6 interperlanca në Kuvend/ Seanca plenare nis me një minutë heshtje për vrasjen e efektivit në Korçë
Resorti në Zvërnec, Zhupa: S’ka turizëm të qëndrueshëm me beton të qëndrueshëm 4 Qershor, 1...
Resorti në Zvërnec, Zhupa: S’ka turizëm të qëndrueshëm me beton të qëndrueshëm 4 Qershor, 1...
Ngjarja në Maliq/ Zbardhen edhe identitetet e efektivëve 4 Qershor, 08:49 E rëndë në Maliq/ Vritet p...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
• Autori i vrasjes së 61-vjeçarit, Pirro Proni në Shkodër është vënë në pranga. • Sipas informacioneve, Ndoc Maçaj, kushëriri i viktimës dhe njëkohësisht kryeplaku i fshatit Abat ku ndodhi vrasja, është vetëdorëzuar rreth orës 02:30 të mëngjesit. • Ngjarja e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e djeshme rreth orës 22:00 ndërsa ishin duke pirë bashkë në një tavolinë. • Mes tyre kishte një konflikt të hershëm për prona. • Procesi regjistrimit të tokave ka rindezur konfliktet mes tyre e cila më pas përfundoi në vrasje. • Dyshohet se Prroni ka tentuar ta godasë me thikë, ndërsa Maçaj ka reaguar duke nxjerrë armën e zjarrit. • Sipas raportimeve, kishte marrë një plumb në shpatull. Pritet që dëshmia e autorit të zbardhë të gjitha rrethanat e ngjarjes. • Ndërkohë policia ka gjetur gjetur në vendin e ngjarjes dhe kanë sekuestruar dy gëzhoja pistolete dhe 2 mjete prerëse.
2 artikuj për këtë temë.
SHKODËR- Detaje të reja janë zbardhur lidhur me arrestimin e autorit të vrasjes së 61-vjeçarit, Pirro Proni në Shkodër. Sipas informacioneve, Ndoc Maçaj, kushëriri i viktimës dhe njëkohësisht kryeplaku i fshatit Abat ku ndodhi vrasja, është vetëdorëzuar rreth orës 02:30 të mëngjesit.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e djeshme rreth orës 22:00 ndërsa ishin duke pirë bashkë në një tavolinë. Mes tyre kishte një konflikt të hershëm për prona. Procesi regjistrimit të tokave ka rindezur konfliktet mes tyre e cila më pas përfundoi në vrasje.
Dyshohet se Prroni ka tentuar ta godasë me thikë, ndërsa Maçaj ka reaguar duke nxjerrë armën e zjarrit. Sipas raportimeve, kishte marrë një plumb në shpatull. Pritet që dëshmia e autorit të zbardhë të gjitha rrethanat e ngjarjes. Ndërkohë policia ka gjetur gjetur në vendin e ngjarjes dhe kanë sekuestruar dy gëzhoja pistolete dhe 2 mjete prerëse (thikë dhe kmesë).
NJOFTIMI I POLICISË:
Dyshohet se vrau me armë zjarri pistoletë, 61-vjeçarin, për motive të dobëta, arrestohet 58-vjeçari, i cili u vetëdorëzua disa orë pas ngjarjes, bashkë me armën e krimit.
Specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimeve ndaj Personit vunë në pranga shtetasin N. M., 58 vjeç, për veprat penale “Vrasja me dashje” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.
Ky dyshohet se dje, në fshatin Abat, Shalë, ka vrarë me armë zjarri pistoletë, për motive të dobëta, shtetasin P. P., 61 vjeç, banues në fshatin Abat.
Shërbimet e Policisë kanë gjetur në vendin e ngjarjes dhe kanë sekuestruar dy gëzhoja pistolete dhe 2 mjete prerëse (thikë dhe kmesë).
Materialet procedurale do t’i kalojnë Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.
SHKODËR- Autori i vrasjes së 61-vjeçarit, Pirro Proni në Shkodër është arrestuar nga policia. Në pranga ka përfunduar shtetasi Ndoc Maçaj, i cili ishte kushëri më viktimën.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur mbrëmjën e djeshme rreth orës 22:00, ndërsa shkak dyshohet një konflikt i hershëm mes autorit dhe viktimës për prona.
Raportohet se ata prej më shumë se 10 vitesh kishin patur mosmarrëveshje në lidhje me pronat. Procesi regjistrimit të tokave ka rindezur konfliktet me tyre e cila më pas përfundoi në vrasje.