Bëjmë thirrje që kutitë nga Greqia të trajtohen veç. Të sigurt se pas 11 majit Rama nuk do të jetë më kryeministër sepse vota e ndershme do të sjellë ndryshimin e madh”, tha ajo.

1 VITE ME PARE

Alarm për votën e diasporës / PD kërkon hetim: Pse mbi 7.000 votues janë të 'zhdukur' në diasporë

Problemet me votën e diasporës/ Rama thirrje emigrantëve:
Franc Nuri

TIRANË- Partia Demokratike ka denoncuar ditën e sotme një tjetër seri problemesh që lidhen me zarfe të votimit të diasporës. Në një konferencë për mediat, përfaqësuesi ligjor i PD-së, Franc Nuri, theksoi shqetësimet lidhur me procedurat e ndarjes dhe numërimit të votave të ardhura nga jashtë, sidomos ato nga Greqia.

Ai bëri me dije se, nga aspekti juridik dhe ligjor, PD do të depozitojë me urgjencë një kërkesë në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), duke kërkuar sqarime dhe veprime për trajtimin e këtyre zarfeve në mënyrë të veçantë, për të parandaluar problematika të mundshme në procesin zgjedhor.

"Nga aspekti juridik dhe ligjor, në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve do të depozitojmë me urgjencë kërkesën që sapo parashtroi zonja Topalli, sa i takon ndarjes së votave dhe zarfeve me fletët e votimit që vijnë nga Greqia në kutitë e çantave. Nëse sot, kur vijnë fletët e votimit, ato ndahen sipas qarqeve ku do të numërohen më pas, ne do të kërkojmë që tashmë të gjitha zarfet e ardhura nga shteti grek të mbahen veçmas dhe të selektohen sipas zonave dhe qarqeve përkatëse, pak rëndësi ka kjo, por të mbahen veçmas të gjitha zarfet që vijnë nga Greqia, në mënyrë që, nëse do të rezultojnë ankesa apo problematika të tjera, ato të mund të dallohen nga zarfet që vijnë nga shtetet e tjera.

Kjo është një kërkesë që do ta depozitojmë me urgjencë në KQZ. Po ashtu, një kërkesë tjetër që duhet të depozitojmë ka të bëjë me informacionin drejtuar KQZ-së për numrin total të zarfeve me materiale votimi të dërguara nga KQZ-ja përmes operatorit postar DHL në adresat e votuesve shqiptarë të regjistruar në diasporë; numrin e zarfeve që ende nuk janë dorëzuar te votuesit sipas zonave përkatëse; si dhe numrin e zarfeve të kthyera mbrapsht në KQZ si të patërhequra nga qytetarët.

Kjo pikë është shumë e rëndësishme, sepse nuk kemi informacion zyrtar, as në faqen zyrtare të internetit të KQZ-së, se sa janë këto zarfe që qytetarët nuk i kanë marrë pas tentativës së tretë, dhe operatori ka qenë i detyruar t’i kthejë mbrapsht në KQZ. Bëhet fjalë për rreth 7.000 votues shqiptarë të regjistruar jashtë, për të cilët ose e kanë marrë fletën dhe nuk kanë votuar ende, ose nuk e kanë tërhequr dot zarfin, nuk kanë arritur dot ta tërheqin, dhe ne nuk dimë se çfarë ndodh me këta zgjedhës shqiptarë. Për të gjitha këto problematika do të bëjmë kërkesa zyrtare në KQZ. Faleminderit," tha Nuri. 

1 VITE ME PARE

Zgjedhjet e 11 majit/ Rama thirrje emigrantëve në Greqi: Dorëzojini zarfet te pikat e postës DHL, mos i lini për moment të fundit

Problemet me votën e diasporës/ Rama thirrje emigrantëve:
edi rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka ndarë një mesazh për emigrantët shqiptarë në Greqi që janë regjistruar për zgjedhjet e 11 majit.

Rama iu bën thirrje të dorëzojnë zarfet me fletën e votimit në pikat përkatëse të postës të DHL dhe mos ta lënë për moment të fundit, pasi shton se ka mbetur shumë pak kohë. 

Ai thekson se 11 maji është takim me historinë dhe sipas tij moment zgjedhje për të anëtarësuar Shqipërinë në Bashkimin Europian. 

Rama: Desha të rindërhyj për t’iu dhënë përsëri një mesazh të gjithë shqiptarëve që janë regjistruar për zgjedhjet e 11 majit dhe që janë në Greqi dhe që ende nuk i kanë dorëzuar zarfat ju lutem zarfat dorëzojini te pikat përkatëse të postës të DHL mos prisni, dorëzojini, mos i lini për moment të fundit ka akoma edhe pak kohë. Janë 48 orë, kështu që bëjeni këtë mund të fundit, këtë shumë të vogël në krahasim me gjithë mundimet e tjera që keni bërë për të ardhur deri këtu, në këtë kohë.

Sepse 11 maji është një takim me historinë, por njëkohësisht është edhe një moment zgjedhjeje për ti dhënë një fuqi të re Shqipërisë ne negociatat me BE dhe për ta anëtarësuar Shqipërinë në BE, duke bërë që secili dhe secila prej jush atje në Greqi por edhe në Itali, Gjermani e kudo qoftë që nuk është akoma qytetar me të drejta të barabarta se nuk e ka pasaportën të vendit përkatës, të marrë pasaportën e Shqipërisë europiane dhe të ketë identitetin europian jo vetëm me zakon se atë na e ka dhënë Zoti e s’na e heq dot kush por edhe me ligj, certifikatë me pasaportë.

Një barazi që do të bëjë që të mos kemi më nevojë për asnjë lloj pasaporte tjetër për tërë jetën dhe tu japim fëmijëve tanë atë që në breza prindërit nuk ua dhanë dot fëmijëve dhe kur u bënë prindër e me radhë. Dokumentin që stërnipërit e Skënderbeut i vendos në të njëjtin nivel në të drejta e dinjitet europian me si vëllezërit dhe simotrat e tyre kudo që janë në këtë kontinent. 

1 VITE ME PARE

"Për herë të parë voton edhe diaspora", DW: Më 11 maj zgjedhjet në Shqipëri, në garë 2.046 kandidatë për 140 vende në Parlament! Sistemi i votimit

Problemet me votën e diasporës/ Rama thirrje emigrantëve:
Foto

TIRANË- Më 11 maj 2025 në Shqipëri zgjidhet qeveria e re, e cila pritet të drejtojë vendin për katër vitet e ardhshme. Këtë vit për herë të parë voton edhe diaspora. Brenda dhe jashtë Shqipërisë në zgjedhjet e 11 majit 2025 të drejtën e votës e kanë 3 milionë e 713.761 shtetas shqiptarë, nga të cilët 114.642 votojnë për herë të parë.

Këto janë zgjedhjet e 11-ta në Republikën e Shqipërisë, pas ardhjes së demokracisë. Në garë janë 2.046 kandidatë, për 140 vende në parlament. 

Votimi i diasporës

Për herë të parë në këto zgjedhje voton edhe diaspora. Ky proces realizohet përmes postës. Vota e emigrantëve do të numërohet në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve dhe do të llogaritet sikur qytetari të kishte votuar në qarkun, ku ai banonte në Shqipëri.

Ky proces ka shkaktuar reagime të shumta, për shkak se ka pasur pakënaqësi nga partitë politike , të cilat e kanë akuzuar KQZ-në për parregullsi, si p.sh. se zarfi ka mbërritur pa fletën e votimit apo se nuk ka shkuar adresën.

Marrëveshja me SPAK-un

Për herë të parë Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka firmosur një protokoll me SPAK dhe Prokurorinë e Përgjithshme. Marrëveshja parashikon masa të përbashkëta për parandalimin, identifikimin dhe ndjekjen e veprave penale që lidhen me zgjedhjet, si dhe krijimin e mekanizmave për shkëmbimin e shpejtë dhe efikas të informacionit mes institucioneve të përfshira.

Sistemi i votimit

Për këto zgjedhje është miratuar një sistem i ri zgjedhor që përfshin një kombinim të listave të mbyllura dhe të hapura. Rreth një e treta e listës së kandidatëve është e mbyllur, dhe emrat janë të fiksuar nga kryetari, ndërsa dy të tretat e tjera janë të hapura. Për këta të fundit këtë herë nuk do të ketë prag. Në fletën e votimit ata janë të vendosur në rend alfabetik, por pas numërimit të votave do të rirenditen dhe më të votuarit do të dalin në krye./ DW

1 VITE ME PARE

Votimi nga diaspora, 62% e zarfeve kanë mbërritur në KQZ! Afat deri më 8 maj për tërheqjen e tyre

Problemet me votën e diasporës/ Rama thirrje emigrantëve:
Foto

TIRANË- Deri më 7 maj 2025, pranë Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) kanë mbërritur 153,277 zarfe me fletë votimi të dërguara nga votuesit shqiptarë që jetojnë jashtë vendit, duke përfaqësuar 62% të totalit prej 245,935 zarfeve të shpërndara.

Nga totali i zarfeve të dërguara 37% e tyre u dërguan në Itali sipas të dhënave të publikuara nga KQZ, 27,8% në Greqi, 10,4% në Gjermani, 8.4% në SHBA, 7% në Angli, në Francë u dërguan 2.2% etj.

Nga totali i zarfeve të mbërritura në KQZ, sipas të dhënave 43% e tyre janë nga emigrantët që jetojnë në Itali, 18% nga Greqia, 12% nga Gjermania, 10% nga SHBA, 7% nga Anglia etj.

23% e totalit të zarfeve të ardhura me fletët e votimit pranë KQZ i përkasin qarkut të Tiranës, 13% për Fierin, 12% për Durrësin, 9% Elbasani, 8% Shkodra, Vlora dhe Korça nga 7% secila. Për qarkun e Lezhës dhe Beratit nga 6% secila, Dibra 4%, Gjirokastra 3% dhe 2% Kukësi.

Nga të dhënat rezulton se diferenca më e thellë për zarfet e dërguara kundrejt atyre të mbërritura është në shtetin e Greqisë. Nga 68,3 mijë zarfe me fletë votimi të dërguara në këtë shtet, pranë KQZ kanë mbërritur 27,5 mijë apo 40% e tyre. Ndërsa në Itali nga 91,2 mijë zarfe të dërguara me fletë votimi kanë mbërritur 65,9 mijë apo 72% e tyre.

KQZ ka nisur këtë proces për herë të parë në mënyrë të zgjeruar, me synimin për të përfshirë votën e diasporës në zgjedhjet parlamentare të 11 Majit. Votuesit kanë marrë me postë zarfin me fletën e votimit dhe udhëzimet përkatëse, të cilat duhet t’i kthejnë pranë institucionit deri në ditën e zgjedhjeve.

Po ashtu sipas të dhënave zyrtare, 92% e zarfeve të dërguara janë marrë nga qytetarët, ndërsa 20,234 votues, ose rreth 8%, ende nuk i kanë marrë materialet e votimit.

Kryetari i KQZ-së, Ilirjan Celibashi, tha në një konferencë për media se rreth 11 mijë qytetarë nuk kanë mundur të pajisen me zarfin për shkak të pasaktësive në të dhënat e kontaktit, si adresat e banimit, email-et apo numrat e telefonit. Pjesa tjetër është kontaktuar, por nuk ka reaguar ndaj komunikimit nga shërbimet postare.

Për këta qytetarë, afati për të mundësuar marrjen e zarfeve do të jetë deri më 8 maj, ndërsa zarfat me fletën e votimit duhet të mbërrijnë deri në përfundimin e afatit të votimeve, pra deri ditën e diel ora 19:00, që të konsiderohen të vlefshme./ Monitor

vota e diaspores

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj