LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Protesta e 35-të para bashkisë/ Një efektiv humb ndjenjat, Këlliçi: Policia e Shtetit institucioni më i keqtrajtuar! Balliu: Beteja nuk do ndalet, derisa hajdutët të burgosen

• Ditën e sotme para bashkisë është mbajtur protesta e 35-të e thirrur nga opozita dhe Aleanca për Mbrotjen e Teatrit. • Në protestën e sotme është shënuar edhe një incident, ku një efektiv policie ka humbur ndjenjat. • Ai u ndihmua nga kolegët e tij dhe u fut në makinën e policisë për tu transportuar drejt spitalit. • Ngjarja ka ndodhur teksa drejtuesit politik i PD-së për qarkun e Tiranës, Belind Këlliçi po mbante fjalën. • Ai i uroi efektivit shërim të shpejtë, ndërsa tha se Policia e Shtetit është institucioni më i keqtrajtuar. • Këlliçi akuzoi edhe kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliajn se pas baltës së hedhur ndaj opozitës në vend, ka nisur sulmet ndaj presidencës amerikane. • Më tej, Këlliçi u shpreh se arritja e vetme e Veliajt në 9 muaj është gjoba ndaj qytetarëve të Tiranës. • Shefi i Organizimit në Partinë Demokratike, Klevis Balliu mabjti fjalën e tij gjithashtu, në protestë, ku tha se se beteja nuk do të ndalet derisa hajdutët, sipas tij, të përfundojnë në burg. • Balliu tha se përpara se të vinte PS në pushtet, buxheti ishte 64 milion euro dhe koshat e plehrave ishin bosh dhe të pastra. • Sipas tij, tani buxheti është 500 milionë euro dhe Tirana është e ndotur. • Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, tha para protestuesve se askush nuk mund të ketë me besim te kjo drejtësi sepse Altin Dumani, sipas tij, tashmë është një Erion Veliaj i drejtësisë. • Blushi tha se Dumani është vendosur aty vetëm ne funksion të agjendave politike dhe personale të kryeministrit Edi Rama, ndërsa shtoi se drejtësinë duhet ta bëjë populli.

5 artikuj për këtë temë.

1 VITE ME PARE

"Policia e Shtetit është institucioni më i keqtrajtuar", Këlliçi: Veliaj pas baltës së hedhur ndaj opozitës, ka nisur sulmet ndaj presidencës amerikane

Protesta e 35-të para bashkisë/ Një efektiv humb ndjenjat,
belind kellici

TIRANË- Në protestën para bashkisë, ka mabjtur fjalën e tij edhe drejtuesi politik i PD-së për Tiranë, Belind Këlliçi. Teksa ai po mbante fjalën, një nga efektivët e policisë humbi ndjenjat. Ai i uroi efektivit shërim të shpejtë, ndërsa tha se Policia e Shtetit është institucioni më i keqtrajtuar.

"Këtu po shkëlqejnë aferat korruptive me në krye Plarent Ndrecën, që një kapele të policëve e tenderonte 350 euro, e ndërkohë që me rrogat që kanë policët, nuk ushqejnë familjet e tyre.", u shpreh Këlliçi ndër të tjera. 

Ai akuzoi edhe kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliajn se pas baltës së hedhur ndaj opozitës në vend, ka nisur sulmet ndaj presidencës amerikane. Më tej, Këlliçi u shpreh se arritja e vetme e Veliajt në 9 muaj është gjoba ndaj qytetarëve të Tiranës. 

PJESË NGA FJALA E KËLLIÇIT:

Faleminderit për këtë pjesmarrje në protestën rekod në javën e 35-të kundër jo vetëm ushtarit të korrupsionit që është Veliaj, pronari faktik i inceneratorit dhe kreut të 5D, po tashmë siç e di edhe edhe mbarë rajoni kundër ushtarit më besnik të Sorosit, Erion Veliaj. Ushtari i fondacionit ‘Shoqëri e hapur’ i cili ka marë guximin dje në mediat e tij ku kryeson Karlo Bolino të fillojë e të sulmojë kryeprokurorin e emëruar tashmë nga Trump në SHBA. Ky njeri që nuk ka lënë sulm, llum e baltë pa hedhur ndaj opozitës e së djathtës në vend që denoncojnë në Shqipëri, tashmë ka nisur sulmet ndaj presidencës amerikane e ndaj mos harroni se është Veliaj ai që përbën kërcënim të drejtpërdrejtë për sigurinë kombëtare të PD me aferën e inceneratorit. Nga kjo foltore këtu kemi denoncuar lidhjet e Veliajt me Iranin e Rusinë, me kompaninë ‘Matna Grop’ iraniane e Veliaj sot është kërcënim për sigurinë kombëtare të SHBA-ve.

Të dashur miq, arritja e vetme e kreut të 5D, në këtë 9 muaj siç edhe anëtarja e Këshillit Bashkiak Ilda Zhulali e tha ditën e djeshme, është gjoba ndaj qytetarëve të Tiranës. Këtu po shkëlqejnë aferat korruptive me në krye Plarent Ndrecën, që një kapele të policëve e tenderonte 350 euro, e ndërkohë që me rrogat që kanë policët, nuk ushqejnë familjet e tyre. Sa herë ne kemi pasur përballje me policinë e shtetit ne kemi thënë se nuk jemi këtu për të protestuar kundër tyre, por po protestojmë kundër hajdutëve që vjedhin edhe paratë e familjeve dhe fëmijëve të tyre.

Për 9-mujorin që lamë pas, Veliaj përmes 'Policisë së Shtetit' e 'Drejtorisë së Tatimeve Vendore' i kanë vendosur 6.4 milion euro qytetarëve të Tiranës. Plani është realizuar me policinë bashkiake me 288% duke vendosur 3.8 milione  euro për qytetarët. Me 188% u realizua plani i tatimeve vendore duke i vendosur 2.9 milionë euro bizneseve të Tiraës. Imagjinoni një njeri që merr taksat e Tiranës e i shpërdoror, me një incinerator që paguhet 88 milionë euro dhe nuk ekziston, i duhet të gjobisë me 6.4 milion euro qytetarët e Tiranës në mënyrë që Veliaj të vjedhë për vete.

1 VITE ME PARE

Protesta e opozitës/ "Nuk punojnë për Tiranën apo për Shqipërinë!" Teliti: Kjo është rezidenca ku vidhen miliona çdo ditë

Protesta e 35-të para bashkisë/ Një efektiv humb ndjenjat,
protesta

TIRANË- Opozita ka organizuar protestën e radhës këtë të premte pranë Bashkisë së Tiranë, ku kërkojnë dorëheqjen e kryebashkiakut Erion Veliaj duke e akuzuar atë se është i përfshirë në korrupsion.

Organizatori i PD-së, Dorjan Teliti mbajti fjalën e tij teksa drejtoi akuzat ndaj kryebashkiakut Veliaj. Teliti u shpreh se godina është rezidenca ku vidhen miliona çdo ditë, vidhen taksat dhe lekët e shqiptarëve dhe se nuk punojnë as për Tiranën e as për Shqipërinë por për xhepin e tyre.

Në fund të fjalës së tij, Teliti theksoi se do të mblidhen sërish të martën para parlamentit për të protestuar kundër buxhetit e hajdutëve.

"Të dashur miq. Kjo godinë që tashmë është rezidenca e atyre që vjedhin milionat përdite. E atyre që marrin pronën publike  dhe provate dhe e trajtojnë si pronë të babës së tyre. Të atyre që kanë marrë taksat e Tiranës duke mos I kthyra ato tek ne por duke i futur ato në xhepat e tyre dhe në llogaritë e tyre personale. Të atyre që marrin paratë e ujsjellës kanalizimit dhe nuk sjellin ujë në shtëpitë tona. Është rezidenca e atyre që marrin taksën e infrastrukturës arsimore po nuk ndërtojnë dot një shkollë të vetme, një kopshte apo një çerdhe ne zonat e Tiranës që edhe sot nuk kanë kopshte dhe çerdhe,

Kjo është godina e ku zhduket miliona euro nga një incinerator që nuk ekziston.

Kjo është ajo godine e cila nuk ndalet kurrë për të kryer tenderat e porositur nga miqtë dhe shokët, ndërkohë që ka dy muaj që nuk jep ndihmën ekonomike për familjet në nevojë të Tiranës. Nuk mblidhet Këshilli bashkiak.

Erjon Veliaj dhe ekipi tij as që duan t’ja dinë.

Ndërkohë në 2 muaj e gjysmë me dhjetëra praktika e tenderime korruptive janë kryer. Ditë për ditë që paratë e Tiranës gllabërohen nga një grup njerëzish.

Këtë nuk e kane mendjen të punojnë për Tiranën apo Shqipërinë por si të gllabërojnë akoma edhe disa miliona euro të tjera ashtu siç po përgatitet edhe buxheti i vitit të ardhshëm.

LLokma për qeveritarët e thërrmija për shqiptarët. Ndaj kjo ekonomi nuk rritet dhe më shumë varfërohemi. Ndaj jemi edhe me shumë të vjedhur.

Kështu do jemi edhe ditën e martë para parlamentit për ti thënë jo buxhetit të hajdutëve", u shpreh Teliti.

 

 

1 VITE ME PARE

"Drejtësinë duhet ta bëjë populli!" Blushi: Dumani është aty vetëm ne funksion të agjendave politike dhe personale të Ramës

Protesta e 35-të para bashkisë/ Një efektiv humb ndjenjat,
Tedi Blushi

TIRANA- Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, tha sot në protestën para Bashkisë së Tiranës se askush nuk mund të ketë me besim te kjo drejtësi sepse Altin Dumani, sipas tij, tashmë është një Erion Veliaj i drejtësisë. Blushi tha se Dumani është vendosur aty vetëm ne funksion të agjendave politike dhe personale të kryeministrit Edi Rama. Ai shtoi se drejtësinë duhet ta bëjë populli.

"Po qëndroni këtu në një qendresë heroikë kundër simbolit më të urryer të korrupsionit. Përpara kësaj grope septike korrupsioni që vitin e ardhshëm parashikon të vjedhë edhe 500 milionë euro taksa tuajat. Ne nuk mund të presim që një hajdut ku prindi 2 i Sorosit në Shqipëri të tallet me taksat tuaja. Ndaj është koha ta tërheqim zvarrë dhe ta varim në shtyllën  e turpit sepse askush nuk mund të ketë me besim te kjo drejtësi sepse Altin Dumani, tashmë është një Erion Veliaj i drejtësisë, tashmë është një Edi Rama në krye të Drejtësisë, sepse ai është vendosur aty vetëm ne funksion të agjendave politike dhe personale të Edi Ramës. Vetëm për të mbështetur hajdutërinë e Erjon Velisë. Asnjë besim te kjo strukturës, asnjë besim te kjo strukturë.

Drejtësinë duhet ta bëjmë ne. Drejtësinë duhet ta bëjë populli. Besoj e morët vesh se kush do të jenë 12 drejtorët e rinj të policisë së shtetit. Të gjithë të lidhur me krimin e organizuar. Dhe janë vendosur aty vetëm për një shërbim se si të vjedhim vota për Edi Ramën. Se si të vjedhin vota për Erjon Velinë. Asnjë besim edhe tek kjo strukturë. Ndaj është koha që drejtësinë ta bëjmë ne. Ndaj është koha që ta arrestojmë ne Erjon Velinë, çdo ditë në revoltë, çdo ditë ne përballje. Dhemb për dhëmb me çdo sakrificë deri sa ti shporrim", tha Blushi.

1 VITE ME PARE

"Buxheti ishte 64 milion euro dhe koshat e plehrave ishin bosh", Balliu në protestën para Bashkisë Tiranë: Lana mban era Veliaj!

Protesta e 35-të para bashkisë/ Një efektiv humb ndjenjat,
Klevis Balliu

TIRANA- Shefi i Organizimit në Partinë Demokratike, Klevis Balliu tha sot në protestën para Bashkisë së Tiranës se beteja nuk do të ndalet derisa hajdutët, sipas tij, të përfundojnë në burg. Balliu tha se përpara se të vinte PS në pushtet, buxheti ishte 64 milion euro dhe koshat e plehrave ishin bosh dhe të pastra. Sipas tij, tani buxheti është 500 milionë euro dhe Tirana është e ndotur.

"Kuptoni çfarë po ndodh, ju merr 500 milionë euro, përpara se të vinte ky këtu, ishte 64 milion euro buxheti i bashkisë dhe koshat e plehrave ishin bosh dhe të pastra, Tirana zhul,  lana mban era Veliaj. Me politikat veta po promovon kancer, këta para o iu merren fëmijëve tuaj, pse nuk keni para për të bërë pazar në shtëpi? Po i merr ky hajdut me kryehajdutin Edi Rama .

Shqiptarët protestojnë për drejtësi. Nuk ka drejtësi se po të kishte drejtësi, Rama, Veliaj, Balla dhe Olsi Rama do ishte burg. Në burg shkojnë ta që denoncojnë krimin e tyre, këtu nuk ka drejtësi sepse këtu ka Skap, nuk ka drejtësi sepse këtu ka Duman. Ky Dumani pse nuk e arreston këtë vemje që ka një mal me prova", tha Balliu.

1 VITE ME PARE

FOTO/ Protesta para bashkisë së Tiranës, një efektiv humb ndjenjat, transportohet me makinën e policisë në spital

Protesta e 35-të para bashkisë/ Një efektiv humb ndjenjat,
pamje nga protesta

TIRANË- Ditën e sotme para bashkisë së Tiranës po zhvillohet protesta e radhës e thirrur nga opozita dhe Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit. Në protestën e sotme është shënuar edhe një incident, ku një efektiv policie ka humbur ndjenjat. 

Protesta e 35-të para bashkisë/ Një efektiv humb ndjenjat,
pamje nga incidenti

Ai u ndihmua nga kolegët e tij dhe u fut në makinën  e policisë për tu transportuar drejt spitalit. 

“Jepini ujë të lutem”, dëgjohet të thotë Këlliçi, i cili po mbante fjalën e tij para protestuesve.

Prej disa javësh protesta është zhvilluar qetësisht pa pasur përlasje mes protestuesve dhe forcave policore. Protestuesit vijojnë të kërkojnë dorëheqjen e kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj. 

protesta para bashkise se tiranes belind kellici klevis balliu tedi blushi dorian teliti

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj