Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
•Situata në veri është tensionuar sërish, si pasojë e një sulmi me armë ndaj policisë së Kosovës, ku efektivi Afrim Bunjaku mbeti i vrarë dhe dy të tjerë u plagosën. •Ngjarja e rëndë ndodhi në orët e para të mëngjesit të sotëm në fshatin Banjska të Leposaviçit. •Pas ngjarjes, SHBA dhe BE kanë dënuar ashpër ngjarjen e dhunshme ndaj Policisë së Kosovës, ndërsa kanë bërë thirrje që sulmet të ndalojnë menjëherë dhe autorët të dalin përballë drejtësisë. •Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka thënë se bëhet fjalë për një strukturë mercenarë e cila është përkapur politikisht dhe financiarisht nga Beogradi zyrtar. •Nga ana tjetër, Presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiç, tha se sulmi në Manastirin e Banjskës ndodhi pasi “disa serbë të Kosovës” u rebeluan duke ngritur barrikada dhe duke nxitur më pas reagimin e policisë së Kosovës. •Përfaqësuesi i Lartë i BE-së, Josep Borrell përsëriti thirrjen që sulmuesit që të dorëzohen dhe të lirohen pelegrinët në Manastirin e Banjskës. •Ai bëri thirrje për rivendosjen e qetësisë dhe stabilitetit në veri. •Një reagim ka ardhur edhe nga Kryeministri Edi Rama, i cili e ka konsideruar ngjarjen e mëngjesit të sotëm si këmbanën më të madhe të alarmit, për rrezikun e eskalimit të krizës në një konflikt të armatosur. •Gjithashtu kreu i PD, Sali Berisha e ka cilësuar ngjarjen si sulm terrorist ndaj policisë së Kosovës. •Ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Igli Hasani u shpreh se akti i sotëm është një kërcënim për sigurinë e stabilitetin e rajonit.
29 artikuj për këtë temë.
SERVI- Pas Presidentit të Serbisë, Aleksander Vuçiç, i cili komentoi sulmet terroriste në Kosovë nga formacione të armatosura serbe, komentin për këtë ngjarje e ka dhënë edhe Kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiç, e cila ka mbajtur të njëjtën linjë me shefin e saj.
“(Kryeministri i Kosovës, Albin) Kurti është fajtor për gjithçka” teksa fajësoi edhe komunitetin perëndimor se “i kanë dhënën kartën e gjelbërt për të vrarë gjithkënd. Për Kurtin të gjithë serbët janë terroristë. E ka kartën e gjelbërt për të vrarë të gjithë”, tha Brnabiç në 'Tv Pink'.
Çfarë ndodhi sot?
Për rreth 12 orë një prej komunave në veri të Kosovës, Zveçani ka qenë pre e një sulmi të paprecedentë nga ana grupeve kriminale serbe, të cilët vranë efektivin në detyrë Afrim Bunjakun. Grupe të organizuara me uniforma, të armatosur rëndë mësynë në veri të Kosovës qëlluan në drejtim të policisë së Kosovës, duke vrarë 1 dhe duke plagosur 2 të tjerë.
Ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçka ka konfirmuar se janë nxjerrë 30 serbët që u ngujuan në Manastirin e Zveçanit. Ai u shpreh se janë ekzekutuar 3 terroristë si dhe janë arrestuar 6, 2 prej tyre të plagosur./Dosja.al
SERBI- Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçic ka folur në një konferencë për mediat për tensionet dhe ngjarjet e fundit në veri të Kosovës ku mbeti i vrarë një efektiv kosovar dhe një tjetër u plagos.
Vuçiç tha se Serbia nuk do ta njohë kurrë Kosovën e pavarur. Ai tha se do të ulet për të biseduar por njohja e Kosovës të harrohet.
“Nuk do ta njohim Kosovën e pavarur. Mund të na vrisni të gjithëve, të thoni çka të doni. Kurrë Serbia nuk do ta njohë Kosovën e pavarur. Një krijesë që e keni krijuar duke bombarduar Serbinë. E keni bombarduar me gënjeshtrat e shumëllojshme. Për të biseduar do të bisedojmë, por njohja e Kosovës të harrohet”.
Vuçiç ka reaguar ashpër ndaj ndërkombëtarëve duke i cilësuar si njerëz me dy fytyra.
“Dyfytyrësia është emri i tyre i mesëm. Gjatë gjithë kësaj kohe kanë kërkuar të fajësojnë Serbinë për të njohur Kosovën. Kurrë nuk do ta njohim Kosovën e pavarur'
Ka qenë kjo deklarata e presidentit serb Vuçic në këto çaste, në daljen e tij publike pas ngjarjeve në veri të Kosovës.
Lidhur me tensionet e fundit në veri, Vuçiç ka akuzuar Kosovën për mashtrim si dhe ka mohuar që Serbia është përgjegjëse për vrasjen e efektivit të policisë së Kosovës, Afrim Bunjakut. Gjatë fjalës së tij, Vuçiç tha se fajtori i vetëm i gjithë situatës në veri të Kosovës, është Albin Kurti. Ai e cilësoi këtë ngjarje si një nga ditët më të vështira për Serbinë, ndërsa konfirmoi se tre shtetas serbë janë vrarë gjatë ndërhyrjes së policisë së Kosovës, dy prej të cilëve me snajper.
SERBI- Presidenti serb, Aleksandër Vuçiç, ka folur për sulmin që ndodhi sot në Kosovë. Përmes një deklarate për mediat, Vuçiç e cilëson këtë ngjarje si një nga ditët më të vështira për Serbinë.
"Një nga ditët më të vështira për Serbinë që nga viti 2004. I kërkoj falje qytetarëve të Serbisë që nuk kam mundur t'u drejtohem më herët. Që nga viti 1999, ne nuk kemi pasur kontroll mbi Kosovën dhe na është dashur shumë kohë për të hetuar vetë se çfarë ka ndodhur në Kosovë. Çfarë ndodhi sot në mëngjes gjatë gjithë mëngjesit dhe pasdites. Le t'u tregojmë njerëzve se çfarë ndodhi.
Do të flasim vetëm për atë që ka ndodhur, pastaj do të vlerësojmë gjithçka. Në emër të Republikës së Serbisë, por edhe të flas për të gjitha çështjet tjera. Rreth orës 02:46 të natës së sotme, një grup serbësh nga Kosova vendosën dy kamionë si barrikada në Banjskë, në veri të Kosovës. Pastaj vjen policia e Kosovës, duke tentuar t'i heqë ato barrikada, ka një konflikt me serbët që i kanë ngritur barrikadat dhe në atë konflikt ka mbetur i vrarë një polic. Në orën 08:57 janë mbyllur vendkalimet Jarinje dhe Bërnjak, të shtënat dhe përleshjet vazhdojnë ende. në orën 10:15 shqiptarët njoftojnë se katër qytete serbe janë zona të operacioneve terroriste.
Ata kanë përdorur policinë kundër serbëve gjithsej 62 herë. 56 sulme me motive etike ndaj serbëve. A do të tentojnë natyrshëm të bëjnë diçka për veten dhe familjet e tyre vetëm ata që ndiqen nga policia për të shmangur arrestimin nga policia e Kurtit. Në asnjë mënyrë nuk dua ta fal vrasjen e një polici shqiptar dhe as nuk mund ta justifikoj. Është absolutisht e dënueshme dhe është diçka që nuk i duhet askujt, Kurti është organizatori kryesor i kaosit në Kosovë dhe nuk ka rrugëdalje.
Edhe pse folëm shumë herë për këtë, edhe pse çdo ditë paralajmëroja si në Bruksel ashtu edhe në Nju Jork se e gjithë kjo mund të ndodhte, pak njerëz vendosën të dëgjojnë. Serbët dhe jo njerëzit nga Serbia qendrore, siç gënjyen në mediat e Prishtinës, po vuajnë terrorin e Kurtit.
Ndaj tyre është kryer një sulm brutal dhe ne në fillim menduam pse KFOR-i nuk e bëri këtë, do të kishte më pak viktima. Sipas informacioneve që disponojmë, thuhet se tre serbë kanë vdekur në Kosovë dhe Metohi. Dy sigurisht nga zjarri snajper, kur nuk ishte e nevojshme që të likuidoheshin. Dy mbetën të plagosur rëndë dhe frika se ka mbetur i vrarë edhe personi i katërt. Ne ndoqëm, përgjuam se çfarë po bënte policia shqiptare, do t'ju tregojmë provat, ndoshta edhe gjatë konferencës, presim vetëm përkthimin."
KOSOVË- Kryeministri i vendit, Albin Kurti, ka folur rreth sulmeve në Banjskë të Zveçanit, ku si pasojë mbeti i vdekur një pjesëtarë i Policisë së Kosovës dhe dy të tjerë të lënduar. Ai ka thënë se nga ato që ka mësuar deri tani, bëhet fjalë për një strukturë mercenarë e cila është përkapur politikisht dhe financiarisht nga Beogradi zyrtar, raporton Klan Kosova.
“Urojmë që ky të jetë i fundit në këtë rrugën e vështirë për ligj e për drejtësi”, ka thënë Kurti.
I pyetur për detaje rreth numrit të të arrestuarve, ai ka thënë se është Policia e Kosovës ajo që informon për të dhënat nga terreni.
“Kemi të plagosur dhe 3 të vrarë prej tyre dhe gjithashtu të arrestuar. Procesi në vijim do të na japë të dhëna se kush saktësisht janë këta dhe kush janë urdhërdhënësit e kësaj përpjekje të dështuar për ta destabilizuar Republikën e Kosovës”, ka thënë kryeministri./Dosja.al
TIRANË- Kreu i grupit parlamentar i Partisë Demokratike të vulës, Gazment Bardhi ka reaguar në lidhje me situatën në veri të Kosovës. Më tej, Bardhi i bën thirrje Ramës që të heqë dorë nga deklaratat, sjellja dhe roli neutral mbi situatën në veri të Kosovës.
Sipas tij, Rama dhe të gjitha institucionet përgjegjëse të shtetit shqiptar duhet të përmbushin detyrimet e tyre kushtetuese, duke qenë plotësisht vetëm në mbështetje të institucioneve të Kosovës dhe popullit të Kosovës.
REAGIMI I PLOTË:
“Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike ka ndjekur gjatë gjithë ditës me shumë shqetësim situatën e krijuar në veri të Kosovës. Sulmet e vazhdueshme terroriste kundër forcave të sigurisë së Kosovës, që kulmuan sot me vrasjen e një punonjësi të Policisë së Kosovës në krye të detyrës, bëjnë të domosdoshme që ti jepet fund lojës me bashkëpërgjegjësi të agresorëve dhe viktimave. Bashkëpërgjegjësia midis agresorit dhe viktimës nxit terroristët të përgatisin dhe kryejnë sulme të tilla kriminale në territorin e Kosovës. Përgjegjësia për situatën është vetëm e agresorit dhe atyre që vazhdimisht provokojnë me akte të papranueshme një shtet sovran.
Kosova e lirë dhe e pavarur është një realitet i pakthyeshëm. Serbia duhet ta pranojë këtë realitet dhe duhet të heq dorë nga çdo provokim kriminal në veri të Kosovës, duke u ulur në tryezën e dialogut pa kushte, me ndërmjetësimin e SHBA-BE.
Duke i shprehur ngushëllimet e sinqerta familjes së heroit Afrim Bunjaku, gjejmë rastin të dënojmë me forcë sulmin dhe të shprehim mbështetjen e plotë për Policinë dhe institucionet shtetërore të Kosovës, për ruajtjen e integritetit të tyre territorial dhe funksionimin e shtetit ligjor në çdo pjesë të territorit të Kosovës. Ne mbështesim të gjitha veprimet ligjore për vënien para përgjegjësisë së autorëve të sulmin dhe dënimin e tyre sipas ligjeve në fuqi.
Gjithashtu, gjejmë rastin të kërkojmë nga institucionet e shtetit shqiptar, përfshirë Kryeministrin e Republikës së Shqipërisë, që të heqin dorë nga deklaratat, sjellja dhe roli i tyre neutral mbi situatën në veri të Kosovës. Kryeministri i Shqipërisë dhe të gjitha institucionet përgjegjëse të shtetit shqiptar duhet të përmbushin detyrimet e tyre kushtetuese, duke qenë plotësisht vetëm në mbështetje të institucioneve të Kosovës dhe popullit të Kosovës, në bashkërendim të plotë edhe me partnerët strategjik të Kosovës e Shqipërisë.”.
KOSOVË-Përfaqësuesi i Lartë i BE-së, Josep Borrell, i ka telefonuar kryeministrit Albin Kurti dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiç, pas ngjarjeve të sotme në veri të vendit ku mbeti i vrarë polici Afrim Bunjaku.
“Pas sulmit të tmerrshëm dhe frikacak terrorist të sotëm kundër policëve të Policisë së Kosovës, Përfaqësuesi i Lartë Josep Borrell foli me kryeministrin Albin Kurti”, thuhet në deklaratën e lëshuar nga shërbimi i jashtëm i BE-së.
Borrell shprehu ngushëllimet e tij për familjen, kolegët dhe të dashurit e punonjësit të policisë që humbi jetën në krye të detyrës dhe u uroi shërim të shpejtë punonjësve të policisë të plagosur. Përfaqësuesi i Lartë ka telefonuar edhe presidentin e Serbisë, Aleksander Vuçiç, thuhet në njoftimin e BE-së.
“Përfaqësuesi i Lartë Borrell përsëriti thirrjen e tij për sulmuesit që të dorëzohen menjëherë dhe lirimin e pelegrinëve në Manastirin e Banjskës, që ata të largohen të sigurt. Ai bëri thirrje për rivendosjen e qetësisë dhe stabilitetit”, thuhet në njoftim.
BE tha se EULEX-i, si reagues i dytë i sigurisë, po monitoron situatën në terren dhe është i gatshëm të mbështesë institucionet e Kosovës në ruajtjen e stabilitetit dhe sigurisë së të gjitha komuniteteve të saj, në përputhje me mandatin e tij dhe në koordinim të ngushtë me KFOR-in e NATO-s./Dosja.al
GJERMANI-Deputeti gjerman, Michael Roth dhe kryetar i Komisionit të Punëve të Jashtme në parlamentin gjerman, ka dënuar rastin e vrasjes së policit në veri. Ai ka thënë se është kureshtar të shohë se si do të arsyetohet presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiç pas këtij rasti.
“Dhuna brutale thjesht nuk ka fund. Tani një polic i Kosovës ka vdekur. Bandat serbe (me mbështetje direkte nga Beogradi) ka gjasa të jenë përgjegjëse për këtë sërish. Jam kureshtar të shoh se çfarë arsyetimi do të ketë presidenti serb Aleksandar Vuçiq kësaj radhe”, shkroi Roth në X, ish-platforma Twitter.
KROACI- Ministria e Punëve të Jashtme e Kroacisë kanë reaguar pas vrasjes së efektivit në veri të Kosovës dhe plagosjes së dy të tjerëve nga një grup kriminal i armatosur.
Përmes një postimi në "X", MPJ kroate ka shprehur ngushëllime për familjen e policit të vrarë dhe kanë bërë thirrje që atuorët të sillen para drejtësisë. Më herët lidhur me ngjarjet ka reaguar edhe Ministria e Jashtme e Gjermanisë dhe Austrisë.
POSTIMI I PLOTË:
Dënojmë fuqishëm sulmin e dhunshëm ndaj policisë së Kosovës herët në mëngjes. Ngushëllimet tona të përzemërta familjes së policit të vrarë gjatë kryerjes së detyrës dhe shërim të shpejtë për zyrtarin e plagosur. Autorët duhet të sillen urgjentisht para drejtësisë.
We strongly condemn violent attack on #Kosovo police early this morning. Our heartfelt condolences to the family of the police officer killed while performing duty and swift recovery to the injured officer. Perpertrators must urgently be brought to justice.
— MVEP/MFEA ???????? (@MVEP_hr) September 24, 2023
Ministria e Jashtme e Turqisë, gjithashtu e ka dënuar sulmin ndaj Policisë së Kosovës në Banjësk të Zveçanit. Ata kanë thënë se palët duhet të përmbahen nga dhuna, teksa dialogu sipas tyre është rruga e vetme për të arritur paqen dhe stabilitetin në Kosovë dhe në rajon.
“Ne dënojmë sulmin e mëngjesit të sotëm (24 shtator) në fshatin Banjskë të komunës së Zveçanit me shumicë serbe në veri të Kosovës, që rezultoi me humbjen e jetës së një polici të Kosovës dhe plagosjen e policëve të tjerë të Kosovës. Të lënduarve u urojmë shërim të shpejtë. Edhe Ambasada jonë në Prishtinë ka lëshuar një deklaratë ku dënon sulmin. Për të ulur tensionin në rajon dhe për të parandaluar përshkallëzimin, është e domosdoshme që të gjitha palët të veprojnë me përmbajtje dhe të përmbahen nga dhuna. Dialogu është mënyra e vetme për të arritur paqen dhe stabilitetin e qëndrueshëm në Kosovë dhe rajon. Si Turqi, ne do të vazhdojmë të mbështesim procesin e dialogut”, thuhet në reagim.
ÇFARË NDODHI SOT NË VERI TË KOSOVËS?
Një pjesëtar i policisë së Kosovës është vrarë dhe 2 të tjerë janë plagosur si pasojë e një sulmi me armë në Zveçan. Policia e Kosovës ka bërë me dije se njëri prej sulmuesve në veri, përkatësisht në zonën e fshatit Banjskë, është vrarë në shkëmbimet me armë zjarri me eketivët e policisë së Kosovës në Manastir. Kryeministri Kurti bëri me dije se në Manasitur janë ngujuar 30 serbët e armatosur dhe shkëmbejnë zjarr me efektivët e policisë së Kosovës.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 02:34 të mëngjesit të 24 shtatorit 2023 kur në hyrje të fshatit Banjskë, në urë janë vendosur dy mjete të rënda kamionë pa targa, duke e bllokuar lëvizjen. Autoritetet e Kosovës fajësojnë Serbinë për vrasjen dhe tregojnë si ndodhi. Po ashtu raportohet per dy sulmues të vrarë dhe 4 serbë të arrestuar. Tensionet ende vijojnë.
KOSOVË- Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka falendëruar Policinë e Kosovës për punën që po bën në mbrojtje të integritetit she sovranitetit të Republikës së Kosovës. Osmani ka thënë se të gjithë janë në krah të Policisë së Kosovës dhe kanë një mesazh, se terroristët nuk mund ta zmbrapsin Kosovën, por vetëm mund ta forcojnë vendoshmërinë e Kosovës.
Reagimi i plotë:
Në misionin fisnik, në mbrojtje të integritetit e sovranitetit të Republikës së Kosovës, jemi të gjithë në krah të Policisë së Kosovës. Të gjithë bashkë me një mesazh: Terroristët s’na zmbrapsin, por vetëm e forcojnë vendosmërinë tonë! Faleminderit heronjve tanë në uniformë! Kosova është e përjetshme!

KOSOVË- Ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla, ka shkruar për policin e vrarë sot në veri të vendit, Afrim Bunjaku, duke thënë se ai ra në krye të detyrës duke mbrojtur sovranitetin e Kosovës.
“Rreshter Afrim Bunjaku ra sot në krye të detyrës, në mbrojtje të sovranitetit dhe integritetit territorial të Republikës”.
Sveçla tha se s’do të ndalen për idealin që ra Afrim Bunjaku.
“Ne zotohemi, që lufta dhe përpjekja e Afrimit dhe gjithë pjesëtarëve të Policisë së Kosovës për rend, ligj dhe siguri në veri të vendit nuk do të ndalet. Lavdi Heroit Afrim Bunjaku!”, ka shkruar ai.

BERLIN- Ministria e Jashtme e Gjermanisë ka reaguar për sulmin në veri ku i vdekur mbeti një efektiv policie dhe u plagos një tjetër.
Përmes një postimi në platformën "X", MPJ-ja gjermane ka thënë se grupet e armatosura kriminale duhet të ndalen së rrezikuari jetën e njerëzve.
POSTIMI I PLOTË:
Dënojmë me termat më të ashpër sulmin e tmerrshëm ndaj Policisë së Kosovës. Mendimet tona janë me familjen e oficerit të vrarë dhe të plagosurit rëndë. Grupet e armatosura të paligjshme duhet të ndalojnë rrezikimin e jetëve. Autorët duhet të mbajnë përgjegjësi.
Pas sulmeve në Banjskë të Zveçanit, ka reaguar edhe Ministria e Jashtme e Austrisë. Kjo ministri ka thënë se e dënon fuqishëm sulmin e tmerrshëm kundër policëve të Policisë së Kosovës në veri.
“Dhuna duhet të ndalet menjëherë, autorët duhet të mbajnë përgjegjësi dhe të sillen para drejtësisë”, thuhet në reagimin e kësaj ministrie.
KOSOVË- Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola Von Cramon, ka dënuar ashpër sulmin e dhunshëm ndaj Policisë së Kosovës teksa ka shprehur solidaritetin e plotë me popullin e Kosovës.Në një postim në platformën “X”, Von Cramon e ka quajtur të papranueshëm sulmin e orkestruar ndaj forcave legjitime të policisë.
“Sulmi i orkestruar ndaj forcave legjitime të policisë është absolutisht i papranueshëm, autorët e të cilit duhet të sillen para drejtësisë. Nevojitet de-përshkallëzimi i menjëhershëm duke përfshirë vendosjen dhe përforcimin e fuqishëm të KFOR-it në të gjithë veriun e Kosovës”, shkroi ajo.
Sipas von Cramon, pjesëmarrja e mundshme e strukturave serbe (nga Beogradi) duhet të hetohet, ndërkohë që është e domosdoshme të ndërmerren të gjitha veprimet e nevojshme për të ruajtur qetësinë dhe rendin.
“Prandaj, u bëj thirrje të gjithë aktorëve që të bindin njerëzit e armatosur në Manastirin e Banjskës që të dorëzojnë armët dhe të dorëzohen pa vonesa të mëtejshme. Mirëpres në këtë aspekt masat e kujdesshme dhe deskaluese të qeverisë së Kosovës sot, duke shpresuar që të gjithë të qëndrojnë të qetë në çdo pjesë të Kosovës. Shprehi ngushëllimet e mia në emër të Parlamentit Evropian familjes së policit të Kosovës të vrarë sot në detyrë dhe sinqerisht shpreson në shërimin sa më të shpejtë të të lënduarve”, shtoi ajo.
ÇFARË NDODHI SOT NË VERI TË KOSOVËS?
Një pjesëtar i policisë së Kosovës është vrarë dhe 2 të tjerë janë plagosur si pasojë e një sulmi me armë në Zveçan. Policia e Kosovës ka bërë me dije se njëri prej sulmuesve në veri, përkatësisht në zonën e fshatit Banjskë, është vrarë në shkëmbimet me armë zjarri me eketivët e policisë së Kosovës në Manastir. Kryeministri Kurti bëri me dije se në Manasitur janë ngujuar 30 serbët e armatosur dhe shkëmbejnë zjarr me efektivët e policisë së Kosovës.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 02:34 të mëngjesit të 24 shtatorit 2023 kur në hyrje të fshatit Banjskë, në urë janë vendosur dy mjete të rënda kamionë pa targa, duke e bllokuar lëvizjen. Autoritetet e Kosovës fajësojnë Serbinë për vrasjen dhe tregojnë si ndodhi. Po ashtu raportohet per dy sulmues të vrarë dhe 4 serbë të arrestuar. Tensionet ende vijojnë...
BRITANI- Deputetja britanike, Alicia Kearns ka reaguar pas tensioneve aktuale në veri të Kosovës, vrasjes së njërit prej efektivëve dhe plagosjes së një polici tjetër.
Përmes një postimi në platformën “X”, Kearns ka shkruar se është e shqetësuar për një tjetër sulm të orkestruar ndaj forcave të rendit në Kosovë. Deputetja britanike ka shprehur ngushëllimet për familjen e efektivit të vrarë.
POSTIMI I PLOTË:
Zemra ime është me familjen e rreshterit të vrarë dhe të policëve të lënduarve që u shërbejnë komuniteteve të Kosovës. Policia e Kosovës duhet të jetë në gjendje të mbrojë sundimin e ligjit pa kërcënim të dhunës. Imazhet fillestare tregojë se personat e armatosur janë milici të financuara mirë dhe të pajisura, duke përfshirë edhe automjete të blinduara. Përgjegjësit duhet të përballen me drejtësinë. Le të shpresojmë që askush tjetër të mos lëndohet.
Deeply worrying to see yet another, orchestrated attack on law enforcement in Kosovo.
— Alicia Kearns MP (@aliciakearns) September 24, 2023
My heart goes out to the families of the Police Sergeant killed and those hurt serving Kosovo’s communities.
Kosovo’s police must be able to uphold rule of law without threat of violence 1/
ÇFARË NDODHI SOT NË VERI TË KOSOVËS?
Një pjesëtar i policisë së Kosovës është vrarë dhe 2 të tjerë janë plagosur si pasojë e një sulmi me armë në Zveçan. Policia e Kosovës ka bërë me dije se njëri prej sulmuesve në veri, përkatësisht në zonën e fshatit Banjskë, është vrarë në shkëmbimet me armë zjarri me eketivët e policisë së Kosovës në Manastir. Kryeministri Kurti bëri me dije se në Manasitur janë ngujuar 30 serbët e armatosur dhe shkëmbejnë zjarr me efektivët e policisë së Kosovës.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 02:34 të mëngjesit të 24 shtatorit 2023 kur në hyrje të fshatit Banjskë, në urë janë vendosur dy mjete të rënda kamionë pa targa, duke e bllokuar lëvizjen. Autoritetet e Kosovës fajësojnë Serbinë për vrasjen dhe tregojnë si ndodhi. Po ashtu raportohet per dy sulmues të vrarë dhe 4 serbë të arrestuar. Tensionet ende vijojnë.
KOSOVË- Komisioneri i Lartë për Zgjerimin e BE, Oliver Varhelyi ka reaguar në lidhje me sulmin e armatosur ndaj Policisë së Kosovës në Veri, ku mbeti i vrarë një efektiv dhe dy të tjerë u plagosën. Varhelyi dënoi sulmin duke kërkuar që dhuna të ndalojë menjëherë.
Varhelyi theksoi mbështetjen për punën e KFOR-it dhe EULEX-it në terren, duke bërë thirrje për një hetim të plotë.
Reagimi i plotë:
Dënoj me forcë sulmin kundër Policisë së Kosovës në veri. Dhuna të ndalojë menjëherë. Shpreh ngushëllimet më të thella familljes së policit të vrarë dhe uroj shërim të shpejtë të plagosurve. Ne mbështesim punën e KFOR-it dhe EULEX-it në terren dhe bëj thirrje për një hetim të plotë!
ÇFARË NDODHI SOT NË VERI TË KOSOVËS?
Një pjesëtar i policisë së Kosovës është vrarë dhe 2 të tjetër janë plagosur si pasojë e një sulmi me armë në Zveçan. Policia e Kosovës ka bërë me dije se njëri prej sulmuesve në veri, përkatësisht në zonën e fshatit Banjskë, është vrarë në shkëmbimet me armë zjarri me eketivët e policisë së Kosovës në Manastir. Kryeministri Kurti bëri me dije se në Manasitur janë ngujuar 30 serbët e armatosur dhe shkëmbejnë zjarr me efektivët e policisë së Kosovës.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 02:34 të mëngjesit të 24 shtatorit 2023 kur në hyrje të fshatit Banjskë, në urë janë vendosur dy mjete të rënda kamionë pa targa, duke e bllokuar lëvizjen. Autoritetet e Kosovës fajësojnë Serbinë për vrasjen dhe tregojnë si ndodhi.
/Dosja.al
KOSOVË- Ministrja e Punëve të Jashtme të Kosovës, Donika Gërvalla ka reaguar pas deklaratës së Përfaqësuesit të Lartë të BE-së, Josep Borrell në lidhje me sulmin ndaj policisë në veri të vendit, ku një efektiv mbeti i vdekur dhe një tjetër u plagos.
Përmes një postimi në X, Gërvalla shkruan se kryediplomati i BE nuk tha asnjë fjalë në mbështetje të Policisë së Kosovës e as kundër terroristëve.
POSTIMI:
Zoti Borrell, vërtet? Terroristët vrasin policët dhe ju thërrisni “të gjithë aktorët”? Asnjë fjalë mbështetje për policinë? As kundër terroristëve? A i referuat edhe sulmeve terroriste në Spanjë si “armiqësore”?.
Ajo e ka cilësuar këtë reagim të turpshëm duke shtruar pyetjen se si “mund ta tolerojnë më këtë cinizëm anëtarët e BE-së?”. Situata në veri është tensionuar sërish, si pasojë e një sulmi me armë ndaj policisë së Kosovës, ku efektivi Afrim Bunjaku mbeti i vrarë dhe dy të tjerë u plagosën. Ngjarja e rëndë ndodhi në orët e para të mëngjesit të sotëm në fshatin Banjska të Leposaviçit. Pas ngjarjes, SHBA dhe BE kanë dënuar ashpër ngjarjen e dhunshme ndaj Policisë së Kosovës, ndërsa kanë bërë thirrje që sulmet të ndalojnë menjëherë dhe autorët të dalin përballë drejtësisë.
KOSOVË- KFOR-i ka reaguar pas tensioneve në veri, ku mbeti i vdekur një efektiv i policisë të Kosovës dhe u plagos një tjetër.
Në reagimin e tyre, kanë deklaruar se janë në bisedë me Bashkimin Evropian, institucionet e Republikës së Kosovës dhe komandantin e ushtrisë serbe për të gjetur sa më parë një zgjidhje për situatën e krijuar në Veri të Republikës së Kosovës.
REAGIMI I PLOTË I KFOR:
Policia e Kosovës, si reaguese e parë, ka përgjegjësinë parësore për menaxhimin e incidentit në terren. Komandanti i KFOR-it është në kontakt të ngushtë dhe të vazhdueshëm me të gjitha palët e interesuara ndërkombëtare, përfshirë BE-në, Shefin e Shtabit të Forcave të Armatosura të Serbisë dhe me institucionet në Kosovë, dhe po punon intensivisht për të gjetur një zgjidhje.
Përmes një njoftimi për media KFOR-i ka thënë se janë të pranishëm në këtë zonë dhe i gatshëm për t’iu përgjigjur situatës, nëse kërkohet.
KOSOVA-Fahri Shala, kolegu i policit të vrarë në veri të Kosovës Afrim Bunjaku ka reaguar me një postim në Facebook mbi ngjarjen e rëndë. Shala ka qenë i pranishëm gjatë sulmit të të ndjerit dhe është shprehur se “ishin duke kryer detyrat ligjore dhe zyrtare”. Kolegu thellësisht i prekur tregon se mënyra se si grupet krimnale serbe sulmuan “ishte tinzare”.
Postimi i kolegut:
Sot në oret e para të mengjesit derisa ishim duke i kryer detyrat zyrtare dhe ligjore së bashku me Rreshterin tim Afrim Bunjaku, nga kriminelet në mënyrë tinzare u sulmuam dhe në këtë rast u vra Rreshteri Afrim Bunjaku.
Me trishtim të madh dhe zemër të thyer dëshirojmë të përshkruajmë ndjenjat e mia të thella të dhimbjes dhe humbjes për kolegun tonë të nderuar Rreshter Afrim Bunjaku. Ai la pas një ndikim të thellë jo vetëm në jetën tonë profesionale, por edhe në jetën tonë personale.
Kolegu ynë Rreshter Afrim Bunjaku ishte një njeri i jashtëzakonshëm, me një karakter të fortë dhe një përkushtim të paepur ndaj detyrës së tij. Ai punoi me përkushtim në detyrën zyrtare dhe solli një ndryshim të vërtetë në komunitetin tonë dhe në jetën e të tjerëve.
Kujtimet me të janë të pafund, nga momentet e gëzueshme të bashkëpunimit profesional deri te kujtimet personale të ndarë me të gjatë rrugës sonë të përbashkët. Ai ishte një mik i vërtetë dhe një koleg i shkëlqyeshëm.
Vrasja e tij është një humbje e madhe për familjen, kolegët dhe komunitetin në përgjithësi. Ne shprehim solidaritetin tonë me familjen e tij dhe ndjenjat tona më të ngrohta të ngushëllimeve.
Ne besojmë në drejtësi dhe shpresojmë që ata përgjegjës për këtë akt të tmerrshëm do të gjenden dhe do të përballojnë ligjin. Kujtimi i kolegut tim Rreshter Afrim Bunjaku do të vazhdojë të jetë burim inspirimi për të gjithë ne që ndjejmë përgjegjësinë për të vazhduar detyrën tonë zyrtare me integritet dhe përkushtim.
Le të kujtojmë dhe të nderojmë gjithmonë kontributin e tij të jashtëzakonshëm në jetën tonë dhe në detyrën tonë zyrtare. Ai do të mungojë shumë dhe kujtimi i tij do të mbetet gjallë përjetësisht në zemrat tona.
BRUKSEL- I dërguari special i BE-së për dialogun Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak ka reaguar lidhur me tensionet në veri të Kosovës ku humbi jetën një efektiv policie. Lajçak shpërndau postimin e zyrtarit të lartë të BE-së, Josep Borrell dhe shtoi se dënon sulmon e tmerrshëm kundër Policisë së Kosovës. Po ashtu ai ka shkruar se të gjithë duhet t’i kthehen dialogut menjëherë.
REAGIMI I PLOTË:
Dënoj fuqishëm sulmin e tmerrshëm kundër policisë së Kosovës mbrëmë. Dhuna e çdo forme është absolutisht e papranueshme. Zemra ime është për viktimat, familjet dhe kolegët e tyre. Autorët duhet të dalin para drejtësisë. Të gjithë duhet t’i kthehen dialogut menjëherë.
KOSOVË- Përfaqësuesi i lartë i Bashkimit Evropian, Josep Borrell ka dënuar sulmin në veri të Kosovës, ku një efektiv u vra dhe një tjetër mbeti i plagosur. Në reagimin e BE-së thuhet se persona të pafajshëm janë duke u rrezikuar nga armiqësitë rreth Manastirit në Banjskë dhe sulmet duhet të ndalojnë menjëherë.
"BE-ja dënon në termat më të ashpër të mundshëm sulmin e tmerrshëm kundër policëve të Kosovës në Banjska/Banjskë në veri të Kosovës. Autorët përgjegjës duhet të përballen me drejtësinë”, shkruan Borrell.
Sulmi ndaj policisë së Kosovës ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në fshatin Banjska të Leposaviçit. Persona të armatosur i kanë bllokuar rrugën makinës së policisë me dy kamionë në aksin Mitrovicë-Leposaviç. Më pas ata kanë qëlluar në drejtim të makinës së policisë, ku për pasojë humbi jetën efektivi Afrim Bunjaku dhe u plagosën dy të tjerë.
KOSOVË- Partia"Lëvizja Bashkë" ka denoncuar sulmin në veri, duke shprehur se ky akt kriminal është produkt i orvatjeve të njëpasnjëshme të regjimit të Aleksandër Vuçiçit për të destabilizuar Kosovën.
Me anë të një reagimi në Facebook, i ka bërë thirrje institucioneve ndërkombëtare dhe shteteve të përfshira në normalizimin e raporteve midis Kosovës dhe Serbisë që të shquajnë me objektivitet se cili është burimi i destabilizimit të Kosovës dhe rrezikimit të paqes në Ballkan.
"Sot në mëngjes një grup njerëzish të armatosur kanë sulmuar dhe vrarë një polic të Republikës së Kosovës në veri të vendit. Konteksti i marrëdhënieve midis Kosovës dhe Serbisë lë vend të mendojmë se ky akt kriminal është produkt i orvatjeve të njëpasnjëshme të regjimit të Aleksandër Vuçiçit për të destabilizuar Kosovën. Në raste të panumërta është vënë re se qëllimi i Beogradit zyrtar ka qenë dhe është destabilizimi social si kusht i destabilizimit institucional, dhe anasjelltas, i Republikës së Kosovës. Lëvizja Bashkë kërkon nga institucionet e Republikës së Shqipërisë ta dënojnë pa rezerva këtë akt kriminal e destabilizues, si dhe të qëndrojnë në krah të institucioneve të Republikës së Kosovës në përpjekjen për të ruajtur sovranitetin dhe integritetin territorial të Kosovës. Po ashtu u bëjmë thirrje institucioneve ndërkombëtare dhe shteteve të përfshira në normalizimin e raporteve midis Kosovës dhe Serbisë që të shquajnë me objektivitet se cili është burimi i destabilizimit të Kosovës dhe rrezikimit të paqes në Ballkan: mendësia shoviniste e regjimit të Aleksandër Vuçiçit,"-shkruhet në postim.
TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka reaguar lidhur me vrasjen e policit në veri të Kosovës. Berisha e ka cilësuar ngjarjen si sulm terrorist ndaj policisë së Kosovës.
Përmes një postimi në Facebook, Berisha dënon me forcën më të madhe këtë akt të shëmtuar kriminal të sponsorizuar nga ultranacionalistët në pushtet të Beogradit dhe shpreson që autorët të përballen sa më shpejt me ligjin.
REAGIMI I PLOTË
Sulm terrorist në Liposaviq ndaj policisë së Kosovës. Bie në krye të detyrës një polic dhe plagoset një tjetër.
Të dashur miq,
Banda kriminale serbe në Liposaviq kanë ekzekutuar me atentat një polic të Kosovës dhe plagosur një tjetër. Duke u përulur me nderim të thellë para sakrificës sublime të policit që ra në krye të detyrës dhe shprehur ngushëllimet më të ndjera familjes, miqve, të afërmve të tij, uroj shërim të shpejt të policit të plagosur dhe dënoj me forcën më të madhe këtë akt të shëmtuar kriminal, të frymëzuar dhe sponsorizuar nga ultranacionalistë në pushtet të Beogradit. Uroj që autorët e këtij akti të përballen me ligjin me të gjithë forcën e tij.
Një polic është vrarë në orët e para në veri të Kosovës dhe dy të tjetër mbetën të plagosur si pasojë e një sulmi me armë. Ngjarja e rëndë ndodhi në fshatin Banjska të Leposaviçit ku u sulmua patrulla policore. Efektivi që humbi jetën u identifikua si Afrim Bunjaku, polic i Rendit me gradën rreshter, ndërsa i plagosuri është pjesëtar i Policisë Kufitare.
KOSOVË- Shefi i Misionit të OSBE-së në Kosovë, Michael Davenport ka dënuar ashpër vrasjen e policit në veri. Ai thotë se autorët e këtyre krimeve, të cilat i quan të neveritshme, duhet të vihen para drejtësisë.
“Dënoj me gjuhën më të ashpër të mundshme sulmin brutal të mëngjesit të sotëm mbi Policinë e Kosovës, ku një oficer mbeti i vrarë dhe një tjetër u plagos.Paqja duhet të rivendoset dhe dialogu në interes të të gjitha komuniteteve duhet të vazhdojë”, theksoi Davenport.
KOSOVË- Ish-ministri i Jashtëm Ditmir Bushati ka reaguar pas sulmit mearmë në veri të Kosovës, ku mbeti i vrarë polici Afrim Bunjaku. Në reagimin e tij në Facebook Bushati e ka quajtur krimin, vazhdimësi të kërcënimeve nga Serbia, e cila ka nisur pak muaj më parë me tre policët e Kosovës që rrëmbyen nga forcat serbe.
Postimi i plotë:
Pak muaj më parë, tre policë të Kosovës u rrëmbyen nga forcat serbe. Në të njëjtën kohë, trupat e KFOR-it, gazetarët dhe policia e Kosovës u sulmuan nga bandat kriminale serbe. Sot, një polic i Kosovës ka mbetur i vrarë dhe dy të tjerë janë plagosur. Këto veprime të frymëzuara nga Beogradi dëshmojnë se Serbia mbetet një kërcënim për stabilitetin rajonal, pavarësisht përpjekjeve të Perëndimit për ta afruar atë me BE-në, sidomos në kontekstin e mjedisit të sigurisë në Europë, si pasojë e agresionit rus në Ukrainë. Teksa mendimet dhe lutjet tona janë me familjarët dhe kolegët e Afrim Bunjakut që humbi jetën në krye të detyrës, si dhe për shërimin e shpejtë të policëve të lënduar, duhet mbështetur puna e policisë dhe institucioneve legjitime të Kosovës për të garantuar rregullin dhe sundimin e ligjit në përputhje me Kushtetutën.
Garantimi i sovranitetit dhe integritetit territorial të Kosovës, vetëpërmbajtja dhe bashkërendimi me partnerët ndërkombëtarë për të mos lejuar përshkallëzimin e situatës, mbeten çështje të një rëndësie parësore.
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka dënuar aktin kriminal ndaj policisë së Kosovës, ku mbeti i vrarë një polic dhe u plagosën dy të tjerë. Rama përmes një pstimi në "X" e ka konsideruar ngjarjen e mëngjesit të sotëm si këmbanën më të madhe të alarmit, për rrezikun e eskalimit të krizës në një konflikt të armatosur.
Ai gjithashtu ka theksuar edhe nevojën e thirrjes së një konference të jashtëzakonshme paqeje, nën mbikqyrjen BE-së për marrjen e masave për moslejimin e eskalimit të mëtejshëm të situatës.
Edi Rama: Tragjedia e humbjes së jetës së efektivit të Policisë së Kosovës është këmbana më e madhe e alarmit deri më sot për rrezikun e vazhdueshëm të eskalimit të krizës së zgjatur në një konflikt të armatosur. Kriminelët që i morën jetën një njeriu të pafajshëm, i cili shërbente nën uniformën shtetëtore të forcave të rendit të Republikës së Kosovës, duhet të dalin përpara drejtësisë. Komuniteti euroatlantik duhet të mbledhë të gjithë forcën e tij imponuese dhe të ulë pa kthim, Kosovën dhe Serbinë në tryezën e Dialogut të Normalizimit. Thirrja e një konference të jashtëzakonshme paqeje, nën mbikqyrjen e garancinë e Bashkimit Europian dhe Shteteve të Bashkuara, e njëkohësisht marrja e të gjitha masave të jashtëzakonshme me KFOR-in, për moslejimin e eskalimit të mëtejshëm të situatës, janë një domosdoshmëri strategjike jo vetëm për rendin e sigurinë në Kosovë sot, po edhe për paqen e të ardhmen e rajonit nesër, përpara sesa kriza e zgjatur në Veriun e Kosovës të dalë jashtë kontrollit e të kthehet në një zjarr destabilizues për krejt rajonin.
TIRANË- Ministri i Jashtëm Igli Hasani ka reaguar pas nagjrjes së rëndë në Kosovë ku një polic mbeti i vrarë pas sulmit me armë. Hasani shkruan se akti i sotëm është një kërcënim për sigurinë e stabilitetin e rajonit, ndërsa thotë se autorët duhet të përballen me drejtësinë.
"Akti i sotëm kriminal është kërcënim për sigurinë e stabilitetin e rajonit tonë dhe autorët duhet të përballen sa më parë me drejtësinë. Shqipëria është në krah të Kosovës në këto momente të vështira që kërkojnë gjakftohtësi, në bashkëpunim të ngushtë me aleatët e partnerët”, shkruan Hasani.
KOSOVË- Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, ka reaguar pas vrasjes së policit në veri. Teksa ka ripublikuar postimin e ambasadorit amerikan, Jeffrey Hovenier, Rohde ka thënë se autorët e këtij sulmi vrasës kundër zyrtarëve të rendit të Kosovës, duhet të dalin para drejtësisë.
Ambasadori gjerman thotë se sundimi i ligjit duhet të zbatohet në Kosovë, teksa ka shprehur ngushëllime për familjen e policit të vdekur.
"Sundimi i ligjit duhet të zbatohet në Kosovë. Ngushëllimet e mia të përzemërta shkojnë për familjen e policit të vdekur dhe për policët e plagosur të Policisë së Kosovës”, shkruan Rohde.
I fully associate with my US colleagues‘ statement. The perpetrators of this murderous attack against KOS law enforcement officers must be brought to justice. 1/2 https://t.co/lqk48HCm96
— Ambassador Jörn Rohde (@GermanAmbKOS) September 24, 2023
KOSOVË- Ambasada e SHBA-së në Prishtinë ka reaguar për vrasjen e pjesëtarit të Policisë së Kosovës në Veri, duke thënë se dënojnë ashpër sulmet e orkestruara dhe të dhunshme ndaj Policisë së Kosovës.
Ambasadori Hovenier tha se autorët duhet të sillen para drejtësisë dhe ka shprehur ngushëllime për familjen e rreshterit të Policisë së Kosovës.
“Dënojmë ashpër sulmet e orkestruara, të dhunshme ndaj Policisë së Kosovës. Policia e Kosovës ka përgjegjësi të plotë dhe legjitime për zbatimin e sundimit të ligjit në Kosovë. Autorët duhet dhe do të mbajnë përgjegjësi dhe do të sillen para drejtësisë. I shpreh ngushëllimet në emër të Shteteve të Bashkuara familjes për vdekjen e rreshterit të Policisë së Kosovës të vrarë në krye të detyrës”, thuhet në reagim.
Strongly condemn the orchestrated, violent attacks on the Kosovo Police. KP has full & legitimate responsibility for enforcing the rule of law in Kosovo. The perpetrators must & will be held accountable and brought to justice. I express condolences on behalf of the United States… pic.twitter.com/iWvQ53guZK
— Ambassador Jeff Hovenier (@USAmbKosovo) September 24, 2023
KOSOVË- Vjosa Osmani ka reaguar për vrasjen e policit në fshatin Banjska të Leposaviçit në orët e para të mëngjesit të së dielës. Me anë të një postimi në Facebook Osmani tha se vrasja dhe plagosja e një polici në veri është e planifikuar, orkestruar dhe ekzekutuar nga bandat kriminale serbe, teksa e quajti sulm ndaj Kosovës.
“Vrasja e një polici dhe plagosja e një polici tjetër në veriun e Kosovës, e planifikuar, orkestruar dhe ekzekutuar nga bandat kriminale serbe, është sulm ndaj rendit dhe ligjit në veriun e vendit, është sulm ndaj Kosovës. Këto sulme dëshmojnë edhe njëherë fuqinë destabilizuese të bandave kriminale, të organizuara nga Serbia, të cilat prej shumë kohësh, siç është dëshmuar edhe me sulmet ndaj pjesëtarëve të KFOR-it, gazetarëve e qytetarëve, po synojnë të destabilizojnë Kosovën dhe rajonin. Sulmet e organizuara kundër forcave të rendit të Republikës së Kosovës janë sulme kundër sovranitetit të Republikës së Kosovës. Përveç dënimit të ashpër të këtij agresioni të hapur të Serbisë ndaj Kosovës, pres që aleatët tanë do ta mbështesin Kosovën në përpjekjen e saj për vendosjen e rendit dhe ligjit si dhe ruajtjen e sovranitetit në çdo pjesë të Republikës së Kosovës. Familjes së policit të vrarë ju shprehim ngushëllime të thella dhe i sigurojmë se autorët e këtyre akteve terroriste nuk do të mund t’i ikin drejtësisë. Ftoj të gjithë qytetarët, institucionet dhe subjektet politike që të qëndrojnë të bashkuar në këtë kohë kur nga Serbia po sfidohet hapur integriteti territorial, siguria dhe sovraniteti i Republikës sonë. Si Presidente e Republikës kam besimin e plotë në djemtë dhe vajzat tona nga Policia e Kosovës.”, ka shkruar Osmani.