Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
• Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, në fjalën e tij në protestën e 7-të kombëtare të opozitës në Bulevardin ‘Dëshmorët e Kombit’ në Tiranë u shpreh se, kjo valë protestash është seriali më i fuqishëm i kryengritjes paqësore që Shqipëria ka njohur në 25 vitet e fundit, duke theksuar se opozita nuk është thjesht alternativë politike. • Berisha evokoi protestën e mëparshme, ku dhjetëra mijëra qytetarë u përballën për orë të tëra me forcat e rendit, me ujin e helmuar, gazin lotsjellës, shkopinjt dhe plumbat prej gome, ndërsa qytetarët ‘triumfuan’ pavarësisht trysnisë. • Kryedemokrati u është përgjigjur dhe analistëve që në studiot televizive krahasojnë opozitën shqiptare me atë hungareze. • Berisha sfidoi hapur Edi Ramën, duke theksuar se e pret një përballje në gjykatë, por nëse atij nuk ja mban, atëherë përballja të ndodhë në një studio televizive. • Ai u bëri thirrje qytetarëve shqiptarë se, vetëm kryengritja paqësore e shpëton vendin tonë nga dyshja Rama-Balluku, që kanë penguar dhe rrugën e Shqipërisë drejt Bashkimit Europian. • Në fjalën e tij, Berisha i’u drejtua qytetarëve që e shohin integrimin europian si prioritet, duke u shprehur se, ky objektiv është i pamundur nën qeverisjen aktuale.• Pas përfundimit të fjalimit të Berishës, qytetarët hodhën fishekzjarrë në drejtim të kryeministrisë, ku Policia reagoi menjëherë duke shpërndarë protestuesit me spraj dhe ujë me piper. • Policia nuk kurseu me ujë me piper edhe deputetët demokratë, Flamur Nokën, Klevis Ballin, Luçiano Boçin dhe Aulon Kalanë. • Si pasojë e ujit me piper, Balliu dhe Kalaja janë dërguar në spital për ndihmë mjeksore. • Siç u panë edhe në pamje, deputetë ishin në gjendje jo të mire, ku Aulon Kalaja u shtri përtokë. • Gjatë tubimit, policia ka shoqëruar me dhunë disa persona, ku edhe i kanë dhunuar me shkopa gome.
42 artikuj për këtë temë.
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha tha se punonjësit e policisë janë sjellë në mënyrën më shtazore ndaj protestuesve. Gjatë një prononcimi për mediat nga QSUT, Berisha u shpreh se janë përdoru helme e substanca që janë krime në konventa.
Sipas tij, janë përdorur helme që përdoren kundër arinjve, granata zhurmuese dhe bomba.
“Egërsia e përmasa shtazarake e mercenarëve të Edi Ramës, Enton Alushi një mercenar i karteleve të drogës. U sollën në mënyrën më shtazore ndaj protestuesve, janë përdoru helme e substanca që janë krime në konventa. U përdorën helme që përdoren kundër arinjve. Kanë përdorur sasi të mëdha ndaj Luçiano Boçit, Klevis Balliut, Flamur Nokës, Ivi Kasos, dhe një seri protestuesish. Përveçe verbuesit të arinjve, kanë goditur shkop një pjesë delikate për jetën e njeriut. Janë përdorur bomba, i janë hedhur protestuesve granata zhurmuese, që janë plagosur. Rama dhe Lubi Balluku, mercenarët e kryeministrit…bashkë me Dashin e operacionales se do përgjigjen për këto akte ligjore…”, tha ai./Dosja.al
TIRANË- Një akt i pa precedentë ka ndodhur gjatë protestës së opozitës. Siç shihet edhe në pamje katër civilë tërheqin zvarrë një qytetar, duke e futur në furgonin e policisë.
Në momentin që njëri nga policët shikon mediat dhe njerëzit, duke filmuar me celularë, u thotë civilëve të bëjnë kujdes, pasi ka gazetarë. Më pas civilët dhe polici mbulojnë fytyrën, duke u munduar që të mos filmohen nga kamerat./Dosja.al

TIRANË- Sekretari i Përgjithshëm në PD, Flamur Noka ka publikuar një video ku duket se ambientet e spitalit të Traumës mbushen me forca policie ‘për statistikë’, pa pasur asnjë incident apo sulm ndaj tyre. Ai thekson se ndaj protestuesve dhe deputetëve të opozitës është ushtruar dhunë dhe presion, duke përmendur edhe emra konkretë që i akuzon për përfshirje.
Reagimi i plotë:
Po mbushin spitalin me policë. U pa live nga të gjithë se nuk pati asnjë akt sulmi apo dhune ndaj policisë. Kështu vepron mafia, jo shteti. Ndaj protestuesëve dhe deputetëve të opozitës është urdhëruar e ushtruar dhunë dhe terror nga organizata kriminale e përbërë nga:
1. Skender Hitaj
2. Sokol Bizhga
3. Elton Alushi
4. Dashamir Bendo
TIRANË- Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike Gazment Bardhi ka reaguar pas sulmit të policisë ndaj protestuesve të opozitës. Me anë të një postimi në Facebook, Bardhi thekson se sulmi çnjerëzor i Policisë së Shtetit ndaj qytetarëve apo deputetëve të Partisë Demokratike, është një akt i rëndë provokimi, por që tregon se Edi Rama ka humbur qetësinë.
Bardhi shprehet se, çdo punonjës i Policisë së Shtetit që kalon vijat e kuqe dhe dhunon haptazi ligjin do të mbahet personalisht përgjegjës. Në fund, Bardhi nënvizon se e drejta për të protestuar nuk mund të cenohet nga askush, teksa shton se sulmi çnjerëzor nuk mund të falet.
"Sulmi çnjerëzor i Policisë së Shtetit ndaj qytetarëve apo deputetëve të Partisë Demokratike, është një akt i rëndë provokimi, por që tregon se Edi Rama ka humbur qetësinë. Kjo ndodh sa herë dikush ndjen fundin dhe fundi i tij është i shpejtë dhe i dhimbshëm. Çdo punonjës i Policisë së Shtetit që kalon vijat e kuqe dhe dhunon haptazi ligjin do të mbahet personalisht përgjegjës. E drejta për të protestuar nuk mund të cenohet nga askush. Sulmi çnjerëzor nuk mund të falet," tha Bardhi./Dosja.al
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka mbërritur pranë ambienteve të QSUT-së. Ai ka vizituar deputetët demokratë dhe protestuesit, të cilët u lënduan gjatë protestës së opozitës.
Në spital janë dërguar Luçiano Boçi, nënkryetar i Partisë Demokratike, deputeti Klevis Balliu dhe Aulon Kalaja, drejtues i Departamentit të Familjes, ndërsa është lënduar edhe Sekretari i Përgjithshëm, Flamur Noka, bashkë me dhjetëra qytetarë./Dosja.al
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha deklaroi se protesta e rradhës e opozitës do të caktohet shumë shpejt. Gjatë një prononcimi për mediat, Berisha u shpreh se do të përdoren të gjitha format e protestave, të cilat kanë si synim largimin nga qeveria të Edi Ramës.
Berisha theksoi se caktimi i datës së protestës nuk ka lidhje me proceset e brendshme të partisë.
Pyetje: Si do të vijojë protesta juaj?
Sali Berisha: Patjetër, shumë shpejt. Do të caktohet shumë shpejt, nuk tërhiqemi ne. Kryengritja jonë paqësore nuk njeh të zmbrapsur.
Pyetje: Do të ketë ndryshim në strategji apo pason zgjedhjet tuaja si kryetar i PD-së?
