LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Samiti i 7-të i Komunitetit Politik Evropian në Danimarkë! Rama dhe Vjosa Osmani pjesëmarrës

• Në kryeqytetin e Danimarkës, Kopenhagen, po mbahet sot Samiti i 7-të i Komunitetit Politik Evropian, ku marrin pjesë udhëheqës nga gjithë Evropa. • Të pranishëm do jenë liderët e 27 vendeve anëtare të BE-së, si dhe 22 vendeve të tjera. Ndër to pjesmarrës do të jetë kryeministri Edi Rama, si edhe presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani. • BE-ja do të përfaqësohet nga Antonio Costa, Presidenti i Këshillit Evropian, dhe takimi do të bashkëkryesohet nga ai dhe Mette Frederiksen, kryeministrja daneze. • Pikat kryesore të diskutimit konsistojnë në forcimin e Ukrainës, mënyrat për të përmirësuar stabilitetin dhe sigurinë e Evropës dhe situatën e sigurisë në kontinent. • Kryeministri Edi Rama ka folur ditën e sotme vazhdimësinë e negociatave të vendit për anëtarësimin në Bashkimin Evropian. • Para nisjes së samitit në Danimarkë, Rama tha se Shqipëria nuk po pret, por po vrapon shpejt për përmbushjen e detyrave. • Ndërkohë që ka folur dhe për sigurinë kibernetike të vendit, duke theksuar se kemi një nga mbrojtjet kibernetike më të mira në Europë. • Kryeministri në fund shtoi se kemi marrë shumë mësime nga sulmet kibernetike të Iranit. 

4 artikuj për këtë temë.

8 MUAJ ME PARE

Samiti i shtatë i BE, në Danimarkë/ Fokusi te siguria dhe mbështetja, ndaj Ukrainës, i pranishëm Rama dhe Vjosa Osmani

Samiti i 7-të i Komunitetit Politik Evropian në Danimarkë! Rama
Foto ilustruse

DANIMARKË - Udhëheqësit nga e gjithë Europa janë takuar sot në Samitin e shtatë të Komunitetit Politik Evropian, ku dikutuan për sigurinë dhe mbështetjen ndaj Ukrainës. Në këtë samit kanë marrë pjesë të gjitha vendet anëtare të BE-së, ndërsa nuk ka munguar as pjesëmarrja e kryeministrit Rama dhe presidentes së Kosovës Vjosa Osmani.

Mediat e huaja shkruajnë se udhëheqësit u përqendruan tek forcimi i Ukrainës dhe tek mënyra se si ta bëjnë Europën më të sigurt, në situatën gjeopolitike me të cilën po përballen. Kryeministri Rama tha për gazetarët së Shqipëria po shkon drejt antarësimit në BE, ndërsa foli edhe për Ministren Diella.

Komuniteti Politik Evropian synon të nxisë dialogun dhe bashkëpunimin politik për të adresuar çështje me interes të përbashkët, të cilat forcojë sigurinë dhe stabilitetin evropian. Kjo platformë për koordinim politik nuk zëvendëson asnjë organizatë, strukturë apo proces ekzistues, as nuk synon të krijojë të reja në këtë fazë.

 

8 MUAJ ME PARE

Macron e 'gjuan' me shpullë/ Rama tallet me lapsusin e Trump: I dha fund luftës mes Shqipërisë dhe Azerbajxhanit

Samiti i 7-të i Komunitetit Politik Evropian në Danimarkë! Rama
Macron, Rama dhe Aliyev

DANIMARKË- Një moment gazmor është filmuar ditën e sotme  para mbledhjes së Komitetit Politik Evropian, mes kryeministrit Edi Rama, Presidentit francez Emmanuel Macron dhe Presidentit azer Ilham Aliyev. Teksa po qëndronin të tre, Rama i kërkoi Macron që tu kërkonte falje atij dhe Aliyev se përse nuk i ka përgëzuar për përfundimin e luftës mes Shqipërisë dhe Azerbajxhanit. 

Kjo në fakt është një lapsus i presidentit amerikan Donald Trump, i cili ka ngatërruar Shqipërinë me Armeninë disa herë në dalje televizive. Ndërkohë që pas të qeshurave, Macron e gjuan me shaka Ramën në faqe me shpullë. 


Rama i drejtohet Macron: Duhet të kërkosh falje!

Macron: Pse?

Rama: Sepse nuk na përgëzuat kur arritëm marrëveshjen e paqes midis dy vendeve. Dhe Presidenti Trump punoi shumë për këtë marrëveshje!

Macron: Më vjen keq pra!

Rama: Ai punoi shumë, punoi shumë. Kishim 500 vjet në konflikt!

8 MUAJ ME PARE

Komuniteti Politik Europian në Danimarkë, Rama: Kemi një nga mbrojtjet kibernetike më të mira në Europë, morëm shumë mësime nga sulmet e Iranit

Samiti i 7-të i Komunitetit Politik Evropian në Danimarkë! Rama
Edi Rama

DANIMARKË- Kryeministri Edi Rama ka folur ditën e sotme vazhdimësinë e negociatave të vendit për anëtarësimin në Bashkimin Evropian. Para nisjes së samitit në Danimarkë, Rama tha se Shqipëria nuk po pret, por po vrapon shpejt për përmbushjen e detyrave.

Ndërkohë që ka folur dhe për sigurinë kibernetike të vendit, duke theksuar se kemi një nga mbrojtjet kibernetike më të mira në Europë. Kryeministri në fund shtoi se kemi marrë shumë mësime nga sulmet kibernetike të Iranit. 

PJESË NGA FJALA:

“Nuk po presim, po vrapojmë shumë shpejt dhe do të jemi gati shumë shpejt. Varet nga të mëdhenjtë në dhomë të mos presin më, por të na përqafojnë dhe të na marrin, sepse kjo do të jetë një Evropë e madhe dhe e vlerësuar.

Kjo është diçka e re dhe si çdo gjë e re që është që të përballet me çdo kritikë, gjë që është gjë e mirë. Por kemi provuar se po funksionon dhe shumë mirë. Ka nisur si një asistente virtuale për shërbime publike për qytetarët dhe ka pasur interaktivitet për 1 milion njerëz, për 1 milion shërbime.

Së dyti, ai punon për transferimin e legjislacionit të BE-së në legjislacionin tonë. Kemi qenë në shënjestër, sot kemi mbrojtjen kibernetike më të fortë në Evropë dhe jemi ende shënjestra e armikut të quajtur Iran. Po kundërsulmojnë gjatë gjithë kohës dhe nuk ia dolën të cenojmë sigurinë tonë”, tha Rama.

Takimi i Komunitetit Politik Europian po mbahet këtë të enjte në Danimarkë. Në këtë samit janë bërë bashkë 47 liderë nga të gjitha vendet europiane. Në takim, pjesëmarrës është dhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, si edhe presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani.

8 MUAJ ME PARE

Samiti i 7-të i Komunitetit Politik Evropian në Danimarkë, pjesëmarrës edhe Rama! Në fokus Ukraina dhe siguria në Evropë

Samiti i 7-të i Komunitetit Politik Evropian në Danimarkë! Rama
Edi Rama

DANIMARKË- Në kryeqytetin e Danimarkës, Kopenhagen, do të mbahet sot Samiti i 7-të i Komunitetit Politik Evropian, ku marrin pjesë udhëheqës nga gjithë Evropa. Të pranishëm do jenë liderët e 27 vendeve anëtare të BE-së, si dhe 22 vendeve të tjera. Ndër to pjesmarrës do të jetë kryeministri Edi Rama, si edhe presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani.

BE-ja do të përfaqësohet nga Antonio Costa, Presidenti i Këshillit Evropian, dhe takimi do të bashkëkryesohet nga ai dhe Mette Frederiksen, kryeministrja daneze.

Pikat kryesore të diskutimit konsistojnë në forcimin e Ukrainës, mënyrat për të përmirësuar stabilitetin dhe sigurinë e Evropës dhe situatën e sigurisë në kontinent.

Samiti i 7-të i Komunitetit Politik Evropian në Danimarkë! Rama
Programi i samitit


Samiti vjen një ditë pas takimit joformal të Këshillit Evropian, i cili gjithashtu kishte në fokus situatën në Ukrainë dhe mbrojtjen evropiane.

samiti i shtatë i bashkimit europian edi rama danimarke lider euorpian

Sondazh

Poll

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Deleted video

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë

"Kryeministri gënjeu"/ Gazetarja thirrje qytetarëve: Ai që të vjedh sot, do e bëjë dhe nesër

35-vjetori i PS në Tiranë/ Rama: Arsyeja e fitores së PS është aftësia për t’u hapur!

Mbyllet protesta për Zvërnecin #dosja #protesta #zverneci