Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Mbyllet pas më shumë se tre orësh dita e pestë e protestës, zbardhen pesë kërkesat e protestuesve 4 Qershor...
Mbyllet pas më shumë se tre orësh dita e pestë e protestës, zbardhen pesë kërkesat e protestuesve 4 Qershor...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
• Presidenti Bajram Begaj përmes një kërkese drejtuar Gjykatës Kushtetuese, kërkon mbarimin e mandatit të anëtares së këtij institucioni, Sonila Bejtja. • Begaj thotë në kërkesë se shpreson se Gjykata Kushtetuese do të mund të sqarojë në mënyrë të plotë dhe përfundimtare se si duhet të jetë përtëritja e pjesshme e Gjykatës, që ajo të konsiderohet në përputhje me Kushtetutën. • Ai shton se Gjykata Kushtetuese duhet ta bëjë këtë sqarim, në mënyrë të tillë që të ketë vlerë për të gjithë gjyqtarët kushtetues aktualë, përndryshe nuk do ketë asnjë mundësi që të ndreqet deformimi i mekanizmit të përtëritjes dhe çdo ndërhyrje për shkurtimin e mandateve të caktuara, vetëm për një ose disa gjyqtarë, do të ishte në shkelje të hapur të Kushtetutës. • Begaj thotë se në rastin e gjyqtares Zaçaj, Gjykata e ka gjetur zgjidhjen, duke lidhur fillimin e mandatit me datën kur ka përfunduar mandati i anëtarit pararendës të Gjykatës Kushtetuese dhe mbarimin e mandatit me afatin për përtëritjen e pjesshme të organit. • Sipas tij, Gjykata nuk është shprehur nëse kjo zgjidhje vlen edhe për gjyqtarët e tjerë kushtetues, emërimi me vonesë i të cilëve prish mekanizimin për përtëritjen e trupës. • Ai shton se përtëritja e pjesshme përfshin njëkohësisht tre mandate specifike.• Begaj thotë që të ndodhë përtëritja e synuar nga Gjykata Kushtetuese për vitin 2025, duhet që arsyetimi i Gjykatës për përtëritjen të shtrihej edhe mbi dy mandatet e tjera që përkojnë me afatin e përtëritjes. • Deputeti i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili ka reaguar pas kërkesës së Presidentit Bajram Begaj, drejtuar Gjykatës Kushtetuese ku kërkonte mbarimin e mandatit të anëtares së këtij institucioni, Sonila Bejtja. • Në një reagim në rrjete sociale, Vasili shkruan se Begaj po bëhet pjesë aktive e rrëmbimit të Gjykatës Kushtetuese. • Vasili shkruan se mandati i gjykatëses Bejtja mbaron në vitin 2028 pasi ajo zëvendësoi Gjyqtarin Besnik Muçi, që mori një mandat të plotë me dekret të Presidentit Meta. • Vasili shton se Këshilli i Emërimeve në Drejtësi në vitin 2019 konfirmon në mënyrë asgjësuese këtë fakt, me dokumentin e shpalljes së rezultateve dhe pikëve pas shqyrtimit të kandidatëve, që konkuruan për këtë mandat të plotë.• Ish-komandanti i Forcave të Armatosura, Artur Meçollari, ka komentuar përmes një postimi në rrjetet sociale kërkesën e presidentit Bajram Begaj për largimin e Gjykatëses së vetme të minorancës në Kushtetuese. • Meçollari thotë se Begaj kërkon transparencë nga Gjykata Kushtetuese, por vetë nuk bën transparencë.• Ai shton Begaj i dërgon letër Gjykatës Kushtetuese dhe e bën publike në faqen e Presidencës duke bërë dhe shënimin përkatës në fund. • Kreu i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi ka reaguar lidhur me kërkesën e presidentit Bajram Begaj për largimin e Gjykatëses së vetme të minorancës në Kushtetuese. • Bardhi thotë se ky është një akt i pashembullt i Begajt, në emër dhe për llogari të kryeministrit Edi Rama, për të kapur 100 % Gjykatën Kushtetuese. • Demokrati thotë se ky akt është jo vetëm i dënueshëm, por edhe i papranueshëm. Bardhi shton se Kushtetuta qartësisht i ka dhënë gjyqtarëve në detyrë një mandat të plotë 9-vjeçar, që nuk mund të cënohet në asnjë rrethanë pas fillimit të detyrës.• Ai thotë se cënimi i mandateve nënkupton cënimin e vetë pavarësisë së Gjykatës dhe parimeve themelore të shtetit të së drejtës.
4 artikuj për këtë temë.
TIRANA- Kreu i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi ka reaguar lidhur me kërkesën e presidentit Bajram Begaj për largimin e Gjykatëses së vetme të minorancës në Kushtetuese. Bardhi thotë se ky është një akt i pashembullt i Begajt, në emër dhe për llogari të kryeministrit Edi Rama, për të kapur 100 % Gjykatën Kushtetuese. Demokrati thotë se ky akt është jo vetëm i dënueshëm, por edhe i papranueshëm.
Bardhi shton se Kushtetuta qartësisht i ka dhënë gjyqtarëve në detyrë një mandat të plotë 9-vjeçar, që nuk mund të cënohet në asnjë rrethanë pas fillimit të detyrës. Ai thotë se cënimi i mandateve nënkupton cënimin e vetë pavarësisë së Gjykatës dhe parimeve themelore të shtetit të së drejtës.
REAGIM I KRYETARIT TË GRUPIT PARLAMENTAR TË PD, GAZMENT BARDHI:
Akti i pashembullt i Bajram Begajt, në emër dhe për llogari të Edi Ramës, për të kapur 100 % Gjykatën Kushtetuese, është jo vetëm i dënueshëm, por edhe i papranueshëm.
Kushtetuta qartësisht i ka dhënë gjyqtarëve në detyrë një mandat të plotë 9 vjeçarë, që nuk mund të cenohet në asnjë rrethanë pas fillimit të detyrës. Cënimi i mandateve nënkupton cenimin e vetë pavarësisë së Gjykatës dhe parimeve themelore të shtetit të së drejtës.
Me aktin e sotëm Bajram Begaj nuk ka surprizuar askënd për rolin e tij si ushtar i bindur i Edi Ramës, por guximi i tij për të shkuar deri tek hedhja në erë e Kushtetutës vetëm që Edi Rama ta rrëmbejë Gjykatën Kushtetuese 100 %, është përtej pritshmërisë së shërbimeve edhe nga ushtari me gradën më të ulët.
Duke dënuar me forcë aktin e sotëm të Bajram Begajt, apeloj që kjo lojë që rrezikon legjitimitetin e vetë Gjykatës Kushtetuese, të ndalet menjëherë.
TIRANA- Ish-komandanti i Forcave të Armatosura, Artur Meçollari, ka komentuar përmes një postimi në rrjetet sociale kërkesën e presidentit Bajram Begaj për largimin e Gjykatëses së vetme të minorancës në Kushtetuese. Meçollari thotë se Begaj kërkon transparencë nga Gjykata Kushtetuese, por vetë nuk bën transparencë. Ai shton Begaj i dërgon letër Gjykatës Kushtetuese dhe e bën publike në faqen e Presidencës duke bërë dhe shënimin përkatës në fund.
"Dhe bën shumë mirë. Në letër shkruan "Bashkëlidhur këtij njoftimi po jepet për transparencë me publikun edhe teksti i kërkesës drejtuar Gjykatës Kushtetuese"", vijon shkrimin në postimin e tij Meçollari.
Ai thotë se Begaj nuk ka bërë transparencë për këto pyetje:
1) Sa herë është pyetur nga SPAK për bazën detare të Limionit, Sarandë, dhe atë Shëngjin?
2) Çfarë urdhërash dhe shkresash ka firmosur për këto dy baza dhe në çfarë statusi është pyetur nga SPAK?
3) Me çfarë arsye e ka nxjerrë Sazanin nga Plani i Vendosjes dhe Përhapjes (PVP) dhe a bie kjo ndesh me ofertën që Shqipëria i ka bërë NATO-në tetor 2019 për Gjirin e Vlorës dhe Pashalimanin?
4) Pse e mbajti propozimin për Sazanin dy vjet në sirtar dhe e firmosi pasi Presidenti Tramp fitojë zgjedhjet në SHBA?
5) Sa kohë ka që mban në sirtar propozimin e MEPJ për firmodjen e autoriminit për negociatat me Greqinë për detin dhe a do ta fitmosi?
6) Sa prona të tjera i ka kërkuar Ministria e Mbrojtjes ti nxjerrë nga PVP, si psh Kavalishenca Durrës, Kavalishenca Jalë, Baza e Kepit të Palit, Baza e Palermos? Nëse po i ka firmosur apo do ti firmosi?
7) A e ka miratiar Presidenti në PVP bazën e re detare në Porto Romano ku Ministria e Mbrojtjes ka parashikuar të shpenzojë këtë vit 11 milion euro?
POSTIMI:
Barjam transparenca !!!!
Barjam Bagaj kërkon transparencë nga Gjykata Kushtetuese, por vetë nuk bën transparencë:
1) Sa herë është pyetur nga SPAK për bazën detare të Limionit, Sarandë, dhe atë Shëngjin?
2) Çfarë urdhërash dhe shkresash ka firmosur për këto dy baza dhe në çfarë statusi është pyetur nga SPAK?
3) Me çfarë arsye e ka nxjerrë Sazanin nga Plani i Vendosjes dhe Përhapjes (PVP) dhe a bie kjo ndesh me ofertën që Shqipëria i ka bërë NATO-në tetor 2019 për Gjirin e Vlorës dhe Pashalimanin?
4) Pse e mbajti propozimin për Sazanin dy vjet në sirtar dhe e firmosi pasi Presidenti Tramp fitojë zgjedhjet në SHBA?
5) Sa kohë ka që mban në sirtar propozimin e MEPJ për firmodjen e autoriminit për negociatat me Greqinë për detin dhe a do ta fitmosi?
6) Sa prona të tjera i ka kërkuar Ministria e Mbrojtjes ti nxjerrë nga PVP, si psh Kavalishenca Durrës, Kavalishenca Jalë, Baza e Kepit të Palit, Baza e Palermos? Nëse po i ka firmosur apo do ti firmosi?
7) A e ka miratiar Presidenti në PVP bazën e re detare në Porto Romano ku Ministria e Mbrojtjes ka parashikuar të shpenzojë këtë vit 11 milion euro?
Presidenti i Republikës i dërgon leter Gjykatës Kushtetuese dhe e bën publike në faqen e Presidencës duke bërë dhe shënimin përkatës në fund. Dhe bën shumë mirë. Në letër shkruan "Bashkëlidhur këtij njoftimi po jepet për transparencë me publikun edhe teksti i kërkesës drejtuar Gjykatës Kushtetuese"
TIRANË - Deputeti i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili ka reaguar pas kërkesës së Presidentit Bajram Begaj, drejtuar Gjykatës Kushtetuese ku kërkonte mbarimin e mandatit të anëtares së këtij institucioni, Sonila Bejtja.
Në një reagim në rrjete sociale, Vasili shkruan se Begaj po bëhet pjesë aktive e rrëmbimit të Gjykatës Kushtetuese. Vasili shkruan se mandati i gjykatëses Bejtja mbaron në vitin 2028 pasi ajo zëvendësoi Gjyqtarin Besnik Muçi, që mori një mandat të plotë me dekret të Presidentit Meta. Vasili shton se Këshilli i Emërimeve në Drejtësi në vitin 2019 konfirmon në mënyrë asgjësuese këtë fakt, me dokumentin e shpalljes së rezultateve dhe pikëve pas shqyrtimit të kandidatëve, që konkuruan për këtë mandat të plotë.
Vasili shton se Presidenti duhet të tërhiqet menjëherë nga kjo kërkesë sipas tij antiligjore dhe të mos kompromentojë më tej dhe më rëndë institucionin.
Reagimi i Vasilit:
Presidenti i Republikës ben kerkese per hapjen e vakances per Gjyqtaren kushtetuese Sonila Bejtja duke deklaruar kesisoj hapur rreshtimin ne nje krah me rrembyesit e Gjykates Kushtetuese.
Mandati i Bejtjes mbaron ne vitin 2028 sepse ajo zevendesoi Gjyqtarin Besnik Muçi, qe mori nje mandat te plote me dekret te Presidentit Meta.
Keshilli i Emerimeve ne Drejtesi ne vitin 2019 konfirmon ne menyre asgjesuese kete fakt, me dokumentin e shpalljes se rezultateve dhe pikeve pas shqyrtimit te kandidateve, qe konkuruan per kete MANDAT TË PLOTË!
Presidenti duhet te terhiqet menjehere nga kjo kerkese antiligjore dhe te mos kompromentoje me tej dhe me rende institucionin, qe perfaqson dhe qe ka detyre te zbatoje Kushtetuten dhe ligjin dhe te mos i sherbeje rrembimit dhe asgjesimit te Gjykates Kushtetuese.
TIRANA- Presidenti Bajram Begaj përmes një kërkese drejtuar Gjykatës Kushtetuese, kërkon mbarimin e mandatit të anëtares së këtij institucioni, Sonila Bejtja. Begaj thotë në kërkesë se shpreson se Gjykata Kushtetuese do të mund të sqarojë në mënyrë të plotë dhe përfundimtare se si duhet të jetë përtëritja e pjesshme e Gjykatës, që ajo të konsiderohet në përputhje me Kushtetutën.
Ai shton se Gjykata Kushtetuese duhet ta bëjë këtë sqarim, në mënyrë të tillë që të ketë vlerë për të gjithë gjyqtarët kushtetues aktualë, përndryshe nuk do ketë asnjë mundësi që të ndreqet deformimi i mekanizmit të përtëritjes dhe çdo ndërhyrje për shkurtimin e mandateve të caktuara, vetëm për një ose disa gjyqtarë, do të ishte në shkelje të hapur të Kushtetutës.
Begaj thotë se në rastin e gjyqtares Zaçaj, Gjykata e ka gjetur zgjidhjen, duke lidhur fillimin e mandatit me datën kur ka përfunduar mandati i anëtarit pararendës të Gjykatës Kushtetuese dhe mbarimin e mandatit me afatin për përtëritjen e pjesshme të organit. Sipas tij, Gjykata nuk është shprehur nëse kjo zgjidhje vlen edhe për gjyqtarët e tjerë kushtetues, emërimi me vonesë i të cilëve prish mekanizimin për përtëritjen e trupës.
Ai shton se përtëritja e pjesshme përfshin njëkohësisht tre mandate specifike. Begaj thotë që të ndodhë përtëritja e synuar nga Gjykata Kushtetuese për vitin 2025, duhet që arsyetimi i Gjykatës për përtëritjen të shtrihej edhe mbi dy mandatet e tjera që përkojnë me afatin e përtëritjes.
Kërkesa e Presidentit të Republikës drejtuar Gjykatës Kushtetuese për përtëritjen e mandateve:
Gjykata Kushtetuese ka marrë në datën 23.12.2024 vendimin për deklarimin e mbarimit të mandatit për Gjyqtaren Kushtetuese, znj. Holta Zaçaj, me qëllimin për të mbrojtur dhe për të bërë të mundur përtëritjen e pjesshme të Gjykatës në intervale 3-vjeçare, sikurse kërkohet nga Kushtetuta.
Gjyqtarja Zaçaj u emërua në detyrën e Gjyqtarit Kushtetues në janar të vitit 2023, me një vonesë prej gati 6 vitesh nga momenti i krijimit të vakancës, shkaktuar nga rrethana të njohura dhe të pavarura prej saj.
Me vonesë nga momenti i krijimit të vakancës janë emëruar të gjithë gjyqtarët kushtetues pas vitit 2016, deri më sot.
Ligji për Gjykatën Kushtetuese përcakton se mandati i Gjyqtarit Kushtetues fillon në datën e kryerjes së betimit dhe mbaron, për gjyqtarët fillestarë, sipas rastit, tetë ose nëntë vjet më pas. Në kushtet e emërimit me vonesë të gjyqtarëve fillestarë, zbatimi i kësaj dispozite e asgjëson parimin e përtëritjes së pjesshme, si në vitin 2025, ashtu dhe në vitin 2028 apo në vitin 2031.
Në rastin e gjyqtares Zaçaj, Gjykata e ka gjetur zgjidhjen, duke lidhur fillimin e mandatit me datën kur ka përfunduar mandati i anëtarit pararendës të Gjykatës Kushtetuese dhe mbarimin e mandatit me afatin për përtëritjen e pjesshme të organit. Por, Gjykata nuk është shprehur nëse kjo zgjidhje vlen edhe për gjyqtarët e tjerë kushtetues, emërimi me vonesë i të cilëve prish mekanizimin për përtëritjen e trupës.
Përtëritja e pjesshme përfshin njëkohësisht tre mandate specifike. Që të ndodhë përtëritja e synuar nga Gjykata Kushtetuese për vitin 2025, duhet që arsyetimi i Gjykatës për përtëritjen të shtrihej edhe mbi dy mandatet e tjera që përkojnë me afatin e përtëritjes.
Vendimi i Gjykatës Kushtetuese nuk e qartëson këtë aspekt, ndërkohë që afati për deklarimin e mbarimit të këtyre mandateve është ezauruar nga Gjykata pa veprime, duke vendosur në vështirësi organet e emërtesës.
Gjykata Kushtetuese ka patur detyrimin për të krijuar qartësi të plotë rreth vendimmarrjes së saj, sikundër duhet të ishte zbatuesi i parë, i devotshëm dhe korrekt i vendimeve të veta. Në fakt, Gjykata ka preferuar që këtë përgjegjësi ta transferojë tek institucionet e tjera.
Në kushtet e mosveprimit të Gjykatës, Presidenti i Republikës ka shfrytëzuar mundësinë e vetme që i njeh ligji, mundësinë e depozitimit të një kërkese për mosmarrëveshje kompetence, për të bërë që Gjykata Kushtetuese të zgjidhë në mënyrë të drejtë, gjithëpërfshirëse, kushtetuese dhe shteruese ngërçin e krijuar me mekanizmin e përtëritjes së pjesshme.
Presidenti i Republikës shpreson se në këtë mënyrë Gjykata Kushtetuese do të mund të sqarojë në mënyrë të plotë dhe përfundimtare se si duhet të jetë përtëritja e pjesshme e Gjykatës, që ajo të konsiderohet në përputhje me Kushtetutën.
Gjykata Kushtetuese duhet ta bëjë këtë sqarim, në mënyrë të tillë që të ketë vlerë për të gjithë gjyqtarët kushtetues aktualë, përndryshe nuk do ketë asnjë mundësi që të ndreqet deformimi i mekanizmit të përtëritjes dhe çdo ndërhyrje për shkurtimin e mandateve të caktuara, vetëm për një ose disa gjyqtarë, do të ishte në shkelje të hapur të Kushtetutës.
Bashkëlidhur këtij njoftimi po jepet për transparencë me publikun edhe teksti i kërkesës drejtuar Gjykatës Kushtetuese.
Kërkesa drejtuar Gjykatës Kushtetuese