Sali Berisha: Të gjitha, të gjitha format e protestave do përdoren. Këto janë protestat, janë, kjo është kryengritje paqësore që ka si mision përmbysjen e narko-regjimit të Edi Ramës. Ky mision është misioni i Partisë Demokratike, por edhe i forcave të tjera politike opozitare, i shoqërisë civile, i grupeve të tjera të interesit, të cilat, për të cilat do bëjmë gjithçka të bashkohemi në një front të përbashkët për t'i dhënë shtytjen përfundimtare këtij regjimi. Por një gjë është e sigurtë, që ne nuk ka, kjo kryengritje nuk ka të ndalur. E shtata apo e teta me radhë, e panjohur më parë në Shqipëri, kjo është bërë, ka një mbështetje sa shqiptare, aq dhe botërore.
Pyetje: Zoti Berisha, nuk më dhatë një përgjigje. Protesta e radhës do të jetë para apo pas 23 majit?
Sali Berisha: Nuk kanë asnjë lidhje këto, kanë lidhje me regjimin. Nuk kanë absolutisht asnjë lidhje me proceset e brendshme të partisë. Përkundrazi, është, ju jeni dëshmitarë që disa muaj më parë unë deklarova që Partia Demokratike do të hidhet në një veprimtari shumëplanshe. Shumëplanshe. Pra, ne tani vërtet jemi në procese të brendshme, analiza dhe zgjedhje në të gjitha degët, por kjo nuk mund ta pengojë ne të mbajmë kryengritjen paqësore si shpresë e madhe e shqiptarëve. Ndaj dhe, rrofshi ju! Lere e tmerruat sot regjimin. E tmerruat. I patë ç’fytyra kishin. Kriminelë, kriminelë dhe vetëm kriminelë mund të quhen. Protesta tjetër më e fuqishme do jetë. Protesta tjetër më tmerr për regjimin do jetë.
Atëherë, natën e mirë dhe mirupafshim./Dosja.al
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha tha se krerët e policisë janë kriminelë të certifikuar. Gjatë një prononcimi për mediat, Berisha u shpreh se protestuesit qëndruan të pamposhtur ndaj një terrori që u soll si pushtues barbar.
Lideri demokrat tha se Luçiano Boçi është në spital, pasi ka pësuar djegie. Berisha theksoi se edhe Noka ka pësuar goditje, ndërsa deputeti Klevis Balliu dhe gazetari Aulon Kalaja ndodhen në ambientet e spitalit.
“Qëndruam të pamposhtur ndaj një terrori që u soll sot si pushtues barbar. Zëri juaj, qëndresa juaj, u shndërrua në tmerr të vërtetë për narkoregjimin. Sot me urdhër të Edi Ramës, Skënder Balluku, Sokol tradhtari dhe i operacionales, janë kriminelë të certifikuar. Mendoj se do zmbrapsin një popull tjetër. Dosja Rama-Balluku nuk mbyllet deri ditën e fundit të jetës së tyre, janë hajdutët më të mëdhenj ndaj nuk ka forcë në botë t’i mbrojë nga ndëshkimi. Skënder Balluku shënjestroi dhe goditi drejtuesit kryesor të BE. Boçi është në spital me djegie. Noka pësoi goditje, por vazhdon detyrën. Klevis Balliu në spital dhe gazetari Aulon Kalaja i goditur si hakmarrje. Drejtues të tjerë të PD janë të plagosur.” tha Berisha./Dosja.al
TIRANË- PD ka reaguar pas protestës së opozitës, e cila u zhvillua pranë Kryemnistrisë dhe më pas u zhvendos drejt Kuvendit. Përmes një deklarte zyrtare, PD shprehet se policia ka sulmuar me dhunë të paprecedentë protestuesit me bomba e gaz lotësjellës. Në deklaratën e saj thuhet se disa deputetë dhe drejtues të kësaj force poltike janë lënduar.
Të plagosur në spital janë dërguar Luçiano Boçi, nënkryetar i Partisë Demokratike, deputeti Klevis Balliu dhe Aulon Kalaja, drejtues i Departamentit të Familjes, ndërsa është lënduar edhe Sekretari i Përgjithshëm, Flamur Noka, bashkë me dhjetëra qytetarë.
Deklaratë e Partisë Demokratike:
Dhuna e paprecedentë e narkoPolicisë me urdhër të Edi Ramës, sulmet me bomba, molotov, gaz lotsjellës kundër qytetarëve në protestën e opozitës, ka shkaktuar shumë të plagosur dhe të lënduar, disa prej tyre deputetë dhe drejtues të lartë të Partisë Demokratike. Si asnjëherë më parë narkoPolicia nuk ka pritur as mbylljen e fjalës së kryetarit të opozitës dhe është futur në mes të protestuesve me repartet speciale ‘Operacionalja’ dhe ‘Shqiponja’ duke përdorur bombola spraji djegës drejtpërdrejt mbi protestuesit.
Të plagosur në spital janë dërguar Luçiano Boçi, nënkryetar i Partisë Demokratike, deputeti Klevis Balliu dhe Aulon Kalaja, drejtues i Departamentit të Familjes, ndërsa është lënduar edhe Sekretari i Përgjithshëm, Flamur Noka, bashkë me dhjetëra qytetarë. Partia Demokratike dënon me forcë dhunën e narkoPolicisë së dyshes kriminale Rama-Balluku, që ka vetëm një qëllim, frikësimin e qytetarëve dhe shuarjen e valës së protestave kombëtare.
Zari i Belinda Ballukut në krye të Policisë për të dëshmuar zellin ndaj shefes, duke përdorur metoda ilegale kundër qytetarëve dhe politikanëve të opozitës e ka future vetën në ‘listën e zezë’ të paligjshmërive, për të cilat do të mbajë përgjegjësi direkte, dhe nuk do mund të fshihet gjithmonë pas fustanit të Belindës dhe çitjaneve të Ramës. Tirana është sonte në shtetrrethim policor me qëllim mbrojtjen e narkoshtetit të Edi Ramës dhe hajdutërisë së tij kriminale. Duke dënuar me forcën më të madhe dhunën e egër ndaj demokratëve, Partia Demokratike garanton qytetarët se, asgjë nuk do e ndalë protestën dhe kryengritjen paqësore të opozitës deri në rrëzimin e autokracisë elektorale dhe kleptokrate të Edi Ramës./Dosja.al
TIRANË- Protesta kombëtare e opozitës, po shkon drejt fundit të tubimit të saj. Bëhet me dije se mbi 20 persona të shoqëruar nga policia, drejt ambienteve të komisariatit.
Ata janë shoqëruar për shkak të veprimeve të kryera gjatë protestës, ndërsa disa prej tyre janë kapur me një çantë me molotovë. Në protestë janë lënduar edhe disa deputetë demokratë.
Konkretisht të plagosur në spital janë dërguar Luçiano Boçi, nënkryetar i Partisë Demokratike, deputeti Klevis Balliu dhe Aulon Kalaja, drejtues i Departamentit të Familjes, ndërsa është lënduar edhe Sekretari i Përgjithshëm, Flamur Noka, bashkë me dhjetëra qytetarë./Dosja.al
TIRANË- Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Flamur Noka ka deklaruar se frika dhe paniku i Edi Ramës ka kthyer policinë në organizatë kriminale. Gjatë një prononcimi për mediat, Noka u shpreh se kjo situatë nuk është parë as në regjimin e Ajatollahut.
Noka tha se zjarrfikësja nuk kishe ujë gjatë djegjes së kompleksit të banimit 'Arlis', por ka ndaj protestuesve dhe deputetëve të opozitës. Noka tha se Sokol Bizhga do të konsiderohet nga opozita si një nga drejtuesit tjetër të organizatës kriminale.
"Përdorimi që ju keni parë sot nuk është parë as në regjimin e Ayatollahut.
Frika dhe paniku i Edi Ramës ka kthyer policinë e shtetit në një organizatë kriminale. Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, kamikazi Belindës, mercenari politik Skënder Hitaj, do të jetë përgjegjësi kryesor për këtë terror që po ushtron ndaj qytetarëve me urdhër të kreut të Narkosit. Panikun e kreut të Narkos nuk e ndalon dot as këta që i kanë veshur kështu, si të ishin për luftë. Dhe as ato pajisjet, makinat, që te tek Arlis SHPK nuk kishin ujë. Ndërsa këtu rrinë të përgatitur kundër opozitës dhe kundër popullit me ujë dhe me të gjitha.
Nuk e shpëtojnë. Këta janë njerëz të urdhëruar. Këta, çdonjëri prej tyre nuk ka bukë të çojë te shtëpia e vet sot. Këta lëvizin vijnë në këmbë në punë sepse nuk kanë lekë të blejnë karburantin. Por, urdhri i regjimit i dikton që të përleshen me vëllezërit e tyre. Për këta ndjejmë keqardhje. Ama Edi Rama do ta paguajë një më një këtë terror që ushtron ndaj opozitës. Mendon se me terror do t'i mbyllë gojën opozitës. Ta harrojë. Edi Rama mund të përdorë si kamikazë njëpërdorimësh Skënder Hitajn. Por duhet të kenë parasysh një gjë. Fundi i pret.
Fundi i tyre, siç është fundi i Ayatollahut apo i çdo diktatori, e pret Edi Ramën dhe bandën e tij. I bëj thirrje edhe drejtorit të Tiranës, kamikazit tjetër Enton Allushi. Do të jesh ti, do konsiderohesh nga opozita pjesë e organizatës kriminale që drejton Policinë e Shtetit. I bëj thirrje edhe drejtorit të Operacionales së Tiranës, Bendo. Do të konsiderohesh nga opozita edhe ti si një nga anëtarët e organizatës kriminale që drejton Policinë e Shtetit. Pastaj, pa as më të voglin diskutim, edhe i famshmi drejt, nëndrejtor që urdhërojnë forcat e ndërhyrjes së shpejtë. E dini ju kush ishte ish-drejtori i famshëm apo jo? Ish-drejtori i komanduar, Sokol Bizhga. Krimineli me famë. Njeriu që nxori në pritë Gjergj Mehmetin.
Sokol Bizhga do të konsiderohet nga opozita si një nga drejtuesit tjetër të organizatës kriminale. Pra, Skënder Hitaj, Sokol Bizhga, Enton Allushi dhe ky, operacionalisti, Berani, do të konsiderohen organizatë terroriste, grup i strukturuar kriminal për opozitën. Grup i strukturuar që përdoret nga Edi Rama për interesa jo të ligjit, jo të shtetit, por për interesa të karteleve, të korrupsionit të Belindës dhe për interesa të mafies në pushtet. Të jenë të sigurtë që opozita nuk do të ndalet. Nuk ka dhunë, nuk ka Ayatollah Surreli që mund ta ndalojë opozitën. Opozita nuk do të ndalet derisa ta largojë këtë të keqe të madhe që ka kapluar Shqipërinë. Kanceri ka një rrugë: ndërhyrje radikale.
Detyra e opozitës dhe e shoqërisë shqiptare për të shpëtuar këtë vend nga kanceri që quhet Rilindje dhe koka e kancerit që është Edi Rama, është vetëm një operacion kirurgjikal radikal për ta krryer këtë regjim, i cili sot e 13 ditë terrorizon shqiptarët. Të harrojnë, ditët i kanë të shkurtra. Ditët i kanë të shkurtra. Shqiptarët shohin mirë që sa më shumë panik, aq më shumë dhunë dhe terror. Nuk mbrohen me këta. Nuk mbrohen. Ta harrojnë se mbrohen, as me këta, as me gaz, as edhe me ato makinat, siç ju thashë, që s'kanë ujë për të fikur zjarret e mafies së ndërtimit që i licencon Edi Rama, të Arlis-it, por kanë ujë dhe spray për të goditur opozitën. Faleminderit.," tha Noka./Dosja.al
TIRANË- Deputeti demokrat, Klevis Balliu është nisur me ambulancë drejt ambienteve të spitalit, pasi ndodhet në gjendje të rënduar shëndetësore. Siç shihet edhe nga fotoja e shfaqur në ekran, Balliu ndodhet në gjendje jo të mirë shëndetësore.
Më parë, efektivët e policisë kanë hedhur ujë me piper edhe drejt Aulon Kalasë, Flamur Nokës dhe Luçiano Boçit. Kjo ka bërë që Kalaja të pësojë një gjendje të rënduar shëndetësore dhe është transportuar drejt spitalit./Dosja.al

TIRANË- Shkëlzen Berisha dhe Argita Malltezi kanë marrë pjesë në protestën kombëtare të opozitës. Siç shihet edhe nga fotoja e shfaqur në ekran ata ndodhen në mesin e protestuesve të opozitës.
Gjatë një prononcimi për mediat, Argita Malltezi tha se e shikon protestën si të qëndrueshme dhe shpresëdhënëse. Ajo tha se u hodh gaz në mënyrë kriminale, ndaj protestuesve.
“Atje u hodhën fishekzjarrë, u kthye dhunë e pajustifikuar. E shoh protestën të qëndrueshme dhe shpresëdhënëse. Në çdo protestë njerëzit kanë ardhur në shesh, herë e fundit u hodh gaz në mënyrë kriminale”, tha Argita Malltezi gjatë protestës./Dosja.al

TIRANË- Protesta e opozitës ka agravuar, ndërsa katër persona janë ndaluar nga policia pasi janë kapur me një çantë me molotovë. Ata janë shoqëruar drejt ambienteve të komisariatit.
Më herët policia është përplasur me protestuesit, të cilët kanë tentuar të shkojnë drejt ambienteve të Kuvendit. Gjithashtu një nga efektivët e policisë është dërguar drejt ambienteve të spitalit, pasi është dëmtuar në kokë./Dosja.al
TIRANË- Protesta e opozitës ka agravuar, ndërsa një efektiv policie është dërguar drejt ambienteve të spitalit pasi ka pësuar djegie dhe çarje në kokë.
Më herët policia është përplasur me protestuesit, të cilët kanë tentuar të shkojnë drejt ambienteve të Kuvendit. Kjo ka sjellë konfrontim fizik mes efektivëve të policisë dhe protestuesve, pasi këta të fundit kanë tentuar të çajnë kordonin e policisë./Dosja.al
TIRANË- Policia është përplasur me protestuesit e opozitës, të cilët kanë tentuar të shkojnë drejt ambienteve të Kuvendit. Kjo ka sjellë konfrontimin fizik mes efektivëve të policisë dhe protestuesve.
Protestuesit kanë tentuar të çajnë kordonin e policisë, ndërsa policia u kundërpërgjigj me ujë. Më herët policia ka hedhur ujë me pipër edhe drejt Aulon Kalasë, Famur Nokës dhe Luçiano Boçit./Dosja.al
TIRANË- Kryetari i PD, Sali Berisha ka denoncuar forcat e policisë për përdorim dhune ndaj protestuesve, duke theksuar se ‘gangstera’ me uniformë kanë hedhur granata ndaj protestuesve. Berisha thekson se një qytetar ka mbetur i plagosur, ndërsa e cilëson ngjarjen si “akt kriminal të narko-policisë”.
Reagimi i plotë:
Gangster me uniformë hedhin granata ndaj protestuesve! Shikojeni videon që tregon protestuesin e plagosur. Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal të narko-policise!
TIRANË- Efektivët e policisë kanë hedhur ujë me piper drejt Aulon Kalasë. Kjo ka bërë që Kalaja të pësojë një gjendje të rënduar shëndetësore. Siç shihet edhe nga fotoja e shfaqur në ekran, ai është transportuar me ambulancë drejt spitalit për të marrë ndihmën e specializuar mjeksore.
Përveç Kalasë, ujë me pipër është hedhur edhe ndaj Flamur Nokës dhe Boçit, ku dhe ky i fundit nuk është ndjerë mirë./Dosja.al
TIRANË- Efektivët e policisë kanë hedhur ujë me piper drejt Aulon Kalasë, Flamur Nokës dhe Luçiano Boçit. Kjo ka bërë që Kalaja të pësojë një gjendje të rënduar shëndetësore, ndërsa edhe Boçi nuk është ndjerë mirë.
Policia ka hedhur ujë me piper drejt protestuesve të opozitës, ku dhe ka shoqëruar disa prej tyre me dhunë./Dosja.al
TIRANË- Efektivët e policisë kanë hedhur ujë me piper drejt Aulon Kalasë. Kjo ka bërë që Kalaja të pësojë një gjendje të rënduar shëndetësore, ku siç shihet edhe nga fotoja e shfaqur në ekran ai është shtrirë në tokë.
Policia ka hedhur ujë me piper drejt protestuesve të opozitës, ku dhe ka shoqëruar disa prej tyre me dhunë./Dosja.al
TIRANË- Efektivët e policisë kanë hedhur ujë me piper drej protestuesve të opozitës. Një qytetar është ndjerë keq dhe siç shihet edhe nga fotoja e shfaqur në ekran ai është shtrirë në tokë.
Policia ka hedhur ujë me piper edhe drejt deputetit demokrat, Flamur Noka. Protesta e opozitës, e cila nisi si një kryengritje paqësore përfundoi në përdorimin e fishekzjarrëve drejt godinës së Kryeministrisë.
Pas këtij veprimi policia ka përdorur ujë me piper drejt protestuesve, ndërsa ka shoqëruar edhe disa të tjerë me dhunë./Dosja.al
TIRANË- Në një akt të pareprrecedentë policia ka ndërhyrë duke dhunuar me shkopa gome disa të rinj. Policia ndërhyri menjëherë sapo u hodhën disa flakadanë.
Madje ka ushtruar dhunë ndaj protestuesve dhe kanë hedhur spraj me piper./Dosja.al
TIRANË- Protesta e opozitës ka përfunduar me hedhje të fishekzjarreve drejt godinës së kryeministrisë. Pas kësaj policia ka shoqëruar me dhunë disa qytetarë, pjesëmarrës në protestën e opozitës.
Të pranishëm në protestë përveç policëve, ka edhe civilë./Dosja.al
TIRANË- Policia ka hedhur ujë me piper drejt deputetit demokrat, Flamur Noka. Protesta e opozitës, e cila nisi si një kryengritje paqësore përfundoi në përdorimin e fishekzjarrëve drejt godinës së Kryeministrisë.
Pas këtij veprimi policia ka përdorur ujë me piper drejt protestuesve, ndërsa ka shoqëruar edhe disa të tjerë me dhunë./Dosja.al
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike ka mbyllur fjalimin e tij, ndërsa menjëherë pas kësaj drejt ambienteve të Kryeministrisë janë hedhur fishekzjarrë.
Pas kësaj, policia ka vepruar duke hedhur ujë drejt protestuesve dhe duke bërë thirrje për largim të tyre. Ky është një skenar i përsëritur i protestës së opozitës, ku sapo përfundon fjala e liderit demokrat, hidhen molotovë dhe fishekzjarre./Dosja.al
TIRANË- Lideri i Partisë Demokratike, Sali Berisha akuzoi kryeministrin Rama se kërcënon qytetarët me policë e patronazhistë. Gjatë fjalës së tij në protestën e vendosur para Kryeministrisë, Berisha u shpreh se pjesëmarrja masive në zgjedhje do çlironte vendin.
Berisha tha se pjesëmarrja masive në zgjedhje është e ndaluar nga kërcënimet.
“Ka një mësim që shqiptarët mund ta nxjerrim nga zgjedhjet në Hungari, ajo që ishte ndryshe ishte pjesëmarrja masive. Kjo është arsyeja përse unë kam insistuar ligjin për votimin me detyrim, ligj të cilin e kanë një seri vendesh demokratike sepse vetëm një pjesëmarrje e detyruar në zgjedhje në Shqipëri do të mund të çlironte qytetarët nga frika dhe të kishim rezultatet që duhen.
Por në Shqipëri një pjesëmarrje e tillë është e ndaluar, është e ndaluar nga kërcënimet e Ramës ndaj qytetarët për të mos u paraqitur në votime nëse ato nuk votojnë PS. Policia u marrin kartat letërnjoftimet qytetarëve ditën e votimit që nuk duhet të votojnë. Pjesëmarrja masive në zgjedhje është e ndaluar nga kërcënimet”, tha Berisha./Dosja.al
TIRANË- Lideri i Partisë Demokratike, Sali Berisha tha se është i gadshëm të përballet në studio televizive me Ramën. Gjatë fjalës së tij në protestën e vendosur para Kryeministrisë, Berisha u shpreh se opozita ka mbështetjen e 14 rezolutave që denoncojnë 'narko shtetin' e Edi Ramës.
Lideri demokrat tha se u nis një sulm që opozita të fshihej nga harta poltike, por me anë të sakrificës opozita ia doli që mos të shkrihej me qeverinë e krimit.
"Atyre që për të sulmuar opozitën dhe për të mbrojtur krimin narko diktaturën ju them se nuk duhet të harroni u nis një sulm ndaj nesh për të na asgjësuar për të na fshirë nga harta politike. Vetëm e vetëm se ne në opozitë me sakrifica nuk mund të pranonim shkrirjen me qeverinë e krimit, të jemi fasadë opozitë. Do jemi të pamposhtur në mbrojtjen e kauzës sonë,. Do jemi avoketër të interesit qytetar. U tentuat të na konfiskohej partia, na izoluan ndërkombëtarisht me lobime të mafies ndërkombëtare.
Kemi mbështetje si kurrë ndonjëherë me 14 rezoluta që denoncojnë narko shtetin e Edi Ramës, farsën e tij burgosjet politike. Sot jo vetëm që nuk paraqitur një provë për SB, por ju e dëgjuat u thirr të ulet në bankën sallën e gjykatës ballë për ballë për firmat e tij. Nga kjo tribunë u them shqiptarëve se do keni rastin të shihni në atë sallë përballjen e shekullit. I them Edi Ramës, nëse nuk ta mban të vish në sallë dhe merr në manovra frikacak si ti nuk ka, të sfidoj në formë mëshire, zgjidh studion televizive, puthadorët e tu dhe hajde në debat tu faktoj shqiptarëve me fakte dokumente se çfarë hajduti i pangopur je. Jo vetëm kaq, por çfarë ligësie shekspiriane mbart ti në qenien tënde. Edi Rama koha jote e zezë për shqiptarët ka marrë fund," tha Berisha./Dosja.al
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha hodhi poshtë pretendimet se opozita shqiptare nuk ka fuqinë e opozitës së Hungarisë. Gjatë fjalës së tij në protestën e vendosur para Kryeministrisë, Berisha u shpreh se në Hungari nuk u arrestuan liderët e opozitës në vitin zgjedhor siç ndodhi në Shqipëri dhe në Tunizinë e Zajedit.
Lideri i opozitës tha se në Hungari, mediat komerciale më të shikuarat në vend ishin të rreshtuara në anën e opozitës dhe TikToku nuk u bllokua si në Shqipëri. Berisha theksoi se në qytetet e Hungarisë, votën e qytetarëve nuk e kontrolluan kartelet më të rrezikshme të drogës siç e kontrolluan në qytetet e Shqipërisë.
Sali Berisha: Mirëpo kjo tregon se në Shqipëri ka vetëm një forcë që sot mbart jo vetëm idealet demokratike të mbarë shqiptarëve, por përfaqëson guximin shqiptar. Ka vetëm një forcë që sot qëndron e pamposhtur ndaj sulmeve të egra të narkoshtetit. Ka vetëm një forcë që sot ngrihet mbi frikën dhe dhunën në betejën për interesat, për dinjitetin e shqiptarëve, liritë e tyre. Dhe kjo forcë është Partia Demokratike.
Ndaj dhe unë, për mundin, sakrificën tuaj, për guximin dhe shpirtin e pamposhtur, por sidomos për shërbimin ndaj kombit në këtë kohë të vështirë kam falënderimin më të madh, nderimin më të sinqertë për ju misionarë të vërtetë të shpëtimit të Shqipërisë, Zoti u bekoftë ju dhe familjet tuaja. Të dashur miq, këtë javë banalistët, sahanlapirës, puthadorë të shumtë të regjimit kanë vërshuar në studiot e medieve të kontrolluara nga Rama me tezën se opozita shqiptare nuk ka fuqinë e opozitës së Hungarisë, e cila solli rotacionin pas 16 viteve pushtet të Fidesz në atë vend.
Por miqtë e mi, ka një ndryshim thelbësor midis opozitës në Hungari dhe opozitës në Shqipëri, që nuk e përmend fare mafia e zezë e fjalës së lirë, e cila trillon, manipulon, mashtron 24 orë në 24 orë, shtatë ditë në javë opinionin publik për të mbrojtur padrinon e tyre, regjimin që i ushqen. Ata krahasojnë të pakrahasueshmet. Në Hungari, nuk u arrestuan ndonjëherë liderët e opozitës në vitin zgjedhor siç ndodhi në Shqipëri dhe në Tunizinë e Zajedit.
Nuk u mor vula dhe logoja e partisë kryesore opozitare me urdhër politik. Në Hungari, qeveria nuk shpërndau 100 euro për çdo pensionist për të blerë votën në mesin e fushatës elektorale siç bëri Edi Rama në Shqipëri. Në qytetet e Hungarisë, votën e qytetarëve nuk e kontrolluan kartelet më të rrezikshme të drogës siç e kontrolluan në qytetet e Shqipërisë me miliardat e tyre të krimit. Në zgjedhjet në Hungari, qeveria nuk fali gjoba dhe kamat e dhjetë viteve prej 2 miliardë eurove, dy ditë para zgjedhjeve, siç bëri narkodiktatori i Tiranës në zgjedhjet e fundit.
Në Hungari, mediat komerciale më të shikuarat në vend ishin të rreshtuara në anën e opozitës dhe TikToku nuk u bllokua Kurse në Shqipëri, në narkoshtetin e parë dhe të vetëm në Europë, 90 përqind e medieve kontrollohen nga Edi Rama dhe mbjellin çdo ditë censurë, mashtrim, manipulim, trillim për opozitën. Atje TikToku nuk u bllokua si këtu. Së fundmi, do u rikujtoj të dashur miq, ju dhe mbarë shqiptarët, se në Hungari, ministri i Drejtësisë, madje dhe vetë presidenti i republikës, të gjetur para një akti të konsideruar skandal nga shoqëria e atij vendi, falja që ata i bënë një delinkuenti që nuk duhej falur, dhanë dorëheqjen brenda pesë orëve dhe u paraqitën para drejtësisë.
Kurse në Shqipëri, Lubia me afera që arrijnë në 1.2 miliardë euro, dhe Edi Rama bashkëaksioner në 62 përqind të këtyre aferave, jo vetëm nuk dha dorëheqjen, por përkundrazi shkelmoi vendime, u përplasi dyert prokurorisë dhe gjykatave dhe u tha shqiptarëve se çështja Balluku ëshët e mbyllur. Edi Rama, ja ku jemi këtu për të dhënë fjalën këtu se ne kurrë nuk e mbyllim çështjen Balluku, çështjen tënde dhe fundi yt do jetë para gjykatës./Dosja.al
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka deklaruar se PD-ja është shpresa e vetme për Shqipërinë. Gjatë fjalës së tij në protestën e vendosur para Kryeministrisë, Berisha u shpreh se protesta e sotme nuk është vetëm një kryengritje kundër diktaturës, por si një alternativë e shkëlqyer politike.
Lideri i opozitës theksoi ndër të tjera, se opozita provoi gaz lotsjellës dhe plumba gome në protestat e fundit, por sërish ka dalë triumfuese.
Berisha akuzoi Ramën se kontrollon mediat dhe ushtron presion mbi punonjësit dhe familjet e tyre. Sipas tij, Rama kërcënon qytetarët me vendin e punës, me falimentimin e biznesit dhe me falimentimin e fermave.
Sali Berisha: Të dashur qytetare dhe qytetarë, demokratë e demokratë, të nderuar deputetë dhe aleatë të PD, të dashur opozitare e opozitarë, shqiptare e shqiptarë në këtë shesh dhe kudo që ndodheni sonte, përshëndetjet e mia më të përzemërta për ju misionare dhe misionarë të pamposhtur të Shqipërisë. Sot ne mblidhemi këtu jo thjesht si një opozitë në këmbë dhe kundër diktaturës autokratike me serialin më të fuqishëm të protestave, kryengritjes paqësore që Shqipëria ka njohur në 25 vitet e fundit. Sot ne mblidhemi këtu jo vetëm si një alternativë e shkëlqyer politike.
Sot ne mblidhemi këtu në këtë protestë madhështore si shpresa e vetme për shpëtimin e Shqipërisë nga narkoshteti i Edi Ramës, i bazuar në krimin, drogën dhe vjedhjen e shqiptarëve. Që ne jemi shpresa e vetme për Shqipërinë, sot është më e qartë se kurrë për çdo shqiptar, për miqtë e Shqipërisë në botë, të cilët duan që ky vend të dalë sa më parë nga kjo lëngatë e keqe që po e shkreton dhe shkatërron trupin e saj. Këtë e provuan pa dyshim seriali i fuqishëm i protestave më gjigante që ka njohur Shqipëria.
Në kryengritjen paqësore të kaluar, dhjetëra mijëra qytetarë guximtarë u përballën në rrugët dhe sheshet e Tiranës si të pamposhtur për orë të tëra, dhëmb për dhëmb me regjimin. U përballën me ujin e helmuar, gazin lotsjellës, shkopinjtë dhe plumbat e gomës, por triumfuan. Por që ne jemi shpresa e vetme për Shqipërinë u bë akoma më e qartë si drita e diellit të nesërmen e protestës tonë të kaluar. Një protestë e thirrur nga njerëz të nderuar, nga shoqëria civile në mbrojtje të interesave të qytetarëve shqiptarë kundrejt rritjes së madhe të çmimit të naftës, në orën e thirrur u paraqitën vetëm dhjetëra qytetarë.
Absolutisht çdo qytetar, pavarësisht nga bindjet e tij, është prekur nga rritja e çmimit të naftës. Po pse nuk pati pjesëmarrje në një protestë të thirrur nga shoqëria civile? A ka pakënaqësi midis shqiptarëve? Po, ka pakënaqësi dhe të madhe shumë. A janë çmimet e naftës në Shqipëri më të lartat në Europë? Po, ato janë ndër më të lartat në Europë dhe në botë. A janë rrogat dhe pensionet e shqiptarëve më të ulëtat në rajon? Po, ato janë më të ulëtat në rajonin tonë.
A është taksa e Ramës mbi litrin e naftës taksa më e lartë në botë? Po, këtë askush nuk e do, por askush nuk e mohon. Atëherë përgjigjja është ajo që opozita e ka ngritur në mënyrë të përsëritur vitet e fundit dhe që banalistët, kriptoramistët e fshehin nga ju.
E fshehin nga shqiptarët. Shkaku i asaj proteste është frika, frika, të cilën ka ngulur gjer në palcë të shqiptarëve. Njerëzit nga frika nuk guxuan të dalin në protesta për të mbrojtur interesat e tyre. Edi Rama me sistemin e patronazhistëve, me presionin mbi punonjësit dhe familjet e tyre, me arrestimin e dhjetëra mijëra qytetarëve për faturat e dritave dhe ujit, me diferencimin politik të tipit të një pushtuesi, me propagandën e tij toksike që shpërndahet nga mediat kryesore të kontrolluara prej tij, ka instaluar njësoj si etërit e tij të mëparshëm frikën tek shqiptarët. Duke i kërcënuar ata me vendin e punës, me falimentimin e biznesit, me falimentimin e fermave, shkurt, duke i kërcënuar ata me kafshatën e gojës./Dosja.al
TIRANË- Kryetarja e degës nr. 9 të PD-së në Tiranë, Eda Grimci deklaroi se shpopullimi që po pëson Shqipëria është një tragjedi. Gjatë fjalës së tij në protestën e opozitës, Grimci tha se kjo protestë është zëri i një populli të vjedhur që ngrihet kundër padrejtësisë.
Grimci tha se Rama iu ka marrë shtëpitë qytetarëve, i ka arrestuar për drita dhe ujë dhe në fund i ka gënyer për integrimin në Europë.
Grimci:Të dashur qytetarë, që keni guximin të jeni sot këtu. Të dashura nëna, motra, prindër, të rinj të këtij vendi. I nderuar kryetar i Partisë Demokratike, profesor doktor Sali Berisha. Ky nuk është një fjalim, është një thirrje për çdo shqiptar. Një thirrje për ty që je lodhur nga mashtrimi dhe propaganda, për ty që ke heshtur shumë gjatë, por sot po paguan heshtjen, për ty që ndien çdo ditë padrejtësi në kurriz, por sërish gjen forcë të ngrihesh çdo mëngjes. Ju drejtohem me respekt dhe me përgjegjësi të plotë, juve që jeni sot këtu, sepse të dalësh në protestë sot kërkon guxim, kërkon zemër, kërkon vendim për të mos heshtur më.
Ju që jeni sot këtu, jeni zëri i atyre që nuk flasin dot. Jeni forca e atyre që janë të lodhur, por nuk dorëzohen. Jeni jehona e një populli të vjedhur dhe të tallur. Shikoni rreth e rrotull. Ky shesh nuk është turmë, kjo është ndërgjegje. Jemi njerëz të lirë, jemi njerëz që nuk përkulen, që nuk u shiten, që nuk tremben. Sepse liria nuk negociohet, dinjiteti nuk blihet dhe frika mbaron sot. Unë sot nuk jam këtu si politikane.
Atë e bën doktor Berisha. Unë sot jam këtu si nënë që nuk pranon të rrisë fëmijët në një vend ku largimi shihet si mundësi. Prandaj, nga ky shesh, së pari ju drejtohem pikërisht nënave, atyre që çdo ditë përcjellin fëmijët me lot në sy në aeroport. Atyre që jetojnë mes mallit dhe frikës për të ardhmen e tyre. Çohuni për fëmijët tuaj! Mos lejoni t'ua largojnë! Jam këtu si bijë e dy prindërve që meritojnë dinjitet, respekt, shërbime dhe jo mashtrime apo bonuse gjysma gjeli të këtij mashtruesi këtu. Mendoni për vete. Sot ju drejtohem prindërve, gjyshërve tanë që keqpërdoren në çdo fushatë. Mendoni për fëmijët tuaj, të cilët me paratë e fituara me mund nëpër botë, duhet të kujdesen edhe për juve.
Mos i lejoni më t'ju poshtërojnë! Reagoni kundër hajdutëve! Mos i votoni më! Mbi të gjitha, ju drejtohem të rinjve, atyre që sot janë në shesh, por dhe atyre që janë jashtë e nuk mund të jenë sot me ne. Ju jeni arsyeja pse kjo betejë nuk ndalet. Ju jeni shpresa, energjia. Mos i dëgjoni kur ju thonë se jeni brez dembelësh e indiferentësh. Këtë duan këta që ju të mendoni, pasi kanë frikë nga ju. Reagoni e mos i lejoni t'ju marrin ëndrrat, shpresën, punën, mundësinë. Mos ikni nga ky vend me valixhe në duar e me dhimbje në zemër. Kjo nuk është mundësi, jo. Kjo është tragjedi, ky është popullim, kjo është vrasje e të ardhmes. Shkolla pa kushte, arsimi i shitur, mësues të detyruar të bëhen ushtarë politikë. Të rinj që mësojnë me dhimbje vetëm një gjë: që në këtë vend nuk fiton më i miri, por më i lidhuri, më patronazhisti.
Dhe ti, sipas tyre, duhet të heshtësh. Po deri kur? Kështu, nuk është jetë, është poshtërim. Në çdo shtëpi shqiptare ka një plagë. Ka një djalë larg, ka një vajzë larg, ka një nënë që pret një telefonatë, një baba që mban lotët nga pamundësia dhe nga frika për një vend të mjerë pu
ne. Mjaft më! Ndërkohë, këta, këta pasurohen, këta vjedhin. Këta sillen si pronarë të këtij vendi. Mjaft më me nënshtrim dhe frikë, sepse nga sot këta duhet të kenë frikë nga ju. Kanë frikë nga ty, nga zëri jot, nga qëndresa jote, sepse e dinë që vetëm kur ne të zgjohemi, këta do të largohen nga pushteti i vjedhur. Unë e kam parë frikën e këtyre. I kam parë sa trima janë. Këta trimërinë e tregojnë vetëm me qytetarët kur protestojnë, sepse kam parë qytetarë të ndershëm të tërhiqen zvarrë nëpër komisariate. Kam parë dhunë, kam parë njerëz që arrestoheshin vetëm se kishin një faj: protestonin. Këta, këta i bëjnë. Këta që paguhen për të na mbrojtur. Këta na godasin me gaz, na godasin me ujë, përdorin dhunën, përdorin uniformën, përdorin kamxhikun e pushtetit.
Është frika e atij! Ai që sot mendon se është i paprekshëm, se është i fortë, se mund të blejë, mund të kërcënojë. Ai tradhtar, që juve ju gënjeu e ju premtoi Europa. Ku e ke Europën?!
Ai që ju mori shtëpitë, ai që ju arrestoi për drita, për ujë, ai që ju nxori gratë nga shtëpia me gaz e me dhunë, ai që ju vjedh votën, ai që ju vjedh të drejtën, ai që ju vjedh të ardhmen e fëmijëve. Ai ka frikë, sepse e di që i vjen fundi vetëm kur ne të ngrihemi, të jemi shumë e të jemi bashkë. Sot, nga ky shesh, po i drejtohem dhe kryetarit të Partisë Demokratike. I nderuar doktor Berisha. Këta qytetarë nuk janë thjesht mbështetës. Ata janë shpresë, janë përgjegjësi, ata kërkojnë drejtim, kërkojnë vendosmëri, kërkojnë një opozitë që nuk tërhiqet, që nuk hesht, që nuk bën kompromis me të keqen.
Sot është momenti i të gjithë neve për të qenë në lartësinë e kësaj sakrifice qytetare, për të qenë zëri i tyre i palëkundur e i pandalshëm, sepse njerëzit nuk dalin për fjalë, kanë dalë për ndryshim. Dhe ndryshimi nuk pret më. Le ta bëjmë këtë betejë bashkë, me guximin e qytetarëve, me forcën e grave dhe nënave, me energjinë e të rinjve, me përgjegjshmërinë e padiskutueshme të doktor Berishës dhe lidershipit të Partisë Demokratike. Sepse Shqipëria meriton më shumë, sepse shqiptarët meritojnë dinjitet. Ky është momenti, ky është vendimi, ky është zgjimi! Shqipëria nuk është e tyre, Shqipëria është e jona!/Dosja.al

TIRANË- Mesazhet pikante të qytetarëve më anë të pankartave nuk kanë munguar në protestën e sotme të opozitës. “Qeveri e krimit”, “qeveri teknike”, “karteli narko-elektoral”, janë disa prej tyre, të shoqëruara edhe me foto të zyrtarëve të ndryshëm, të cilat opozita i akuzuar të përfshirë në korrupsion.
Në këtë protestë, opozita kërkon largimin e Kryeministrit Edi Rama, pas akuzave për korrupsion të Ministrave të tij. Kjo është protesta e shtatë e opozitës, e cila kërkon dorëheqjen e qeverisë.
Protesta e sotme po mbahet me fjalime, i pari e mori fjalën kryetari i Forumit Rinor, njëkohësisht deputet i PD, Besart Xhaferri, i cili e ka vënë theksin te largimi i rinisë dhe pamundësia e tyre për të ndërtuar jetën në vendin e tyre./Dosja.al

TIRANË- Deputeti demokrat, Besart Xhaferri ka deklaruar se paratë e qytetarëve shkojnë në xhepat e një grushti personash përmes tenderave sekretë dhe koncesioneve. Në fjalimin e tij në protestën e opozitës përpara Kryeministrisë, Xhaferri u shpreh se Shqipëria nuk është e varfër, por është e vjedhur.
Sipas tij, mjafton një shkëndijë që pushteti aktual të shkrumbohet e të bjerë në tokë. Ai tha se qytetarët kanë inteligjencën, forcën dhe arsimimin që ta bëjnë Shqipërinë të denjë për familjet e tyre.
Besart Xhaferri: Të dashur qëndrestarë, të rinj dhe të reja, qytetarë të lirë të Tiranës dhe Shqipërisë. Sot jemi mbledhur në këtë shesh, jo thjesht për të protestuar kundër një qeverie, por për të dëshmuar se shpirti i shqiptarit nuk blihet, nuk mposhtet dhe nuk dorëzohet përballë një regjimi që po na vjedh të tashmen dhe po na vret të ardhmen.
Vetëm dje, në parlamentin e Shqipërisë, ne ngritëm zërin për një vërtetë të hidhur që po rrezikon jetën e qytetarëve tanë çdo ditë. Folëm për fasadat e rrezikshme, për polisterolin që po i kthen pallatet e Tiranës në mina me sahat, duke rrezikuar jetë njerëzish për shkak të babzisë dhe korrupsionit me lejet e ndërtimit.
Por a nuk është e gjithë qeverisja e Edi Ramës fiks si ato fasada prej polisteroli? Një shtet i lyer me bojrat e ndezura të propagandës, i bukur për t'u parë nga jashtë, por thellësisht i kalbur, i korruptuar dhe jashtëzakonisht i rrezikshëm nga brenda.
Mjafton një shkëndijë e vetme e së vërtetës, mjafton pak drejtësi e pakapur, që i gjithë ky pushtet prej fasade të shkrumbohet dhe të bjërë në tokë.
Të nderuar miq, ata e kanë kthyer Shqipërinë në një çiflig personal. Paratë e taksave tuaja, djersa e prindërve tanë, nuk shkojnë për shkolla më të mira, nuk shkojnë për spitale ku gjen shërim, as për rrugë dhe as për siguri publike. Ato shkojnë drejt dhe në xhepat e një grushti oligarkësh dhe pushtetarësh, përmes tenderave sekret dhe koncesioneve fantazmë.
E çfarë po i ofrojnë rinisë sonë sot? Çfarë po ofrojnë bashkëmoshatarëve të mi? Vetëm dy rrugë, nënshtrimin ose emigrimin.
Shpopullimi i Shqipërisë nuk është një aksident i historisë, nuk është as edhe një fenomen global siç duan t'jua shesin. Është një projekt i mirëmenduar i këtij sekti në pushtet, për të zbrazur vendin nga të rinjtë rebelë, nga profesionistët e ndershëm, nga mendjet e lira që nuk pranojnë të ulin kokën dhe të kthehen në patronazhistë të bindur.
Por unë si kryetar i Forumit Rinor dhe bashkë me gjithë ju këtu, sot ju them, ne nuk do të ikim. Ky është vendi ynë, kjo është toka jonë. Shqipëria nuk është e varfër, Shqipëria është e vjedhur.
Ne nuk mund t'ia lëmë atdheun tonë atyre që e trajtojnë si plaçkë tregu. Rinia e këtij vendi nuk ka lindur për t’u bërë forcë pune e lirë nëpër rrugët e Evropës. Ne kemi inteligjencën, forcën, arsimimin dhe kurajën për ta bërë Shqipërinë një vend të begatë, të denjë për familjet tona.
Por për ta bërë këtë duhet të shëmbim murin e pandëshkueshmërisë. Duhet të ngremë një kryengritje morale dhe qytetare, një rebelim kundër të keqes që na ka zënë frymën.
Ne jemi këtu për të kërkuar zgjedhje të lira dhe të ndershme. Jemi këtu për t'i thënë atyre që fshihen pas dyerve të atyre godinave të pushtetit që ky pushtet i takon sovranit, i takon popullit dhe jo bandave.
Mos kini frikë nga makineria e tyre e propagandës. Ata duken të fortë vetëm kur ne jemi të përçarë, vetëm kur ne heshtim. Por shikoni këtë shesh sot, shikoni forcën e bashkimit. Ky lumë njerëzish është tmerri i tyre më i madh.
Le të jetë ky 17 Prill, dita kur ne i themi mjaft fasadës së kalbur. Dita kur i themi mjaft vjedhjes së shpresës. Dita kur dëshmojmë se Partia Demokratike dhe opozita shqiptare janë e vetmja alternativë e vërtetë për ta rikthyer këtë vend në shinat e Evropës.
Ngrihuni, bashkohuni, mos u dorëzoni! Sepse e nesërmja u përket atyre që guxojnë, atyre që nuk heshtin, atyre që e duan Shqipërinë.
Zoti ju bekoftë ju, Zoti e bekoftë rininë shqiptare,
Zoti e bekoftë Shqipërinë! Fitore!./Dosja.al
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka dalë nga selia e partisë për t’iu bashkuar protestës kombëtare të opozitës, e cila do të zhvillohet para Kryeministrisë.
Ai është shoqëruar nga qindra mbështetës, të cilët ishin mbledhur në selinë e PD-së dhe është nisur drejt bulevardit për t’iu bashkuar protestës./Dosja.al
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka mbërritur në selinë blu pak para nisjes së protestes. Lideri i opozitës është pritur me entuziazëm dhe brohoritje nga qindra qytetarë dhe mbështetës të opozitës.
Opozita ka thirrur këtë të premte protestën kombëtare të rradhës, duke kërkuar largimin e Kryeministrit Edi Rama. Ndërkohë, një numër i konsiderueshëm qytetarësh janë mbledhur edhe përpara godinës së Kryeministrisë, në pritje të zhvillimeve të mëtejshme të protestës.
Qytetarë të shumtë janë nisur nga Kukësi, Mati, Peqini, Lezha dhe Shkodra drejt Tiranës për protestën e sotme, duke formuar autokolona të gjata me automjete të mbushura me flamujt e Partisë Demokratike.
Ky mobilizim i qytetarëve shihet si një sinjal i qartë i mbështetjes në rritje për Partinë Demokratike, e cila mbështet kauzat dhe problematikat e qytetarëve shqiptarë, ndërsa pritet që tubimi i mbrëmjes të ketë jehonë të gjerë në arenën kombëtare dhe më gjerë./Dosja.al
TIRANË- Partia Demokratike do të zhvillojë ditën e sotme protestën e saj të rradhës në orën 19:00 në Bulevardin para Kryeministrisë. Në kuadër të kësaj, janë angazhuar 1500 efektivë policie, të cilët do të monitorojnë situatën dhe do të jenë përgjegjës për garantimin e sigurisë.
Në vendngjarje ndodhet edhe drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita. Në kuadër të protestës do të bllokohen disa akse rrugore, të cilat janë:
-Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”
-Rruga “Ukraina e Lirë”,
-Rruga “Papa Gjon Pali II”,
-Rruga “Ismail Qemali”./Dosja.al

TIRANË- Ora 19:00 pritet të shënojë një tjetër moment të rëndësishëm për protestën e paralajmëruar në Tiranë, me pjesëmarrjen që po rritet nga qytete të ndryshme. Pamjet e videos tregojnë automjete të shumta të nisura nga Roskoveci drejt kryeqytetit.
Ky mobilizim i qytetarëve shihet si një sinjal i qartë i mbështetjes në rritje për Partinë Demokratike, e cila mbështet kauzat dhe problematikat e qytetarëve shqiptarë, ndërsa pritet që tubimi i mbrëmjes të ketë jehonë të gjerë në arenën kombëtare dhe më gjerë./Dosja.al

LEZHË- Një numër i lartë qytetarësh nga Lezha janë nisur drejt Tiranës për protestën e sotme, duke formuar autokolona të gjata me automjete të mbushura me flamujt e Partisë Demokratike.
Pamjet nga rrugët tregojnë entuziazmin dhe mobilizimin masiv të qytetarëve, ndërsa pjesëmarrja e sotme pritet të jetë një tregues i qartë i mbështetjes së gjerë për opozitën./Dosja.al

TIRANË- Protesta e opozitës në orën 19:00 po shoqërohet me lëvizje gjithmonë e më të mëdha nga rrethet. Pas Kukësit, Roskovecit, Shkodrës, automjete të shumta janë nisur edhe nga Peqini dhe Mati drejt Tiranës.
Pamjet e siguruara tregojnë grupe qytetarësh të organizuar që po udhëtojnë për t’iu bashkuar tubimit lara Kryeministrisë. Pritet që pjesëmarrja të rritet edhe më shumë në orët në vijim, ndërsa zhvillimet e mbrëmjes pritet të kenë ndikim në klimën politike./Dosja.al
TIRANË- 1200 mbështetës të opozitës janë nisur nga Shkodra për në Tiranë, në kuadër të protestës kombëtare të opozitës. Ky organizmim ka ardhur nga angazhimi i strukturave lokale, përmes takimeve me qytetarët.
Organizatorët bëjnë me dije se pjesëmarrja pritet të jetë e lartë, ndërsa forca të shumta policie kanë rrethuar godinën e Kryeministrisë si masë sigurie./Dosja.al
TIRANË- Protesta kombëtare e opozitës do të zhvillohet sot në orën 19:00, ndërsa forca të shumta policie kanë rrethuar godinën e Kryeministrisë. Në vendngjarje ka shkuar edhe Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, për të monitoruar masat e vendosura në kuadër të protestës.
Partia Demokratike kërkon përmes kësaj proteste dorëheqjen e kryeministrit të vendit, Edi Rama./Dosja.al
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka reaguar lidhur me protestën kombëtare të opoztës, e cila do të zhvllihet sot në orën 19:00. Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Berisha u shpreh se qytetarët nuk ngrihen me dhunë, por me dinjitet.
Lideri i opozitës tha se protestuesit do të mblidhen kundër korrupsionit, frikës dhe një regjimi që mbron vjedhjet e tyre me 83 mandatet e grabitura.
“Sot në 19:00, qytetarët ngrihen. Jo me dhunë, por me dinjitet. Kundër korrupsionit, kundër frikës, kundër një regjimi që mbron vjedhjet e tyre me 83 mandatet e grabitura. Shqipëria nuk hesht më”, shkruan Berisha./Dosja.al
KUKËS- Një numër i lartë qytetarësh dhe mbështetës të opozitës janë mobilizuar sot nga Kukësi drejt Tiranës, për t’iu bashkuar protestës së paralajmëruar në orën 19:00 në kryeqytet. Kolona automjetesh dhe grupe të organizuara qytetarësh kanë përshkuar akset rrugore, duke krijuar një fluks të shtuar lëvizjeje dhe një atmosferë të ngarkuar me pritshmëri.
Pjesëmarrësit shprehen se kjo dalje në protestë vjen si reagim ndaj rritjes së vazhdueshme të çmimeve, veçanërisht të karburantit, si dhe kostove të larta të jetesës dhe vështirësive ekonomike që prekin familjet shqiptare./Dosja.al
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, u ka bërë thirrje qytetarëve për pjesëmarrje masive në një "kryengritje paqësore" kundër qeverisë në Tiranë.
Ai theksoi se kjo protestë është e domosdoshme për të kundërshtuar rritjen e çmimeve dhe vështirësitë e rënda ekonomike që po kalon vendi.
Sipas kryedemokratit, tubimi shërben gjithashtu si një reagim i drejtpërdrejtë ndaj korrupsionit dhe abuzimeve në nivelet më të larta të pushtetit.
"Sot, në ora 19:00, qytetarët e Tiranës dhe të mbarë Shqipërisë ngrihen në kryengritjen e tyre paqësore më të fuqishme që ka njohur Shqipëria.
Ngrihen mbi dhunën, terrorin e regjimit, e klaneve të drogës, e policisë politike të patronazhistëve, kërcënimeve të tyre. Ngrihen për të mbrojtur interesat më jetike të vetat, të qytetarëve shqiptarë. Ngrihen për të mbrojtur dinjitetin, nderin e çdo shqiptari ndaj një agresioni të rëndë të një organizate kriminale të kryesuar nga Edi Rama, që më së fundi, duke hequr çdo maskë, përdori 83 mandatet e krimit për të mbrojtur vjedhjet e tij të pallogaritshme, dhe të Lubi Ballukut.
Akti i fundit i Edi Ramës është akti më armiqësor që ai ka ndërmarrë në serinë e akteve armiqësore ndaj shtetit ligjor, demokracisë në Shqipëri. Bllokimi i heqjes së imunitetit dhe arrestimit të Lubi Ballukut nga Edi Rama ishte një mburojë për veten e tij, pasi në dosjen Balluku, Edi Rama është aksioner të paktën me 60 përqind të veprave kriminale që mban ajo dosje në total 1.2 miliardë euro. Qytetarët shqiptarë kanë sot 1001 motive për të dalë nga guaska e konformizmit dhe e frikës, për t’u bashkuar me ne në kryengritjen tonë paqësore. Kriza, lufta në Lindjen e Mesme, jashtë atij rajoni, pasojat më të rënda në botë po i përjetojnë qytetarët shqiptarë me çmimin më të lartë në planet të naftës.
Dhe kjo jo kryesisht për shkak të luftës, por kryesisht për shkak të naftës Rama, taksë që për litër naftë është më e larta në botë. Qëndrimi cinik i tij nga ndëshkimi i qytetarëve nga çmimi i naftës, rëndon akoma më shumë pozicionin e tij.
Në një kohë kur të gjitha qeveritë e Europës, shtuan, rritën apo dyfishuan subvencionin për naftën për fermerët e vendeve të tyre, Edi Rama në një akt të papërgjegjshmërisë absolute, e hoqi edhe atë pak subvencionim që jepte, duke garantuar në këtë mënyrë mbetjen djerrë të dhjetëra mijëra hektarëve tokë në Shqipëri dhe njëheraz falimentimin e dhjetëra mijëra fermave në këtë vend.
Taksa Rama ndëshkoi mbarë qytetarët me transportin publik. Kompanitë e transportit publik kanë ulur me 40 përqind autobusët e tyre të transportit. Në vend të një ndërhyrje emergjente nga qeveria dhe kompensimit për çmimin e rritur të naftës, në mënyrë që qytetarët të kenë edhe atë transport minimal publik, qeveria rri duarkryq.",lajmëroi Berisha./Dosja.al