LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

"Shqipëria e 2030 duhet të jetë gati për në BE", Rama ftesë opozitës nga Mali i Zi: Të bëjmë më të mirën për reformën antikorrupsion

• Kryeministri Edi Rama ndodhet ditën e sotme në Malin e Zi, ku ka marrë pjesë në samitin e liderëve të Ballkanit Perëndimor dhe Bashkimit Evropian, i cili është mbajtur në Kotor. • Pas përfundimit të samitit, Rama ka zhvilluar një bashkëbisedim me gazetarët, ku ka deklaruar se qëllimi është Shqipëria e vitit 2030 të jetë gati për tu ulur në tryezën e BE-së. • Duke folur pas përfundimit të Samitit në Malin e Zi, Rama theksoi se Shqipëria duhet që të bëjë detyrat e shtëpisë dhe të meritojnë anëtarësimin në BE. • Kryeministri ka komentuar edhe edhe deklaratën e Aleksandër Vulin, i cili ka thënë se vetëm bota serbe e ndal Shqipërinë e Madhe. • Rama tha se pas të 40-ve çdo njeri mban përgjegjësi për fytyrën që ka. • Më tej ai shtoi se nëse do të shihet fytyra e Vulin, nuk ka nevojë për asnjë koment tjetër. • Teksa po fliste për bashkëpunimin me opozitën për reformat, Rama tha mes tyre duhet të krijohet një zonë e ndaluar për sherret. • Ai deklaroi se draft rezoluta për reformën antikorrupsion ka kaluar në Kuvend dhe duhet t’i nënshtrohet procedurës parlamentare.

5 artikuj për këtë temë.

2 VITE ME PARE

Akuzat e opozitës për rezolutën anti-korrupsion/ Rama: Nuk është kapje e drejtësisë. PS i dha jetë SPAK-ut

"Shqipëria e 2030 duhet të jetë gati për në
Edi Rama

TIRANË - Kryeministri Edi Rama, ka hedhur poshtë akuzat e opozitës se rezoluta anti-korrupsion e PS ka si për qëllim kapjen e drejtësisë. Në një bashkëbisedim me gazetarët nga Mali i Zi, Rama u shpreh se këto janë spekulime. Kreu i qeverisë thotë se ishte ai dhe PS që çuan para reformën në drejtësi dhe e mbështesin atë pa ekuivok.

 “Ky është muhabet kot. Në rast se do imagjinohej diçka e tillë do duhej të kalonte përmes ndryshimeve kushtetuese. Si mundem unë të kem një synim të tillë kur isha unë me PS që i dhamë jetë SPAK dhe i japim sot mbështetjen pa kushte dhe deri më sot nuk e di të kemi hap ndonjëherë gojën për të komentuar veprimtarinë e SPAK”, tha Rama.

2 VITE ME PARE

“Të krijohet një zonë e ndaluar për sherret”, Rama ftesë opozitës: Të bëjmë më të mirën për reformën antikorrupsion

"Shqipëria e 2030 duhet të jetë gati për në
Edi Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se me opozitën duhet të krijohet një zonë e ndaluar për sherret, në mënyrë që të bashkëpunojnë për reformat. Në një bashkëbisedim me gazetarët, Rama tha se draft rezoluta për reformën antikorrupsion ka kaluar në Kuvend dhe duhet t’i nënshtrohet procedurës parlamentare.

"Nuk jam në dijeni, se është depozituar draft rezoluta në parlament, do të ketë procesin e saj, njësoj si kemi bërë me reformën në drejtësi, do ta bëjmë në të gjitha rastet pjesën tonë. Për çështje të caktuara kërkohet një konsensus edhe më i gjerë. Edhe sepse në fund të ditës, të gjitha partitë nuk e diskutojnë që destinacioni është BE. Të krijohet një hapësirë, një zonë e ndaluar për sherret që të mund të vazhdojnë në hapësirat e tjera dhe aty të flitet me gjuhën e ekspertizës dhe jo me gjuhën e shthurur të politikës të ditës," tha Rama.

2 VITE ME PARE

“Vetëm bota serbe e ndal Shqipërinë e Madhe”, Rama për deklaratën e Vulin: Po t’i shohësh fytyrën, ska nevojë për koment

"Shqipëria e 2030 duhet të jetë gati për në
Edi Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka komentuar deklaratën e Aleksandër Vulin në lidhje me Shqipërinë e Madhe. Duke folur nga Mali i Zi, Rama tha se pas të 40-ve çdo njëri mban përgjegjësi për fytyrën që ka. Duke shtuar se nëse do të shihet fytyra e Vulin, nuk ka nevojë për asnjë koment tjetër. 

"Një njeri i mençur ka thënë se pas të 40 çdo njeri mban përgjegjësi për fytyrën që ka, nëse e shikoni fytyrën e personit të cilit i referoheni, mendoj se s’ka nevojë për asnjë koment tjetër," tha Rama. 

2 VITE ME PARE

Rama pas Samitit në Mal të Zi: Të bëjmë detyrat e shtëpisë dhe të meritojmë anëtarësimit

"Shqipëria e 2030 duhet të jetë gati për në
Edi Rama

MALI I ZI- Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se qëllimi është Shqipëria e vitit 2030 të jetë gati për tu ulur në tryezën e BE-së. Duke folur pas përfundimit të Samitit në Malin e Zi, Rama theksoi se Shqipëria duhet që të bëjë detyrat e shtëpisë dhe të meritojnë anëtarësimin në BE. 

“Ne kemi qenë në themelin e të gjithë ndryshimit. Qëllimi është që Shqipëria në 2030 të jetë gati për tu ulur në tryezën e BE. Këmbëngulja ime ka qenë që ndërsa bëjmë detyra e shtëpisë që ta meritojmë anëtarësimin duhet të dinë që duhet më shumë mbështetje dhe të hapen rrugën në tregun e përbashkët pa qenë nevoja të jemi anëtar”, tha ai.

2 VITE ME PARE

Plani i rritjes i BE, Rama: Nga sot nis mundësia e lëvrimit të granteve dhe kredive për projektet

"Shqipëria e 2030 duhet të jetë gati për në
Edi Rama

MALI I ZI- Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se kanë dakordësuar dokumentat individuale të secilit vend për të gjitha reformat që lidhen me planin e ri të rritjes. Duke folur nga Mali i Zi, Rama tha se nga sot nis zbatimi dhe mundësia e lëvrimit të granteve dhe kredive për projektet. Po ashtu ai ka theksuar se Shqipëria dotë plotësojë të gjitha detyrat e saj në afat, në mënyrë që të hapen dyert e anëtarësimit në BE. 

"E para sot, ne praktikisht sot kemi dakordësuar plotësisht dokumentat individuale të secilit vend për të gjitha reformat që lidhen me planin e ri të rritjes. Janë të gjitha të dakordësuara dhe nga sot fillon zbatimi dhe nga sot fillon edhe mundësia e lëvrimit të parave. E dyta, unë nuk thashë gangrenë, por thashë fenomen shqetësues. Gangrenë ka qenë, tani është një fenomen shqetësues korrupsioni dhe ato reforma që unë prezantova janë reforma, të cilat kërkohen edhe për anëtarësimin në Bashkimin Europian sepse kam dëgjuar shumë broçkulla lidhur me këtë. Interpretime të tipit, “pse tani pas 11 vitesh u kujtua Edi Rama që të reformojë administratën”, ndërkohë që kjo është një mënyrë e të parit shumë dritëshkurtër sepse pikërisht pse në këto 11 vjet, që s’janë bërë akoma se bëhen në tetor ekzaktësisht, kemi bërë gjithë ato që kemi bërë, kemi hapur dhe negociatat.

Ose kur vjen puna te drejtësia që lidhet kjo me SPAK-un, por në fakt po të lexosh udhërrëfyesin e shtetit të së drejtës miratuar edhe të dakordësuar me BE dhe po të shikosh raportin e BE nga diagnoza e procesit të screening, më shumë se 50% të detyrave për Shqipërinë janë detyra që lidhen me sistemin e drejtësisë. Pra, të gjitha këto se bashku do të bëjnë të mundur që ne të jemi anëtar të Bashkimit Europian, ndërsa plani i ri i rritjes lidhet specifikisht me reforma dhe masa të caktuara që janë dakordësuar, i kemi vendosur në tavolinë cilat do të jenë, kur do të bëhen dhe ata do të ndjekin në rrugë e sipër nëse ne do t’i bëjmë dhe do t’i bëjmë në afat. Unë jam i bindur që do t’i bëjmë në afat, se s’ka asnjë arsye për të mos i bërë. Ndërkohë kundër kësaj do të fitojmë ato pjesë të integrimit të plotë sipas atyre hapësirave që janë hapur për momentin. Pra do të bëhemi anëtar të Bashkimit Europian në ato hapësira dhe nga ana tjetër do të marrim dhe fondet, patjetër," tha Rama. 

edi rama mal i zi

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj