LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Reshje dëbore në veri e juglindje të vendit/ Gomat dimërore të nevojshme në tre akse, ndërpritet energjia për 12 abonentë në Gurin e Kuq

 • Reshjet e dëborës dhe të shiut kanë nisur gjatë natës në zonat veriore dhe juglindore të vendit. • Mësohet se, në disa segmente, si Libonik–Rëmbec–Plasë dhe Korçë–Voskopojë, pas reshjeve të shiut kanë nisur reshjet e borës.  • Ndërsa, në aksin Maliq–Kufi Gramsh, reshjet e shiut gjatë natës kanë sjellë dalje të dy përrenjve me inerte në rrugë.  • Gjithashtu, reshje bore janë regjistruar edhe në aksin Ersekë–Tre Urat, por pa ndikuar në qarkullim.  • Në akset Korçë–Ersekë, Zemblak–Goricë dhe Bilisht–Miras, reshjet janë me intensitet të ulët dhe mesatar.  • Ndërkohë, Autoriteti Rrugor Shqiptar me anë të një njoftimi, ka renditur të gjitha zonat me prani të reshjeve të dëborës, ku e bllokuar mbetet vetëm Qafë Thora për shkak të rënies së ortekëve.  • Gjithashtu ARRSH bën me dije se veç këtij aksi, qarkullimi vijon normalisht në segmentet e tjera rrugore.  • Në terren vijon puna për pastrimin e rrugëve dhe shpërndarjen e kripës.

4 artikuj për këtë temë.

5 MUAJ ME PARE

Reshjet intensive në qarkun e Shkodrës/ KESH nis shkarkimet e kontrolluara të HEC-ve, ja si paraqitet situata me rrugët në zonat malore

Reshje dëbore në veri e juglindje të vendit/ Gomat
hidrocentralet në kaskadën e Drinit

SHKODËR- Korporata Elektroenergjike Shqiptare (KESH), ka nisur shkarkime të kontrolluara nga hidrocentralet në kaskadën e Drinit, Hidrocentrali i Fierzës, Hidrocentrali i Komanit dhe Hidrocentrali i Vau i Dejës. Prefektura e Qarkut Shkodër ka informuar mbi situatën aktuale të motit dhe prurjeve në territor, ku që prej pasdites së djeshme është konstatuar rritje e niveleve të lumenjve Drin dhe Bunë, si edhe e Liqenit të Shkodrës.

Ndërkohë, aksi rrugor që lidh fshatin Obot me rrugën kryesore, është evidentuar prezencë uji kryesisht në tokat bujqësore, në nivelin 40–50 cm, duke vështirësuar qarkullimin e mjeteve të vogla. Në terren ndodhen 2 mjete të kalueshmërisë së lartë dhe 10 efektivë nga Forcat e Armatosura të Shqipërisë, të cilët janë në gatishmëri të plotë për çdo nevojë emergjente.

Në aksin Bogë-Theth, reshjet intensive të borës vijojnë të ndikojnë qarkullimin, ndërsa Qafa e Thorës mbetet e bllokuar në zonën e tuneleve për shkak të orteqeve. Në aksin Hani i Hotit- Vermosh raportohen reshje të dendura dëbore mbi kuotën 1000 metra, ku qarkullimi lejohet vetëm me goma dimërore dhe me asistencë të mjeteve borëpastruese./Dosja.al

5 MUAJ ME PARE

Reshje dëbore në veri e juglindje të vendit/ ARRSH: Aksi Qafë Thora i bllokuar! Drejtuesit e mjeteve të kenë kujdes...

Reshje dëbore në veri e juglindje të vendit/ Gomat
foto ilustruese

TIRANË- Reshjet e dëborës kanë nisur gjatë natës në zonat veriore dhe juglindore të vendit. Autoriteti Rrugor Shqiptar me anë të një njoftimi, ka renditur të gjitha zonat me prani të reshjeve të dëborës, ku e bllokuar mbetet vetëm Qafë Thora për shkak të rënies së ortekëve. Gjithashtu ARRSH bën me dije se veç këtij aksi, qarkullimi vijon normalisht në segmentet e tjera rrugore. Ndërkohë, në terren vijon puna për pastrimin e rrugëve dhe shpërndarjen e kripës.

Njoftimi i ARRSH:

Gjatë natës ka pasur reshje shiu me intensitet mesatar dhe në orët e para të mëngjesit ka filluar dëbora në zonën veriore në lartësi mbi 800m, si dhe në juglindje të vendit.

Reshje dëbore ka pasur në: Bajram Curri–Valbonë, Ura e Bujanit–Qafë Morinë, Fierzë–Bajram Curri, Kukës–Krumë, Kukës–Shishtavec, Hani i Hotit-Vermosh, Bogë-Theth, Qukës-Qafë Plloçë, Korçë-Voskopojë, Korçë-Ersekë, Ersekë-Tre Urat.

Përveç zonës së Qafë Thorës, e cila vijon të jetë e bllokuar prej rënies së vazhdueshme të ortekëve, të gjitha akset janë të hapura dhe qarkullimi vijon normalisht.

Kontraktorët me mjete dhe punëtorë janë në terren po punojnë me pastrimin e akseve rrugore dhe shpërndarjen e kripës për të evituar ngricat.

Drejtuesit e mjeteve të kenë kujdes të shtuar gjatë drejtimit të mjetit, të pajisen me goma dimërore dhe zinxhir kur udhëtojnë drejt akseve rrugore me prezencë dëbore./Dosja.al

5 MUAJ ME PARE

Moti i keq, rrëshqitje gurësh dhe inertesh në aksi Burrel- Skurraj

Reshje dëbore në veri e juglindje të vendit/ Gomat
Burrel–Skuraj

BURREL- Reshjet e dendura të shiut gjatë natës kanë shkaktuar rrëshqitje masive gurësh dhe inertesh në aksin nacional Burrel–Skuraj, duke u përqendruar kryesisht në sektorin C dhe zonën e Shkopetit. Kjo situatë ka krijuar rrezik të lartë për drejtuesit e mjeteve që udhëtojnë nga qarku i Dibrës dhe Maqedonia e Veriut drejt bregdetit dhe veriut të vendit.

Përveç bllokimit të rrugës, segmenti mbetet tejet problematik për shkak të mungesës së sinjalistikës dhe mbrojtëseve anësore, gjë që shton rrezikun e rënies së mjeteve në liqenin e Shkopetit. Mësohet ekipet e mirëmbajtjes “Abazi shpk”, janë angazhuar në terren për pastrimin e rrugës dhe normalizimin e qarkullimit në të gjithë segmentin deri në Milot. Autoritetet u bëjnë thirrje drejtuesve të mjeteve të tregojnë kujdes maksimal dhe të ulin shpejtësinë gjatë kalimit në këtë aks./Dosja.al

5 MUAJ ME PARE

Moti i keq/ Problematika në disa akse rrugore në Korçë, ja si paraqitet situata

Reshje dëbore në veri e juglindje të vendit/ Gomat

KORÇË- Moti i keq ka shkaktuar problematika në disa akse rrugore. Mësohet se, në disa segmente, si Libonik–Rëmbec–Plasë dhe Korçë–Voskopojë, pas reshjeve të shiut kanë nisur reshjet e borës. Ndërsa, në aksin Maliq–Kufi Gramsh, reshjet e shiut gjatë natës kanë sjellë dalje të dy përrenjve me inerte në rrugë.

Gjithashtu, reshje bore janë regjistruar edhe në aksin Ersekë–Tre Urat, por pa ndikuar në qarkullim. Në akset Korçë–Ersekë, Zemblak–Goricë dhe Bilisht–Miras, reshjet janë me intensitet të ulët dhe mesatar. Grupet e mirëmbajtjes po vijojnë punën për pastrim dhe kriposje, pa raportime për vështirësi në lëvizje. Në segmentin k/Boboshticë–Dardhë (Lapidari i Podgories) po operojnë dy mjete borëpastruese për të garantuar kalueshmërinë. Qarkullimi rekomandohet vetëm me goma dimërore.

Situata sipas bashkive:

Bashkia Korçë – Nuk raportohen problematika.
Bashkia Pustec – Gjatë natës ka pasur reshje shiu me intensitet të lartë, ndërsa në orët e mëngjesit intensiteti ka rënë. Nuk raportohen probleme.
Bashkia Kolonjë – Ka pasur reshje dëbore. Nga komunikimi me strukturat vendore nuk raportohen problematika.
Bashkia Maliq – Nuk raportohen problematika deri në këto momente.
Bashkia Pogradec – Përveç reshjeve të pakta të dëborës në zonën e tuneleve, nuk raportohen probleme. Niveli i lumenjve paraqitet në prurje normale, pa rrezik për përmbytje.
Bashkia Devoll – Nuk raportohen problematika deri në këto momente.

Situata në akset rrugore

Sipas raportimit të Autoritetit Rrugor Shqiptar – Drejtoria Qendër-Lindje:
Aksi Libonik–Rëmbec–Plasë dhe Korçë–Voskopojë ka pasur reshje shiu, ndërsa nga km 14 reshje dëbore (rreth orës 06:00). Rruga po pastrohet dhe kriposet. Qarkullimi vijon normal me goma dimërore.
Aksi Maliq–Kufi Gramsh – Gjatë natës reshje shiu me intensitet. Dy përrenj kanë dalë në rrugë duke sjellë inerte. Ka nisur edhe reshja e dëborës, pa krijuar probleme për momentin. Po punohet për pastrim.
Aksi Ersekë–Tre Urat: kanë nisur reshjet e dëborës, pa probleme në qarkullim.
Akset Korçë–Ersekë, Zemblak–Goricë, Bilisht–Miras: Reshje dëbore me intensitet të ulët dhe mesatar. Nuk raportohen probleme. Po vijon pastrimi dhe kriposja.
Segmenti k/Boboshticë–Dardhë, k/Lapidari Podgorie – Në segmentin e Dardhës ka reshje dëbore. Po punohet me dy mjete borëpastruese për pastrim dhe kriposje. Qarkullimi kryhet me goma dimërore.
Furnizimi me energji elektrike

Sipas raportimit të OSHEE – Dispeçeria Rajonale Korçë:

Fideri Cervenak, NST “Guri i Kuq” – Raportohet defekt. Rezultojnë pa energji elektrike 12 abonentë. Grupet e punës ndodhen në terren për evidentimin dhe riparimin e defektit. Strukturat e Mbrojtjes Civile dhe institucionet përgjegjëse vijojnë monitorimin në terren dhe janë në gatishmëri të plotë për përballimin e çdo situate të mundshme. Për çdo përditësim të mëtejshëm, do t’ju mbajmë të informuar./Dosja.al

moti keq

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj