All - Scripts - 5
LIVE UPDATES
All - General - 1
LIVE UPDATES

Moti i keq në Shqipëri! Reshjet e shiut ia lënë vendin borës. Shënohet viktima e parë në Durrës

• Moti i keq ka përfshirë pjesën më të madhe të vendit duke shkaktuar përmbytje në disa segmente rrugore. • Në Durrës rrugët pranë stadiumit të qytetit dhe te zona e 'Vollgës' janë nën ujë, duke shkaktuar vështirësi për qarkullimin e makinave dhe këmbësorëve. • Prurjet e paparashikueshme nga lumenjtë anësorë dhe reshjat kanë rritur gjithashtu nivelin e ujit në hidrocentralet e kaskadës së Drinit. • Reshjet e dendura të shiut gjatë natës kanë sjellë problematika në disa zona të qytetit të Lezhës. • Në lagjen “Besëlidhja”, situata duket se është më e rënduar si edhe në disa hyrje shkollash, ku niveli i ujit ka arriturnë disa centimetra, duke vështirësuar qarkullimin e këmbësorëve dhe mjeteve. • Situata në Qarkun Kukës pas reshjeve të shumta ka qenë problematik sidomos me bllokimin e rrugëve. • Ka patur rënie të gurëve në rrugë në aksin Bajram Curri Valbonë, Sopot - Kam dhe në aksin Kukës – Shishtavec. • Si pasojë e përmbytjeve, procesi mësimor është pezulluar në të gjithë qarkun e Durrësit për shkak të pamundësisë së lëvizjes nxënësve. • Lumi Ishëm ka dalë nga shtrati në pikat e tij më të dobëta në fshatin Murqinë e Mallkuç në Fushë- Krujë duke përmbytur qindra hektarë tokë bujqësore e duke bllokuar dy lagje në fshatin Murqine. • Situatë kritike është edhe në qarkun e Gjirokastrës, ku në qytet është pezulluar mësimi në shumë shkolla dhe ka mungesë të energjisë elektrike në shumë lagje. • Ndërkohë që ditën e sotme, reshjet e shiut duket se i kanë lënë vendin borës në disa qytete. • Qarqet në veri janë zbardhur nga bora, por po ashtu dhe Elbasani apo Korça. 

27 artikuj për këtë temë.

4 MUAJ ME PARE

Përfundon mbledhja e Shtabit të Emergjencave në Lezhë/ Ministri Salla: Ka pasur evakuuime në Laç, fokusi ëshë kthimi i qytetarëve në banesë dhe dëmshpërblimi i tyre

Moti i keq në Shqipëri! Reshjet e shiut ia lënë vendin
Andis Salla
All - Paragraf - 1

LEZHA- Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural Andis Salla, ka deklaruar pas përfundimit të mbledhjes së Shtabit të Emergjencave në Lezhë, se bashkitë kanë bërë ndërhyrje në të gjithë banesat e rrezikuara. Gjatë një pronocimi për mediat, Salla u shpreh se ka pasur evakuuime kryesisht në zonën e Laçit.

Kjo në mënyrë që të bëjnë të mundur strehimin e qytetarëve. Ministri Salla tha se fokusi kryesor është rikthimi i çdo qytetari të dëmtuar në banesë dhe dëmshpërblimi i çdo familje që ka pasur problematika. 

'Bashkitë kanë bërë ndërhyrje në të gjithë banesat, ka pasur edhe evakuuime kryesisht në zonën e Laçit, në mënyrë që të bëjnë të mundur që qytetarët të jenë të strehuar dhe të kenë një mundësi që në banesat e tyre të rikthehen sa më shpejt. Ky është edhe fokusi jonë, që çdo qytetarë të rikthehet në banesë dhe për të pasur edhe dëmshpërblimet e nevojshme ndaj çdo dere e cila ka pasur problematika.' tha Salla./Dosja.al

4 MUAJ ME PARE

Përmbytjet në Fier/ Konvikti i Shkollës Profesionale “Rakip Kryeziu” hap dyert për strehimin e banorëve të evakuuar

Moti i keq në Shqipëri! Reshjet e shiut ia lënë vendin
Foto ilustruse

FIER- Qyteti i Fierit është një nga zonat më të prekura, si pasojë e motit të keq që ka mbërthyer vendin. Në kuadër të kësaj, Konvikti i Shkollës Profesionale “Rakip Kryeziu” ka hapur dyert për të strehuar banorët e evakuuar, si pasojë e kësaj situate.

Ky konvikt ka një kapcitet prej 100 personash. Bëhet me dije se në këtë godinë pritet të vijnë rreth 20 banorë, të cilët janë evakuuar nga ekipet e shpëtimit./Dosja.al

4 MUAJ ME PARE

Protesta në Durrës/ Protestuesit tentojnë të hynë me forcë në ambientet e Bashkisë dhe përplasen fizikisht me policinë

Moti i keq në Shqipëri! Reshjet e shiut ia lënë vendin
Foto ilustruse

DURRËS- Dhjetëra qytetarë të qytetit të Durrësit, po zhvillojnë një protestë para ambienteve të Bashkisë. Kjo protestë vjen pas situatës së shkaktuar ditëve të fundit, si pasojë e motit të keq dhe reshjeve intensive të shiut.

Ata janë drejtuar në Bashkinë e qytetit, duke thirrur “Poshtë qeveria”, “Poshtë kryeministri” dhe “Durrësi në ujë”. Në këto momente ata janë përplasur me efektivët e policisë, duke u shtyrë fizikisht me to për disa minuta./Dosja.al

4 MUAJ ME PARE

Protesta në Durrës/ I riu shpërthen ndaj qeverisë: Durrësi nuk do të bëhet kurrë sa të ketë këta pushtetarë

Moti i keq në Shqipëri! Reshjet e shiut ia lënë vendin
Foto ilustruse

DURRËS- Banorët e qytetit të Durrësit, kanë zhvilluar një protestë para ambienteve të Bashkisë. Gjatë protestës, një i ri me aftësi të kufizuara ka reaguar ashpër ndaj përmbytjeve që kanë përfshirë qytetin.

Gjatë fjalës së tij ai ka thënë se përmbytjet nuk kanë ardhur si pasojë e reshjeve të shiu, por si pasojë e keqmenxhimit të fondeve nga qeveria. Ai tha se kur qeveritarët do të ndalin vjedhjet, atëherë do të ndalin dhe përmbytjet e Durrësit. Në fund, ai tha se Durrësi nuk do të bëhet kurrë sa të ketë këta pushtetarë.

Fjala e tij: 

'Më thoni sot, qeveria shqiptare, a janë këta që vjedhin 50 milionë euro? Me 50 milionë euro, a jeni dëshmitarë, se do të ishin bërë të gjitha kanalizimet e Durrësit. 50 milionë euro ka vjedhur Belinda Balluku, vetëm me një mesazh. 100 milionë euro ka vjedhur Ervis Beberi. Croëd: Turp! Turp! Turp! A është Edi Rama që i bie apo jo? Turp! Këta kanë vjedhur fondet e Durrësit, këta kanë vjedhur fondet e... Nuk është faj moti, nuk është faj shiu, na ka mbytur qeveriu!

Ku fondet e korrupsionit e sjell përmbytjen nga Surreli, nga kryeministria. Nuk e sjell shiu, po e sjell qeveriu. Kur ata ndalin vjedhjet, atëherë do të dalin dhe përmbytjet e Durrësit. Unë jam dëshmitar. Kam gjashtë muaj që i shkruaj drejtorit të kanalizimeve të Durrësit, të UKD-së, Toni Gega, dhe nuk vjen të zhbllokojë pusetat te Currilat.

Unë po ju bëj shembull Currilat, se siç janë Currilat, është i gjithë Durrësi. Unë i kam mesazhet në ëhatsApp, që drejtori sjell punonjësit me kazma, bëjnë foto dhe i lënë pusetat e bllokuara. Për sa kohë ata do na vjedhin, Durrësi do të përmbytet. Për sa kohë ata do na drejtojnë, Durrësi do të përmbytet. Duhet të çohemi, t'i largojmë hajdutët që e kanë kapur për fyti bashkinë e Durrësit prej 25 vitesh. Banda e Vangjushit, banda e... banda e të gjithëve.

Duhet t'i largojmë bandat. Duhet t'i largojmë bandat. Durrësi nuk do të bëhet kurrë sa të ketë këta pushtetarë. Këta nuk punojnë. Këta vjedhin. Patronazhistët... një njerëz për kanalizimet, njerëz për pastrimet, punësojnë patronazhistë, punësojnë spiunë.'-u shpreh ai./Dosja.al

4 MUAJ ME PARE

Moti i keq në vend, reagon Delegacioni i BE në Shqipëri: Të gatshëm të ndihmojmë shqiptarët në përballimin e motit ekstrem

Moti i keq në Shqipëri! Reshjet e shiut ia lënë vendin
Foto ilustruse

TIRANË- Delegacioni i Bashkimit Evropian ka reguar, në lidhje me situatën e krijuar në vend, si pasojë e motit të keq dhe reshjeve intensive. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Delegacioni i BE, shprehet se është në kontakt të ngushtë me autoritetet shqiptare dhe po ndan informacionet dhe imazhet relevante nga sateliti Copernicus.

Ata kanë shprehur mbështetjen e tyre të plotë për popullin shqiptar, në përballimin e motit ekstrem. Kjo duke përfshirë edhe përmes Mekanizmit të Mbrojtjes Civile të Bashkimit.

''Delegacioni i Bashkimit Evropian po ndjek me shqetësim përmbytjet në të gjithë Shqipërinë. Drejtoria e Përgjithshme e BE-së për Mbrojtjen Civile dhe Operacionet e Ndihmave Humanitare (DG ECHO) është në kontakt të ngushtë me autoritetet shqiptare dhe po ndan informacionet dhe imazhet relevante nga sateliti Copernicus.

Bashkë me Shtetet Anëtare, BE-ja është e gatshme të mbështesë popullin shqiptar në përballimin e motit ekstrem, duke përfshirë edhe përmes Mekanizmit të Mbrojtjes Civile të Bashkimit.'' shkruan delegacioni./Dosja.al

4 MUAJ ME PARE

Alarmante në Fier/ Çahet argjinatura e kanalit të Martinës, uji ka hyrë në fshat dhe rrezikon banesat

Moti i keq në Shqipëri! Reshjet e shiut ia lënë vendin
Foto ilustruse

FIER- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në qytetin e Fierit. Si pasojë e motit të keq dhe reshjeve intensive të shiut është çarë argjinatura e kanalit të Martinës në Ferras.

Kjo ka bërë të mundur që uji të futet në fshat, duke rrezikuar jetën e banorëve dhe banesat e tyre. Bëhet me dije se po merren masa për evakuimin e banorëve, ndërkohë që situata vijon të jetë alarmante./Dosja.al

4 MUAJ ME PARE

Protesta në Durrës/ Protestuesit dhe dy deputetë të PD, tentojnë të hynë në ambientet e Bashkisë

Moti i keq në Shqipëri! Reshjet e shiut ia lënë vendin
Foto ilustruse

DURRËS- Banorët e qytetit të Durrësit kanë dalë në protestë, pas situatës së shkaktuar nga përmbytjet masive. Një grup protestuesish, mes tyre dhe deputetët e Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi dhe Arjan Ndoja, kanë tentuar të futen me forcë në Bashkinë e qytetit.

Protesta ka nisur ditën e sotme nën slaganin “Durrësi, skenë e krimit”, “shpallni gjendjen e emergjencës”.  Protestuesit e kanë nisur protestën e tyre nga rrethrrotullimi pranë burgut dhe kanë vazhuar, marshimin  e tyre drejt bashkisë së Durrësit.

Sipas protestuesve, përmbytjet kanë ardhur si pasojë e keqmenaxhimit dhe abuzimeve me fondet. Ndërsa shtojnë se dëmet materiale, si pasojë e kësaj situate janë të konsiderueshme./Dosja.al

4 MUAJ ME PARE

Balluku takim me emergjencat në Gjirokastër: Niveli i lumit Vjosë ka rënë në 6.5 metra, plani i evakuimit duhet të jetë në të gjitha bashkitë

Moti i keq në Shqipëri! Reshjet e shiut ia lënë vendin
Belinda Balluku

GJIROKASTËR- Zv/kryeministrja Belinda Balluku ka deklaruar, pas mbledhjes së Emergjencave Civile në qarkun e Gjirokastrës se niveli i lumit Vjosë ka rënë në 6.5 metra. Gjatë një prononcimi për mediat, Balluku tha se kjo ulje do të reflektohet edhe në zonën e Novoselës. Sipas saj, ky është një lajm që tregon përmirësimin e situatës.

Balluku tha se në Gjirokastër ka një ulje të temperaturave dhe kanë nisur edhe reshjet e lehta të dëborës, por rrugët janë të zhbllokuara. Ndërsa, në zonën e Memaliajt në fshat ka disa banesa që do të inspektohen nga forcat e emergjencave civile dhe forcave të armatosura. 

“Kemi përfunduar një mbledhje të Emergjencave Civile në qarkun e Gjirokastrës ku u diskutua e gjithë problematika e cila ndodh në këto momente në terren. Një lajm i mirë që doja të ndaja është që nuk bëhet fjalë vetëm për gjithë Gjirokastrën, por për të gjitha jugun dhe zonat ku kalon lumi i Vjosës, krahasuar me nivelin që kemi pasur sot në pikën e matjes që ka qenë 8 metra, tani ka rënë në 6.5 metra. Kemi një ulje që është me 1.5 metra, e cila do të reflektohet gjithashtu edhe në zonën e Novoselës.

Me të vërtet ky është një lajm që tregon përmirësimin e situatës. Në Gjirokastër kemi një ulje të temperaturave, kanë nisur edhe reshjet e lehta të dëborës, rrugët janë të zhbllokuara. Vetëm në zonën e Memaliajt në fshat ka disa banesa që do të inspektohen në këto momente nga forcat e emergjencave civile dhe forcave të armatosura. Nga ana tjetër e gjithë situata është nën kontroll.

Plani i evakuimit duhet të jetë në të gjitha bashkitë, të gjitha bashkitë duhet të marrin masat bashkë me Emergjencat Civile. Situata e motit është duke u përmirësuar. Megjithatë të shtunën do të kemi një përkeqësim të motit, por kemi 48 orë në dispozicion për ta menaxhuar”, tha Balluku./Dosja.al

4 MUAJ ME PARE

Evakuohet një i moshuar në Novoselë, merr me vete qenin dhe dhinë e tij

Moti i keq në Shqipëri! Reshjet e shiut ia lënë vendin
Foto ilustruse

VLORA- Policia Kufitare ka evakuuar dy familjarë në zonën e Novoselës. Në këtë zonë ndodheshin 10 banesa të komunitetit rom, të cilët kishin refuzuar të largoheshin nga banesat e tyre. Ata kishin mbetur të izoluar, pasi niveli i ujit në banesat e tyre kishte shkuar mbi një metër e gjysmë. 

Policia Kufitare, në bashkëpunim me forcat Delta Force, ka nxjerrë dy të moshuarit e izoluar. Ata janë transportuar me gomone drejt rrugës kryesore në njësinë administrative Vjosë. I moshuari, i cili u transportua me varkë, mban në prehër mban qentë e tij dhe një dhi./Dosja.al

4 MUAJ ME PARE

Bllokohet Fuoristrada me 3 persona në malet e Gramshit/ Familjarët humbasin kontaktet me personat e bllokuar, nisin kërkimet për shpëtimin e tyre

Moti i keq në Shqipëri! Reshjet e shiut ia lënë vendin
Foto ilustruse

GRAMSH- Një automjet tip foristradë, me tre persona brenda ka mbetur e bllokuar në aksin rrugor Kukur – Rovje, në zonën malore të Gramshit. Kjo situatë ka ardhur për shkak të reshjeve të borës, të cilat kanë arritur në një trashësi mbio 60 cm.

Gjë e cila e ka bërë të pamundur kalimin e automjeteve. Personat të cilët kanë mbetur të bllokuar, janë banorë të zonës të cilët po ktheheshin nga puna. Pas marrjes së njoftimit për personat e bllokuar nga bora, ekipet e shpëtimit janë nisur menjëherë drejt zonës. Ata po punojnë për evakuuimin e tyre./Dosja.al

4 MUAJ ME PARE

Llogaraja zbardhet nga rreshjet e dëborës / Bllokohet qarkullimi në Qafën e Llogarasë, kalimi kryhet përmes tunelit

Moti i keq në Shqipëri! Reshjet e shiut ia lënë vendin
Foto ilustruse

VLORA- Rreshjet e borës kanë bërë të mundur, që qarkullimi i automjeteve në Qafën e Llogarasë të bllokohet. Në kuadër të kësaj, policia ka ndërprerë lëvizjen e automjeteve, për shkak të rrezikshmërisë së lartë. Lëvizja në afërsi të Llogarasë kryhet vetëm përmes tunelit, për automjetet që udhëtojnë në drejtim të Himarës dhe anasjelltas.

Autoritetet u bëjnë thirrje drejtuesve të automjeteve të shmangin lëvizjen drejt kësaj zone dhe të ndjekim me vigjilëncë përditësimëet e fundit të motit. Shërbimet përkatëse po punojnë për pastrimin e rrugës dhe monitorimin e situatës, në mënyrë që të shmangin aksidentet e mundshme./Dosja.al

4 MUAJ ME PARE

Ambasada e SHBA Tiranë iu bën thirrje shtetasve amerikanë: Përmbytjet mund të ndodhin pa paralajmërim, tregoni kujdes

Moti i keq në Shqipëri! Reshjet e shiut ia lënë vendin
Foto ilustruse

TIRANË- Ambasada e SHBA-ve në Tiranë ka reaguar pas situatës me motin e keq që ka mbërthyer vendin. Përmes një postimi në rrjetet sociale, ambasada iu ka bërë thirrje shtetasve amerikanë që ndodhen në Shqipëri, të tregojnë kujdes të shtuar.

Në mesazhin e saj thuhet se përmbytjet mund të ndodhin pa paralajmërim, ndërsa reshjet e shiut mund të shkaktojnë mbylljen e rrugëve. Kjo për shkak të përmbytjeve ose rrëshqitjeve të dheut.

Postimi i Ambasadës Amerikane

Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë vazhdon të monitorojë përmbytjet në të gjithë vendin dhe u bën thirrje të gjithë shtetasve amerikanë të tregojnë kujdes në zonat e rrezikuara nga përmbytjet, të cilat po përkeqësohen. Disa zona në të gjithë vendin janë nën urdhër evakuimi. Përmbytjet mund të ndodhin pa paralajmërim, ndërsa reshjet e shiut mund të shkaktojnë mbylljen e rrugëve për shkak të përmbytjeve ose rrëshqitjeve të dheut./Dosja.al

4 MUAJ ME PARE

Niveli i ujit kalon urën e vjetër të Mifolit, policia ndalon lëvizjen

Moti i keq në Shqipëri! Reshjet e shiut ia lënë vendin

FIER- Moti i keq dhe rreshjet intensive të shiut kanë bërë që niveli i ujit të kalojë mbi Urën e vjetër të Mifolit. Në kuadër të kësaj, policia ka ndaluar lëvizjen në urën e vjetër të Mifolit. Situata e shkaktuar nga moti i keq, vijon të jetë problematike, ndërsa ekipet e Emergjencës kanë urdhëruar evakuimin e banorëve në Ferras, Novoselë, Ferras dhe Katund i Ri./Dosja.al

4 MUAJ ME PARE

Kaos në “Unazën e plazhit” në Durrës, niveli i ujit arrin në 40 centimetra

Moti i keq në Shqipëri! Reshjet e shiut ia lënë vendin
Foto ilustruse

DURRËS- Qyteti i Durrësit është një nga qytetet më të prekura në vend, nga moti i keq i shoqëruar me rreshje intensive. Në “Unazën e plazhit” në Durrës, niveli i ujit ka shkuar në 40 centimetra. Kjo ka bërë që shoferët të përballen me vështirësi gjatë udhëtimit.

Shoferëve iu këshillohet të tregojnë kujdes të shtuar dhe të jenë vigjilentë, pasi mund të bien në gropa dhe puseta të hapuar. Ky segment lidh jugun e vendit, me autostradën Durrës-Tiranë. Ajo është nyje shumë e rëndësishme e transportit rrugor publik, si dhe një aks rrugor shumë i frekuentuar nga drejtuesit e automjeteve./Dosja.al

4 MUAJ ME PARE

Shkoi për të ndihmuar banorët në zonën e Katundit të Ri, automjeti i ushtrisë ngec në ujë dhe ndihmohet nga banorët

Moti i keq në Shqipëri! Reshjet e shiut ia lënë vendin
Foto ilustruse

DURRËS- Një automjet i ushtrisë, i cili po shkonte për të ndihmuar banorët në zonën e Katundit të Ri, ka ngecur në ujë. Ai është ndihmuar nga një traktor i banorëve, për të dalë nga rruga.

Zona e Katundit të Ri, është një ndër zonat më të prekura si pasojë e motit të keq. Nga kjo, shumë banesa janë përmbytur dhe shumë rrugë janë bllokuar./Dosja.al

4 MUAJ ME PARE

Moti i keq në Elbasan/ Dëmtohet rrjeti shpërndarës, ndërpritet energjia elektrike për 700 familje 

Moti i keq në Shqipëri! Reshjet e shiut ia lënë vendin
Foto ilustruse

ELBASAN- Moti i keq në qarkun e Elbasanit ka sjellë probleme në rrjetin elektrik, kryesisht në bashkitë Librazhd, Gramsh dhe Prrenjas. Bazuar në të dhënat zyrtare, dëmtime ka pësuar rrjeti shpërndarës dhe shtyllat e tensionit të ulët. Kjo ka bërë, që energjia elektrike të ndërpritet për shumë familje. 

Aktualisht, rreth 700 abonentë në Rajonin Elbasan mbeten pa furnizim me energji, ndërsa disa linja janë rikthyer pjesërisht në punë. Grupet e punës së OSHEE-së ndodhen në terren dhe po punojnë pandërprerje, në mënyrë që të rregullojnë defektin dhe të rikthejnë energjinë elektrike për banorët./Dosja.al



4 MUAJ ME PARE

Vjosa del nga shtrati/ Ministri Vengu: Emergjencat civile po monitorojnë nga afër situatën

Moti i keq në Shqipëri! Reshjet e shiut ia lënë vendin
foto nga terreni

VLORË- Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu ka reaguar rreth daljes nga shtrati të lumit Vjosa. Në një postim në llogarinë e tij në Facebook, Vengu shkruan se, Forcat e Armatosura, Policia e Shtetit dhe ekipet e bashkisë dhe të emergjencave civile po monitorojnë nga afër situatën në Vjosë. Ndër të tjera ai shprehet se, në terren po punohet për të garantuar sigurinë maksimale të banorëve.

"Mifol - Forcat e Armatosura, Policia e Shtetit dhe ekipet e bashkisë dhe të emergjencave civile po monitorojnë nga afër situatën në Vjosë dhe janë në gatishmëri maksimale për të garantuar sigurinë e banorëve."/Dosja.al 

 

4 MUAJ ME PARE

Akuza të rënda për përmbytjet në Durrës, PD depoziton kallëzim në SPAK: Rama dhe Sako do të mbajnë përgjegjësi

Moti i keq në Shqipëri! Reshjet e shiut ia lënë vendin

TIRANË- Përfaqësues të opozitës kanë depozituar një kallëzim të ri në Prokurorinë e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) në lidhje me përmbytjet në Durrës, duke lëshuar akuza të forta ndaj qeverisë pushtetit lokal dhe personalisht kryeministrit Edi Rama.

Në një prononcim për mediat para selisë së SPAK, anëtarja e Këshillit Kombëtar të PD, Ilirjana Kuçana, deklaroi se përmbytjet që kanë prekur mijëra banorë në Durrës dhe zonat përreth nuk janë “çështje e Zotit”, por pasojë e drejtpërdrejtë e keqqeverisjes. Ajo akuzoi kryeministrin Rama si përgjegjësin kryesor për situatën, dhe që duhet të mbajë përgjegjësi.

"SPAK të merret seriozisht me këtë kallëzim, pasi bëhet fjalë për 400.000 banorë të Durrësit dhe jo vetëm, pasi keni parë që janë përmbytur dhe zona të tjera. Dhe ju them dhe ju siguroj se nuk është përmbytje dhe nuk është çështje e zotit. Unë kam ardhur këtu për të bërë përgjegjës pikërisht atë që mendon se është zoti i shqiptarëve, Edi Rama, që në shërbim ka dhënë djajtë e tij vetë korrupsioni, krimi...ku të gjithë shqiptarët i keni parë se me çfarë qeverisje kemi të bëjmë, me një narko qeveri. Jau kemi thënë vazhdimisht dhe kemi rreth një vit që ju themi që këta janë një grup i strukturuar kriminal.

Na kanë paragjykuar një pjesë edhe shqiptarëve, po edhe të gazetarëve. Në ditët në vazhdim do të shikoni video ku koordinatorët e krimit dhe përfaqësues të koordinatorëve të krimit janë në pazare të drejtpërdrejta me Edi Ramën. Edi Ramën nuk e shpëton dot më askush, as bashkëpunëtorët e tij. Edi Rama do të duhet të shkojë të përgjigjet për çështjen McGonigal dhe për çështje të nxehta të cilat ndodhen në SPAK," tha Kuçana. 

4 MUAJ ME PARE

Përmbytjet në vend, Ministria e Mbrojtjes: Ja qarqet ku pritet të ketë problematika

Moti i keq në Shqipëri! Reshjet e shiut ia lënë vendin
Pamjet

TIRANË- Ministria e Mbrojtjes ka bërë një përditësim të situatës në vend për shkak të përmbytjeve nga moti i keq. Mësohet se si pasojë e reshjeve intensive, gjatë orëve të fundit ka patur rritje të niveleve të lumenjve në disa qarqe të vendit, gjë që ka krijuar problematika serioze, kryesisht përmbytje të tokave bujqësore dhe banesave, rrëshqitje dherash, dëmtime infrastrukturore dhe bllokime rrugësh.

Situata më problematike paraqitet në qarqet Shkodër, Lezhë, Durrës, Fier, Berat dhe Gjirokastër. Bëhet me dije se strukturat e Mbrojtjes Civile dhe Forcat e Armatosura, nën koordinimin e Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile janë angazhuar në terren për përballimin e emergjencës, evakuimin e banorëve, ku është e nevojshme dhe minimizimin e dëmeve.

Njoftimi i Plotë:

Njoftim mbi situatën e krijuar si pasojë e motit të keq në vend. 

Situata sipas qarqeve paraqitet si më poshtë:
Qarku Shkodër
• Ka rritje të nivelit të ujit në fshatin Obot, me rreth 60 cm ujë mbi rrugën kryesore. Qarkullimi bëhet vetëm për mjete të tonazhit të lartë.
• Ka rritje të sipërfaqeve të tokave bujqësore nën ujë.
• 15 banesa të rrethuara nga uji në Vaun e Dejës.
• Në disa fshatra të Malësisë së Madhe ka rugë të bllokuara dhe prezencë uji.
• Në bashkinë Fushë-Arrëz janë evidentuar shkarje dherash dhe rënie gurësh, prezencë e shtuar e ujit në rrugët auto-rurale, që kanë shkaktuar dëmtime.
Qarku Lezhë
• Rreth 3000 ha tokë bujqësore janë nën ujë.
• Është bërë evakuimi I dy familjeve, një në fshatin ishullin Shëngjin dhe një në fshatin Kakariq.
• Rreth 100 banesa janë të rrethuara nga uji, kryesisht në njësitë administrative Dajç, Babullojë, Balldren dhe Shënkoll.
• Ka rrëshqitje dherash në fshatrat Torovicë dhe Tresh.
• Po punohet për mbylljen e çarjes së argjinaturës në lumin Droje, në fshatin Dukagjin.
Qarku Vlorë
• Niveli I lumit Vjosë në Novoselë ka kaluar mbi 8 metra.
• Janë evakuuar 13 familje pranë Urës së Mifolit dhe në Novoselë. Nuk ka prezencë uji në banesa.
Qarku Durrës
• Aktualisht situate është drejt përmirësimit, por po punohet për heqjen e ujit nga rreth 800 banesa dhe objekte, veçanërisht në zonën e burgut, Ish Kënetës, Shkozet dhe Nishtullë. Në terren ndodhen ekipe te vlerësimit të dëmeve që po vazhdojnë evidentimin dhe dokumentimin e rasteve.
• 250 persona janë të strehuar në Shtëpinë e Pushimit te Ushtrisë, Durrës dhe 55 persona janë strehuar në Kavalishencën e Ministrisë së Brendshme.
• ⁠Lumenjtë Erzen dhe Ishëm, si dhe kanali i Tones janë në kuata maksimale.
• Disa rrugë të qytetit mbeten të bllokuara, për shkak të pranisë së lartë të ujit.
Bashkia Krujë: Si pasojë e çarjes së argjinaturës së lumit Droje ka vërshime uji në dy fshatrat Dukagjin i Ri dhe Miliska. Në fshatin Miliska uji ka hyrë në banesa, ku janë prekur 50 familje. Në terren ndodhen ekipe të Bordit të Kullimit Durrës, për përballimin e situatës.
Bashkia Shijak: Ka prani uji në 15 banesa. Situata problematike veçanërisht në njësitë administrative Xhafzotaj, Maminas dhe Gjepalaj.
Qarku Gjirokastër
• Si pasojë e reshjeve të dendura ka rrëshqitje dherash në aksin Tepelenë–Gjirokastër, ku qarkullimi është I kufizuar.
• Po punohet për rikthimin e energjisë në disa zona malore.
• Nivele të larta të lumit Vjosë në Memaliaj dhe Përmet.
Qarku Kukës
• Lumenj në kuota të larta, por pa problematika aktuale.
Qarku Tiranë
• Rritje e niveleve të lumenjve në Rrogozhinë dhe Kavajë, por pa rrezik të menjëhershëm për zonat e banuara.
Qarku Korçë
• Janë disa rrugë të pakalueshme në Devoll.
• Janë evidentuar rRrëshqitje dherash dhe bllokime rrugore në Pogradec dhe Prrenjas.
• Në Maliq ka sipërfaqe të tokave bujqësore nën ujë.
Qarku Berat
• Rreth 95 hektarë toka bujqësore nën ujë.
• Ëshë evidentuar rritje e nivelit të lumit Osum.
• Në lagjen 22 Tetori dhe Goricë, janë marrë masa për sigurimin e bizneseve dhe punohet për largimin e ujit nga pedonalja me pompa thithëse.
Qarku Fier
• Rreth 200 ha tokë bujqësore të përmbytura.
• Prezencë uji në 27 banesa në disa fshatra.
Në qarqet e tjera nuk paraqiten problematika serioze.
Angazhimi i Forcave të Armatosura dhe mjeteve
Në total janë angazhuar:
• Rreth 150 efektivë të Forcave të Armatosura
• Mbi 20 mjete të kalueshmërisë së lartë dhe të tonazhit të rëndë
• 10 gomone/motobarka shpëtimi
• 15 pompa thithëse me kapacitet të lartë dhe të vogël
Forcat janë shpërndarë kryesisht në qarqet Shkodër, Lezhë, Vlorë, Durrës, Gjirokastër dhe Fier, në funksion të evakuimeve, përforcimit të argjinaturave dhe largimit të ujërave.
U bëhet thirrje të gjithë banorëve në zonat e prekura:
• Të ndjekin udhëzimet e autoriteteve vendore dhe të Mbrojtjes Civile.
• Të shmangin lëvizjet e panevojshme, veçanërisht në zona të përmbytura ose me rrëshqitje dherash.
• Të raportojnë menjëherë çdo situatë rreziku pranë strukturave përgjegjëse.
• Të bashkëpunojnë në rastet e evakuimit për garantimin e sigurisë së jetës dhe pronës.
Situata vijon të monitorohet në mënyrë të pandërprerë dhe strukturat përgjegjëse mbeten në gatishmëri të plotë.

4 MUAJ ME PARE

VIDEO/ Oerd Bylykbashi nxjerr pamjet nga Durrësi: Investime pa asnjë lloj studimi, me pasoja afatgjata

Moti i keq në Shqipëri! Reshjet e shiut ia lënë vendin

TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi dhe urbanisti Ardian Muka tregojnë se çfarë ndodh kur investohet 'për të mbushur xhepin' dhe treguar fasadën por duke injoruar specialistë.

Sipas Bylykbashit, këto investime pa asnjë lloj studimi do të kenë pasoja afatgjata. Ndër të tjera ai u shpreh se kanali nuk arrin të marrë ujërat nga reshjet e dendura të shiut dhe për pasojë, ato derdhen në drejtim të kënetës duke përkeqësuar situatën në këtë zonë. Dosja.al 

 

4 MUAJ ME PARE

Përmbytjet në Durrës/ Inxhinieri hidroteknik: Janë prej gabimit njerëzor, janë bllokuar kanalet kulluese

Moti i keq në Shqipëri! Reshjet e shiut ia lënë vendin
Fitim Ballo

DURRËS- Inxhinieri hidroteknik Fitim Ballo thotë se situata e përmbytjeve në Durrës vjen për shkak të gabimit njerëzor, pasi janë bllokuar të gjitha kanalet kulluese. Në një intervistë për edicionin e lajmeve në MCN TV, ai deklaroi se hidrovori do punonte kur niveli të ishte i mbushur, por ngriti shqetësimin se për shkak të bllokimit të kanaleve dhe tubacioneve në hidrovor nuk ka prurje. 

Ballo nënvizoi nevojën e bërjes së sistemeve të kullimit dhe pusetave nëpër shtëpi, të cilat duhet të derdhen te kolektori kryesor. Sipas tij, faji për situatën e përmbytjeve është i qeverisë, i organizimit dhe i bashkisë. 

"Nga pikëpamja teknike nuk ka qenë ajo e caqeve që përcaktohet në hidrologji. Reshjet kanë rënë me 50%-70%, këto nuk janë të emergjencave hidrologjike, nuk ka reshje 100-200 mm brenda 24 orëve. Nuk ka të dhënë hidrologjike, nuk ka të dhëna për reshje. 

Ky është një dëm shumë i madh që i bëhet vendit, teknikës dhe shkencës në Shqipëri. Situata që është krijuar në Durrës, e them me përgjegjësi teknike, është gabim njerëzor, janë bllokuar të gjitha kanalet kulluese, si kryesorët, dhe të dytët dhe të tretë. Kanalet janë futur poshtë rrugës me tubacion shumë të vogël, nuk ka si të punojë hidrovori. 

Kjo tregon që nuk ka kullim dhe është shkatërruar çdo gjë e bonifikimit. Hidrovori do punonte kur niveli të ishte i mbushur. Hidrovorët në zonën e Kënetës janë bërë me dy faza, i pari në 1962 dhe në 1975 u bë rikonstruksioni në 25 metër kub, i bie pesë litra në sekondë. Ky hidrovor duhet dyfishohet, se është bërë kur ishte Këneta bosh dhe tani është betonuar. 

Nuk ka rrjedhje më, ka ujëra që dalin nga këto rrugë dhe këto sipërfaqe. Nëse koefiçenti është 0.4, duhet të bëhet 0.7. është ndryshuar skema e kullimit të fushës së Durrësit dhe nuk është e qartë si do punojnë këto hidrovor në seri a në paralel. Kush e ka bërë këtë gabim duhet ta rregullojë. Ashtu do rrinë ata banorë, do rrinë me ditë me ujë. Duhet filluar të bëhen sisteme kullimi. 

Të vendosen puseta në çdo shtëpi dhe të derdhen te kolektori kryesor, atje nuk ka zgjidhje. Populli atje është në vështirësi shumë të madhe. Hidrovori punon, po uji nga i vjen? Nuk shkon ujë mjaftueshëm. Nuk shkon uji në hidrovor. Të gjithë hidrovorët bllokohen nga plastika, ndërsa në hidrovor asgjë. Plastikë kanë kanalet, tubat. Për çdo gjë përgjegjësinë e ka Kryeministri, qeveria, bashkia. 

Mbeturinat shkojnë atje, se nuk janë vendosur koshat. Nuk ka incenerator. Faji është i qeverisë, i organizimit, i bashkisë, populli bën atë që i thotë qeveria. Kryeministri mos t’ia hedhë popullit. Zoti Rama ta kërkojë përgjegjësinë te vetja e vetë, te bashkia. 

Atje është korruptive e gjithë ajo fushë, e gjithë ajo kënetë. Ai të vejë të mbrojë popullin që po përmbytet. Ato shtëpi që janë përmbytur nuk bëhen shtëpi kurrë, ata do i zërë të gjithë tuberkolozi, se uji është turbulluar me ujërat e zeza. Është një dëm shumë i madh. Këto të shikojë Kryeministri, të vërë njerëz dhe profesionistë, jo patronazhistë," tha Ballo.

4 MUAJ ME PARE

Vjosa del nga shtrati! Përmbyten shtëpi e toka bujqësore! Rreth 30 familje të rrethuara nga uji në Ferras

Moti i keq në Shqipëri! Reshjet e shiut ia lënë vendin

FIER- Lumi Vjosa ka dalë nga shtrati i vet duke përmbytur shtëpi dhe toka bujqësore. Ndryshe nga vërshimet e muajve të kaluar, këtë herë niveli i Vjosës ka kaluar njësinë matëse me afërsisht një metër duke bërë që uji të kalojë argjinaturat.

Nën ujë janë qindra ha toke bujqësore në Kashisht, Cerven dhe Ferras. Rreth 27 familje janë te rrethuara nga uji në Ferras fshati afër urës së Mifolit. Gjithashtu mësohet se, është rrethuar nga uji dhe stacioni i pompave të ujit në Kafaraj stacioni qe furnizon qytetin e Fierit me ujë të rrjedhshëm disa lagje në qytet nuk kane ujë të rrjedhshëm.

Ndërkohë, sipas specialistëve të emergjencave civile, situata do të jetë kritike pasi ujërat e Vjosës nëpërmjet kanaleve kullues pritet të vërshojnë në zonën fushore drejt Darëzezës./Dosja.al 

4 MUAJ ME PARE

Dëborë në veri të Shqipërisë/ Reshjet e dendura, krijojnë problematika në Vermosh, Bogë dhe Theth

Moti i keq në Shqipëri! Reshjet e shiut ia lënë vendin

VERMOSH- Në aksin Hani Hotit-Dogana Vermosh ka patur reshje dëbore në lartësi mbi 1000 m me rreth 15 cm.

Në orët e para të mëngjesit ka patur reshje dëbore edhe në aksin Bogë-Theth, por mësohet se janë marrë masa për pastrimin e borës dhe kriposjen e rrugës. Deri në këtë moment nuk njoftohet për rrugë të bllokuara./Dosja.al 

4 MUAJ ME PARE

Pas Kukësit, 'zbardhet' edhe Dibra/ Vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Moti i keq në Shqipëri! Reshjet e shiut ia lënë vendin
Foto ilustruese

DIBËR- Në Qarkun e Dibrës kanë nisur reshjet e dëborës. Në zonat e thella malore, si Njësia Administrative Lurë, Kala e Dodës, Muhurr, Selishtë, Zall-Dardhë, Reç, Trebisht, Ostren, si edhe në zonën e Martaneshit, raportohet se trashësia e dëborës ka kaluar 10 centimetra.

Si pasojë, kanë vijuar vështirësitë në qarkullimin e mjeteve, veçanërisht në rrugët që lidhin fshatrat e thella. Situata është rënduar edhe nga rrëshqitjet e dherave dhe shembjet e pjesshme të rrugëve në disa njësi administrative të qarkut. Strukturat e Bashkisë së Dibrës, bëjnë me dije se, janë në terren dhe po punojnë për hapjen e rrugëve dhe normalizimin e situatës, me qëllim sigurinë e banorëve./Dosja.al 

 

4 MUAJ ME PARE

Moti i keq në Gjirokastër/ Rrëshqitje dherash dhe bllokim rrugësh! Evakuohen disa familje

Moti i keq në Shqipëri! Reshjet e shiut ia lënë vendin

Gjirokaster

GJIROKASTËR- Reshjet e dendura të shiut kanë qënë intensivisht prezent në qarkun e Gjirokastrës. Në aksin nacional Gjirokastër- Tepelenë, Shkalla e Zezë vazhdon të jetë i kalueshëm me një sens dhe lëvizja e automjeteve menaxhohet nga shërbimet e policisë.

Segmentet e tjera të rrugës nacionale janë të kalueshme, por ka prani uji në segmentet rrugore Gjirokastër-Kakavijë, Ura e Kardhiqit-Skërficë, Ura e Leklit-Këlcyrë. Rrugët e brendshme të qytetin ka akoma prani inertesh dhe në disa vende pranë banesave dhe rrugëkalimeve në lagjet Cfakë, Manalat, Dunavat dhe Granicë ka rrëshqitje dherash.

Mësohet se në fshatin Labovë e Zhapës, Njësia Administrative Odrie ka rrëshqitje dherash pranë 2 banesave Problematika janë krijuar dhe në rrugët rurale që lidhin fshatrat Dhoksat- Qesarat-Këllëz; Mingul e Gjat, në Njësinë Administrative Lunxhëri; si dhe fshatrat Tërbuq, Labovë e Zhapës, Njësia Administrative Odrie.

Një familje në lagjen Manalat është evakuuar nga banesa pasi që rrezikon nga rrëshqitjet e dheut dhe ku është sistemuar tek të afërmit.  Në Bashkinë Përmet, Njësia Administrative Piskovë, në fshatin Rapckë, ka rrëshqitje dherash pranë 2 banesave. Në Njësinë Administrative Frashër, rruga kryqëzimi i fshatit Kreshovë deri në fshatin Frashër ka rrëshqitje inertesh dhe bllokim në 3 vende. Në lagjen ”Sede”, Përmet për shkak të reshjeve të dendura dhe inerteve u përmbyten 4 banesa, nga të cilat 3 familje u sistemuan nga Bashkia në një konvikt dhe 1 familje u sistemua te të afërmit.

Në Bashkinë Këlcyrë, në fshatin Malëshovë ka rrëshqitje dherash. Në Bashkinë Tepelenë, pati bllokim të rrugës për në fshatin Mezhgoran, Njësia Administrative Qëndër, por pas ndërhyrjes nga bashkia rruga është bërë e kalueshme. Vijon të kete furnizimin me shkëputje me energji elektrike./Dosja.al 

4 MUAJ ME PARE

Zbardhet Kukësi nga dëbora! Raportohen rrugë të bllokuara

Moti i keq në Shqipëri! Reshjet e shiut ia lënë vendin

Kukes

KUKËS-  Që në orët e para të mëngjesit, qyteti i Kukësit është zgjuar i zbardhur, ndërsa temperaturat kanë zbritur nën 0 gradë Celsius.
Bora ka krijuar shtresën e parë në territorin e qytetit, pa shkaktuar probleme apo dëme serioze në qarkullim.

Ndërkohë, reshjet e borës janë më të dendura në zonat e thella malore, si Valbona dhe Shishtaveci, ku trashësia e borës ka kaluar mbi 10 centimetra. Reshjet e shiut kanë sjellë vërshime dhe dalje të përrenjve e lumenjve nga shtrati, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme në infrastrukturën rrugore dhe duke izoluar qindra banorë.

Nga njoftimet zyrtare të Bashkisë Kukës, raportohen rrugë të bllokuara në njësitë administrative Zapod, Shishtavec, Topojan dhe Malzi. Gjithashtu janë konstatuar dëmtime në disa ura, përfshirë urën e fshatit Orgjost dhe urën në lagjen Drazh të njësisë administrative Bushtricë. 

Në fshatin Malqenë, njësia administrative Ujmisht, rrëshqitja e shpatit rrezikon banesën e shtetasit Istref Hoxha. Po ashtu, në njësinë administrative Zapod, ka ndodhur shkarja e një masivi të madh shkëmbinjsh dhe inertesh, ndërsa ekipet janë në terren dhe po punojnë për normalizimin e qarkullimit.

Autoritetet bëjnë me dije se po monitorojnë situatën në terren, ndërsa u bëjnë thirrje banorëve të tregojnë kujdes, veçanërisht në zonat e thella malore dhe në akset rrugore të prekura./Dosja.al 

4 MUAJ ME PARE

Ulen temperaturat! Reshje shiu dhe bore/ Ja parashikimi i motit për sot

Moti i keq në Shqipëri! Reshjet e shiut ia lënë vendin
Foto ilustruese

Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme. Moti parashikohet me vranësira mesatare deri të dendura.

Reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët deri mesatar në pjesën më të madhe të vendit deri në orët e mesditës. Hera-herës reshje shiu në formën e shtrëngatave afatshkurtra në zonën e qendrës dhe jug. Pas orëve të mesditës reshjet e shiut mbeten prezente me intensitet të ulët deri në orët e pasdites në qendër dhe jug.

Në zonën e Alpeve reshje bore me intensitet mesatar deri të lartë, hera-herës stuhi bore, në verilindje-lindje në lartësitë mbi 100 metër dhe juglindje mbi 300-400 metër reshje dëbore me intensitet të ulët deri mestar. Ndërsa në pjesën tjetër të vendit në lartësinë mbi 400-500 metra reshjet pritet të jenë në formën e dëborës me intensitet të ulët. Pas orëve të pasdites reshjet e shiut dhe dëborës ndërpriten në pjesën më të madhe të territorit.

Era do të fryjë me drejtim juglindje –jugperëndim me shpejtësi mesatare 9 m/s, përgjatë vijës bregdetare dhe zonat luginore era me shpejtësi deri në 18 m/s. Valëzimi në de do të jetë i forcës 3-4 ballë./Dosja.al

moti i keq ne shqiperi

All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2
All - ArticleEnd - 2

Sondazh

Poll

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë

"Kryeministri gënjeu"/ Gazetarja thirrje qytetarëve: Ai që të vjedh sot, do e bëjë dhe nesër

35-vjetori i PS në Tiranë/ Rama: Arsyeja e fitores së PS është aftësia për t’u hapur!

Mbyllet protesta për Zvërnecin #dosja #protesta #zverneci

Protesta për Zvërnecin/ Qytetarja: Ne nuk e lëshojmë sheshin pa u heq gardhi në Zvërnec dhe Rrjoll

Qytetarja: Kërkojmë anulimin e ligjit për zonat e mbrojtura, nuk ka negociata

"Anulo projektin"/ Me pankarta në duar, të rinjtë 'pushtojnë' kryeministrinë: Jep dorëheqjen

"Janë provokime"/ Çfarë po ndodh para ambienteve të Kryeministrisë?

Protestuesit i përgjigjen kryeministrit Rama: Jep dorëheqje nuk ka dialog!