LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Rama në Cërrik: Do të firmosim marrëveshje të rëndësishme me Izraelin. Salla: Dixhitalizimi do të revolucionarizojë bujqësinë shqiptare

• Kryeministri Edi Rama dhe Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural Andis Salla, vizituan një fermë eksperimentale në Cërrik, e cila është pjesë e shkollës profesionale “Mihal Shahini”, një investim i vënë në jetë nga Agjencia izraelite MASHAV. • Gjatë fjalës së tij, Rama vlerësoi projektin dhe partneritetin me Izraelin, duke e krahasuar me partneritetin e UBT dhe Universitetit BOKU në Vjenë. • Kryeministri theksoi, se pret me padurim nënshkrimin e një marrëveshje me qeverinë e Izraelit, për të marrë sa më shumë dije prej andej. • Gjithashtu Rama theksoi rritjen e interesit të të rinjve për tu bërë pjesë e UBT-së, duke e lidhur këtë me përmirësimin e cilësisë së arsimit dhe krijimin e mundësive të reja për studentët. • Sipas tij, deri në fund të dekadës synohet njehsimi i programeve akademike me ato të universitetit BOKU në Vjenë. • Nga ana tjetër, Salla tha se u shpreh se dixhitalizimi do të revolucionarizojë bujqësinë shqiptare. • Ministri tha më tej, se tekonologjia u jep mundësi fermerëve të kenë në kohë reale të gjithë informacionin e duhur nëpërmjet telefonit dhe aplikacionit që do të vihet në dispozicion. • Ai tha se bashkia ka dhënë vetë në dispozicion të fermerëve dhoma frigoriferike, zyra të caktuara dhe ambient të rrethuar me të gjitha facilitetet e duhura për një SHBB. 

3 artikuj për këtë temë.

2 MUAJ ME PARE

"Zhvillim pozitiv sa i takon bujqësisë"/ Rama nga Cërriku: Do të firmosim marrëveshje të rëndësishme me Izraelin...

Rama në Cërrik: Do të firmosim marrëveshje të
Edi Rama

ELBASAN- Kreministri i vendit, Edi Rama ka kryer ditën e sotme një vizitë në fermën eksperimentale të shkollës profesionale “Mihal Shahini”, e cila do të shërbejë si një platformë edukimi, trajnimi dhe demonstrimi për nxënësit dhe fermerët, të cilët do të mund të përdorin metoda inovative për kultivimin e produkteve bujqësore. Gjatë fjalës së tij, Rama u shpreh se bujqësia ka njohur një zhvillim pozitiv sa i takon fshatit, tokës dhe  bujqësisë cilësore.

Kryeministri theksoi se pritet që të zhvillohet një marrëveshje e rëndësishme me shtetin izraelit, për të transferuar në Shqipëri sa më shumë eksperiencë në sektorë të ndryshëm.

“Kjo është, besoj unë edhe arsyeja pse ne i kemi të gjitha shkaqet për të qenë optimist edhe për këtë program, shkollë, bashki që ka hedhur hapa kurajozë dhe të admirueshëm, të vënies në shfrytëzim të asaj që ofron teknilogjia, në funksion të zhvillimit të qëndrueshëm. Më vjen shumë mirë për këtë zhvillim kaq pozitiv, në drejtim të bashkëpunimit, sa i takon fshatit, tokës, bujqësisë cilësore. Ky është vetëm një hap, presim me padurim të firmosim një marrëveshje të rëndësishme me shtetin izraelit për të hapur kapitull të ri në këtë marrëdhënie, për të transferuar në Shqipëri sa më shumë eksperiencë. Faleminderit miqve që kanë ardhur këtu. Shpresoj të rikthehemi këtu për të parë të tjera bashkëpunime të bukura”, tha Rama./Dosja.al

2 MUAJ ME PARE

Rama në Cërrik: Deri në fund të dekadës do të kemi njehsim të programeve të studimit me universitete në Vjenë

Rama në Cërrik: Do të firmosim marrëveshje të
Edi Rama

CËRRIK- Kryeministri Edi Rama deklaroi se Universiteti Bujqësor i Tiranës po shkon drejt një transformimi të rëndësishëm akademik dhe inovativ, duke synuar njehsimin e programeve me universitetin prestigjioz BOKU të Vjenës. Duke folur gjatë takimit në Cërrik, në fermën eksperimentale të shkollës profesionale “Mihal Shahini”, një projekt i vënë në jetë nga MASHAV, Rama theksoi rritjen e interesit të të rinjve për tu bërë pjesë e UBT-së, duke e lidhur këtë me përmirësimin e cilësisë së arsimit dhe krijimin e mundësive të reja për studentët. Sipas tij, deri në fund të dekadës synohet njehsimi i programeve akademike me ato të universitetit BOKU në Vjenë. 

“Ky vend është një pasqyrë shembullore e asaj që mund të bëjë mendja e njeriut kur gjendet në situatën që të krijojë rrugë të reja dhe shtigje për të mbijetuar në rrugë të pafavorshme. Ajo që na ka munguar për një kohë të gjatë ka qenë fokusi te inovacioni dhe eksperiencat më të mira. Është zemra e një ferme eksperimentale; këtu bëhen eksperimente me kultura të ndryshme, ndërkohë që në anën tjetër janë edhe bagëtitë. Deri në fund të dekadës do të kemi një njehsim të programeve me Vjenën dhe dekadën e ardhshme do të mund të marrim diploma të barasvlefshme me ato të BOKU-t të Vjenës. Shifrat e interesimit për t’u bërë pjesë e UBT-së janë rritur dhe kjo vjen si rezultat i faktit që vajzat dhe djemtë, kur shohin një mundësi për t’u edukuar dhe për të marrë dije cilësore, nuk e lënë atë mundësi," tha Rama./Dosja.al

2 MUAJ ME PARE

"Dixhitalizimi do të revolucionarizojë bujqësinë shqiptare"/ Salla në Cërrik: U jep mundësi fermerëve të kenë në kohë reale të gjithë informacionin e...

Rama në Cërrik: Do të firmosim marrëveshje të
Andis Salla

ELBASAN- Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Andis Salla ka bërë një vizitë në fermën eksperimentale të shkollës profesionale “Mihal Shahini”, e cila do të shërbejë si një platformë edukimi, trajnimi dhe demonstrimi për nxënësit dhe fermerët, të cilët do të mund të përdorin metoda inovative për kultivimin e produkteve bujqësore. Gjatë fjalës së tij, Salla u shpreh se dixhitalizimi do të revolucionarizojë bujqësinë shqiptare.

Salla theksoi se tekonologjia u jep mundësi fermerëve të kenë në kohë reale të gjithë informacionin e duhur nëpërmjet telefonit dhe aplikacionit që do të vihet në dispozicion. Ai tha se bashkia ka dhënë vetë në dispozicion të fermerëve dhoma frigoriferike, zyra të caktuara dhe ambient të rrethuar me të gjitha facilitetet e duhura për një SHBB. 

"Është kënaqësi të jem sot në Cërrik, jo vetëm si Ministër i Bujqësisë, por edhe si një person që ka shërbyer prej vitesh në këtë komunitet, ku roli i bujqësisë është i rëndësishëm në ekonominë vendase, ku qeveria, por edhe me partnerët tanë, kemi investuar dhe vazhdojmë të investojmë në sektorin bujqësor. Dua të falenderoj sot ambasadoren për mundësinë që i jep shkollës profesionale “Mihal Shahini” me këtë projekt domethënës, ku i shërben jo vetëm studentëve dhe pedagogëve, por edhe komunitetit dhe fermerët, të cilët janë në këtë zonë bujqësore. Me qeverinë qytetare, patjetër që ne jemi duke investuar në zonën e Cërrikut nëpërmjet bashkive, nëpërmjet të gjithë Shqipërisë, në ujitje-kullim, por edhe investime të tjera në teknologjinë moderne dhe inovacion.

Për pak ditë ne dalim me një paketë në dixhitalizim. Dixhitalizimi jo vetëm si koncept dixhitalizim në tërësi për investime, por edhe duke asistuar ndaj fermerëve. Po u japim mundësi fermerëve të kenë në kohë reale të gjithë informacionin e duhur nëpërmjet telefonit dhe aplikacionit që do të vëmë në dispozicion, por edhe mundësive të tjera nëpërmjet sensorëve në kohë reale, për të pasur ne mundësinë kur duhet të vadisim, kur duhet të plehërojmë dhe kur duhet t’i shërbejmë të gjithë mbjellave të cilat ne kemi. Kjo është teknologjia që shumë shpejt ne do ta vendosim për fermerët, për të investuar jo vetëm në paketën që kemi vendosur nga qeveria shqiptare prej 52 milion eurosh për garancinë dhe masat e reja që kemi ndaj AZHBR-së, por edhe me mundësinë që japim me 10%-in.

Ajo çfarë ne bëjmë është të shërbejmë çdo ditë fermerëve, duke qenë pranë tyre në terren dhe duke marrë çdo informacion për ta përkthyer atë në buxhete dhe ide, dhe atë çfarë ne po bëjmë më së miri në mbështetje të fermerëve dhe mbështetje të bujqësisë shqiptare. Pak metra më nga këtu ku jemi, kemi investuar me donatorët një nga projektet inovatore në Shqipëri, që është grumbullimi i mbetjeve bujqësore duke i kthyer ato në plehra për të ulur kostot e bashkive, por edhe për të pasur një bashki më të pastër. Duke investuar në sektorin bujqësor, ne ndihmojmë jo vetëm këtë zonë, ndihmojmë edhe të gjitha zonat përreth. Bashkia tashmë ka nxjerrë një nga portalet më inovatorë në Republikën e Shqipërisë, i ndërtuar nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit. Patjetër që me bashkinë kemi suport edhe nëpërmjet SHBB-ve që ne po bëjmë në të gjithë territorin, ku deri tani kemi 20 SHBB. Dua të theksoj modelin shumë të mirë të Cërrikut, ku bashkia ka investuar në pikën e parë të grumbullimit të produkteve bujqësore, në perime dhe fruta.

Bashkia ka dhënë vetë në dispozicion të fermerëve dhoma frigoriferike, zyra të caktuara dhe ambient të rrethuar me të gjitha facilitetet e duhura për një SHBB. Ky është një model që ne duhet ta ndjekim nëpërmjet bashkive që jemi duke e bërë, por një shembull i tillë do të vazhdojë të ndiqet në të gjithë bashkitë e Shqipërisë me 61 bashki. Dua që nëpërmjet ambasadës së Izraelit, sot ne të mos kemi vetëm këtë projekt, por edhe projekte të tjera. Për pak ditë, bashkë me ministrin e bujqësisë së Izraelit, kemi marrëveshje mirëkuptimi për investimet në sektorin bujqësor dhe për ta çuar në një tjetër hap bujqësinë shqiptare, si modeli shumë i mirë Izraelit edhe në Shqipëri. Shumë faleminderit të gjithëve dhe punë të mbarë," tha Salla./Dosja.al

andis salla edi rama cerrik

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj