Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
FOTO/ Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh 4 Qershor, 18:43 Mijë...
FOTO/ Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh 4 Qershor, 18:43 Mijë...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
• PSG ka fituar sot kundrejt Interit, trofeun më të lakmuar për klube në futbollin europian, Ligën e Kampioneve. • Një trofe për të cilin luajtën dy skuadrat të cilat nuk janë ndeshur asnjëherë më parë me njëra-tjetrën në arenën ndërkombëtare në sfida zyrtare. • Që në minutën e 12 Hakimi zhbllokoi sfidën dhe kalon në avantazh PSG. • 8 minuta më pas Doue arriti të dyfishojë shifrat e takimit në 2-0 i ndihmuar edhe nga devijimi i Di Marcos pas asistit të Dembele. • Me këto shifra 2-0 u mbyllën edhe 45 minutat e para më favor të PSG, që ishte dhe skuadra dominuese në fushë në këtë fraksion. • Edhe pjesa e dytë nisi me të njëjtin ritëm, Interi i pafuqishëm për të reaguar dhe i hedhur i tëri në sulm lë shumë hapsira pas që u shfrytëzuan saktësisht nga francezët. • Në minutën e 63-të sërish Doue shënon golin e dytë personal dhe të tretin për Paris SG. • Frabcezët nuk u ndalën me kaq pasi Kvaratskhelia duket se shënoi mbylljen e ndeshjes ende pa përfunduar minutat. • Ai shënoi golin e katërt për PSG në minutën e 73-të. • Francezët nuk dinë të ndalen, Mayulu ka tronditur sërish portën e italianëve në minutën e 87-të.
14 artikuj për këtë temë.
GJERMANI - PSG hyn në histori duke fituar për herë të parë trofeun e Champions League pasi turpëruan Interin 5-0 në finalen e Mynihut. Që në minutën e 12 Hakimi zhbllokon sfidën dhe kalon në avantazh PSG. 8 minuta më pas Doue arrin të dyfishojë shifrat e takimit në 2-0 i ndihmuar edhe nga devijimi i Di Marcos pas asistit të Dembele.
Me këto shifra 2-0 u mbyllën edhe 45 minutat e para më favor të PSG, që ishte dhe skuadra dominuese në fushë në këtë fraksion.
Edhe pjesa e dytë me të njëjtin ritëm, Interi është i pafuqishëm për të reaguar dhe i hedhur i tëri në suëm lë whumë hapsira oas që shfrytëzohen saktësisht nga francezët. Në minutën e 63-të sërish Doue shënon golin e dytë personal dhe të tretin për Paris SG.
Për të mbyllur ndeshjen me rezultat ende pa përfunduar minutat mendon Kvaratskhelia me golin e katërt për PSG në minutën e 73-të.
Por kur dukej se gjithçka ishte mbyllur, Mayele i jep një tjetër goditje zikaltërve duke çuar në 5-0 këtë finale të Champions League.
B.T (Dosja.al)
GJERMANI - PSG dhe Interi luajnë sot për trofeun më të lakmuar për klube në futbollin europian, Ligën e Kampioneve. Një trofe që do ta diskutojnë dy skuadra të cilat nuk janë ndeshur asnjëherë më parë me njëra-tjetrën në arenën ndërkombëtare në sfida zyrtare.
Që në minutën e 12 Hakimi zhbllokon sfidën dhe kalon në avantazhPSG.
8 minuta më pas Doue arrin të dyfishojë shifrat e takimit në 2-0 i ndihmuar edhe nga devijimi i Di Marcos pas asistit të Dembele.
Me këto shifra 2-0 u mbyllën edhe 45 minutat e para më favor të PSG, që ishte dhe skuadra dominuese në fushë në këtë fraksion.
Edhe pjesa e dytë me të njëjtin ritëm, Interi është i pafuqishëm për të reaguar dhe i hedhur i tëri në suëm lë whumë hapsira oas që shfrytëzohen saktësisht nga francezët. Në minutën e 63-të sërish Doue shënon golin e dytë personal dhe të tretin për Paris SG.
Për të mbyllur ndeshjen me rezultat ende pa përfunduar minutat mendon Kvaratskhelia me golin e katërt për PSG në minutën e 73-të.
B.T (Dosja.al)
GJERMANI - PSG dhe Interi luajnë sot për trofeun më të lakmuar për klube në futbollin europian, Ligën e Kampioneve. Një trofe që do ta diskutojnë dy skuadra të cilat nuk janë ndeshur asnjëherë më parë me njëra-tjetrën në arenën ndërkombëtare në sfida zyrtare.
Që në minutën e 12 Hakimi zhbllokon sfidën dhe kalon në avantazhPSG.
8 minuta më pas Doue arrin të dyfishojë shifrat e takimit në 2-0 i ndihmuar edhe nga devijimi i Di Marcos pas asistit të Dembele.
Me këto shifra 2-0 u mbyllën edhe 45 minutat e para më favor të PSG, që ishte dhe skuadra dominuese në fushë në këtë fraksion.
Edhe pjesa e dytë me të njëjtin ritëm, Interi është i pafuqishëm për të reaguar dhe i hedhur i tëri në suëm lë whumë hapsira oas që shfrytëzohen saktësisht nga drancezët. Në minutën e 63-të sërish Doue shënon golin e dytë personal dhe të tretin për Paris SG.
B.T (Dosja.al)
GJERMANI - PSG dhe Interi luajnë sot për trofeun më të lakmuar për klube në futbollin europian, Ligën e Kampioneve. Një trofe që do ta diskutojnë dy skuadra të cilat nuk janë ndeshur asnjëherë më parë me njëra-tjetrën në arenën ndërkombëtare në sfida zyrtare.
Që në minutën e 12 Hakimi zhbllokon sfidën dhe kalon në avantazh PSG.
8 minuta më pas Doue arrin të dyfishojë shifrat e takimit në 2-0 i ndihmuar edhe nga devijimi i Di Marcos pas asistit të Dembele.
B.T (Dosja.al)
GJERMANI - PSG dhe Interi luajnë sot për trofeun më të lakmuar për klube në futbollin europian, Ligën e Kampioneve. Një trofe që do ta diskutojnë dy skuadra të cilat nuk janë ndeshur asnjëherë më parë me njëra-tjetrën në arenën ndërkombëtare në sfida zyrtare.
Që në minutën e 12 Hakimi zhbllokon sfidën dhe kalon në avantazh PSG.
B.T (Dosja.al)

GJERMANI - Mbrëmja e shumëpritur ka ardhur. Në ‘Allianz Arena’ të Mynihut, në orën 21:00, Paris Saint-Germain dhe Interi do të përballen për herë të parë në një finale të Ligës së Kampioneve. Spektakli është i garantuar dhe tani janë publikuar edhe formacionet zyrtare të dy skuadrave.
Luis Enrique ka surprizuar duke preferuar të aktivizojë që nga minuta e parë talentin Desire Doué, i cili zë vendin e Barcola-së në sulm. Pjesa tjetër e formacionit nuk ndryshon, me Donnarumma-n që mbron portën dhe Marquinhos që udhëheq mbrojtjen.
Simone Inzaghi ka vendosur të rikthejë titullarë ‘ThuLa’-n, kombinimi mes Thuram dhe Lautaro-s në sulm, që nuk e kishim parë nga minuta e parë që nga ndeshja ndaj Barcelonës. Në mbrojtje, Pavard fiton balotazhin me Bisseck, duke kompletuar një skuadër që duket e ndërtuar për të luftuar deri në fund. Tashmë gjithçka është gati për finalen e madhe. Dy stile, dy filozofi, një trofe. Kush do të ngrejë lart kurorën e Evropës në Mynih?

B.T (Dosja.al)
GJERMANI - Ajo që nisi si një ditë feste për finalen e madhe të Champions League në Mynih, mori shpejt kthesë të papritur. Qyteti gjerman, i pushtuar sot nga mbi 60 mijë tifozë të Interit dhe PSG-së, përjetoi momente tensioni vetëm pak orë para se skuadrat të zbresin në fushë.
Në një nga stacionet e metrosë në Mynih, një përplasje fizike mes grupeve ultras të dy tifozërive ka ndezur atmosferën, këtë herë jo me këngë apo tymuese, por me shtyrje dhe sharje. Në videot që po qarkullojnë me shpejtësi në rrjetet sociale, shihen qartë dy grupe tifozësh në përballje të drejtpërdrejtë: francezët brenda një kabine metroje, ndërsa italianët jashtë saj, duke shkëmbyer goditje dhe fyerje.
Ende nuk dihet shkaku i saktë që solli këtë përplasje, por situata duket se ka dalë për pak çaste nga kontrolli, përpara se të ndërhynin forcat e sigurisë. Fatmirësisht, sipas raportimeve të para, nuk ka persona të lënduar rëndë.
Edhe pse pjesa më e madhe e ditës ka kaluar në një atmosferë festive, me këngë, kore dhe pankarta ngjyrosur nga dy taborët e zjarrtë të Interit dhe PSG-së, ky incident na kujton se emocionet e futbollit, kur nuk kontrollohen, mund të shndërrohen në përplasje të rrezikshme.
B.T (Dosja.al)
GJERMANI - Me finalen e Champions League mes Paris Saint-Germain dhe Interit që zhvillohet sot, gjithçka është gati për një përballje epike në ‘Allianz Arena’ të Mynihut. Por nëse 90 minutat dhe shtesat nuk mjaftojnë për të përcaktuar fituesin, atëherë fati i kupës mund të vendoset nga pika e bardhë e penalltive. Po kush janë futbollistët që mund të marrin përgjegjësinë për këtë moment vendimtar?
Për Interin:
Hakan Çalhanoglu – specialisti absolut i penalltive, pothuajse i sigurt si gjuajtësi i parë.
Kristjan Asllani – mund të futet enkas për të gjuajtur penallti, falë teknikës së tij të ftohtë.
Henrikh Mkhitaryan – me përvojën e tij, një opsion i besueshëm.
Mehdi Taremi – sulmuesi iranian ka përvojë dhe saktësi.
Lautaro Martinez – kapiteni mund të mbyllë serinë si gjuajtës i pestë.
Në listë për Interin përmenden edhe emra si Francesco Acerbi, Piotr Zielinski dhe Nicola Zalewski, të cilët gjithashtu mund të aktivizohen nëse ndeshja shkon drejt lotarisë së penalltive.
Për PSG-në:
Vitinha – mesfushori teknik, me goditje të saktë dhe të sigurt.
Gonçalo Ramos – mund të hyjë në pjesën e dytë ose shtesë, një alternativë për penallti.
Ousmane Dembélé – sulmuesi francez, i mësuar me momente tensioni.
Desire Doué – i ri, por me karakter të fortë dhe besim nga trajneri.
Khvicha Kvaratskhelia (Kvara) – me eksperiencë dhe personalitet, pritet të jetë mes zgjedhjeve kryesore.
Të dyja skuadrat kanë lojtarë teknikë dhe me përvojë në duelet e mëdha, por kur bëhet fjalë për penalltitë, gjithçka mund të vendoset nga një detaj i vogël, një fije nervi më shumë apo më pak. A do të kemi një finale që shkon deri te penalltitë? Nëse po, emocionet janë të garantuara.
B.T (Dosja.al)
GJERMANI - Ndeshja kundër Interit do të jetë finalja e njëmbëdhjetë e kupës në karrierën e trajnerit Luis Enrique. Dhe balanca është një nga ato që të jep të dridhura, veçanërisht për zikaltrit: trajneri spanjol, në fakt, midis Botërorit, Evropës, Spanjës dhe Francës i ka fituar të gjitha.
Ndër viktimat e tij të para ishte edhe një ekip italian, Juventus, i mundur 3-1 në Berlin nga Barcelona në finalen e Ligës së Kampionëve të vitit 2015. Në të njëjtin vit, "Lucho" i Blaugranëve fitoi gjithashtu Superkupën e UEFA-s (një fitore sensacionale 5-4 ndaj Sevillas), Kupën e Botës për Klube (3-0 kundër River Plate) dhe Kupën e Mbretit (3-1 kundër Athletic Bilbaos).
Pastaj ishte vetëm një seri triumfesh. Duke filluar me dy të tjera në Kupën e Mbretit me Barçën: 2-0 kundër Sevillas në vitin 2016 dhe 3-1 kundër Alaves në vitin 2017.
Edhe matanë Alpeve, në stolin e PSG-së, muzika nuk ka ndryshuar për Luis Enriquen. Dy Kupa Franceze dhe dy Trofe të Ligës së Kampionëve (SuperKupa Franceze) midis viteve 2024 dhe 2025. Vitin e kaluar kundër Lyon (2-1) dhe Toulouse (2-0), këtë sezon kundër Reims (3-0) dhe Monaco (1-0).
B.T (Dosja.al)
GJERMANI - Zonat e tifozëve në Mynih janë të mbushura me tifozë të Interit dhe PSG-së: Odeonsplatz për zikaltrit, Konigsplatz e rezervuar për francezët, që presin finalen e Ligës së Kampionëve.
Rrugët e pushtuara nga fluksi i tifozëve të të dyja ekipeve në qendër të Mynihut, hotelet fjalë për fjalë u mbushën me stuhi. Brohoritje, slogane, këngë për ta bërë secilin ekip të ndihet i fortë dhe me mbështetje të ngrohtë.
Nga ora 11:00, zonat e rezervuara për tifozët do të jenë të hapura. Mbyllet në orën 16:00 për t'u lejuar tifozëve të arrijnë në stadium - Allianz Arena - dhe më pas të ndjekin udhëzimet për koreografinë.
Në sektorin e dedikuar për tifozët e Interit, në secilën ulëse do të vendosen flamuj, të cilët do të përdoren për koreografinë para ndeshjes. Udhëzimi për të gjithë tifozët është si më poshtë: kur ekipet hyjnë në fushë, flamujt duhet të mbahen të shtrirë, me të dyja duart, në mënyrë që të krijohet njolla me ngjyrat e zeza dhe blu.
Megjithatë, pas himnit të Ligës së Kampionëve, ata do të valëviten. Vëmendja mbetet te çështja e sigurisë dhe prania e shumë tifozëve të zikaltërve, midis njëzet mijë dhe tridhjetë mijë, pa biletë.
Që nga dje, helikopterë dhe patrulla kanë qenë duke ruajtur qytetin. Nisja sonte në orën 21:00 për finalen e shumëpritur midis Interit dhe PSG-së, përpara performancës së grupit legjendar të rokut Linkin Park.
B.T (Dosja.al)
ZVICER - Nëse PSG fiton finalen e Ligës së Kampionëve kundër Interit këtë të shtunë, ata do të parakalojnë në Champs-Élysées të dielën.
Një mënyrë për të nderuar lojtarët, stafin e tij dhe për t'u dhënë mbështetësve të tij trofeun e shumëpritur. Por nuk do të ishte e njëjta “kupë me veshë të mëdhenj”, që Marquinhos dhe shokët e tij të ekipit do ta kishin ngritur një ditë më parë në Allianz Arena në Mynih.
Fituesi i Ligës së Kampionëve do të marrë me vete një kopje, ndërsa origjinali do të kthehet në vendin e tij, në selinë zvicerane të UEFA-s në Nyon, në brigjet e Liqenit të Gjenevës.
Disa klube kanë qenë ende në gjendje të mbajnë një version "të vërtetë". Së pari Real Madridi, në vitin 1966, pas suksesit të tyre të gjashtë. Një trofe "me veshë të vegjël" i ofruar në vitin 1955 nga L'Équipe, e cila krijoi garën, e cila atëherë quhej Kupa e Klubeve Kampione Evropiane (një përmendje që ende shfaqet në trofeun aktual).
Që atëherë, ka pasur pesë versione të tjera, pasi rregulloret e ndryshuara në vitet 1968-1969 u lejonin klubeve të mbanin trofeun nëse e fitonin titullin pesë herë ose tre herë radhazi. Ajax Amsterdam (1971-1973), Bayern Munich (1974-1976), AC Milan (1963-1994) dhe Liverpool (1977-2005) përfituan prej tij.
Kërkohet leje për të nxjerrë trofeun jashtë vendit…
Versioni aktual doli nga punishtet në vitin 2006, me peshë 7.5 kg dhe lartësi 73.5 cm (matjet vlejnë edhe për kopjet). Nëse nuk ka ndryshime të mëtejshme në tekstet e UEFA-s, nuk pritet të porositet një version i shtatë.
Që nga viti 2008-2009, rregulli është ndryshuar dhe "fituesit serialë" nuk mund ta mbajnë më origjinalin (të cilin Reali mund ta kishte pretenduar me tre fitoret e tij midis viteve 2016 dhe 2018).
Megjithatë, kopjet nuk mund të qarkullojnë lirisht. Ato “duhet të mbeten në çdo kohë nën kontrollin e klubit në fjalë dhe nuk duhet të largohen nga vendi i klubit pa pëlqimin paraprak me shkrim të UEFA-s”, thuhet në rregulloren e organit, duke specifikuar se klubet duhet madje “t’i përgjigjen çdo kërkese nga administrata e UEFA-s për të konfirmuar vendndodhjen e replikave ” .
UEFA gjithashtu nuk dëshiron që trofeu i saj të shoqërohet me një palë të tretë. Ai specifikon se "klubet nuk duhet të lejojnë që një replikë e trofeut të përdoret në një kontekst që do t'i jepte dukshmëri" një sponsori ose një partneri komercial. UEFA nuk bën shaka për imazhin e saj.
B.T (Dosja.al)
GJERMANI - Interi është skuadra më e nënvlerësuar në finalen e Ligës së Kampionëve kundër Paris Saint-Germainit, sipas Opta Supercomputer, por disa shifra mund të jenë një ogur i mirë.
Finalja e madhe do të luhet më 31 maj në orën 21:00 në ‘BayArena’. Ky është çuditërisht takimi i parë zyrtar midis këtyre ekipeve, por të dyja kanë arritur në finale kohët e fundit dhe kanë dalë të mposhtura. PSG-ja humbi ndaj Bayern Munichut në vitin 2020 dhe ‘Zikaltrit’ u mposhtën nga Manchester City në vitin 2023.
Duke pasur parasysh historinë dhe formën e këtij sezoni, Opta Supercomputer ka llogaritur se Paris Saint-Germaini ka një probabilitet prej 56.6 përqind për të fituar trofeun, krahasuar me 43.4 përqind të Interit.
Duke analizuar më shumë se 10,000 simulime, superkompjuteri beson se PSG ka një probabilitet prej 44.6% për ta fituar atë brenda 90 minutave, ndërsa shanset e Interit janë vetëm 29% në kohën e rregullt.
Megjithatë, vlen të përmendet se lojtarët e Simone Inzaghit kanë dëshmuar të kundërtën e asaj që parashikon superkompjuteri në këtë sezon. Për shembull, pas barazimit 3-3 në gjysmëfinalen e parë me Barcelonën, superkompjuteri i dha Interit vetëm 44 përqind shanse për të kaluar më tej, pak a shumë e njëjta gjë me parashikimin për këtë finale, por ata fituan me rezultat të përgjithshëm 7-6.
Në fillim të Ligës së Kampionëve, të njëjtat llogaritje tregonin se Manchester City ishte favoriti për të fituar trofeun me 25.3 përqind, i ndjekur nga Real Madridi me 18.2 përqind dhe Interi me vetëm 10.9 përqind.
B.T (Dosja.al)
GJERMANI - Në prag të finales së shumëpritur të Ligës së Kampionëve, Paris Saint-Germain ka zbritur në Allianz Arena me një qëllim të vetëm: ta çojë më në fund trofeun më të lakmuar të futbollit evropian në Paris. Trajneri Luis Enrique, i qetë dhe i vendosur, ka folur për mediat me tone të maturuara, por plot vetëbesim, duke e bërë të qartë se PSG është gati të luftojë deri në fund kundër Interit.
“Që në ditën time të parë në këtë klub kam thënë se qëllimi ishte të fitojmë një trofe të madh, dhe ky është ai,”, deklaroi Enrique, duke iu referuar Ligës së Kampionëve. “Kemi ardhur këtu me qetësi dhe vetëdije. Nëse kemi arritur në finale duke luajtur këtë futboll, s’ka arsye ta ndryshojmë tani.” Trajneri spanjoll vlerësoi edhe kundërshtarin: “Interi ka lojtarë me cilësi të lartë, si në sulm ashtu edhe në mbrojtje. Ata janë në finale me meritë, por edhe ne dimë të përshtatemi dhe të menaxhojmë ndeshjen.”
Duke reflektuar mbi përvojën e tij si trajner fitues i Champions-it në vitin 2015 me Barcelonën, Luis Enrique shtoi: “Jam dhjetë vjet më i pjekur. Kjo më ndihmon të udhëheq skuadrën pa emocione të tepërta. Jam i sigurt që jemi gati për këtë sfidë.”
Sulmuesi francez Ousmane Dembélé ishte një tjetër protagonist i konferencës, duke e cilësuar finalen si momentin më të rëndësishëm të karrierës. “Kam ëndërruar gjithmonë të luaj një finale të tillë. Do të jetë vendimtare të ruajmë qetësinë dhe të menaxhojmë emocionet,” tha ai. Përballë do të ketë një mbrojtës të njohur: “Pavard është i zgjuar dhe i fortë, por shpresoj ta kaloj. Interi është një ekip i kompletuar, i organizuar dhe shumë fizik.”
I pyetur për mungesën e Mbappe, Dembele u tregua diplomatik: “Kylian kishte një ëndërr dhe e ndoqi. Por PSG po ecën përpara. Fokusi ynë është finalja.” Kapiteni Marquinhos theksoi rëndësinë e besimit në sistemin e tyre të lojës: “Ne kemi një identitet të qartë dhe do ta ruajmë. Nuk ka vend për eksperimente. Interi është i fortë, por edhe ne jemi të përgatitur.”
PSG e Luis Enrique vjen në këtë finale pas një rruge të vështirë, duke mposhtur ekipe si Barcelona dhe Arsenal. Finalja e së shtunës nuk është thjesht një ndeshje, është një mundësi për të përmbyllur një epokë dhe për të nisur një tjetër. “Motivimi im kryesor është të bëj histori me Parisin,” tha Enrique. Dhe për të, trofeu i madh është vetëm një hap larg.
B.T (Dosja.al)
GJERMANI - Interi ka shansin të shkruajë historinë, për të katërtën herë në finalen e madhe të UEFA Champions League, zikaltrit kërkojnë lavdinë kontinentale, dhe përballë tyre ndodhet vetëm do të kenë ditën e nesërme PSG-në në Alianz Arena.
Trajneri Simone Inzaghi, i cili udhëhoqi Interin në finalen e humbur dy vite më parë kundër Manchester City-t, është i qetë, i fokusuar dhe i bindur se skuadra e tij është më e pjekur dhe më e përgatitur për këtë moment.
“Ajo që është ndryshe krahasuar me dy vjet më parë është përgatitja, se si të arrijmë në finale, në këto ditë të mëparshme. Çdo ndeshje është një histori më vete, ne u përpoqëm të punonim në çdo detaj. Prek drurin, të gjithë janë të disponueshëm, këtë vit në 59 ndeshje në tre ndeshje i kisha të 23 prej tyre të disponueshëm pasi janë nesër dhe për trajnerin është një gjë e shkëlqyer", u shpreh ai në konferencën për shtyp përpara ndeshjes. Inzaghi theksoi se skuadra nuk duhet të ndikohet nga presioni i finales dhe se qasja psikologjike do të jetë thelbësore.
“Vendosmëria po, por jo obsesioni. Duhet të jemi të lirë në mendjet tona. Dimë si të përgatitemi për këto ndeshje, kemi kampionë bote dhe evropianë në skuadër. Jemi gati.”
Interi ka kaluar një rrugë të gjatë dhe të ngarkuar këtë sezon, me plot 59 ndeshje, ku trajneri theksoi se vetëm në tri prej tyre ka pasur grupin e plotë të gatshëm. Tashmë, në prag të finales, të gjithë lojtarët janë të disponueshëm, një luks për çdo trajner në një ndeshje të këtij niveli.
“Na mungon vetëm një hap, por është hapi më i vështirë dhe më i rëndësishmi,” tha ai. Në lidhje me mbrojtësin Benjamin Pavard, Inzaghi tregoi se ai ka stërvitur normalisht dhe nëse nuk ndien shqetësime, do të jetë titullar. Sa i përket mesazhit të fundit që do t’i japë lojtarëve në dhomat e zhveshjes para daljes në fushë, trajneri e la të hapur:
“Nuk e di ende. Varet nga ajo që do të më thotë zemra ime. Çdo ndeshje është një histori më vete. Në fushë nuk ka rëndësi paga apo emrat – ka rëndësi dëshira, sakrifica dhe përqendrimi në detaje.”
Për të ardhmen e tij, Inzaghi u shpreh se nuk është momenti për të menduar për kontrata apo lëvizje të mundshme: “Tani është vetëm finalja. Të hënën ose të martën do të flasim me presidentin, por mendja ime është 100% te kjo ndeshje.” E ndërsa vetë Inzaghi u përshkrua nga ish-lojtari i tij Luis Alberto si një trajner i ‘nënvlerësuar’, ai preferon të lërë gjykimin te fusha.
“Unë dhe Interi nënvlerësohemi? Nuk e di. Di vetëm që këta djem më kanë dhënë gjithçka. Dhe nëse nesër fitojmë, nuk do të jetë vetëm një trofe, do të jetë shpërblimi për një projekt të ndërtuar me shumë mund, përkushtim dhe besim.” E gjithë Curva Nord, siç thotë Inzaghi, 'do të jetë me ne, edhe nëse jo fizikisht'. Dhe ndoshta, këtë herë, ëndrra do të ketë një fund të lumtur për zikaltërit.
B.T (Dosja.al)