Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
• Edvin Shvarc, djali i përkthyesit të madh me origjinë hebreje, Robert Shvarc është larguar nga posti që mbante në Presidencë me ardhjen e Bajram Begajt. • Sipas shkresës së publikuar Shvarc është shkaruar pasi diploma e tij nuk ishte njësuar në shqip. • Në lidhje me shkarkimin e Shvarc nga Begaj kanë reaguar gazetarë dhe politikanë të ndryshëm. • Blendi Fevziu ka deklaruar se Shvarc ishte një zyrtar që kushdo do ta kishte zili për punën që bënte. • Gazetari Agim Xhafka ka ironizuar faktin që Begaj ka hequr nga puna Shvarc vetëm sepse diploma e tij ishte amerikane dhe jo shqiptare. • Deputeti demokrat Flamur Noka e ka quajtur shkarkimin e Shvarc si pa arsye dhe një njollosje e presidencës nga ana e Begaj. • Ndërkohë që gazetarja Ambrozia Meta shkruan se me këtë veprim që Begaj ka bërë tregon se është paranojak. • Avokatja Enida Bozheku e ka quajtur veprimin e Begajt si të turpshëm dhe të pabazë.
10 artikuj për këtë temë.
TIRANË- Gazetarja Beti Njuma ka ndarë një shkrim që lidhet me vendimin e presidentit Bajram Begaj për shkarkimin e Drejtorit të Marrëdhënieve me Jashtë dhe Median, Edvin Shvarc. Ajo shkruan se jetojnë në një botë politike ku dashuria nuk ka vend e ku njerëzit po bëjnë krime. Po ashtu, Njuma thekson se zyrtari më i lartë i shtetit, Begaj, ka kryer krim duke shkarkuar nga detyra Shvarc. Sipas gazetares, mëkati më i madh që ka kryer presidenti është se ka larguar nga puna një nga nënpunësit më të palodhur të shtetit e një person që ka profil të lartë politik e që i ka shërbyer në mënyrë të shkëlqyer vendit dhe 4 presidentëve paraardhës.
POSTIMI I GAZETARES:
“Jetojmë në një botë politike, ku dashuria s’ka vend. Gjallojmë në kohë kur njerëzit krime bëjnë
dhe krimet fytyrë nuk kanë.” Sot zyrtari në krye të shtetit që nuk më nxë goja ta quaj president kreu një krim. Por ndryshe nga sa këndon Bob Dylan tek këto vargje të së famshmes “Botë Politike” krimi e ka një emër dhe fytyrë: Edvin Shvarc! Por jam e bindur që Bajram Begaj nuk e ka dëgjuar këngën e njohur të kantautorit dhe nobelistit të famshëm. E aq më pak ta dijë se ajo është përkthyer në shqip një dekadë më parë nga Edvin Shvarc, përkthyesi i njohur i atit po aq të njohur Robert Shvarc.
Edvin Shvarci që ç’është e vërteta nuk ka jetuar kurrë nën hijen e babait të tij, na e solli në shqip Dylan-in para se të fitonte Nobelin, ashtu sikundër ka sjellë në shqip edhe nobelistët e tjerë Eli Vizel apo Isak Bashevis Singer. Sigurisht që Presidenti ynë nuk i di këto, nuk i ka kënduar këta autorë e mbase as ato që ka përkthyer i ati Robert Shvarc sepse përndryshe do ish menduar dy herë për ta larguar nga puna me një motivacion qesharak.
Po nejse, mungesa e kulturës letrare është një faj i vogël në raport me mëkatet e mëdha të një ish ushtaraku që tani, pasi la tavllën tek Brryli (dhe kjo nuk është metaforë) merret me hallet e mëdha të shtetit.
Përkundrazi, mëkati i Bajramit tonë është edhe më i madh! Ai ka larguar nga puna një nga nëpunësit më të aftë të shtetit shqiptar, një nga punëtorët më të palodhur, një nga njerëzit më të përkorë që i ka shërbyer në mënyrë të shkëlqyer 4 presidentëve të tjerë aspak anonimë në popull e me një profil shumë të lartë politik. Ish student dhjetori, Edvin Shvarc ka përfunduar me rezultatet të larta për letërsi të krahasuar në një nga universitetet më të mira amerikane, Brooklin College of the City University of Neë York dhe për çudi, Bajrami ynë pas gati dy dekadave në Presidencë e ka shkarkuar sepse nuk ka konvertuar diplomën e shkollës në Amerikë. Turp! Turp më të madh nuk mund të ketë!
Të largosh nga puna njeriun që ka shërbyer me devotshmëri duke drejtuar zyrën e Marrëdhënieve me Jashtë, dhe Komunikimin e Protokollin në Presidencë në një kohë kur profesionistët po i largohen vendit është një luks që Begaj nuk duhej t’ia lejonte vetes.
Të gjithë presidentët e mëparshëm kanë punuar me Edvin Shvarcin dhe ky ka qenë një privilegj për vetë krerët e shtetit! Dhe po e mbyll sërish me Botën Politike të Dylan:
“Jetojmë në një botë politike,
ku mençuria është plasur në burg,
në qeli kalbet dhe si dreqi është keqdrejtuar
pa i lënë mundësi askujt të gjejë rrugën e duhur.” Sidoqoftë miq ky lajm nuk më pikëllon. Edvin Shvarci do ta gjejë shumë shpejt vendin që i takon, ashtu sikundër jam e bindur që pas Presidencës, Bajrami do t’i kthehet tavllës tek Brryli!
Shkarkimi i Shvarc nga detyra solli reagime të shumta nga gazetarë e njerëz të njohur të politikës e medias. Edvin Shvarc në presidencë mbante postin e Drejtorit të Marrëdhënieve me Jashtë dhe Median, dhe sipas urdhrit të Presidentit është pushuar pasi akti i emërimit në këtë pozicion konsiderohet i pavlefshëm. Po ashtu në urdhër thuhet se Shvarc nuk ka njësuar diplomën nga amerikane në shqiptare nga Ministria e Arsimit.
TIRANË- Aktivistja Elona Caslli ka gjetur një gabim në shkresën e shkarkimit nga detyra të Edvin Shvarc, i cili shërbeu për 19 vite ndaj shtetit. Caslli ka ndarë shkresën, në të cilën nënvizon fjalën 'mardhënies'. Me ironi, ajo thotë se gjuha shqipe shkruhet saktë në institucionin e Presidencës.
'Sa saktë shkruhet gjuha shqipe në Institucionin e Presidencës! Kjo është shkresa me të cilën shkarkohet Edvin Shvarc.'- shkruan Caslli.

Shkarkimi i Shvarc nga detyra solli reagime të shumta nga gazetarë e njerëz të njohur të politikës e medias. Edvin Shvarc në presidencë mbante postin e Drejtorit të Marrëdhënieve me Jashtë dhe Median, dhe sipas urdhrit të Presidentit është pushuar pasi akti i emërimit në këtë pozicion konsiderohet i pavlefshëm. Po ashtu në urdhër thuhet se Shvarc nuk ka njësuar diplomën nga amerikane në shqiptare nga Ministria e Arsimit.
TIRANË- Gazetarja Ambrozia Meta ka reaguar në lidhje me heqjen nga puna në presidencë të Edvin Shvarc nga presidenti Bajram Begaj. Me anë të një postimi në Facebook, Meta shkruan se më këtë akt, Begaj tregon se është paranojak. Ajo shkruan se me këtë veprim që Begaj ka bërë ka çliruar Shvarc nga një peshe e madhe, që është puna me një njeri inferior si Begaj.
Postimi i Plotë:
Në ditën e parë të punës si Kreu i Shtetit, Bajram Begaj hoqi nga puna, kamarierin e Presidencës, i cili shërbente aty prej vitesh. Ishte një episod që e kalova me humor, derisa në ditët e fundit, mësova që kishte larguar nga institucioni edhe pëllumbat e Presidencës, sepse dyshonte që mund të përdoreshin për mesazhe sekrete.
Vendimi i fundit, për të larguar nga Presidenca, Edvin Shvarc, është një dëshmi që Presidenti i ka lëshuar edhe pëllumbat e tij, për shkak të paranojave. Nga dëshira për të qenë sa më i denjë për Edi Ramën, ai ka bërë një akt që e turpëron Institucionin e Presidentit. Pa e kuptuar, duke e liruar nga detyra, Begaj e ka çliruar Edvinin, nga një peshë e madhe, që një intelektual si ai, do ndjente duke pasur në krye, një President inferior. Herën e parë që e kam parë, Edvin Shvarc, më është dukur si një personazh filmash. Kishte një qëndrim elegant, qëndronte gjithmonë në hije por me peshën e rëndë, të njeriut që i dinte të gjitha kthinat e Presidencës dhe i hapte të gjitha dyert e saj. Më irritonte shikimi i tij që të impononte respekt, sepse më krijonte një pengesë psikologjike për të hyrë shpejt në muhabet dhe për t’i thënë sa shumë e pëlqeja punën e të atit. Si për ta kompesuar, në të gjitha bisedat e shkurtra që do bënim muaj më vonë, ja theksoja gjithmonë që i ngjante të atit, ndërsa ai këmbëngulte se nuk i ngjante fare. Sot, ndoshta i ngjan, më shumë se kurrë.
Edvin Shvarc në presidencë mbante postin e Drejtorit të Marrëdhënieve me Jashtë dhe Median dhe sipas urdhrit të Presidentit është pushuar pasi akti i emërimit në këtë pozicion konsiderohet i pavlefshëm. Po ashtu në urdhër thuhet se Shvarc nuk ka njësuar diplomën nga amerikane në shqiptare nga Ministria e Arsimit.
TIRANË- Ish drejtoresha e shtypit në Ministrinë e Jashtme në kohën kur ka qenë Ministër Ditmir Bushati, Edlira Prendi ka reaguar në lidhje me pushimin nga puna në presidencë të Edvin Shvarc nga presidenti Bajram Begaj. Me anë të një postimi në Facebook, Prendi shkruan se ndjen keqardhje për këtë veprim, ndërkohë që e ka përshkruar Shvarcin si një nga njerëzit që të impononte respekt.
Postimi i Plotë:
Në vitet kur kam punuar si gazetare, Edvin Shvarc shërbente si Drejtor Komunikimi në Presidencë. Është ndoshta nga të paktët njerëz që të impononte respekt që në takimin e parë, pa arroganë por me profesionalizëm, korrektesë dhe dashamirësi. I saktë, i përgatitur, i papërtueshëm, dinjitoz në gjithçka kërkon dhe përfaqëson një detyrë në institucionin më të lartë të vendit. Keqardhje për këtë vendim.
Në lidhje me shkarkimin e Shvarc, ka reaguar edhe avokatja Enida Bozheku, e cila e ka quajtur këtë vendim të turpshëm. Ajo ka shkruar se Shvarc është një njeri plotë intelektual dhe që ka punuar me plotë perkushtim ndaj institucionit të Presidencës.
Postimi i Plotë:
Te pushosh nga puna nje institucionalist, teknokrat super te kulturuar dhe profesionist, i perulur me respekt ndaj Shtetit, i cili per 19 vite i ka sherbyer Shtetit dhe jo 5 presidentave ne rradhe si individ, eshte me e pakta Donkishoteske, me e shumta Mefistofeljane (po e ka lexuar Faustin e Goethe, Presidenca). Edvin Schëarz, pertej te qenurit i biri i nje kollosi te mendjes si Robert Schwarz, perkthyesi i arte i kryeveprave boterore, burri i heshtur i letrave shqipe, eshte edhe vet intelektual klasi, pa fjale, plote dinjitet dhe gjithnje ne perkushtim ndaj institucionit Presidence, ne kuptimin me te paster e te larte kushtetues te saj. Presidence pa President urryese e vlerave, turp!!
Edvin Shvarc në presidencë mbante postin e Drejtorit të Marrëdhënieve me Jashtë dhe Median, dhe sipas urdhrit të Presidentit është pushuar pasi akti i emërimit në këtë pozicion konsiderohet i pavlefshëm. Po ashtu në urdhër thuhet se Shvarc nuk ka njësuar diplomën nga amerikane në shqiptare nga Ministria e Arsimit.
TIRANË- Gazetarët Gjergj Erebara dhe Agim Xhafka kanë reaguar në lidhje me pushimin nga puna të Edvin Shvarc nga presidenti Bajram Begaj. Me anë të një postimi në Facebook, Erebara shkruan se ishte presidenca ajo që humbi shansin që të kishte Shvarcin në punë.
Postimi i Plotë:
Jo mor jo, nuk humbi Edvin Shvarci punen te presidenca. Ishte presidenca qe humbi shansin me pas Edvin Shvarcin ne pune.
Ndërsa Agim Xhafka ka ironizuar faktin që Begaj ka hequr nga puna Shvarc vetëm sepse diploma e tij ishte amerikane dhe jo shqiptare.
Postimi i Plotë:
Bajram,si presidentin tonë,e quanin atë partizanin që i trokiti xhaxhait tim te dera një mbrëmje dimri të motit 1944.
-Ku punon?-e pyeti.
-Mësues,-i tha xhaxhai.
-Nesër nga ora 4 deri 5 mbasdite do shkosh te kursi kundër alfabetizmit.Mos harro lapsin dhe fletoren me vete.
-Po unë jam mësues,-nisi të shpjegohej xhaxhai.
-Ma the një herë këtë.Nesër merr laps e fletore dhe vrap në kurs.Të mësosh gërmat,o mësues.
Ja,rrodhi e rrodhi jeta dhe ai vit na mbiu sot në Presidencë.Bajrami aktual,mbase nip i Bajramit partizan pushon nga puna specialistin Shvarc se nuk ka diplomë shqiptare.E ka amerikane.
“Në ç’ëndërr kemi rënë kaq keq,
Që nuk po zgjohemi dot vallë…”
Edvin Shvarc në presidencë mbante postin e Drejtorit të Marrëdhënieve me Jashtë dhe Median, dhe sipas urdhrit të Presidentit është pushuar pasi akti i emërimit në këtë pozicion konsiderohet i pavlefshëm. Po ashtu në urdhër thuhet se Shvarc nuk ka njësuar diplomën nga amerikane në shqiptare nga Ministria e Arsimit.

TIRANË- Gazetari Blendi Fevziu ka reaguar për pushimin nga puna në presidencë të Edvin Shvarc nga presidenti Bajram Begaj. Me anë të një postimi në Facebook, Fevziu, shprehet se Shvarc ka punuar për 20 vite në këtë institucion me presidentët Moisiu, Topi, Nishani e Meta. Po ashtu Fevziu ka shkruar se Shvarc ishte një zyrtar që kushdo do ta kishte zili. Ndërsa për shkakun e largimit të Shvarc nga Presidenca, Fevziu ka ironizuar me faktin se diploma shqiptare qënka me e vlefshme se sa diploma shqiptare.
Postimi i Plotë:
Per nje mik te vjeter qe e takoj kaq rralle Ishte studenti me i heshtur, por padyshim edhe nder me te miret e deges se letersise. Keshtu e njoha ne Fakultet, Edvin Shvarcin, djalin e Robert Shvarcit qe me kishte mahnitur me perkthimet e tij e me vone, kur e njoha, me formimin e tij intelektual. Edvini ishte kurioz, dinte pothuaj gjithcka dhe dilte tej perdes qe mundohej te na ndante nga bota. Ishte nga ata qe flisnin pak, por edhe nga ata qe nuk e donin komunizmin. Ne 9 Dhjetor 1990 ishim bashke ne demostraten e studenteve tek Liceu Artistik. Njeriu me fjalepak i fakultetit ishte ne rreshtat e para. Po ate mbremje solli ne Qytetin Studenti nje flamur pa yll. Ishte nje flamur i cetave patriotike qe zoti e di si kishte mbijetuar. Ishte flamuri i pare qe studentet valeviten dhe i pari pa yll publikisht pas 46 vitesh komunizem. Qe nga ajo kohe e pashe pak. Iku ne Nju Jork ku u ridiplomua dhe ku qendroi me shume se 10 vjet. E takoja here here atje. E donte shume Shqiperine dhe i mungonte Tirana. Kete ma thoshte gjithnje. Ne 2002 erdhi te percillte per ne banesen e fundit babain qe nderroi jete. Nje inteletual qe ende sot te gjithe e kujtojne me nderim. - Me tha nuk do kthehem me. Nuk jetoj dot ne Nju Jork, e dua shume Tiranen. Filloi pune ne stafin e Presidentit Moisiu. Qe nga ajo kohe e kam pare shume rralle. Zakonisht ne evente ku ishte prezent. Punoi pa ndalim per Presidentin Moisiu, Topi, Nishani, Meta. Ka 20 vjet ne ate detyre. Nje zyrtar perfekt, nga ata qe kaq shume i mungojne ketij vendi. Nje njeri qe dinte si sahat cdo sekonde te punes se tij. Nje zyrtar qe do ta kishte zili kushdo. Sot mora vesh qe e kane hequr. Pyeta dhe me thasne qe nuk ka njesuar diplomen qe ka marre ne Nju Jork me ate ne Shqiperi. Dhe me sa duket diploma amerikane nuk qenka e vlefshme sa ajo e Tiranes. Po a eshte diploma kaq e rendesishme per nje njeri qe ka 20 vjet qe eshte ikone e atij institucioni. Nuk e di! Di vetem qe Edvin Shvarc nuk do jete me aty dhe shpresoj qe sdo kthehet me mbrapsht. Ne Nju Jork. Sepse ne pune apo i larguar, ate do ta marre gjithnje malli shume per Tiranen. E do shume Shqiperine.
Edvin Shvarc në presidencë mbante postin e Drejtorit të Marrëdhënieve me Jashtë dhe Median, dhe sipas urdhrit të Presidentit është pushuar pasi akti i emërimit në këtë pozicion konsiderohet i pavlefshëm. Po ashtu në urdhër thuhet se Shvarc nuk ka njësuar diplomën nga amerikane në shqiptare nga Ministria e Arsimit.
TIRANË- Gazetari dhe moderatori i njohur, Enkel Demi ka reaguar ashpër në lidhje me largimin nga puna të Edvin Shvarc nga ana e presidentit Bajram Begaj.
Me anë të një statusi në Facebook Demi nuk kursen as ironinë teksa shprehet se ka plot rilindas që kanë CV-në e duhur për të pushtuar punët e këtij farë shteti si ata që kanë bërë shkollën e lartë para të mesmes apo që janë me disa emra, meqë kanë ushtruar profesionin e "nderuar" dhe "fisnik" të skifterit në troje të ndryshme të Perëndimit ose janë marrë pak me mal.
"Edvin Shvarc është armik i shtetit, sepse nuk është gdhë, cub, dru me pre, sepse nuk është i paaftë, sepse u ngre nervat me kulturën dhe edukatën e tij.
Ka rilindas plot që kanë CV-në e duhur për të pushtuar punët e këtij farë shteti si ata që kanë bërë shkollën e lartë para të mesmes apo që janë me disa emra, meqë kanë ushtruar profesionin e "nderuar" dhe "fisnik" të skifterit në troje të ndryshme të Perëndimit ose janë marrë pak me mall.
Të rrëmben mëria, kur sheh si trajtohen njerëz të pa zëshëm për ata, por shumë të mirënjohur për ne të tjerët që prej vitesh qytetin nuk e njohim më nga rrugët se i prishën, nga godinat, se i shembën, por nga njerëzit e mbetur. Tani, po merren me ata.
Shqipëria e Rilindjes nuk e meriton një njeri të tillë si Edvin Shvarc", shkruan Demi.
TIRANË- Gazetari Bledian Koka ka reaguar ashpër pas lajmit të bërë publik në media për shkarkimin nga detyra që mbante në presidencë të Edvin Shvarc.
"Nje legen per President! Kur je puthadore i Edi Rames nuk mund te kesh turp te heqesh Edvin Zhvarc nga puna...
p.s...O Zot sa turp me vjen", shkruan Koka.
TIRANË- Edvin Shvarc, djali i përkthyesit të madh me origjinë hebreje, Robert Shvarc është larguar nga posti që mbante në Presidencë me ardhjen e Bajram Begajt. lLidhur me këtë ka reaguar dhe deputeti i Partisë Demokratike, Agron Gjekmarkaj, i cili e këshillon Kreun e Shtetit që ta rikthejë në punë.
Në statusin e publikuar në Facebook, Gjekmarkaj shkruan se nuk e di motivin e shkarkimit, por thekson se në vendin tonë në përgjithësi ato janë subjektive për të hequr dikë që ti hapet vend dikujt.
"E bënte si askush tjetër punën e vet, atë të përkthyesit po e po por edhe të drejtorit. Solid në kulturë jo thjesht si biri i Shvarcit të madh por i studimeve në Shqipëri e Amerikë, leximeve, përkthimeve, ngulmimit të tij. Një anglishtfoles i përsosur. Pa drojë i bënte nder zyres ku punonte, i jepte asaj dinjitet dhe rracionalitet, rregull e korrektesi. Sot është i papunë. Sa keq. Edvini do ta gjejë një punë me siguri por Presidenca e Republikes zor e ka ta zevendesojë me një të ngjashem sepse realisht ai ska të ngjashem në perpikmerinë dhe skrupolozitetin që e krakterizon", shkruan Gjekmarkaj.
STATUSI I PLOTË I AGRON GJEKMARKAJT
Zoti President Begaj korrigjimi i gabimit nuk është dobësi !
Duke lexuar një shkrim të Andi Bejtjes mora vesh që Presidenti i Republikës Bajram Begaj kishte liruar nga detyra ose me qartë të themi e kishte hequr nga puna Edvin Shvarcin i cili ka punuar aty me kater nga krerët e shtetit !
Nuk e di cili është motivi po në vendin tonë në përgjithësi ato janë subjektive për të hequr dikë që ti hapet vend dikujt !
Për më shumë se tre vjet kam qenë pjesë e stafit të Presidentit Bamir Topi , aty e kam gjetur dhe aty e kam lënë Shvarcin! Nuk e kam patur as mik sepse ai nuk afrohej shumë por as antipati jo, sepse ai ishte korrekt dhe i respektueshem me të gjithë pa i ikur tentacionit per humor elegant. Ai të linte përshtypjen si pakukush tjeter që atë e mbron puna e tij dhe ligjet e shtetit jo raportet personale dhe miqësitë. Një qasje hebraike ndaj të dyjave kishte.
E bënte si askush tjetër punën e vet, atë të përkthyesit po e po por edhe të drejtorit. Solid në kulturë jo thjesht si biri i Shvarcit të madh por i studimeve në Shqipëri e Amerikë, leximeve, përkthimeve, ngulmimit të tij. Një anglishtfoles i përsosur. Pa drojë i bënte nder zyres ku punonte, i jepte asaj dinjitet dhe rracionalitet, rregull e korrektesi. Sot është i papunë. Sa keq. Edvini do ta gjejë një punë me siguri por Presidenca e Republikes zor e ka ta zevendesojë me një të ngjashem sepse realisht ai ska të ngjashem në perpikmerinë dhe skrupolozitetin që e krakterizon. Persona me kaq eksperiencë në çdo vend të Europes mbeshteten, promovohem ndersa tek ne i hedhim në rrugë. Pershtypje bën e dhemb më shumë kur këtë e ben Presidenti i Republikës të cilin nuk e përshkruajnë për burrë të keq nga pikpamja njerzore se nga ajo publike nuk po merrem.
Dikush mund ti thote Shvarci nuk është i yni, një tjeter me gjej një vend pune per djalin, nusen, motren etj por Presidenca e Republikës nuk duhet të jete vend qokash të rendomta, po simbol i shumë ekuilibrave të kushtetutes, të respektimit të shtetit, të dinjitetit të zyrtarit, të tradites, të krahinave, të feve , të minorancave e shumëçkje që shfaqet si komponent i shoqerisë sonë! Zoti President ktheje Shvarcin aty ku ishte, ky gjest mund të të merret per mirë, si gjest i njeriut që di të kuptojë gabimet e veta, këshillat e keqia dhe kerkesat mujshare. Korrigjimi i gabimit nuk është dobesi. Kur shembulli mungon në Presidencë, kur shteti goditet bash aty në ligj por edhe në mistiken e tij mbrojtese për më poshtë mbetesh pa tekst !
TIRANË- Edvin Shvarc, djali i përkthyesit të madh me origjinë hebreje, Robert Shvarc është larguar nga posti që mbante në Presidencë me ardhjen e Bajram Begajt. Lajmin e ka bërë me dije Flamur Noka, Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike përmes një statusi në rrjetet sociale. Ai ka publikuar edhe shkresën e largimit nga puna të Shvarc, krah të cilës shkruan se drejtori i informimit publik dhe marrëdhënieve me jashtë në Presidencë është pushuar pa ndonjë arsye nga puna.
“Pas 19 vitesh punë në institucionin e Presidencës, ku shërbeu me profesionalizëm e korrektesë për 5 presidentë të ndryshëm, Edvin Robert Shvarc pushohet nga puna me një motivacion qesharak të shkruar në letër, pa i thënë një fjalë. Mungesë e madhe respekti nga Presidenti i Republikës ndaj një nëpunësi civil, i cili jeton me të ardhurat e kësaj pune në një apartament modest bashkë me zonjën dhe nënën e tij. Edvin Shvarc është shtetas shqiptar me prejardhje hebreje, zyrtar serioz dhe profesionist i rrallë. Ky akt i shëmtuar njollos institucionin më të lartë të shtetit. Presidenti Begaj nxitoi të shfaqte veten pa mbushur muajin në detyrë,”- shkruan Noka.