LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

'Rezerva shtetërore'/ Kandidati i opozitës i kapi djalin duke shpërndarë ushqime me furgon, kandidati i PS për Hasin: Ishin për Natën e Kadrit

• Nisin akuzat për vjedhje votash. • Mbrëmjen e djeshme, kandidati i koalicionit opozitar "Bashkë fitojmë", Miftar Dauti ka ndaluar një furgon në pronësi të djalit të Halit Mulajt, duke e akuzuar se po shpërndante ushqime, në këmbëim të votës për zgjedhjet lokale të 14 majit. • Sot ka reaguar kandidati i Partisë Socialiste për bashkinë e Hasit, Halit Mulaj, i cili mbrëmjen e djeshme ndaloi një furgon të zi ku sipas tij ndodhej djali i Halit Mulajt duke shpërndarë ndihma ndaj familjeve të zonës në këmbim të votave për 14 majin. • Mulaj pretendon se ushqimet janë shpërndarë pasi dje ishte nata e shenjtë e ‘Kadrit’, festë për besimtarët myslimanë. • Megjithatë, në ambalazhin e pakove shkruhet se janë 'rezerva të shtetit'. • Sipas tij, e gjitha është ekzagjerim, ndërsa bëri thirrje që të mos e votojnë më. • Ndërkohë çështja ka përfunduar në Prokurorinë e Hasit, e aktualisht për rastin po merren në pyetje B.M dhe E.M, dy djemtë e kandidatit të PS si dhe magazinieri i bashkisë së Hasit.

5 artikuj për këtë temë.

3 VITE ME PARE

Skandali me ndihmat në Has, habit kandidati i Ramës: Djali im bënte vetëm transportin, ishte në vendin e gabuar

'Rezerva shtetërore'/ Kandidati i opozitës i kapi djalin
Halit Mulaj

TIRANË- Policia e Shtetit njoftoi të martën se në qytetin e Hasit është ndaluar një furgon me pako ndihmash me etiketën “Rezerva Materiale Shtetërore”, pas denoncimeve se po përdoreshin nga kandidati socialist për kryebashkiak për blerje votash. Në mbrëmjen e së hënës një grup personash që i përkisnin stafit elektoral të kandidatit të koalicionit opozitar “Bashkë Fitojmë”, Myftar Dauti,  kanë bllokuar në qendër të qytetit automjetin furgon me targa AB 333 EC, me drejtues shtetasin B. M.  Sipas policisë këta persona kërkuan ndërhyrjen e policisë me pretendimin se, -“ishte i ngarkuar me pako me ndihma të cilat dyshonin se do të shpërndaheshin për llogari të një kandidati të një subjekti politik”.

“Pas marrjes së autorizimit nga Prokuroria, shërbimet e Komisariatit të Policisë Has kanë shoqëruar menjëherë në ambientet e Komisariatit të Policisë, furgonin me targë AB 333 EC dhe në prezencë të oficerëve të Policisë Gjyqësore, drejtuesit të furgonit dhe palës kallëzuese, është ushtruar kontroll në brendësi të furgonit, ku janë konstatuar 21 pako me mbishkrimin “Rezerva Materiale Shtetërore”, të cilat ishin ngarkuar në magazinën e bashkisë”- njofton Policia e Shtetit.

Në një deklaratë për media Akil Kraja nga koalicioni i partive opozitare ‘Bashkë Fitojmë’ e akuzoi kandidatin socialist të Hasit se ka ngritur “një strukturë të organizuar shtetërore në devijimin e votës së 14-Majit”

“Ky përbën një krim zgjedhor të padiskutueshëm”- tha Kraja duke i kërkuar organeve hetuese që të japin përgjigje për rastin.

I pyetur nga BIRN, kandidati socialist për kryebashkak në Has, Halit Mulaj pretendoi se djali i tij po i transportonte ndihmat ushqimore pas një kërkese për ndihmë nga magazinieri i bashkisë së Hasit.

“Djali im ishte në vendin e gabuar”- tha ai duke shtuar se, -“ai vetëm po bënte transportin nga magazina deri tek bashkia”.

Mulaj po ashtu e quajti “bllof” akuzën e kundërshtarëve politikë se ndihmat po përdoreshin për të ndikuar në zgjedhje.

“Këto ndihma ishin për natën e Kadrit për familjet në nevojë sipas një liste që ka bashkia,- u mbrojt Mulaj. “Nnë as nuk i njoh këto familje”- shtoi ai.

Përfaqësuesi politik i opozitës në Has, Isuf Çelaj, vuri në dispozicion video dhe foto të furgonit me pakot e ndihmave të filmuara nga stafi i kandidatit të opozitës.

Ai i tha BIRN-it se kandidati socialist Halit Mulaj po përdor burime shtetërore për fushatë zgjedhore dhe ky nuk është rast i izoluar.

Sipas policisë personat e që kanë pasur dijeni për pakot e gjetura në furgon, dy vëllezër B. M. dhe E. M, si dhe magazinieri i bashkisë janë marrë në pyetje dhe vijojnë veprimet procedurale për sqarimin dhe dokumentimin e rastit.

Drejtuesi i prokurorisë së qarkut Kukës, Xhevahir Lita, i tha BIRN-it se akoma nuk është regjistruar “procedim penal” për rastin.

“Ta shohim pasi të vijnë materialet nga policia”- tha ai, duke shtuar se ka një afat deri në 15 ditë për regjistrimin e procedimit në rastet kur nuk ka të arrestuar.

Marrë nga Reporter.al

3 VITE ME PARE

Rivali politik i kapi djalin duke shpërndarë ushqime me furgon, Prokuroria e Hasit merr në 'dorë' çështjen...

'Rezerva shtetërore'/ Kandidati i opozitës i kapi djalin
Halit Mulaj

HAS- Policia e Hasit ka dalë me një njoftim zyrtar lidhur me denoncimin e bërë nga kandidati i koalicionit opozitar "Bashkë fitojmë" lidhur me denoncimin e bërë nga Miftar Dauti për kundërshtarin e tij, socialistin Halit Mulaj. Në njoftimin zyrtar të Policisë bëhet me dije se në furgonin e bllokuar janë gjetur 21 pako me 21 pako me mbishkrimin “Rezerva Materiale Shtetërore”, ndërsa dosja i ka kaluar Prokurorisë së Hasit për hetime të mëtejshme. Për rastin po merren në pyetje B.M dhe E.M, dy djemtë e kandidatit të PS si dhe magazinieri i bashkisë së Hasit.

NJOFTIMI I PLOTË:

Has

Më datë 17.04.2023, rreth orës 21:00, një grup personash kanë bllokuar në qendër të qytetit të Hasit, një automjet furgon me targa AB 333 EC, me drejtues shtetasin B. M., me pretendimin se ishte i ngarkuar me pako me ndihma të cilat dyshonin se do të shpërndaheshin për llogari të një kandidati të një subjekti politik, dhe për këtë rast kanë njoftuar Komisariatin e Policisë Has dhe është vënë në dijeni Prokuroria pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Kukës.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Has, pasi kanë marrë kallëzim nga shtetasi M. D. (njëri nga shtetasit që kishin bllokuar furgonin në qendër të qytetit), mbi pretendimin e tij, kanë njoftuar menjëherë Prokurorinë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Kukës, me qëllim marrjen e autorizimit për ushtrimin e kontrollit në këtë furgon.

Pas marrjes së autorizimit nga Prokuroria, shërbimet e Komisariatit të Policisë Has kanë shoqëruar menjëherë në ambientet e Komisariatit të Policisë, furgonin me targë AB 333 EC dhe në prezencë të oficerëve të Policisë Gjyqësore, drejtuesit të furgonit dhe palës kallëzuese, është ushtruar kontroll në brendësi të furgonit, ku janë konstatuar 21 pako me mbishkrimin “Rezerva Materiale Shtetërore”, të cilat ishin ngarkuar në magazinën e bashkisë.

Në vijim të veprimeve procedurale për këtë rast, janë pyetur në cilësinë e personave që kanë dijeni mbi pakot e gjetura në furgon, shtetasit B. M., E. M (vëllezër) dhe Sh. M. (me detyrë magazinier i bashkisë). Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Has, në drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Kukës, vijojnë veprimet procedurale për sqarimin dhe dokumentimin e plotë të këtij rasti. Materialet e para procedurale, me kërkesë të Prokurorisë, i kanë kaluar për vlerësim këtij institucioni.

3 VITE ME PARE

Thellohet skandali në Has/ Gazetari zbulon: Pakot me ushqime kandidati i PS i mori te rezervat e shtetit, i ngarkoi në makinë personale, krim zgjedhor

'Rezerva shtetërore'/ Kandidati i opozitës i kapi djalin
Pakot

HAS- Thellohet edhe më shumë skandali i Partisë Socialiste në Bashkinë e Hasit. Gazetari Bekim Lekica, bën të ditur se kandidati socialist ka shpërndarë ndihmat me pakot që vijnë nga Rezervat e Shtetit. Po ashtu, ai thekson se akoma më i rëndë është fakti se socialistët i kanë ngarkuar pakot në mjetet e tyre personale.

"Çfarë kërkojnë pakot me stemë të “Republikës së Shqipërisë, Rezervat Materiale të Shtetit” në makinën e djemve të kandidatit të PS, Has? Nga u morën pakot ushqimore apo ku di se çfarë gjërash të tjera mund të kenë? Përgjigjen për pyetjen e parë mund ta jepte për 30 minuta policia dhe prokuroria po të verifikonte automjetin"- shkruan ai.

Nga Bekim Lekica

Skandal në Has!!! Marr shkas nga videoja e publikuar nga kandidati i opozitës, Miftar Dauti, por edhe nga reagimi i shpejtë i yni, si gazetarë. Të marrësh ndihmat e Rezervave të Shtetit nga magazinat shtetërore dhe t’i ngarkosh në automjetin personal nga punonjësi i këtij institucioni, Shkëlqim Muneka, magazinier, dhe nga dy djemtë e kandidatit të maxhorancës Ervin e Blerim Mulaj, është një krim zgjedhor.

Skandali nuk mbetet këtu, ai vijon e thellohet! Policia e Shtetit në bashkëpunim me prokurorinë apo SPAK-un, a ku di unë, pas denoncimit publik që bëri Miftar Dauti, kandidat për bashkinë Has, rrethon automjetin rreth orës 21:40 minuta të datës 17.04.2023 dhe nuk fillon procedurat për të bërë verifikimin deri rreth orës 01:20 minuta të datës 18.04.2023 (kohë kur u largova unë nga Hasi) se çfarë ka në këtë automjet, ku videoja ishte publikuar e denoncuar me zë e figurë, filmuar nga vetë kandidati Dauti.

Punonjësit ligjzbatues i mëshojnë fort faktit se, makina duhet hapur në komisariat e jo aty ku është bërë skena e krimit. Po këta punonjës tentojnë të na ndalojnë të filmojmë nga jashtë xhamave të automjetit pakot e dyshimta (shikojeni me vëmendje emërtimet e pakove në automjet). Këtu më lind pyetja, çfarë kërkojnë pakot me stemë të “Republikës së Shqipërisë, Rezervat Materiale të Shtetit” në makinën e djemve të kandidatit të PS, Has? Nga u morën pakot ushqimore apo ku di se çfarë gjërash të tjera mund të kenë? Përgjigjen për pyetjen e parë mund ta jepte për 30 minuta policia dhe prokuroria po të verifikonte automjetin.

Por, jo! Ata nuk denjuan që të hapnin automjetin, bile indirekt tentuan edhe të na ndalonin ne si media të filmojmë nga jashtë pakot shtetërore në këtë automjet. Këtu lind dyshimi se, a mos kemi të bëjmë me një strukturë të mirëorganizuar shtetërore në devijimin e votës së 14 Majit?!!!! Ky skandal nuk ngel me kaq, për të vijuar thellimin e tij, mendon në statusin e Facebook-ut personal kandidati i PS në Has, Halit Mulaj, duke përligjur veprimet e punonjësit të bashkisë, dy djemve të tij, por edhe heshtjen deri diku edhe të organeve ligjzbatuese se, pakot me stemën e “Republikës së Shqipërisë” janë pako personale të tij për t’u shpërndarë për Natën e Kadrit te banorët hasjanë.

A mund t’i kujtojë dikush kandidatit se, në fushatë zgjedhore, tashmë jemi në ditën e katërt të saj, nuk lejohen dhurata, pako ushqimore, bamirësi e deri te investimet publike e private, pasi ndikojnë direkt në devijimin e votës?

A mund të na shpjegojë se, pse këto pako nuk janë blerë në subjekte private nga ana juaj apo djemve të tu (edhe kjo formë është në shkelje ligjore)? Pse në orën 21:00 shkojnë djemtë e tu në magazinat shtetërore në bashkëpunim me magazinierin e shtetit ngarkojnë ndihmat e emergjencave civile në automjetin privat? A mos është vjedhje e rezervave të shtetit i nderuar institucion ligjzbatues i vendit tim kjo formë?

Në një vend me demokraci, kur të afërmit apo më keq akoma familjarët përfshihen në një skandal të tillë, kandidati duhet t’i kërkojë falje elektoratit të tij dhe të marrë guximin të distancohet nga veprimet e personave të përfshirë në këtë skandal, qofshin edhe fëmijët e tij, e të tërhiqet nga gara!!! Po në një vend demokratik, organet ligjzbatuese duhej të kishin reaguar në kohë, në atë furgon mund të ishin 10 apo 20 pako të Emergjencave Civile, procedura ishte mbyllur dhe opinioni ishte sqaruar. Në një vend demokratik reagimi qytetar është i pari, institucionet monitoruese të zgjedhjeve apo misionet kombëtare e ndërkombëtare duhej të kishin shprehur qëndrimet e tyre.

Mbrëmjen e djeshme, kandidati i koalicionit opozitar "Bashkë Fitojmë", Miftar Dauti, ndaloi furgonin e djalit të kandidatit të PS Halit Muja. Dauti u shpreh mbrëmë se djali i Mujës e kishte mbushur furgonin me ndihma që do t’ua shpërndante familjeve në këmbim të votave./Dosja.al

3 VITE ME PARE

Rivali i denoncoi të birin me furgonin me ushqime, kandidati i PS në Has: Ishin pako për natën e Kadrit

'Rezerva shtetërore'/ Kandidati i opozitës i kapi djalin
HAS- Kandidati i Partisë Socialiste për bashkinë e Hasit, Halit Mulaj ka reaguar një ditë pas denoncimit të fortë të kandidatit të "Bashkë Fitojmë", Miftar Dautit se një furgon i drejtuar nga i biri i Mulajt ishte duke shpërndarë ushqime në këmbim të votës për 14 majin. Në një reagim publik, Mulaj thotë se kutitë me ushqime që shihen në pamje jepen çdo vit për besimtarët myslimanë me rastin e natës së "Kadrit". 

Sqarimi i plotë i Halit Mulajt:

Në këtë natë KADRI dua të shpreh gjithë keqardhjen Time, gjithë neverinë dhe indinjaten jo vetëm Timen, ndaj rivalit tim, që disa pako tradicionalisht të përvitshme në këtë natë të bekuar jepen, po e ekzagjeron si blerje votash.
Më vjen turp dhe u them sinqerisht se, nuk arrij ta kuptoj gjjthë këtë egzagjërim!!
E vetmja gjë që po kuptoj në gjithë këtë histori, është se, rivali im po tregohet shum i vogël, gjë që unë nuk e dija që është në këtë nivel!!
Të dashur miqtë e mi, nuk dua të merrem me vogëlsira, ua lë në dorë Ju të dashur Hasian, ta refuzoni masivisht këtë vogëlsirë më 14 maj,
Duke u kërkuar ndjesë për këtë reagim të detyruar nga sjellja negative e rivalit.
Uroj vetëm gëzime në familjet Tuaja..!!!/Dosja.al

3 VITE ME PARE

VIDEO/ Kandidati i Opozitës ndalon furgonin e djalit të rivalit të tij në Has: E ka mbushur me ushqime për vota, kemi lajmëruar policinë

'Rezerva shtetërore'/ Kandidati i opozitës i kapi djalin
Miftar Dauti

HAS- Kandidati i koalicionit opozitar "Bashkë Fitojmë", Miftar Dauti, ka ndaluar furgonin e djalit të kandidatit të PS Halit Muja. Në një lidhje live për Çim Peka Live, Dauti u shpreh se djali i Mujës e kishte mbushur furgonin me ndihma që do t’ua shpërndante familjeve në këmbim të votave. Ai thotë se ka lajmëruar policinë dhe pret që të hapet furgoni për të parë se më çfarë ka qenë i mbushur si dhe shtoi se duhen marrë masa për këto raste.

“Po rrinim në qytet dhe furgoni i djalit të kandidatit të PS ishte mbushur me ndihma. E kemi ndaluar furgonin. Kemi njoftuar policinë dhe janë këtu. I kemi kërkuar policisë që ta hapë furgonin, por ende nuk është hapur. Po presim të vijnë edhe mediat. Me këto ndihma kandidati i PS po tenton të blejë votat në Has, po përdor të gjitha mjetet. Shfrytëzon postin edhe duke shkuar nëpër shtëpitë e familjarëve duke blerë vota,”- tha Dauti.

 

has skandali me ndihmat ne has

Sondazh

Poll

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë

"Kryeministri gënjeu"/ Gazetarja thirrje qytetarëve: Ai që të vjedh sot, do e bëjë dhe nesër

35-vjetori i PS në Tiranë/ Rama: Arsyeja e fitores së PS është aftësia për t’u hapur!

Mbyllet protesta për Zvërnecin #dosja #protesta #zverneci

Protesta për Zvërnecin/ Qytetarja: Ne nuk e lëshojmë sheshin pa u heq gardhi në Zvërnec dhe Rrjoll

Qytetarja: Kërkojmë anulimin e ligjit për zonat e mbrojtura, nuk ka negociata

"Anulo projektin"/ Me pankarta në duar, të rinjtë 'pushtojnë' kryeministrinë: Jep dorëheqjen

"Janë provokime"/ Çfarë po ndodh para ambienteve të Kryeministrisë?

Protestuesit i përgjigjen kryeministrit Rama: Jep dorëheqje nuk ka dialog!

Qytetarët zbresin sërish në shesh, protestojnë kundër projektit në Zvërnec

Ermonela Jaho mbështet protestën për Zvërnecin, shpërndan pamjet në rrjetet sociale

Skandali me ADS/ Berisha: U ngrit pa vendim qeverie, Rama krijoi një monstër për të vjedhur

"Populli flet në ditën e zgjedhjeve"/ Kryeministri: Thirrjet 'O Rama të QR' nuk funksionojnë me mua

Projekti për Zvërnecin/ Rama për hetimet e SPAK: Investimi nuk ndalon sa kohë unë jam këtu!

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Mesazhi i Antonio Costës: Përshpejtoni luftën kundër krimit dhe korrupsionit në vend

Grabitet me armë një bankë e nivelit të dytë në Tiranë