LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Lëvizjet në "Kadastër"/ Ikën Lame, vjen Bici, Rama: Do presim bishtat e mbetura të korrupsionit

•Kryeministri Edi Rama prezantoi ditën e sotme drejtuesen e re të Kadastrës, Dallëndyshe Bicin. •.Rama deklaroi se është koha që të mbyllen përfundimisht të gjitha rrugët e kontakteve të drejtpërdrejta mes qytetarëve dhe Kadastrës. •Kreu i qeverisë tha se sot është koha për një frymë të re, ndërsa paralajmëroi se do të ngrihet në Task Forcë brenda Kadastrës për të gjithë punonjësit që abuzojnë me pozicionin e tyre. • Sipas kreut të qeverisë duhet të mbyllen të gjitha sportelet dhe çdo shërbim të merret nëpërmjet telefonit. •Në fjalën e tij, Artan Lame ndërsa tregoi se të dielën ka ditëlindjen, shtoi se largimin nga kreu i Kadastrës po e konsideron si një dhuratë për këtë rast.

4 artikuj për këtë temë.

3 VITE ME PARE

Drejtuesja e re e Kadastrës, Bici: Hapa të rinj për zgjidhjen e problematikave të vjetra, kryesisht dixhitalizimin

Lëvizjet në "Kadastër"/ Ikën Lame, vjen Bici,
Dallendyshe Bici

TIRANË- Drejtuesja e re e Agjencisë së Kadastrës, Dallëndyshe Bici, deklaroi se kjo detyrë është një sfidë për të, teksa ka shtuar se shpreson të bëjë më të mirën e mundshme në shërbim të qytetarëve. Ajo shpreson që të bëhen hapa të rëndësishëm në këtë institucion që kanë të bëjnë me zgjidhjen e problematikave të vjetra.

Të falenderoj për besimin në gjithë këto vite. Kjo detyrë e rëndësishme. Kjo detyrë e re është një sfidë e madhe për mua. Shpresoj që të bëj më të mirën e mundshme duke marrë parasysh të gjitha ato që përmendët më sipër. Është privilegj që të jem në shërbim të qytetarëve. Detyrat që na lihen dhe ato që na ngarkohen janë procese që shërbejnë për mbajtjen e premtimeve, për respektimin e besimit që kanë qytetarët karshi nesh. Më mbështetjen tuaj të veçantë, të qeverisë, shpresoj të kemi hapa të rinj të rëndësishëm në këtë institucion që kanë të bëjnë me zgjidhjen e problematikave të vjetra, apo atë më kryesoren, dixhitalizimin. Faleminderit dhe i uroj kolegut Lame më të mirat.’- tha Bici.

3 VITE ME PARE

"Kam përvjetorin e ngjarjes së shëndetit"/ U largua nga Kadastra, Lame: Nesër kam ditëlindjen, e konsideroj si dhuratë

Lëvizjet në "Kadastër"/ Ikën Lame, vjen Bici,
Artan Lame

TIRANË- Ditën e sotme, në kryeministri kreu i qeverisë Edi Rama prezantoi drejtuesen e re të Kadastrës Dallëndyshe Bici. I pranishëm në prezantim ishte edhe paraardhësi i saj, Artan Lame dhe drejtoresha e AKSHI-t, Linda Karçanaj. Në fjalën e tij, Artan Lame ndërsa tregoi se të dielën ka ditëlindjen, shtoi se largimin nga kreu i Kadastrës po e konsideron si një dhuratë për këtë rast.

"Unë nesër kam ditëlindjen e pas 3-4 ditësh kam përvjetorin e asaj ngjarjes së shëndetit, e konsideroj dhe si një lloj dhurate për ditëlindje, se kam nevojë që të fokusohem tek shëndeti."- tha Lame.

3 VITE ME PARE

'Kur ta shtypin tastierën ta dinë mirë...'/ S'përmbahet Lame, kërkon presion mbi punonjësit e Kadastrës: Duhet ta ndjejnë syrin e Ramës

Lëvizjet në "Kadastër"/ Ikën Lame, vjen Bici,
Artan Lame

TIRANË- Ish-drejtuesi i Kadastrës, Artan Lame këshillon puntorët e institucionit që drejtonte që të kenë kujdes e të ruhen nga sytë e drejtuesve. Gjatë prezantimit të Dallëndyshe Bicit në krye të 'Kadastrës', Lame falënderoi Ramën për reformën e pronës duke theksuar se falë tij u bë i mundur një proces që asnjë qeveri tjetër nuk do e merrte përsipër.

"Para disa kohësh thashë se Kadastra nuk përbën më lajm, se ka hyrë në rutinën e saj. Më dha trishtim se jemi mësuar të jemi në gjëra që kanë ritëm të shpejtë, kam filluar të mos e ndjej më veten në këtë lloj gjëje. Ishte një dilemë e imja, dyzim i vjetër, ka disa muaj që më breng. Do thoja me gjithë probleemet, 250 mijë legalizime dhe 1 milionë e 300 mijë shërbime të dhëna çdo vit. Të tjerat janë fjalë. E them ballëhapur, përtej kontributit, kjo reformë nuk do ishte ndërmarrë kurrë pa Edi Ramën, asnjë qeveri tjetër nuk do t'i kishte hyrë si ai. Unë nuk e kam vuajtur prezencën e tij, impostimin e tij në vendimarrjet e mia. Kam dëgjuar, më kanë dëgjuar edhe kemi debatuar, kur gjërat janë vendosur kam qënë i lirë në vendimarrjet e mia. E falenderoj se nuk kam gjetur një situatë kaq komode. Kam qënë i lirë në këtë pikëpamje, por kjo misinterferencë e Ramës ka pasur një të keqe të vogël, sot mund ta kritikoj kryeministrin se nuk më heq nga detyra... e keqja ka qënë se besimi i tij total, një pjesë e stafeve të mos ndjejë se ka një sy nga lart, janë ndjerë si të pavarur e jo si një pjesë e tërë. I kërkoj që drejtori i ri ta ndjejë këtë sy, e jo vetëm ai por edhe stafet. Çdo njeri duhet ta ndjejë syrin e kryeministrit, kur ta shtypë një tast ta dredhë mirë gishtin që ta dijë se çfarë ka pas."-tha Lame.

3 VITE ME PARE

Prezantohet drejtoresha e Kadastrës, Rama i jep detyrën e parë: Merr masa serioze në lidhje me bishtat e së keqes në institucion

Lëvizjet në "Kadastër"/ Ikën Lame, vjen Bici,
Edi Rama

TIRANË- Kreu i qeverisë Edi Rama prezantoi ditën e sotme drejtuesen e re të Kadastrës Dallëndyshe Bici. I pranishëm në prezantim ishte edhe paraardhësi i saj, Artan Lame dhe drejtoresha e AKSHI-t, Linda Karçanaj. Rama u shpreh se duhet të mbyllen të gjitha rrugët e kontakteve të drejtpërdrejta mes qytetarëve dhe Kadastrës. Madje ai shtoi se duhet bërë një bashkëpunim mes institucioneve që të hiqen bishtat e pisllëkut që kanë mbetur në Kadastër.

'Rezultatet janë të dukshme janë të prekshme! Por sot është koha për një shkëputje. Sot kemi një baze nga e cila mund të shkojmë me shpejtësi më tutje që është teknologjia. Koha të mbyllim përfundimisht të gjitha rrugët e kontakteve të drejtpërdrejta mes qytetarëve dhe Kadastrës. Duhen mbyllur të gjitha sportelet. Kadastra gjithë personeli duhet të hyjë mbrapa ekranit. Duhet një bashkëpunim i ngushtë mes AKSHI-it.  Duhet një bashkëpunim i ngushtë me Prokurorinë Speciale dhe sa i përket AMTP-ve që kjo nuk ka të bëjë drejtpërdrejtë me Kadastrën, por ka të bëjë me bishtat e pisllëkut dhe korrupsionit të të kaluarës që është nga koha e komunave që ka gjetur hapësirë edhe nëpër njësitë bashkiake dhe që prodhon edhe sot që flasim dokumente, AMTP që jepen tani dhe që pretendohet që janë dhënë në 1991-shin dhe 1992-shin, por natyrisht që e thashë që kjo është komplekse dhe është përtej institucionit vet.'- tha Rama.

edi rama dallendyshe bici artan lame

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj