LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Samiti BE-Ballkani Perëndimor në Shkup, Rama: Treg i përbashkët rajonal me tregun e BE-së. Kurti: 6 mld euro për rajonin tonë

• Sot mbahet Samiti i radhës mes Bashkimit Europian dhe Ballkanit Perëndimor. • Liderët e Ballkanit Perëndimor janë mbledhur në Shkup një ditë para takimit për Planin e Rritjes të miratuar nga BE. • Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovachevski, ka publikuar mbrëmë fotografitë ku shihet Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, ai i Shqipërisë Edi Rama, Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiç, Ndihmësi i Sekretarit të Shtetit James O’Brien, dhe kreu i BDI Ali Ahmeti. • Ndërkohë sot do të mbahet takimi ku do të marrin pjesë edhe Kryeministëri i Malit të Zi, Milojko Spajiç, Ministëri i Financave dhe Thesarit në Këshillin e Ministrave të Bosnje dhe Hercegovinës, Srgjan Amixhiç, dhe Drejtori i Përgjithshëm për Fqinjësinë dhe Negociatat e Zgjerimit në Komisionin Evropian, Gert Jan Kopmann.• Para nisjes së takimit në tryezë, Kovaçevski, Rama, Kurti dhe disa përfaqësues ndërkombëtarë kanë mbajtur secili fjalën e tyre para mediave.• Rama në deklaratën e tij ka theksuar se Komisioni Evropian ka futur në axhendë përshpejtimin e integrimit të tregut rajonal në tregun e BE-së.• Ndërsa Kurti nga ana tjetër tha se plani i rritjes është 6 miliardë euro, ndërkaq shtoi se sasia e mjeteve që merret varet nga performanca.•Në tryezë detaji që është venë re është se Rama dhe Kurti janë ulur pranë njëri-tjetrit.• Në fjalën e tij në tryezë Rama u bëri thirrje homologëve të tij të Ballkanit Perëndimor që të jenë daltonikë për historinë duke thënë se duhet të harrojnë cila ngjyrë është flamuri i vendeve të tyre dhe se flamuri më i rëndësishëm duhet të jetë flamuri i BE-së.

24 artikuj për këtë temë.

2 VITE ME PARE

Vuçiç nga Shkupi: Kam shprehur dëshirën për të shkuar në Kosovë, i gatshëm të flas me njerëzit e mi atje

Samiti BE-Ballkani Perëndimor në Shkup, Rama: Treg i
Aleksandër Vuçiç

SHKUP- Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, ka folur në një konferencë për media pas Samitit në Shkup. Vuçiç ka thënë se ka folur për Ndihmëssekretarin Amerikan të Shtetit, James O’Brien, për çështjen e dinarit, duke pretenduar se institucionet e Republikës së Kosovës e kanë ndaluar për transaksione.

“Fola me O’Brien për vendimin për të anuluar pagesat”, ka thënë Vuçiç.

A ka thënë se për këtë çështje do të vazhdojë konsultimet me O’Brien. Gjithashtu ai është pyetur nga gazetarët edhe për vizitën që e ka paralajmëruar në Kosovë. Vuçiç ka thënë se e ka shprehur dëshirën e tij por që kjo nuk nënkupton që do të lejohet të vizitojë Kosovën.

“Unë vetëm kam shprehur dëshirën time. Unë jam gjithmonë i lirë dhe i gatshëm të flas me njerëzit tanë në Kosovë, për mua nuk ka asgjë më të rëndësishme se kaq”, ka thënë Vuçiç.

2 VITE ME PARE

Kurti nga Shkupi: Për sa kohë Radoiçiç është i lirë në Serbi, s’mund t’i heqim masat e sigurisë në kufi

Samiti BE-Ballkani Perëndimor në Shkup, Rama: Treg i
Albin Kurti

SHKUP- Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në një konferencë për media nga Shkupi, ka thënë se Kosova nuk ka vendosur masa tregtare ndaj Serbisë, por janë vetëm masa të sigurisë. Kurti tha se këto masa janë marrë pasi autoritetet e Kosovës në tri raste kanë sekuestruar sasi të madhe të armatimit përgjatë vitit 2023. Ai shtoi se këto armë janë të prodhuar në Serbi dhe në Kosovë kanë hyrë nga Serbia. 

“I gjithë ky armatim është prodhuar në Serbi dhe i gjithë ky armatim ka ardhur nga Serbia. Dhe kur kësaj ia shtojmë faktin se akti kriminal, në masë të konsiderueshme janë të lirë në Serbi në krye me Milan Radoicicin, masat e sigurisë janë të nevojshme. Ne s’kemi masa tregtare, por masa të sigurisë”, ka thënë Kurti.

Kurti ka ripërsëritur se masat e sigurisë s’mund të hiqen përderisa kanë informacione e Radoiçiç dhe grupi i tij takohen në Serbi e bëjnë plane për riorganizim.

2 VITE ME PARE

O’Brien: SHBA përkrah Marrëveshjen e Ohrit, Kosova dhe Serbia ta zbatojnë

 

Samiti BE-Ballkani Perëndimor në Shkup, Rama: Treg i
James O’Brien

 

SHKUP- Ndihmëssekretari i Shtetit, James O’Brien, në një konferencë për media nga Shkupi ka folur shkurt edhe për dialogun në mes të Kosovës dhe Serbisë. Ai tha se SHBA e përkrah fuqishëm marrëveshjen e Ohrit që është arritur në mars të vitit të kaluar pikërisht në Maqedoni të Veriut dhe se Kosova dhe Serbia duhet të veprojnë brenda dialogut për ta zbatuar plotësisht marrëveshjen.

“Ne mbështesim fuqimisht udhërrefyesin e Ohrit, që është miratuar në mars të vitit të kaluar dhe të dy shtetet duhet të veprojnë brenda dialogut për ta zbatuar plotësisht”, ka thënë Obrien.

