Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Dita e 5-të e protestës për Zvërnecin/ Nis marshimi drejt bulevardit: Revolucion 4 Qershor, 18:26 Sot pro...
Dita e 5-të e protestës për Zvërnecin/ Nis marshimi drejt bulevardit: Revolucion 4 Qershor, 18:26 Sot pro...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
• Rikthimi i basteve sportive online ka sjellë reagime nga ana e Opozitës dhe jo vetëm. Deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe se nga "Fundi i Marrëzisë" kjo çështje u kthye në një "Marrëzi pa fund", referuar operacionit që mbylli lojërat e fatit në Shqipëri. • Opozita mendon se e gjitha po bëhet për të favorizuar familjen e kryeministrit Edi Rama dhe për t’i lënë licensën në dorë, vëllait të kreut të qeverisë, Olsi Rama. • Sekretari për Çështjet Ligjore në Partinë Demokratike, Ivi Kaso e konsideron kryeministrin Edi Rama një kuzhinetë të mekanizmit kriminal me kthimin e basteve sportive. Kaso shprehet se ajo që bëri Rama sot ishte një dëgjesë turpi, që u bë për t'i dhënë licensën e lojërave të fatit vëllait të tij, Olsi Rama. • Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta e shikon si monopolizim të familjes së kryeministrit Edi Rama nismën për të lejuar rikthimin e basteve sportive. Teksa risolli para gazetarëve një video të vitit 2018, kur kryeministri mbronte në "Zonë e Lirë" mbylljen e bixhozit si të ndaluar nga Kurani, Meta e quajti Ramën një delenxhi ndërsa tha se qëllimi është pasurimi familjar. • Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku akuzon kryeministrin Edi Rama se rikthimi i basteve sportive është një skemë e tij që tregon se lojërat e fatit përdoren për interesa personale nga qeveria.
4 artikuj për këtë temë.
TIRANË- Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku akuzon kryeministrin Edi Rama se rikthimi i basteve sportive është një skemë e tij që tregon se lojërat e fatit përdoren për interesa personale nga qeveria. Në një postim në Facebook, pikërisht në datën që Rama mbajti një dëgjesë me synim rikthimin e basteve sportive online, Tabaku thotë se për këtë akuzë është edhe në gjyq me kreun e qeverisë.
Postimi:
Hapja e basteve nga ai që premtoi mbylljen përfundimtare të tyre. Me Edi Ramën kam një çështje në gjykatë që lidhet me një akuzë që ai ka drejtuar ndaj meje. Fillesa e kësaj çështje gjyqësore nisi pikërisht për shkak të Ligjit për Lojërat e Fatit, një ligj që Rama e miratoi për interesat e tij, e shtyu zbatimin për interesat e tij dhe që më vonë i mbylli pikat e basteve po për interesin e tij. Nga viti 2013 e deri më tani trajektorja e qeverive Rama dhe vetë kryeministrit me lojërat e fatit është si vijon:
- Një ligji klientelist që në vitin 2015 e ndryshuan në seancën parlamentare për të përmbushur qokat e tyre elektorale.
- E njëjta mazhorancë që përmes një aksioni fasadë “Fundi Marrëzisë” prodhuan marrëzinë e basteve pafund.
- I njëjti kryetar mazhorance që megjithëse miratoi një ligj tërësisht klientelist nuk solli asnjë akt nënligjor për ligjin që miratoi për mbi 2 vite.
- I njëjti drejtues mazhorance që së paku heshti kur deputetët e tij votuan shtyrjen e hyrjes në fuqi të Ligjit të Lojërave të Fatit që vetë votuan me ndryshimet që vetë përcaktuan dhe me aktet normative që po vetë nuk i sollën në kuvend.
- I njëjti njeri që e gjeti Shqipërinë me 938 pika bastesh dhe e çoi me 4230 të tilla.
- Nën këtë mazhorancë për një muaj rresht shqiptarët u bombarduan me publicitetin edhe promocionin e lojërave të fatit edhe në TVSH që paguhet me taksat e shqiptarëve.
Kështu kur në vitin 2018 Edi Rama fliste si i paditur për bandat kriminale që ishin të lidhura me Lojërat e Fatit, ishte një ironi e madhe. Për mbi 2 vite nga Foltorja e Kuvendit të Shqipërisë kam folur dhe lexuar paragrafë të tërë nga raportet ndërkombëtare se si paratë e pista pastroheshin tek Lojërat e Fatit.
Në po të njëjtin vend kam debatuar me kryeministrin dhe ministrin e financave (ish zv kryeministrin e deridjeshëm) në lidhje me “incentivat” që kjo mazhorancë socialiste i jepte lojërave të fatit deri në përjashtimet nga TVSH-ja të vitit 2014. Sikundër kam debatuar me po të njëjtët persona kur Ligji nuk respektohej dhe pikat e basteve mbinë në kundërshtim me ligjin deri ngjitur me xhamitë, kishat dhe shkollat.
Nuk e zhvillova këtë debat në kushtet e një puritaneje, por në kushtet e një qytetareje e angazhuar për të zbatuar ligjin. Por sa më shumë denoncimet vazhdonin aq më shumë shtohej propaganda.al e qeverisë që as nuk zbatonin ligjet dhe as nuk godisnin paratë e pista që kishin përfshirë Lojërat e Fatit. Ironikisht vetë qeveria përmes firmave të mazhorancës socialiste kërkoi në mënyrë të vazhdueshme që të zgjaste moszbatimin e një ligji që kishin shkruar dhe miratuar po vetë. Kush qe arsyeja? Lidhjet e ngushta të qeverisë me lojërat e fatit.
Shkrime të njëpasnjëshme investigative treguan se si kompani të lidhura me lojërat e fatit kanë nisur ndërtimet në Tiranë. Shqiptarët ndoshta i kanë harruar por media me gjasë do t’i ri publikojë për t’ua rikujtuar se si lojërat e fatit u përdorën për një lavatriçe të madhe. Raportet ndërkombëtare shkruanin përherë e më shumë për lidhjen e ngushtë mes pastrimit të parave dhe lojërave të fatit. Një lidhje që u stis dhe u forcua si pasojë e sy mbylljes së qeverisë dhe institucioneve shtetërore më shumë se sa nga mungesa e legjislacionit.
Mjafton të përmend raportin e Transparency International të botuar as më larg se dy vite më parë që e trajtoi “Ligjin për Lojërat e Fatit” miratuar nga mazhoranca e drejtuar prej Ramës, si një ligj të shkruar me porosi. Një akuzë që nga foltorja e kuvendit Edi Rama e ka dëgjuar nga unë dhe padyshim edhe nga deputetë të tjerë të Partisë Demokratike. E kur kupa u mbush dhe çmenduria doli jashtë kontrollit, Edi Rama vendosi që të shndërrohej në “puritan” duke urdhëruar mbylljen e Lojërave të Fatit. Të lexoje fjalimin e tij në kuvend, do të lexoje argumentet e asaj opozite që ai kishte sulmuar aq ethshëm për vite me radhë. Madje shkoi deri aty sa të citonte “Kuranin dhe Biblën” vetëm e vetëm për t’i dhënë vetes atribute gati hyjnore në luftën e tij kundër Lojërave të Fatit.
Sot, çuditërisht ky njeri që nga Foltorja e Kuvendit lexonte “skedat penale të pronarëve të Kompanive të Basteve” (citoj Edi Ramën nga fjalimi në kuvend), i njëjti kryeministër që nga po e njëjta foltore deklaroi “ndalimin përfundimtar të bixhozit” ka vendosur që të rikthejë “lojërat e fatit”. Çdokush që ka pak respekt për integritetin dhe peshën e fjalës, secili që ka pak respekt mbi çfarë ka thënë duhet të pyesë veten se si ka mundësi që njeriu që në sy të mijëra shqiptarëve ka deklaruar se “Bixhozi është një ves shkatërrues. Edhe Kurani e ndalon bixhozin. E kam lexuar dhe shpjegohet në një mënyrë shumë të bukur” tanimë është i gatshëm të rihap këtë ves shkatërrues?
Hipokrizia e kryeministrit që na drejton që kur interesi i tij personal, politik dhe tërësisht jo publik e thërret të ndërmarrë akte drastike që më pas i zhbën po për interesin e tij personale është po aq kriminale sa korrupsioni dhe vjedhja. Arsyeja se përse sot jam në një gjyq me Edi Ramën është pikërisht akuza ime se ky kryeministër ka përdorur Lojërat e Fatit për interesin e tij personal. Aksioni i tij kundër tyre (që në fakt i forcoi më shumë ato), lufta e tij kundër tyre (që në fakt i stimuloi në vende të tjera) e deri tentativat e tij për t’i rihapur ato pasi është zotuar si një hero puritan për t’i mbyllur është provë e qartë se akuzat e dhëna prej meje nuk ishin sajesa dhe as shpifje.
Kryeministri Edi Rama i ka hapur rrugë rikthimit të basteve sportive online që rezultojnë të mbyllura që në fund të vitit 2018. Në një dëgjesë me përfaqësues të Federatave të Sportit e Ministres së Arsimit Evis Kushi, Rama tha se ka pasur një presion pozitiv për rikthimin e kësaj veprimtarie. Por, për ‘dritën jeshile’, Rama ka dy kushte. E para, këto veprimtari do të hapen nga kompani ndërkombëtare dhe fitimet do të shkojmë për investime në fushën e sportit.
TIRANË- Deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe ka dalë me një reagim ditën e sotme pas diskutimit të zhvilluar nga kryeministri, Edi Rama lidhur me hapjen dhe lejimin e basteve online.
Braçe shkruan se nga "Fundi i Marrëzisë" kjo çështje u kthye në një "Marrëzi pa fund" ku nuk munguan as akuzat për drejtuesit e lartë të sportit në vend. Sipas deputetit socialist të njëjtët palaço që kanë marrë peng sportin sot flasin për sportin.
"NGA “FUNDI I MARREZISE” TEK “MARREZIA PA FUND”, te njejtet njerez- te njejtet usheheqes, te njejtet vendimmarres; Por edhe te njejtet palaco qe kane marre peng sportin, flasin ne emer te sportit dhe perdorin sportin per BASTET E TYRE!”, shkruan Braçe.
NGA “FUNDI I MARREZISE” TEK “MARREZIA PA FUND”;
— Erion Brace (@ErionBrace) August 31, 2022
te njejtet njerez- te njejtet usheheqes, te njejtet vendimmarres;
Por edhe te njejtet palaco qe kane marre peng sportin, flasin ne emer te sportit dhe perdorin sportin per BASTET E TYRE!
TIRANË- Sekretari për Çështjet Ligjore në Partinë Demokratike, Ivi Kaso e konsideron kryeministrin Edi Rama një kuzhinetë të mekanizmit kriminal me kthimin e basteve sportive. Në deklaratë për mediat, Kaso shprehet se ajo që bëri Rama sot ishte një dëgjesë turpi, që u bë për t'i dhënë licensën e lojërave të fatit vëllait të tij, Olsi Rama. Sipas Kasos, ata që folën sot, nuk janë më shumë se bastexhinj të punëve dhe fateve të Shqipërisë në zyrat e shtetit që i dinë skuta kumari.
Deklaratë e Sekretarit për Çështjet Ligjore në PD, Ivi Kaso:
Në vitin 2013, Edi Rama me ministrin e tij, atëhere ‘kampion’, tashmë në burg, e kodonin si ‘fundi i marrëzisë’ operacionin për mbylljen e basteve. Makina e madhe e propagandës u vu në shërbim të idesë se, ky hap ndërmerrej për të pastruar qytetin, për të shpëtuar Shqipërinë, nënat e motrat e saj, për t’i lënë burrat “që të shkonin në darkë në shtëpi te gratë”. Pas nëntë vitesh në pushtet, Edi Rama me ‘klanin e babëzisë’ kthehen në vendin e krimit me këngën e një avazi të ri. Sot thonë: Bastet janë të mira. Të kthehen bastet. Rrofshin bastet!
Partia Demokratike e neverit qëndrimin hipokrit, haluçinanat dhe hajdutëror të Edi Ramës. Kur ai bën, njëherë si gardian i familjes dhe vlerve të saj, dhe një herë si ‘kampion i ideve liberale’, nuk është as njëra as tjetra. Ai është kuzhineta në mekanizmin kriminal që sundon sot Shqipërinë. Një kuzhinetë që e lëviz karrocerinë e punëve të shtetit dhe parave publike në drejtim të të vëllait, shokëve të tij dhe ‘çunave problematikë’ të të gjitha ngjyrave. Sot i kishte mbeldhur të gjithë vasalët në një dëgjesë turpi, për të bërë, asgjë më shumë se dhënien e licencës Olsit të familjes. Figurantët e sotshëm, dhe ai bashkë me ta, nuk janë më shumë se bastexhinj të punëve dhe fateve të Shqipërisë në zyrat e shtetit që i dinë skuta kumari.
Duam t’i kujtojmë zotërisë së tij, që ua kushtonte nënave dhe motrave mbylljen e basteve se, sot nëpër Shqipëri ka shumë nëna dhe motra veshur në të zeza nga përplasja që nisi në vitin 2013 mes grupeve rivale në këtë biznes. Me politikën “hëngshin kokat!” Edi Rama ka prodhuar një shtet ku terrori është një fakt, dhe krimi një skedinë ku rendi dhe siguria e humbin përherë ndeshjen. Me qaravitjen hipokrite me ‘nënat dhe motra’, Edi Rama nuk ka patur ndërmend shqiptarët, por të vëllanë. Partia Demokratike i kujton Edit, Olsit dhe të gjithë kumarxhinjve, se ora e llogarisë së tyre po luhet në sytë e popullit. Pasuria që i ka fryrë deri te qerpikët nuk do t’i shpëtojë dot. Rreziku që ata përbëjnë për Shqipërinë do t’u kthehet kundër.
Kryeministri Edi Rama i ka hapur rrugë rikthimit të basteve sportive online që rezultojnë të mbyllura që në fund të vitit 2018. Në një dëgjesë me përfaqësues të Federatave të Sportit e Ministres së Arsimit Evis Kushi, Rama tha se ka pasur një presion pozitiv për rikthimin e kësaj veprimtarie. Por, për ‘dritën jeshile’, Rama ka dy kushte. E para, këto veprimtari do të hapen nga kompani ndërkombëtare dhe fitimet do të shkojmë për investime në fushën e sportit.
TIRANE- Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta e shikon si monopolizim të familjes së kryeministrit Edi Rama nismën për të lejuar rikthimin e basteve sportive. Teksa risolli para gazetarëve një video të vitit 2018, kur kryeministri mbronte në "Zonë e Lirë" mbylljen e bixhozit si të ndaluar nga Kurani, Meta e quajti Ramën një delenxhi ndërsa tha se qëllimi është pasurimi familjar.
Pyetja nga gazetarja: Grupet e interesit për bastet, ju e dekretuat ligjin dhe sot është nisma e tij për të rikthyer bastet kur tha se kurani nuk e lejon bixhozin?
Meta tregon VD dhe thotë: Video është edhe më e gjatë, edhe më e gjatë e një delenxhiu që me shqetësimin gjoja për të ruajtur fëmijët dhe familjet shqiptare, vendosi mbylljen dhe sot gjoja gjen një alibi se do të ndihmojë sportin, se kush e pengoi këtë 10 vite të mos e ndihmonte sportin me vjedhje të fryra 5 dhe 10 vite. Të gjithë e kuptojnë, po përpiqet të vejë monopolin e familjes së tij në krye të lojërave të fatit dhe bixhozit. është aventurier sa mendon se mund të vejë në bixhoz të ardhmen e një vendi të tërë.