Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
FOTO/ Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh 4 Qershor, 18:43 PAMJE ng...
FOTO/ Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh 4 Qershor, 18:43 PAMJE ng...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
• Kryeministri Edi Rama ka mbajtur fjalën në mbledhjen e sotme të Grupit Parlamentar të forcës politike që ai drejton. • Gjatë fjalës së sotme Rama ka sulmuar me radhë institucionet e drejtësisë, duke nisur nga SPAK deri te GJKKO. • Rama theksoi se nga sot ata nuk do të heshtin në lidhje me raste të tilla që burgosen anëtarë apo depuetë socialist. • Kryeministri ka dalë dhe mbi ligjin në fjalën e tij, duke kërcënuar SPAK se mos të guxojnë të kërkojnë telefonin e tij. • Rama ka sulmuar hapur në fjalën e tij dhe prokurorin bashkë me gjyqtarin që ka vendosur firmën për arrestimin e Veliajt, duke i quajtur ata ekstremist të djathtë. • Duke folur për rastin Veliaj, Rama tha se të thuash blerje online 800 mijë euro për bizhu dhe fustane dhe ta mbyllësh kryebashkiakun në një dhomë paraburgimi duhet minimalisht të tregosh provat fustanet dhe bizhutë. • Më tej Rama ka deklaruar se kanë kërcënuar një dëshmitar me burg, duke e ndalur teksa çonte në kopsht fëmijën e tij të vogël. • Duke folur për Klotilda Bushkën, Rama tha se Bushka duhej thirrur dhe pyetur në lidhje me hetimin që po bëhet. • Kryetarja e Komisionit të Ligjeve, Klotilda Bushka, e cila ndodhet nën hetim nga dosja e Veliajt ka pranuar hapur se ka takuar një dëshmitare dhe punonjëse, por ka theksuar se atë e ka kushurirë.
17 artikuj për këtë temë.
TIRANË- Kryeministri Edi Rama i ka dhënë urdhëra të prera kryeprokurorit të SPAK Altin Dumanit. Gjatë fjalës së tij në mbledhjen e grupit parlamentar, Rama është shprehur se dy gjyqtarë në Gjykatën kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit janë “kamikazë të Partisë Demokratike”. Për këtë, Rama ka kërkuar nga Dumani që t'i hetojë ata dhe të marrë masa.
“Gjyqtarët e tjerë nuk kanë pranuar. Ky caktoi arrest me burg. Ky gjyqtar e ka nisur karrierën si koleg zyre… me këtë emrin nuk po e them kur ishte në Ministri të Drejtësisë, kur ministër ishte Eduard Halimi. Ky dhe një tjetër i njohur si esktremist i djathtë, kanë kaluar më shumë çështje që lidhen me PS, duke kërkuar masa deri në ekstrem. I tillë është dhe rasti X, që diskutohet shumë si një skandal në të gjitha rrethet e juristëve. Është i njëjti gjyqtar me çështjen Toyota Yaris. Këto janë lehtësisht të provueshme. Altin Dumani të kërkojë gjurmët e Toyota Jaris dhe t’ia thotë bufit të kënetes”, tha Rama.
TIRANË- Kryeministri Rama ka sulmuar drejtëpërdrejtë gjykatësin që ka firmosur arrestimin e Erion Veliajt. Rama gjatë fjalës së tij, e ka quajtur gjyqtarin Erjon Bani si një ekstremist i PD-së dhe se për këtë arsye ishte zgjedhur nga prokurorët se ka firmosur me target vendimet për socialistët.
Duke iu referuar gjykatësit, pa i përmendur emrin, Rama e fajësoi atë për nxjerrjen e dosjes Toyota Yaris, përgjime të cilat po i nxjerr në publik kryedemokrati Sali Berisha. Rama theksoi se ky gjykatës ka qenë shok në zyrë me një nga deputetët e PD-së gjatë kohës kur ministër i drejtësisë ka qenë Eduart Halimi.
“Mesazhi më ka ardhur nga një njeri që e kam verifikuar, është njeri me emër dhe mbiemër. “Ju dëgjova me vëmendje në këtë diskutimin. Jam dashamirës brenda vathës kur një X Y merr urdhra Y X nuk po ia them emrin, ka dhe dicka tjetër që nuk e thatë. e Bëtë pyetjen pse tani dhe jo më parë. Pse dy javë një muaj më parë psh? Sepse tani ishte i gatshëm i njëjti gjyqtar i angazhuar në të gjitha cështjet e vecanta me target njerëzit tuaj. Gjyqtarët si prokurorët krahas shorteve elektronike organizohen edhe në javë dhe ditë për kërkesa të ngutshme dhe ngjarje që kanë nevojë të trajtohen të menjëhershme …Jo, Nesti ishte aty që në shkurtin e kaluar. Qartazi është selektuar gjyqtari në këtë rast dhe iu informoj se të tjerët nuk kanë pranuar që t’i rrinte të njëjtës kërkesë për arrest sepse gjyqtari mund vetëm të zbusë masën e kërkuara nga prokurori dhe jo ta ashpërsojë. Por edhe pse ju ligjin e keni bërë për një garanci më shumë në fakt keni garantuar atë 100 përqindëshin e vulosjeve të kërkesave të prokurorisë. Ky gjyqtar e ka nisur karrierën si koleg zyre me ( e keni në parlament) kur ishte ministër i drejtësisë dhe kryeministër…pastaj përfundoi në GJKKO. Ky dhe një tjetër nga qyteti X i njohur familjarisht si ekstremisht i djathtë…disa herë e kanë kaluar cakun e gjyqtarit duke bërë konsideratë që ligji nuk ua lejon…Psh trajtohet edhe për këtë vepër pse do të ishte mirë të kërkohej kjo masë nga prokuroria. I tillë është edhe rasti x që diskutohet shumë si skandal në të gjitha rrethet e juristëve. Së dyti, i njëjti gjyqtar është për dosjen Toyota Yaris . Vetëm një fakt, ka urdhëruar ndalim publikim të vendimit të tij gjë që nuk e bën për raste kur duhet të përbalten njerëz të PS për shkak se permenden shumë kolegë të tyre por ama ditën 1, vendimin e pati në dorë prapë njëri që e keni në parlament dhe tani e ka bufi i kënetës që ua lexon shqiptarëve komunikime nga encro chat në parlament. Të gjitha janë pjesë e përmbajtjes së këtij vendimi gjyqesor i ndaluar për tu publikuar. Kjo është vepër penale. Pra, bëhet fjalë për dy kamikazë të PD në GJKKO që s’e kanë asnjë problem ta shprehin në mjedisin tonë kënaqësinë e të marrit në dorë të këtij dhe atij duke thënë që ne do t’i shkrijmë.”, tha Rama.

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka kërcënuar institucionet e drejtësisë ditën e sotme. Gjatë fjalës së tij në mbledhjen e grupit parlamentar, Rama theksoi se prokurorët kanë mbledhur telefonat e gjithë Shqipërisë. Ndërkohë që ka shtuar se duhet të merren me faktet.
"Shumë e rëndë dhe mos bëjnë gabim të vijnë të kërkojnë telefonin tim, sepse boll i kanë, i kanë mbledhur të gjithë telefonat e Shqipërisë atje. Të shkojnë të merren me faktet”, tha Rama.
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka mbajtur fjalën e tij në mbledhjen e Grupit Parlamentar i Partisë Socialiste. Rama gjatë fjalës së tij u shpreh se në dosjen e kryebashkiakut Erio Veliaj janë 400 faqe roman. Kryeministri shtoi se dosja është një tregim shumë i ndërlikuar më shumë personazhë por pa asnjë provë.
Ai gjithashtu komentoi emërimin e bashkëshortes së biznesmenit Gentian Sula si zv/ministre e Punës. Rama u shpreh se në dosje thuhet se Veliaj e emëroi atë pasi biznesmeni ka marrë kryebashkiakun më avion diku. Rama thekson se nuk e di a ka pasur një udhëtim më parë por emërimi i ministres është vendosur me kërkesë të ish kryetarit të Kuvendit, Ilir Meta kur ishin në koalicion.
"Në 400 faqe roman nuk ka prova, vetëm një tregim shumë të ndërlikuar me gjithfarë lloj personazhesh por jo prova. Aty thuhet se Veliaj ka bërë zv ministre gruan e një biznesmeni pasi ky i fundit e ka marrë me avion diku.
Nuk di a ka pasur një udhëtim më parë por të arrish në konkluzioni se zv ministrja është vendosur nga ai udhëtim e bën ose me shkollën e sigurimit të shtetit, ose ta kesh të provuar bisedën etj. Zv ministrja është vendosur me kërkesë të ish kryetarit të Kuvendit kur ishim në koalicion.
Më ka kërkuar të flas me Erionin dhe të vendoset kjo grua nga shoqëria civile, të cilën as nuk e njihja. Normal fare siç bëhen koalicionet dhe siç bëhen bisedat. Kjo është e vërteta. Si mund ta shkruash ti në një akt-akuzë penale këtë. Të tilla ka plot. Provat janë ato që e ndajnë," tha Rama.
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka mbajtur fjalën e tij në mbledhjen e Grupit Parlamentar i Partisë Socialiste. Rama gjatë fjalës së tij u shpreh se ata i kanë hyrë detit më këmbë pasi vendosën të bëjnë një kthesë duke marrë përsipër të pavarësojnë pushtietin e drejtësisë nga ai politik.
Rama shtoi se nuk ka asnjë pishman në lidhje me këtë çështje por shtoi se ka pikëpyetje nëse a mund tia dalin ta bëjnë të pakthyeshëm reformën në drejtësi. Ai shtoi se kjo do të sjellë që institucionet ta përdorin pavarësinë për të bërë drejtësi dhe jo politikë.
"E fundit që kam është një ngushëllim për veten time dhe ju bashkë me mua që i kemi hyrë detit në këmbë dhe që është mirë ta ndaj me ju sepse i kemi hyrë detit në këmbë kur vendosëm të bëjmë një kthesë që të tjerët mbase kanë qenë më të zgjuar se ne, që nga viti 1912 nuk e kanë marrë përsipër, në vend i vogël me shumë lidhje, komshinj, kushërinjtë e interesa. Ne e kemi marrë përsipër të pavarësojmë pushtetin e drejtësisë nga ai politik, kemi marrë përsipër të jemi në pushtet dhe brinjët tia lënë në dispozicion drejtësisë.
Nuk kam asnjë pishman për këtë, e vetmja pikëpyetje që kam është a do tia dalim ta bëjmë të pakthyeshne reformën në drejtësi, që institucionet ta përdorin pavarësinë për të bërë drejtësi dhe jo politikë," tha Rama.
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka thumbuar kreun e ILD-së duke pyetur se sa ishte ora dhe nëse ai ishte zgjuar për ta marrë mesazhin e tij. Ai shtoi se boll i kanë telefonët e mbledhur, sipas tij, të të gjithë Shqipërisë.
“Ndërsa në rastin e GJKKO ky është një rast që duhet parë, sa është ora 09:48 nuk e di nëse është zgjuar Inspektori i Lartë i Drejtësisë por mbase zgjohet dhe më dëgjon. Është shumë e rëndë kjo”, tha Rama.
TIRANA- Kryeministri njëherësh dhe kryesocialisti Edi Rama ka kërkuar gjatë mbledhjes së sotme të Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste që seancat e marrjes në pyetje nga prokuroritë të regjistrohen, duke ngritur shqetësime mbi mënyrën se si zhvillohen hetimet. Rama kritikoi faktin duke iu drejtuar ministrit të drejtësisë Ulsi Manja, që pavarësisht fondeve të mëdha të alokuara për drejtësinë, hetuesit ende nuk përdorin mjete moderne për regjistrimin e intervistave me personat që merren në pyetje. Ai tha se kur ka shkuar të fliste vetë, kishte makinë daktoligrafike.
"E shikon atë godinën atje e di çfarë është ajo, ai është profesor është njeri i arrtit nga ta dijë ai, është burgu ai, atje mund të përfundosh. Edhe mendo për djalin 3 vjeç, ku jemi këtu ne. Si ka mundësi Ulsi ministri i Drejtësisë dhe ti kryetar i komisionit të Financave që kjo shumicë qeverisëse ka miratuar fonde, dy fonde janë në buxhetin e shtetit shqiptar që janë komplet jashtë trajektores normale, fondi i mbrojtjes dhe fondi i drejtësisë, paga që nuk krahasohen me pagat e askujt këtu, këta nuk kanë akoma mjetet për të regjistruar intervistat që marrin në pyetje dhe i mbajnë me orë të tërë dhe në fund i japin një copë letër.
Se kam shkuar unë flisja dhe ai ia bënte makinës daktoligrafike, sa shkon atje tek dhoma e para njëherë i tregohen të drejtat dhe i shtypet regjistrimi, këtu Filip Çakullit t’i merrni dhe t’i bëni një kontratë hajde na ndihmo nëse nuk, kemi lek të regjistrojmë njerëzit që vijnë, ç’lidhje ka kjo me ne këtu, në fund të ditës kemi kusurin e baltës më të madhe por kemi edhe mikrofonin, dhjetëra punonjës të administratës që thirren atje, sikur të kishim inspektorë të lartë të drejtësisë, por si mundet të shikojmë pak si respektohen të drejtat e njeriut. Kur futesh atje je në një republikë tjetër atje.
Nuk je qytetar por je mish që mund të shqyhesh sipas oreksit të njërit apo tjetrit. Ka dy vite që i kam thënë ministrit të drejtësisë është mundësia që siç po bëjnë revolucion me digjitalizimin, ministri bashkë me AKSH ka vënë në funksionim një model që shikon mbivendosjet e ligjeve, i kam thënë propozo prokurori speciale AI. Haje dru dhe më pas ra në dashuri me partinë gjatë bisedimit me hetuesin", tha Rama.
TIRANA- Kryeministri Edi Rama tregoi gjatë mbledhjes së grupit të PS-së se iu kujtua viti 1997, kur ka përjetuar dhe vetë diçka të ngjashme me përballjen me dyert e institucioneve të drejtësisë. Rama tha se kanë kërcënuar një dëshmitar me burg, duke e ndalur teksa çonte në kopsht fëmijën e tij të vogël. Kryesocialisti tha se nuk mund të ndahet fëmija nga babai, pasi ky i fundit nuk ka lidhje fare me ngjarjen dhe është një artist i nderuar i vendit.
“Arsyeja pse unë mendoj që kjo dëgjesë duhet bërë dhe të tilla dëgjesa duhen bërë kur janë të nevojshme, është vetëm një sepse duhet thënë e vërteta, edhe nuk ka zgjidhje tjetër për të thënë të vërtetën në një mjedis ku e vërteta shkelmohet. Nuk kam pse bëhem shumë optimist, por të kërkojnë se ka prova apo nuk ka.
Sepse të thuash blerje online për bizhu dhe veshje 800 mijë euro, ndërkohë që kryetari i bashkisë as nuk vesh fustane. Edhe ta marrësh dikë nga paraburgimi, minimalisht duhet të tregosh provat. Prandaj i kërkoj dhe një herë mediave të bëjnë hulumtimin mbi provat. Në atë roman 400 faqe nuk ka prova. Edhe një element fare shumë të thjesht që unë e di, aty thuhet që veliaj ka bërë zv.ministre gruan e një biznesmeni pasi ky i fundit e ka marrë me avion. Këtë mund ta bësh vetëm me dy rrugë, ose me shkollën e sigurimit të shtetit, me ambasadën jugosllave ose të kesh prova.
Ndërkohë, zv ministrja këtu e vendosur në sallën e kuvendit më ka kërkuar mua që të flisja me Erionin kur ne ishim në koalicion. Kjo është e vërteta dhe si mund ta shkruash ti në një aktakuzë penale këtë dhe të tilla ka plot. Provat janë ato që e ndajnë këtë punë. Edhe nga ana tjetër çfarë Klotilda tha, është beteja e saj dhe jo e jona. Çfarë është e jona? Janë standardet dhe unë jam gati të dëshmojnë. Unë kam takuar njerëz pa asnjë lidhje me Erionin, janë njerëz të botës së artit. Dikush më tha që filani është në gjendje të rëndë, e kam kontaktuar dhe kërkuar dhe më thanë është në gjendje të rëndë. Ai nuk kishte as telefon, unë e kam marrë me telefonin e gruas, ia kishin marrë telefonin.
E kam takuar këtë person dhe më ka ardhur turp. Sepse e kam kaluar vetë një rast të tillë, mu kujtua 1997 më kanë marrë dhe më kanë çuar te Brraka. Edhe ju më thoni mua, jo po familja… ai person nuk figuron fare. Si mund të merret një baba që po çon fëmijën në kopsht me karrocë. Ku jemi ne këtu? I vetmi lajm është abuzimi me lirinë. Këto jaën shenja të abuzimit real. Si mund të merret një prind në mëngjes që çon fëmijën me karrocë. Si mund ti thuhet një njeriu e shikon atë godinën atje? Nga ta dijë ai, ai është njëri i artit, profesor. Është burgu ai, atje mund të përfundosh”, tha Rama.
TIRANA- Kryeministri Edi Rama foli gjatë mbledhjes së sotme të Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste për rastin e arrestimit të kryebashkiakut Erion Veliaj. Rama tha se të thuash blerje online 800 mijë euro për bizhu dhe fustane dhe ta mbyllësh kryebashkiakun në një dhomë paraburgimi duhet minimalisht të tregosh provat fustanet dhe bizhutë. Ai shtoi se në dosjen prej 400 faqesh që e cilëson si roman, nuk ka prova, por tregim.
"E vërteta shkelmohet pa pushim ku faktikisht edhe sot që flasim unë akoma nuk kam parë që një dy tre media të kërkojnë dhe të tregojnë që ka apo nuk ka prova. Të thuash që blerje online 800 mijë euro për bizhu dhe fustane ndërkohë që kryetari nuk vesh fustane dhe nuk përdor bizhu dhe për këtë të marrësh një njeri të zgjedhur që ka një kontratë me qytetarët dhe ta mbyllësh në një dhomë paraburgimi duhet minimalisht të tregosh provat fustanet dhe bizhutë, s’ kemi ça diskutojmë asa ça vëmë në dyshim, provat, është shumë e thjeshtë, i kërkoj mediave që të bëjnë mundësisht hulumtimin për provat, në atë roman 400 faqesh nuk ka prova ka vetëm një tregim shumë të ngarkuar me gjithçkafarëlloji personazhesh por nuk ka prova. Një element të thjeshtë që unë e di", tha Rama.
TIRANË- Kryetarja e Komisionit të Ligjeve, Klotilda Bushka ka mbajtur fjalën e saj në mbledhjen e Grupit Parlamentar i Partisë Socialiste. Bushka gjatë fjalës së saj foli në lidhje me pretendimet se ajo ka penguar drejtësinë. Bushka u shpreh se ajo e ka kushërirë Ina Goxhajn.
Ajo theksoi se ajo është takuar me të dhe e ka qetësuar duke këshilluar të thotë të vërtetën. Sipas saj ajo i ka sqaruar të afërmes së saj të drejtat që ka dhe nuk ka tentuar të fshehë asgjë. Bushka shtoi se ajo është e interesuar të zbardhet e vërteta.
"Sa i përket pretendimit për pengim të së vërtetës, po unë e kam takuar vajzë bë fjalë si një person m të cilin kam punuar dikur dhe kam lidhje familjare dhe lidhje gjaku, Ina Goxhaj është kushërira ime, e kam e qetësuar duke këshilluar të thotë të vërtetën dhe nëse e gjykon të nevojshme të marrë një gjykatë. Si juriste i kam sqaruar një kushërire një të afërmi të drejtat e saj dhe vetëm kaq, nuk e kam penguar të thotë asgjë dhe as nuk kam tentuar të fsheh asgjë, sepse jam e interesuar të zbardhet e vërteta. E kam kritikuar në fakt," tha ajo.

TIRANË- Kryetarja e Komisionit të Ligjeve, Klotilda Bushka ka mbajtur fjalën e saj në mbledhjen e Grupit Parlamentar i Partisë Socialiste. Bushka gjatë fjalës së saj sqaroi lidhjen e kompanisë së bashkëshortit me OJF e drejtuar nga Ajola Xoxa. Ajo u shpreh se bashkëshorti i saj ka ka një biznes që prej 2006 dhe i ka faturuar OJF “Byla” një kosto 16 euro në muaj.
Bushka shtoi se faturimi total 112 mijë lekë janë për shërbime të kryera prej disa vitesh. Ajo gjithashtu shtoi se kaq para vlen dinjiteti dhe emri i saj. Bushka tha se nuk di sesi tua shpjegojë fëmijëve të saj që ëshë e pafajshme. Ajo theksoi se prezumimi i pafajësisë nuk është vetëm fusnotë.
"Dua të sqaroj disa çështje. Së pari sa i përket lidhjes sime apo bashkëshortit me një projekt, bashkëshorti im ka një biznes që prej 2006 dhe i ka faturuar një OJF “Byla” një kosto 16 euro në muaj, faturimi total 112 mijë lekë për shërbime të kryera realisht prej disa vitesh.
Kolegë a kaq vlen dinjiteti dhe emri im, si balancohet kjo. Si t’ja shpjegon fëmijëve të mi dhe shokëve të tyre që jam e pafajshme. Prezumimi i pafajësisë nuk është vetëm fusnotë," tha ajo.
TIRANA- Kryeministri Edi Rama foli në mbledhjen e sotme të Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste për rastin e marrjes nën hetim të deputestes njëherësh dhe Kryetares së Komisonit të Ligjeve, Klotilda Bushka. Rama tha se Bushka duhej thirrur dhe pyetur. Ai shtoi se ka shumë gjëra që nuk shkojnë që janë një arsye për një reflektim të përgjithshëm e të përbashkët e të të gjithëve.
"Minimalisht Kryetarja e Komisonit të Ligjeve duhej thirrur dhe pyetur, ku jemi këtu, në cilën republikë jemi këtu që dikush të thotë çfarë të dojë për dikë dhe mjafton që ky i përfoluri të nxiret me emër dhe mbiemër në ato udhëkryqet e natës si person i dyshuar pa ua pyetur minimalisht, nuk është vetëm kjo, ka shumë gjëra që nuk shkojnë që janë një arsye për një reflektim të përgjithshëm e të përbashkët e të gjithëve që gjithçka është ndërtuar me mund falë përkushtimit vullnetit punës së prokurorëve dhe gjykatësve. Nuk mund të shembet por duhet të mbrohet dhe forcohet duke vënë në pah të gjitha vrimat dhe të gjitha murit të drejtësisë", tha Rama.
TIRANA- Kryetarja e Komisionit të Ligjeve, Klotilda Bushka foli sot në mbledhjen e Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste lidhur me hetimin e nisur ndaj saj nga SPAK. Bushka tha se bashkëshorti i saj ka një biznes që prej 2006 dhe i ka faturuar një OJF “Byla” një kosto 16 euro në muaj, faturimi total 112 mijë lekë për shërbime të kryera, sipas saj, prej disa vitesh. Teksa fliste para kolegëve Bushka ngriti pyetjet nëse emri i saj vlen kaq dhe se si t'ia shpjegonte fëmijëve që është e pafajshme.
"Dua të sqaroj disa çështje. Së pari sa i përket lidhjes sime apo bashkëshortit me një projekt, bashkëshorti im ka një biznes që prej 2006 dhe i ka faturuar një OJF “Byla” një kosto 16 euro në muaj, faturimi total 112 mijë lekë për shërbime të kryera realisht prej disa vitesh.
Kolegë a kaq vlen dinjiteti dhe emri im, si balancohet kjo. Si t’ja shpjegon fëmijëve të mi dhe shokëve të tyre që jam e pafajshme. Prezumimi i pafajësisë nuk është vetëm fusnotë", tha Bushka.
TIRANA- Kryeministri njëherësh dhe kryesocialisti Edi Rama ka mbajtur fjalën në mbledhjen e sotme të Grupit Parlamentar të forcës politike që ai drejton. Rama foli për rastin e marrjes nën hetim nga SPAK të deputetes Klotilda Bushka lidhur me çështjen e kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj. Rama tha se nuk janë hunj gardhi që të përcjellin lajme e të mos thonë asgjë kur bien në gjurmë me ose pa dashje të episodeve si ky.
"Nuk do të japim pafajësi për askënd që hetohet nga drejtësia, por ndryshe nga deri dje nuk do të heshtim më përballë shkeljeve të kujtdoqoftë që ushtrimin e forcës së konsoliduar tashmë të pavarësisë, sepse vetëm një maskara mund të thotë që paskëtaj ne kontrollojmë drejtësinë. Jo ne kemi marrë zyrtarisht certifikatën që duart tona janë larg drejtësisë. Por nuk jemi hunj gardhi që të përcjellim lajme e të mos themi asgjë kur biem në gjurmë me ose pa dashje të episodeve si ky", tha Rama.
TIRANË- Kryetarja e Komisionit të Ligjeve, Klotilda Bushka ka mbajtur fjalën e saj në mbledhjen e Grupit Parlamentar i Partisë Socialiste. Bushka gjatë fjalës së saj ka folur në lidhje me përfshirejn e saj në hetimet ndaj kryebashkiakut, Erion Veliaj. Bushka u shpreh se përfshirjen e emrit të saj në hetim e ka mësuar nga deklarata për shtyp.
Ajo më tej u shpreh se kryebashkiakun Veliaj e njeh që nga fëmijëria dhe se është krenare për punën e zhvilluar ndërvite në Tiranë. Bushka gjithashtu shtoi se bashkëshorten e Veliajt, Ajola Xoxa e njeh dhe ka bashkëpunuar më parë. Ajo ka theksuar se me Veliajn ka folur më rradhë por në çdo rast i ka komunikuar besimin te drejtësia.
“Faleminderit që më dhatë mundësi të shprehem para jush . Përfshirja e emrit tim është një lajm që e kam dëgjuar nga media përmes një deklarate nga SPAK. Si person që Ii ka dedikuar jetën ligjit, kam punuar me dinjietet, institucionet e reja të drejtësisë.
Dhe PS si maxhoranca udhëheqëse ka fituar besimin duke na cliruar ne nga mos komentimi i çështjes. Premisa e dytë lidhet me Kuvendin, kam përgjegjësi që këto shqetësime ti ndaj me ju dhe më pas me opionon e njoh Ajolën dhe kam bashkëpunuar me të para se të isha deputete. Veliaj është miku im i fëmijërisë, kjo lidhje më ka bërë të përjetoj gjithë kalvarin e muajve të fundit.
Jo pak herë kam qenë pranë Ajolës. Me Erionin kam folur me rradhe por ne cdo rast kam transmetuar besimin te drejtësia. Pas kontrollit të banesave disa prej tyre, njerëz që i kam njohur me kohë jam vënë në dijeni të një shqetësimi se ata janë intimiduar për të dhënë dëshmi. Jam shqetësuar për disa shkelje që iu janë bërë këtyre njerëzve përfshi Ajolën dhe Erionin. Duke i detyruar edhe të dëshmojnë kundër vetes.” tha Bushka.
TIRANA- Kryeministri njëherësh dhe kryesocialisti Edi Rama ka mbajtur fjalën në mbledhjen e sotme të Grupit Parlamentar të forcës politike që ai drejton. Rama foli për rastin e marrjes nën hetim nga SPAK të deputetes Klotilda Bushka lidhur me çështjen e kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj. Kryesocialisti tha se qëndrimi i tyre është mbështetje pa rezerva për çdo proces. Ai shtoi se kanë për detyrë të kontribuojmë me opinionet e tyre për pavarësinë e drejtësisë.
"Dua të bëj të qartë që qëndrimi ynë lidhur me mbështetjen pa rezerva të çdo procesi të drejtësisë të institucioneve të reja të drejtësisë, që kanë detyrën të bëjnë luftë pa kompromis kundër korrupsionit, mbetet qëndrim i pandryshuar. Ajo që ndryshon është që ne kemi detyrën të kontribuojmë jo thjesht me mbështetjen e padiskutueshme institucionale dhe politike ndaj institucioneve të reja të drejtësisë por edhe me opinionet tona në mënyrë që pavarësia e panegociueshme e prokurorëve dhe gjykatësve të jetë sa më e lidhur me profesionalizmin dhe me garantimin e standarteve demokratike të çdo procesi. Në të kundërt ne biem në një situatë që ngjan më shumë me të shkuarën sesa më të ardhmen se diktaturë apo republikë hetuesish Shqipëria ka pasur në të shkuarën. Kjo është republikë parlamentare ku në bazë të kushtetutës pushtetet janë të pavarura", tha Rama.
TIRANA- Kryeministri njëherësh dhe kryesocialisti Edi Rama ka mbajtur fjalën në mbledhjen e sotme të Grupit Parlamentar të forcës politike që ai drejton. Rama foli për rastin e marrjes nën hetim nga SPAK të deputetes Klotilda Bushka lidhur me çështjen e kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj. Kryesocialisti tha se Bushka u njoh me me këtë akt-akuzë nga televizori dhe as nuk është thirrur, as nuk është pyetur.
"Ky është një takim jashtë radhe i grupit me kërkesë të kryetares së Komisionit të Ligjeve gjë që e kemi pranuar për faktin se të gjithë jemi në njëfarë mënyre të befasuar që ajo figuron në akt-akuzën thuajse 400 faqe për kryetarin e Bashkisë dhe bashkëshorten e tij, ndërkohë që Kryetarja e Komisionit të ligjeve e ka marrë vesh përfshirjen në këtë akt-akuzë nga televizori, as nuk është thirrur, as nuk është pyetur dhe as nuk është dëgjuar", tha Rama.