LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Rama në Mynih: Shpresoj të jemi të shkëputur nga Shkupi në procesin e integrimit, grekët më ndjekin kudo, Kosova po negocion me BE dhe SHBA

• Kryeministri Edi Rama, i cili ndodhet në Mynih në kuadër të Konferenës ë Sigurisë, ka folur në një panel të hapur pasditen e sotme. • Rama tha se shpreson që Shqipëria të jetë e shkëputur nga Maqedonia e Veriut, në lidhje me procesin e integrimit në Bashkimin Evropian sepse herën e fundit, Shqipëria u bllokua për shkak të mosmarrveshjeve të Shkupit me Bullgarinë. • Rama u pyet nëse Greqia do të jetë pengesë për integrimin e Shqipërisë dhe tha se nuk kishte ardhur në Mynih për të shqetësuar miqtë e tij grekë. • Ai shtoi se ata e ndjekin kudo dhe duan ta shohin, t'i dëgjojnë tonin e zërit kur thotë diçka për jo. • Ai shtoi se Kosova nuk po negocion me Serbinë, por me Bashkimin Evropian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës. • Rama përmendi dhe planin franko-gjerman për normalizimin e marrëdhënieve mes dy vendeve. • Ai tha se Serbia e ka prishur punën me shpalljen e ditës së zisë pas sulmit në Banjskë.

4 artikuj për këtë temë.

2 VITE ME PARE

Rama për integrimin: Nuk duhen menduar data, kam kaluar një traumë me organizime dasmash, por nusja nuk erdhi kurrë

Rama në Mynih: Shpresoj të jemi të shkëputur nga Shkupi
Edi Rama

MYNIH- Kryeministri Edi Rama, i cili ndodhet në Mynih në kuadër të Konferenës ë Sigurisë, ka folur në një panel të hapur këtë pasdite. Ndërsa presidenti i Maqedonisë së Veriut tha se vendi i tij shpreson të bëhet anëtar i Bashkimit Evropian brenda 5 viteve të ardhshme, Rama tha se nuk mund të ketë një datë dhe se vendet duhet të bëjnë detyrat e shtëpisë për të arritur standardet e vendeve anëtare.

Rama mes batutash tha se ka kaluar një traumë me organizime dasmash, por nusja nuk erdhi kurrë dhe se erdhi vetëm një letër nga raporti i progresit që thoshte ju dashurojmë.

“Nuk duhen menduar këto data sepse kam kaluar një traumë me këto data, organizime dasmash, por nusja nuk erdhi kurrë. Na erdhi vetëm një letër nga raporti i progresit që na thoshte iu dashurojmë. Asnjë datë! Së pari nuk ka të bëjë me ta por me ne. S’ka pse të ketë nxitim. Nuk po kërkojmë të hyjmë aty, kërkojmë nisjen e bisedimeve sepse duam të mësojmë. Negociatat janë transferimi më produktiv i njohurive që një vend mund të marrë në këtë planet për t’u shndërruar në institucione funksionuese. Duhet të bëjmë detyrat tona të shtëpisë dhe të bëjmë vendet tona si vendet anëtare. Është edhe ana tjetër e medaljes. Mënyra se si procesi është i konceptuar nuk do të funksionojë. Kur nis të flasësh, do të thotë je i fejuar por s’je i martuar. Ka të bëjë me ndryshimin e mënyrës se si kjo marrëdhënie do të zhvillohet. Që do të thotë do të jetë midis gjithçka dhe asgjë dhe anëtarësimit të plotë. Janë 27 dhe mezi vendosin imagjino edhe 6 nga Ballkani”, tha Rama.

2 VITE ME PARE

Sulmi në Banjskë, Rama: Serbia e ka prishur punën me ditën e zisë, Kosova nuk po negocion me Beogradin, por me BE dhe SHBA

Rama në Mynih: Shpresoj të jemi të shkëputur nga Shkupi
Edi Rama

MYNIH- Kryeministri Edi Rama, i cili ndodhet në Mynih në kuadër të Konferenës ë Sigurisë, ka thënë në një panel të hapur se Kosova nuk po negocion me Serbinë, por me Bashkimin Evropian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Rama përmendi dhe planin franko-gjerman për normalizimin e marrëdhënieve mes dy vendeve.

Ai tha se Serbia e ka prishur punën me shpalljen e ditës së zisë pas sulmit në Banjskë.

“Unë besoj se ka një gjë thelbësore që nuk duhet harruar, nga ana e vendeve që kanë bërë zgjedhjen, sepse askush nuk na kanë deturyar se ku të pozicionohemi. Shqiptarët, veçanërisht nuk kanë pasur shans per të zgjedhur për shekuj të tërë. Tani duam Evropën si Shqipërinë, por kjo është temë tjetër. Ne kemi zgjedhur, për mua nuk është kurrë kjo një justifikim për të mos bërë detyrat e shtëpisë. Serbia vërtet e ka prishur punën, jo atë ditë kur ndodhi Banjska, por të nesërmen kur presidenti Vuçiç e shpalli ditë zie për ata që e bënë sulmin. Dua të them atë që është për t’u thënë. Kosova nuk po negocion me Serbinë, pikë. Kosova po negocion me BE dhe SHBA. Ka një plan franko-gjerman. Serbia, me të gjithë progresin, nuk është vend etalon. Ne në Shqipëri dhe të gjithë ne këtu, nuk na pëlqen të gjitha gjërat që bëjmë, por duhet t’i bëjmë nëse duam të jemi bashkë në këtë komunitet. Na duhet të qëndrojmë së bashku. Kemi fqinjë që janë në BE dhe ata nuk duhet të harrojnë që kur kanë të bëjnë me ne, duhet të marrin parasysh edhe marrëdhëniet e fqinjësisë. Serbia duhet të vendosë, por Kosova nuk ka asgjë për të vendosur. Është një vend që është padyshim në këtë komunitet me SHBA dhe BE”, tha Rama.

2 VITE ME PARE

Greqia pengesë për integrimin, Rama: Ata më ndjekin kudo, nuk erdha në Mynih për të shqetësuar miqtë e mi grekë

Rama në Mynih: Shpresoj të jemi të shkëputur nga Shkupi
Edi Rama

MYNIH- Kryeministri Edi Rama, i cili ndodhet në Mynih në kuadër të Konferenës ë Sigurisë, ka folur në një panel të hapur edhe lidhur me pengesën e Greqisë për integrimin e Shqipërisë në BE. Rama u pyet nëse Greqia do të jetë pengesë për integrimin e Shqipërisë dhe tha se nuk kishte ardhur në Mynih për të shqetësuar miqtë e tij grekë.

Ai shtoi se ata e ndjekin kudo dhe duan ta shohin, t'i dëgjojnë tonin e zërit kur thotë diçka për jo.

“Jo, ne e dashurojmë Greqinë. Nuk erdha në Mynih për të shqetësuar miqtë e mi grekë, sepse ata ndjekin kudo dhe duan të më shohin, të më dëgjojnë tonin e zërit kur them diçka për jo. Ne e duam Greqinë. Në asnjë mënyrë nuk na hidhni në konflikt me Greqinë. Nuk thashë kafe greke, thashë kafe turke. Kur thashë kafe turke, thashë sepse ka turq në Gjermani”, tha Rama.

2 VITE ME PARE

Rama nga Mynihu: Shpresoj që të jemi të shkëputur nga Maqedonia e Veriut në procesin e integrimit në BE

 

Rama në Mynih: Shpresoj të jemi të shkëputur nga Shkupi
Edi Rama

MYNIH- Kryeministri Edi Rama, i cili ndodhet në Mynih në kuadër të Konferenës ë Sigurisë, ka thënë në një panel të hapur se shpreson që Shqipëria të jetë e shkëputur nga Maqedonia e Veriut, në lidhje me procesin e integrimit në Bashkimin Evropian.

Rama tha se herën e fundit, Shqipëria u bllokua për shkak të mosmarrveshjeve të Maqedonisë së Veriut me Bullgarinë.

“Shpresoj që të jemi tashmë të shkëputur nga Maqedonia e Veriut, sepse herën e fundit që ishim në çift, nuk na lejuan të hidhnim asnjë hap tjetër, për shkak të një situate që nuk lidhej me Shqipërinë, por me një vend tjetër, Bullgarinë. Duke qenë se i kemi zhvilluar konferencat ndërqeveritare, mendoj se jemi tanimë çift apo bashkë dhe pastaj zierja e këtij uji me këtë mase kafeje, është fakti që situata në Maqedoninë e Veriut, është rezultat i Bashkimit Evropian, që nuk është në gjendje të japë fund praktikës së rrëmbimit të vendeve, çka nënkupton vendet anëtare të përdorin vendin e tyre në tryezën e Bashkimit Evropian, si një levë kundër fqinjëve. Pasojat ndihen vetë në këto vende. Kjo është flaka që ndez më shumë nacionalizmin”, tha Rama.

edi rama mynih

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj