LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

REAGIMET pas zgjedhjeve! Dorëhiqet kreu i PD në Shënkoll, Qori: Do bëjmë rezistencë. Berisha: Kemi bërë fushatë model

•Një ditë pas rezultatit të zgjedhjeve të '14 Majit', kanë ardhur edhe reagimet. •Kështu, pas humbjes së thellë të opozitës, kryetari i PD-së në Shkënkoll të Lezhës, Luigj Gjoka ka dhënë dorëheqjen. •Ai u shpreh se fajtor është Berisha për këtë rezultat që nuk ka ndodhur në 30 vjet.  •Arlind Qori, kryetari i Lëvizjes Bashkë dhe kandidati i tretë me numër votash në kryeqytet ka falenderuar të gjithë qytetarët për besimin e shprehur përmes votës. •Në një deklaratë për mediat në përfundim të procesit të numërimit, Qori tha se çdo para e dhuruar për lëvizjen Bashkë është përdorur për infrastrukturën modeste të fushatës së tyre. •Ai garantoi se lëvizja tashmë do të konkretizohet në aksionin politik dhe premtoi rezistencë përballë PS.  •Kryedemokrati Sali Berisha ka deklaruar se nuk do të dorëhiqet edhe pasi në zgjedhjet lokale të 14 majit, humbi Bashkinë e Shkodrës. Në një konferencë me gazetarët, pasi është vulosur rezultati në 61 bashkitë, Berisha tha se vota në Shkodër është blerë nga krimi. •Kandidati i “Bashkë Fitojmë” për bashkinë e Rrogozhinës Shkëlqim Hoxha, i cili humbi pas përmbysjes së rezultatit në kutinë e fundit ku votuan të burgosurit e IEVP Rrogozhinë, ka deklaruar se nuk do ta njohë rezultatin dhe do kërkojë hetim për kutinë e fundit dhe votat e pavlefshme.

14 artikuj për këtë temë.

3 VITE ME PARE

Dështimi në zgjedhjet lokale, Dhurata Çupi: Morën frytet e përçarjes 2-vjeçare, njerëzit s'po përfaqësohen më nga ne! Bashkë, ose do përfundojmë më keq!

REAGIMET pas zgjedhjeve! Dorëhiqet kreu i PD në Shënkoll, Qori:
Dhurata Çupi

TIRANË- Deputetja e Partisë Demokratike, Dhurata Çupi ka bërë një reflektim lidhur me rezultatin e zgjedhjeve lokale të 14 majit. Në një postim që ka bërë në Facebook, ajo mendon se një rezultat i tillë është reflektim për ndarjes së Partisë Demokratike, deri në pikën që demokratët nuk ndjehën më të përfaqësuar. Po ashtu, Çupi shton se zgjidhja gjendjet tek bashkimi dhe tek arsyetimi, ndryshe fati i PD do të jetë edhe më i keq. 

"Frytet e përçarjes gati 2 vjeçare i morëm të dielën. Disfatë në bastione, humbje të mëdha në pjesën më të madhe të bashkive.
Mijëra demokratë qendruan në shtëpi pa i dhënë besim asnjërës palë të opozitës. Mijëra qytetarë të tjerë të pakënaqur me qeverinë nuk gjetën përfaqësim tek asnjëra nga logot e opozitës. Për fat të keq, po kuptoj që lidershipi i opozitës nuk ka ndërmend të dëgjojë këmbanat e alarmit. Mesazhi është dhënë i qartë: Të ndarë jemi të humbur! Mesazhi duhet lexuar: Shumica e votuesve nuk përfaqësohen më nga kjo opozitë, nuk kanë besim tek kjo opozitë. Demokratët, shqiptarët nuk duhet të sakrifikohen më për interesa personalë të askujt. Lidershipi aktual i opozitës, në të dyja kampet, duhet të tërhiqet dhe t’ia lërë vendin pajtimit përmes një projekti të ri politik dhe përmes njerëzve që mund të rizgjojnë besimin tek elektorati i heshtur, trupa e vetme që mund të sjellë në pushtet opozitën. Është koha t’i lëmë vend arsyes! Të përçarë, me inate, me hakmarrje, me akuza të tmerrshme ndaj njëri-tjetrit do të përfundojmë akoma më keq!,"-shkruan demokratja. 

3 VITE ME PARE

Avantazh i thellë në Tiranë, Veliaj falenderon ata që e 'ndihmuan': Patronazhistët na ndihmuan! Prej tyre dimë hallet e çdo dere, ky është çelësi i fitores

REAGIMET pas zgjedhjeve! Dorëhiqet kreu i PD në Shënkoll, Qori:

TIRANË- Fitoi për herë të tretë Bashkinë e Tiranës, ndaj Erion Veliaj mblodhi të gjithë socialistët para selisë rozë për të festuar me skuadrën e tij të socialistëve, por edhe jo vetëm. Pas fitores së thellë në Tiranë, me një diferencë prej gati 60 mijë votash me kundërshtarin kryesor të koalicionit "Bashkë fitorjmë" Belind Këlliçi, kryetari i rizgjedhur në krye të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj falënderoi të gjithë qytetarët që i besuan një mandat të tretë, për të çuar punët përpara punët e kryeqytetit.

Veliaj tha se do jetë kryetar i të gjithëve dhe u premtoi qytetarëve të Tiranës, përulësi dhe mëngë të përveshura në shërbim të qytetarëve, por kishte një falenderim të rëndësishëm për të bërë.

"Sot dua të falenderoj skuadrën tonë të mrekullueshme, të patronazhistëve, të atyre që sigurohen që ne të dimë hallet e çdo dere, të çdo adrese, të çdo rrugice...

Ju falënderoj shumë. Ashtu si e tha dhe kryeministri, vetëm aftësia për të pasur në nivel kapilar veshë për të dëgjuar, sy për të parë, mendje për të zgjidhur problematika, zemër për të rrahur me nevojat e komunitetit, këto janë... ky është çelësi i fitores tonë. Këto janë formulat e fitores sonë...,"-tha Veliaj ndër të tjera. 

Ndër të tjera, ai tha se Tirana na tregoi shumë qartë se më shumë se gishtin, kërkon një dorë të shtrirë dhe një dorë të shtrënguar.

“Faleminderit secilit nga zemra, për përkushtimin e jashtëzakonshëm në këtë rrugëtim, në këto ditë kaq emocionuese, kaq të ngarkuara, por kaq të shpërblyera me këtë fitore. Dua të falënderoj të gjithë kryetarët e PS-së, në të 27 njësitë e Tiranës. Ne nuk kemi fituar vetëm Bashkinë e madhe të Tiranës, kemi fituar masivisht në të 27 njësitë e Bashkisë së madhe të Tiranës. Një rezultat 27 me 0, ku në të gjitha njësitë jemi mbi 50%. Dua të falenderoj ata që prodhuan fitoren tonë, falenderoj 300 mijë votues të Tiranës, që pavarësisht se dita ishte me shi, pavarësisht se për tre orë patëm problematika në shumë qendra votimi, pavarësisht se disa ishin sëmurë dhe shkuan me barrelë, pavarësisht se disa ishin me paterica apo me karrige me rrota, pavarësisht se disa ishin ende duke kaluar situata të vështira prej një sëmundje, dolën të votonin, ju falenderoj me zemër! E konsideruam votën e shenjtë, ditën e shenjtë dhe e shfrytëzuam si një mundësi për të folur fort dhe për të folur qartë. Faleminderit 55% të Tiranës, votuesve të saj, që na dha një mandat të qartë, folën kthjellët, na dha një mesazh të pastër, na dha një vendimmarrje për një Tiranë që në shumicën dërrmuese të saj do që të ecë vetëm përpara, do që të vazhdojë punët që janë nisur, do që Tirana të bëhet gjithmonë e më europiane dhe të vazhdojë të jetë motori i zhvillimit në Shqipëri. Kjo fitore nuk më ngjiti në qiell, më uli në tokë, si asnjë mesazh tjetër, si asnjë votë tjetër. Ndaj, sot ju premtoj përulësi, modesti një kokë të ulur dhe mëngë të përveshura për të ecur përpara. Tirana tregoi se pëlqeu ata që mbjellin pemë, në vend të atyre që përçajnë. I them të gjithë demokratëve se do të jem edhe kryetari juaj, me përulësi, njësoj siç administrata jonë nuk i ka ndarë njerëzit në të majtë e të djathtë. Dua të falenderoj ata të djathtë që nuk pranuan që zgjedhjet lokale të ktheheshin në zgjedhje pro dhe kundër Amerikës. Dua të falenderoj edhe ata që mendojnë ndryshe nga ne dhe t’iu them që vota juaj nuk është e kotë,”- përfundoi Veliaj.

3 VITE ME PARE

“Jam me kokën ulur sot”/ Jorida Tabaku flet pasi Bejko doli i katërti në Tiranë

REAGIMET pas zgjedhjeve! Dorëhiqet kreu i PD në Shënkoll, Qori:

TIRANË- Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku i ka bërë një analizë të rezultatit të dobët në zgjedhjet lokale të 14 majit. Me anë të një postimi në Facebook, Tabaku shprehet se pavarësisht problemeve me krimin apo blerjen e votës, vështrimi së pari duhet hedhur nga veta, duke iu referuar numrit të votave që mblodhi kandidati që ajo mbështeti, Roland Bejko. Sipas saj, fshehja pas alibive nuk i bën fitues, ndërsa thekson se "A-ja" që duhet të bëjnë demokratët është bashkimi me një analizë se përse mbjellja e urrejtjes mes demokrateve nuk mbjell dot shpresën tek shqiptarët po dëshpërimin.

Por gjatë gjithë muajit të fushatës elektorale, Jorida Tabaku nuk bëri asnjë deklaratë në mbështetje të asnjë kandidati, as në ndihmë të Bejkos, as në ndihmë të Këlliçit.

Statusi i plotë i Jorida Tabakut

Sot, jam me kokën ulur para demokratëve, votuesve të djathtë e kujtdo. Nuk arritëm dot të japim një alternativë përbashkuese për PD, që pavarësisht kësaj sherrnajës që kush bën çfarë i morrëm për të mirëqenë se njerëzit do votojnë logon apo mitin me sy mbyllur. Nuk mund të jetë zgjidhje dhe as alternativë mllefi! Nuk mund të jetë zgjidhje dhe alternativë përleshja e pakuptimtë që ka ndarë demokratët. Nuk mund të jetë zgjidhje apo alternativë izolimi i vazhdueshëm dhe fshehja pas alibive që nuk na bëjnë fitues por na zvogëlojnë përditë. Në çdo kuti votimi nga Vermoshi në Konispol, mesazhi i shqiptarëve dhe demokratëve është i qartë; Ne duhet të pranojmë gabimet tona duke e përdorur krenarinë tonë për të ndërtuar një PD ndryshe dhe jo për të mohuar faktet! Askush nuk mund te mohojë problemet me zgjedhjet si krimi, korruptimi, blerja e votës, presionet. Por ndryshe nga çdo herë tjetër duhet të bëjmë së pari një vështrim nga vetja!

Koha dhe humbjet e njepasnjëshme kanë treguar që denoncimet pa reflektim janë kthyer në bumerang elektoral. Prandaj A-ja është bashkimi me një analizë se përse mbjellja e urrejtjes mes demokrateve nuk mbjell dot shpresën tek shqiptarët po dëshpërimin! PD duhet të ringrihet nga hiri dhe duhet të jetë alternativë për shqiptarët. Nuk mund të jemi bojkoti i shqiptarëve kur mund të jemi lehtësisht alternativa e një shumice!

3 VITE ME PARE

'Manipulim i votave në burg'/ Veliaj thumbon Hoxhën: Si drejtues i lojërave të fatit duhet të dijë që herë të bie zari dhe një herë jo

REAGIMET pas zgjedhjeve! Dorëhiqet kreu i PD në Shënkoll, Qori:
Erion Veliaj

TIRANË- Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj foli për rezultatet e zgjedhjeve lokale. Veliaj u ndal të denoncimi i kandidatit të koalicionit “Bashkë Fitojmë”, për Bashkinë e Rrogozhinës, Shkëlqim Hoxha për manipulim të votave, ku tha se ‘si drejtor i lojërave të fatit duhet të dijë se zari herë bie dhe herë jo.’

Ky është një denoncim qesharak dhe i çuditshëm. Të bëhesh humbës i keq dhe të nxjerrës një pretendim… ju kujtoj që Shqipëria ka dhjetëra burgje. Kështu që ky është ai di drejtor i lojërave të fatit e di që një herë i bie zari dhe një herë jo. Është pretendimi më i çuditshëm. Ishte një nga njerëzit që bëri fushën më të shtrenjtë në Shqipëri”, u shpreh Veliaj.

Kandidati i “Bashkë Fitojmë” për bashkinë e Rrogozhinës Shkëlqim Hoxha, ka deklaruar se nuk do ta njohë rezultatin dhe do kërkojë hetim për kutinë e fundit dhe votat e pavlefshme. Ai denoncoi se se votat në një kuti ku kanë votuar të burgosurit janë të manipuluara./Dosja.al

3 VITE ME PARE

Fitoi në Tiranë, por a e uroi Këlliçi? Veliaj: Mesazh s'më ka dërguar, por mezi pres të bashkëpunoj me ta

REAGIMET pas zgjedhjeve! Dorëhiqet kreu i PD në Shënkoll, Qori:
Erion Veliaj

TIRANË- Erion Veliaj, fituesi në garën e '14 Majit' për Bashkinë e Tiranës, ende nuk është uruar nga rivali i tij kryesor, Belind Këlliçi. Këtë e bëri të ditur ditën e sotme, gjatë një lidhje live me 'Neës24'. Veliaj tha se nuk e ka uruar, mirëpo i ka ardhur mesazhi 'A je i mërzitur', mesazh ky që u dërgua nga Këlliçi gjatë fushatës për qytetarët e Tiranës.

'Jo mesazh jo, më ka ardhur ajo a je i mërzitur. Për Belindin dhe të gjithë kandidatët e tjerë.'- tha Veliaj.

Më tej ai shtoi:

"Mezi pres që të bashkëpunojë me ta, Jo q të bëhen socialistë, por të bashkëpunojmë për punë të mi"

Erion Veliaj do të drejtojë Tiranën në katër vitet e ardhshme, duke u rikonfirmuar në detyrë pas fitores së mandatit të tretë, në një garë ku përballë kishte edhe 5 kandidatë të tjerë nga partitë opozitare. KQZ ka njoftuar në faqen zyrtare mbylljen e numërimit për 941 Qendrat e Votimit të bashkisë më të madhe të vendit, nga ku Veliaj ka arritur të marrë 158.688 vota, ose 54.69%.

I dyti në këtë garë renditet kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë”, Belind Këlliçi me 100.351 vota, ose 34.58% të tyre./Dosja.al

3 VITE ME PARE

Nuk dorëhiqet! Berisha: Kush mendon se tërhiqem para krimit, sheh veshin e tij pa pasqyrë. Në Shkodër i hodhën dhjetëra mijëra euro

REAGIMET pas zgjedhjeve! Dorëhiqet kreu i PD në Shënkoll, Qori:
Sali Berisha

TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha ka deklaruar se nuk do të dorëhiqet edhe pasi në zgjedhjet lokale të 14 majit, humbi Bashkinë e Shkodrës. Në një konferencë me gazetarët, pasi është vulosur rezultati në 61 bashkitë, Berisha tha se vota në Shkodër është blerë nga krimi. Ai u shpreh se në kryeqendrën e veriut, janë shpërndarë dhjetëra milionë euro për të blerë vota për kandidatin e Partisë Socialiste, Benet Beci. 

Pjesë nga fjala e Berishës:

Shkodra votoi nën pushtim të vërtetë. Të gjitha pollet e kundërshtarëve tanë, por dhe tonat, e nxirrnin Bardh Spahinë 14 gjer në 16 pikë përpara. Nëse mendon ti apo ndokush tjetër se tërhiqet Sali Berisha para krimit, ai sheh veshin pa pasqyrë.
Unë kurrë nuk tërhiqem para bandat të krimit shtetëror dhe joshtetëror. Shkodran është shembulli më i shëmtuar, në të cilën u votua si në rrethim nga banda të Edi Ramës. Në Shkodër u përdorën sasi kolosale, dhjetëra milionë euro dhe jam i bindur se qytetarët e Shkodrës, zgjedhën e krimit, pushtetin e krimit, nuk do ta pranojnë. Kjo është përgjigjia ime për ju.

3 VITE ME PARE

“Babai i rivalit, shef regjimi në IEVP”, Shkëlqim Hoxha i Rrogozhinës: Nuk njoh rezultatin, kutia e burgut e manipuluar

REAGIMET pas zgjedhjeve! Dorëhiqet kreu i PD në Shënkoll, Qori:
Shkëlqim Hoxha

RROGOZHINE-Kandidati i “Bashkë Fitojmë” për bashkinë e Rrogozhinës Shkëlqim Hoxha, i cili humbi pas përmbysjes së rezultatit në kutinë e fundit ku votuan të burgosurit e IEVP Rrogozhinë, ka deklaruar se nuk do ta njohë rezultatin dhe do kërkojë hetim për kutinë e fundit dhe votat e pavlefshme.

Në një lidhje telefonike me "News 24", ai deklaroi se votat në një kuti ku kanë votuar të burgosurit janë të manipuluara.

“Është një sensibilizim për situatën dhe atë çfarë ka ndodhur gjatë procesit të numërimit. Pasi përfunduan të gjitha kutitë në të gjithë bashkinë Rrogozhinë dhe kur unë kryesoja me 57 vota para, doli asi nën mëngë që ishte kutia e burgut që përmbysi gjithçka dhe e nxori rivalin me 23 vota para. Por kjo kuti është një kuti komplet anonime, me zero transparencë, ku nuk dihet se çfarë ka ndodhur, nuk dihet se kush ka votuar, kujt i lejohej, kujt nuk i lejohej. Kush ishte komisioner. Ka zero transparencë, sepse ne nuk kemi pas asnjë akses, asnjë lloj mundësie për të qenë”, tha ai.

Hoxha pohoi se ka komunikuar edhe me drejtorin e burgut, por nuk ka marrë asnjë përgjigje. Ai i mëshon faktit se ishte fitues dhe se këtë çështje do e ndjekë në rrugë ligjore. Në vazhdën e akuzave, ai u shpreh se ka konflikt interesi, pasi babai i kandidatit është shef regjimi në policinë e burgut dhe po ashtu kunati i tij punon infermier në burg.

“Ne nuk e dimë a kanë votuar ata që ishin në listë, a kanë votuar. A iu takon të votonin të gjithë, sepse në zgjedhjet e kaluara ishin 56 vetë që votuan, tani 110. Ka konflikt interesi aq më tepër që babai i kandidatit është shef regjimi në policinë e burgut. Kunati që ishte komisioner është infermier në burg, pra aty ka një konflikt të pastër interesi. Aq më tepër kur kandidati tjetër ka mundësinë që të shkojë në zyrën e drejtorit të burgut, të thërrasë të burgosurit në zyrë dhe të bëjë fushatë dhe për këtë ka dhe një hetim nga Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm. Pra ata kanë pasur akses, kurse ne zero. Kam tentuar të lidhem me drejtorin e burgut, asnjë përgjigje. Në qoftë se me një kuti të manipuluar duhet të vendosë kush ta drejtojë bashkinë, OK jam dakord, por ndoshta do ishte më mirë të shkonte drejtor burgu dhe të na e linte bashkinë ne, verdikti i popullit të shkonte në vend. Është totalisht e manipuluar kutia e fundit. Do ndjek çdo rrugë ligjore që më takon.
Transparencë dhe hetim për kutinë e burgut. Do kërkoj rivlerësimin e votave të pavlefshme sepse janë 278 vota të pavlefshme dhe ato janë manipuluar. Është shprehur vullneti, por i kanë bërë shenja për t’i shpallur të pavlefshme. Nuk e njoh rezultatin. Do njoh atë rezultat që do të dalë pas këtyre verifikimeve”, tha Hoxha.

Partia Socialiste mori Rrogozhinën me 23 vota plus. Kandidati i PS-së Edison Memolla fitoi ndaj kandidatit të koalicionit “Bashkë Fitojmë”, Shkëlqim Hoxha.

3 VITE ME PARE

Surprizë e 14 majit, Qori: 13.800 qytetarë janë shpresë, të mbrojmë demokracinë, do bëjmë rezistencë!

REAGIMET pas zgjedhjeve! Dorëhiqet kreu i PD në Shënkoll, Qori:
Arlind Qori, kryetar i Levizjes Bashke

TIRANE- Arlind Qori, kryetari i Lëvizjes Bashkë dhe kandidati i tretë me numër votash në kryeqytet ka falenderuar të gjithë qytetarët për besimin e shprehur përmes votës. Në një deklaratë për mediat në përfundim të procesit të numërimit, Qori tha se çdo para e dhuruar për lëvizjen Bashkë është përdorur për infrastrukturën modeste të fushatës së tyre. Ai garantoi se lëvizja tashmë do të konkretizohet në aksionin politik dhe premtoi rezistencë përballë PS. 

Arlind Qori: Paratë tona kanë shkuar për biçikleta dhe bileta autobusash. Falenderoj mbështetësit tanë që janë duke monitoruar rezultatin e zgjedhjeve që kanë parë te Lëvizja Bashkë lidhjen. Tirana dhe Shqipëria po gdhihen të zymta. Asnjë pushtet nuk ka qenë kurrë kaq i korruptuar sa Edi Rama dhe Erion Veliaj. Lajmi që Veliaj do të  drejtojë bashkinë do të thotë më shumë kulla e më parqe. Tirana dhe Shqipëria kanë një mundësi më të madhe rezistence. Kanë lëvizjen bashkë dhe 13 mijë e  800 qytetarët e Tiranës që na kanë votuar. Të mbrojmë demokracinë dhe të përparojmë si në demokracinë dhe te të drejtat.

Qori ishte surpriza e zgjedhjeve lokale të 14 majit. Pas disa vitesh angazhimi me protestat dhe kauzat e qytetit të Tiranës dhe jo vetëm, ai vendosi të hynte në një garë eksperimentale për Lëvizjen Bashkë. Për herë një lëvizje, e pa organizuar si parti, ia del të kapë një numër kaq të lartë votash. Në total, ai mori 13835 vota ose 4.77 %, duke lënë pas edhe Roland Bejkon e PD./Dosja.al

 

3 VITE ME PARE

Jep dorëheqjen kryetari i PD-ë në Shënkoll, Luigj Gjoka: Hera e parë që humbim zgjedhjet! Berisha ka faj

REAGIMET pas zgjedhjeve! Dorëhiqet kreu i PD në Shënkoll, Qori:
Luigj Gjoka

TIRANË- Kryetari i Rithemelimit në Shënkoll, Luigj Gjoka ka dhënë dorëheqjen nga posti i tij. Ky vendim vjen pas humbjes së thellë të PD-së në këtë zonë. Për mediat, ai është shprehur se kjo është hera e parë që i humbasin zgjedhjet. Po ashtu, Gjoka bën përgjegjës për këtë humbje Berishën. 

“Falenderoj të gjithë mbështetësit. Në këto momente unë jap dorëheqjen të parevokueshme për arsye të rezultatit që ka dalë në Shënkoll. Nuk ka asnjë lloj morali të qëndroj më se kemi humbur. Është hera e parë që humb në Shënkoll. Arsyeja është se është ushtruar terror i jashtëzakonshëm nga shteti, nga Rama. Nuk e prisnim këtë rezultat se në Shënkoll kemi dalë me 1000 vota para PS. Sot kemi dalë me humbje. Berisha ka përgjegjësi së bashku me degën e PD Lezhë. Ka nevojë për rishikim dhe të mbajnë përgjegjësi të gjtihë drejtuesit e PD Lezhë”, tha Gjoka.

3 VITE ME PARE

Humbi ndaj Pjerin Ndreut, Pashk Gjoni: Rezistuam ndaj makinerisë së krimit që deformoi vullnetin e lirë të sovranit

REAGIMET pas zgjedhjeve! Dorëhiqet kreu i PD në Shënkoll, Qori:
Pjerin Ndreu dhe Pashk Gjoni

LEZHË- Pashk Gjoni, i cili humbi përballë Pjerin Ndreut ka reaguar duke falenderuar qytetarët që i besuan, mirëpo nuk arritën dot që të fitonin. Më tej, Ndreu shton se ata që fituan do ia bëjnë dëmin më të madh Lezhës.

“Falenderim dhe mirënjohje mijëra qytetarëve në çdo cep të Lezhës që rezistuan ndaj makinerisë së krimit dhe pushtetetit që deformoi vullnetin e lirë të sovranit.

Dëmin më të madh ata do t’ia bëjnë sërish Lezhës sonë edhe në të ardhmen. Bëme një fushatë model, të bukur, të lirë dhe me njerëz të zakonshëm që e duan këtë vend.

Falenderim të përzemërt çdo bashkëpunëtori tim në këtë garë, të gjitha strukturave politike që bënë maksimumin, komisionerëve, numëruesve dhe vëzhguesve.

Ne nuk nënshtrohemi, liria është themelore, ne do t’i shërbejmë asaj.  Mirënjohje përzemërsisht!”- tha Gjoni.

3 VITE ME PARE

Fitoi në Kukës! Safet Gjici: Falenderoj emigrantët që erdhën nga Londra dhe gjithë Europa për të na votuar

REAGIMET pas zgjedhjeve! Dorëhiqet kreu i PD në Shënkoll, Qori:
Safet Gjici

KUKËS- Kryebashkiaku i Kukësit Safet Gjici në një dalje nga selia e Partisë Socialiste, pas daljes së rezultatit, zgjodhi të falenderojë emigrantët për mbështetjen. Ai u shpreh se duhet edhe mbështetja e emigrantëve, e sidomos atyre që jetojnë në Londër, për të vazhduar zhvillimin e Kukësit.

“Falenderoj emigrantët në Londër, Birmingani dhe gjithë Europa që erdhën dhe na mbështetën me votë e pikërisht për ta vazhduar zhvillimin e Kukësit kemi edhe mbështetjen e emigrantëve që janë jashtë Kukësit. Faleminderit për të gjithë atë mbështetje që na bënë për mandatin e dytë. Rrofshin kuksianët kudo që janë”, deklaroi Gjici.

Gjici është rikonfirmuar për një tjetër mandat në këtë bashki./Dosja.al

3 VITE ME PARE

Shqetësimet e Glover për fushatën, Balla-vëzhguesve ndërkombëtar: Mos monitoroni mediat, shihni terrenin!

REAGIMET pas zgjedhjeve! Dorëhiqet kreu i PD në Shënkoll, Qori:
Taulant Balla

TIRANË- Drejtuesi politik i Partisë Socialiste për qarkun e Fierit, Taulant Balla ka komentuar kritikat e raportit paraprak të OSBE/ODHIR, ku u evidentuan disa problematika të fushatës zgjedhore. Një ditë më parë, Glover pohoi se partitë politike nuk kanë pasur kontakte dhe bashkëbisedime me banorët në terren, ndërkohë që Balla tha se ODHIR nuk duhet t’i referohet mediave, por të pyesë banorët.

Në bashkitë e tjera, në Lushnjë do të kemi mbi 55% të anëtarëve të këshillit që do të jenë nga PS. Po ashtu dhe në bashkitë e tjera. Po ashtu dhe në Roskovec kemi marrë shumicën. Rezultatet për kandidatët janë sipas atij parashikimi. Unë thashë se rezultati i Fierit do t jetë i lartë. Bashkia Fier me mbi 60% të votave, po ashtu dhe Lushnja e Roskoveci. Ajo që më shijon më shumë është fitorja me Majlindën. Patosi u fitua me rezultat bindshëm si asnjëherë tjetër. Eriseldën në Lushnjë duhet ta falënderoj. Mallakastra ishte beteja më e fortë. Beteja ishte e vështirë për shkak të përdorimit nga ana e konkurrentit të të gjitha mënyrave, problematikave që krijoi. Por kjo është çështje që i takon organeve ligjzbatuese. Pas këtij procesi do të bëjmë një analizë shumë të thellë sepse e vërteta është se duhet ta lexojmë rezultatin me shumë përgjegjësi. Dua t’i kthejë përgjigje raportit të zonjës Glover. Se di se në cilat takime kanë qenë, që s’kemi folur ne për komunitetin. Nëse i referohen mediave, kjo s’ka lidhje fare me atë që është zhvilluar në territori.”, tha ai.

Një ditë më parë monitoruesja e OSBE/ODIHR bëri me dije raportin paraprak për zgjedhjet vendore 20223. Audrey Glover dha ekstraktin e zgjedhjeve vendore të 14 majit. Ajo e konsideroi fushatën të qetë, pa probleme përveçse disa incidenteve që u cilësuan si të rënda. Glover gjithashtu nënvizoi se procesi në fakt pati një problematikë që ishte përqendrimi i fushatës jo tek kandidatët por te forcat politike, duke penguar zgjedhësit në këtë formë, sipas monitorueses të bënin zgjedhjen e tyre në nivel vendor./Dosja.al

3 VITE ME PARE

“PS kryeson në Këshillin Bashkiak të Fierit”, Balla apel numëruesve: Zbatoni ligjin, asnjë votë të mos preket!

REAGIMET pas zgjedhjeve! Dorëhiqet kreu i PD në Shënkoll, Qori:
Taulant Balla

FIER- Drejtuesi politik i Partisë Socialiste për qarkun e Fierit, Taulant Balla, në një dalje para mediave tregoi mbështetje për kandidatët socialistë dhe këshilltarët bashkiak. Duke u ndalur në fitoren e thellë në Fier, Balla dha një mesazh për numëruesit që po vijojnë të numërojnë për këshilla bashkiak, duke i kërkuar të zbatojnë ligjin në mënyrë korrekte.

“PS do të ketë 2/3 e mandateve në këshillin bashkiak. Ky është një rezultat që nuk e kemi pasur asnjëherë në këto 32 vite kur bie fjala për shumicën në këshillin bashkiak. Edhe në bashkitë e tjera ku vijon ende numërimi, në Divjakë sapo ka nisur në mëngjes dhe kjo është arsyeja përse Josifi nuk është këtu me ne se meraku im është që i gjithë procesi i numërimit të shkojë me kujdes dhe deri në fund. I kërkoj numëruesve që të zbatojnë ligjin në mënyrë korrekte, dhe asnjë votë e asnjë subjekti të mos preket dhe korrektësia e këtij rezultati të mbahet mend në fund të këtij procesi. Edhe pse e dimë që ka proces rinumërimi në 1/10 e QV që çdo gjë të jetë transparente.

Në Lushnje do kemi shumicë të madhe, mbi 55% do jenë të PS në Këshill. Edhe Patos po kështu, edhe në Roskovec. Sa i përket rezultateve për kandidatët, s’besoj që ka nevojë për koment.

Patosi u fitua me rezultat bindshëm si asnjëherë tjetër. Lushnja dua ta falenderoj Eriseldën për punën e shkëlqyer që bëmë brenda 1 viti. Mallakastra ishte betejë e vështirë prej përdorimit nga ana e konkurrentit të të gjitha mënyrave dhe do t’i thoja edhe problematikave që krijoi, por kjo i takon organeve ligjzbatuese”, tha Balla.

3 VITE ME PARE

Parashikoi rezultatin +50, fitoi më shumë Bashki! Rama falenderon qytetarët (MESAZHI)

REAGIMET pas zgjedhjeve! Dorëhiqet kreu i PD në Shënkoll, Qori:
Edi Rama

TIRANË- Kreu i qeverisë Edi Rama ka reaguar një ditë ditë pas numërimit të votave në shumicën e bashkive të vendit ku fituese është shpallur Partia Socialiste. Në një postim që ka bërë në rrjetet sociale, kryeministri i vendit ka postuar një foto të tij, ku krahas saj shkruan; ‘Faleminderit”

Ndërkohë bashkëngjitur fotos ka përshëndetur me fjalën “Mirëmëngjes”.

 
 
 
 
 
Vieë this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Edi Rama (@ediramaal)

Kujtojmë se Rama parashikoi rezultatin për zgjedhjet se PS fiton me rezultatin +50, ndërsa opozita 0-11.

Më 14 maj u zhvilluan zgjedhjet vendore në 61 bashki të vendit. PS ka fituar deri më tani bashki të vendit, Kamëz, Vorë, Elbasan, Pustec, Kolonjë, Librazhd, Dropull, Tropojë, Roskovec, Libohovë, Rrogozhinë, Këlcyrë, Gramsh, Belsh, Përmet, Delvinë, Selenicë, Tepelenë, Peqin, Poliçan, Devoll, Lushnjë, Bulqizë, Mat, Klos, Korçë, Kuçovë, Sarandë, Dibër, Skrapar, Cërrik, Patos, Prrenjas, Berat, Vau i Dejës, Mallakastër, Vlorë, Konispol, Maliq, Lezhë, Dimal, Mallakastër, Divjakë, Shijak, Përmet, Pogradec, Kukës dhe Kurbin.

Ende nuk është shpallur rezultati për Tiranën dhe Malësia e Madhe por deri më tani nga numërimi i votave kryeson PS. Ndërsa “Bashkë Fitojmë” ka arritur të fitojë në total vetëm në shtatë bashki Kavajë, Pukë, Has, Himarë, Memaliaj, Mirditë, Fushë Arrëz./Dosja.al

zgjedhjet lokale 14 maj 2023

Sondazh

Poll

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Gjesti i veçantë i protestuesit, u dhuron lule efektivëve në shenjë solidariteti për policin e vrarë

Pas tre orësh protestë, turma vijon qëndresën: Dorëheqje!

Prej më shumë se tre orësh para Kryeministrisë, protestuesit ndezin flakadanë

"Kush s'kërcen nuk është shqiptar o hej"/ PAMJE me dron nga protesta madhështore për Zvërnecin

Thirrja e qytetarit të Rrjollit: Hajde rini, merre situatën në dorë dhe drejto vendin

Me flamuj dhe pankarta në duar, qytetarët e Durrësit sërish protestë për projektin në Zvërnec

Tentoi të futej në Kryeministri, protestuesja bën simbolin e shqiponjës

"Ne i duam parqet, lodrat, natyrën"/ Vogëlushi në protestë thirrje: Mbrojini për ne!

Protesta kundër projektit në Zvërnec/ Brohoret turma: Edi Rama o tradhtar, duhet lidhur me litar

Protesta për Zvërnecin, qytetarë mbajnë 1 minutë heshtje për efektivin e vrarë në krye të detyrës

"Ruani qetësinë, Ramën ta zhdukim me të mirë"/ Tensione në protestën kundër projektit në Zvërnec

PAMJE nga protesta madhështore kundër projektit në Zvërnec/ Oshëtin bulevardi: O pallosh o zagar

Mijëra protestues në shesh thirrje ndaj kryeministrit Rama: Duam dorëheqje

Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh

Mijëra qytetarë në Bulevard/ Thirrje kundër Ramës dhe Berishës: U ka ardhur fundi, në burg

Balla nga Kuvendi: Greqia u ka borxh shqiptarëve marrëveshjen për pensionet

Dita e 5-të e protestës për Zvërnecin/ Nis marshimi drejt bulevardit: Revolucion

Balla ‘thumbon’ Berishën: U trembe nga protestuesit që erdhën te selia e PD-së dhe ndryshove qëndrim

"Na keni ça k***"/ Noizy shpërthen keq ndaj protestuesve: Nuk po e shet njeri Shqipërinë!

'Zvërneci'/ Berisha: Ju jeni mafie si në Beograd. Të gjitha dokumentet ju i shumëzoni me zero

Berisha: Pse e fshihni kreun e Meduzës. Tokat në Zvërnec i ka rrëmbyer Pjerini nga Lezha dhe Agaçi

Reperi Gashi mbështet protestat për Zvërnecin: Fëmijët tanë nuk janë mysafir në tokën e tyre

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje