LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Rikthehen tensionet në Veri/ Sumohet me mjete shpërthyese komuna e Zveçanit, Kurti: Kanë për qëllim të mbjellin frikë! Policia rrit masat e sigurisë

• Veriut të Kosovës i janë rikthyer tensionet dhe incidentet me mjete shpërthyese. • Ndërtesa e Komunës së Zveçanit në veri të Kosovës është sulmuar me një mjet shpërthyes, që dyshohet të jetë granatë dore, të enjten para mesnatës. • Ky është sulmi i dytë ndaj institucioneve në Zveçan, komunë e banuar me shumicë serbe, në dy ditët e fundit, pas sulmit me granata dore në një stacion policor. • Zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës për veriun, Veton Elshani.tha se sulmi i shkaktoi dëme ndërtesës së Komunës dhe katër automjeteve të parkuara aty pranë, dhe se policia ka nisur hetimet. • Ai theksoi se nuk ka të lënduar nga ky shpërthim dhe se policia nuk ka identifikuar ende ndonjë të dyshuar për kryerjen e sulmit. • Lidhur me ngjarjen, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha se këto sulme janë akte kriminale dhe terroriste që kanë qëllim të ndjellin frikë. • Por, ai këmbënguli se gjendja e sigurisë në veriun të Kosovës nuk ka qenë kurrë më e sigurt se sa tani. • Në një postim në Facebook, ministri i Brendshëm i Kosovës, Xhelal Sveçla, e fajësoi Serbinë për atë që ai e quajti "dirigjimin" e bandave kriminale për kryerjen e sulmet të ditëve të fundit ndaj institucioneve në veri. •Komuna e Zveçanit udhëhiqet nga një kryetar shqiptar prej fillimvitit 2023, pasi serbët dhanë dorëheqje nga institucionet e Kosovës dhe i bojkotuan zgjedhjet komunale në prill të atij viti. • Të mërkurën, kuvendi komunal i Zveçanit festoi 28 Nëntorin, përvjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë, në një seancë solemne. Kryetari i Komunës, Ilir Peci, gjithashtu e dënoi sulmin ndaj ndërtesës së komunës, i cili vjen vetëm dy ditë pasi në stacionin policor në këtë qytet u hodhën dy granata dore nga persona të panjohur. • Ndërkohë, incidentet e fundit kanë bërë që policia e Kosovës të shtojë masat e sigurisë. • Përmes një deklarate, Policia e Kosovës ka njoftuar se ka rritur masat e sigurisë në shkallë vendi përfshirë edhe Veriun e Kosovës. • Sipas njoftimit të policisë, rritja e masave ka për qëllim shtimin e sigurisë publike për të gjithë qytetarë dhe parandalimin e incidenteve të natyrave të ndryshme. • U njoftua rritja e prezencës policore në terren, për më shumë patrullime dhe rritje të bashkëpunimit me qytetarët.

6 artikuj për këtë temë.

1 VITE ME PARE

Shpërthim i fuqishëm në veri të Kosovës, dëmtohet kanali i ujit të Ibër-Lepencit

Rikthehen tensionet në Veri/ Sumohet me mjete shpërthyese komuna e

KOSOVË- Një shpërthim i fuqishëm është dëgjuar mbrëmjen e sotme në fshatin Varagë të Zubin Potokut. Si pasojë e shpërthimit është dëmtuar kanali i ujit të Ibër-Lepencit.

Lajmin e ka konfirmuar zëvendësdrejtori i policisë për rajonin e veriut, Veton Elshani.

“Po, është dëgjuar një shpërthim në kanalin e ujit dhe ekipet policore janë duke punuar që sa më shpejtë ta zbardhin rastin”, ka thënë Elshani. Sipas raportimeve uji ka nisur të rrjedhë nga kanali në mënyrë të pakontrolluar

1 VITE ME PARE

Incidentet e fundit në veri/ Policia e Kosovës rrit masat e sigurisë: Për ruajtjen e rendit dhe qetësisë publike

Rikthehen tensionet në Veri/ Sumohet me mjete shpërthyese komuna e
policia e Kosoves

KOSOVË- Incidentet e fundit në veri të Kosovës kanë bërë që policia të shtojë masat e sigurisë. Gjatë ditëve të fundit, u sulmua me granata dore stacioni policor dhe objekti i komunës në Zveçan. 

Përmes një deklarate, Policia e Kosovës ka njoftuar se ka rritur masat e sigurisë në shkallë vendi përfshirë edhe Veriun e Kosovës. Sipas njoftimit të policisë, rritja e masave ka për qëllim shtimin e sigurisë publike për të gjithë qytetarë dhe parandalimin e incidenteve të natyrave të ndryshme.

Njoftohet rritja e prezencës policore në terren, për më shumë patrullime dhe rritje të bashkëpunimit me qytetarët.

“Me planifikimet e parapara do të ketë shtim të aktiviteteve policore për të ofruar më shumë siguri në tërë vendin, për të gjithë qytetarët pa dallim. Planifikimet operative policore do të fokusohen në rritjen e prezencës policore në terren, duke realizuar më shumë patrullime në zona më kritike, më shumë pika kontrolli dhe rritje të bashkëpunimit me qytetarët”, thuhet në njoftim.

Më tej theksohet se “policia me anë të veprimeve operative dhe atyre inteligjente do të ketë synim që të ruajë rendin e qetësinë publike, të parandalojë aktet kriminale e të hetojë e vejë para drejtësisë të gjitha ata që do të guxojnë të atakojnë sigurinë, ligjin dhe rendin kushtetues”.

1 VITE ME PARE

Zyrtarët e Kosovës e dënojnë sulmin ndaj Komunës së Zveçanit si akt kriminal

Rikthehen tensionet në Veri/ Sumohet me mjete shpërthyese komuna e
komuna e zvecanit

KOSOVË- Zyrtarët e Kosovës e kanë dënuar si akt kriminal një sulm ndaj ndërtesës së Komunës së Zveçanit në veri të Kosovës të enjten vonë, i cili ishte i dyti brenda dy ditëve ndaj institucioneve të vendit në këtë komunë të banuar me shumicë serbe, pas sulmit me granata dore në një stacion policor.

Zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës për veriun, Veton Elshani, tha për Radion Evropa e Lirë se ndërtesa komunale u sulmua me mjet shpërthyes të enjten para mesnatës, i cili dyshohet se ishte “granatë dore e llojit M-75”.

Elshani theksoi se nuk ka të lënduar nga ky shpërthim dhe se policia nuk ka identifikuar ende ndonjë të dyshuar për kryerjen e sulmit. Sulmi i shkaktoi dëme ndërtesës së Komunës dhe katër automjeteve të parkuara aty pranë, ndërsa policia ka nisur hetimet tashmë, sipas Elshanit.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha se këto sulme “janë akte kriminale dhe terroriste që kanë qëllim të ndjellin frikë”, kur u pyet për sulmin të premten gjatë një ngjarjeje në Podujevë.

Por, ai nguli këmbë se gjendja e sigurisë në veriun e tensionuar të Kosovës “kurrë nuk ka qenë më e mirë e sigurt se sa tani”.

“Keqbërës nuk është që nuk ka, mirëpo strukturat kriminale ose kanë ikur në Serbi, ose janë në burg në Kosovë, ose strehohen diku edhe jashtë rajonit tonë. Nuk kemi burime të brendshme të destabilitet potencial, apo të kërcënimit të sigurisë, të cilët nuk i menaxhojmë, e nuk ia dalim në ballafaqim me ta”, tha Kurti.

Në një postime në Facebook, ministri i Brendshëm i Kosovës, Xhelal Sveçla, e fajësoi Serbinë për, siç tha, "dirigjimin" e bandave kriminale për kryerjen e sulmet të ditëve të fundit ndaj institucioneve në veri.

"Në kohën kur po çmontohen ditë e më shumë, dëshpërimisht duan të tregojnë se ende janë këtu dhe të fortë. Por, ne jemi më të vendosur se kurrë deri në eliminimin e plotë të secilës grimcë kriminale e terroriste në vendin tonë", shkroi Sveçla.

Ai e përsëriti se "koha e pandëshkueshmërisë dhe amnistisë ndaj bandave kriminale ka përfunduar. Kushtetushmëria, ligjshmëria, rendi e ligji do të funksionojnë në çdo cep sikurse liria dhe të drejtat e qytetarëve nuk mund t’i ndalojë askush përmes frikës e terrorizimit".

Sulmi u dënua edhe nga ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal të Kosovës, Elbert Krasniqi, i cili tha se sulmet e tilla “nuk do të zbehin vendosmërinë e institucioneve të Kosovës për të vendosur rendin dhe për të garantuar mirëqenien për të gjithë qytetarët tanë”.

“Mbrëmë grupe kriminale kanë sulmuar me granatë dore Komunën e Zveçanit. Komunat e Republikës së Kosovës janë funksionale dhe të gatshme për t’i shërbyer të gjithë qytetarëve të tyre, pa dallim”, shtoi ai.

Komuna e Zveçanit udhëhiqet nga një kryetar shqiptar prej fillimvitit 2023, pasi serbët dhanë dorëheqje nga institucionet e Kosovës dhe i bojkotuan zgjedhjet komunale në prill të atij viti.

Të mërkurën, kuvendi komunal i Zveçanit e shënoi 28 Nëntorin - përvjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë - në një seancë solemne. Kjo është hera e parë që u shënua kjo ngjarje - e cila nuk është festë zyrtare në Kosovë - në këtë komunë.

Kryetari i Komunës, Ilir Peci, e dënoi sulmin në një postim në Facebook, ku publikoi edhe fotografi që shfaqin dëmet që shkaktoi shpërthimi.

"Si kryetar i Komunës, unë e dënoj fuqishëm këtë akt të papranueshëm të dhunës dhe terrorit ku para dy dite ka ndodhur i njëjti sulm në stacionin policor të Komunës së Zveçanit", tha Peci.

Në vitet e fundit, në veri të Kosovës janë regjistruar një sërë sulmesh të tilla.

Rastet e hedhjeve të mjeteve shpërthyese dhe djegie të veturave u rritën veçmas gjatë periudhës kur po zbatohej vendimi i Qeverisë së Kosovës për konvertimin e targave serbe në ato RKS – Republika e Kosovës.

Prej atëherë, tensionet në veri vazhdojnë të jenë kryesisht të larta, gjithashtu për shkak të atyre që Qeveria e Kosovës i konsideron si hapa për shtirje të sovranitetit në këtë pjesë.

Sulmi ndaj ndërtesës së Komunës të mërkurën vjen vetëm dy ditë pasi stacioni policor në këtë qytet verior u sulmua me dy granata dore nga persona të panjohur.

Në fillim të kësaj jave, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, njoftoi se në fshatin Izvor të Zveçanit po ndërtohej një nënstacion i ri policor.

Përfaqësuesit e komunitetit serb kundërshtojnë ndërtimin e stacioneve policore ose bazave policore, me arsyetimin se ata janë të ekspozuar ndaj “presioneve dhe diskriminimit” nga ana e Policisë.

Drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviç, e ka vlerësuar ndërtimin e stacioneve të reja si “një mjet shtesë për shtypjen dhe dëbimin e popullatës serbe”./REL

1 VITE ME PARE

Sulmi në Zveçan/ Kurti: Shprehje e pafuqisë së keqbërësve që kanë qëllim të mbjellin frikë! Nuk ka individ e as struktura që janë më të fuqishme se Kosova

Rikthehen tensionet në Veri/ Sumohet me mjete shpërthyese komuna e
Kurti

KOSOVË- Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka reaguar së fundmi në lidhje me sulmin e regjistruar pak pas mesnatë në komunën e Zveçanti. Kurti në reagimin e tij ka dënuar sulmet që po bëhen ndaj institucioneve në veri ndërsa theksoi se ato kanë qëllim vetëm të mbjellin frikë. Ai shtoi se këto sulme janë shprehje e pafuqisë së disa keqbërësve.


“Keqbërës nuk është që nuk ka, mirëpo strukturat kriminale ose kanë ikur në Serbi, ose janë në burg në Kosovë. Nuk kemi burime të brendshme të destabilitet potencial, që nuk i menaxhojmë, e nuk ia dalim në ballafaqim me ta. Shprehje e pafuqisë së tyre, akte terrorizimi, që kanë qëllim të mbjellin frikë”, u shpreh Kurti.

Ai tha se në Kosovë nuk mund të ketë as individë e as struktura që janë më të fuqishme se sa shteti i pavarur i Kosovës. Sulmin e ka dënuar edhe ministri i Pushtetit dhe Administrimit Lokal, Elbert Krasniqi. Në një reagim të bërë në Facebook, ai ka shkruar se mbrëmë grupe kriminale kanë sulmuar me granatë dore Komunën e Zveçanit.

“Dënoj fuqishëm sulmin kriminal e qyqar ndaj objektit të Komunës së Zveçanit. Komunat e Republikës së Kosovës janë funksionale dhe të gatshme për t’i shërbyer të gjithë qytetarëve të tyre, pa dallim. Sulmet e tilla nuk do të zbehin vendosmërinë e institucioneve të Republikës së Kosovës për të vendosur rendin dhe për të garantuar mirëqënien për të gjithë qytetarët tanë. Republika nuk zmbrapset", shkroi ai.

 

1 VITE ME PARE

Hedhja e granatës në komunën e Zveçanit/ Sveçla: Sulmet ndaj institucioneve në veri, shprehje e dëshpërimit të bandave kriminale që kontrollohen nga Beogradi!

Rikthehen tensionet në Veri/ Sumohet me mjete shpërthyese komuna e
Sveçla

KOSOVË- Ministri i Punëve të Brendshme në Kosovë, Xhelal Sveçla ka reaguar pas sulmit me granata dore të regjistruar pak pas mesnate në komunën e Zveçanit. Zveçla tha se sulmet e ditëve të fundit ndaj institucioneve në veri janë shprehje e dëshpërimit të bandave kriminale të cilat kontrollohen nga Beogradi.

“Në kohën kur po çmontohen ditë e më shumë, dëshpërimisht duan të tregojnë se ende janë këtu dhe të fortë. Por, ne jemi më të vendosur se kurrë deri në eliminimin e plotë të secilës grimcë kriminale e terroriste në vendin tonë”, tha ai.

Më tej Sveçla shtoi se ligji do të funksionojë në çdo cep të Kosovës. Ai thekoi se në këto 4 vite e kanë përsëritur se koha e pandëshkueshmërisë dhe amnistisë ndaj bandave kriminale ka përfunduar. Ministri tha se  Kushtetushmëria, ligjshmëria, rendi e ligji do të funksionojnë në çdo cep sikurse liria dhe të drejtat e qytetarëve nuk mund t’i ndalojë askush përmes frikës e terrorizimit”

“E themi troç atë që kemi përsëritur përgjatë këtyre katër viteve: Koha e pandëshkueshmërisë dhe amnistisë ndaj bandave kriminale ka përfunduar. Kushtetushmëria, ligjshmëria, rendi e ligji do të funksionojnë në çdo cep sikurse liria dhe të drejtat e qytetarëve nuk mund t’i ndalojë askush përmes frikës e terrorizimit”, shtoi ai.

Të enjten pak para mesnate është sulmuar me granatë objekti i komunës së Zveçanit. Nuk është raportuar për të lënduar, ndërsa është dëmtuar hyrja e objektit të komunës dhe disa makina.

1 VITE ME PARE

Sulmohet me mjete shpërthyese ndërtesa e Komunës së Zveçanit në Kosovë, dëmtohen dhe 4 automjete

Rikthehen tensionet në Veri/ Sumohet me mjete shpërthyese komuna e
Ndërtesa e Komunës së Zveçanit

KOSOVA- Ndërtesa e Komunës së Zveçanit në veri të Kosovës është sulmuar me një mjet shpërthyes, që dyshohet të jetë granatë dore, të enjten para mesnatës, tha për Radion Evropa e Lirë zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës për veriun, Veton Elshani.

“Mbrëmë para mesnatës pati një shpërthim që ne dyshojmë se ishte granate dore e llojit M-75”, tha Elshani.

Ky është sulmi i dytë ndaj institucioneve në Zveçan, komunë e banuar me shumicë serbe, në dy ditët e fundit, pas sulmit me granata dore në një stacion policor. Elshani tha se sulmi i shkaktoi dëme ndërtesës së Komunës dhe katër automjeteve të parkuara aty pranë, dhe se policia ka nisur hetimet. Ai theksoi se nuk ka të lënduar nga ky shpërthim dhe se policia nuk ka identifikuar ende ndonjë të dyshuar për kryerjen e sulmit.

Komuna e Zveçanit udhëhiqet nga një kryetar shqiptar prej fillimvitit 2023, pasi serbët dhanë dorëheqje nga institucionet e Kosovës dhe i bojkotuan zgjedhjet komunale në prill të atij viti. Në vitet e fundit, në veri të Kosovës janë regjistruar një sërë sulmesh të tilla. Rastet e hedhjeve të mjeteve shpërthyese dhe djegie të veturave u rritën veçmas gjatë periudhës kur po zbatohej vendimi i Qeverisë së Kosovës për konvertimin e targave serbe në ato RKS – Republika e Kosovës.

Prej atëherë, tensionet në veri vazhdojnë të jenë kryesisht të larta, gjithashtu për shkak të atyre që Qeveria e Kosovës i konsideron si hapa për shtirje të sovranitetit në këtë pjesë. Sulmi ndaj ndërtesës së Komunës të mërkurën vjen vetëm dy ditë pasi stacioni policor në këtë qytet verior u sulmua me dy granata dore nga persona të panjohur.

Në fillim të kësaj jave, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, njoftoi se në fshatin Izvor të Zveçanit po ndërtohej një nënstacion i ri policor. Përfaqësuesit e komunitetit serb kundërshtojnë ndërtimin e stacioneve policore ose bazave policore, me arsyetimin se ata janë të ekspozuar ndaj “presioneve dhe diskriminimit” nga ana e Policisë. Drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviç, e ka vlerësuar ndërtimin e stacioneve të reja si “një mjet shtesë për shtypjen dhe dëbimin e popullatës serbe”./ REL

shperthim ne komunen e zvecanit albin kurti xhelal svecla

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj