Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
•Kryeministri Edi Rama së bashku me kabinetin e tij qeveritar ka nisur sot turin e falenderimeve pas zgjedhjeve. • Rama ka shkuar sot në Shkodër, e cila është dhe hera e parë që e fiton këtë bashki. • Gjatë fjalës së tij, Rama ka theksuar se premtimi që bëri për fushatë elektorale në lidhje me rritjen e pagave do të mbahet dhe se rritja pritet që të miratohet brenda 2-3 javëve. • Po ashtu Rama i ka dhënë edhe disa këshilla Benet Becit, në lidhje se si të drejtojë në bashkinë e Shkodrës. • Në lidhje me krimin, Rama tha se Shkodra është një zonë e nxehtë e krimit. • Ndërsa Ministri i Brendshëm Bledi Çuçi është shprehur se do të vazhdojnë luftën dhe do të nisin kontrolle kudo në qytet.
6 artikuj për këtë temë.
SHKODËR- Një i moshuar ka marrë fjalën në turin e falenderimeve të Kryeministrit Edi Rama në Shkodër. Gjatë fjalës së tij, ai ka uruar që Shkodra të jetë krenare me punën e qeverisë Rama. Po ashtu ai ka theksuar se ka qenë i burgosur politik. Ndërkohë që gjatw fjalws sw tij ka deklaruar se Berisha ka qenë diktatori i fundit në vend.
"Uroj që Shkodra të jetë krenare me punën tuaj. Lexoj një parrullë 'Shkodra falemners'. Mos mendoni se votat ua ka dhënë Shkodra. Shkodrës ju do të jeni në nevojë, e komunistit të fundit që çoi Shkodra, Sali Berisha. Pas 30 e ca vitesh që ishte i ndryshkur e nxori në pushtet e i dha bashkinë Shkodrës. Ai ishte diktatori i fundit. Prej Sali Berishës jam sot. Prej Shkodrës ku u rrita, prej Shkodrës krenare, unë jam i perekutuar politik. Unë kam qenë në burgjet e Shqipërisë. Edhe unë mbetem dëshmitar që për bashkinë e Shkodrës ke bërë një punë cilësore. Unë nuk jam anëtar i asnjë partie, por ju lutem, kombi shqiptar meriton të jetë me të gjitha bashkitë," tha i moshuari.
SHKODËR- Sot, në shenjë falenderimi për fitoren e Bashkisë, kryeministri Rama së bashku me kabinetin e tij qeveritar, nga teatri “Migjeni” iu kanë shprehur mirënjohjen qytetarëve shkodranë që i besuan kësaj force politike drejtimin e bashkisë. Në takim ishte i pranishëm ka qenë edhe Ministri i Brendshëm Çuçi, i cili ka premtuar se do të vendosin në kontroll të plotë territorin e Bashkinë Shkodër në mënyrë që të mos cënohet asnjë pjesë e territorit nga krimi i organizuar.
PJESË NGA DISKUTIMI:
Edi Rama: Kemi pasur probleme në mënyrë të vazhdueshme. Plagë që inflamohet herë pas here. Është me rëndësi të kemi parasysh se situata është më mirë se sa ishte, por është larg asaj që duhet të kemi.
Bledi Çuçi: Mirëmbrëma të tanëve! Për fat të keq Shkodra ka qenë një nga zonat e nxehta sa i takon krimit të organizuar dhe trafiqeve. Jemi përpjekur shumë, kemi shumë arritje. Diku e kemi luftuar, diku nuk ia kemi dalë me sukses siç duhet. Është moment shumë i veçantë, tani kemi nevojë për një mjedis të sigurtë. Do të bëjmë gjithçka për një kontroll të plotë të territorit në të gjithë Bashkinë Shkodër dhe të mos cënohet asnjë pjesë e territorit nga krimi i organizuar. Këtë kemi filluar ta bëjmë duke ristrukturuar Policinë. Duke profilizuar natyra dhe profile të krimit. Jemi këtu që të ju premtojmë që ne do të bëjmë gjithçka që të vendosim një kontroll të plotë të territorit në të gjithë Bashkinë e Shkodrës dhe të mos cënohet asnjë pjesë e territorit nga krimi i organizuar dhe nga trafiqet. Këtë kemi filluar ta bëjmë duke ristrukturuar në qendër të gjithë strukturën e Policisë. Është një faqe e re historike. Shumë shpejt ju do ta ndjeni të gjithë ndryshimin që do të vijë nga ristruktimi i Policisë së Shtetit.
SHKODËR- Kryeministri Edi Rama ka folur në lidhje me premtimin për rritjen e pagave në vend. Gjatë fjalës së tij në turin e falenderimeve, Rama u shpreh se për rritjen e pagave ka pasur një debat me Ministren e Financave Delina Ibrahimaj. Ai u shpreh se premtimi i tij nuk ishte elektoral, pasi rritja e rrogave do të nisë sapo të miratohet në Kuvend.
"Pagat u bllokuan në Kuvend dhe medmek ishte një premtim elektoral. Dhe e vërteta është se pati një debat mes meje dhe ministres së financave. Është konceptuar në një hark 1-vjeçar. E para rritja për mjekët specialistë dhe punonjësit e sigurisë. Në harkun e një viti kjo do të përmbushet e tërë. Ligji që do të miratohet në Kuvend dhe të gjithë do të marrin pagatr nga 1 prilli i kaluar. Fillimisht do të rriten pagat e të gjithëve dhe më pas të deputetëve. Është në dikutim tani. Brenda 2-3 javësh maksimumi do tç fillojë rritja e pagave" tha Rama.
SHKODËR- Në një takim falënderues në Shkodër pas fitores së Benet Becit, kryeministri Edi Rama nuk i ka kursyer "batutat" e tij. Në fjalën e tij, teksa fliste për zgjedhjet, Rama bëri sikur ia ndërroi emrin të dërguarës së tij politike për Shkodrën, Elisa Spiropali. Ai shtoi se kishte një debat me ministren Elisa Spiropali duke e quajtur si "Mamica", nofkë e cila iu vendos nga rrjeti pasi cilësoi kreun e qeverisë, si një Skëndërbe të dytë.
"Dua t'u them ju të gjithëve ju që jeni këtu, që unë për veten time këtë rezultat në Shkodër e konsideroj si sfidën më të madhe që më është bërë mua dhe Partisë Socialiste. Për hir të të vërtetës kisha dhe një debat me Mamicën. Pse qeshni? Aaaaa. Për ju është Elisa. Patëm një debat me Mamicën për punën e zemrës. Unë mendoj që vota e Shkodrës ka qenë përtej PS, ka qenë një votë me mendje më shumë sesa me zemër. Kjo është pjesa më e rrezikshme e kësaj vote,"-tha Rama.
SHKODËR- Kryeministri Edi Rama ka këshilluar kryebashkakun e ri të Shkodrës Benet Beci në lidhje me qëndrimin që ai duhet të bëjë në momentin që do të marrë detyrën. Gjatë një takimi me strukturat, Rama ka deklaruar se në bshki nuk duhet që të ketë lëvizje të punës, por një vlerësim meritokratik për të gjithë. Rama ka këshilluar Becin që të punojë fortë pasu kështu fiton besimin e shkodranëve.
“Nuk e di çfarë ka bërë por do të kesh presion të madh duhet që ta mbash atë, duhet të bësh një bashki për të gjithë qytetarët e Shkodrës nëse do që të mbështesin siç të mbështetën sepse një herë mund të fitosh, port ë përsërisësh fitoren është e vështirë. Një gjë duhet që të dish nga unë, se sa herë që kam ardhur këtu duke kërkuar vota kam ngrënë shpulla. Këtë herë të kanë fituar me mendje jo me zemër, zemrën nuk ta japin se e kanë djathtas si puna jote, por tua marrësh e tua vendosësh në qendër. Në fushatë që ti e konsidero pjesën më të vështirë është më e lehtë në zyrë është më e vështirë, janë vendimet që të takojnë ty dhe të marrësh vendimet e duhura duhet që të dish të thuash jo”, tha Rama.
Duke pasur ne krah Agron Çelën dhe Elisa Spiropalin, Rama i tha Becit se nuk duhet te dëgjojë askënd prej tyre kur bie fjala për bashkinë.
“Mos i shih kështu, do te kesh presion të madh që nga Edona Agroni, Elisa...Duhet të mbash presionin dhe të bësh një bashki të të gjithë qytetarëve të Shkodrës nëse do që të të mbështesin. Këtë herë të kanë votuar me mend dhe jo me zemër se zemrën se shesin këta. Që t’i tërheqësh zemrën pak me majtas dmth ta vesh në qendër të paktën," tha ai.
SHKODËR- Kryeministri Edi Rama ka nisur turin falenderues për 14 majin nga Shkodra. Ndalesën e parë e bëri në Muzeun e Memories, ku i shoqëruar nga kryetari i ri i Bashkisë së Shkodrës, Benet Beci, si dhe drejtuesi i Institucionit Pjerin Mirdita vizitoi mjediset e brendshme të ish-burgut, ku gjatë viteve të diktaturës janë burgosur e torturuar figura të njohura intelektuale të qytetit verior e më gjerë, mes tyre dhe klerikët At Zef Pëllumbi, Imzot Ernest Çoba, At Benardin Palaj, përfaqësues të tjerë të besimit klerik, si dhe qytetarë të njohur nga Shkodra e më gjerë.
“Ka kohë që e kemi pritur këtë vizitë për vetë simbolikën që ofron ky muze, për rëndësinë që ka për qytetin e Shkodrës sepse është i vetmi muze që faktikisht në Shqipëri është i hapur në ambientet e një ish-burgu, që ka qenë në funksion gjatë periudhës së diktaturës komuniste.
E gjithë hapësira që ne kemi këtu është e konceptuar e atillë, kjo është një galeri faktikisht është ndërtuar për qëllime muzeale. Është një projekt që ka filluar në vitin 2010 mes bashkisë së Shkodrës, Ministrisë së Kulturës së kohës normalisht, por edhe Kishën Franceskane. Faktikisht një aktivitet, i cili për publikun ka filluar në vitin 2014, pasi mbaroi e gjithë ndërtimi dhe konceptimi. Pjesa më e rëndësishme që ne kemi, është zona e qelive, hapësira e qelive e cila ndodhet si pjesë e strukturës së vjetër që ka qenë në shërbim këtu që nga viti 1936, ishte kolegj.
Ishte kolegji ku edukoheshin të rinjtë dhe kishin edukues të tyre, mësues të tyre, le të themi, At Gjergj Fishtën e shumë figura franceskane të kohës. Pjesa e burgut, ka qenë edhe pjesa më e dëmtuar me ngjarjet e vitit 1998 e cila u dogj 2-3 herë. Deri në ‘97 ka qenë në përdorim të shtetit si komisiariat policie", shpjegoi drejtuesi Pjerin Mirdita, teksa shtoi se tashmë synohet që ky vend të jetë një qendër e mirëfilltë edukimi, didaktike.
Kryeministri Rama tha se është momenti për të ndërhyrë përmes një investimi në infrastrukturën e muzeut, për t’u pasuruar me materiale të reja, të ndërthurura në mënyrë më interesante, sa i përket ekspozimit të tyre.
“Ka nevojë për një rishikim, por edhe për t’i bërë një ndërhyrje si në syrin e muzeut të Marubit, sepse besoj se ka shumë mundësi që të bëhet akoma më mirë, sidomos kjo pjesa e hyrjes që mund të ketë më shumë figurat e personave të persekutuar, familjeve, me fotografi autentike. Mund të bëhet diçka shumë spektakolare.
Ne nuk kemi asnjë muze tamam për persekutimin e fesë, për shembull dhe Shkodra është djepi në kuptimin e zjarrit që u ndez për të persekutuar fenë, plus edhe elementët e tjerë që kanë të bëjnë me qytetin. Jo thjesht klerikët, por edhe familjet, histori lokale dhe mund të jetë shumë interesante. Edhe me pjesën e dëshmitarëve, mund të bëhet arkivimi. Mund të jetë një gjë që është në proces, dëshmi. Mund të bëhet me këta që janë akoma gjallë, të merrni intervista, të digjitalizohen, mund të bëhen me kamera, nëpër qeli, me film. Pjesa e qelive është shumë spektakolare, por ka nevojë të ndërhyhet. Do një investim patjetër, duhet të bëjmë një projekt të mirë. Fati i madh këtu është që hapësira është. Këtu duhet të rikonceptohet komplet. Historinë e persekutimit dhe të fesë ne nuk e kemi në asnjë vend të përmbledhur dhe ky është vendi. Këtu ke gjithë hapësirën. Edhe biblioteka mund të pasurohet", u shpreh kryeministri Rama.