LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Samiti i G7/ Sunak e quan Kinën sfidën më të madhe të epokës, Biden jep sërish ndihma për Ukrainën

• Zhvillohet samiti i G7. Por pa kryeministren e Italisë, Giorgia Meloni, e cila u kthye me urgjencë për shkak të motit të keq që ka pushtuar vendin e saj. • Presidenti amerikan Joe Biden është takuar sërish me homologun ukrainas, Volodymir Zelenskyy. • SHBA ka njoftuar paketën e saj të 38-të ushtarake për Ukrainën, me vlerë 375 milionë dollarë. • Ai tha gjithsahtu se SHBA nuk do të lëkundet në mbështetjen e saj për Ukrainën. • Gjithashtu në G7, kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar Rishi Sunak e cilësoi Kinën si "sfida më e madhe e epokës sonë". • Ai thotë se sjellja e Kinës është gjithnjë e më "autoritare" brenda për brenda territorit të tyre dhe "afirmative" jashtë vendit. • Pas një takimi me Biden, Zelenskyy konfirmoi edhe humbjen e Ukrainës në qytetin lindor të Bakhmut. • G7 përbëhet nga SHBA, Britania e Madhe, Kanadaja, Franca, Gjermania, Italia dhe Japonia – dhe tetë vende të tjera janë ftuar këtë vit.

4 artikuj për këtë temë.

3 VITE ME PARE

"Si kancelar ua kam borxh qytetarëve", Scholz:Ne sigurojmë mbrojtje ajrore dhe tanke për Ukrainën

Samiti i G7/ Sunak e quan Kinën sfidën më të madhe të
Olaf Scholz

JAPONI- Kancelari Olaf Scholz gjatë një interviste në Hiroshima e vlerësoi samitin e G7 si një sukses në tërësi dhe komentoi mbështetjen për Ukrainën. Ai tha se "është detyrë e qytetarëve të Gjermanisë që të bëjnë gjithçka për të parandaluar përshkallëzimin në një luftë midis Rusisë dhe NATO-s", raportojnë mediat e huaja.

Megjithastë Scholz mbetet i mbyllur në lidhje me dërgimin e Mundshëm të avionëve luftarakë në Ukrainë. Ai tha se Gjermania nuk ka avionë luftarakë, dhe kur anëtarët e tjerë të G7 do të dorëzojnë avionë F-16 në Ukrainë, ai nuk mund të thotë asgjë. 

"Përveç kësaj, shpërndarja e avionëve luftarakë nuk është në të vërtetë një çështje qendrore," thotë Soltz dhe shton se, mbi të gjitha, "ne duhet të zhvillojmë më tej mbështetjen për Ukrainën në mbarë botën. Kemi ftuar shumë vende me të cilat duam të flasim konkretisht dhe jo vetëm për këtë, por edhe për perspektivën tonë të përbashkët për zhvillimin e mëtejshëm të botës”.

Për rolin e Gjermanisë, Scholz tha: "Gjermania po bën atë që është në fuqinë e saj. Kjo përfshin mbrojtjen ajrore dhe tanket. Kjo lloj ndihme i nevojitet Ukrainës për kundërsulmin e planifikuar për në fillim të verës. Qëllimi i përbashkët mbetet parandalimi i përshkallëzimit në një luftë mes Rusisë dhe NATO-s. Si kancelar gjerman, ua kam borxh qytetarëve të vendit tonë. Të gjithë e kanë shprehur qëndrimin e tyre në këtë kuptim prandaj ne vazhdojmë të veprojmë në mënyrë të koordinuar dhe të jemi të kujdesshëm.

Ndërsa sa i përket samitit kancelari gjerman e vlerëson dhe shprehet se vendimet e marra atje janë shumë të mira dhe qartësisht të dedikuara për një botë më të mirë dhe mbështetën nga demokraci të forta ekonomikisht dhe kjo është arsyeja pse ky samit është shumë i suksesshëm.

3 VITE ME PARE

Zelenskyy në samitin e G7: Nëse ndalojmë Putinin, Ukraina i ofron botës shpëtim nga lufta

Samiti i G7/ Sunak e quan Kinën sfidën më të madhe të
Zelenskyy

JAPONI- Në fjalimin e tij në samitin e G7 në Hiroshima të Japonisë, presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy sqaroi si qëndron e vërteta pë situatën në Bakhmut, si dhe ju bëri thirrje liderëve të samitit ti bashkohen kundër luftës.

Mediat e huaja shkruajnë se Zelenskyy sqaroi se Bakhmut nuk është i pushtuar nga Rusia dhe trupat ukrainas ndodhen akoma në rajon.

"Unë besoj se lufta nuk ka vend në botë. Njerëzimi ka bërë një rrugë të gjatë dhe ka humbur shumë jetë në konflikte të përgjakshme.  Fuqia e formulës së paqes ukrainase është se duke i ndalur ambiciet ruse, ne do t'i japim botës një rezultat tjetër, do të paralizojmë agresorë të tjerë të mundshëm. Kur të gjithë ata që duan luftë shohin se sa e bashkuar dhe e vendosur është bota kur duan paqe, nuk ka kuptim. Ukraina i ofron botës shpëtimin nga lufta. Për ta bërë këtë, ne duhet të bashkohemi dhe ta bëjmë Rusinë agresorin e fundit" - tha ai.

3 VITE ME PARE

G7/ Biden: Nuk do të lëkundemi në mbështetjen e Ukrainës, Putin nuk do ta thyejë vendosmërinë tonë

Samiti i G7/ Sunak e quan Kinën sfidën më të madhe të
G7

JAPONI- Në fjalimin e tij në G7, Presidenti i SHBA-së Joe Biden është zotuar në përkushtimin e përbashkët dhe të palëkundur për të qëndruar me popullin e guximshëm të Ukrainës ndërsa ata mbrojnë veten kundër kësaj lufte brutale të agresionit dhe krimeve të luftës që po kryhen.

“Rusia e filloi këtë luftë dhe Rusia mund ta përfundojë atë sot, por duke tërhequr trupat e saj nga kufijtë e njohur ndërkombëtarisht. Këtë mëngjes ndava edhe një herë dhe e sigurova Presidentin Zelensky se ne nuk do të lëkundemi, Putini nuk do ta thyejë vendosmërinë tonë siç mendonte se mundte të bënte dy vjet më parë, gati tre vjet më parë,” tha Biden.

3 VITE ME PARE

Samiti i G7/ Sunak: Pas Rusisë, Kina përbën sfidën më të madhe të epokës sonë

Samiti i G7/ Sunak e quan Kinën sfidën më të madhe të
liderët e G7

JAPONI- Liderët e G7 i dërguan një mesazh të fortë Rusisë duke ftuar Volodymyr Zelenskyy në Hiroshima, megjithatë përveç Kremlinit zyrtar, një tjetër rival që mori vëmendje të madhe në këtë samit ishte Kina.

Gjatë një deklarate në samitin G7 Kryeministri britanik Rishi Sunak tha se Kina përbën "sfidën më të madhe të epokës sonë" në lidhje me sigurinë dhe prosperitetin global dhe se ajo ishte "gjithnjë e më shumë autoritare brenda dhe jashtë vendit". BCC shkruan se liderët e samitit në dy deklarata i bënë të qartë Pekinit qëndrimin e tyre për çështje përçarëse si Indo-Paqësori dhe Tajvani. 

Pjesa më e rëndësishme e mesazhit të tyre u përqëndrua në atë që ata e quajtën "shtrëngim ekonomik". Nëpërmjet tregtisë, ekonomitë e tyre janë bërë të varura nga Kina, por konkurrenca me Pekinin është rritur dhe ata nuk pajtohen për shumë çështje, përfshirë të drejtat e njeriut. Tani, ata shqetësohen se po mbahen peng.

Vitet e fundit, Pekini nuk ka pasur frikë të vendosë sanksione tregtare ndaj vendeve që ka patur pakënaqësi.  G7 planifikon të forcojë zinxhirët e furnizimit për mallra të rëndësishme si mineralet dhe të forcojë infrastrukturën dixhitale për të parandaluar hakerimin dhe vjedhjen e teknologjisë.

g7

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj