Inceneratori i Tiranës, Berisha: Amnistia e vjedhjes së shekullit. Këlliçi: Iniciuesi është Veliaj
Berisha: Janë lëshuar 15 urdhër arresti, por nuk ka asnjë akuzë për grup të strukturuar kriminal nga SPAK 9...
Berisha: Janë lëshuar 15 urdhër arresti, por nuk ka asnjë akuzë për grup të strukturuar kriminal nga SPAK 9...
Hetimi për inceneratorin e Tiranës, njoftimi zyrtar i SPAK: Shkeljet dhe akuzat 9 Dhjetor, 12:21 Urdhërarrest...
Vetoja ndaj rezolutës së OKB/ Rusia: SHBA po bashkëpunon në masakrën që po bën Izraeli në Gaza 9 Dhjet...
BRIN: Skandali 100 milionë euro, SPAK lëshon 15 masa sigurie për incineratorin e Tiranës 8 Dhjetor, 23:02 ...
• Pal Kola, 60 vjeç, punonjës i sigurisë së Top Channel ka mbetur i vrarë në ambientet e televizionit kombëtar, drejt të cili u qëllua me breshëri plumbash. Ngjarja ndodhi rreth orës 01:00, kur persona të paidentifikuar u afruan pranë Top Channel e shtëpisë së Big Brother VIP dhe qëlluan me breshëri kallshnikovi. • Një nga plumbat preku në trup Kolën, i cili ndërroi jetë në vend. Krisma është dëgjuar edhe nga banorët e Big Brother VIP, të cilët u trembën nga zhurma e bërë. Por, me një sinjal nga ‘vëllai i madh’, u futen brenda banesës dhe u izoluan nga çdo lloj informacioni. • Në vendngjarje u gjetën mbi 25 gëzhoja kallshnikovi. Atentatorët janë larguar më pas nga vendngjarja, duke djegur kështu edhe automjetin bashkë me kallashnikovin, me të cilin kryen krimin. Mjeti u gjet në flakë në aksin Tiranë-Durrës dhe aktualisht është në duart e ekspertëve. Shkaku i ngjarjes nuk dihet ende. • Disa orë pas ngjarjes, dy të rinj nga Shkodra u kapën në Vlorë pasi dyshohet se kanë lidhje me ngjarjen, por nuk dihen ende identitetet e tyre. Njëri Roberto Papçi, ish-dhëndri i Kolës, me vajzën e të cilit ka pasur konflikte për kujdestarinë e prindërve, por ka mohuar se ka lidhje me ngjarjen. Papçit dhe shokut të tij, u është bërë testi i faktorëve plotësues, me qëllim gjetjen e grimcave të barutit të djegur në duar dhe rrobat e tyre.
29 artikuj për këtë temë.
TIRANË- Avokati i Popullit ka denoncuar sulmin me kallashnikov që u bë ndaj Top Channel-it, në të cilin mbeti i vrarë roja i sigurimit. Në reagimin e parë zyrtar të Avokatit të Popullit kërkohet që institucionet të bëjnë hetime sa më të shpejta për të zbardhur ngjarjen dhe të vihen para drejtësisë autorët. Gjithashtu inkurjon gazetarët e çdo mediumi që të mos ndihen të frikësuar dhe të vazhdojnë punën e tyre, në mbështetjen e shoqërisë dhe solidarizimin e saj.
Postimi i plotë:
Avokati i Popullit dënon sulmin e natës së 27 marsit mbi ndërtesën e televizionit kombëtar Top Channel në të cilin humbi jetën një punonjës i sigurisë pranë këtij institucioni. Ndërsa ngushëllon të afërmit e bashkëpunëtorët e të ndjerit për këtë humbje jete, Avokati i Popullit u kërkon autoriteteve ligjzbatuese që pa vonesë e me përparësi të hedhin dritë mbi ngjarjen e të vënë para përgjegjësisë autorët. Sulmi ndaj çdo individi e subjekti është një akt i dënueshëm e i papranueshëm, por sulmi i armatosur ndaj një institucioni mediatik është një akt dyfish i shëmtuar. Ajo është një vepër e pafalshme e me pasoja të rënda pasi cënon drejtpërdrejt një mjet të komunikimit masiv, pra infrastrukturën informative të shoqërisë. Avokati i Popullit i inkurajon gazetarët e Top Channel dhe të çdo mediumi tjetër në vend që të mos frikësohen por të vazhdojnë punën të sigurt për mbështetjen e solidaritetin e gjithë shoqërisë.
Çfarë ndodhi një natë më parë?
Ngjarja ndodhi rreth orës 01:00. Persona të paidentifikuar u afruan pranë Top Channel me një automjet tip 'Range Rover' me targa të vjedhura dhe qëlluan me breshëri kallashnikovi kundrejt ambienteve të televizionit. Një nga plumbat kapi rojen e sigurisë, Pal Kola, 60 vjeç, i cili ndërroi jetë në vend. Autorët u larguan nga vendngjarja, ndërsa mjeti bashkë me dy kallashnikovët u gjetën duke u djegur. Shkaqet e ngjarjes nuk dihen ende./Dosja.al
TIRANË- Ngjarja e rëndë e ndodhur pak pas mesnatës se djeshme në ambientet e televizionit “Top-Channel”, ku mbeti i vrarë roja i këtij televizioni Pal Kola, për momentin ka në verifikim vetëm dy persona. Gazetari Elton Qyna shkruan për "OraNews" se në verifikim janë dy personave nga qyteti i Shkodrës.
Ndalimi i tyrë është kryer në ikje e sipër, ku një patrullë e skuadrës “Shqiponja” ndaloi makinën, e për shkak se 2 personat dhanë dëshmi kontradiktore dhe ndaj u shoqëruan për në ambientin e Policisë së Vlorës. Vetëm në orët e mëngjesit, policia kriminale ka zbuluar se njëri nga personat e ndaluar rastësisht në orët e mesnatës në Vlorë, është ish-dhëndri i viktimës Pal Kola.
“Ora Neës” ka mësuar përmes burimeve të sigurta në policinë e Tiranës, se njeriu që po verifikohet tashmë, është Roberto Papçi nga qyteti i Shkodrës.
Roberto Papçi, është ish-dhëndri i Pal Kolës nga Bicaj i Pukës dhe se dy vite më parë është divorcuar nga vajza e njeriut që mbeti viktimë në parkimin e televizionit “Top-Channel”. Po të njëjtat burime bëjnë me dije se çifti ka pasur konflikte për ndarjen dhe kujdestarinë e fëmijëve. Megjithatë kjo pistë ende po hetohet, pasi ende nuk është e ndarë nëse kemi të bëjmë me një sulm ndaj rojes Pal Kola apo ndaj televizionit “Top Channel”.
Roberto Papçi është marrë në pyetje lidhur me ngjarjen, por mohon që të ketë lidhje dhe pretendon se ka shkuar në Vlorë për qejf. Teksa janë të shoqëruar, të dy të arrestuarve u është bërë testi i faktorëve plotësues, me qëllim gjetjen e grimcave të barutit të djegur në duar dhe rrobat e tyre. Po ashtu u janë marrë edhe shenjat e gishtave, të cilat mendohet se autorët i lanë pas në armët kallashnikov që u përdorën për vrasjen e 60-vjeçarit.
TIRANË- Vrasja e rojes Pal Kola në godinën e Top Channel ka bërë jehonë në mediat ndërkombëtare. Ndërkohë, e përditshmja austriake ‘Der Standard’ shkruan se ngjarja shokoi presidentin austriak, i cili ndodhej gjatë kësaj kohe për vizitë në Tiranë.
SHKRIMI I PLOTË I 'DER STANDARD'
Autorë të panjohur qëlluan mbi një godinë televizioni në kryeqytetin shqiptar, Tiranë, mbrëmjen e së hënës, duke vrarë një roje sigurie. 60-vjeçari ndërroi jetë nga plagët e marra gjatë rrugës për në spital, raportojnë mediat shqiptare duke cituar policinë. Objektivi i sulmit ishte selia e televizionit Top Channel.
Sipas raportimeve, agresorët erdhën me një fuoristradë dhe qëlluan me armë gjysmëautomatike në hyrje të ndërtesës. Roja e sigurisë u qëllua në kabinën e tij. Motivi i aktit të dhunës fillimisht mbetet i paqartë. Autoritetet gjetën rrënojat e djegura të një mjeti të përdorur nga vrasësit.
Top Channel konsiderohet si kanali kryesor televiziv në gjuhën shqipe. Programet e tij transmetohen jo vetëm në Shqipëri, por edhe në Kosovën fqinje, ku jetojnë edhe shqiptarë etnikë. Presidenti austriak, Alexander Van der Bellen, i cili ndodhej për një vizitë në Shqipëri të hënën, u shpreh i shokuar nga sulmi.
“Dënoj në termat më të ashpër të mundshëm sulmin e armatosur në ndërtesën e një stacioni televiziv të madh shqiptar dhe dëshiroj të shpreh ngushëllimet e mia më të përzemërta për familjen e rojës së sigurisë që u vra,” tha Van der Bellen gjatë një fjalimi në parlamentin shqiptar. Ai shpreson se motivi i këtij akti të neveritshëm do të sqarohet dhe se autorët do mbajnë përgjegjësi.
Van der Bellen po viziton Tiranën që nga e diela së bashku me ministren e Drejtësisë, Alma Zadiç dhe një delegacion të madh biznesi.
Çfarë ndodhi një natë më parë?
Ngjarja ndodhi rreth orës 01:00. Persona të paidentifikuar u afruan pranë Top Channel me një automjet tip 'Range Rover' me targa të vjedhura dhe qëlluan me breshëri kallashnikovi kundrejt ambienteve të televizionit. Një nga plumbat kapi rojen e sigurisë, Pal Kola, 60 vjeç, i cili ndërroi jetë në vend. Autorët u larguan nga vendngjarja, ndërsa mjeti bashkë me dy kallashnikovët u gjetën duke u djegur. Shkaqet e ngjarjes nuk dihen ende.
TIRANË- Vrasja në godinën e Top Channel mori jehonë të madhe në mediata e huaja. Ato përcollën vrasjen e rojes së sigurisë, Pal Kolës dhe sulmit që iu bë medias.
Associated Press shkruan se kishte disa raunde plumbash që u zbrapsën në hyrjen e televizionit duke vrarë 60-vjeçarin Pal Kola. Artikulli thekson më tej sesi autoritete lokale, shoqata të gazetarëve e ambasada të huaja e denoncuan njëzëri sulmin dhe i bënë thirrje agjencive të zbatimit të ligjit të gjejnë autorët e t’i nxjerrin para drejtësisë.
“Duhet drejtësi”, shkruan 'Europeanjournalists'. Roja i sigurisë Pal Kola u qëllua për vdekje nga sulmues të panjohur në ambientet e stacionit kryesor televiziv kombëtar Top Channel, shkruhet në artikull.
'Roja vritet nga sulmi me armë në kanalin televiziv shqiptar'- shkruan Yahoo.com.
"Persona të armatosur qëlluan me armë zjarri në hyrje të stacionit privat televiziv Top Channel në Shqipëri në orët e para të 27 marsit, me pasojë vdekjen e një roje sigurie"-shkruan "Intellinews".
Çfarë ndodhi një natë më parë?
Ngjarja ndodhi rreth orës 01:00. Persona të paidentifikuar u afruan pranë Top Channel me një automjet tip 'Range Rover' me targa të vjedhura dhe qëlluan me breshëri kallashnikovi kundrejt ambienteve të televizionit. Një nga plumbat kapi rojen e sigurisë, Pal Kola, 60 vjeç, i cili ndërroi jetë në vend. Autorët u larguan nga vendngjarja, ndërsa mjeti bashkë me dy kallashnikovët u gjetën duke u djegur. Shkaqet e ngjarjes nuk dihen ende./Dosja.al
TIRANË- Hetimet janë ende në vijim për vrasjen që ndodhi gjatë mesnatës së sotme në Top Channel, aty ku mbeti i vdekur roja i sigurisë, Pal Kola.
Deri më tani janë gjetur prova të vlefshme, të cilat janë përcjellë në laboratorin shkencor dhe pritet të nxjerrin profile ADN-je dhe shenjë gishtash të cilat do të verifikohen nga databasat e policisë për të zbuluar nëse mund të ketë një emër për sulmin ndaj Top Medias.
Aktualisht janë disa persona të shoqëruar si të dyshuar, që janë mbajtur në drejtoritë vendore e më pas janë përcjellë në policinë e Tiranës, ku i është bërë një ekzaminim për faktorë plotësues në duar për të parë nëse kanë qëlluar me armë zjarri. Pamjet e kamerave të sigurisë dhe itinerari që kanë ndjekur autorët deri në “Përroin e Agait” ku braktisën mjetin dhe i vunë flakën dhe në brendësi lanë dy kallashnikovët, pritet të jenë në fokus të hetimeve të grupit hetimor.
Çfarë ndodhi një natë më parë?
Ngjarja ndodhi rreth orës 01:00. Persona të paidentifikuar u afruan pranë Top Channel me një automjet tip 'Range Rover' me targa të vjedhura dhe qëlluan me breshëri kallashnikovi kundrejt ambienteve të televizionit. Një nga plumbat kapi rojen e sigurisë, Pal Kola, 60 vjeç, i cili ndërroi jetë në vend. Autorët u larguan nga vendngjarja, ndërsa mjeti bashkë me dy kallashnikovët u gjetën duke u djegur. Shkaqet e ngjarjes nuk dihen ende./Dosja.al
TIRANË- Pal Kola luftonte çdo ditë për mbijetesë për t'i siguruar një jetë më të mirë bashkëshortes, 2 vajzave dhe nipit të tij të mituri, ndërsa i biri i kishte shkuar për një jetë më të mirë në Itali. Çdo ditë e përshkonte me këmbe çdo ditë rrugën nga Vaqarri në Mëzez, por rrugën e fundit e kreu mbrëmë, kur një plumb i mori jetën në oborrin e Top Channel.
Viktima jetonte në këtë banesë një katëshe me tjegulla të vjetra, ndaj edhe pse kishte më shumë se 20 vite që ishte larguar nga Puka për një jetë më të mirë, nuk ia doli të shpëtonte nga mjerimi. Fqinjët e tij me të cilët kishte ndarë edhe punët e bujqësisë që do kryente pas shërbimit thonë jashtë kamerave se Pali ishte një njeri i urtë dhe gjatë gjithë ditës angazhohej me bahçen e tij.
Por tashmë bahçen nuk do ta prekë më, ndërsa hetimet për të zbuluar se kush qëlloi ndaj tij vazhdojnë, familja ka hapur dyert e mortit dhe pret ngushëllime. Tashmë, nga një dorë vrasëse kanë humbur shtyllën e familjes.
TIRANË- Godina e televizionit kombëtar “Top Channel” u sulmua me armë në orët e mesnatës të së hënës nga persona ende të paidentifikuar duke lënë të vrarë një punonjës sigurimi, Pal Kola, 60 vjeç. Kola, i përshkruar si një person me vështirësi financiare ishte babai i tre fëmijëve, dhe ishte i punësuar prej gjashtë muajsh pranë Top Channel-it, por dje ishte nata e tij e fundit e punës.
Sipas deklarimeve të para, bëhet me dije se hetimi do të referohet për akuzën e “vrasjes në rrethana cilësuese” në dëm të Pal Kolës. Neni 79 i Kodit Penal parashikon për këtë akuzë nga 25 vite burg deri në burgim të përjetshëm.
Neni 79/ Vrasja në rrethana të tjera cilësuese
(Ndryshuar me ligjin nr. 8733, datë 24.1.2001; ndryshuar shkronja “c” me ligjin nr. 9275, datë 16.9.2004; shtuar nenet 79/a, 79/b, 79/c me ligjin nr. 144/2013, datë 2.5.2013; shfuqizuar shkronja “c” me ligjin nr. 144/2013, datë 2.5.2013)
Vrasja me dashje e kryer:
a) ndaj të miturit;
b) ndaj personit me mangësi fizike ose psikike, të sëmurë rëndë ose shtatzënë, kur cilësitë e viktimës janë të dukshme ose të njohura;
c) shfuqizuar;
ç) ndaj kallëzuesit, dëshmitarit, të dëmtuarit ose palëve të tjera ndërgjyqëse;
d) më shumë se një herë;
dh) kundër dy ose më shumë personave;
e) në mënyrë të tillë që i shkakton mundime të veçanta viktimës;
ë) në mënyrë të rrezikshme për jetën e shumë personave,
dënohet me burgim jo më pak se njëzet vjet ose me burgim të përjetshëm.
TIRANË- 00:34 ishte momenti kur Pal Kola humbi jetën pas një sulmi me breshëri kallashnikovi ndaj institucionit që ai punonte, në Top Channel. Vetëm 3 minuta para se dhjetëra plumba kallashnikovi të shkreheshin në drejtim të një prej televizioneve më të mëdha në vend, Top Channel, gazetarët e fundit të kësaj mediaje ishin larguar nga ambientet e punës së tyre, duke shmangur kështu një tragjedi. Gazetarët sapo kishin transmetuar edicionin e fundit të lajmeve dhe janë kthyer në shtëpitë e tyre, ndërkohë që roja kishte mbyllur derën dhe kishte shkuar që të ngrohej e të mbrohej nga shiu, pa e ditur që pikërisht aty mori një plumb që i kushtoi jetën.
Makina e autorëve, që mendohet se ishin 3, një ‘Range Rover’ që është gjetur më pas e djegur në Golem të Kavajës me 2 kallashnikovë brenda që kishin shpëtuar nga flakët. Mjeti nuk është i regjistruar në Shqipëri, e dyshimet paraprake janë se makina luksoze është vjedhur fillimisht në Angli. Ndërsa targa e mjetit, raportohet se është vjedhur nga kameramani i emisionit "Inside Story". Të gjitha këto detaje lënë të kuptohet vetëm diçka; sulmi i mbrëmshëm ka qenë i mirëmenduar dhe i organizuar ne detaje për të mos lënë gjurmë pas. "Shpresat" për identifikimin e autorëve janë tek 2 kamerava; një kamera e subjektit Top Channel dhe një kamera tjetër vetëm pak metra metra më tej; e nëse autorët kanë qenë të pakujdesshëm dhe kanë lënë shenja identifikuese në armë apo dhe në mjetin e djegur. Një gjurmë e vogël mjafton për të identifikuar autorët.
Pas largimit nga Tirana, në Golem, një roje në zonën ku është djegur automjeti, ka parë 4 persona që largoheshin vetë 23 sekonda pas vënies së zjarrit, makinës dhe dyshohet të jenë larguar me dy makina të ndryshme, përkatësisht një BMë e zezë dhe një Audi gri. E me pas janë larguar në jug të vendit për t'u fshehur. Nga burime jozyrtare është mësuar se në Vlorë janë kapur 2 të rinj nga Shkodra që mendohet se kanë lidhje me ngjarjen, por Policia e Shtetit ka zgjedhur që të heshtë dhe të mos dalë ende me një reagim zyrtar, ndërkohë që aludimet për arsyen e sulmit veçse shtohen.
Viktima edhe njëherë ishte një i pafajshmëm...një roje që pasurinë e vetme kishte 5 lekë që i kishin rënë nga xhepi pasi ishte rrëzuar në tokë!
TIRANË- Selia qendrore e Top Channel në Mëzez u qëllua gjatë mesnatës nga persona të armatosur me kallashnikovë. Roja 60-vjeçar Pal Kola, me detyrë roje sigurie humbi jetën nga sulmi i kryer. Babai i tre fëmijëve , i punësuar prej gjashtë muajsh pranë Top Channel humbi jetën aksidentalisht nga sulmi që u krye ndaj medias.
Ky është momenti kur trupi i pajetë i Kolës mbulohet me çarçaf të bardhë.
Policia deklaron se vrasësit udhëtuan me shpejtësi me mjetin “Range Rover” në ngjyrë të zezë dhe në ecje e sipër zbrazën një karikator arme Ak- 47.
Çfarë ndodhi një natë më parë?
Ngjarja ndodhi rreth orës 01:00. Persona të paidentifikuar u afruan pranë Top Channel me një automjet tip 'Range Rover' me targa të vjedhura dhe qëlluan me breshëri kallashnikovi kundrejt ambienteve të televizionit. Një nga plumbat kapi rojen e sigurisë, Pal Kola, 60 vjeç, i cili ndërroi jetë në vend. Autorët u larguan nga vendngjarja, ndërsa mjeti bashkë me dy kallashnikovët u gjetën duke u djegur. Shkaqet e ngjarjes nuk dihen ende./Dosja.al
TIRANË-Policia e Vlorës ka bërë kontrolle në disa akse rrugore, ku kishte dyshime se autoret mund të vinin në Vlorë. Deri më tani janë shoqëruar dy persona, ndërsa kontrollet vazhdojnë dhe në dalje të autostradës Fier-Vlorë, ku dyshohet se mund të jenë hedhur armë zjarri.
Mësohet se të ndaluarit janë me origjinë nga Shkodra e se po merren në pyetje nga Policia se nëse janë të përfshirë në ngjarje.
Sulmi i rëndë ndaj Top Channel ndodhi pak pas mesnate. Rreth orës 01:00 autorët kanë qëlluar me kallashnikov nga makina në drejtim të godinës. Viktimë e sulmit mbeti roja e sigurisë, Pal Kola 60 vjeç.
TIRANË- Personi në foto është Pal Kola, i cili ndërroi jetë mbrëmjen e djeshme kur godina e Top Channel u sulmua me breshëri kallashnikovi. Plumbat e kallashnikovit në drejtim të godinës së Top Channel, vranë 60-vjeçarin i cili banonte në një shtëpi të vogël në Sharrë, në kushte aspak të mira. Fotoja e tij u bë publike nga gazetari i njohur Artan Hoxha, i cili shkruan se për 24 ditë, Kola do mbushte 61-vjeç.
POSTIMI I ARTAN HOXHËS:
Pal Kola, baba i tre femijeve, per 24 dite do te mbushte 61 vjeç…
I punesuar roje sigurie me nje rroge qesharake, per te mbrojtur nje media kombetare, me vlere disa dhjetera milione euro…
Populli thote:”Peri keputet aty ku eshte me i holle”..
Por jo kaq i holle dreqi ta haje…
Kur degjoj
presidentin,
kryeministrin,
kryetaren e kuvendit,
ministrin e brendshem,
deputetet e mazhorances,
te cilet ne vend te shkundin shtetin per te kapur dhe ndeshkuar vrasesit, “denojne” barbarine e mesnates, qe i mori jeten nje shqiptari,
krejtesisht te pafajshem,
te varfer,
te keqpaguar,
me vijne ndermend vetem vargjet e Migjenit:
“O, si nuk kam një grusht te fuqishem!
Malit, qe hesht, mu ne zemër me ia njesh!
Ta shoh si dridhet nga grusht’ i paligjshem…
E unë te kënaqem, te kënaqem tu’ u qesh.”
Çfarë ndodhi?
Ngjarja ndodhi rreth orës 01:00. Persona të paidentifikuar u afruan pranë Top Channel me një automjet tip 'Range Rover' me targa të vjedhura dhe qëlluan me breshëri kallashnikovi kundrejt ambienteve të televizionit. Një nga plumbat kapi rojen e sigurisë, Pal Kola, 60 vjeç, i cili ndërroi jetë në vend. Autorët u larguan nga vendngjarja, ndërsa mjeti bashkë me dy kallashnikovët u gjetën duke u djegur. Shkaqet e ngjarjes nuk dihen ende./Dosja.al
TIRANË- Oborri i Top Channel mund të ishte larë akoma më shumë me gjak, mirëpo viktima mbeti vetëm një, Pal Kola. Report Tv mëson se vetëm 3 minuta para se të shkrepeshin plumbat e kallashnikovit, u larguan nga godina e medias gazetarët e fundit.
Ata sapo kishin transmetuar edicionin e fundit të lajmeve dhe janë kthyer në shtëpitë e tyre, ndërkohë që nëse do ishin vonuar edhe 180 sekonda më vonë mund të ishin pre e një sulmi terrorist dhe shumë të rëndë.
Po ashtu, mjeti me të cilën të paktën 3 autorë, një ‘Range Rover’ që është gjetur më pas e djegur në Golem të Kavajës me 2 kallashnikovë, nuk rezulton e regjistruar në Shqipëri. Numri i shasisë nuk është i regjistruar nga autoritet shqiptare, dhe me shumë mundësi është vjedhur fillimisht në Angli.
Mësohet se targa ishte vjedhur para një muaji nga një makinë e regjistruar në Elbasan. Ato kanë qenë në pronësi të një kameramani të emisionit të ‘Top Channel’ ‘Inside Story’, i cili vetëm pak kohë më parë e kishte shitur te një kushëri. Ky i fundit kishte denoncuar vjedhjen e targave.
Çfarë ndodhi sot?
Ngjarja ndodhi rreth orës 01:00. Persona të paidentifikuar u afruan pranë Top Channel me një automjet tip 'Range Rover' me targa të vjedhura dhe qëlluan me breshëri kallashnikovi kundrejt ambienteve të televizionit. Një nga plumbat kapi rojen e sigurisë, Pal Kola, 60 vjeç, i cili ndërroi jetë në vend. Autorët u larguan nga vendngjarja, ndërsa mjeti bashkë me dy kallashnikovët u gjetën duke u djegur. Shkaqet e ngjarjes nuk dihen ende./Dosja.al
TIRANË- Prezenca e OSBE në Tiranë ka reaguar ashpër ndaj sulmit me armë zjarri që ndodhi gjatë mesnatës ndaj medias Top Channel. Në një reagim zyrtar, OSBE e dënon sulmin kriminal që ndodhi, duke shprehur ngushëllimet për familjen dhe kolegët e Pal Kolës, viktimës.
OSBE bën thirrje që të nisin hetimet për këtë incident e të vihen sa më parë para drejtësisë personat përgjegjës.
"Dënojmë me forcë sulmin kriminal kundër Top Channel-it dhe shprehim tronditjen dhe ngushëllimet tona të ndjera për familjen dhe kolegët e punonjësit të sigurisë, z. Pal Kola, i cili humbi jetën në krye të detyrës, ndërsa ruante ndërtesën ku bëhet gazetari që i shërben informimit publik. Një sulm i tillë flagrant kundër medias është sulm flagrant kundër demokracisë. Prezenca e OSBE-së u bashkohet thirrjeve të zyrtarëve më të lartë të shtetit për një hetim të shpejtë e të plotë të incidentit dhe pret që autorët dhe motivet e plota të këtij sulmi të identifikohen dhe të vihen para drejtësisë”, shkruan OSBE.
Ngjarja ndodhi rreth orës 01:00. Persona të paidentifikuar u afruan pranë Top Channel me një automjet tip 'Range Rover' me targa të vjedhura dhe qëlluan me breshëri kallashnikovi kundrejt ambienteve të televizionit. Një nga plumbat kapi rojen e sigurisë, Pal Kola, 60 vjeç, i cili ndërroi jetë në vend. Autorët u larguan nga vendngjarja, ndërsa mjeti bashkë me dy kallashnikovët u gjetën duke u djegur. Shkaqet e ngjarjes nuk dihen ende./Dosja.al
TIRANË- Delegacioni i BE-së ka reaguar ndaj sulmit me armë zjarri që ndodhi mesnatën e sotme në Top Channel, e ku mbeti viktimë roja e medias. BE u bën thirrje autoriteteve shqiptare të kryejnë një hetim të shpejtë dhe të plotë dhe të nxjerrin përgjegjësit para drejtësisë. Sipas tyre, sundimi i ligjit dhe liria e medias janë dy vlera themelore të shoqërive demokratike që duhet të respektohen.
‘Delegacioni i BE-së në Shqipëri dënon sulmin me armë zjarri në mjediset e Top Channel dhe i shpreh ngushëllimet e thella familjes dhe kolegëve të Pal Kolës, rojes së sigurisë që mbeti i vrarë në sulm. U bëjmë thirrje autoriteteve shqiptare të kryejnë një hetim të shpejtë dhe të plotë dhe të nxjerrin përgjegjësit para drejtësisë. Sundimi i ligjit dhe liria e medias janë dy vlera themelore të shoqërive demokratike që duhet të respektohen.’- thuhet në reagim.
Ngjarja ndodhi rreth orës 01:00. Persona të paidentifikuar u afruan pranë Top Channel me një automjet tip 'Range Rover' me targa të vjedhura dhe qëlluan me breshëri kallashnikovi kundrejt ambienteve të televizionit. Një nga plumbat kapi rojen e sigurisë, Pal Kola, 60 vjeç, i cili ndërroi jetë në vend. Autorët u larguan nga vendngjarja, ndërsa mjeti bashkë me dy kallashnikovët u gjetën duke u djegur. Shkaqet e ngjarjes nuk dihen ende./Dosja.al
TIRANË- Ambasada britanike në kryeqytet ka dënuar ashpër sulmin me armë zjarri që ndodhi gjatë mesnatës në Top Channel, aty ku viktimë mbeti roja 60-vjeçar, Pal Kola. Ambasada kërkon që përgjegjësit e kësaj ngjarje të dalin sa më parë përpara drejtësisë. Po ashtu, ato shprehin ngushëllime për familjen e viktimës dhe personat që janë prekur.
“Shprehim tronditjen mbi incidentin e dhunshëm në Top Channel dhe shpresojmë që përgjegjësit të dalin sa më parë përpara drejtësisë. Mendimet dhe ngushëllimet tona janë me familjen e viktimës dhe të gjithë personat e prekur”- shkruan ambasada britanike përmes një mesazhi në faqen zyrtare.
Ngjarja ndodhi rreth orës 01:00. Persona të paidentifikuar u afruan pranë Top Channel me një automjet tip 'Range Rover' me targa të vjedhura dhe qëlluan me breshëri kallashnikovi kundrejt ambienteve të televizionit. Një nga plumbat kapi rojen e sigurisë, Pal Kola, 60 vjeç, i cili ndërroi jetë në vend. Autorët u larguan nga vendngjarja, ndërsa mjeti bashkë me dy kallashnikovët u gjetën duke u djegur. Shkaqet e ngjarjes nuk dihen ende./Dosja.al
TIRANË- Shoqatat e mediave kanë reaguar pas sulmit të ndodhur në Top Channel, ku mbeti i vrarë roja i sigurisë, Pal Kola, 60 vjeç. Qendra Evropiane për Lirinë e Shtypit dhe të Medias, Safe Journalist Albania, shoqata “Gazetarët Profesionistë të Shqipërisë” dhe AMA kërkojnë zbardhjen e ngjarjes. Në reagime dënohet sulmi ndaj medias dhe kërkohet vënia e autorëve para drejtësisë.
Reagimet:
Qendra Evropiane për Lirinë e Shtypit dhe të Medias: Mbetëm të shokuar kur mësuam se ka pasur një sulm me armë zjarri në ambientet e Top Channel në #Shqipëri, ku humbi jetën një roje sigurie e objektit. I shprehim ngushëllimet tona familjes dhe i bëjmë thirrje autoriteteve shqiptare të kryejnë hetime të pavarura dhe profesionale.
Safe Journalist Albania: Mendimet tona janë me familjen e rojës së sigurisë që humbi jetën në sulmin tragjik ndaj ambienteve të Top Channel në Shqipëri. I bëjmë thirrje qeverisë shqiptare të kryejë hetime të plota dhe të paanshme për këtë incident dhe të nxjerrë autorët para drejtësisë.
Shoqata “Gazetarët Profesionistë të Shqipërisë”: Dënojmë me forcë sulmin terrorist me armë në orët e para të mëngjesit të sotëm ndaj televizionit kombëtar Top Channel, gjatë të cilit humbi jetën roja i sigurisë. Shoqata e Gazetarëve Profesionistë të Shqipërisë dhe Lidhja e Gazetarëve të Shqipërisë shprehin solidaritetin e plotë me kolegët e gjithë komunitetin e Top Channel dhe i përcjellin ngushëllimet më të ndjera familjarëve të të ndjerit Pal Kola. Shoqata u bën thirrje agjencive ligjzbatuese për hetime të sa më të shpejta dhe transparente mbi këtë ngjarje tronditëse për gjithë komunitetin e gazetarëve.
AMA: Njoftim për median. Ngjarja e mesnatës së kaluar, kur godina e televizionit Top Channel ishte objekt një sulmi me armë zjarri, me pasojë humbjen e jetës së një punonjësi të sigurisë, po përcillet me shumë shqetësim nga Autoriteti i Mediave Audiovizive. Goditja e një mjedisi mediatik është një goditje ndaj demokracisë, ndaj lirisë së fjalës dhe mendimit. AMA shpreh ngushëllimet për familjen e punonjësit që humbi jetën nga ky agresion i papranueshëm dhe qëndron në krah të të gjithë ekipit të televizionit në këto momente të vështira. AMA kërkon nga institucionet ligjzbatuese që të përparojnë me shpejtësi për ndriçimin sa më pare të rrethanave dhe autorët të vihen para përgjegjësisë ligjore.
Ngjarja ndodhi rreth orës 01:00. Persona të paidentifikuar u afruan pranë Top Channel me një automjet tip 'Range Rover' me targa të vjedhura dhe qëlluan me breshëri kallashnikovi kundrejt ambienteve të televizionit. Një nga plumbat kapi rojen e sigurisë, Pal Kola, 60 vjeç, i cili ndërroi jetë në vend. Autorët u larguan nga vendngjarja, ndërsa mjeti bashkë me dy kallashnikovët u gjetën duke u djegur. Shkaqet e ngjarjes nuk dihen ende./Dosja.al
Një breshëri kallashnikovi nga një makinë në ecje shkaktoi vdekjen e një rojeje në selinë e Top Channel në Tiranë, ngjarja më e rëndë kundër medias e shënuar në shumë kohë. Politika dhe organizatat kërkuan nga autoritetet hetime për zbardhjen e ngjarjes.
Shqipëria u trondit mëngjesin e së hënës nga ngjarja më e rëndë kundër medias e regjistruar në vend në shumë dhe shumë vite, me pasojë një humbje jete. Një automjet u gjet më vonë i djegur rreth 30 kilometra më tutje me dy kallashnikovë që dyshohet se u përdorën në atentat. Krerët e vendit, gazetarët dhe organizatat e lirisë së shprehjes dënuan sulmin dhe kërkuan gjetjen e shpejtë të autorëve.
Kjo është ngjarja më e rëndë kriminale që ka goditur median në vend në shumë dhe shumë kohë dhe që pritet të ketë pasoja të rënda për lirinë e shprehjes në rast se autoritetet nuk arrijnë ta zbardhin.
Kryeministri Edi Rama e konsideroi sulmin “agresion kriminal” ndërsa presidenti Bajram Begaj inkurajoi “zbardhjen e ngjarjes”.
“Agresioni kriminal ndaj TCH me pasojë edhe një humbje jete të personelit të sigurisë, kërkon përgjigje të qartë nga agjencitë ligjzbatuese! Ngushëllime familjes së të ndjerit dhe krejt bashkësisë së TCH, e cila meriton solidaritetin e të gjithëve në këtë moment kaq shqetësues!” deklaroi Rama.
“Teksa i shpreh ngushëllimet e mia familjes së z. Kola, inkurajoj organet ligjzbatuese ta zbardhin sa më shpejt dhe me përgjegjshmërinë më të lartë këtë ngjarje kriminale,” deklaroi Begaj.
Ministri i Brendshëm Blendi Çuçi deklaroi se “Policia e Shtetit është maksimalisht e përkushtuar” për zbardhjen e ngjarjes.
Qendra Evropiane për Lirinë e Shprehjes dhe të Shtypit, ECPMF, shprehu tronditjen dhe bëri thirrje për hetim profesional mbi ngjarjen.
“Ne jemi të tronditur për sulmin me armë zjarri kundër Top Channel në Shqipëri, i cili vrau një roje sigurie. I shprehim ngushëllime familjes dhe i bëjmë thirrje autoriteteve të kryejnë hetim profesional dhe të pavarur,” deklaroi organizata.
Shqipëria ka njohur hapa të mëdha pas në lirinë e shprehjes dhe lirinë e medias përgjatë viteve të fundit, gjë që është bërë shqetësim edhe në lidhje me ecurinë e vendit drejt integrimit Evropian. Disa ngjarje kriminale në të shkuarën, përfshirë rrahje gazetarësh dhe qëllim me armë ndaj shtëpisë së gazetares Klodiana Lala, kanë mbetur të pazbardhura./Marrë nga Reporter.al
TIRANË- 5 lekëshi është pasuria e Pal Kolës, 60-vjeçarit që punonte roje tek Top Channel. Fotoja e publikuar sot në të gjitha mediat e rrjetet sociale tregon se nga xhepat e një burri që priste rrigën prej 30 mijë lekësh për të mbajtur familjen e tij, kishte mbetur vetëm kjo monedhë.
Kola ishte në vendin e tij të punës në momentin që persona të paidentifikuar u afruan pranë televizionit dhe qëlluan me breshëri kallashnikovi në drejtim të ambienteve. Një nga plumbat kapi Kolën, i cili ndërroi jetë në vend.
Makina e autorëve, tip ‘Range Rover’ është gjetur e djegur bashkë me dy kallashnikovë, por ende nuk dihen shkaqet e ngjarjes. Grupi hetimor ka sekuestruar kamerat e sigurisë për të parë lëvizjet e autorëve.
Sali Berisha: Një akt kriminal i shëmtuar.
Sulmohet me armë zjarri Top Channel dhe ekzekutohet në kabinën e tij roja e objektit.
Dënoj me ashpërsinë më të madhe këtë akt të shëmtuar kriminal dhe i shpreh ngushëllimet e mia më të ndjera familjes së viktimës, miqve, të afërmve dhe kolektivit të Top Channel.
Denoncoj këtë akt kriminal, si dëshmi tjetër e dhimbshme e pasigurisë së plotë, që ekziston sot në vend nga vendosja e rendit nga regjimi në duart e krimit. sb
Bledi Çuçi: Dënoj sulmin kriminal ndaj godinës së televizionit kombëtar Top Channel. Policia e Shtetit bashkë është maksimalisht e përkushtuar për të zbardhur këtë ngjarje të rëndë dhe për të vënë para drejtësisë autorët. Ngushëllime familjes së të ndjerit dhe solidaritet me #TCH
Erion Braçe: Duke pasur të shënjuar në mendje humbjen e tmerrshme dhe ende të pazbardhur të themeluesit të medias më të madhe në vend, sulmi i sotëm është edhe më i rëndë. Nuk është ngjarje banave apo e lidhur me arsye banale e gjitha kjo! Liria e Top Channel nuk është liria e një ndërmarrjeje private, por është liria e shprehjes e secilit në këtë vend. Ndaj, secili sot duhet të dijë se autorët dhe qëllimin e tyre dhe përgjigjen duhet ta japë shteti. Ai është një ndër garantët e lirive tona. Mbështetje maksimale e policisë së shtetit për të bërë detyrën deri në fund, zbulimin e vënien para përgjegjësisë së autorëve, tani, sa më parë! Ngushëllime pa fund për humbjen e jetës së punonjësit në detyrë, ngushëllime familjes së tij! Solidaritet me Top Channel, çdo gazetar, çdo punonjës të tij! Patjetër që jeta vjen e para, por liria është çështja jona! Kurajo!
Erion Veliaj: Sot jemi të gjithë solidarë me Top Channel, pas aktit kriminal të mbrëmjes së djeshme, që i mori jetën një personeli të sigurisë. Ngushëllime familjes së të ndjerit dhe mbështetje agjencive ligjzbatuese për zbardhjen sa më parë të ngjarjes.
Ilir Meta: Edhe sot krimi e mori një jetë. Një jetë të pafajshme, të një punëtori. Sot një roje televizioni, para pak ditësh një pastruese lokali. Viktimat e krimeve nuk janë të largët e të panjohur, ata janë njerëzit tanë, bashkëqytetarët tanë, shqiptarët tanë. Bashkohem me pikëllimin dhe dhimbjen e familjarëve dhe gjithë shoqërisë sonë. Epoka e krimit duhet të marrë fund, që të vijë epoka e shqiptarëve. Dhe do të marrë fund, shumë shpejt!
Enkelejd Alibeaj: Sulmi me armë ndaj televizionit kombëtar, Top Channel dhe vrasja e rojës së sigurisë është një ngjarje e rëndë dhe akt kriminal të cilin e dënoj me forcë. Ngushëllimet e mia për familjen e punonjësit të sigurisë që humbi jetën në këtë ngjarje të rëndë. Sulmi i mbrëmshëm është një sulm ndaj medias, fjalës së lirë, por është dhe një sulm i rëndë ndaj sigurisë publike në vend. Në emër të PD bëj thirrje organeve ligjzbatuese të zbardhin urgjentisht ngjarjen dhe autorët të vihen para drejtësisë. Mbështetje dhe solidaritet për stafin e Top Channel.
Dashnor Sula: Siguria publike ne ditët më të errëta Shqipëria po jeton sot ditët më të errëta të sigurisë publike. Çdo ngjarje kriminale, çdo vrasje në vetëvete është ngjarje e rëndë. Por ajo që ka ndodhur gjatë mesnatës në televizjonin ” Top Channel” është e tmerrëshme dhe ka rrëzuar shtetin. E para breshëria e armës automatik drejt “Top Channel” i mori jetën një 60 vjeçari që qëndronte aty për të siguruar jetesën E dyta, sulmi me armë zjarri ndaj një media kombëtare është një presion i pastër ndaj fjalës së lirë. Kjo ngjarje për nga rëndësia mund të barazohet sikur me kallash të sulmohej Ministria e Brendshme apo Drejtoria e Policisë. Inkurajojë Policinë e Shtetit dhe Prokurorinë të zbardhin sa më shpejtë ngjarjen dhe të japin dënimin maksimal për autorët e ngjarjes.
KLP: Ngjarje vërtet e rëndë ajo e orëve të para të mëngjesit, të sotëm ku godina e televizionit kombëtar “Top Channel” është qëlluar me armë, e ku për pasojë ka humbur jetën roja i sigurisë Pal Kola. Teksa i shpreh në emër të KLP-së ngushëllime familjes së z. Kola, Kryetari i Këshillit të Lartë të Prokurorisë Z.Alfred Balla shpreh indinjatën ndaj këtij akti terrorist dhe kërkon nga prokuroria e kryeqytetit dhe nga ajo e posaçme ta zbardhin sa më shpejt dhe me përgjegjshmërinë më të lartë këtë ngjarje kriminale, e të dërgojnë përpara ligjit autorët.
Ambasada e SHBA: Ambasada e SHBA në Tiranë dënon me forcë sulmin vdekjeprurës ndaj Top Channel dhe i shprehim ngushëllimet më të thella familjes së viktimës. Nxisim agjencitë ligjzbatuese të kryejnë një hetim tërësor që do të nxjerrë përgjegjësit përpara drejtësisë.
TIRANE- Familjarët e Pal Kolës, 60-vjeçari që humbi jetën pasi mori një plumb gjatë të shtënave ndaj televizionit Top Channel kanë rrëfyer se viktima kishte 6 muaj që punonte si roje sigurie pranë Top Medias. Ata kanë treguar se ai ecte disa kilometra në këmbë për të shkuar në punë. Pal Kola jetonte në zonën e Sharrës, nga ku përditë nisej me këmbë drejt Kasharit, ku ndodhet edhe godina e Top Channel.
"Ecte disa kilometra në këmbë për të shkuar në punë. Kishte 6 muaj që punonte"-kanë thënë ata jashtë kamerave.
Ata kanë treguar se Pal Kola ishte babai i 3 fëmijëve, 2 vajza dhe 1 djalë. Djali punonte në Itali. Në zonë viktima njihet si një njeri i qetë dhe pa konflikte. Ai ishte nga Puka dhe jetonte në Sharrë prej 25 vitesh me familjen.
Ngjarja ndodhi rreth orës 01:00. Persona të paidentifikuar u afruan pranë Top Channel me një automjet tip 'Range Rover' me targa të vjedhura dhe qëlluan me breshëri kallashnikovi kundrejt ambienteve të televizionit. Një nga plumbat kapi rojen e sigurisë, Pal Kola, 60 vjeç, i cili ndërroi jetë në vend. Autorët u larguan nga vendngjarja, ndërsa mjeti bashkë me dy kallashnikovët u gjetën duke u djegur. Shkaqet e ngjarjes nuk dihen ende./Dosja.al
TIRANE- Gazetarja Klodiana Lala shkruan se Pal Kola kishte shumë pak javë që kishte nisur punë pranë Top Channel. Në një status në rrjetet sociale, Lala thotë se ai u vra padrejtësisht nga disa kriminelë që nuk njohin limite.
"Pal Kola punonte prane godines se Televizionit Top Channel, si roje sigurie. Ishte me gjase i lumtur qe kishte gjetur nje pune, sepse po i afrohej pensionit. Por kriminelet e qelluan me nje plumb aty ne vendin e punes duke i marre jeten. Me nje plumb. Kriminele qe leviznin me makine luksi. Pali mbeti i vrare. Kriminelet si ngahera pasi bene nje tjeter akt terrorist duke derdhur bresheri kallashnikovi ndaj TV Kombetar me te madh ne vend u larguan te qete. E shkrumbuan makinen dhe brenda saj lane dy arme, si per te thene qe ne nuk njohim limite.
Kriminele qe vrane nje burre te pafajshem. Kriminele qe preken lirine e fjales.
Ndaj eshte urgjente zbardhja e kesaj ngjarje. Urgjente."-shkruan Lala.
Ngjarja ndodhi rreth orës 01:00. Persona të paidentifikuar u afruan pranë Top Channel me një automjet tip 'Range Rover' me targa të vjedhura dhe qëlluan me breshëri kallashnikovi kundrejt ambienteve të televizionit. Një nga plumbat kapi rojen e sigurisë, Pal Kola, 60 vjeç, i cili ndërroi jetë në vend. Autorët u larguan nga vendngjarja, ndërsa mjeti bashkë me dy kallashnikovët u gjetën duke u djegur. Shkaqet e ngjarjes nuk dihen ende./Dosja.al
TIRANË- Mjeti i përdorur në sulmin me kallashnikov ndaj Top Channel është tip ‘Range Rover. Makina rezulton të jetë vjedhur në Shkodër. Për ta përdorur në sulm i janë vendosur targa të vjedhura. Atentatorët besohet të kenë qenë tre, një në timon dhe dy me kallashnikovë në duar që kanë qëlluar në drejtim të televizionit kombëtar.
Ngjarja ndodhi rreth orës 01:00. Autorët, ende të paidentifikuar qëlluan me breshëri dhe një nga plumbat la të vdekur rojen e sigurisë, Pal Kola, 60 vjeç. Mjeti i përdorur në krim u gjet në flakë bashkë me armët.
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka kërkuar që autoritetet të zbardhin sulmin me kallashnikov ndaj Top Channel, ngjarje ku mbeti i vrarë roja i sigurisë, Pal Kola. Në një postim në rrjetet sociale, Rama shkruan se kjo ngjarje shënon një moment shqetësues. Ai shpreh ngushëllimet kundrejt familjes së të ndjerit dhe shton se ky sulm kërkon përgjigje të qartë nga agjencitë ligjzbatuese.
Postimi:
Agresioni kriminal ndaj TCH me pasojë edhe një humbje jete të personelit të sigurisë, kërkon përgjigje të qartë nga agjencitë ligjzbatuese! Ngushëllime familjes së të ndjerit dhe krejt bashkësisë së TCH, e cila meriton solidaritetin e të gjithëve në këtë moment kaq shqetësues.
Agresioni kriminal ndaj TCH me pasojë edhe një humbje jete të personelit të sigurisë, kërkon përgjigje të qartë nga agjencitë ligjzbatuese! Ngushëllime familjes së të ndjerit dhe krejt bashkësisë së TCH, e cila meriton solidaritetin e të gjithëve në këtë moment kaq shqetësues!
— Edi Rama (@ediramaal) March 27, 2023
Ngjarja ndodhi rreth orës 01:00. Persona të paidentifikuar u afruan pranë Top Channel me një automjet tip 'Range Rover' me targa të vjedhura dhe qëlluan me breshëri kallashnikovi kundrejt ambienteve të televizionit. Një nga plumbat kapi rojen e sigurisë, Pal Kola, 60 vjeç, i cili ndërroi jetë në vend. Autorët u larguan nga vendngjarja, ndërsa mjeti bashkë me dy kallashnikovët u gjetën duke u djegur. Shkaqet e ngjarjes nuk dihen ende.
TIRANË- Dosja.al ju sjell të tjera pamje nga ngjarja e rëndë që ndodhi tek ambientet e Top Channel, ku mbeti i vrarë roja i sigurisë Pal Kola, 60 vjeç. Në video shihet zona e rrethuar nga forca të shumta policie, autoambulanca që futet dhe momenti kur merr trupin e pajetë të punonjësit që mbeti i vrarë.
Ngjarja e rëndë ndodhi rreth orës 01:00. Persona të paidentifikuar, u afruan me një automjet tip 'Range Rover' ma targa të vjedhura dhe hapën zjarr në drejtim të Top Channel. Në vendin e ngjarjes janë sekuestruar të paktën 25 gëzhoja kallashnikovi, ndërsa një nga plumbat ka përfunduar në trupin e punonjësit, duke i marrë jetën.
Pas ngjarjes, autorët janë larguar, ndërsa në aksin Tiranë-Durrës është gjetur automjeti që kanë përdorur në krim bashkë me dy armë tip kallashnikovi. Makina e shkrumbuar është në duart e ekspertëve.
TIRANË- Ky është momenti kur banorët e Big Brother VIP dëgjojnë krismat e kallashnikovit jashtë ambienteve të Top Channel. Qetësori, Nita dhe Kristi ishin në oborrin e shtëpisë në momentin që ndodhi ngjarja dhe po bisedonin me njëri-tjetrin.
Por, diskutimet ua ndërpreu breshëria e plumbave që i mori jetën rojës së sigurisë, Pal Kola, 60 vjeç. Ngjarja ndodhi rreth orës 01:00. Autorët janë arratisur dhe kanë djegur aumjetin bashkë me kallshnikovin e përdorur në krim. Mjeti është gjetur në aksin Tiranë-Durrës, duke u djegur.
TIRANË- Në drejtim të ambienteve të Top Channel, pranë shtëpisë së Big Brother VIP është qëlluar më shumë se 25 herë me kallshnikov. Dosja.al ka mësuar se roja i sigurisë që mbeti i vrarë ka marrë vetëm një plumb në trup, gjë që i ka shkaktuar vdekjen. Ai është identifikuar si Pal Kola, 60 vjeç.
Kola ishte në vendin e tij të punës, kur persona ende të paidentifikuar janë afruar pranë televizionit kombëtar dhe kanë qëlluar me breshëri plumbash. Më pas, ata janë larguar dhe kanë djegur automjetin bashkë me armën brenda. Makina është gjetur në flakë në aksin Tiranë-Durrës dhe është sekuestruar.
TIRANË- Makina e personave që qëlluan me breshëri kallashnikovi në drejtim të ambienteve të Top Channel dhe vranë rojen e sigurisë, është gjetur duke u djegur. Dosja.al ka siguruar foton e mjetit të djegur që brenda ka edhe kallshnikovin e përdorur në krim.
Mjeti është sekuestruar dhe është dërguar në laboratorin e kriminalistikës. Ekspertët do ta ekzaminojnë dhe gjurmët e gjetura në të mund të çojnë në identifikimin e autorëve. Ngjarja ndodhi rreth orës 01:00. Persona të paidentifikuar qëlluan me breshëri plumbash në drejtim të ambienteve të TopChaennl, pranë shtëpisë së Big Brother VIP.
Plumbat kapën rojen e sigurisë, 60 vjeç, i cili ndërroi jetë në vend.
TIRANË- Pamjet që po shikoni vijnë nga ambintet e Top Channel, pranë shtëpisë së Big Brother VIP, aty ku një natë më parë u qëllua me breshëri kallashnikovi dhe mbeti i vrarë roja i sigurisë. Në video duket zona e rrethuar me shirit të verdhë dhe efektivë të shumtë policie.
Nuk mungon as prania e banorëve të zonës që janë panikosur nga breshëria e kallashnikovit. Ngjarja ndodhi rreth orës 01:00. Autorët janë arratisur dhe kanë djegur aumjetin bashkë me kallshnikovin e përdorur në krim. Mjeti është gjetur në aksin Tiranë-Durrës, duke u djegur.
TIRANË- Është qëlluar me breshëri plumbash në drejtim të Top Channel e për pasojë ka mbetur i vrarë roja i objektit, P.K., 60 vjeç. Ngjarja e rëndë raportohet të ketë ndodhur rreth orës 01:00 të mëngjesit të sotëm. Policia bën me dije se persona të paindetifikuar kanë qëlluar me armë zjarri në drejtim të ambienteve të televizionit kombëtar. Plumbat kanë kapur punonjësin që ndodhej në hyrhe të ambienteve të Top Channel. 60-vjeçari ka ndërruar jetë në vend, ndërsa autorët janë larguar në drejtim të paditur.
Njoftimi i policisë Tiranë/Informacion paraprak
Më datë 27.03.2023, rreth orës 01:00, në Mëzes, në rrethana ende të paqarta, nga persona ende të paidentifikuar, është qëlluar me armë zjarri në drejtim të ambienteve të Top Channel.
Si pasojë e të shtënave ka humbur jetën roja i sigurisë shtetasi P. K., 60 vjeç (punonjës i një shoqërie për ruajtjen fizike të objekteve).
Është ngritur grupi hetimor dhe nën drejtimin e Prokurorisë vijon puna intensive për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, sekuestrimin e provave që do të shërbejnë për zbardhjen e ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve.
Shërbimet e Policisë kanë ngritur pikat e kontrolleve dhe vijon puna për identifikimin e kapjen e autorëve.