LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Samiti i G20/ Ukraina e zhgënjyer nga mbledhja, Brazili merr përsipër Presidencën, Lavrov: Ky ishte piketë

• Liderët botërorë kanë miratuar zyrtarisht deklaratën e përbashkët në samitin e G20 të mbajtur në Indi. • Ukraina ka shprehur zhgënjimin e saj për deklaratën, e cila nuk përmend emrin e Rusisë apo e kritikon drejtpërdrejt për luftën. • Por Rusia tha se samiti ishte një "piketa" dhe vlerësoi rolin e Indisë në ndërtimin e konsensusit mbi deklaratën e përbashkët. • Samiti u shënua nga mungesa e Vladimir Putin të Rusisë dhe Xi Jinping e Kinës • Ngjarja dyditore pati momente të mëdha, duke përfshirë anëtarësimin e përhershëm të Bashkimit Afrikan në G20 • India i ka dorëzuar zyrtarisht Brazilit presidencën e G20, e cila do të marrë përsipër në dhjetor.

4 artikuj për këtë temë.

2 VITE ME PARE

Samiti i G20-ës përfundon më mburrjet e Indisë, Brazilit dhe Rusisë për sukses

Samiti i G20/ Ukraina e zhgënjyer nga mbledhja, Brazili merr
G20

INDI- Kryeministri i Indisë, Narendra Modi, e përmbylli të dielën samitin dyditor të G20-ës, i cili nuk i shprehu plotësisht ndarjet e thella rreth luftës në Ukrainë dhe rreth ndryshimit klimatik, por ia dha atij mundësinë të jetë në qendër të vëmendjes diplomatike.

Liderët e G20-ës kanë qenë thellësisht të ndarë rreth luftës në Ukrainë qëkur Moska e nisi pushtimin e saj vitin e kaluar, ndërsa presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, nuk mori fare pjesë në samit për ta shmangur përbuzjen politike.

Liderët e Grupit të 20 kombeve, i cili përbëhet nga Rusia, Kina dhe nga disa prej mbështetësve më të mëdhenj të Ukrainës, ka kohë të gjatë që kanë vështirësi të pajtohen për shumë gjëra, posaçërisht për pushtimin tashmë 18-mujor.

Duke e ditur që përballet me turpërim të madh diplomatik, India u bëri trysni vendeve anëtare që të pajtohen për Deklaratën e Liderëve të shtunën, në të cilën ata e dënuan përdorimin e forcës për të uzurpuar territor të huaj, por i shmangën kritikave e drejtpërdrejta ndaj Rusisë.

Kievi ka thënë se G20-ta “nuk ka asgjë për t’u ndier krenar”, por ministri i Jashtëm i Rusisë, Sergei Lavrov, i cili mori pjesë në samit në vend të Putinit, tha të dielën se për ta ishte fitore diplomatike.

“Ne ishim në gjendje t’i parandalojmë përpjekjet e Perëndimit për ta bërë agjendën e samitin rreth Ukrainës”, tha diplomati veteran, duke e cilësuar si “sukses” samitin e fundjavës. “Deklarata s’e përmend fare Rusinë”.

Të dielën, Modi e mbylli edhe formalisht samitin duke ia kaluar presidencën e samitit presidentit të Brazilit, Luiz Inacio Lula da Silva, vendi i të cilit do të jetë mikpritës i samtit të radhës vitin e ardhshëm.

“Ne nuk mund t’i lejojmë çështjet gjeopolitike ta izolojnë agjendën e bisedimeve”, tha Lula, duke iu referuar mospajtimeve rreth luftës në Ukrainë.

“Ne nuk kemi asnjë interes nga ndarja e G20-ës. Ne kemi nevojë për paqe dhe bashkëpunim në vend të konfliktit”, theksoi ai.

Nëpunësi civil i Indisë, Amtabh Kant, shkroi në X, rrjetin social e njohur si Twitter dikur, se për deklaratën e kompromisit rreth Ukrainës u deshën “mbi 200 orë bisedime të pandërprera, 300 takime dypalëshe dhe 15 drafte”.

Megjithëse u takuan në atë që vëzhguesi i Bashkimit Evropian për klimën tha se me gjasë është viti më i nxehtë në historinë e njerëzimit, liderët dështuan të pajtohen për heqjen graduale nga përdorimi dhe prodhimi lëndët djegëse fosile.

Ata e mbështetën një synim për trefishimin e kapacitetit të energjisë së ripërtëritshme globale deri në vitin 2030, duke u përkushtuar vetëm në “heqjen nga përdorimi të thëngjillit” në përputhje me “rrethanat kombëtare”.

Anëtaret e G20-ës, Rusia dhe Arabia Saudite, janë eksportuese të mëdha të naftës, derisa konsumi i thëngjillit po rritet në Kinë dhe në Indi, të cilat janë tashmë prodhuesit më të mëdhenj të lëndëve djegëse ndotëse.

Modi, i cili e përshkroi samitin si rritje diplomatike të Indisë dhe po bën trysni për një ulëse të përhershme në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, e festoi pranimin e Unionit Afrikan si anëtarin e 55-të të G20-ës.

Modi ka kërkuar ta pozicionojë Nju Delhin si zëri i Jugut Global dhe ky qëndrim i tij e shndërroi grupin në “G20-ta e popullit”.

Ai propozoi edhe një takim tjetër të liderëve të G20-ës në nëntor përmes video-lidhjes, duke ia hapur rrugën Putinit t’i bashkohet takimit – si dhe presidentit të Kinës, Xi Jinping, i cili nuk mori pjesë në samit me gjigantët aziatikë për shkak të mosmarrëveshjeve rreth territorit dhe çështjeve të tjera.

Lula tha se Putini do të jetë i lirë t’i bashkohet samitit të vitit të ardhshëm në Rio de Zhaniero, megjithëse Brazili është nënshkrues i Gjykatës Ndërkombëtare Penale, e cila ka lëshuar urdhërarrest për liderin rus nën dyshimin për krime lufte.

“Nëse unë jam president i Brazilit dhe nëse ai vjen në Brazil, nuk ka shanse që ai të arrestohet”, tha Lula të shtunën.

Liderë të tjerë biseduan në margjinat e samitit, ndërsa presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, i cili bisedoi kokë më kokë me homologun e vet egjiptian, Abdel Fattah al-Sisi, të dielën, pas një zënke dekadëshe mes këtyre dy vendeve.

Marrë nga REL

2 VITE ME PARE

Samiti i G20 në Indi/ Macron: Putin nuk mori pjesë për shkak të sanksioneve

Samiti i G20/ Ukraina e zhgënjyer nga mbledhja, Brazili merr
Emmanuel Macron

INDI-  Presidenti francez, Emmanuel Macron ka folur rreth pushtimit rus të Ukrainës, nga samiti i G20-s që po zhvillohet në Indi. Macron u shpreh se presidenti i Rusisë, Vladimir Putin nuk mori pjesë pasi ka frikë nga sanksionet, shkruan BBC.

“G20 mbështet integritetin territorial në statutet e OKB-së. Kjo është e kundërta e asaj që po bën Rusia,” u tha ai gazetarëve në Delhi.

Macron shtoi se konsensusi mbi deklaratën e përbashkët ishte i arsyeshëm. 

“Kam dhënë vërejtjet e mia se ku ka vend për përmirësim”, tha ai. 

2 VITE ME PARE

Samiti i G20 në Indi, SHBA dhe Britania mbështesin deklaratën e përbashkët të liderëve

Samiti i G20/ Ukraina e zhgënjyer nga mbledhja, Brazili merr
Samiti G20 në Indi

INDI-  Udhëheqësit e mbledhur në Indi për samitin vjetor të Grupit 20 kanë rënë dakord për deklaratën e përbashkët që parashtronte pikëpamje të përbashkëta mbi ndryshimin e klimës dhe zhvillimin ekonomik, por treguan thyerjet brenda grupit duke mos dënuar në mënyrë eksplicite pushtimin rus të Ukrainës.

Diplomatët kishin punuar për të hartuar një deklaratë të përbashkët përfundimtare në prag të samitit. Deklarata përfundimtare e kompromisit pasqyronte një pozicion shumë më të butë nga ata që Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e saj perëndimorë kanë adoptuar individualisht, shkruan CNN. 

Presidenti i SHBA Joe Biden shpresonte të bindte ekonomitë më të mëdha në botë që të mblidhen pas Ukrainës gjatë qëndrimit të tij dy netësh në Indi për samitin. Ai gjithashtu shtyu çështjen e tij për investimet amerikane në botën në zhvillim. 

2 VITE ME PARE

Pas Samitit të G20 në Indi, Biden vizitë historike në Vietman, zbulohen emrat që e shoqërojnë

Samiti i G20/ Ukraina e zhgënjyer nga mbledhja, Brazili merr
Joe Biden

SHBA- Presidenti amerikan Joe Biden pas Samitit të G20 në Indii është nisur për në Vietnam për një vizitë shtetërore me ftesë të Sekretarit të Përgjithshëm të Partisë Nguyen Phu Trong. Presidenti i SHBA mbërriti në aeroportin Indira Gandhi në Nju Delhi rreth mesditës të së dielës (me orën Hanoi).

Ai shoqërohej nga Sekretari i Shtetit Antony Blinken, Këshilltari i Sigurisë Kombëtare Jake Sullivan, i dërguari i posaçëm presidencial për Klimën John Kerry dhe Ndihmës Sekretari i Shtetit për Çështjet e Azisë Lindore dhe Paqësorit Daniel Kritenbrink, shkruajnë mediat e huaja. 

Vizita e presidentit amerikan është e para që nga marrja e detyrës në fillim të vitit 2021. Po ashtu vizita dyditore e Biden përkon me 10 vjetorin e Partneritetit Gjithëpërfshirës Vietnami dhe SHBA. 

 

samiti i g20

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj