E rëndë në Maliq/ Vritet polici gjatë operacionit për kapjen e një personi në kërkim, plagoset dhe një tjetër (EMRAT)
Ngjarja në Maliq/ Zbardhen edhe identitetet e efektivëve 4 Qershor, 08:49 E rëndë në Maliq/ Vritet p...
Ngjarja në Maliq/ Zbardhen edhe identitetet e efektivëve 4 Qershor, 08:49 E rëndë në Maliq/ Vritet p...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
• Kryeministri Edi Rama ka njoftuar se qeveria do të ofrojë një paketë mbështetëse për dëmet në fushën e bujqësisë, banesave apo nevojave të tjera të shkaktuar nga zjarret që përfshinë vendin javët e fundit. • Lidhur me këtë, ministri i Brendshëm, Ervin Hoxha ka zhvilluar sot një konferencë të përbashkët me ministrin e Mbrojtjes, Pirro Vengu, ministren e Bujqësisë, Anila Denaj dhe kreun e Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile, Haki Çako. • Hoxha u shpreh gjatë fjalës së tij se ky ishte ndër vitet më të vështira sa i përket zjarreve, ku ka pasur 59 zjarre të mëdh dhe 961 zjarre të vogla. • Ai u shpreh se fatmirësisht nuk ka pasur humbje jete dhe është ndaluar përhapja e zjarrit në infrastrukturë kritike. • Lidhur me nisjen e zjarreve, ministri tha se kemi të bëjmë më tepër me faktorin njerëzor, ku ka edhe zjarrvënës të qëllimshëm, por edhe zjarrvënie pa dashje. • Ai tha se dënimi për veprën penale të zjarrvënies duhet të ashpërsohet. • Gjatë fjalës së saj, ministrja Denaj gjatë fjalës së saj bëri një bilanc të dëmeve të shkaktuara nga zjarret në Delvinë. • Ministrja theksoi se zjarri ka shkatuar dëme në blegtori, bletari por dhe në kullota. • Sipas saj janë dëmtuar 230 koshere me bletë 8 stane, ndërsa jemi duke vlerësuar nevojën për ushqim për blegtorinë në të gjithë zonat e prekura nga zjarret.
3 artikuj për këtë temë.
TIRANË- Ministrja e Bujqësisë, Anila Denaj ka marrë pjesë në konferencë të përbashkët më ministrin e Mbrojtjes, Pirro Vengu, ministri i Brendshëm Ervin Hoxha dhe kreun e Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile, Haki Çako. Denaj gjatë fjalës së saj bëri një bilanc të dëmeve të shkaktuara nga zjarret në Delvinë.
Ministrja theksoi se zjarri ka shkatuar dëme në blegtori, bletari por dhe në kullota. Sipas saj janë dëmtuar 230 koshere me bletë 8 stane, ndërsa jemi duke vlerësuar nevojën për ushqim për blegtorinë në të gjithë zonat e prekura nga zjarret.
“Që prej ditës së martë janë shpërndarë në Delvinë 20 tonë ushqime dhe kemi një kapacitet prej 100 tonë ushqime rezervë për t’u shpërndarë në zonat e tjera të vendit, ku paraqitet nevoja”, tha ajo.
TIRANË- Ministri i Brendshëm, Ervin Hoxha ka zhvilluar sot një konferencë të përbashkët më ministrin e Mbrojtjes, Pirro Vengu, ministren e Bujqësisë, Anila Denaj dhe kreun e Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile, Haki Çako.
Hoxha u shpreh gjatë fjalës së tij se ky ishte ndër vitet më të vështira sa i përket zjarreve, ku ka pasur 59 zjarre të mëdh dhe 961 zjarre të vogla. Ai u shpreh se fatmirësisht nuk ka pasur humbje jete dhe është ndaluar përhapja e zjarrit në infrastrukturë kritike.
Lidhur me nisjen e zjarreve, ministri tha se kemi të bëjmë më tepër me faktorin njerëzor, ku ka edhe zjarrvënës të qëllimshëm, por edhe zjarrvënie pa dashje. Ai tha se dënimi për veprën penale të zjarrvënies duhet të ashpërsohet.
"Shumica e zjarreve janë të qëllimshme. Ky ka qenë ndër vitet më të vështira sa i përket zjarreve. Deri sot, vendi ka pasur 59 zjarre të mëdha, 961 ishin zjarre të vogla, si prsh në banesa ose kullota. Përballë kësaj situate reagimi ynë ka qenë i menjëhershëm. Mobilizimi i jashtëzakonshëm ka dhënë rezultate, ne nuk kemi humbje jete dhe është ndaluar përhapja e zjarrit në infrastrukturë kritike. Por, 2 efektivë janë lënduar, në një akt heroik. Punonjësi i policisë Agim Troci, shef i komisariatit Delvinë është jashtë rrezikut për jetën, që u plagos, teksa ndërhyri në një zjarr në një banesë.
Sa i përket zjarreve, kemi të bëjmë më tepër me faktorin njerëzor, ndonjëherë ka zjarrvënës të qëllimshëm, por edhe zjarrvenie pa dashje. 120 persona janë proceduar në total për zjarrvenie dhe 21 janë arrestuar. Kjo vepër penale, që lidhet me zjarrvënien e qëllimshme, duhet të ashpërsohet në dënim. Ata që rrezikojnë jetën e natyrën, do mbajnë përgjegjësi. Parashikimet janë që edhe gushti do jetë i vështirë për ne, ndaj përgjegjësia është e madhe.", tha Hoxha.
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka njoftuar se qeveria do të ofrojë një paketë mbështetëse për dëmet në fushën e bujqësisë, banesave apo nevojave të tjera të shkaktuar nga zjarret që përfshinë vendin javët e fundit.
Rama ndau pamjet e takimit ku ministrat e qeverisë njoftuan rritjen e gatishmërisë për muajin Gusht dhe mobilizimi i strukturave përkatëse për menaxhimin e situatës së zjarreve në vend.
"Masat e marra, rritja e gatishmërisë për muajin Gusht 2025 dhe mobilizimi i strukturave përkatëse për menaxhimin e situatës së zjarreve në vend, ku qeveria do të ofrojë një paketë mbështetëse për dëmet e shkaktuara në fushën e bujqësisë, banesave apo nevojave të tjera që kanë lindur si pasojë e vatrave të zjarrit.", thuhet në postimin e Ramës.