2 VITE ME PARE

Samiti në Shkup, Rama: Tregun rajonal ta bëjmë për qytetarët, mos të mbahemi mend vetëm për përleshje

Samiti BE-Ballkani Perëndimor në Shkup, Rama: Treg i
Edi Rama

SHKUP- Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se tregu rajonal duhet që të bëhet për qytetarët. Në një konferencë për mediat, Rama ka theksuar se rajoni ynë nuk duhet që të mbahet mend vetëm për përleshje, por edhe për bashkëpunim me njëri-tjetrin. Rama tha se vendet duhet të shohin përtej ngjyrave të flamujve dhe të bashkëpunojmë ngushtësisht në të gjitha fushat, me qëllim përafrimin e tyre me Bashkimin Evropian.

“BE do ketë zgjedhje, për momentin nuk është në pozicioni të leverdishëm. Kur ata janë në formë të mirë, ne jemi në formë të keqe dhe anasjelltas, shpresoj se çdo gjë do të shkoj siç duhet. Thellë jam i bindur se ka hapësirë për përmirësim për shkak se duhet të jemi më ambiciozë dhe të kërkojmë më shumë. Ta bëjmë atë që mund ta bëjmë tani. Kur flasim për Shqipërinë, ne jemi të lumtur që nuk jemi aq patriot, dhe s’jemi të lidhur me ngjyrat e flamujve dhe jemi të gatshëm të bashkëpunojmë me të gjithë dhe të bëjmë presion për ta bërë këtë punë. Nëse e bëjmë këtë, do jetë diçka e madhe për të gjithë ne. Duhet të na mbajnë mend jo vetëm për përleshje, por që kemi bërë diçka për biznesmenët dhe për qytetarët tanë. Le të fillojmë ku të tregojmë miqve tanë të Bosnjës duhet ta ratifikojnë vendimin dhe t’u lejojnë qytetarëve të Kosovës që të lëvizin lirshëm”, tha Rama.

2 VITE ME PARE

Samiti në Shkup pa konferencë të përbashkët, Kovaçevski: Kërkuan të ndryshohet

Samiti BE-Ballkani Perëndimor në Shkup, Rama: Treg i
Dimitar Kovaçevski

SHKUP- Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski, ka mbajtur një konferencë për media bashkë me zyrtarin e lartë të Administratës amerikane, James O’Brien pas takimit në panelin e Samitit me liderët e Ballkanit Perëndimorë. Kovaçevski ka thënë se formati i konferencës është ndryshuar me kërkesë të vetë liderëve pjesëmarrës dhe secili do të mbajë konferencë të veçuar në të njëjtën kohë. Megjithatë ka thënë se atmosfera në Shkup ka qenë konstruktive.

Ai ka përmendur edhe darkën jo-formale të mbajtur të dielën, duke thënë se takimi ka qenë i afërt dhe shumë miqësor.

“Konferenca e shtypit nuk po mbahet në atë format dhe liderët kanë kërkuar të ndryshohet. Konferenca e shtypit njëkohësisht po mbahet për secilin lider. Por mund ta shihni që është një atmosferë shumë konstruktive. Edhe mbrëmë ka pasur një darkë jo-formale, ka qenë një takim shumë i afërt, shumë miqësor”, ka deklaruar ai.

2 VITE ME PARE

Rama: BE dhe SHBA të prerë, kush pengon integrimin e tjetrit, pengon veten

Samiti BE-Ballkani Perëndimor në Shkup, Rama: Treg i
Edi Rama

SHKUP- Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se gjatë samitit të sotëm si Bashkimi Evropian ashtu dhe SHBA-ja ishin të qartë në dhënien e objektivave të tyre. Sipas Ramës, ata janë treguar të prerë se kush pengon integrimin e një shteti, pengon dhe integrimin e tij. Rama foli edhe në lidhje me “Ballkanin e Hapur”, ku tha se ishte i nevojshëm integrimi brenda rajonit, në mënyrë që Ballkani të jetë gati për integrimin në BE.

"U fol për punë konkrete. Për temat e sfidës së madhe që është përfitimi me sukses i gjithë rajonit nga plani i rri i rritjes së BE dhe mundësia e integrimit në tregun e përbashkët. Është e qartë, iu bë e qartë dje dhe sot nga BE dhe SHBA se në këtë proces nuk ka asnjë hapësirë dhe asnjë dëshirë për të dëgjuar çështje të natyrës politike e bilaterale. Çdo vend që do bllokojë tjetrin në proces do bllokoje veten”,  U bë një komunikim pozitiv mes të gjithëve. Më rezulton që ky format dhe këto kërkesa që ka sot BE nga të gjithë ne për të na dhënë mundësinë të marrim shumë më tepër mbrapsht në aspektin ekonomik, flasin vetë për atë që më ka rënë goja gjithë këto vite. Që duhet të integrohemi brenda rajonit, që të jemi gati për në BE. BE e ka bërë shkak që nëse nuk jemi bashkë, ai që do bëhet pengesë do pengojë veten”, tha Rama.

2 VITE ME PARE

Samiti BE-Ballkani Perëndimor, deklarata e përbashkët pas takimit: Fokus integrimi në BE dhe bashkëpunimi ekonomik

Samiti BE-Ballkani Perëndimor në Shkup, Rama: Treg i
Moment nga Samiti BE-Ballkani Perëndimor në Shkup

SHKUP- Sot në Shkup është zhvilluar takimi i liderëve të vendeve të Ballkanit Perëndimor, në të cilin është diskutuar Plani i rritjes i BE-së për vendet e rajonit ku morën pjesë kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, ai i Maqedonisë së Veriut Dimitar Kovaçevski, i Kosovës Albin Kurti, i Malit të Zi Millojko Spajiç, presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçië, në prani të drejtorit të përgjithshëm për Fqinjësi dhe Negociata për Zgjerim të Komisionit Evropian Gert Jan Kompan dhe ndihmës sekretarit të Shtetit i SHBA-së për Çështjet Evropiane dhe Euroaziatike, James O’Brajan. Ata kanë nënshkruar deklaratë të përbashkët në përfundim të takimit ku si pikë të parë të rëndësishme ata kanë theksuar bashkëpunimin brenda rajonit dhe integrimin në BE, duke pasur parasysh agresionin rus kundër Ukrainës, si dhe krizat e vazhdueshme në Lindje të Mesme.

Liderët në deklaratën e përbashkët thonë se Plani i rritjes për Ballkanin Perëndimor është një mundësi e re për të promovuar konvergjencën ekonomike dhe sociale të rajonit. Gjithashtu lzotohen për përkushtim për të shfrytëzuar mundësitë e Planit, në mënyrë që të përmbushin pritshmëritë e qytetarëve për të ardhme më të qëndrueshme brenda BE-së. Në deklaratë liderët thonë se do t’i përqendrojnë përpjekjet e tyre për promovimin e integrimit ekonomik rajonal përmes Tregut të përbashkët rajonal, bazuar në rregullat dhe standardet e BE-së.

Deklarata e përbashkët nga liderët e vendeve të Ballkanit Perëndimor, pas takimit të sotëm të mbajtur në Shkup:

1. Duke njohur peizazhin e ndërlikuar gjeopolitik të karakterizuar nga agresioni i Rusisë kundër Ukrainës dhe krizave të vazhdueshme në Lindjen e Mesme, ne, Liderët e Perëndimit, nënvizohet rëndësia  kryesore e bashkëpunimit brenda rajonit dhe integrimin në Bashkimin Evropian dhe angazhimin për avancimin e katër lirive lëvizjes (kapitale, mallra, shërbime, njerëzve) për të gjithë qytetarët tanë.

2. Duke pranuar rëndësinë e konkluzioneve të Kryesuesit të Samitit të Procesit të Berlinit në Tiranë më 16 tetor 2023, dhe Deklarata e Samitit BE-Ballkani Perëndimor në Bruksel me 13 dhjetor 2023,

3. Duke vënë në dukje se Plani i ri i Rritjes së Ballkanit Perëndimor përfaqëson një mundësi të re për promovim, konvergjenca ekonomike dhe sociale e rajonit tonë me Bashkimin Evropian si një mjet për të avancuar në procesin e anëtarësimit.

4. Të përkushtuar për të shfrytëzuar mundësitë e paraqitura nga Plani i Rritjes dhe për të përmbushur pritshmëritë e qytetarëve tanë për një të ardhme më të begatë dhe më të qëndrueshme brenda Bashkimit Evropian.

5. Gati për të zbatuar këtë plan gjithëpërfshirës, të ankoruar në integrimin me faza në BE. Integrimi i zgjeruar ekonomik rajonal, reformat themelore të përshpejtuara, primatin e demokracisë, të drejtat dhe vlerat themelore dhe shtetin e së drejtës, duke përfshirë ato që luftojnë korrupsionin dhe frenojnë ndërhyrjet politike në institucionet e pavarura që duhet t’u shërbejë të gjithë qytetarëve në mënyrë të barabartë, dhe të rritet ndihma financiare përmes Reformës dhe Lehtësia e Rritjes, e cila mbart potencialin për të injektuar dinamizmin shumë të nevojshëm procesi i zgjerimit, duke na mundësuar të kapërcejmë pengesat që pengojnë përparimin tonë.

6. Ne e shohim Planin e Rritjes si një shans për të nxitur dhe zbatuar reforma thelbësore drejt mbylljes së hendekut të konvergjencës me BE-në që do të nxisë zhvillimin, përfshirë atë socio-ekonomik, reformat dhe reformat mbi bazat, në një moment kyç në procesin e zgjerimit. Në këtë frymë, ne kemi filluar përgatitjet tona për zbatimin e Planit të Rritjes, duke përfshirë zhvillimin e agjendave të reformave strategjike që drejtojnë veprimet dhe investimet gjatë katër viteve të ardhshme.

7. Këto axhenda reformash bazohen në përpjekjet individuale në kuadër të Ekonomisë dhe Reformës Programore, të cilat ne angazhohemi të vazhdojmë t’i avancojmë dhe mbështesim. Plani i Rritjes. Instrumenti Financiar, nga ana tjetër, do të plotësojë mbështetjen ekzistuese nga Instrumenti i Asistencës së Para-anëtarësimit dhe ofrimi i një shtytjeje shtesë për ekonominë dhe zbatimin e planit të investimeve dhe prioritetet reformuese të identifikuara në rrugët e anëtarësimit.

8. Së bashku, si rajon, ne do të përqendrojmë përpjekjet tona në promovimin e ekonomisë rajonale, integrimin përmes Tregut të Përbashkët Rajonal bazuar në rregullat dhe standardet e BE-së ndërsa, në të njëjtën kohë duke avancuar hapjen e tregut rajonal ndaj tregut të vetëm të BE-së. Rajoni është i gatshëm të ndërmarrë veprime vendimtare shtesë për të finalizuar transformimin e rajonit. Tregu i përbashkët rajonal në realitet. Ai vlerëson mbështetjen e BE-së në proces dhe i është përkushtuar përgatitjes për një pasardhës ambicioz të Planit aktual të Veprimit CRM, duke theksuar rëndësinë e bashkëpunimit me Këshillin e Bashkëpunimit Rajonal, CEFTA, dhe Komuniteti i Energjisë dhe Komuniteti i Transportit, si dhe me WB6, Forumi i Investimeve i Dhomës në proces.

9. Duke njohur nevojën për kontribute kolektive në drejtim të zhvillimit të një plani ambicioz CRM, përpjekjet tona bashkëpunuese synojnë jo vetëm të forcojnë integrimin brenda rajonit tonë, por edhe për t’i hapur rrugë dhe për të qenë një hap për një integrim më të gjerë me Tregun Unik. Kjo do të konsistojë në përshpejtimin e përpjekjeve tona të përbashkëta në lehtësimin e tregtisë rajonale, reduktimi i ndikimit negativ të masave jotarifore, hapja e sektorit të shërbimeve dhe në lehtësimin e lëvizjes së punëtorëve. Kjo qasje vizionare do të krijojë një mjedis të favorshëm për bashkëpunim të zgjeruar ekonomik dhe prosperitet në të gjithë kufijtë, duke nënvizuar angazhimin tonë të palëkundur për unitetin dhe përparimin rajonal.

10. Duke pranuar se BE-ja është e hapur për shqyrtimin e propozimeve nga Plani i Rritjes që synojnë përmirësimin e integrimit ekonomik të Ballkanit Perëndimor me BE-në dhe brenda rajonit, ne do të forcojë përpjekjet tona për t’u përafruar me rregullat e tregut të përbashkët të BE-së. Kjo përfshin hapjen dhe sektorët përkatës për të gjithë fqinjët, duke iu përmbajtur parimeve të Tregut të Përbashkët Rajonal dhe vlerat, standardet dhe rregullat themelore të BE-së dhe ruajtja e integritetit të BE-së, treg dhe një fushë loje të barabartë.

11. Duke njohur përpjekjet e përbashkëta të Ballkanit Perëndimor dhe BE-së për të sjellë rajonin në BE, ne besojmë fuqishëm se Lehtësia e Reformës dhe Rritjes do të jetë e prekshme për të avancuar procesin e anëtarësimit për të gjithë qytetarët tanë dhetë  kontribuojnë në ngushtimin e e një hendeku social dhe ekonomik të rajonit, duke krijuar njëkohësisht levë për zbatimin e reformave të orientuara nga tregu dhe gjeneruesve të rritjes.

 

 

 

 

2 VITE ME PARE

Rama: Samit për Ukrainën në Tiranë, Zelenskyy do jetë i pranishëm

Samiti BE-Ballkani Perëndimor në Shkup, Rama: Treg i
Edi Rama

SHKUP- Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se do të zhvillohet një samit për Ukrainën në Tiranë. Në një deklaratë për mediat, Rama theksoi se në samit do të jetë i pranishëm vetë presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky. Rama nuk ka një kohë të caktuar për zhvillimin e samitit, por theksoi se do të për të siguruar Ukrainën për mbështetje. 

“Po përgatisim një samit për Ukrainën. Do të kemi të pranishëm presidentin Zelensky. Paralelisht me të, do të përpiqemi që në atë hark kohor të kemi edhe takimin tjetër të liderëve të rajonit, me përfaqësuesit e sotëm dhe që janë ata që do të ndjekin këtë pjesë të Komisionit Evropian dhe përfaqësuesve amerikanë, për të vazhduar të punojmë me ritmin e përshpejtuar që dikton që janë sot në Evropë”, tha Rama.

2 VITE ME PARE

Rama nga Shkupi: Shqipëria nuk ka nevojë për mbështetje financiare për të bërë reforma

Samiti BE-Ballkani Perëndimor në Shkup, Rama: Treg i
Edi Rama

SHKUP- Kryeministri Edi Rama ka folur për mediat pas diskutimeve në panelin e parë në Samitin BE-Ballkani Perëdimor që po mbahet në Shkup. Rama tha se Shqipëria nuk ka nevojë për mbështetje financiare për të bërë reforma. Ai shtoi se pjesa më e rëndësishme e procesit, nuk janë miliarda, por integrimi në tregun e brendshëm europian. 

“Shqipëria nuk ka nevojë për mbështetje financiare për të bërë reformat. Nuk kemi kërkuar mbështetje financiare për reformat. Ja ku jemi sot nëse do kishim bërë gjënë e duhur, nuk do kishim nevojë të shtrëngonim rrypin e përbashkët për dicka që duhet ta kishim bërë bashkë me kohë. Pjesa më e rëndësishme e procesit, nuk janë miliarda, por integrimi në tregun e brendshëm europian. Vetëm nga ndryshimi i regjimit të transaksioneve financiare që bëjnë qytetarët, parashikohët të mund të kursejnë mbi 20 mln euro në vit. Janë shumë të tjera që do i ndihmojnë shumë ekonomisë bizneseve, etj”, tha Rama.

Nga ana tjetër kryeministri ka ritheksuar se marrëdhëniet me Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë të përkryera dhe se nuk kanë qenë asnjëherë në një nivel të tillë. Rama u shpreh se në takimin e zhvilluar me Ndihmës Sekretarin Amerikan të Shtetit James O’Brien kanë folur për marrëdhëniet me Shqipërinë dhe gjithashtu për rajonin.

“Kemi folur edhe për Shqipërinë dhe për rajonin dhe marrëdhëniet tona me SHBA nuk kanë qenë më të mira më të afërta dhe më produktive dhe ashtu sikundër edhe roli ynë rajon nuk ka qenë ndonjëherë me i qartë. Kur bën beteja për të gjithë popujt tanë atëherë tryeza trajton çështje që lidhen për mirëqenien e vendeve tona dhe qytetarëve tanë”, tha ai.

2 VITE ME PARE

Vuçiç në Shkup, paralajmëron konferencë vetëm me mediat serbe

Samiti BE-Ballkani Perëndimor në Shkup, Rama: Treg i
Aleksandër Vuçiç

SHKUP- Presidenti i Serbisë, Aleksandër, Vuçiç i cili po merr pjesë në tryezën e Samitit të Ballkanit Perëndimor që po mbahet në Shkup, paralajmëron konference vetëm me mediat serbe. Vuçiç pritet të mbaje një konference për media para konferencës se përbashkët me liderët e Ballkanit Perëndimor, por në këtë konferencë po lejohen vetëm mediat e Serbisë dhe jo edhe të vendeve të tjera, sipas Gazetës Express.

Liderët rajonalë të Ballkanit Perëndimor dhe zyrtarë tjerë të lartë janë mbledhur sot, në Shkup të Maqedonisë së Veriut, për të marrë pjesë në punimet e konferencës së Bashkimit Evropian për rritje ekonomike të rajonit.

2 VITE ME PARE

VIDEO/ Samiti në Shkup, Rama-Kovaçevski-t: Maqedonia e Veriut nuk është më e mira në rajon për ushqimin

Samiti BE-Ballkani Perëndimor në Shkup, Rama: Treg i
Edi Rama dhe Dimitar Kovacevski

SHKUP- Liderët e Ballkanit Perëndimor ndodhen në Maqedonisë së Veriut, për të marrë pjesë në punimet e konferencës së Bashkimit Evropian për rritje ekonomike të rajonit. Në panelin e parë të takimit, kryeministri Edi Rama dhe ai i Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski nuk i kanë kursyer batutat për ushqimin që është shërbyer. Rama i tha Kovaçevskit se duhet ta pranojë se Maqedonia e Veriut nuk është më e mira në rajon. Ndërsa Kovaçevski iu përgjigj duke thënë se kabineti i tij e ka kuptuar se në Ballkan më mirë është të shërbehet kuzhina maqedonase se ajo franceze. Këto batuta mes Ramës dhe Kovaçevskit janë mirëpritur nga të pranishmit tjerë.

Kujtojmë se në takimin e sotëm të liderëve të Ballkanit Perëndimor do të nënshkruhet deklaratë e përbashkët në mes tyre, ndërsa shtetet e rajonit do të kenë mundësi të përfitojnë 6 miliardë euro.

 

2 VITE ME PARE

Rama publikon pamjet nga Samiti në Shkup: Harroni ngjyrën e flamujve tonë, është më i rëndësishëm i BE-së

Samiti BE-Ballkani Perëndimor në Shkup, Rama: Treg i
Liderët e Ballkanit Perëndimor


SHKUP- Kryeministri Edi Rama, ka publikuar 'fotografinë familjare', siç e quan ai, të bërë bashkë me liderët e shteteve të tjera të rajonit, përfshirë kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti dhe preisdentin serb, Aleksandër Vuçiç. Liderët e Ballkanit Perëndimor ndodhen në Maqedonisë së Veriut, për të marrë pjesë në punimet e konferencës së Bashkimit Evropian për rritje ekonomike të rajonit. 

Më herët, kryeministri Edi Rama në fjalën e tij, nënvizoi rëndësinë e kësaj iniciative jo vetëm për shtetet e rajonit por edhe për stabilitetin, paqen dhe prosperitetin e gjithë rajonit në përgjithësi.

“Duhet të jenë daltonikë për historinë. Duhet të harroni cila ngjyrë është flamuri i vendeve tona. Flamuri më i rëndësishëm duhet të jetë flamuri i BE-së. Duhet të ulen dhe teknikisht të diskutojnë detajet që ta realizojmë këtë. Por, ministrat duhet ta harrojnë historinë, ngjyrat dhe të mbajnë mend se kemi vetëm një ngjyrë, ngjyra e flamurit të BE-së, nëse duam ta realizojmë këtë dhe nuk duam ta humbim këtë mundësi. Dhe nëse dhe nëse nuk kuptohet mirë, kur ata janë në formë të mirë, ne jemi në formë të keqe dhe kur jemi ne në formë të mirë ata janë në formë të keqe. Asnjëherë nuk ka ndodhur që këto gjëra të jenë bashkërisht. Shpresoj që gjithçka do të shkojë si duhet dhe me Komisionin dhe Këshillin e ri do të vazhdojmë”, tha Rama.

2 VITE ME PARE

Kurti në Shkup: BE paraqet zgjedhje strategjike, detyra jonë të plotësojmë kushtet

Samiti BE-Ballkani Perëndimor në Shkup, Rama: Treg i
Albin Kurti

SHKUP- Liderët e Ballkanit Perëndimor ndodhen në Maqedonisë së Veriut, për të marrë pjesë në punimet e konferencës së Bashkimit Evropian për rritje ekonomike të rajonit. Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në fjalën e tij të mbajtur në Samitin e zhvilluar në Shkup u ndal tek zgjerimi i BE-së si edhe tek bashkëpunimi i vendeve të Ballkanit Perëndimor. Kurti theksoi se Kosova është e gatshme për realizimin e reformave, duke shtuar se kërcënimet duhet të marrin fund.

“Vitin e kaluar në tetor në Samitin e procesit të Berlinit, doli nga një mungesë e caktuar për ndjenjën e zgjerimit urgjent, ndërsa tani kemi plan për rritje apo zgjerim urgjent dhe kjo për shkak të rritjes së agresionit rus. Lidhur me sektorin privat besoj do të përmirësojë qasjen e financave. Gjashtë vendet e Ballkanit sigurisht do të ketë përfitime. Aderimi në BE besoj që duhet të jetë me merita dhe duhet të jetë një mundësi për bashkëpunim më të fuqishëm nga vendet e Ballkanit. Gjithashtu duhet të jemi të vetëdijshëm për rëndësinë që ka bashkëpunimi mes vendeve. Kosova është e gatshme për reforma që rajoni të integrohet dhe qytetarët të afrohen, kërcënimet duhet të ndërpriten. Liria për mallra duhet të shfrytëzohet për qytetarët dhe jo për gjëra të tjera. Në demokracinë liberale ka rëndësi sundimi i së drejtës, BE paraqet përzgjedhje strategjike të liderëve të vendit dhe puna jonë është të plotësojmë kushtet dhe BE të gjykojë sipas meritave”, tha Kurti.

2 VITE ME PARE

Vuçiç në Samit: Jemi të hapur për tregun rajonal, të zgjidhim disa probleme të mëdha

Samiti BE-Ballkani Perëndimor në Shkup, Rama: Treg i
Aleksandër Vuçiç

SHKUP- Liderët e Ballkanit Perëndimor ndodhen në Maqedonisë së Veriut, për të marrë pjesë në punimet e konferencës së Bashkimit Evropian për rritje ekonomike të rajonit. Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, tha se një treg rajonal në Ballkan do të ndihmonte shtetet, por veçanërisht qytetarët e këtij rajoni. Vuçiç kërkoi nga BE dhe SHBA të japin kontributin e tyre, me qëllim tejkalimin e pengesave, të cilat mund të dalin gjatë këtij procesi.

“Kur flasim për tregun rajonal ne jemi të hapur për të gjitha idetë dhe besojmë thellë se mund ta bëjmë këtë. Na ndihmoni me çështje të tjera, që duhet të zgjidhim disa probleme të mëdha, me të cilat do përballemi. Ta bëjmë për Ballkanin këtë dhe do jetë një lajm i mirë për qytetarët”, tha ai.

2 VITE ME PARE

Plani i ri i rritjes së Ballkanit Perëndimor, Rama: Harroni ngjyrat e flamurit tuaj, ngjyra e vetme, flamuri i BE-së

Samiti BE-Ballkani Perëndimor në Shkup, Rama: Treg i
Edi Rama

SHKUP- Liderët e Ballkanit Perëndimor ndodhen në Maqedonisë së Veriut, për të marrë pjesë në punimet e konferencës së Bashkimit Evropian për rritje ekonomike të rajonit. Kryeministri Edi Rama në fjalën e tij, nënvizoi rëndësinë e kësaj iniciative jo vetëm për shtetet e rajonit por edhe për stabilitetin, paqen dhe prosperitetin e gjithë rajonit në përgjithësi.

“Duhet të jenë daltonikë për historinë. Duhet të harroni cila ngjyrë është flamuri i vendeve tona. Flamuri më i rëndësishëm duhet të jetë flamuri i BE-së. Duhet të ulen dhe teknikisht të diskutojnë detajet që ta realizojmë këtë. Por, ministrat duhet ta harrojnë historinë, ngjyrat dhe të mbajnë mend se kemi vetëm një ngjyrë, ngjyra e flamurit të BE-së, nëse duam ta realizojmë këtë dhe nuk duam ta humbim këtë mundësi. Dhe nëse dhe nëse nuk kuptohet mirë, kur ata janë në formë të mirë, ne jemi në formë të keqe dhe kur jemi ne në formë të mirë ata janë në formë të keqe. Asnjëherë nuk ka ndodhur që këto gjëra të jenë bashkërisht. Shpresoj që gjithçka do të shkojë si duhet dhe me Komisionin dhe Këshillin e ri do të vazhdojmë”, tha Rama.

2 VITE ME PARE

Samiti BE-Ballkani Perëndimor në Shkup, Rama dhe Kurti ulen krah njëri-tjetrit

Samiti BE-Ballkani Perëndimor në Shkup, Rama: Treg i
Albin Kurti dhe Edi Rama

SHKUP- Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama dhe ai i Kosovës Albin Kurti janë ulur krah njëri tjetrit në tryezën e punimeve gjatë Samitit BE-Ballkani Perëndimor i cili po mbahet sot në Shkup. Liderët e Ballkanit Perëndimor ndodhen në Maqedonisë së Veriut, për të marrë pjesë në punimet e konferencës së Bashkimit Evropian për rritje ekonomike të rajonit. Para nisjes së punimeve Rama dhe Kurti mbajt secili fjalën e tyre para mediave. 

Rama në deklaratën e tij ka theksuar se Komisioni Evropian ka futur në axhendë përshpejtimin e integrimit të tregut rajonal në tregun e BE-së. Ndërsa Kurti nga ana tjetër tha se plani i rritjes është 6 miliardë euro, ndërkaq shtoi se sasia e mjeteve që merret varet nga performanca.

2 VITE ME PARE

Samiti në Shkup/ Përfaqësuesi i BE-së: Plani mund të rrisë ekonominë e shteteve të Ballkanit Perëndimor dy herë më shumë

Samiti BE-Ballkani Perëndimor në Shkup, Rama: Treg i
Gert Jan Koopman

SHKUP- Liderët e Ballkanit Perëndimorë janë mbledhur në Shkup për të marrë pjesë në punimet e Samitit të Bashkimit Evropian për rritje ekonomike të rajonit. Drejtori i Përgjithshëm për Fqinjësi dhe Negociatat e Zgjerimit të Bashkimit Evropian, Gert Jan Koopman, në një konferencë për mediat, nga Shkupi tha se plani i rritjes që përmban ky takim, mund të rrisë ekonominë e shteteve të Ballkanit Perëndimor dy herë më shumë.

Ai po ashtu tha se është shumë motivuese se si regjioni ka mirëpritur këtë koncept dhe po punon në reforma.

“Është nder të jesh në Shkup sot për të marr pjesë në takimin e liderëve në planin e rritjes i cili është potencialisht një ndryshues i lojës për regjionin, mund të rrisë ekonominë tuaj dyfish në dekadën e ardhshme dhe është shumë motivuese të shohësh se si regjioni ka mirëpritur këtë koncept dhe është duke punuar shumë në reformat që do të ndihmojnë deri në arritjen e kësaj rritjeje. Liderët do të diskutojnë për tregun rigjenerues dhe integrimin e regjionit në tregun tonë të brendshëm, i cili është një rritje e madhe. Jemi shumë të emocionuar se çfarë energjie do të sjellin liderët si dhe BE-ja po ndihmon ku mundet dhe presim një konferencë të suksesshme”, tha Koopman.

2 VITE ME PARE

O’Brien në Shkup: Vendet e Ballkanit Perëndimor të bëjnë reforma që të lëvizni më lirshëm drejtë BE-së

 

Samiti BE-Ballkani Perëndimor në Shkup, Rama: Treg i
James O’Brien


SHKUP- Liderët e Ballkanit Perëndimorë janë mbledhur në Shkup për të marrë pjesë në punimet e Samitit të Bashkimit Evropian për rritje ekonomike të rajonit. Ndihmës Sekretari i Shtetit, i SHBA-ve për Çështjet Evropiane dhe Euroaziatike, James O'Brien, në prag të në hapjes së këtij takimi në Shkup, tha se nëse vendet e Ballkanit Perëndimor, bëjnë reforma te caktuara atëherë njerëzit do të lëvizin më lirshëm drejt BE-së, duke përfshirë këtu edhe kapitalin.

“Nëse bëni reforma të caktuara atëherë njerëzit tuaj lëvizin me lirshëm drejt BE-së, duke përfshirë këtu edhe kapitalin. Kemi përfaqësuesit e gjashtë vendeve. Do të zhvillojmë dy ide: idetë praktike për të ecur përpara dhe strategjitë”, tha O’Brien.

Më parë fjalë hapëse te takimit e mbajti kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski, po ashtu fjalë mbajtën dhe Rama dhe Kurti.

2 VITE ME PARE

Plani 6 miliardësh i Brukselit/ Kurti nga Shkupi: Do të dorëzojmë listën e reformave dhe të projekteve, BE fati ynë

Samiti BE-Ballkani Perëndimor në Shkup, Rama: Treg i
Albin Kurti

SHKUP- Liderët e Ballkanit Perëndimorë janë mbledhur në Shkup për të marrë pjesë në punimet e Samitit të Bashkimit Evropian për rritje ekonomike të rajonit. Në fjalën para nisjes së punimeve, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti tha se plani i rritjes është 6 miliardë euro, ndërkaq shtoi se sasia e mjeteve që merret varet nga performanca.

Sa i përket kësaj, Kurti tha se Kosova sot do të dorëzojë listën e reformave të diskutuara, ndërsa ditëve në vijim do të dorëzojë listën e projekteve.

“Pra Brukseli dhe Uashingtoni bashkë me Ballkanin Perëndimor në Shkup për rritjen ekonomike dhe jo vetëm të rajonit tonë. Vlerat e BE’së duhet të bëhen reforma tek ne, ndërkaq mbështetja e BE’së duhet të jetë edhe financiare. Plani i rritjes nënkupton 6 miliardë euro për rajonin tonë, me ç’rast sasia e mjeteve që merret varet nga punët e mira që bëjmë dhe nga performanca e suksesshme që e tregojmë. Republika e Kosovës sot do të dorëzojë listën e reformave të diskutuara, ndërkaq ditëve në vijim do të dorëzojmë edhe listën e projekteve indikative. Sa i përket reformave, aty në qendër e kemi reformën në administratë publike dhe të menaxhimit të financave publike, ndërkaq të projekteve i kemi ato për agjendën e gjelbër, digjitalizimin, investimet në sektorin privat dhe ngushtimin e hendekut infrastrukturor. Me këtë rast, dua të falendëroj BE’në, SHBA’në dhe Maqedoninë e Veriut për këtë takim fort të rëndësishëm, i cili do të mundësojë që të ketë sa më shumë bashkëpunim rajonal por edhe ecje më të përshpejtuar drejt BE’së që është qëllimi dhe fati ynë”, tha Kurti.

2 VITE ME PARE

Samiti në Shkup, Kovaçevski: Do të diskutojmë edhe për reformat e Ballkanin Perëndimor drejt BE-së

Samiti BE-Ballkani Perëndimor në Shkup, Rama: Treg i
Dimitar Kovaçevski

SHKUP- Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski sot është mikpritësi i takimit të liderëve nga rajoni kushtuar Planit të Rritjes për Ballkanin Perëndimor, të miratuar nga Komisioni Evropian. Ai ka organizuar mbrëmë në një darkë pune në Shkup me të ftuar liderët e vendeve të rajonit. Kovaçevski, në hapje të këtij takimi tha se sot do të flitet për planin për zgjerimin e Ballkanit Perëndimor dhe reformat për vendet tona drejt BE-se. Në nëntor të vitit të kaluar, Komisioni Evropian prezantoi një plan të ri të rritjes për Ballkanin Perëndimor, i cili përfshin gjashtë miliardë euro grante dhe kredi për të përshpejtuar konvergjencën socio-ekonomike me Bashkimin Evropian.

Sipas programit, para fillimit të takimit, kryeministri Kovaçevski si dhe pjesëmarrësit zyrtarë do të kenë një deklaratë për media. Deklarata për media pritet të kenë edhe liderët e tjerë të rajonit përfshirë Ramën, Kurtin dhe Vuçiç.

2 VITE ME PARE

Samiti në Shkup, Rama: KE ka futur në axhendë përshpejtimin e integrimit të tregut tonë rajonal në tregun e BE

Samiti BE-Ballkani Perëndimor në Shkup, Rama: Treg i
Edi Rama

SHKUP- Kryeministri Edi Rama ka dhënë një mesazh në nisje të takimit në samitin e Ballkanit Perëndimor dhe BE-së në Shkup. Rama në deklaratë për mediat ka theksuar se Komisioni Evropian ka futur në axhendë përshpejtimin e integrimit të tregut rajonal në tregun e BE-së. Rama po ashtu ka theksuar para nisjes së takimit tha se ky është një hap i madh për të qenë pranë unionit

Postimi i Ramës:

Shkup - Mesazhi në hyrje të takimit mes liderëve të Ballkanit Perëndimor dhe përfaqësuesve të BE, SHBA e institucioneve financiare ndërkombëtare, mbi Planin e Ri të Rritjes që Komisioni Europian ka futur tanimë në axhendën BE, për të mbështetur integrimin e përshpejtuar të rajonit tonë në Tregun e Përbashkët Europian, si edhe financimin e prioriteteve tona ekonomike

2 VITE ME PARE

Bërnabiç: Presidenti ynë në Shkup po lufton për Kosovën

Samiti BE-Ballkani Perëndimor në Shkup, Rama: Treg i
Aleksandër Vuçiç dhe Ana Bërnabiç

SERBIA- Kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiç, ka thënë se presidenti Aleksandër Vuçiç ka pasur një sërë takimesh 'të suksesshme' në kuadër të Forumit Ekonomik Botëror në Davos. Sipas Bërnabiç, këto takime janë të rëndësishme si për ekonominë ashtu edhe për çështjet politike të Serbisë. Që prej mbrëmjes së djeshme, Vuçiç ndodhet në Shkup për takimin e liderëve të Ballkanit Perëndimor dhe të BE-së, ku, sipas saj, “vazhdon të luftojë për Kosovën”.

Ajo ka shtuar se “fatkeqësisht nuk mund të flasë publikisht për të gjitha, por se pret që rezultatet pozitive të takimeve në Davos të ndihen edhe në Serbi në muajt e ardhshëm”.

“Mendoj se kjo është hera e dhjetë që presidenti Vuçiç ishte në Davos dhe mendoj se kjo ishte një nga shfaqjet e tij më të suksesshme atje. Shumë takime të mira dhe të rëndësishme për Serbinë. U mbajt një darkë jashtëzakonisht e rëndësishme, ajo ka qenë e tipit të mbyllur e organizuar nga presidenti i Forumit Ekonomik Botëror, Borge Brende dhe Gerard Cohen. Ishte i rëndësishëm si ekonomikisht ashtu edhe politikisht për Serbinë. Besoj se do të shohim rezultatet pozitive të kësaj në muajt në vijim. Aleksandër Vuçiç vazhdon të punojë dhe ai tashmë ka udhëtuar në Shkupi dhe vazhdon të udhëheqë luftën për Kosovën. Nuk ka të ndalur këtu, kjo luftë po bëhet çdo ditë”, e ka deklaruar Bërnabiç në televizionin serb “TV Pink”.

2 VITE ME PARE

Samiti në Shkup, Kurti: Procesi i Berlinit ta përshpejtojë anëtarësimin e rajonit në BE

 

Samiti BE-Ballkani Perëndimor në Shkup, Rama: Treg i
Albin Kurti në Shkup

 

SHKUP- Zyra e Kryeministrit të Kosovës ka njoftuar sot mbi darkën e mbrëmshme në Shkup ku mori pjesë dhe Albin Kurti bashkë me liderët e tjerë të rajonit dhe zyrtarë nga SHBA dhe BE. Kryeministria e Kosovës thotë se gjatë darkës, Kurti theksoi se Plani i Rritjes dhe Tregu i Përbashkët Rajonal i Procesit të Berlinit duhet të përshpejtojnë anëtarësimin e Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian dhe fondet e BE-së duhet të jenë të ndërlidhura me vlerat e BE-së.

Udhëheqësit e Ballkanit Perëndimor morën pjesë mbrëmë në darkën e liderëve të shtruar nga Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski. 

“Gjatë darkës, kryeministri theksoi se Plani i Rritjes dhe Tregu i Përbashkët Rajonal i Procesit të Berlinit duhet të përshpejtojnë anëtarësimin e Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian dhe fondet e BE-së duhet të jenë të ndërlidhura me vlerat e BE-së”, thuhet në njoftimin e Kryeministrisë së Kosovës.

2 VITE ME PARE

AXHENDA/ Sot samiti BE-Ballkani Perëndimor, takimet nisin në orën 09:00

Samiti BE-Ballkani Perëndimor në Shkup, Rama: Treg i
Foto Ilustruese

SHKUP- Liderët nga vendet e Ballkanit Perëndimor do të mbajnë samitin Bashkimi Evropian-Ballkani Perëndimor ditën e sotme në Shkup të Maqedonisë së Veriut. Samiti rajonal për planin e rritjes për Ballkanin Perendimor nga Komisioni Evropian fillon të hënën në orën 9, ku do të mbahet fillimisht takimi i liderëve, pastaj liderët me BE dhe më pas një konferencë e perbashkët shtypi.

Në takim do të marrin pjesë:

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama

Srgjan Amixhiç, ministër aktual i Financave dhe Thesarit në Këshillin e Ministrave të Bosnje- Hercegovinës,

Milojko Spaiq, Kryetari i Qeverisë së Malit të Zi,

Albin Kurti, Kryeministri i Qeverisë së Republikës së Kosovës,

Gert Jan Kopman, Drejtor i Përgjithshëm për Fqinjësinë dhe Negociatat e Zgjerimit në Komisionin Evropian,

James O’Brien, Ndihmës Sekretari i Shtetit për çështjet Evropiane dhe Euroaziatike të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Në takim do të marrin pjesë zëvendëskryeministri për Çështje Evropiane Bojan Mariçiç dhe ministri i Financave Fatmir Besimi, si dhe kolegë të tyre nga vendet e Ballkanit Perëndimor.

Gjithashtu, do të marrin pjesë përfaqësues të organizatave rajonale, Këshillit Rajonal për Bashkëpunim, CEFTA dhe Forumit të Odave të Investimeve të Ballkanit Perëndimor-6, si dhe të institucioneve financiare ndërkombëtare.

Aleksandër Vuçiç, Presidenti i Serbisë

samiti be-ballkani perendimor maqedonia e veriut

Sondazh

Poll

Gjesti i veçantë i protestuesit, u dhuron lule efektivëve në shenjë solidariteti për policin e vrarë

Gjesti i veçantë i protestuesit, u dhuron lule efektivëve në shenjë solidariteti për policin e vrarë

Pas tre orësh protestë, turma vijon qëndresën: Dorëheqje!

Prej më shumë se tre orësh para Kryeministrisë, protestuesit ndezin flakadanë

"Kush s'kërcen nuk është shqiptar o hej"/ PAMJE me dron nga protesta madhështore për Zvërnecin

Thirrja e qytetarit të Rrjollit: Hajde rini, merre situatën në dorë dhe drejto vendin

Me flamuj dhe pankarta në duar, qytetarët e Durrësit sërish protestë për projektin në Zvërnec

Tentoi të futej në Kryeministri, protestuesja bën simbolin e shqiponjës

"Ne i duam parqet, lodrat, natyrën"/ Vogëlushi në protestë thirrje: Mbrojini për ne!

Protesta kundër projektit në Zvërnec/ Brohoret turma: Edi Rama o tradhtar, duhet lidhur me litar

Protesta për Zvërnecin, qytetarë mbajnë 1 minutë heshtje për efektivin e vrarë në krye të detyrës

"Ruani qetësinë, Ramën ta zhdukim me të mirë"/ Tensione në protestën kundër projektit në Zvërnec

PAMJE nga protesta madhështore kundër projektit në Zvërnec/ Oshëtin bulevardi: O pallosh o zagar

Mijëra protestues në shesh thirrje ndaj kryeministrit Rama: Duam dorëheqje

Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh

Mijëra qytetarë në Bulevard/ Thirrje kundër Ramës dhe Berishës: U ka ardhur fundi, në burg

Balla nga Kuvendi: Greqia u ka borxh shqiptarëve marrëveshjen për pensionet

Dita e 5-të e protestës për Zvërnecin/ Nis marshimi drejt bulevardit: Revolucion

Balla ‘thumbon’ Berishën: U trembe nga protestuesit që erdhën te selia e PD-së dhe ndryshove qëndrim

"Na keni ça k***"/ Noizy shpërthen keq ndaj protestuesve: Nuk po e shet njeri Shqipërinë!

'Zvërneci'/ Berisha: Ju jeni mafie si në Beograd. Të gjitha dokumentet ju i shumëzoni me zero

Berisha: Pse e fshihni kreun e Meduzës. Tokat në Zvërnec i ka rrëmbyer Pjerini nga Lezha dhe Agaçi

Reperi Gashi mbështet protestat për Zvërnecin: Fëmijët tanë nuk janë mysafir në tokën e tyre

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria