LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

'Bastet' te 'Ekonomia'/ Shyti: Nëse nuk rikthehen kompanitë që ishin, skema dështon! Braçe: I ka pasur në dorë krimi

•Në komisionin e Ekonomisë grupet e interesit kanë diskutuar për projektligjin për rikthimin e basteve online. •Përfaqësuesit e Shoqatës së Basteve kërkojnë rikthimin e kompanive që i kanë menaxhuar para 2018. •Ish-kreu i Shoqatës së Basteve, Artan Shyrti tha se ligji ka probleme, si dhe paralajmëroi se do të dështojë nëse nuk do të jenë në lojë kompanitë e vjetra. •Për deputetin Erion Braçen, kjo është shantazh dhe të përfaqësosh krimin në Komision. •Ai akuzoi për shantazh kreun e shoqatës së basteve, ndërsa tha se ai dhe kolëgë të tjerë kishin marrë telefonata nga burgu me qëllim kthimin në biznes te kompanive që ishin para vitit 2018. •Deputeti Dashamir Shehi ka shprehur kritika për këtë ligj, ku theksoi se qeveria po legalizon me ligj një ves, ndërsa shtoi se të paktën në këtë rast kjo nismë duhet të sjellë lekë për buxhetin e shtetit. •Tabaku tha se ky projektligj ul konkurrencën dhe përqendron aktivitetin në pak kompani siç ka ndodhur me kompanitë e karburanteve dhe në sektorë të tjerë dhe shtoi se kjo tendencë ku me ligje ngushtohet tregu dhe eliminohet konkurrenca është e dëmshme. •Deputeti demokrat, Edmond Spaho u shpreh se shumë deputetë kanë aktivitete të lojërave të fatit, ndërsa akuzoi dhe policinë se është e implikuar.

5 artikuj për këtë temë.

2 VITE ME PARE

Rikthimi i basteve online/ "Aktivitet i kapur nga mafia", Spaho: Deputetët dhe policia të implikuar

'Bastet' te 'Ekonomia'/ Shyti: Nëse nuk rikthehen
edmond spaho

TIRANË- Deputeti demokrat, Edmond Spaho ka folur ashpër në Komisionin e Ekonomisë, ku tha se lojërat e fatit janë aktivitet i kapur nga mafia.

Spaho gjithashtu u shpreh se shumë deputetë kanë aktivitete të lojërave të fatit, ndërsa akuzoi dhe policinë se është e implikuar.

Më pëlqeu fjala juaj zoti kryetar (ironizon Shalsin), por po luajmë një teatër të madh këtu. I vetmi element që lidh gjendjen këtu në Shqipëri me jashtë, është se edhe andej organizohen lojëra fati. Këdo të marrësh shembull, por andej ka shtet dhe shteti i kontrollon. Edhe andej ka rrjedhje, por këtu nuk i kontrollon, se është palo shtet. Nuk po diskutoj ‘koha juaj, koha jonë’. Ju i mbyllët dhe nuk jeni në gjendje që t’i kontrolloni. Po pranoni se keni falimentuar me kontrollin e lojërave të fatit. Ju mburreni dhe e thoni vetë atë të Enverit. Ai i linte 200 veta atje të luanin, se e dini vetë se si i bënte. Ligj kishim dhe para 2018-ës, nuk ka qenë aktivitet pa ligj.

Duke pasur ligj arritëm në konkluzionin se duhen mbyllur. Sporti është preteksti. Në kushtet e Shqipërisë është aktivitet kriminal. Kush thotë të kundërtën, gënjen, ose është pro mafias. Ky aktivitet është i kapur nga mafia. Politikanë shqiptarë merren me lojëra fati, një numër i konsiderueshëm i deputetëve kanë aktivitet të lojërave të fatit. Ju e dini se cili koleg ka lojëra fati. Ju duhet t’i ndaloni, por nuk ngriheni. Këtu është e bashkuar dhe policia. Me lojëra fati blihet policia, drejtorë policie. I ka nxjerrë media. Lexo se sa komisarë policie janë kapur duke u blerë nga pronarë të lojërave të fatit. Kapi ti se je në krye të qeverisë, unë ngre zërin.”, tha Spaho.

2 VITE ME PARE

"Marrëzi me rregullat e qeverisë"/, Tabaku për bastet online: Ky projektligj ul konkurrencën dhe rrit informalitetin

'Bastet' te 'Ekonomia'/ Shyti: Nëse nuk rikthehen
jorida tabaku

TIRANË- Në mbledhjen e Komisionit të Ekonomisë, deputetja demokrate, Jorida Tabaku tha se ligji i basteve online është marrëzi me rregullat e qeverisë.

Tabaku theksoi se edhe pse aktiviteti i lojërave të fatit u ndalua me ligj ky aktivitet u kanalizua në mënyrë informale. Deputetja tha se ky projektligj ul konkurrencën dhe përqendron aktivitetin në pak kompani siç ka ndodhur me kompanitë e karburanteve dhe në sektorë të tjerë dhe shtoi se kjo tendencë ku me ligje ngushtohet tregu dhe eliminohet konkurrenca është e dëmshme.

“Së pari, të gabosh është njerëzore dhe siç qeveria pranoi dështoi me mbylljen e lojërave të fatit ashtu siç e ka pranuar dhe në relacionin që ka sjellë këtu ku thuhet “edhe pse aktiviteti i lojërave të fatit u ndalua me ligj ky aktivitet u kanalizua në mënyrë informale” gjithmonë aktivitetet që kufizohen rrisin informalitetin dhe krijojnë ilegalitet. Diçka që e kemi thënë edhe në 2018 ku patëm diskutime për këtë çështje. Kërkesa jonë atëherë ka qenë që ta rregullojmë tregun me këto operatorë që janë këtu dhe që të mos përpiqemi që ta përqendrojmë pra eliminojmë konkurrencën, të japim pak licenca dhe ta ulim ushtrimin e tregut në këto katër pesë licenca që jepen dhe faktikisht kjo ndodhi. Aktiviteti u shtua në mënyrë informale dhe qeveria a ishte e paaftë, e pa zonja apo e korruptuar këtë e dini si ju edhe qytetarët që e lejoi të lulëzonte në terren.

Rikthehemi në një moment ku ligji ka ardhur për bastet sportive online. Nga ky rikthim mua më lindin disa shqetësime duke parë ligjin. Na rezulton se nga raporti i konsultimeve publike të gjithë ato grupe apo kompani që janë konsultuar nuk na rezulton të ketë ushtruar aktivitetin e basteve sportive. Pra janë konsultuar, FSHF, KOKSH, Sepcial Olympics in Albania dhe më pas katër apo pesë kazino apo resorte që i shikoj nga emrat sepse e pyeta ministrinë e financave dhe akoma nuk kemi një informacion. A jeni konsultuar dhe ju?
Së dyti, në lidhje me Këshillin Shqiptar që trajton problemet e lojërave të Fatit. Një nga problemet që unë kundërshtova me MFE ishte reklamimi me mediat online. Si është në vendet e reja kjo praktikë? Duke pasur parasysh dhe teknologjitë e reja dhe algoritmet që përdoren që ta risjellin në vëmendje.

Në relacionin dhe projektligj argumentohen disa kritere, specifikisht në nenin 11 të tij, ku parashikohen këto kritere në lidhje për ato që do ushtrojnë këtë aktivitet dhe do licencohen; Kapitali themeltar jo më pak se 40 mln lekë, një nga aksionerët duhet të ketë eksperiencë në vendet e BE dhe OECD. Që këtu janë katër kompani që kanë këto kritere. Pra po ndodh pak a shumë si tek inceneratorët. Fiton kompania që ka disa aksione një kompani e huaj sa fitohet licenca kompania e huaj ikën dhe e merr licencën vetëm kompania shqiptare. Këto kritere bien në sekondë të gjitha dhe licencat do të jipen vetëm për këto kompani që kanë marrë leje.

E para rritja e informalitetit dhe e dyta përqendrimi në pak duar. Çfarë bën përqendrimi në pak duar? Nuk shqetësohem për kompanitë që ofrojnë aktivitetin e lojërave të fatit por për të mirën publike dhe ky projektligj ul konkurrencën dhe përqendron aktivitetin në pak kompani siç ka ndodhur me kompanitë e karburanteve dhe në sektorë të tjerë. Kjo tendencë ku me ligje ngushtohet tregu dhe eliminohet konkurrenca është e dëmshme. Është e dëmshme sepse prishet struktura e tregut dhe konkurrenca dhe për këtë ka folur Transparency International kur tregon kapjen e shtetit. Se këto ligje këto bëjnë dhe orientojnë kur këto kompani ushtrojnë aktivitetin.”, tha Tabaku.

2 VITE ME PARE

"Jemi të pazotë për t'i mbyllur"/ Shehi për ligjin e lojërave të fatit: Të paktën shteti të marrë ca para t'i kalojnë sportit

'Bastet' te 'Ekonomia'/ Shyti: Nëse nuk rikthehen
dashamir shehi

TIRANË- Në mbledhjen e Komisionit të Ekonomisë po diskutohet ligji për bastet online. Gjatë fjalës së tij në mbledhje, deputeti Dashamir Shehi ka shprehur kritika për këtë ligj, ku theksoi se qeveria po legalizon me ligj një ves, ndërsa shtoi se të paktën në këtë rast kjo nismë duhet të sjellë lekë për buxhetin e shtetit.

“Kjo do të jetë një e keqe me ligj. Kjo është një e keqe, një ves. Më mirë që të jetë një ves që ka ça rregulla, se sa pa rregulla. Por që të na e shesin si avancim i shoqërisë, kjo është gënjeshtër. Jemi të pazotë për ta kontrolluar dhe për ta mbyllur. Jemi të pazotë. Le t’i vemë me ligj. Po justifikojmë një ves, shteti do marrë ca para. Po sa luhet në Shqipëri? Unë se kam idenë, por thuhet se luhet pare e madhe. Por që të merret shteti, të marrë ca lekë. Sikur nga këto 200 milionë që luhen, merr ca para, dhe ia jep atletikës. Bastet në Itali viheshin për futbollin, por paratë i merrte atletika. I vetmi justifikim që kemi për këtë punë, është që të marrim ca pare për sportin, se nuk kemi lekë. A marrim aq lekë sa merrnin para ‘Fundit të marrëzisë’? Të paktën të merret dyfishi i kësaj pune. Se i bie që po bëjmë me ligj disa biznesmenë të rinj”, tha Shehi.

2 VITE ME PARE

'Po mbroni KRIMIN'/ Braçe te 'Ekonomia': Disa prej nesh kanë marrë kërcënime nga zgëqet e burgut!

'Bastet' te 'Ekonomia'/ Shyti: Nëse nuk rikthehen
Erion Brace

TIRANË- Deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe është shprehur kritik për lojërat e fatit. Gjatë komisionit të Ekonomisë, ai u shpreh se bashkë me kolegët e tij kanë marrë mesazhe kërcënuese nga zgëqet e burgut.

Po ashtu, ai akuzoi ish-kreun e Shoqatës së Basteve, Artan Shyrtit, duke i thënë se po përfaqëson krimin.

“Ajo që më bën habi në këtë komision, është se dhe një pjesë e jona dhe një pjesë e atyre që ftohen se dinë se ça ka ndodhur me këtë fenomen. T’i themi gjërat siç janë. Në 2018 për vite të tëra me radhë këtë aktivitet e ka pasur në dorë krimi. Mund të mos pëlqej, pasi nuk je i lidhur me krimin, por më vjen habi, por t’i nuk duhet të përfaqësosh krimin në këtë institucion. Ajo fjalia juaj që ‘po s’u kthyen ato kompani që ishin, do të jetë shumë keq’ është përkthyer si shantazh. Me përjashtim të një kompanie që rezistoi deri në fund, të tjerët u detyruan që t’i linin pikat e basteve. Ajo kompani refuzoi që të shiste aktivitetin, biznesin. U detyruan përmes dhunës dhe krimit. Ju mund të vazhdoni të thoni jo; por unë dhe ca njerëz që janë në këtë komision, e dini se ça kemi hequr nga burgu unë dhe kolegët, nga zgëqet e burgut përmes telefonave (kërcënime). Tani po luhet, por dini gjë se kush e organizon këtë aktivitet që ne t’i marrin dhe t’i nxjerrim nga errësira sot. Nëse jemi në këtë pikë që jemi sot, po jua them unë se policë të korruptuar, gjyqtarë dhe prokurorë, ishin pjesë e lojërave të tilla, nga kazinotë dhe bastet. U bënë pjesë e atij procesi ilegal, atje poshtë në territor. Por kush po luan tani dhe kush po e bën tani?”, tha Braçe.

2 VITE ME PARE

"Ekonomia"/ Ligji për lojërat e fatit, ish-kreu i Shoqatës së Basteve: Ligji ka problematika, pengon turistët të luajnë

'Bastet' te 'Ekonomia'/ Shyti: Nëse nuk rikthehen
Komisioni

TIRANË- Ditën e sotme, në komisionin e Ekonomisë po zhvillohet seanca dëgjimore me grupet e interesit për bastet online. Ish -kreu i Shoqatës së Basteve, Artan Shyrti tha se ligji ka problematika e shtoi se me këtë ligj lojtarët e kanë më mirë të vijojnë në paligjshmëri.

Ligji ka problematika që nuk janë marrë parasysh. Me këtë ligj lojtarët e kanë më mirë të vijojnë në paligjshmëri. Në botë ka edhe pika fizike jo vetëm online. Ligji kërkon të deklarohen edhe shumat e vogla, kjo do pengojë edhe turistët të luajnë. Pse të jenë vetëm kompani të huaja, ato do i dërgojnë paratë jashtë. Nëse nuk rikthehen kompanitë që ishin, kjo nismë do të dështojë!’- tha Shyti.

'Duhet një situatë win-win për të gjitha palët, për shtetin dhe për individët'- shtoi në fund ai./Dosja.al

komisioni i ekonomise lojerat e fatit

Sondazh

Poll

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Gjesti i veçantë i protestuesit, u dhuron lule efektivëve në shenjë solidariteti për policin e vrarë

Pas tre orësh protestë, turma vijon qëndresën: Dorëheqje!

Prej më shumë se tre orësh para Kryeministrisë, protestuesit ndezin flakadanë

"Kush s'kërcen nuk është shqiptar o hej"/ PAMJE me dron nga protesta madhështore për Zvërnecin

Thirrja e qytetarit të Rrjollit: Hajde rini, merre situatën në dorë dhe drejto vendin

Me flamuj dhe pankarta në duar, qytetarët e Durrësit sërish protestë për projektin në Zvërnec

Tentoi të futej në Kryeministri, protestuesja bën simbolin e shqiponjës

"Ne i duam parqet, lodrat, natyrën"/ Vogëlushi në protestë thirrje: Mbrojini për ne!

Protesta kundër projektit në Zvërnec/ Brohoret turma: Edi Rama o tradhtar, duhet lidhur me litar

Protesta për Zvërnecin, qytetarë mbajnë 1 minutë heshtje për efektivin e vrarë në krye të detyrës

"Ruani qetësinë, Ramën ta zhdukim me të mirë"/ Tensione në protestën kundër projektit në Zvërnec

PAMJE nga protesta madhështore kundër projektit në Zvërnec/ Oshëtin bulevardi: O pallosh o zagar

Mijëra protestues në shesh thirrje ndaj kryeministrit Rama: Duam dorëheqje

Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh

Mijëra qytetarë në Bulevard/ Thirrje kundër Ramës dhe Berishës: U ka ardhur fundi, në burg

Balla nga Kuvendi: Greqia u ka borxh shqiptarëve marrëveshjen për pensionet

Dita e 5-të e protestës për Zvërnecin/ Nis marshimi drejt bulevardit: Revolucion

Balla ‘thumbon’ Berishën: U trembe nga protestuesit që erdhën te selia e PD-së dhe ndryshove qëndrim

"Na keni ça k***"/ Noizy shpërthen keq ndaj protestuesve: Nuk po e shet njeri Shqipërinë!

'Zvërneci'/ Berisha: Ju jeni mafie si në Beograd. Të gjitha dokumentet ju i shumëzoni me zero

Berisha: Pse e fshihni kreun e Meduzës. Tokat në Zvërnec i ka rrëmbyer Pjerini nga Lezha dhe Agaçi

Reperi Gashi mbështet protestat për Zvërnecin: Fëmijët tanë nuk janë mysafir në tokën e tyre

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje