LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Protesta para bashkisë së Tiranës, Teliti: Policia e pushtetit provokoi qytetarët! Këlliçi: Veliaj i shqetësuar nga denoncimi i mbrëmshëm

• Qytetarët janë mbledhur ditën e sotme sërish para bashkisë së Tiranës ku kanë zhvilluar protestën e radhës. • Ata janë mbledhur edhe sot para bashkisë në orën 11:00 ndërsa kanë kërkuan që kryebashkiaku Erion Veliaj të largohet nga detyra. • Protesta ka nisur me tensione pasi policia hapi rrugën për makinat. • Para nisjes së protestës policia kishte njoftuar se do të ndalonte qarkullimin për shkak të protestës. • Mësohet se policia e bllokoi rrugën në orën 11 dhe më pas e hapi sërish. • Ky veprim i policisë solli tensione ndërsa protestuesit kundërshtuan hapjen e rrugës. • Nënkryetari i Këshillit Bashkiak të Tiranës, Dorjan Teliti gjatë fjalës së tij Teliti u shpreh se policia provokoi protestuesit për ti futur në konflikt civil me qytetarët e Tiranës. • Ai u shpreh se janë protestues paqësorë siç kanë bërë në 37 protestat e mëparshme. • Ai theksoi se askush nuk do ta bllokojë protestën dhe i bëri thirrje policisë të mos mbrojnë kriminelët dhe hajdutët. • Nënkryetari i PL-së, Tedi Blushi tha se Bashkia e Tiranës i ka shpallur luftë qytetarëve. • Sipas tij bashkia miratoi buxhetin më të madh ndërsa shtoi se ky është por buxheti i vjedhjes më të madhe në historinë e Tiranës, buxheti më antisocial, me korruptiv. • Drejtuesi politik për Qarkun e Tiranës në PD, Belind Këlliçi ka mbajtur fjalën e tij në protestën e sotme të organizuar para bashkisë. •  Gjatë fjalës së tij Këlliçi u shpreh se policia edhe pse kishte marrë njoftimin zyrtar siç do të javë që do të ketë protestë para bashkisë, vendosën të fusin në përplasje protestuesit me qytetarët e thjeshtë. • Ai u shpreh se duhet ta harrojnë se Partia Demokratike do të tërhiqet dhe që ata nuk bien pre e provokimeve.  • Këlliçi shtoi se kryebashkiaku, Erjon Veliaj është i shqetësuar për shkak të denoncimit të bërë mbrëmjen e djeshme. • Ai theksoi se dje është zbuluar me fakte të pakontestueshme se si një punonjës i Ujësjellës-Kanalizimeve të Tiranës, Erald Ismaili, mere para nga kryetari i Bashkisë Tiranë përmes shoqatës “Byla” dhe kompanive që ka hapur në 2017 dhe 2018, dhe paguan drejtpërdrejt bashkëshorten e Veliajt, Ajola Xoxa.

7 artikuj për këtë temë.

1 VITE ME PARE

"Ramën e kanë sjellë bandat në pushtet për të luftuar opozitën e Berishën", Kalaja: Do jemi këtu deri në arrestimin e Erion Veliajt

Protesta para bashkisë së Tiranës, Teliti: Policia e pushtetit
Kalaja

TIRANË-Aktivistja për Mbrojtjen e Teatrit, Adriana Kalaja ka mbajtur fjalën e tij në protestën e sotme të organizuar para bashkisë. Gjatë fjalës së saj, Kalaja u shpreh se kryeministrin Edi Rama e kanë vendosur bandat në pushtet për të luftuar opozitën dhe Berishën.

Ajo hodhi akuza ndaj Veliajt dhe gruas së tij Ajola Xoxa. Kalaja u shpreh se ata po pasurohen përmes konsulencave artistike. Kalaja u shpreh se ku ishin ata kur artistët u nxorën me dhunë dhe pranga në duar teksa mbronin Teatrin Kombëtar.

"Këtij antishqiptari që bandat shqiptare e kanë vënë për të luftar Berishën e opozitën.  Edhe dy nga ata që sapo marrin pushtetin bëhen shumë të zotë në konsulencë që fyen çdo agjenci imobilare, ajo që quhet grua ligjore është gruaja e Sorosit. Ato 5 mijë m2 do ta kthejë si çeço Linda Bushati, Rama, Soros, ka shumë mbiemra ajo si Irena Gjika. Kam një zgjidhje për sondat, Rama ka paranojën që mund ta helmojnë. Ndaj s’ka besim te UKT e Veliajt, e po hap pus, ruaju Evdin nga uji… ne do të vijmë në Surrel, se toka është e Shqipërisë. Na u bënë të gjithë artistë, duhet të shkosh të paguash te Ajola, nëse do të bëhesh artist. Të gjithë këto i kanë mamatë e vjehrrat të zgjuara, vetëm ne s’kemi.

Ku ishin këta qelbësira, kur i nxorën artistët me pranga në duar e dhunë se po mbronin Teatrin Kombëtar. Jo vetëm s’keni fytyrë e moral të përballeni me njerëzit, por duhet të ulni kokën që vijoni të mbroni një hajdut e kriminel. Urioj që pas 20 janarit, Ambasada Amerikane të marrë emrin që kishte, se u kthye në një kioskë të Soros që sulmonte Soros, këdo që ngrinte zërin për të drejtat e Tiranës, Shqipërinë.

Erdhi nëj Kasanof, s’vjen dot në Shqipëri të na tregosh se sa i mirë është Rama, sa të mira janë reformat. Të ka mbaruar ora më 5 nëntor. Reforma në drejtësi do të shkojë në interesin shqiptar dhe të Shqipërisë.  Shkëlqimi i yllit, Sorosit dhe Aleksit, për fatet e Shqipërisë vendosim ne me çdo cmim. Ju harruat se ne përballëm çdo gjë. Ne ia arritëm të fitojmë, triumfojmë mbi atë kioskën e Soros. Keni parë të reagojnë për fitoren e Trump? Tani mbyllni gojën, mblidhni plaçkat e zhdukuni nga vendi jonë. Më 20 janar do të ndryshojë fati i PD dhe Shqipërisë, do jemi këtu deri në arrestimin e Erion Veliajt. Më 23 dhjetor do bllokojmë Tiranën, për t’ia kthyer Tiranën qytetarëve të saj," tha Kalaja.

1 VITE ME PARE

"Veliaj, e di që je shqetësuar nga denoncimi i mbrëmshëm", Këlliçi nga protesta: Kemi nxjerrë fakte të pakontestueshme

Protesta para bashkisë së Tiranës, Teliti: Policia e pushtetit
Këlliçi

TIRANË- Drejtuesi politik për Qarkun e Tiranës në PD, Belind Këlliçi ka mbajtur fjalën e tij në protestën e sotme të organizuar para bashkisë. Gjatë fjalës së tij Këlliçi u shpreh se policia edhe pse kishte marrë njoftimin zyrtar siç do të javë që do të ketë protestë para bashkisë, vendosën të fusin në përplasje protestuesit me qytetarët e thjeshtë. Ai u shpreh se duhet ta harrojnë se Partia Demokratike do të tërhiqet dhe që ata nuk bien pre e provokimeve. 

Këlliçi shtoi se kryebashkiaku, Erjon Veliaj është i shqetësuar për shkak të denoncimit të bërë mbrëmjen e djeshme. Ai theksoi se dje është zbuluar me fakte të pakontestueshme se si një punonjës i Ujësjellës-Kanalizimeve të Tiranës, Erald Ismaili, mere para nga kryetari i Bashkisë Tiranë përmes shoqatës “Byla” dhe kompanive që ka hapur në 2017 dhe 2018, dhe paguan drejtpërdrejt bashkëshorten e Veliajt, Ajola Xoxa.

Këlliçi: Këta banditë sot, që kanë marrë njoftimin zyrtar siç do të javë, që do të protestojmë para bashkisë, vendosën të fusin në përplasje qytetarët, protestuesit me qytetarët e thjeshtë. Ta harrojnë se Partia Demokratike do të tërhiqet, dhe ta harrojnë se ne do të bien pre e këtyre provokimeve. Është një oficer policie me dy yje, i cili erdhi duke bërë si shpirt i keq. “Ju lutem,” tha ai, “zhbllokoni pak rrugën, lërini autobuzët të kalojnë, të kalojnë dhe këto makina dhe vazhdoni normalisht.”

Asnjë nga protestuesit nuk e besoi, megjithatë vendosëm të fillojmë protestën, ta zhbllokojmë situatën dhe të zhvillojmë protestën. Çfarë ndodhi? Gënjyen, si gjithçka që bëjnë, mashtruan. Pse? Sepse donin të fusnin njerëzit në përplasje. Edi Rama, ti ministër i Brendshëm, ti përdorues droge, ti njeri që je nipi i Enver Hoxhës, ta dish që jo shefat e komisariateve, jo drejtorët e Policisë së Shtetit, po edhe Perëndia të vijë të zbresë këtu, Partia Demokratike, opozita nuk tërhiqet. Ne do të jemi këtu.

Erjon Veliaj, e di që je shqetësuar, Edi Rama, e di që je shqetësuar edhe ti për shkak të denoncimit të mbrëmshëm në Syri TV, për shkak të punimeve që po bëhen në sarajet e Surrelit, ku po hidhen me qindra, mijëra euro beton të fortifikuar për të forcuar shtëpinë tënde.

MOS HARRONI, ka qenë Adriana Kalaja që ka denoncuar në SPAK edhe Edi Ramën, Linda Ramën, edhe Tan Lamen për ndërtimet në Surrel, dhe çfarë bëri SPAK-u? Çfarë bëri Artan Lame? E çoi në Prokurorinë e Tiranës për moskompetencë, ndërkohë që aty pronar gjysmë i kësaj shtëpie është vetë kryeministri.

Erjon Veliaj është shqetësuar, sepse dje është zbuluar me fakte të pakontestueshme se si një punonjës i Ujësjellës-Kanalizimeve të Tiranës, Erald Ismaili, mer pra nga kryetari i Bashkisë Tiranë, Erjon Veliaj, përmes shoqatës “Byla” dhe kompanive që ka hapur në 2017 dhe 2018, dhe paguan drejtpërdrejt bashkëshorten e kryetarit të Bashkisë Tiranë, Ajola Xoxa.

Ja kemi nxjerrë letrat dje, publike. Olsi Dado, thirrje publike për ty, Altin Dumani, thirrje publike për ty. Mjafton të hyni në QKB, të kërkoni dokumentat online, nëse keni vullnetin i keni dokumentat aty. Nuk kishte pse të zhvillohej kjo protestë e 39-të, nëse SPAK dhe kolegu i Erjon Veliajt, Altin Dumani, do të vendoste të zbatonte ligjin, sepse kreu i bashkisë nuk do të ishte në zyrë.

Nuk ka se bën si i habitur kreu i Policisë këtu, “Oo, paska protestë sot!” Se do të shihni, Bashkia i ka dyert me zinxhir. E kanë ditur mjaft mirë, por skenar për të pasur gjakderdhje dhe për të pasur përplasje, ju sheshtori dhe do t’ju dështojë.

Paralajmërim për ditën e sotme, për protestën e të hënës, datë 23, ora 17:00. Mos guxoni të tentoni të njëjtin skenar. Në orën 17:00, ne do të jemi këtu në protestë dhe nuk do të bëjmë asnjë milimetër pas.

1 VITE ME PARE

"Kemi arritur në një pikë ku gjërat nuk mbajnë më", Malkaj: Jeni rralluar, por jemi akoma këtu derisa gjërat të vihen në vendin e vet!

Protesta para bashkisë së Tiranës, Teliti: Policia e pushtetit
Malkaj

TIRANË- Aktori i njohur, Mehdi Malkaj ka marrë pjesë ditën e sotme në protestën e radhës të mbajtur para bashkisë së Tiranës. Gjatë fjalës së tij Malkaj u shpreh se janë rralluar po janë akoma në protestë edhe pse ua kanë bërë kurrizin copë.

Ai shtoi se është arritur në një pikë ku gjërat nuk mbajnë më. Aktori theksoi se kanë një kuazë dhe do të dalin në protestë derisa gjërat të vihen në vendin e vet.

"Tungjatjeta të gjithëve, zonja dhe zotërinj, zotërinj policë. Për ju kam një pyetje: a nuk e keni kuptuar ende kë po mbroni? A nuk e keni kuptuar akoma dhe rrini këtu në shi, në borë, në breshër? A nuk e keni kuptuar që është një bastard, një kriminel, një hajdut, një qelbësirë, një… një… një që i ka të gjitha? Dhe ju prapë rrini këtu? Dhe keni frikë nga ne?

Keni frikë nga ne, që vijmë këtu buzagaz, vijmë të qeshur, vijmë për të drejtat tona, të cilat janë edhe të drejtat tuaja. Çfarë bëni, more zotërinj? Jeni rralluar, por jeni akoma këtu për të na e bërë kurrizin copë.

Është turp për ju! Zonja dhe zotërinj, kemi arritur në një pikë ku gjërat nuk mbajnë më. Ne nuk lëvizim, sepse kemi një kauzë. Ne do të rrimë këtu, në shi, në breshër, në borë, derisa gjërat të vihen në vendin e vet," tha Malkaj.

1 VITE ME PARE

"Bashkia e Tiranës i ka shpallur luftë qytetarëve", Blushi: Miratuan buxhetin më të madh që është buxheti i vjedhjes më të madhe!

Protesta para bashkisë së Tiranës, Teliti: Policia e pushtetit
Blushi

TIRANË- Nënkryetari i PL-së, Tedi Blushi ka marrë pjesë sot në protestën e radhës të zhvilluar para bashkisë së Tiranës. Gjatë fjalës së tij Blushi se Bashkia e Tiranës i ka shpallur luftë qytetarëve. Sipas tij bashkia miratoi buxhetin më të madh ndërsa shtoi se ky është por buxheti i vjedhjes më të madhe në historinë e Tiranës, buxheti më antisocial, me korruptin.

Blushi u shpreh se buxheti i akordohen 1.8 miliardë lekë inceneratorit fantazëm të Tiranës, për një shërbim që nuk kryhet. Ai shtoi se pothuajse zero është fondi për shtresat në nevojë, pothuajse asnjë parashikim për të ndërtuar çerdhe, kopshte, dhe shkolla të reja.

"Është një përpjekje kriminale, pasi nëse ka një autoritet që i ka shpallur luftë qytetarëve, kjo është bashkia e Tiranës. Vetëm dy ditë më parë, në këtë institucion u miratua buxheti më i madh që në fakt nuk është gjë tjetër, por buxheti i vjedhjes më të madhe në historinë e Tiranës, buxheti më antisocial, me korruptin.

Nëpërmjet këtij buxheti i akordohen 1.8 miliardë lekë inceneratorit fantazëm të Tiranës, për një shërbim që nuk kryhet. Këto janë 1.8 miliardë mundi dhe djersa juaj, që do të vidhen vitin e ardhshëm nga ky kryetar bashkie.

Ndërkohë, pothuajse zero është fondi për shtresat në nevojë, pothuajse asnjë parashikim për të ndërtuar çerdhe, kopshte, dhe shkolla të reja. Në buxhetin më të madh në historinë e këtij qyteti, qytetarët nuk dinë sa rrugë do të shtrohen, sa shkolla do të kenë, sepse asnjë buxhet nuk zgjidh problemin e ujit të pijshëm, sepse asnjë buxhet nuk zgjidh problemin e shkollave me dy turne, apo strehimin e mijërave familje të cilat vitin e ardhshëm do të jenë në qiell të hapur’, tha gjatë fjalës së tij Tedi Blushi, në protestën tek bashkia e Tiranës," tha Blushi.

1 VITE ME PARE

"Rama dhe Veliaj kërkojnë gjak shqiptarësh në rrugë", Balliu: Kanë kriminalitetin në gen! Vetëm kriminela prodhojnë dhe i fusin në bashki e ministri

Protesta para bashkisë së Tiranës, Teliti: Policia e pushtetit
Balliu

TIRAN- Shefi i organizimit në PD, Klevis Balliu ka marrë pjesë sot në protestën e radhës të zhvilluar para bashkisë së Tiranës. Gjatë fjalës së tij Balliu u shpreh se nga dritarja ndryshe nga protesta e tjera, ata që janë brenda kanë marrë garanci nga drejtorët e rinj që kanë dalë në punë për t’i rënë në sy shefit që nuk do i lënë protestuesit.

Ai theksoi se kryeministri Edi Rama dhe kryebashkiaku, Erjon Veliaj nga mëngjesi në darkë kërkojnë për gjak shqiptarësh në rrugë. Ai theksoi se ata janë janë kriminelë të lindur dhe se vetëm kriminela prodhojnë. Balliu tha se ata më pas i fusin në bashki, ministri e kryeministri.

Klevis Balliu: Të nderuar qëndrestarë, po të shikoni nga ajo dritarja ndryshe nga protesta e tjera, këto vemjet janë brenda sot sepse kanë marrë garanci nga drejtorët e rinj që kanë dalë në punë për t’i rënë në sy shefit që ne nuk do i lëmë protestuesit.

Kemi qenë të mirëkuptueshëm për çdo qytetar që na ndjek, e hapëm rrugën 40 makinave, sepse ai që është këtu si shefat e hapet kjo rrugë sepse ajo tjetra do bllokohet. Shkuan dhe e bllokuan, në momentin që lamë makinat të kalojnë, e hapën rrugën prap? Përse?

Sepse duan që qytetarët që kalojnë këtu të përplasen edhe me ju që punoni atje, që të përplasen këta me ju dhe me shoferat e makinave sepse Rama dhe Veliaj nga mëngjesi në darkë kërkojnë për gjak shqiptarësh në rrugë.

Sepse janë kriminelë të lindur, e kanë kriminalitetin në gen, kanë kriminelë edhe prindërit dhe vetëm kriminela prodhojnë, i fusin në bashki, ministri e kryeministri. Këta jetojnë me mafian, flejnë me mafian e nuk njohin asgjë tjetër veç mafias.

Të nderuar miq e ju efektivë policie ju kemi dhënë disa herë e më duket naivitet nga ana jonë, por ne jemi njerëz të shpresës e ju do të vijë një moment që do thoni: Mjaft! Na del dhe një Duman që thotë se ka drejtësi këtu, ndërkohë që arreston opozitën, dhe vijnë këtu me urdhër të kryemafiozit të Tiranës, dhe ju garantoj që do zhuken nga forcat e policisë sepse janë llum, dhe nuk janë pjesë e asaj uniforme'.

1 VITE ME PARE

"Policia e pushtetit provokon qytetarët", Teliti: Mjaft mbrojtët kriminelët dhe hajdutët!

Protesta para bashkisë së Tiranës, Teliti: Policia e pushtetit
Teliti

TIRANË- Nënkryetari i Këshillit Bashkiak të Tiranës, Dorjan Teliti ka marrë pjesë në protestën e radhës të zhvilluar ditën e sotme para bashkisë së Tiranës. Gjatë fjalës së tij Teliti u shpreh se policia provokoi protestuesit për ti futur në konflikt civil me qytetarët e Tiranës. Ai u shpreh se fajin e kanë policët dhe drejtusve të Tiranës qe menaxhojnë protestën.

Teliti tha se janë protestues paqësorë siç kanë bërë në 37 protestat e mëparshme. Ai theksoi se askush nuk do ta bllokojë pritestën. Teliti gjithashtu i bëri thirrje policisë të mos mbrojnë kriminelët dhe hajdutët.

"Sot për herë të dytë se ka ndodhur edhe para tre muajsh, policia e pushtetit provokon qytetarët, provokon protestuesit, për ti futur këta në konflikt civil me qytetarët e Tiranës. Nuk kanë faj protestuesit, nuk kanë faj as shoferët e makinave.

Faji është vetëm i juaji, i policëve dhe drejtuesve të Tiranës dhe i shefit të grupit të punës që menaxhon protestën, i cili nuk ka mbyllur rrugën që prej orës 11.00.  Kush e dha urdhrin që të futeshin qytetarët në konflikt. Jeni policia e pushtetit dhe për këtë gjë do të mbani përgjegjësi ligjore. Pasi ne jemi protestues paqësore siç e kemi bërë edhe 37 herët e kaluara. Te keni turp.


Ne nuk do kemi konflikt me qytetarët. I vetmi konflikt që kemi ne është, konflikti me Erion Veliajn, konflikti me Edi Ramën dhe Belinda Ballukun. Pasi qytetarët janë njerëzit tanë. Dhe të vetëm makineri që ne kemi kundra, jo policinë e shtetit, por policinë e pushtetit. Dhe ju sot vërtetuat për të disatën herë që nuk doni të ja dini për kushtetutë, s’doni të ja dini për ligj, por doni të ja dini vetëm për urdhra të paligjshme.

Ne transparencën do ta bëjmë. Dhe të mos mendojë askush që do ta na bllokojë protestën tonë të ligjshme për miliardat e vjedhura, për abuzimet që kryhen. Sot mjaft mbrojtët kriminelët, mjaft mbrojtët hajdutët," tha Teliti.

 

1 VITE ME PARE

Nis me tensione protesta para bashkisë së Tiranës/ Policia hap rrugën për makinat, protestuesit kundërshtojnë hapjen e qarkullimit

Protesta para bashkisë së Tiranës, Teliti: Policia e pushtetit
Protesta

TIRANË- Ka nisur protesta e radhës para bashkisë së Tiranës. Ashtu siç ishte paralajmëruan edhe javën tjetër qytetarët janë mbledhur edhe sot para bashkisë në orën 11:00. Kjo protestë ashtu siç edhe protestat e radhës kanë si qëllim që kryebashkiaku Erion Veliaj të largohet nga detyra pas zbardhjes së dosjes "5D".

Protesta ka nisur me tensione pasi policia hapi rrugën për makinat. Para nisjes së protestës policia kishte njoftuar se do të ndalonte qarkullimin për shkak të protestës. Mësohet se policia e bllokoi rrugën në orën 11 dhe më pas e hapi sërish. Ky veprim i policisë solli tensione ndërsa protestuesit kundërshtuan hapjen e rrugës.

 

 

protesta para bashkise se tiranes balliu teliti kalaja

Sondazh

Poll

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë

"Kryeministri gënjeu"/ Gazetarja thirrje qytetarëve: Ai që të vjedh sot, do e bëjë dhe nesër

35-vjetori i PS në Tiranë/ Rama: Arsyeja e fitores së PS është aftësia për t’u hapur!

Mbyllet protesta për Zvërnecin #dosja #protesta #zverneci

Protesta për Zvërnecin/ Qytetarja: Ne nuk e lëshojmë sheshin pa u heq gardhi në Zvërnec dhe Rrjoll

Qytetarja: Kërkojmë anulimin e ligjit për zonat e mbrojtura, nuk ka negociata

"Anulo projektin"/ Me pankarta në duar, të rinjtë 'pushtojnë' kryeministrinë: Jep dorëheqjen

"Janë provokime"/ Çfarë po ndodh para ambienteve të Kryeministrisë?

Protestuesit i përgjigjen kryeministrit Rama: Jep dorëheqje nuk ka dialog!

Qytetarët zbresin sërish në shesh, protestojnë kundër projektit në Zvërnec

Ermonela Jaho mbështet protestën për Zvërnecin, shpërndan pamjet në rrjetet sociale

Skandali me ADS/ Berisha: U ngrit pa vendim qeverie, Rama krijoi një monstër për të vjedhur

"Populli flet në ditën e zgjedhjeve"/ Kryeministri: Thirrjet 'O Rama të QR' nuk funksionojnë me mua

Projekti për Zvërnecin/ Rama për hetimet e SPAK: Investimi nuk ndalon sa kohë unë jam këtu!

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Mesazhi i Antonio Costës: Përshpejtoni luftën kundër krimit dhe korrupsionit në vend

Grabitet me armë një bankë e nivelit të dytë në Tiranë