Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
FOTO/ Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh 4 Qershor, 18:43 Mijë...
FOTO/ Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh 4 Qershor, 18:43 Mijë...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
• Qytetarët janë mbledhur ditën e sotme para selisë së Gjykatës Speciale në Hagë, ku po zhvillojnë një protestë në mbështetje të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të cilët po mbahen në paraburgim. • Protesta e 14 shtatorit u thirr nga mërgata shqiptare dhe është mbështetur nga Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së (OVL-UÇK), për siç thanë organizatorët, padrejtësitë që po bëhen në gjykimin ndaj ish-krerëve të UÇK-së. • Protesta në kryeqytetin holandez po mbahet në një park që gjendet afër selisë së Dhomave të Specializuara. Folës në protestë janë kreu i OVL-UÇK-së, Hysni Gucati, Fatmir Koci, bashkëorganizator i protestës dhe ish-ambasadori holandez në Kosovë, Robert Bosch. • Kreu i OVL-UÇK-së, Hysni Gucati i bëri thirrje Evropës që nuk duhet të lejohet që drejtësia të shndërrohet në instrument politik. • Ai tha se UÇK-ja nuk luftoi asnjëherë për pushtet, por për liri. • Ish-pjesëtari i UÇK-së, njëherësh bashkëorganizatori i protestës, Fatmir Koci, tha se UÇK-ja nuk ishte as agresore e as pushtuese, por tha se sot ish-krerët e UÇK-së po gjykohen me akuza të pabaza. • Koci tha shteti serb ka kryer krime të tmerrshme gjatë luftës dhe nuk ka dhënë asnjë llogari. Ai kritikoi Qeverinë e Kosovës, pasi argumentoi se ajo ka heshtur dhe nuk ka mbrojtur shtetasit e saj. • Në Speciale rasti kryesor po zhvillohet kundër ish-krerëve të UÇK-së, përkatësisht ndaj ish-presidentit Hashim Thaçi, ish-kryeparlamentarëve Kadri Veseli dhe Jakup Krasniqi dhe ish-deputetit të Kosovës, Rexhep Selimi. • Ata akuzohen për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit, të cilat i kanë hedhur poshtë të katërtit. • Protesta në Hagë vjen një ditë para se mbrojtja e ish-krerëve të UÇK-së të nisë paraqitjen e provave të saj dhe dëshmitarëve.
7 artikuj për këtë temë.
TIRANË- Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka reaguar sërish në lidhje me protestën që u zhvillua ditën e sotme në Hagë në mbështetje të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Me anë të një postimi në rrjetet sociale, Rama shprehet se duhet drejtësi dhe vetëm drejtësi për Kosovën dhe Çlirimtarët e saj.
Postimi i Ramës:
Drejtësi pra drejtësi, vetëm drejtësi, asgjë më shumë se sa drejtësi dhe asgjë tjetër përveç drejtësisë, për Kosovën dhe Çlirimtarët e Saj.
View this post on Instagram
HAGË- Ish-ambasadori holandez në Kosovë Robert Bosch, i është drejtuar pjesëmarrësve në protestën kundër padrejtësive ndaj ish-krerëve të UÇK-së. Bosch kujtoi kohën kur shërbeu në Kosovë, pikërisht edhe kur u formua Gjykata Speciale.
Bosch u shpreh se gjyqi ndaj Hashim Thaçit dhe udhëheqësve të tjerë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, nuk është serioz duke kërkuar lirimin e tyre.
“Ne kemi patur kërkesë dhe presion nga qeveritë tona për krijimin e kësaj gjykate. Ishte e çuditshme mos të kishte serbë përpara kësaj gjykate. E kam takuar Hashim Thaçin. I thashë ‘ti do të lirohesh për mungesë provash'. Gjyqi është joserioz. Gjykatësit ndihen komod këtu në Hagë me një jetë shumë të mire, të marrin paga të mira dhe procesi të tejzgjatet. Është e pamendueshme të arrish në konkluzionin se UÇK ishte një organizatë kriminale“, tha ai.
HAGË- Atmosfera përpara selisë së Gjykatës Speciale në Hagë mori një ngjyrim të veçantë dhe emocional sot. Tingujt e “Marshit të UÇK-së” u dëgjuan nga një piano e vendosur në mes të rrugës, përballë ndërtesës ku po zhvillohet procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Performanca artistike u realizua nga muzikanti Azem Haziri, i cili interpretoi melodinë që për shumë shqiptarë mbetet një simbol i luftës për çlirim dhe sakrificës kombëtare.

HAGË- Në Hagë të Holandës të dielën shqiptarë nga diaspora, por edhe nga Kosova, po protestojnë duke kërkuar drejtësi për ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Protesta e 14 shtatorit u thirr nga mërgata shqiptare dhe është mbështetur nga Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së (OVL-UÇK), për siç thanë organizatorët, padrejtësitë që po bëhen në gjykimin ndaj ish-krerëve të UÇK-së.
Protesta në kryeqytetin holandez po mbahet në një park që gjendet afër selisë së Dhomave të Specializuara. Folës në protestë janë kreu i OVL-UÇK-së, Hysni Gucati, Fatmir Koci, bashkëorganizator i protestës dhe ish-ambasadori holandez në Kosovë, Robert Bosch.
Kreu i OVL-UÇK-së, Hysni Gucati, tha se nga Haga i bën thirrje Evropës që “nuk duhet të lejohet që drejtësia të shndërrohet në instrument politik”.
Ai tha se UÇK-ja nuk luftoi asnjëherë për pushtet, por për liri.
“Drejtësia duhet të jetë e njëjtë”, tha ai, duke shtuar se serbët që kanë kryer krime “gëzojnë lirinë”.
“Drejtësi për çlirimtarët, liri për të drejtën tonë historike”, tha ai.
Ish-pjesëtari i UÇK-së, njëherësh bashkëorganizatori i protestës, Fatmir Koci, tha se UÇK-ja nuk ishte as agresore e as pushtuese, por tha se sot ish-krerët e UÇK-së po gjykohen “me akuza të pabaza”.
“Nuk do të pranojmë asnjëherë këtë padrejtësi ndaj tyre”, tha ai.
Koci tha shteti serb ka kryer “krime të tmerrshme gjatë luftës dhe nuk ka dhënë asnjë llogari”.
Ai kritikoi Qeverinë e Kosovës, pasi argumentoi se ajo “ka heshtur” dhe “nuk ka mbrojtur” shtetasit e saj.
“Specialja është mjet i padrejtësisë”, tha ai, duke shtuar se “kërkojmë hetim të drejtë e të paanshëm për krimet e kryera gjatë luftës. Kërkojmë drejtësi për ata që luftuan për lirinë tonë”.
Protesta në Hagë mbahet pasi më 7 gusht, mijëra persona protestuan në Prishtinë kundër Dhomave të Specializuara dhe Zyrës së Prokurorit të Specializuar në Hagë – që njihen edhe si Gjykata Speciale.
Në Speciale rasti kryesor po zhvillohet kundër ish-krerëve të UÇK-së, përkatësisht ndaj ish-presidentit Hashim Thaçi, ish-kryeparlamentarëve Kadri Veseli dhe Jakup Krasniqi dhe ish-deputetit të Kosovës, Rexhep Selimi. Ata akuzohen për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit, të cilat i kanë hedhur poshtë të katërtit.
Protesta në Hagë vjen një ditë para se mbrojtja e ish-krerëve të UÇK-së të nisë paraqitjen e provave të saj dhe dëshmitarëve.
Ish-ndihmësi i sekretarit amerikan të Shtetit, James Rubin, do të nisë dëshminë e tij para Speciales më 15 shtator, në mbrojtje të ish-krerëve të UÇK-së.
Mbrojtja e të akuzuarve i tha Radios Evropa e Lirë se lista e atyre që do të dëshmojnë në anën e tyre, nisur nga 15 shtatori, është konfidenciale.
Në media, megjithatë, qarkulluan disa emra - në mesin e tyre: Wesley Clark, William Walker, Bernard Kouchner e të tjerë.
Të njëjtit u përmendën edhe në një listë që zbuloi mbrojtja në vitin 2022.
Mbrojtja e Thaçit ka deklaruar se 11 dëshmitarët që mëton të thërrasë të japin dëshminë e tyre në seanca të hapura. Ndërkaq, mbrojtja e Krasniqit ka thënë se dy dëshmitarë do të japin dëshminë në gjykatore, ndërkaq dy të tjerë do të japin dëshminë me shkrim dhe kjo dëshmi veçse u është dorëzuar prokurorëve.
Paneli i gjyqtarëve i Dhomave të Specializuara parasheh që deri më 14 nëntor ose një javë pas përfundimit të dëshmisë së dëshmitarit të fundit të përmbyllë rastin e mbrojtjes të Hashim Thaçit dhe Jakup Krasniqit. Ky panel po ashtu pret që mbrojtja e ish-krerëve të UÇK-së të jetë e përgatitur që të paraqesë shkresat përfundimtare të gjykimit para 22 dhjetorit të këtij viti.
Që nga 4 dhe 5 nëntori 2020, që të katër të akuzuarit ndodhen në paraburgim në Hagë, ku janë Dhomat e Specializuara të Kosovës.
Procesi gjyqësor ndaj tyre ka nisur më prill të vitit 2023. Në mbi dy vjet, Zyra e Prokurorit të Specializuar thirri në gjykatore 125 dëshmitarë si dhe ka paraqitur rreth 3.000 prova materiale.
ZPS-ja deklaroi më 16 prill se ka përmbyllur paraqitjen e provave ndaj ish-krerëve të UÇK-së.
Zyra e Prokurorit të Specializuar kishte konfirmuar aktakuzën ndaj ish-krerëve të UÇK-së në tetor të vitit 2020, por e bëri publike vetëm një muaj më vonë.
Aktakuza i ngarkon të akuzuarit për përgjegjësi “personale”, por edhe për “krimet e kryera nga vartësit e tyre”.
Sipas aktakuzës, Thaçi, Veseli, Selimi dhe Krasniqi akuzohen për krime kundër njerëzimit dhe krime lufte, përfshirë vrasjen e më shumë se 100 viktimave si dhe mbajtjen në paraburgim në mënyrë të paligjshme e torturimin e qindra viktimave.
Aktakuza thotë se katër të akuzuarit dhe anëtarë të tjerë të UÇK-së ishin pjesë e një “ndërmarrjeje të përbashkët kriminale” dhe “kanë ndarë qëllimin e njëjtë për të marrë dhe ushtruar kontrollin në gjithë Kosovën me të gjitha mjetet, përfshirë edhe frikësimin, keqtrajtimin, ushtrimin e dhunës dhe eliminimin e atyre që i konsideronin kundërshtarë”.
Dhomat e Specializuara dhe Zyra e Prokurorit të Specializuar – të njohura gjerësisht si Gjykata Speciale – janë themeluar në vitin 2015 nga Kuvendi i Kosovës dhe janë pjesë e sistemit gjyqësor të Kosovës, por veprojnë me personel ndërkombëtar në Holandë. Gjykata Speciale heton krimet e pretenduara të pjesëtarëve të UÇK-së, të kryera kundër pakicave etnike dhe rivalëve politikë që nga janari i vitit 1998 deri në dhjetor të vitit 2000./REL
TIRANË- Me këngimin e himnit kombëtar shqiptar ka nisur protesta në Hagë. Mijëra shqiptarë nga mbarë bota janë mbledhur në parkun pranë muzeut Madurodam, afër Gjykatës Speciale, për të kërkuar drejtësi për ish-krerët e UÇK-së, të cilët po mbahen në paraburgim.
Protesta, e organizuar nga mërgata shqiptare dhe e mbështetur fuqishëm nga veteranët e luftës së UÇK-së, është shndërruar në një manifestim masiv kombëtar. Ajo përfaqëson zërin e një populli që refuzon të dorëzohet në kërkesën për drejtësi dhe vlerësim të sakrificave të tij.
Atmosfera në Hagë është mbushur me flamuj kuq e zi dhe simbolika të UÇK-së, duke dëshmuar unitetin dhe vendosmërinë e shqiptarëve për të mbrojtur dinjitetin dhe për të kërkuar lirinë e plotë të drejtësisë.
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka treguar mbështetjen e tij për qytetarët që kanë shkuar të protesojnë para Gjykatës së Hagës në mbrojtje të ish-krerëve të UÇK-së. Me anë të një postimi në Facebook, Rama shkruan se me zemër dhe mendje ndodhet dhe ai në protestë.
Postimi i Plotë:
LIRIA KA EMËR Me zemër e mendje jam edhe unë atje sot Komandant LIRI PËR ÇLIRIMTARËT
HAGË- Qytetarët janë mbledhur ditën e sotme para selisë së Gjykatës Speciale në Hagë do të zhvillohet një protestë në mbështetje të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të cilët po mbahen në paraburgim.
Pritet pjesëmarrje e qytetarëve nga diaspora, familjarëve dhe përfaqësuesve të shoqatave të dala nga lufta, të cilët kërkojnë drejtësi dhe proces të drejtë gjyqësor. Protesta zhvillohet vetëm një ditë para nisjes së fazës së re të procesit gjyqësor.
Të hënën, pala mbrojtëse do të fillojë paraqitjen e dëshmitarëve, mes të cilëve pritet të jetë edhe James Rubin, ish-ndihmës sekretar i Shtetit, i njohur për rolin e tij diplomatik gjatë luftës në Kosovë. Ish-krerët e UÇK-së i kanë mohuar akuzat, duke i cilësuar ato politike dhe të padrejta, ndërsa mbështetësit e tyre kanë kërkuar vazhdimisht proces transparent dhe të paanshëm./Dosja.al