All - Scripts - 5
LIVE UPDATES
All - General - 1
LIVE UPDATES

"Rruga e vetme për largimin e kësaj qeverie janë protestat e vazhdueshme"/ Berisha: Fronti opozitar nuk ka synim dominimin e një partie por krijimin e një fryme për largimin e këtij regjimi

•Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha deklaroi se mbledhja e Kryesisë së Partisë Demokratike, është thirrur për të diskutuar lidhur me zhvillimet në vend, aksionin opozitar dhe betejën për përmbushjen e misionit të PD-së, rikthimin e votës së lirë të shqiptarëve. • Gjatë fjalës së tij, Lideri i opozitës theksoi se kjo mbledhje vjen sot në kushtet e një emergjence të vërtetë politike, emergjence të vërtetë natyrore, të gjithanshme. • Kryedemokrati tha gjithashtu se shqiptarët tashmë e kanë shumë të qartë se kush është autori i vërtetë i tunelit të Llogarasë. • Ndër të tjera, Berisha nënvizoi se kryeministri Edi Rama ka kapur çdo pushtet dhe sipas tij, gjykatës Kushtetuese ia ka imponuar vendimin për Belinda Ballukun. • Duke folur për përmbytjet, Berisha kritikoi ashpër qeverinë për neglizhencën dhe e akuzoi për vjedhje dhe paaftësi totale për të menaxhuar situatat emergjente. • Ai paralajmëroi se ndërkohë, 2 mijë biznese u shkatërruan në mes të Tiranës për ndërtimin e kullave, duke dëmtuar mijëra qytetarë dhe vendet e tyre të punës, dhe akuzoi qeverinë për privilegje dhe përfshirje të “mafias së betonit” në këto veprime. • Lideri i opozitës tha ndër të tjera se tregu i “5 Majit” ishte një nga pikat kryesore ku furnizoheshin me veshje qindra mijëra qytetarë në të gjithë vendin. • Gjithashtu Berisha u ndal edhe tek deklaratat e Arben Ahmetaj, ku theksoi se intervista e Ahmetajt është aktakuza më e rëndë për sistemin e kapur të drejtësisë. • Sipas tij, intervista e Ahmetajt përbën një autopsi të thellë të korrupsionit dhe vjedhjeve të Edi Ramës, duke zbuluar dokumente dhe fakte që provojnë se shteti shqiptar është nën kontrollin e grupeve të lidhura me pushtetin, si Troplinët. • Pas fjalimit të Berishës, Kryesia e PD-së ka vendosur që në datën 24 janar të mbahet protesta e radhës kombëtare kundër qeverisë së kryeministrit Edi Rama. 

10 artikuj për këtë temë.

4 MUAJ ME PARE

Protesta e 24 janarit/ Berisha: Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës

"Rruga e vetme për largimin e kësaj qeverie janë protestat e
Sali Berisha
All - Paragraf - 1

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka deklaruar ditën e sotme se shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Edi Ramës. Gjatë një pronocimi për mediat, Berisha u shpreh se Shqipëria nuk do më t'i shohë më me sy ata njerëz. Lideri i opozitës tha se qeveria ka fituar një urrejtje të madhe.

Sali Berisha: Nuk do të gjeni kurrë, kurrë një njeri transparent si unë. Në komunikatë, jo. Gjeni ju, ku i keni? Ku është, ku janë të tjerët? Pra unë çdo ditë u them ju atë që kam ndërmend të bëj, e ndonjëherë edhe gjëra që janë projekte. Kështu që, ose që do bëhen. Pra, në moment, unë do ju informoj ju për të gjitha gjërat. Dorëheqja, dorëheqja, vetëm dorëheqja. Kjo është e gjithë puna. Shqipëria nuk do, nuk do më t'i shohë më, nuk do më t'i shohë me sy të ballit këta njerëz, a kupton. Nuk do, ka fituar urrejtje të madhe./Dosja.al

4 MUAJ ME PARE

Protesta e 24 janarit/ Berisha: Njerëzit i sjell revolta e brendshme ndaj pushtetit

"Rruga e vetme për largimin e kësaj qeverie janë protestat e
Sali Berisha

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka deklaruar ditën e sotme se njerëzit në protestë i sjell revolta e brendshme ndaj pushtetit. Gjatë një pronocimi për mediat, Berisha u shpreh se të gjitha forcat politike, personalitetet e botës akademike dhe shoqëritë civile janë të gatshëm në betejën kundër të keqes që quhet Rilindja apo Edi Rama.

Lideri i opozitës tha se në forumin e ditës së djeshme mungoi Lapaj, por pohoi se e ka përgëzuar për protestën e tij të vazhdueshme para Këshillit të Ministrave.

Pyetje: Zoti Berisha, pse nuk po arrijnë të gjitha partitë opozitare që të mblidhen në një protestë të vetme? Po t’i shohim, të gjitha partitë opozitare denoncojnë dosjen Balluku, dosjen e Ashqit, por nuk po arrijnë që të kenë të jenë së bashku në një protestë.

Sali Berisha: Tani të marrim, të marrim kështu po. Dje ishte një forum, të themi një takim i gjerë, shumë i gjerë, i të gjitha forcave politike, personaliteteve të botës akademike, shoqërisë civile dhe mediave, personalitete me reputacion, të cilët janë të gatshëm ose janë të vendosur në betejën kundër të keqes që quhet Rilindja apo Edi Rama. Pra, ajo që patë ju dje, aty u mblodhën të gjithë ata të cilët janë të vendosur të luftojnë të keqen që quhet Edi Rama.

Pyetje: Por munguan, zoti Lapaj…

Sali Berisha: Prit një minutë. Mungoi Lapaj, i cili, të cilin unë e kam përgëzuar dhe e përgëzoj për protestën e tij të vazhdueshme para Këshillit të Ministrave. Për të tjerët, në qoftë se janë të vendosur të ose duan të luftojnë të keqen Rama, vendin e kanë të hapur. Pastaj vendimet i marrin vetë.

Pyetje: Zoti Berisha, do t’i vendosni ndonjë kuotë deputetëve ose njerëzve që kanë poste në Partinë Demokratike për të sjellë njerëz në protestë apo…

Sali Berisha: Njerëzit siç e pa, siç e patë ju, u mbush Tirana me njerëzit. Njerëzit i sjell këtu revolta e brendshme shpirtërore, urrejtja e pakufishme që kanë për Lubi Babukun, Edi Ramën, Lindat e tij, komplet siç është rasti i, se nuk është më pak ajo si quhej ajo, Sesilia e Maduros. Sesilia quhej ajo? Po. Po, më pak nuk është më pak. Edhe Linda e Surrelit, aty afër është, sepse dhe ajo i fut duart në tendera, në gjëra kështu, a kupton apo jo./Dosja.al

4 MUAJ ME PARE

Protesta e 24 janarit/ Berisha: Nuk marrim pushtet me dhunë, mesazhi i opozitës për narkoshtetin është, ik një minutë e më parë

"Rruga e vetme për largimin e kësaj qeverie janë protestat e
Foto ilustruse

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka deklaruar ditën e sotme se opozita nuk e merr pushetin me dhunë dhe se ka protesta të llojeve nga më të ndryshmet. Gjatë një pronocimi për mediat, Berisha u shpreh se mesazhi i opozitës për narkoshtetin është, ik një minutë e më parë.

Lideri i opozitës tha se zemërimi është i jashtëzakonshëm dhe i papërmbajtur. Ai tha se opozita është e vendosur që ta largojë nga pushteti, atë çfarë ai e quajti 'organizatë kriminale'.

BERISHA: Kemi diskutuar për protesta të cilat do të gjitha do të shqyrtohen dhe do vendosen në kohën e duhur.

Pyetje: Të tipit? Mund të na i shpjegoni pak më qartë?

Sali Berisha: Opozita ka vetëm protesta të llojeve nga më të ndryshmet. Pra, mesazhi ynë për narkoshtetin është: ik një minutë e më parë. Zemërimi popullor është i jashtëzakonshëm, i papërmbajtur. Dhe ne jemi të vendosur të shkojmë gjer në fund largimin e kësaj organizate kriminale që siç e patë ju dhe nga intervista e fundit e Arben Ahmetaj, që në 5 dosje nxori rreth 12 miliardë euro të amnistuar, të vjedhura nga qeveritarët, nga Edi Rama dhe anturazhi i tij dhe të amnistuara nga SPAK-u i partisë.

Pyetje: Zoti Berisha, a keni ju një thirrje ndaj protestuesve dhe në një formë ose në një tjetër, pritet që 24 janari t'i ngjajë 21 janarit?

Sali Berisha: 21 janari është vepër e Edi Ramës, e burracakut dhe frikacakut Edi Ramës. Sali Berisha nuk merr pushtet me dhunë. E ka deklaruar këtë me datën 12 dhjetor të vitit 1990. Konseguent në këtë linjë, ai e ka provuar. Natyrisht, Edi Rama po shkon drejt grahmave të fundit. Edi Rama është i pashpresë. Dhe zemërimi popullor do të bjerë mbi të./Dosja.al 

4 MUAJ ME PARE

"AKSHI i ka eksportuar të dhënat tek armiqtë e NATO-s"/ Berisha: Kjo është tradhti e lartë kombëtare! Personi që merret me sigurinë kibernetike është një njeri i dyshimtë i caktuar nga Ergys Agasi

"Rruga e vetme për largimin e kësaj qeverie janë protestat e
Sali Berisha

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka hedhur akuza ndaj Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit, duke deklaruar se institucioni ka eksportuar të dhëna shtetërore tek armiq të NATO-s, çka sipas tij përbën tradhti të lartë kombëtare. Duke folur gjatë mbledhjes së Kryesisë, Berisha denoncoi keqmenaxhim, abuzime me tendera dhe emërime të dyshimta në pozicione kyçe të sigurisë kibernetike. Ai theksoi se këto veprime cenojnë rëndë sigurinë kombëtare dhe forcojnë nevojën për reagim të fortë opozitar ndaj qeverisë aktuale.

"Ngjarjet e AKSHI-t nuk janë të regjistruara në historinë e Europës. Ndërmarrje shtetërore që merr peng për tendera, kjo tejkalon çdo lloj... merr peng se tenderat duhet t’i fitojë baxhanaku. Ndërmarrje shtetërore ku tenderat i dikton Linda e Surrelit me Lindën e AKSHI-t. Ndërmarrje ku qindra milionë vidhen me zero investim. Me zero blerje. Me zero shitje. Zero import dhe transferim i të gjitha shumave në llogarinë... Ndërmarrje shtetërore që të gjitha të dhënat i eksporton në akt kriminal tek armiqtë e Shqipërisë, armiqtë e NATO-s.

Duke vendosur në pozitat më kyçe njerëz të tyre. Këtu nuk ekziston asnjë mekanizëm i sigurisë kombëtare. Por kjo e AKSHI-t ngjitet në nivelin e tradhtisë së lartë kombëtare. Personi i caktuar në sigurinë kibernetike të ministrisë është person me lidhje jashtëzakonisht të dyshimta. Dhe i emëruar nga Ergys Agasin, njeriu që shoqëronte Ramën në Davos. Njeriu që festonte dhe stërfestonte me Ramën sa në vilën e Gjushit, aq edhe në vilën e tij.

Dhe këto tani janë publike. Fatmirësisht këto janë të njohura, sepse dëshmitarët e marrë peng i kanë dëshmuar këto. Pra, gjithçka është në favor të opozitës. Gjithçka është premtuese për opozitën. Opozita duhet të ngrihet e betuar që do ta largojë nga pushteti. Dhe unë kam besim se këtë mision do ta përmbushim me sukses," tha Berisha./Dosja.al

4 MUAJ ME PARE

Berisha: Fronti opozitar nuk ka synim dominimin e një partie, por krijimin e një fryme për largimin e këtij regjimi

"Rruga e vetme për largimin e kësaj qeverie janë protestat e
Sali Berisha

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka shprehur bindjen se Fronti Opozitar nuk ka për qëllim dominimin e asnjë partie, por krijimin e një fryme të bashkuar që do të mundësojë largimin e regjimit të tanishëm. Duke folur nga mbledhja e Kryesisë, Berisha theksoi se ky front është një akt qytetar i guximshëm, i cili ka si qëllim luftën kundër regjimit të Edi Ramës, të cilin ai e cilësoi si të keqen më të madhe të këtij vendi. Gjithashtu Lideri i opozitës i bëri thirrje individëve, organizatave dhe forcave politike që nuk ishin pjesë e takimit të bashkohen në këtë front të gjerë opozitar, i cili synon krijimin e një aleance të fuqishme dhe jo dominimin e asnjë partie. 

"Dje, po në këtë kuadër, thirrëm një takim jashtëzakonisht të rëndësishëm me shoqërinë civile dhe forcat politike. Në emër tuaj, unë u shpreh edhe njëherë mirënjohjen më të thellë të gjithë atyre personaliteteve të fushave të ndryshme, të cilat pavarësisht nga pavarësia e tyre në kuptimin politik, pa asnjë afilacion partiak, por erdhën aty se të gjithë ata janë kundër të keqes që po përjeton vendin.

Aty u bashkuam kundër një të keqe të përbashkët dhe aty erdhën të gjithë ata që besojnë se Edi Rama është e keqja më e madhe e këtij vendi. Ishte një akt i guximshëm qytetar i tyre, i përgjegjshëm i tyre. Dhe unë i siguroj se ne do bëjmë gjithçka për të vazhduar me ta dialogun, për të dëgjuar zërin e tyre, këshillat e tyre dhe për të vepruar bashkërisht kundër kësaj të keqe.

Ftoj individë, organizata, forca politike të tjera që nuk ishin dje aty të bashkohen me këtë front si rruga më e sigurtë për të luftuar kundër kësaj të keqe. Nuk ka synim ky front dominimin e një partie apo një tjetër, ka synim krijimin e një forumi, një fronti të përbashkët, një fryme të gjerë për të larguar nga pushteti një minutë e më parë këtë regjim që e meriton vetëm një cilësim: kakistokraci. Grekët e lashtë quanin të tillë më të keqin e regjimeve.
Dhe ky kështu është.

Diskutime të shumta u zhvilluan, mendime të çmuara u shprehën. Ne do vazhdojmë përpjekjen për institucionalizimin e këtij forumi, kësaj aleance, ta quajmë si të biem dakord. Urojmë dhe shpresojmë që kjo të shtrihet edhe në rrethe, në qarqe, në mënyrë që një përpjekje e madhe mbarëshqiptare të bëhet kundër këtij regjimi," tha Berisha./Dosja.al

4 MUAJ ME PARE

"Kryesia do përcaktojë datën e protestës së ardhshme"/ Berisha: Rruga e vetme për largimin e kësaj qeverie janë protestat e vazhdueshme

"Rruga e vetme për largimin e kësaj qeverie janë protestat e
Sali Berisha

TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha deklaroi gjatë mbledhjes se Kryesia e PD-së do të përcaktojë së shpejti datën e protestës së ardhshme. Ai theksoi se protestat e vazhdueshme janë e vetmja rrugë për largimin e qeverisë aktuale.

Lideri i opozitës theksoi gjithashtu se alternativat e tjera janë iluzive dhe se qytetarët shqiptarë duhet të jenë në vijën e parë të reagimit kundër pushtetit, ndërsa vlerësoi si pozitive zhvillimet ndërkombëtare dhe qëndrimet kritike ndaj qeverisjes së Edi Ramës. Në fund, Kryedemokrati shtoi se janë shtatë rezoluta që damkosin Edi Ramën njëlloj sa Maduron.

"Është diskutuar dhe menduam që të jetë kryesia sepse domosdoshmëria e protestave, pra koha për protestë ka kaluar në fakt, duhet të përcaktojmë datën e protestës së ardhshme, duke theksuar edhe njëherë, rruga e vetme... se duhet të jemi shumë të ndershëm dhe të kthjellët.... rruga e vetme për largimin e kësaj qeverie është kalimi në protestë të vazhdueshme. Në vlerësimin tim, variantet e tjera janë iluzive.

Nëse besojmë se Edi Ramën do ta marrin me vete dosjet dhe krimet e tij, ne gabohemi, dhe nuk duhet të gabohemi. Edi Rama do keqpërdorë të gjithë pushtetin për t’u mbrojtur. Në qoftë se ne ai presim që ai të bëhet përgjegjës nga drejtësia, të themi e SHBA, që ka motiv të plotë, qoftë me dosjen e Bilalit, qoftë me dosjen e McGonigalit, përsëri ne nuk jemi realistë, pasi ky proces dhe ky problem është i komplikuar, nuk është një problem i thjeshtë.

Por ata që duhet t’i përvishen Edi Ramës duhet të jenë qytetarët shqiptarë. Unë mendoj se zhvillimet janë pozitivë në krahun e opozitës. Janë shtatë rezoluta që damkosin Edi Ramën njëlloj sa Maduron. Juve u kujtohet, në San Paolo, pika e parë e rendit të ditës ishte Venezuela, pika e dytë ishte Shqipëria, për ngjashmëritë që ka Maduro me Ramaduron. Kam bindjen se partnerët tanë, kudo, nga këto zhvillime, do të arrijnë në konkluzione të drejta për rrezikshmërinë e madhe që paraqet Edi Rama në pushtet," tha Berisha./Dosja.al

4 MUAJ ME PARE

"Durana e Troplinëve ka kontrolluar çdo të dhënë të këtij shteti"/ Berisha: Intervista e Ahmetajt është aktakuza më e rëndë për sistemin e kapur të drejtësisë

"Rruga e vetme për largimin e kësaj qeverie janë protestat e
Sali Berisha

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha është ndalur sërish tek deklaratat e Arben Ahmetaj. Gjatë fjalës së tij në mbledhjen e Kryesisë, Berisha theksoi se intervista e Ahmetajt është aktakuza më e rëndë për sistemin e kapur të drejtësisë.

Berisha theksoi se intervista e Ahmetajt përbën një autopsi të thellë të korrupsionit dhe vjedhjeve të Edi Ramës, duke zbuluar dokumente dhe fakte që provojnë se shteti shqiptar është nën kontrollin e grupeve të lidhura me pushtetin, si Troplinët. 

"Ndërkohë, duhet të shtoj se intervista e zëvendëskryeministrit Arben Ahmetaj ishte autopsia më e thellë e vjedhjeve dhe korrupsionit të Edi Ramës me dosje, me dokumente dhe fakte. A mund të imagjinoni ju, Durana zona teknologjike e Durrësit, de facto territor komplet i Troplinëve, të cilët me Agasin kanë kontrolluar çdo të dhënë të këtij shteti nga dosjet më sekrete të prokurorive, gjykata, shërbimit të fshehtë tek çdo lloj e dhënë tjetër. Durana e Edi Ramës me Troplinët.

Ato dosje janë një aktakuzë më e rënda edhe për sistemin e kapur të drejtësisë. Sa herë është denoncuar dosja e Porto Romanos? E Ekoparkut në Durrës? Me dhjetëra, në mos qindra herë. Me dokumente, me çdo gjë. Asgjë nuk ndodh. Pse? Se është direkt Edi Rama dhe thjeshtra të implikuar në të. E njohur kjo. 15 mijë euro kamera e policit, u garantoj që kush në botë në asnjë vend nuk e vendosin policët 15 mijë euro kamera.

Po ka kjo? Është njëlloj si historia e kapeles së policit. Polici suedez, kapelja e tij 15 euro. Kapelja e policit shqiptar 320 euro me Plarentin që kalon nga një studio në tjetër, një hajdut i shpifur që ka ndarë paratë me Ramën.
Të gjitha këto kanë vetëm një konkluzion. Është populli dhe vetëm populli ai që duhet t’i japë Edi Ramës ndëshkimin e merituar, largimin e tij një minutë e më parë nga pushteti," tha Berisha./Dosja.al

4 MUAJ ME PARE

"Qytetarët humbën bukën e gojës"/ Djegia e bizneseve në tregun e “5 Majit”, Berisha: Mafia e betonit i vuri flakën për të ndërtuar kulla

"Rruga e vetme për largimin e kësaj qeverie janë protestat e
Sali Berisha

TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha deklaroi se kryeministri Edi Rama është përgjegjës për mosmenaxhimin e situatës së përmbytjeve dhe për dështimin në shpalljen e gjendjes së fatkeqësisë natyrore. Duke folur në mbledhjen e Kryesisë së PD-së, Berisha theksoi se qeveria nuk ka caktuar fonde për të ndihmuar qytetarët e prekur.

Ai paralajmëroi se ndërkohë, 2 mijë biznese u shkatërruan në mes të Tiranës për ndërtimin e kullave, duke dëmtuar mijëra qytetarë dhe vendet e tyre të punës, dhe akuzoi qeverinë për privilegje dhe përfshirje të “mafias së betonit” në këto veprime. Lideri i opozitës tha ndër të tjera se tregu i “5 Majit” ishte një nga pikat kryesore ku furnizoheshin me veshje qindra mijëra qytetarë në të gjithë vendin.

"I përgëzoj deputetët për punën që kanë bërë, të cilat kanë qenë në mënyrë të vazhdueshme pranë banorëve në zona të ndryshme, kanë bërë detyrën e tyre, dhe drejtuesit e PD. Natyrisht ata që u fshehën në këtë fatkeqësi të madhe ishin ata që kontribuan më shumë në të, qeveritarët, qoftë lokalë, qoftë qendrore. Dhe e mbuluan me mashtrime. 6 mijë forca, thoshte Edi Rama, janë në terren. Paturpësi e madhe. 6 mijë forca nuk ka në bordero ushtria. Nga i gjeti mbrojtja civile? Nga mashtrimet e Edi Ramës.

Dhe cinizmi ekstrem, mbledh komitetin e emergjencës dhe nuk shpall gjendjen e fatkeqësisë natyrore dhe deklaron se kjo kërkesë e opozitës na përçan. Po si të përçan? Ti je i detyruar të kesh një ligj, je i detyruar të shpallësh gjendjen e emergjencës dhe kjo të detyron të krijosh fond emergjencash dhe t’i adresosh drejt qytetarëve. Ndaj u them qytetarëve se çdo gjë që ka thënë dje ka qenë një tallje cinike. Po si mund të mos e shpallësh gjendjen e emergjencës kur edhe sot në Durrës janë 4 mijë banesa me ujë brenda. Dhe sa janë në Lezhë, në Mamurras, në Gjirokastër, në Fier, në Novoselë, etj.

Dhe u mblodh, dëgjuan dokrrat, mashtrimet e njëri pas tjetrit të atyre dhe nuk përcaktoi... shpallja e gjendjes së fatkeqësisë natyrore është kushti i parë që qeveria të marrë hapat e tjerë për të adresuar problematikat e krijuara nga fatkeqësia natyrore. Dhe ky jo, ky i ka nga xhepi ato. Është kriminale kjo. Po të gjitha këto tregojnë edhe njëherë karakterin e këtij regjimi. Të gjitha këto dëshmojnë se çdo ditë në pushtet, ata janë një barrë e rëndë, e tmerrshme për shqiptarët kudo që janë.

Ndaj dhe është koha që PD të bëjë gjithçka për angazhimin maksimal në përmbushje të misionit të saj. Në të njëjtën kohë kur nuk jep asnjë ndihmë, nuk cakton fondin për gjithë këto zona të përmbytura, digjen 2 mijë biznese në mes të Tiranës. Mijëra e mijëra qytetarë humbasin vendet e punës, humbasin bukën e gojës. Po qindra mijëra shqiptarë, që visheshin nga ai treg, për të mos thënë gjysma e shqiptarëve ose më shumë që visheshin nga ai treg, tani ai nk kanë mundësi të vishen, nuk kanë mundësi të blejnë rroba ashtu siç ishin. Dhe pse kjo? Se do ndërtohen kulla aty. Se mafia e betonit, mafia e kokainës, mafia e drogës i djeg ato për të ndërtuar kulla në atë shesh," tha Berisha./Dosja.al

4 MUAJ ME PARE

"Durrësit sikur i erdhi një cunam nga deti"/ Berisha: Me mijëra rroga paguhen për hidrovoret, por janë vjedhur

"Rruga e vetme për largimin e kësaj qeverie janë protestat e
Sali Berisha

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha gjatë mbledhjes së Kryesisë kritikoi ashpër qeverinë për neglizhencën lidhur me përmbytjet katastrofike. Kryedemokrati gjithashtu akuzoi qeverinë për vjedhje dhe paaftësi totale për të menaxhuar situatat emergjente.

Ai e quajti këtë skandal një pasqyrë të qartë të korrupsionit të qeverisë, që jo vetëm ka lënë pas dore mbrojtjen e qytetarëve, por ka edhe sjellë humbje të mëdha për shkak të investimeve të vjedhura që duhej të mbronin ata nga përmbytjet.

"Ai është i të gjitha pushteteve, për më tepër kur e dërgon atë Lubi të diskredituar në shkallë ekstreme për vjedhjet dhe të gjitha sjelljet e saj. Se nuk është pak, shqiptarët panë se çfarë llumi kanë në qeveri, cila është gjuha e njerëzve që i qeverisin ata. E cila është shumë më keq se gjuhë rruge. Kryeministri me zëvendësin, me drejtorë e të tjerë me radhë. Dhe këtë e merr dhe e çon tek Ura e Mifolit.

Është njëlloj si të çosh litarin në shtëpinë e të varurit. Pasi i ka vjedhur dhe stërvjedhur ata njerëz dhe u përmbytën në të katër anët, duken qartë shkaqet, sigurisht mot kishte, por të gjitha investimet, e gjitha infrastruktura që duhej të mbronte këta qytetarë, u provua se ishte jashtë funksioni. Investimet ishin vjedhur dhe ky e dërgon për rehabilitim në fatkeqësi.

Bazuar në disa parime se në mortje pritet edhe armiku. Ai që vjedh nuk pritet kurrë, as në fatkeqësi dhe në asgjë. Dhe nuk ka asnjë normë morale për ta pritur atë. Prandaj dhe unë edhe njëherë u bëj thirrje qytetarëve që kudo që t’i shohin, t’i gjuajnë me vezë dhe domate, se shkaku i thellë i përmbytjeve të tyre janë këta A nuk dihet rreziku i Vjosës? Asnjë masë nuk kanë marrë. Të gjitha sistemet e kanalizimeve jashtë funksioni. Dhe dilte e thoshte se 520 kanale janë pastruar. Që të gjitha të mbushura me mbeturina, me beton, të ndërtuara mbi to, të mbushura nga shumë ndërhyrje të tjera.

Dramë e tmerrshme e Durrësit. Durrësit sikur i erdhi një cunam nga deti. Sigurisht moti ishte, nuk them, por të tjera të bëra nga njeriu, të bëra nga pushteti. Nuk e spostuan qytetarët e Durrësit hidrovorin që ndodhen pikën më të ulët. E spostoi qeveria, e cila e vendosi në një kuotë pothuaj dy metra më të lartë. Nuk i vodhën qytetarët e Durrësit pompat e hidrovorit të Hamallajt. Tre pompa shumë të fuqishme ishin zhdukur.

Kishin shkuar dhe kishin vendosur dy pompa nafte nga mijëra metër kub që ka një pompë në sekondë në 30 metër kub në sekondë. Me mijëra rroga paguhen për hidrovoret, por jo vetëm që nuk janë ruajtur, por janë vjedhur. Dhe ky, nuk bëhet me protesta, dhe në vend të një ndjese të madhe publike dhe një dorëheqje, u dërgon Lubinë për t’u thënë që u kemi vjedhur dhe do t’u vjedhim. Për t’u thënë këtë gjë. Po si mund të dërgohet ajo që vetëm me tre dosje shkon në 1.2 miliardë grabitja, plaçkitja e parave të qytetarëve shqiptarë. Natyrisht është Rama mbrapa," tha Berisha./Dosja.al

4 MUAJ ME PARE

"Rama ka kapur çdo pushtet"/ Berisha: Gjykatës Kushtetuese ia ka imponuar vendimin për...

"Rruga e vetme për largimin e kësaj qeverie janë protestat e
Sali Berisha

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha deklaroi se mbledhja e Kryesisë së Partisë Demokratike, është thirrur për të diskutuar lidhur me zhvillimet në vend, aksionin opozitar dhe betejën për përmbushjen e misionit të PD-së, rikthimin e votës së lirë të shqiptarëve. Gjatë fjalës së tij, Lideri i opozitës theksoi se kjo mbledhje vjen sot në kushtet e një emergjence të vërtetë politike, emergjence të vërtetë natyrore, të gjithanshme.

Kryedemokrati tha gjithashtu se shqiptarët tashmë e kanë shumë të qartë se kush është autori i vërtetë i tunelit të Llogarasë. Ndër të tjera, Berisha nënvizoi se kryeministri Edi Rama ka kapur çdo pushtet dhe sipas tij, gjykatës Kushtetuese ia ka imponuar vendimin për Belinda Ballukun. 

"Siç jeni njoftuar kjo mbledhje thirret për të diskutuar lidhur me zhvillimet në vend, aksionin opozitar dhe betejën tonë për përmbushjen e misionit të PD-së, rikthimin e votës së lirë të shqiptarëve. Ne mblidhemi sot në kushtet e një emergjence të vërtetë politike, emergjence të vërtetë natyrore, të gjithanshme. Siç del, Edi Rama ka hequr çdo maskë para shqiptarëve dhe komunitetit ndërkombëtar. Ai de facto ka kryer një grusht shteti, duke marrë pushtetin e parlamentit, bllokuar funksionimin e parlamentit, detyrimin kushtetues të këtij institucioni për të shqyrtuar kërkesat e organeve të drejtësisë për heqjen e imunitetit dhe masa të tjera ndaj personave me imunitet.

Edi Rama ka dëshmuar tashmë para të gjithë shqiptarëve se Belinda Balluku është ai, dhe se Belinda apo Lubia është thjesht një shërbëtore e verbër e tij. Shqiptarët tashmë e kanë shumë të qartë nga dokumente të pakundërshtueshme që ai përpiqet t’i injorojë se autori i vërtetë i tunelit të Llogarasë, me një kosto de facto 93 milionë euro se sa ç’ishte ofruar, apo me dokumente 50 milionë euro më të madhe se sa ishte oferta e dytë e kompanisë që ndërtoi tunelin.

Shqiptarët e mësuan dhe e morën vesh se ndarja e 13 kilometrave në 14 lote të Unazës së Madhe të Tiranës, në të cilën ka lot në rikonstruktim që ka shkuar deri në 32 milionë euro, është totalisht urdhër dhe diktim i Edi Ramës. U duk që në fillim, nuk kishte më asnjë diskutim, se Rama do përdorte në mënyrë antikushtetuese të gjitha mjetet për të mbrojtur veten e tij. Por, siç i thonë asaj fjale që jo çdo e keqe vjen vetëm për të keqe, ky rast shërbeu për të marrë fajësinë publikisht ai me vendimet e tij para shqiptarëve dhe komunitetit ndërkombëtar.

Vetëm një autokrat, një diktator autokrat mund të imagjinojë, mund t’i lejojë vetes veprimet që i lejoi Edi Rama në rastin Balluku, që është faktikisht rasti Rama. Në historinë e këtij shteti, 35 vitet e fundit, nuk ekziston asnjë rast i vetëm që të jenë refuzuar kërkesat e prokurorisë për heqjen e imunitetit. Janë arrestuar kryeministra, janë arrestuar zëvendëskryeministra, janë vënë në ndjekje penale ministra dhe zëvendësministra, por nuk është menduar ndonjëherë që ekzekutivi duhet të bllokojë sistemin e drejtësisë. Me veprimet e tij, faktikisht ai po asgjëson totalisht këtë sistem në raport me shtetin dhe administratën.

Gjykatën Kushtetuese, siç e patë, e kapi në mënyrë barbare. I imponoi gjykatës të marrë kompetencat kushtetuese të Gjykatës së Apelit dhe Gjykatës së Lartë. Në asnjë germë, në asnjë nen të legjislacionit shqiptar nuk po parashikohet që Gjykata Kushtetuese të shqyrtojë masa sigurie para shqyrtimit të tyre nga sistemi i drejtësisë në tre shkallë. Në asnjë nen. Ky i imponoi gjykatës të marrë pushtetin e gjykatave të tjera në mënyrën më antikushtetuese. Gjykata Kushtetuese firmosi licencën për vjedhje, manipulime, falsifikime të tjera të Edi Ramës dhue Lubi Ballukut, ndërkohë që po shqyrton çështjen.

Çfarë çështje do shqyrtojë? Do shqyrtojë çështjen që pezulloi. Ata e pezulluan masën e sigurimit. Çfarë fytyre kanë ata të marrin vendim tjetër përveç atij që kanë marrë? Pra, de facto, duke bllokuar parlamentin dhe duke u imponuar gjykatës një vendim që do nxijë në analet e drejtësisë shqiptare në të gjithë kohërat, Edi Rama ka marrë çdo pushtet dhe nuk pranon zbatimin e drejtësisë. Tregon se për atë nuk ka ligj, nuk ka Kushtetutë, nuk ka organe drejtësie," tha Berisha./Dosja.al

sali berisha partia demokratike

All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2
All - ArticleEnd - 2

Sondazh

Poll

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë

"Kryeministri gënjeu"/ Gazetarja thirrje qytetarëve: Ai që të vjedh sot, do e bëjë dhe nesër

35-vjetori i PS në Tiranë/ Rama: Arsyeja e fitores së PS është aftësia për t’u hapur!

Mbyllet protesta për Zvërnecin #dosja #protesta #zverneci

Protesta për Zvërnecin/ Qytetarja: Ne nuk e lëshojmë sheshin pa u heq gardhi në Zvërnec dhe Rrjoll

Qytetarja: Kërkojmë anulimin e ligjit për zonat e mbrojtura, nuk ka negociata

"Anulo projektin"/ Me pankarta në duar, të rinjtë 'pushtojnë' kryeministrinë: Jep dorëheqjen

"Janë provokime"/ Çfarë po ndodh para ambienteve të Kryeministrisë?

Protestuesit i përgjigjen kryeministrit Rama: Jep dorëheqje nuk ka dialog!

Qytetarët zbresin sërish në shesh, protestojnë kundër projektit në Zvërnec

Ermonela Jaho mbështet protestën për Zvërnecin, shpërndan pamjet në rrjetet sociale

Skandali me ADS/ Berisha: U ngrit pa vendim qeverie, Rama krijoi një monstër për të vjedhur

"Populli flet në ditën e zgjedhjeve"/ Kryeministri: Thirrjet 'O Rama të QR' nuk funksionojnë me mua

Projekti për Zvërnecin/ Rama për hetimet e SPAK: Investimi nuk ndalon sa kohë unë jam këtu!

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Mesazhi i Antonio Costës: Përshpejtoni luftën kundër krimit dhe korrupsionit në vend

Grabitet me armë një bankë e nivelit të dytë në Tiranë